Sonntag, 2. Februar 2014

Mimoza Agalliu - Shtatë poezi


1. Mes puthjesh malli tërësisht shkrirë

Biskojmë në mall heshtjeje,
pritës puthje të kristaltë,
Çdo çast prek një jetë,
Jeta puthka çdo çast!

Valë pulsesh rendin kohës,
Ah, ky dimension dashurie,
rritet prej përqafimesh,
Shpirtit në përulje i bie…

Ky shpirt mes krahësh
udhëton kryqëzuar frymës larë,
Shndërim sysh në pikturë :
dy shpirtra në tejmbushur në damarë.

Lumenj, rendin rrjedhës, plot prurje,
ndonjeherë në rast dhe çmendurie,
Arkitekturë: forma zemre udhës,
me zhurmë ritmi ndjenje, dëlirësie…

Puthjet qëndisin ditë
me përulësi presin natën,
Dashuri me emër “Dritë”,
Jetëngjyra etje çel jargavanët …

Kapilarë tkurrur ftohtësisë,
rrëke shiu lëshuar mbi qerpikë,
Shqetësuar buza në “përpëlitje”,
përgjërimi lutës yje ndezur… pikë.

Dashuri plus Jetë
celebrojnë madhështinë…
Jeta, kur fle ndër puthje,
Ëndrra shndërrohet vetvetiu në dritë,…
mes puthjesh malli tërësisht shkrirë

 


2. Gjelbëroj tej e kënd ditën!…

Përpëlitesha në labirintet e shpirtit,
lodhshëm, vrapova të çel portat,
çudi, gjithkund dukeshin mbyllur!
Kërkova mes psherëtimave mermeruar,
Portën e dashurisë të çel, dhimbjen ta vras.
Vrapova, si zogtrembur, duke çukitur…
E dëshpëruar kthehem,
përdhe rashë, krahëkëputur,
Çaste errësire ma mbuluan shpirtin,
dëgjoja një zë mes heshtjes mbytëse,
vinte nga larg, si kor hapësire,…
Zëri gushës pëshpëriste lehtë,
hapi vrullshëm dorezën e portës së mallit…
Dielli çau retë e me sytë e mëdhenj
më çeli portëmadhen e kopshtit me lule,
Buzëqeshja e tij më treti buzët,
Duar dashurie tufëzuan tërë lulet e fushës,
Midis barit të blertë mblodhën ca të kuqe e ca
vjollcë,
Kurorë skeptri të bukur formuan mbi kokë…
Lehtas pëshpëriti dashuria:
“Kurrë mos kij frikë, se një ditë do të mbyllet kjo
portë,
mjafton, pëshpërit… “.
Me fllad të lehtë portën ta çel në buzë:
Pëshpërimë.
Gjelbëroj tej e kënd ditën!…


3. “Piktura – Puthje ndezi qiellin”

Pranvera çelnuar
në shpërthim “brumb” lulesh…
Stolit të njohur të parkut
e përhumbur,
Papritur, fare papritur, mbi sup ,
nga flatrimi m’u “stacionua”
një zog ëndërrimtar…
Ma rrëmbeu puthjen,
prapë papritur…,
sa hap e mbyll sytë,
pas puthjes,
iku fluturimthi.
Ma zgjoi ëndrrën zogu,
ndaj vrapova t’i ndal fluturimin…
Oh, sa shumë i thirra të ndalej!…
Por ai kokëfortë
flatroi mbi hapësirë të kaltër qiellore…
Puthjen time të “vjedhur”,
çuditërisht, filloi të pikturojë i etur…
Dielli i vëmendshëm
u step nga kënaqësia,
i shkeli shkeli syrin…
Çuditërisht dhe të paktat re
u larguan nga qielli…
Ndodhi çudia :
“Piktura –Puthje” ndezi qiellin,
Piktura dhe puthja shfaqnin konturet.
Galaktika mbeti e shtangur ,
lëshoi tinguj…
E kënaqur nga kundrime syri,
lutësia ime “zbuti” zogun;
puthja duke flatruar
mbi cicërimë zogu
po vinte ëngjëllore drejt meje
me valëzim deti…
Në qiell dueti : “Pikturë – puthje”
jepte koncert ëngjëjsh…
E kënaqur nga kundrime syri,
lutësia ime “zbuti” zogun;
puthja duke flatruar
mbi cicërimë zogu
po vinte ëngjëllore drejt meje
me valëzim deti…
Në qiell dueti : “Pikturë – puthje”
jepte koncert ëngjëjsh…


4. Arratisur

Aty mbeta gjithmonë,
Krahut të dashurisë përqafuar,
dehur aromës barënjomë,
Mahnitur shpirti duarve të tua,
stolisur kurorë lulesh në ballëmpirë puthjeve,
Sythe rënë flokëve djersirë,
Natyra dhe unë,
Ti dhe natyra, dashuruar në çdo grimcë ajri,
Nektarë lulesh pijmë në buzë,
aty mbetëm gjithmonë
Arratisur bilbilimit të zogjve në flatrim
 



5. Vrite dhimbjen

Një pikë loti ra mbi bar,
dikush me këmbë e shkeli,
Toka e përpiu, e bëri baltë,
Askush nuk e pa
Disa pemë pranë përjetonin
diellperëndim.
Sa lot janë kthyer në baltosje
mbi këtë tokë,
pa asnjë dëshmitar,
shpirtkëputur dhimbje, duke vrarë?!...

 


6. Kur ngjiz jetë në sytë e tu

Sytë e tu përkëdhelin butësisht vështrime,
Bulëza të nxehta ngrohin trupa, lotin prek,
s njoh formula në dashuri !
Unë e preka, e jetova,
lumturoj shpirtin.
Pres të nesërmen
të mbulohem me puthje pa fund,
për Ty, dashuri e parë ,
jam e fundit për ty,
e tillë mbeta
E di, kjo është e mundur.
S dua të humbas,
s do të shkoj larg,
duke lënë pas shpirtrat tharë,
nga etja për pak dashuri.
E ndjej prekjen tënde,
kam frikë mungesën tënde.
Ti jeton jetën time, unë prek çastin tënd,
ndërsa anija e jetës rrit shpejtësinë,
ndjej të të mbaj shtrënguar,
krahëhapur ditënetëve pa ndasi, pa ritual ndjenje.
Endrrat e mia janë prelud jete,
nëse do të më zgjojë nga kjo qetësi, do të hapja sytë të
të thosha:
Më ler të fluturoj në Univers,
bashkë me ty të ngjiz jetë syve të tu!

 


7. Kur dielli ngroh valën
 

Shkëputem nga zhurma,
të kuvendoj me valën,
në hapësirën e kaltër,
të gjërë, shoh sytë e tu,
në shpatet e kodrave
marr tëndin përqafim.
Nëse dielli i nxehtë,
më djeg pak shpinën
shtëpia e shpirtit tim,
mbetet midis jetës vdekjes,
në këtë jubile të një ditë plot rreze,
ashtu si, sytë e tu plot gjallesë.
Ndaj, të lutem,
merre në këngën tënde, puthjen time,
vishja atij lisi të fortë,
ta mbajë gjithnjë ngrohtë,
në natyrën e qetë të jetëve tona,
zbukuruar në dekore puthje - përkëdhelje,
derisa të rrahin këto dy zemra të brishta,
por të forta,
si vetë trungu i tyre,
rrënjosur thellë viteve,
sepse dielli do të vazhdojë
të ngrohë valën, ende,
për shumë kohë

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen