Donnerstag, 25. Juni 2015

Haxhi Muhaxheri: DRIDHJA TELAT ASAJ SHARKIE



Haxhi MUHAXHERI

DRIDHJA TELAT ASAJ SHARKIE

               /Mikut tim, rapsodit Agim Gashi/

Dridhja telat asaj sharkie
E thuaja këngës më të bukur që di
Le të pëlcas farë e keqe
E shqipet të ngriten në lartësi

Dridhja telat asaj sharkie
Kënga t'marr udhë shtigjeve të plisit
E dielli të na i ngroh ëndrrat
Damarëve të gjymtuar të fisit

Dridhja telat asaj sharkie
Zëri le të buçasë si rrufe
Dridhja telat asaj sharkie
Me mallin e ndezur për atdhe

Dridhja telat ore lum miku
Le të shkërmoqen të gjitha magjitë
Dridhja telat asaj sharkie
Dhe lutu të ketë më shumë dritë

Dridhja telat asaj sharkie
Dridhja e këndo si përhera
Me gjuhë e fjalë perëndie
Se veç kështu vjen pranvera

25. 06. 2015 

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen