RRËFIMI I GJYSHIT
( Muhaxhirëve )
kur na përzunë nga shtëpitë
u ula dhe e putha pragun...
nën të fsheha ca fjalë memece.
në degë të dardhës Halilçe
në mes të oborrit
me një pe i vara kujtimet.
shpejt e shpejt e piva
një gllënkë ujë me kovë në bunar
se thonë: uji të kthen shpejt.
u ktheva nga shtëpia
ia shikova çatinë
i thashë:le të këndojë qyqja mbi ty
derisa të kthehemi.
te guri i xhenazes
shkrova me gisht të përgjakur
lamtumirën për varret e të parëve.
të gjashtë kallinjtë e grurit në cep të arës
që nëna i pat lidhur me pe të kuq për bereqet
i putha tri herë.
një kokërr prej tyre e futa në gojë
ta shijoj edhe një herë shijën
e bukës së arave të Topliccës.
me hapa që rëndoheshin nga dhembja
e nisëm vuajtjen e pafund
shtigjeve të panjohura të jetës.
kush s`e dinte se ku do te na ndaleshin lotët
a në Urë të Gallatës
a në shkretira të Anadollit
a përtej Urës së Qabesë
a……ku ta di se ku.
ROZAFATI
Në muret e kësaj kështjelle
Dikur paten murosur
Nusen e vëllait të vogël
Rozafën
Nusen e atij besnikut
I cili natë më parë
Nuk i tregoj asaj kushtin
Që ua vuri plaku mjekërrbardhë
E kështjella në gurë
E pavdekësoj nusen
E bërë kurban
E vuri në prehër të legjendës
Që të jetojë në shekuj
Rozafa
Dhe besnikëria e të voglit vëlla.
KUSH DO TA SJELLË DORUNTINËN
Midis dy malesh
Midis ëndrrës e shpresës
Varur në cep të qepallës ...
Të syrit të Doruntines
Rri varur besa e Konstantinit.
në mes të oborrit
me një pe i vara kujtimet.
shpejt e shpejt e piva
një gllënkë ujë me kovë në bunar
se thonë: uji të kthen shpejt.
u ktheva nga shtëpia
ia shikova çatinë
i thashë:le të këndojë qyqja mbi ty
derisa të kthehemi.
te guri i xhenazes
shkrova me gisht të përgjakur
lamtumirën për varret e të parëve.
të gjashtë kallinjtë e grurit në cep të arës
që nëna i pat lidhur me pe të kuq për bereqet
i putha tri herë.
një kokërr prej tyre e futa në gojë
ta shijoj edhe një herë shijën
e bukës së arave të Topliccës.
me hapa që rëndoheshin nga dhembja
e nisëm vuajtjen e pafund
shtigjeve të panjohura të jetës.
kush s`e dinte se ku do te na ndaleshin lotët
a në Urë të Gallatës
a në shkretira të Anadollit
a përtej Urës së Qabesë
a……ku ta di se ku.
MOLLA E KUQE
natë është
ëndrrës ia fal shpirtin
dhe nisemi...
nën hijen e Mollës së Kuqe
ngjyrosim zërin me dhembje
nëpër tela të shpirtit
përbirojmë një baladë
plot dhembje
plot vuajtje
plot lot
për muhaxhirët.
natë është
ëndrrës ia fal shpirtin
dhe nisemi...
nën hijen e Mollës së Kuqe
ngjyrosim zërin me dhembje
nëpër tela të shpirtit
përbirojmë një baladë
plot dhembje
plot vuajtje
plot lot
për muhaxhirët.
ROZAFATI
Në muret e kësaj kështjelle
Dikur paten murosur
Nusen e vëllait të vogël
Rozafën
Nusen e atij besnikut
I cili natë më parë
Nuk i tregoj asaj kushtin
Që ua vuri plaku mjekërrbardhë
E kështjella në gurë
E pavdekësoj nusen
E bërë kurban
E vuri në prehër të legjendës
Që të jetojë në shekuj
Rozafa
Dhe besnikëria e të voglit vëlla.
KUSH DO TA SJELLË DORUNTINËN
Midis dy malesh
Midis ëndrrës e shpresës
Varur në cep të qepallës ...
Të syrit të Doruntines
Rri varur besa e Konstantinit.
Vëlla, syshkruari i motrës
Malli më mbyti malli.
Vija eshtrat hijës tënde në prehër
Eja në kalin e ëndrrës
Të ma shuash mallin.
Nënës
Përtej nëntë konaqesh
I janë shterrur sytë
I është shterrur drita.
Eja drita e syve të motrës
Drita e syve të shterrur të lokës.
Kush do t'ia sjellë nënës
Qyqe Doruntinën, vëlla?!
Besa apo hija e jote
Me erë dheu
Me erë malli?!
Malli më mbyti malli.
Vija eshtrat hijës tënde në prehër
Eja në kalin e ëndrrës
Të ma shuash mallin.
Nënës
Përtej nëntë konaqesh
I janë shterrur sytë
I është shterrur drita.
Eja drita e syve të motrës
Drita e syve të shterrur të lokës.
Kush do t'ia sjellë nënës
Qyqe Doruntinën, vëlla?!
Besa apo hija e jote
Me erë dheu
Me erë malli?!
BITI KISHTE HYRË NË HESHTJE
Malli m’i ktheu gishtrinjt nga thembrat
Nëpër udhëkryqshkretat e kurbetit përcjell kthimin
Në Laka të Livadhëzës
Malli m’i ktheu gishtrinjt nga thembrat
Nëpër udhëkryqshkretat e kurbetit përcjell kthimin
Në Laka të Livadhëzës
Thirra me zë sa munda Bitin
Zëri nënës së Bitit si zë fantazme
Pyet me një zë mbytës:
- Kush po e thërret Bitin
I them
- I thuaj Bitit
Po të pret një shok te lendina
Thuaj
- Ja kish mbushur nëna janxhikun fli
Te kroi i Livadhëzës
Ta hamë nën hije të kreksit
T’i biem kroit në gjunjë
E të pimë mall fëmijërie
T’ja marrim një loje me këliçkë
Guxhumat t’i ngrehim lart.
A e di kur i patëm fshehur
Bashkë me ëndrra nën rrasën e kroit
A të kujtohet sa herë
Ia patëm humbur Litit me shokë rend e dhi
E kaligjah patëm shkuar
Ta marrim kliçkën
- Biti nuk është kësajde
Ai ka hyrë në heshtje
Te zabeli i varreve
Moti e ka bërë një shtëpi të re
Një heshtje e zezë si vdekja
M’i mbuloi ëndrrat e fëmijërisë.
Kthehem duke pirë lotë kurbetçari
Për shokët që sa herë po vij
Nga një po gjej të heshtur
Loja e fëmijërisë
Po mbytët në lotët e shpirtit.
KËPUCËT
më kanë përcjellë
në çdo rrugë
të lidhura
Zëri nënës së Bitit si zë fantazme
Pyet me një zë mbytës:
- Kush po e thërret Bitin
I them
- I thuaj Bitit
Po të pret një shok te lendina
Thuaj
- Ja kish mbushur nëna janxhikun fli
Te kroi i Livadhëzës
Ta hamë nën hije të kreksit
T’i biem kroit në gjunjë
E të pimë mall fëmijërie
T’ja marrim një loje me këliçkë
Guxhumat t’i ngrehim lart.
A e di kur i patëm fshehur
Bashkë me ëndrra nën rrasën e kroit
A të kujtohet sa herë
Ia patëm humbur Litit me shokë rend e dhi
E kaligjah patëm shkuar
Ta marrim kliçkën
- Biti nuk është kësajde
Ai ka hyrë në heshtje
Te zabeli i varreve
Moti e ka bërë një shtëpi të re
Një heshtje e zezë si vdekja
M’i mbuloi ëndrrat e fëmijërisë.
Kthehem duke pirë lotë kurbetçari
Për shokët që sa herë po vij
Nga një po gjej të heshtur
Loja e fëmijërisë
Po mbytët në lotët e shpirtit.
LIS NË STUHI
( Akrostik)
A snjëherë s`iu frikësove stuhisë
V etë ballëhapur i dole përpara...
D ite të qëndrosh vertikal
Y llnajave të atdheut
L e të shkruara heroglife lirie
L inde me zjarr në zemër
A sht i fortë i këtij dheu
H yre në vargje këngësh
U a ndeze zemrat shokëve
T ë drejtohen në drejtim të lirisë
( Akrostik)
A snjëherë s`iu frikësove stuhisë
V etë ballëhapur i dole përpara...
D ite të qëndrosh vertikal
Y llnajave të atdheut
L e të shkruara heroglife lirie
L inde me zjarr në zemër
A sht i fortë i këtij dheu
H yre në vargje këngësh
U a ndeze zemrat shokëve
T ë drejtohen në drejtim të lirisë
U KTHEVA NË VENDLINDJE
(Zahir Pajazitit me rastin e vedosjes së shtatores së tij
në kompleksin memorial në vendlindjen e tij, në Orllan të Besianës)
Ju ktheva vendlindjes...
Ashtu si është më së mirë
I skalitur në bronz.
(Zahir Pajazitit me rastin e vedosjes së shtatores së tij
në kompleksin memorial në vendlindjen e tij, në Orllan të Besianës)
Ju ktheva vendlindjes...
Ashtu si është më së mirë
I skalitur në bronz.
Më kanë vënë në vargje poezish
Më kanë vënë partitura këngësh
Ku kanë qendisur veprimet e mia
Rehatshëm më rri pushka në dorë
Tyta ende i vjell tym
E gatshme për tjera herë
Unë do të jem prapë me ju
Nëpër beteja nëpër istikame
Nevoja kur ta dojë
Hija ime do t’i trimërojë zemrat
E shpirtrave të rinj
Në luftë për mbrojtje të AtDheut.
Më kanë vënë partitura këngësh
Ku kanë qendisur veprimet e mia
Rehatshëm më rri pushka në dorë
Tyta ende i vjell tym
E gatshme për tjera herë
Unë do të jem prapë me ju
Nëpër beteja nëpër istikame
Nevoja kur ta dojë
Hija ime do t’i trimërojë zemrat
E shpirtrave të rinj
Në luftë për mbrojtje të AtDheut.
KËPUCËT
më kanë përcjellë
në çdo rrugë
të lidhura
për këmbët e shpresave
tatëpjetave
u vajtonin majat
përpjetave
u qeshnin taket
gjithnjë në mundime
që të arrijmë lartësive.
tatëpjetave
u vajtonin majat
përpjetave
u qeshnin taket
gjithnjë në mundime
që të arrijmë lartësive.
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen