Në Graz të Austrisë u promovua libri “Terrori i Serbisë pushtuese mbi shqiptarët nga 1844-1999, Intervenimi i Nato-s në Kosovë“ i autorit Nusret Pllana.
Nga: Miftar Zagragja
Këshillit organizativ, më : Fatmir Osmani nga “Këshilli Kordinuse i Shoqatave Shqiptare në Shteimark, Rifat Krasniqin nga„Unioni Humanitare Shqiptare-Graz“,Ambasada e Republikes së Kosovës në Vjenë në bashkëpunim me Universitetin e Grazit më Prf.dr.Kurt Kalcher Prf.dr.Ahmet Hajrizi.
„Terrori i Serbisë pushtuese mbi shqiptarët nga 1844-1999, Intervenimi i NATO-S në Kosovë“ është libri i radhës i autorit prof. Dr. Nusret Pllana, të cilën lexuesit mund të kenë në dorë
Në sallën e universitetit në Graz, e cila ishte stërmbushur nga audienca, u mbajt promovimi i librit të autorit Prof.dr. Nusret Pllana. Libri mban titullin “Terrori i Serbisë pushtuese mbi shqiptarët nga 1844-1999, Intervenimi i Nato-s në Kosovë si dhe i filmit dokumentar „Rrugëtimi i një libri nëpër botë, po nga i njëjti autor.Të pranishëm ishin edhe autoritetet shqiptare të akredituara në Vjenë. Ymer Lladrovci, konsull, në emër të stafit të Ambasadës së Kosovës i uroi të pranishmit si dhe përshëndetiautorin Prof.dr. Nusret Pllana, Si dhe falenderoi Prof.dr.Kurt Kalcher, Prof.dr. Ahmet Hajrizi dhe Fatmir Osmanin nga “Këshilli Kordinues i Shoqatave Shqiptare në Shteimark. Po ashtu u shfaq një film dukomentar: Rrugëtimi i një libri nëpër botë, të autorit Prof.dr Nusret Pllana.
Vepra “ Terrori i Serbisë pushtuese mbi shqiptarët nga 1844-1999 në Kosove” është një libër që vlen të lexohet sepse ka të bëjë me fatin e popullit tonë. Promovimi i kësaj vepre paraqet një ngjarje të rëndësishme për të gjithë shqiptarët kudo që janë sepse paraqet 16 vjetorit e çlirimit të Kosovës nga barbaria serbe si dhe ndërhyrjen e Nato-s në Kosovë.
Edhe Fatmir Osmani kryetari i “ Këshilli Kordinus i Shoqatave nga regjioni Stmk., ju drejtuar të pranishmëve më një fjalë rasti, duke i qenë mirënjohës autorit për kontributin e tij të vyer në lidhje me librin si dhe njiherit i përshëndeti të gjithë të pranishmit.
Kolonel Deda, në emër të stafit të Ambasadës së Shqipërisë në Austri i përshëndeti dhe i uroi të pranishmit. Ai mes tjerash tha:”derisa udhëtova nga Vjena për në Graz i bëra një vështrim këtij libri dhe me la të kuptoj shumë. Vetëm ballina e librit tregon shumë që s’do asnjë koment”, duke iu mbushur sytë me lot ambasadorit. Ai shtoi se” kjo punë është një motiv për të gjithë shqiptarët kudo që janë, kudo që ata jetojnë e tregojnë vlera të jashtëzakonshme të tyre nga burimet shekullore me bazament kombëtar pa harruar për asnjë çast përkushtimin dhe detyrimin që kanë ndaj atdheut. Kjo është vlerë e pa tjetërsueshme dhe kjo do të jetojë ndër brezava”.
Në promovim të pranishëm ishin edhe studentët dhe profesorët e këtij universiteti.
Poashtu prezentë ishin edhe përfaqësuesit e Shoqatave nga regjioni i Stmk. nga Shoqata ,,Mërgimi“, Steyr, z. Ymer Aliu, nga shoqata “28 Nëntori” Kirchdorfi,Miftar Kastrati aktivist nga St. Georgen, nga Unioni Humanitar Shqiptar-Graz, nga shoqata “Kastrioti” Graz, nga shoqata “Belushi” Graz, nga shoqata “Aleksander Moisiu”Graz, nga shoqata “Club-Casino”Graz, nga shoqata “Stublla” Gra, nga shoqata “Nene Tereza”Graz,nga “Grupi Theranda”Graz, nga shoqata “Rinia”Graz, perfaqesuesit e Studenteve shqiptare te Grazit, perfaqesues nga regjioni i Rottenmann-it, nga shoqata “Dardania” Knittelfeld, dhe shoqata “Skenderbeu” Kapfenberg. Po ashtu prezent ishte edhe Priv.- Doz. Dr.med.univ Emir Haxhija, Mag. i shkencave Politike Fatos Kryesiu, si dhe dr. Karl Bauer nga shoqata “Europa Jugent” e Gleisdorfit.
Që në fillim Prof. dr. Nustret Pllana i bëri një vështrim të kaluarës dhe aktivitetit gjithëpërfshirës kombëtar të mërgatës shqiptare në Austri. Profsor Pllana potencoi faktin se falë angazhimit dhe sakrificave për shumë dekada të patriotëve të mëdhenj shqiptarë, çështja e Kosovës dhe kauza e pazgjidhur shqiptare në Ballkan, arriti të dalë në krye të agjendës politike të faktorëve më relevantë ndërkombëtar. Kjo kauzë u bë vazhdimësi legale e kërkesave gjithë popullore për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës.
Në këtë libër autori prof.dr. Nusret Pllana duke qenë vetë një nga veprimtarët e devotshëm të aktiviteteve të ngjarjeve dhe kontribues shumë meritor për çlirimin dhe pavarësimin e Kosovës si shumë shqiptarë tjerë e përjetoi terrorin dhe barbarinë serbe me lekurën e tij, pas torturave që kishte përjetuar. Qysh atëherë dhe deri më sot asnjëherë nuk e ndërpreu aktivitetin patriotik që ta hidhte në shesh të vërtetën për terrorin dhe barbaritë serbe ndaj shqiptaërve të pa mbrojtur.
Profesor Pllana u dallua me aktivitetin e tij kombëtar. Angazhohet në radhët e UÇK-së duke kontribuar kështu që të ndegjohej për herë të parë zeëri i radios “Kosova e lireë”. Ai poashtu jep kontributin e tij maksimal në njoftimin për të gjitha ngjarjet që ndodhnin në Kosovë gjatë tërë luftës si dhe kontributin për çlirimin dhe pavarësimin e Kosovës.
Libri i sapopromovuar është një dokument i rëndësishëm që dëshmon terrorin dhe barbaritë serbe mbi shqiptarët për një kohë të rëndësishme për historinë e re të ndërtimit të shtetit të Kosovës. Të gjithë ata që mbajten fjalë rasti shprehën dëshirën që z.Pllana të vazhdojë edhe më pjeset e tjera, pasi që ishte e pamundur të përfshihen të gjitha ngjarjet qa kanë ndodhur një një libër të vetëm.
Autori Pllana u lavdërua për guximin dhe idenë, që të gjitha këto ngjarje që kanë përjetuar shqiptarët të mbesin të dokumentuara në një libër të tillë. Autori poashtu nga të pranishmit në mënyrë të fuqishme u inkurajua që të vazhdojë edhe me vepra tjera, e poashtu edhe më vellimin e gjashtë e më tutje të kësaj vepre. Ky libër u promovua edhe në Prishtinë dhe në shumë shtete të botës duke hyrë në shumë. biblioteka të botës,. Ky libër është i përkther mbi 7 gjuhë të huaja.
Vepra “ Terrori i Serbisë pushtuese mbi shqiptarët nga 1844-1999 në Kosove” është një libër që ia vlen të lexohet aq më tepër sepse ka të bëjë, me fatin e popullit tonë. Është një vepër që nuk të lë pa emocione dhe mbresa. Ajo çfarë përshkruhet në libër është reale dhe e vërtetë. Ky ishte përfundimi i atyre që e morën fjalën. Dhe së fundi të pranishmëve dhe dashamirëve të fjalës së shkruar iu drejtua dhe vet autori i këtij libri z. Pllana. Ai nuk foli për përmbajtjen e veprës së vet me fjalë sepse atë ai e ka shprehur në vepër, por foli për atë se të gjitha shënimet janë të dokumentuara mirë dhe të gjitha janë të sakta. Vetë titulli i librit tregon dhe shpreh brengën e të gjithë shqiptarëve atë kohë që kishin dhe shpresën e secilit se patjetër do t’i dalin mbanë realizimit të qëllimeve kombëtare. Ky manifestim u ndoq nga shumë dashamirës tjerë të librit dhe fjalës së shkruar. Është për t’u veҫuar edhe fjala e Prf.dr.Kurt Kalcher i cili i bëri një vlerësim të këtij libri.
Në
fund, autori dr. Nusret Pllana u shpreh se ndjehet krenar për faktin që ka arritur që
t’ia bëjë një argat të çmuar atdheut si dhe popullit të shumëvuajtur.
Në përmbyllje të këtij aktiviteti kulturor, për të gjithë të pranishmit u shtrua një koktej modest nga z.Bekim Shatri dhe Hakif Grajçevci.
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen