Freitag, 10. Januar 2014

Eroll Velija - Tetë poezi


ME TY

Kur jam me ty e dashur
Sikur diç më djeg sikur më sëmbon...
Nuk vdes zjarri kurrë në zemër
E acaru kur shtrëngon.

Kur jam me ty e dashur
Flokët e tua kur I shpupuris
Dhembja në thellësi të shpirtit më vret
Më pëplas hundebuzë me dashurinë peng.

 

MË PUTH
 

Më puth e dashur
Stuhi e tërbuar
Ma shuaj zjarrin e dashurisë
Që mes mijëra e mijëra puthjesh
Sërish guxon të ndrij.

 

VARRI IM
 

…dhe ajo se kishte menduar kurrë
Se varri im do të ishte
Buzëqeshja e saj.

 

DIGJEM
 

Dashuria
Në fije shkrepse
Më shndërroi…

Me afshin e buzëve tua
Nëse më fryn…
Digjem

 

BUKURIA

Sado hyjnor të jetë bukuria
Nëse ate askujt s'ia fal
Vyshkesh në vetmi.


DASHURIA


Sado hyjnor të jetë dashuria
Nëse ate askujt s'ia fal
Vdes nga vetmia.


ETJESËMBIM
 

Ndoshta kujtimet do të treten
Dhe mua s’do të më kujtosh më kurrë
Por kur të kujtosh dallgët e zhubrosur
Do të ndjesh sëmbim në zemër.

 

VAJZA E BUKUR PERI
 

Dallgët shushurisin diç secrete
Lënë vrag në rërën e etur
Unë I ngujuar me ëndrra jete
Me vajzën e b ukur Peri.

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen