Sonntag, 2. Februar 2014

Alexandra Adami - Tetë poezi


LOT GËZIMI

Mbi qerpik të syrit, si margaritar,
ndriçon nje lot i bukur, gëzim i pa par.!
Dot nuk e ndaloj me lotin udhëtoj,
në rrug te pa njohur që shum e adhuroj.!

Qenka lot i pastër ilac per syrin tim,
i fal syrit drit e mbush plot shkëlqim.!
I lutem lotit tim " mos ik me mua rri '',
se je lot gëzimi, për mua therapi.!

Nuk e fsheh dot lotin ma shton bukurin,
un dhe loti im më i bukuri udhetim.!
Mbi qerpik të syrit si margaritar,
ndrin një lot gëzimi bukuri e rrall..!
 



HAJMALI PËR VLLAIN TIM

Sonte natën nuk fle gjum,
me tim vlla do e gdhi un.!
Nesër ai shkon ushtar,
vlla të qoftë rruga e mbar..!

Viti le të iki shpejt,
porsi fllad i leht mbi det.!
Netët u kthefshin në dit,
që të kesh o vlla vec drit..!

Po të jap një hajmali,
dy vargje shkruar për ty.!
Merri vlla, futi në gji,
se jan mbushur dashuri..!!



NGRIHNUNI BABALLAR

Babi,,çke që mërzitesh,
lotin fsheh mos ta shikoj.!
Prit dhe pak sa te rritem,
ndoshta lotin ta dëboj..!

Nuk durojn zemrat tona,
prindërit ti shohim përtok.!
Ndaj të lutem babi ngrihu,
dhe qëllo me grusht të fort..!

Ngrihuni të gjith baballar,
grushtet mblidhini bëjini tok.!
Dhe formoni një tërmet,
se sduron më kjo bot..!



KËNDOJ ME SHPIRT

Ndoshta s'kam këpuc floriri,
as një rrug mbushur me lule .!
Por në zemër ndrin një drit,
jetës i këndoj me shpirt...!

Ndaj këndoj e s'ndalem kurr,
zogjt vallzojn mbushur gjith nur.!
Si magji në bot prrallore,
rruga e shpirtit ,drit qiellore..!

Me kitar vargje të arta,
nota zemre ,ndjenj të zjarrta.!
Spektator zogjt e natyres,
shpirt i lir, bir i të mirës...!! —


RRUGA E MALLIT

Ç'ke o sy, qe ul veshtrimin..?
buzeqeshjen pse ndalon..!
Ç'ke o zemer qe venitesh,
kaq Atdheu te mungon ???

Mbyll syt e nis udhtimin,
rrug e gjat ,rruga e zemres.!
Ndal ne buz te kufirit,
aty ku flitet gjuha e nenes..!

Dhe bien lotet si ujvar,
lajn rruget mbushur mall.!
Rreh zemra pa pushim,
aty ndalet malli im...! —


KUR TI SYTË HAP

Të të them je Yll,
që mes yjesh ndrit!
Dhe kur ti shkëlqen,
ndriçon një Orbit.!

Ajo fytyra jote ,
porsi një diamant.!
Miliona drita ndizen,
veç kur ti sytë i hap..! —


LERMËNI TË LUAJ

 Mos se do të biesh,
mos se do të vritesh.!
Prit se je e vogël,
prit dhe pak të rritesh..!!

Mos, mos, mossss....!!
gjith jeta vetëm mos....!
Po si për çudi,,,
të drejt s'kam as të loz....!

Kam dëshir të bie,
gjynjësh të gervishem.!
Të njomem nga shiu,
dielli të më thaj...!

Lermëni të luaj,
se dua botën tuaj.!
Të jetoj siç dua,
të jetoj për mua.....!



O NËNA IME

O nëna ime,
e shtrenjta gjith botës..!
Diell që nuk shuhet,
rringjallje e tokës..!!

Lotët e tu,
si plumb i padukshëm.!
Ngulen thell në zëmër,
gërvishin çdo ëndër ...!

Në shami do kthehem,
ti thith një nga një..!!
Me lot do të dehem,
pa lot të të lë...!

Në rrugën tënde,
mbushur plot gjëmba.!
Do ulem leht leht,
ta mbush lule e ëndrra..!!

O nëna ime,
e shtrenjta e gjith botës.!
Diell që nuk shuhet,
rringjallje e tokës...!!!

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen