VRULL
Vjen rrallë,
befas,
si një valë
Në shpirtin tim
dhe mbetesh si një njalë,
e unë, jo i vonuar ...
bëhem si djalë.
Kur vjen
gjumi s`më merr
As me net të tëra
E unë në jetë
Sa këndshëm në dukje
Aq vrull në brendi
Çaste agonie me vrer
E kur ik,
Ik me natje
Dhe kthehesh me stinë
Si në Prishtinë.
JAM DHEMBJE
Jam dhembje
Edhe kur jam zgjuar,
Kur flejë,
ëndërroj,
dashuroj,
këndoj,
e shkruaj,
edhe kur do heshttë,
e kur do vdes
prapë do mbetem DHEMBJE.
Jeta ime,
e ndalur për një moment,
e ndjej,
e shoh por s`kam fuqi ta ndal:
As dhembjen,
As kohën.
Jam dhembje
Edhe kur jam zgjuar,
Kur flejë,
ëndërroj,
dashuroj,
këndoj,
e shkruaj,
edhe kur do heshttë,
e kur do vdes
prapë do mbetem DHEMBJE.
Jeta ime,
e ndalur për një moment,
e ndjej,
e shoh por s`kam fuqi ta ndal:
As dhembjen,
As kohën.
ASNJË FJALË PËR TY
S’dua të them asnjë fjalë për Ty;
se po të them diç,
mos ndoshta gaboj,
se po të them shumë
më duket pak,
e të mos them një fjalë
me duket
trandje.
Kurrë nuk është shumë për TY.
Ndjenjën tënde mbaj në gji
andaj,
merr ndjenjën time që të ikësh
pa fjalë,
në përjetësi.
S’dua të them asnjë fjalë për Ty;
se po të them diç,
mos ndoshta gaboj,
se po të them shumë
më duket pak,
e të mos them një fjalë
me duket
trandje.
Kurrë nuk është shumë për TY.
Ndjenjën tënde mbaj në gji
andaj,
merr ndjenjën time që të ikësh
pa fjalë,
në përjetësi.
SI FRAGMENTAR
Jam fragment i përgjakur
me fillim,
trasim,
por pa fund,
megjithatë,
po jetoj duke lënë një gjurmë
edhe UNË si fragmentar....
Jam fragment i përgjakur
me fillim,
trasim,
por pa fund,
megjithatë,
po jetoj duke lënë një gjurmë
edhe UNË si fragmentar....
FJALA E NDRYDHUR
Çfarë të bëj me fjalën time
të ndrydhur:
as ta mbaj në vete,
as ta hedh në letër,
as të të them diç.
E fjala nuk mbahet peng.
Po ta them fjalën
Do shtangesh,
Do nemitesh,
E do ikësh,
Po mos ta them,
Do më akuzosh,
Pse nuk ta thash.
Çfarë të bëj me fjalën time
të ndrydhur:
as ta mbaj në vete,
as ta hedh në letër,
as të të them diç.
E fjala nuk mbahet peng.
Po ta them fjalën
Do shtangesh,
Do nemitesh,
E do ikësh,
Po mos ta them,
Do më akuzosh,
Pse nuk ta thash.
KOHA E PAPËRFUNDUAR
Mos më akuzoni
pa më kuptuar në jetë
se do të bëhet vonë
për një stinë,
për një MOT,
e stina nuk kthehet.
Mora rrugën
drejt lirisë,
por mbeta mes çapitjes.
Koha mbeti kohë,
ditët erdhën të njëjta
bashkë me vitet
e jeta erdhi në fund
pa përfunduar koha.
Çdo gjë e përjetuar
me duket e kaluar
çdo gjë e shijuar
ka shijen e saj të athët.
Mos më akuzoni
pa më kuptuar në jetë
se do të bëhet vonë
për një stinë,
për një MOT,
e stina nuk kthehet.
Mora rrugën
drejt lirisë,
por mbeta mes çapitjes.
Koha mbeti kohë,
ditët erdhën të njëjta
bashkë me vitet
e jeta erdhi në fund
pa përfunduar koha.
Çdo gjë e përjetuar
me duket e kaluar
çdo gjë e shijuar
ka shijen e saj të athët.
PENG I VETVETES
Njëherë:
Sa i mirë mu duk vetja
për një moment,
në një mot,
një moment mbrëmjeje pranë lumit
dhe jeta e ikur
më kishte hedhur në këtë breg
për të mbetur peng i vetvetes,
e78- mëngjesi
më kishte ardhur me avazin e vjetër:
NUK MUND TË DILJA NGA VETJA IME
Njëherë:
Sa i mirë mu duk vetja
për një moment,
në një mot,
një moment mbrëmjeje pranë lumit
dhe jeta e ikur
më kishte hedhur në këtë breg
për të mbetur peng i vetvetes,
e78- mëngjesi
më kishte ardhur me avazin e vjetër:
NUK MUND TË DILJA NGA VETJA IME
MË SHUMË SE UNË
Kam të drejtë kur rebelohem
Ndonjëherë,
Se unë rebeli,
S’duroj torturë të njerëzve të kohës që përsëritet.
Kam të drejtë,
edhe kur flas si i përçartur,
Sepse s'duroj
Ankth,
as mund, as dhunë,
As dëshirë të huaj.
Kam të drejtë të shaj,
të bërtas,
por të mos mallkoj,
E të them një fjalë
Dhe të them rrallë
Por,
Po, nuk e thashë
PSHERËTIJË
psherëtimë stine.
Kam të drejtë të flas
si plaku që e pret e nuk e do vdekjen,
Se mos amaneti me tretet.
Kam të drejtë të të kujtoj fjalën e dhënë
Dhe kam unin që s’përkulet dot.
Kam të drejtë të flas për veten
më shumë se Unë.
Kam të drejtë kur rebelohem
Ndonjëherë,
Se unë rebeli,
S’duroj torturë të njerëzve të kohës që përsëritet.
Kam të drejtë,
edhe kur flas si i përçartur,
Sepse s'duroj
Ankth,
as mund, as dhunë,
As dëshirë të huaj.
Kam të drejtë të shaj,
të bërtas,
por të mos mallkoj,
E të them një fjalë
Dhe të them rrallë
Por,
Po, nuk e thashë
PSHERËTIJË
psherëtimë stine.
Kam të drejtë të flas
si plaku që e pret e nuk e do vdekjen,
Se mos amaneti me tretet.
Kam të drejtë të të kujtoj fjalën e dhënë
Dhe kam unin që s’përkulet dot.
Kam të drejtë të flas për veten
më shumë se Unë.
NJERIU I HESHTUR
e njoha një njeri shumë të mençur,
që gjithnjë fliste në heshtje për diçka,
më të shtrenjtë se jeta.
Më shqetësoi heshtja e tij,
vonë e kuptova-kur iku,
nga ai mësova heshtjen,
po mua kush ma kupton
heshtjen e njeriut të heshtur.
e njoha një njeri shumë të mençur,
që gjithnjë fliste në heshtje për diçka,
më të shtrenjtë se jeta.
Më shqetësoi heshtja e tij,
vonë e kuptova-kur iku,
nga ai mësova heshtjen,
po mua kush ma kupton
heshtjen e njeriut të heshtur.
SA HERË!?
Sa herë fitova të parën ndeshje
të dytën e humba,
Sa herë humba të parën betejë
dytën e fitova,
Të tretës nuk i erdhi radha!
Sa herë fitova të parën ndeshje
të dytën e humba,
Sa herë humba të parën betejë
dytën e fitova,
Të tretës nuk i erdhi radha!
NËPËR KOHË
... erdhën e shkuan
si shtrëngata,
gjurmë lamë natën,
jetë morën ditën.
kërkuan tokë,
kërkuan det,
kërkuan kohë,
kërkuan vend,
mbetën peng...
... erdhën e shkuan
si shtrëngata,
gjurmë lamë natën,
jetë morën ditën.
kërkuan tokë,
kërkuan det,
kërkuan kohë,
kërkuan vend,
mbetën peng...
MOS MË LË PA EMËR...!
po t’më takosh si të marrë
së paku më përshëndet!
po t’më takosh të vetmuar
mos më lë pa emër...!
po t’më takosh të revoltuar
mos u trand
koha nuk pret,
ajo, mallkon,
mallkon...!!
po t’më takosh si të marrë
së paku më përshëndet!
po t’më takosh të vetmuar
mos më lë pa emër...!
po t’më takosh të revoltuar
mos u trand
koha nuk pret,
ajo, mallkon,
mallkon...!!
DILEMË
mes zjarrit dhe ujit
njeriu,
mes jetës dhe vdekjes
fati,
mes adhurimit dhe urrejtjes
dashuria,
mes lindjes dhe perëndimit
ndjenja dhe pendimi.
mes zjarrit dhe ujit
njeriu,
mes jetës dhe vdekjes
fati,
mes adhurimit dhe urrejtjes
dashuria,
mes lindjes dhe perëndimit
ndjenja dhe pendimi.
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen