Montag, 3. Februar 2014

Musa Ahmetaj - "Doket e lindjës, dasmës dhe të vdekjës...


Musa Ahmetaj , “Doket e lindjes, dasmes dhe të vdekjes në Hogosht", Dardanë - 2009

Musa Ahmetaj në këtë libër morri në shqyrtim tri ritet kryesore në jetën e njeriut, lindjen, dasmën dhe vdekjen, akte këto të cilat autori i kundron në rrafshin informativ dhe sintetizues përmes pasqyrimit tradicional. Librit i paraprin një parathënie e shkurtër e historikut të fshatit të tij të lindjes-Hogosht. Sipas të dhënave të autorit, Hogoshti është padyshim një nga fshatrat më të vjetra e që daton nga shekulli XIV, në vitin 1930 Hogoshti kishte shkollë, xhami, 6-të shitore, bukëpjekës, teneqepunues si dhe servis të maqinave te rrobaqepësisë “singer”, pra konsiderohej si vend më i zhvilluar në krahasim me fshatrat e tjera të këtij regjioni dhe më gjerë.
Musa Ahmetaj librin “Doket e lindjes, dasmes dhe të vdekjes në Hogosht” e fillon me trajtimin e ritit të LINDJES, proces ky me të cilin edhe fillon jeta e njeriut. Ai këtë e shikon që nga shenjat e para që iu paraqitën shtatëzënës e deri tek lindja e fëmijës. Autori në mënyrë të veçantë përshkruan gëzimin familjar e veçanërisht të çiftit bashkëshortor me të mësuar se gruaja ka mbetur shtatëzënë.
Për të mësuar gjininë e fëmijës shtatëzëna në Hogosht sikundër edheë në vënde të tjëra, sipas autorit bazohej në disa fenomene e veprime të ndryshme të gruas siç ishte ndezja me lehtësim e zjarrit, lëvizja e fëmijës në anën e djathtë apo të majtë të barkut, prova me idhëzen e pulës etj.
Shtatëzëna gjatë bartjës së barrës i kishte të ndaluara edhe disa veprime si; të kalojë mbi litar, mbi shkop, tëhallues, lagraçë,lopatë, madje as të kapërcej burrin, t’i bjer maces, t’i ketë me duart me miell,ta shikoj zjarrin, të hajë mish lepuri etj. Ajo duhej të vishej më kujdes edhe për shkak të syrit të keq (mësyeshit) sepse mund ta dështonte edhe shtatëzaninë.
Një vend të veçantë këtu zë edhe shterpësira e gruas që paraqiste barrë të rëndë për bashkëshortin dhe familjen e tij. Çiftet e rinj bënin të pamundurën për të pasur fëmijë “t’u tymojë oxhaku”. Burri, nëse gruaja nuk lindteë fëmijë, ai e dërgonte nëpër teqe e tyrbe për t’i kryer vëprimet e duhura, shkruanin hajmali, shkonin të gratë që e dinin zejen e shërimit me vegsh, merrnin gëlqere të pashuar në tri furra, të cilin e shuanin në tri kusia dhe mbi to vënin rroba të vjetra dhe ashtu qëndronin në temperatura të larta për ta larguar ftohjen në mënyrë që të kenë fëmijë.
...Me fillimin e dhimbjeve, gruaja së pari lajmërontë burrin, pastaj vjehrrën e cila ftonte edhe ndonjë grua tjetër për ta ndihmuar lindjen...

Në pjesën e dytë të këtij libri, Musa Ahmetaj shkruan për aktin e martesës, dasmën të cilën populli e ka konsideruar si obligim moral e institucional që kontribon në qenësinë e familjes dhe të kombit ngasë trashëgimtarët bëjnë lidhjen e brezave. Akti i martesave në Hogosht shoqërohej me një varg adetesh sikurse edhe në shumë vende të tjera të rajonit, si zgjedhja e vajzës, mësitnija, fjalënusja (ikrari), fejesa ose dorënusja, dërgimi i parave, marrja e masës së rrobave, caktimi i kohës së dasmës, dërgimi i petkave, përgatitja për dasmë, ardhja dhe pritja e musafirëve, thyerja e rrugës nga ana e krushqëve, ardhja e nusës në shtëpinë e dhëndrrit, hyrja në gjerdek, dita e pajës (çejzit), vizita e parë e familjarëve të nuses etj.

Në pjesën e tretë të librit, Doket e lindjes, dasmës dhe të vdekjës në Hogosht, Musa Ahmëtaj shkruan për VDEKJEN si akt i fundit i jetës që shkakton dhembje e pikëllim për familjën e të vdekurit dhe më gjerë.
Morti si proces natyror, i pashmangshëm, në një mënyrë është një përmbyllje e rrugëtimit jetësor të njeriut, në kohë të vështirë a të mirë, nga i cili rezultojnë vlera të botës materiale e shpirtërore për trashëgimtarët, shoqërinë dhe kombin.
Sipas të dhënavë që autori morri në terren, mësohet se të sëmuarit para vdekjes i paraqiten shenjat paralajmëruese, manifestuar përmes ëndrrave të ndryshme, të këngëve të shpendëve dhe britmës së kafshëve të shtëpisë të cilat me veprimet e tyre paralajmërojnë mortin që do të ndodhë në atë shtëpi.

Në Hogosht, edhe ceremonialin mortor e shoqërojnë një mori adetesh e zakonesh si përhapja e lajmit për të vdekurin, ruajtja e kufomës, hapja e varrit, pjesëmarrja në varrim, vajtimi-pikëllimi, larja e kufomës, varrimi, pas varrimit dhe ngushëllimi si akte të fundit për të vdekurin.

Sikurse lindja, dasma edhe vdekja në Hogosht dhe trevat tjera të Kosovës dhe më gjërë, krahas zhvillimet ekonomiko-shoqëror ka psuar ndryshime të ndjeshme në përputhje me hapat e kohës. Asnjëri prej këtyre riteve nuk shoqërohet me adetet e zakonet sikur para dekadave, së paku për kohëzgjatje, e as për dedikimet e tjera.

Në fund duhet thënë se libri “doket e lindjes, të dasmës dhe të vdekjes në Hogosht” e autorit Musa Ahmetaj në fushën e etnologjisë dhe të folklorit paraqet një kontribut të shënueshëm, autori i saj ceremonialin e lindjes, të dasmës dhe të vdekjes në Hogosht nuk e vështron krejt ndaras nga regjioni dhe më gjërë por në shumë raste këto rite e procese të ndryshme i vë në kontekst më të gjerë edhe me ritet e ngjajshme nëpër vise të tjëra të etnisë sonë, gjë që kësaj trajtesë edhe më tepër ia shtojnë vlerën, duke e bërë atë më të kapshme, më domethënësë në aspektin informativ e kuptimor.

Prof.Dr.Adem Zejnullahu
 
 

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen