Anketa jonë: A e shpëton arti shpirtin nga mëkati? (16)
Përgjigje nga Arif MOLLIQI, shkrimtar
Cili krijues arti nuk mëkaton (në vetvete) nëse gjendet para një
gruaje të bukur. Të gjithë. Por nuk është arti ai që e shpëton shpirtin e
artistit nga mëkati. Përballë së bukurës ( artit), njerëzit
mundohen ta gjejnë atë që e kuptojmë si: të qenit i lirë në shpirt. Prandaj, në
art njeriu e gjen lirinë e vet e jo „shpëtimtarin“. Sepse, çfarëdo përpjekje
për të bërë diçka të vlefshme në art, të nxjerr
në përtritje për ta zgjuar jo vetëm shpirtin tënd por, edhe të atyre që
e absorbojnë artin. Në rastin konkret, p.sh. edhe të atyre që e lexojnë poezinë
tënde. Këtu diçka duhet kuptuar; arti nuk e luan rolin e murgut ku duhet të rrëfehemi
për ta shpëtuar shpirtin, qoftë edhe atëherë kur poeti shkruan poezi blasfemike.
Blasfemi mundet me qenë poeti me mendimet e veta, me fillozofin e vet, me
veprimet e veta, por jo poezia si art. Nëse e kuptojmë kështu atëhere artisti
nuk guxon të kthehet tek „mëkati“ i Adamit dhe Eves, nuk guxon të kthehet tek ajo
që ia ndalon të merret më të bukurën dhe të shëmtuarën. Atëherë artisti nuk
guxon të merret njësoi si më të bardhën ashtuedhe më të zezën… më lindjen dhe
vdekje… Nëse e përkufizojmë „artin si shpëtimtar i shpirtit nga mëkati“,
atëherë gjithçka na bëhet e ritualizuar, jashtë lirisë. Dhe, kështu korniza e
artit bëhet edhe më e mëvarur brenda
disa rregullave kanonike: Krijo art (shkruaj poezi) brenda rregullave… që ta
shpëtoni shpirtin nga mëkati! A s´është kjo jasht lirisë se artit?! Liria e
artit nuk është pjesë mëkatit as vegël e saj.
Unë e
kuptoj një gjë: arti vetëm e ndihmon shpirtin të triumfojë ndaj gjithçkaje. Arti
nuk ka nevojë ta dergon shpirtin tek murgu që ti rrëfehet atij për të shpëtuar nga mëkati.
_____________________
SQARIM PËR LEXUESIT:
Këtë anketë e kam filluar në Qershor 2013 dhe është duke vazhduar edhe në vitin 2014!
Haxhi Muhaxheri
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen