RRYMAT ATLANTE
Shpesh kur shpirti
ndihet keq:
Lutet ëngjëll
mallkon dreq!
Edhe ëngjëlli edhe djalli,
kushdiku tha:
Janë tek i gjalli!
Koha është si karusel:
Djalli-ëngjëll zbret nga mali...
Ëngjëll-djalli zallit del!
Djalli-ëngjëll...
Ëngjëlli-djall...
Ujërat zallit nëpër arë...
Ti...
Ç'më rri,
prap kureshtar!!!
2
Merre shtruar miku im...
Rruga nis,
por s'ka mbarim!
Lindje - vdekje
Skllever, mbretër
Gjejnë të njëjtin pikëtakim.
Lum kjo tokë,
i mban në prehër!
Nga e sotmja, lind e nesërmja,
por kurrë kthimi,
tek e djeshmja...
Hidh një hap, vazhdo përpara!
Herë ditë gri,
herë ditë të bardha...
Do të mberrijnë dhe ditët tua,
nëse shpresa nuk t'u shua...
Ji burim. Jo llum në përrua!
3
Pas sa rrugësh, prap te rruga...
O sa butshëm po fryn juga!
S'të ngop fjala...
S'të ngop luga!
4
Sa ik dimri mbërrin vera.
Ngatërrojne ditët
stinët tjera...
Faj s'kam unë,
as ti s'ke faj...
Të fajësojmë:
O sa kollaj!
Po çfarë zgjidhim,
pasandaj?!
5
Edhe pemët, janë zogj...
Edhe zogjtë pemë!
Zogjtë pa qiell ikin tej...
Pemën gangrena, bren!
Po njerëzit pa njerëzi,
veç absurde ç'të jenë?!
-Asgjë, asgjë,
në s'kanë emblemë!
6
Nga fillimi në fillim,
përreth zeros miku im!
Ec e ec krejt pa mbarim...
Cirkuiti karusel...
Herë fasadë,
herë themel!
Do ia dalim....
A ia del?!
7
Lavdesh...
Mburresh: Jam i pari!
Kur dy jeka të ra zari...
Na mbro zot nga injorantët.
Era fryn, vjen nga Atlantët!
Jo çdo shpend që ndrit në diell,
emrin jetë
e gdhend
në qiell...
As çdo lule ka nektar...
Bakri shndrit,
por kurrë si Ar!
Bëj dallimin:
Zgjidh shqiptar!
8
Orkidea edhe hithri...
Sipër tenja,
poshtë urithi!
Si kërcell
përdredhur erës....
Si do dalesh prej pranverës.
Bëhu lis,
mos i pëkul degët!
Jeta shuhet.
Turpi mbetet...
Sa e sa....
Sa njëmijë vjetët!
9
E njohim të dy
ti dhe unë...
Një fatkeq e një fatlum!
O ta dije sa vlen jeta:
Bejnë petalet pirueta!
Njolla-njolla
mbi gazeta!
10
Ku të zhyejnë në tym e baltë
Ku të ngrejnë në qiell të shtatë
Ku të hedhin hi e flakë
Herë themel, herë fasadë
Ditë e natë nga shtatë në shtatë
Reja s'bie mbi lis të thatë
11
Gjeo - Bio,
pluhur - re...
Mos bëj hije kot mbi dhe
Je zgalem e Promete...
Dielli djeg re e rrufe!
Merre fatin tënd në duar,
energjive qindfishuar.
Ti nuk je molla e ndaluar!
12
Gjithë jetën,
rrëzon gurë
shemb mure.
Nës kjo jetë
ngjan me ferr,
pas vdekjes:
Ferr do quhet!
Tek koka do të shkruhet:
Erdh në jetë, jetoj,
u shua...
Mbi dheun e rënde
mbijnë shkurret!
Kurrë lulet, thua?!
13
Në biografinë e tij
që shumëkujt ia nxiu jetën...
Sa i ben të ndjeshëm!
Do shkruhet epitafi:
Askush s'është i përjetshëm.
Mëkatet e tërheqin poshtë e më thellë.
(Vepra e mirë e ruan të pavdekshmen!)
cilën mirësi
pati mbjellë!
14
Sapuni pasi fërkohet në duar,
shndërrohet në llum.
Flluskat e tij pëlcasin në ajër,
ku e ku më shumë.
Llumin e duarve të dikujt,
s'e lan asnjë sapun!
15
Njoh dikë
që pasi i lan duart mirë e mirë.
Fshin turinjtë,
kruan dhëmbët:
Në çast shtrembëron turinjtë.
Pt'hu!
Ç'erë e pështirë!
Dhe rish
lëpin gishtërinjtë!
16
Uji plot lumenjtë,
plot dhe në përrua.
Etja t'më djegë...
...s'pi gjetkë,
veç në krua!
17
Ja një dilemë,
buzëqeshur si fati:
Hemarrogji e pastër,
apo kullim të thati...
18
Rrena
rrenë
rrenën...
Rrena në binom
(rrenë plus rrenë në katror)
Dallori s'ekziston!
Pa këmbë,
a ecën...
Pa sy a sheh?!
Pa veshë a ndien...
Rrena rrene rrenen
Rrena bren veten!
Rrene plus rrenë në kub...
Tri përmasa pa dimension!
Ç'trinom...
19
Jemi nën të njëjtin qiell
blu-kaltër,
gri-kaf!
Retë shtëllunga
blicesh.
S'godasin rrafsh.
Horizontet
ndajnë!
Ndryshe sytë shkëlqejnë,
qeshin,
qajnë...
Kurrë rrufeja,
ajo e madhja,
origjinale....
Se ka lindur jeta,
s'ka rënë në, hale!
Ah, po të isha
pak Zgalem, a Promete!
Avujt e frymëve tona të afshta
t'i ktheja në re...
Dreqnit ëngjëj që vrasin...
T'i digjte e njëjta rrufe!
Rrufetë
bien në male, në kodra!
Dëgjomëni ju lutem:
Bini një herë, mbi horra!
Pemët mos i digjni....
Sytë horrave në prush ua piqni!
Do i pinin me uiski....
20
Ai, se ku i gjeti pesë gorrica
të niste stinimin nga e para!
Vuri nëpër to, pesë pipa.
Gorricat t'i kthente në dardha!
Të pesta në gjemba,
në maska.
Si rrugaçë a kuçka
të zënë nata jashta!
Prapa iu ngulshin bishtat
kokrrat e krimbura t'i bien në ballë.
Gorrica shartohet,
por kurrë s'është dardhë!
21
Njeri.
Mos jesh i gabuar!
Mendo me kokë,
kurrë me trung,
kurrë me këmbë,
kurrë as me duar....
Mendo.
Vepro...
Guxo...
Perden e smogut çjerre,
të shohesh
qiellin bluruar!
22
Çdo hap i jetës
është një pemë.
Të ecësh, të mbjellësh...
Të petalojnë lule,
të bëjnë fruta.
Hapa të tu,
si fati,
si rruga...
Kurrë mos thuaj
rrugën e fatit humba!
Ngricat s'shkrihen nga ngrica,
Atlantit vjen juga!
NË ORËN E GJUHËS
Kush më thotë disa emra abstraktë, -pyeti mesuesi.
U ngrit një nxënës dhe tha:
Lumturia, të cilën as stërgjyshi im s'e kish parë.
Tetëdhjetë e tetë vjet kish jetuar
ta gjente një grimë prej saj...
Kur toka gulçonte
e qielli nxinte në tym lufte!
Po i rriti bijtë me zjarr shqiptarie.
Me syrin në thep pushke...
U ngrit një nxënës dhe tha:
Lumturia, të cilën as stërgjyshi im s'e kish parë.
Tetëdhjetë e tetë vjet kish jetuar
ta gjente një grimë prej saj...
Kur toka gulçonte
e qielli nxinte në tym lufte!
Po i rriti bijtë me zjarr shqiptarie.
Me syrin në thep pushke...
U ngrys. U shua...
La vetëm emrin...
Lumturinë s'e gjeti!
La vetëm emrin...
Lumturinë s'e gjeti!
Mësuesi u përgjigj:
Ç'ishte ky përshkrim konkret,
rreth një emri abstrakt.
Plot 88 vjet!
Ç'ishte ky përshkrim konkret,
rreth një emri abstrakt.
Plot 88 vjet!
Vazhdo i tha, plotëso më tepër.
Klasa heshtte....
Ndiente...
Klasa heshtte....
Ndiente...
- As gjyshi kur pa i mbushur të pesedhjetat, e vranë...
Ra në luftë, të kish qiell për fëmijët.
(Mbase shpirti i tij,
prehet tek yjet!)
E këndojne himnin e lirisë
zogjtë kudo në pyje.
Ra në luftë, të kish qiell për fëmijët.
(Mbase shpirti i tij,
prehet tek yjet!)
E këndojne himnin e lirisë
zogjtë kudo në pyje.
Këngë shqiptarie,
me nota lumturie!
me nota lumturie!
Koha ia ngriti një lapidar kujtim.
Në fakt:
Tullat ia morën për një vath qengjash.
Hekurin për skrap!
Tash në atë fshat s'kanë mbetur tri shtëpi,
vetëm rrënojat heshtin
si në diell, në shi!
Në fakt:
Tullat ia morën për një vath qengjash.
Hekurin për skrap!
Tash në atë fshat s'kanë mbetur tri shtëpi,
vetëm rrënojat heshtin
si në diell, në shi!
Një tufë lule të ndierit ku t'ia vija....
Aty kuptova më shumë
se ç'pëshe ka liria!
Aty kuptova më shumë
se ç'pëshe ka liria!
Mësuesi u ndie krejt i zënë ngusht:
jashtë dielli strukej diku nën një re,
era frynte, pemët tundnin degët!
Diku një tufë zogjsh bredhte nëpër qiell...
jashtë dielli strukej diku nën një re,
era frynte, pemët tundnin degët!
Diku një tufë zogjsh bredhte nëpër qiell...
As babai që ende e kërkon dhe vuan....
Lumturinë,
më keq se abstrakte e quan!
Sa herë e vu jetën në fije të perit,
ia mati me ashtin gjak,
ferrat e grekut.
Ia turbulloi kallamishtet italianit,
gjithmonë mbi kurriz çantën e emigrantit!
Sa vjen për një natë. Ik në të dytën...
Më shumë fytyra rrudhet,
trefish flokët thinjen!
E unë pa atë po rritem!
Lumturinë,
më keq se abstrakte e quan!
Sa herë e vu jetën në fije të perit,
ia mati me ashtin gjak,
ferrat e grekut.
Ia turbulloi kallamishtet italianit,
gjithmonë mbi kurriz çantën e emigrantit!
Sa vjen për një natë. Ik në të dytën...
Më shumë fytyra rrudhet,
trefish flokët thinjen!
E unë pa atë po rritem!
As unë, i dashur mësues,
ky abstraksion më zhgërryen.
Sa herë ëndërroj,
realiteti thyen...
ky abstraksion më zhgërryen.
Sa herë ëndërroj,
realiteti thyen...
Pastaj është qielli, a thua i pa matë.
Jo, jo mijë drita shpirtrash
ndezin qirinjtë në flakë.
Mbase stërgjyshi e gjyshi
që ikën në atë botë,
mbase sa lutje njerëzore
e pas tyre, lotë....
Mbase lutjet mia e fëmijëve të botës,
t'ua kthente prindërit
në gjirin e vatrës!
Jo, jo mijë drita shpirtrash
ndezin qirinjtë në flakë.
Mbase stërgjyshi e gjyshi
që ikën në atë botë,
mbase sa lutje njerëzore
e pas tyre, lotë....
Mbase lutjet mia e fëmijëve të botës,
t'ua kthente prindërit
në gjirin e vatrës!
Mësuesi u ngrys. U zu ngushtë,
ç'të thonte....
Ja, ky ishte mësimi
dhe nxënësin përqafonte!
ç'të thonte....
Ja, ky ishte mësimi
dhe nxënësin përqafonte!
Nje cicërime zogu u ndie tej dritares,
diçka mes konkretës,
lindur thellë abstraktes.....
diçka mes konkretës,
lindur thellë abstraktes.....
2013-05-15
RREBESHET
Si ndihesh njeri,
kur çirren te mbytur në jargë....
Ti veç t'ua ndiesh tingëllimin, zhurmën.
Jo asgjë s'e ndryshon tek ata diçiturën!
Si ndihesh njeri, kur cirren të mbytur në jargë...
kur çirren te mbytur në jargë....
Ti veç t'ua ndiesh tingëllimin, zhurmën.
Jo asgjë s'e ndryshon tek ata diçiturën!
Si ndihesh njeri, kur cirren të mbytur në jargë...
Mëngjes i vranët. Shi. Baltë....
Prill i shqyer, kur rrebeshet turraturren...
Si ndihesh njeri, kur të hedhin vetëm jargë!
Mutacioni i tyre u ruan lëkurën!
Prill i shqyer, kur rrebeshet turraturren...
Si ndihesh njeri, kur të hedhin vetëm jargë!
Mutacioni i tyre u ruan lëkurën!
Kur do vijë dita
që llumërat të shkulen...?!
Të thyejnë brinjët rrëpirave të veta...
Pastaj të ndrijë dielli, të buzëqeshë jeta!
Prilli i shqyer. Rrebeshet turraturren...
që llumërat të shkulen...?!
Të thyejnë brinjët rrëpirave të veta...
Pastaj të ndrijë dielli, të buzëqeshë jeta!
Prilli i shqyer. Rrebeshet turraturren...
2.
Copëz gjeobio që rend në ditë të mjergullt.
E lodhur, e fyer, e mbytur në rrena!
A ke frymë në shpirt, a ke gjak në vena....
Copëz gjeobio që rend në ditë të mjergullt!
E lodhur, e fyer, e mbytur në rrena!
A ke frymë në shpirt, a ke gjak në vena....
Copëz gjeobio që rend në ditë të mjergullt!
Kryqëzojne altaret dreqnit edhe ëngjëjt...
Ti shtrydhur, robëruar, prej pengjeve të lena!
Copëza bashkohuni, uragan e tëra...
Largoji nga skena dreqnit. Mbroj ëngjëjt!
Ti shtrydhur, robëruar, prej pengjeve të lena!
Copëza bashkohuni, uragan e tëra...
Largoji nga skena dreqnit. Mbroj ëngjëjt!
E dita e re të nis gjeo-bio....
E stina e re të mbërrijë, gjeo-bio...
Flladëroje jetën, jepi vlerë!
Tri kohët e tua,
trio...
E stina e re të mbërrijë, gjeo-bio...
Flladëroje jetën, jepi vlerë!
Tri kohët e tua,
trio...
3.
Krokodilë
mijë dhëmbësh,
kameleonë qind surratesh...
Ujqër e hijena tek të ndjekin shpatesh...
mijë dhëmbësh,
kameleonë qind surratesh...
Ujqër e hijena tek të ndjekin shpatesh...
Tragjikomedia jonë,
dramë fatmëkatesh!
Jeta rrokulliset
në gjashtë faqe zaresh...
dramë fatmëkatesh!
Jeta rrokulliset
në gjashtë faqe zaresh...
A pranon njeri, a pranon
që zari të të rrokulliset thellë në sy!
Koha neveritet me ty.
Bota qesh me ty se me ty!
Gjashtë faqe kuboide, mes tyre ti.
Kulmimin ai se ai....
që zari të të rrokulliset thellë në sy!
Koha neveritet me ty.
Bota qesh me ty se me ty!
Gjashtë faqe kuboide, mes tyre ti.
Kulmimin ai se ai....
2013-04-08
RICIKLIM...
I marr të gjithë gurët që m'i hodhën,
ku e ku i zunë, ku e ku i shkulën.
Ku e ku i shqyen, deshën e s'deshën!
I mbledh, i vë në turra,
për t'i gdhendur, për t'ua hequr gungat.
Kur shpirtrave pa faj
në muratura.
As i shes, as i fal,
janë diçitura...
ku e ku i zunë, ku e ku i shkulën.
Ku e ku i shqyen, deshën e s'deshën!
I mbledh, i vë në turra,
për t'i gdhendur, për t'ua hequr gungat.
Kur shpirtrave pa faj
në muratura.
As i shes, as i fal,
janë diçitura...
Daltën mpreh të gdhend gurshpirtrat miopë...
Hedhur nga të pashpirtrat
miopë - hipermetropë!
Hedhur nga të pashpirtrat
miopë - hipermetropë!
O zot...
O zot...
O zot...
O zot...
O zot...
Pastaj i vë në mur:
Të ndërtoj një shtëpi të madhe.
Të banojnë të pa strehët,
të nxjerrurit me dhunë nga shtëpitë...
Të zhgënjyerit gjer në palcë.
Të prerët në besë, kur fjala i la peng!
Të ndërtoj një shtëpi të madhe.
Të banojnë të pa strehët,
të nxjerrurit me dhunë nga shtëpitë...
Të zhgënjyerit gjer në palcë.
Të prerët në besë, kur fjala i la peng!
Atyre që shpirti u dhemb...
U qanë nga dramat e jetës.
Ata që u gënjyen 365 herë 365...
Për të gjithë ata që u enden udhëve, baltave...
Që trokitën dyerve e mbetën fasadave!
Ku togfjalëshi i përditshëm
u neveritet: Kush u jep kurajo!
Shqisat u përzhyhen, buza u zë kallo!
Botës i vijnë rrotull një herë në vit,
duke pritur se do ketë një fund!
U qanë nga dramat e jetës.
Ata që u gënjyen 365 herë 365...
Për të gjithë ata që u enden udhëve, baltave...
Që trokitën dyerve e mbetën fasadave!
Ku togfjalëshi i përditshëm
u neveritet: Kush u jep kurajo!
Shqisat u përzhyhen, buza u zë kallo!
Botës i vijnë rrotull një herë në vit,
duke pritur se do ketë një fund!
Një fjalë.
Një tingull.
Një mit...
Një tingull.
Një mit...
Dhe ata që gurët i hodhën,
kur fshehën dorën
të shohin: Oh, ç'ndërtesë e bukur!
E nëse do trokasin, penduar
le të hyjnë në brendësi...
Ka vend për këdo!
kur fshehën dorën
të shohin: Oh, ç'ndërtesë e bukur!
E nëse do trokasin, penduar
le të hyjnë në brendësi...
Ka vend për këdo!
Dita ditën zgjon.
Krejt ndryshe së tashmes
kontrast i së shkuares...
Gurëve të shkalafitur shpatesh!
Krejt ndryshe së tashmes
kontrast i së shkuares...
Gurëve të shkalafitur shpatesh!
Gurë e guralecë të hedhur në mëri...
Mbi një e mbi dy!
Do t'i bëj në shtëpi...
Një zot është çati!
Me shpresat në zemer,
për ty o njeri!
Mbi një e mbi dy!
Do t'i bëj në shtëpi...
Një zot është çati!
Me shpresat në zemer,
për ty o njeri!
Ti që zgjohesh në mëngjes i fyer nga mbrëmbja,
që tërheq brinjët gjithë ditën
nga e hëna në të dielë,
pa pushuar njëherë.
që tërheq brinjët gjithë ditën
nga e hëna në të dielë,
pa pushuar njëherë.
Ti që...
Ti që...
Ti që...
Ti që...
Ti që...
Të kthehen në Kështjellë,
ku rritet qëndresa,
ndryshe nga e djeshmja...
Që t'u thye qelq, ngulur në damarë!
ku rritet qëndresa,
ndryshe nga e djeshmja...
Që t'u thye qelq, ngulur në damarë!
Dallëndyshe shpresash
të arkitekturojnë foletë.
Cicërima zogjsh të blertë!
të arkitekturojnë foletë.
Cicërima zogjsh të blertë!
I marr të gjitha ato shkurre
që m'i lanë kryq në rrugë.
I mbledh...
I mbledh...
Janë shumë metër kub!
Dhe me ta vë pritat në përrenj
që shpateve varen, të mos shqyejnë...
Mllefet e shpirtrave amorfë,
tek zgjatin thonjtë e mëdhenj...
që m'i lanë kryq në rrugë.
I mbledh...
I mbledh...
Janë shumë metër kub!
Dhe me ta vë pritat në përrenj
që shpateve varen, të mos shqyejnë...
Mllefet e shpirtrave amorfë,
tek zgjatin thonjtë e mëdhenj...
Dhe nuk ndihem i fajshëm
që mbledh gurë e shkurre...
Riciklimi nga e para, duhet!
që mbledh gurë e shkurre...
Riciklimi nga e para, duhet!
2013-01-21
KOMETË
Kurrë mos ec mbi supe resh,
në lartësim pa qënë i tillë!
Kam frikë se shpejt do biesh...
Kometat ta dish: Nuk bëhen Yll!
në lartësim pa qënë i tillë!
Kam frikë se shpejt do biesh...
Kometat ta dish: Nuk bëhen Yll!
Ti që lavdet ia thur vetes
e mbështillesh, bëhesh mbret!
Po ç'mësim që nxjerr prej jetës
blihesh shtrenjtë e s'vlen një lek!
e mbështillesh, bëhesh mbret!
Po ç'mësim që nxjerr prej jetës
blihesh shtrenjtë e s'vlen një lek!
Hije bën edhe një ferrë
kur i bie dielli i verës!
Po në fund fishkëllen në erë
para se të thahet vjeshtës...
kur i bie dielli i verës!
Po në fund fishkëllen në erë
para se të thahet vjeshtës...
Po çfarë vlere mbart një shportë
kur ti mbart ujin për të pirë!
Mburresh kot,
nuk ngrihesh dot!
Kurrë kometat s'bëhen Yll!
kur ti mbart ujin për të pirë!
Mburresh kot,
nuk ngrihesh dot!
Kurrë kometat s'bëhen Yll!
Nëse tjetrit ia hedh ferrat...
Që të griset fati i tij!
Ta dish: Tek ti do të mbijnë gjëmbat...
Të të ngulen krejt në sy!
Që të griset fati i tij!
Ta dish: Tek ti do të mbijnë gjëmbat...
Të të ngulen krejt në sy!
2012-10-24
LIRIA ËSHTË LIRI
Lindja krenohet me lindjen e Diellit,
se lind në Lindje...
Kur në Perëndim i njëjti
ndrit e ngroh ndryshe...
se lind në Lindje...
Kur në Perëndim i njëjti
ndrit e ngroh ndryshe...
Të njëjtat rreze,
në kënde sinus-cosinus
nënkuptojnë si plus-minus!
Lindoret krenohen për çudi
me tagent-cotagentin
dhe sekant-cosekantin shtydhin
të transmetojnë rrezatimet Violaviolë!
në kënde sinus-cosinus
nënkuptojnë si plus-minus!
Lindoret krenohen për çudi
me tagent-cotagentin
dhe sekant-cosekantin shtydhin
të transmetojnë rrezatimet Violaviolë!
Pesë shqisat e tua o njeri
si pesë gishtat e dorës së shtrirë
kur fjalën nyjëton në buzë
në gjuhën tënde
në çdo Kontinent
kur lutesh për më mirë...
si pesë gishtat e dorës së shtrirë
kur fjalën nyjëton në buzë
në gjuhën tënde
në çdo Kontinent
kur lutesh për më mirë...
Janë pasqyrë e ditës
që lind në mëngjes
kur mplaket në mbrëmbje...
Oksigjen, hidratim për më shumë liri...
Paqe në vend të luftës, harmoni,
sa më larg urrejtjesh...
Ku çel trëndafil i zi!
Prandaj pa dallim ngjyre,
bindje e feje:
Fal dashuri!
që lind në mëngjes
kur mplaket në mbrëmbje...
Oksigjen, hidratim për më shumë liri...
Paqe në vend të luftës, harmoni,
sa më larg urrejtjesh...
Ku çel trëndafil i zi!
Prandaj pa dallim ngjyre,
bindje e feje:
Fal dashuri!
Janë metrikë e stinës
që rend këtij Globi,
cirkuitit!
Dy hemisferave të Botës në një...
Elipsave që ndahën në një pikë,
aty ku njeriu është Njeri!
që rend këtij Globi,
cirkuitit!
Dy hemisferave të Botës në një...
Elipsave që ndahën në një pikë,
aty ku njeriu është Njeri!
Sytë e tu kërkojnë më shumë diell,
fytyrën të të lajë,
kur stuhitaret retë përzhitin...
E di, e di se zogjtë i bashkon i njëjti qiell,
të kthehen, të ikin...
Pse ndryshe i ngrejnë foletë!
Kur të tjerë shpendë murrmashi
ua prishin...
fytyrën të të lajë,
kur stuhitaret retë përzhitin...
E di, e di se zogjtë i bashkon i njëjti qiell,
të kthehen, të ikin...
Pse ndryshe i ngrejnë foletë!
Kur të tjerë shpendë murrmashi
ua prishin...
Blice vetëtimash të thata shkruajnë në qiell:
Etjen tënde për më shume buzëqeshje
se lot!
Sa djeg në lëkurë violaviola
që nga epiderma e indeve të buta
e gjer në kocka, ku drejtqëndrimi
ka etje e smog, mjergullina e tym...
Kur ti, njeri i oazit të pritjes
këndo vetëm një himn:
Liria është Liri...
Etjen tënde për më shume buzëqeshje
se lot!
Sa djeg në lëkurë violaviola
që nga epiderma e indeve të buta
e gjer në kocka, ku drejtqëndrimi
ka etje e smog, mjergullina e tym...
Kur ti, njeri i oazit të pritjes
këndo vetëm një himn:
Liria është Liri...
Përherë në Lindje nga dielli lind,
por sytë në Perëndim:
Dita është sot...
por sytë në Perëndim:
Dita është sot...
Zgjohu qënie njerëzore në këtë ditë,
këtë fillimvjeshtë që gjethet bien
dhe ndjehu ndryshe nga dje!
Rrugëto në këtë të sotme me hapin tënd,
me shpresën, se...
dëshirat, se....
vrullin tënd, se...
këtë fillimvjeshtë që gjethet bien
dhe ndjehu ndryshe nga dje!
Rrugëto në këtë të sotme me hapin tënd,
me shpresën, se...
dëshirat, se....
vrullin tënd, se...
Lartësoje guximin prej graniti
gjithnjë nga krenaria,
nga brendesia që ndien njerëzisht ,
jo nga instikti!
Këtu fleta shkruhet nga ti,
veç nga ti...
Jo nga grafiti!
gjithnjë nga krenaria,
nga brendesia që ndien njerëzisht ,
jo nga instikti!
Këtu fleta shkruhet nga ti,
veç nga ti...
Jo nga grafiti!
Edhe në dielli zihet nga retë
që blice vetëtimash hedhin!
Qiellit shkruajnë rrebeshet, bien...
Për të sjellë pranverat...
që blice vetëtimash hedhin!
Qiellit shkruajnë rrebeshet, bien...
Për të sjellë pranverat...
2012-09-25
TINGUJ NË ARABISHT
Tingujt e parë
që më trembin mëngjesin,
nuk janë zogjtë,
as gjelat,
nuk është as Himni i Flamurit
a ndonjë këngë himn lirie,
as ritmet Dj.
që më trembin mëngjesin,
nuk janë zogjtë,
as gjelat,
nuk është as Himni i Flamurit
a ndonjë këngë himn lirie,
as ritmet Dj.
S'është zilja e telefonit,
as era Jon - Adriatike
që vjen nga Mesdheu.
as era Jon - Adriatike
që vjen nga Mesdheu.
- me mall Shqipërie,
- zjarr Arbërie,
- prush dashurie.
- zjarr Arbërie,
- prush dashurie.
Nuk është as ora në mur,
që gradoi të bie.
që gradoi të bie.
Tingujt e parë,
në pesë e para pesës,
në pesë e pas pesës,
kur t'i dalë gjumi a kur t'i teket.
Tingujt që m'i ushtojnë dritareve
më rropaten veshësh,
është zëri me ton të lartë
i hoxhës,
i hoxhës në xhaminë e re
të ngritur mes kënetës....
në pesë e para pesës,
në pesë e pas pesës,
kur t'i dalë gjumi a kur t'i teket.
Tingujt që m'i ushtojnë dritareve
më rropaten veshësh,
është zëri me ton të lartë
i hoxhës,
i hoxhës në xhaminë e re
të ngritur mes kënetës....
Nga altoparlantet e xhamisë,
të ngritur në mes të 2013 - ës!
të ngritur në mes të 2013 - ës!
Aty ku më parë ka qënë një kishë,
një kishë e para dymijë vjetësh
që turku i anadollit,
e dogji,
e shembi,
kur priftin e vrau mu në derë
kokën ia la poshtë themelesh...
një kishë e para dymijë vjetësh
që turku i anadollit,
e dogji,
e shembi,
kur priftin e vrau mu në derë
kokën ia la poshtë themelesh...
Heu zot,
këtu ku flitej shqip
e shkruhej shqip,
e këndohej shqipja
para mijëra vjetësh...
këtu ku flitej shqip
e shkruhej shqip,
e këndohej shqipja
para mijëra vjetësh...
Sot, ia kërcet hoxha
në arabisht,
në pesë e para pesës,
në pesë e pas pesës...
në arabisht,
në pesë e para pesës,
në pesë e pas pesës...
E më e pabesueshmja,
- është shqiptar,
me të njëjtin gjak si unë e ti,
me të njëjtën gjuhë si unë e ti,
veçse ai flet arabisht,
- kurrë shqip!
- është shqiptar,
me të njëjtin gjak si unë e ti,
me të njëjtën gjuhë si unë e ti,
veçse ai flet arabisht,
- kurrë shqip!
Pa ku m'i vesh fëmijët minorë,
mbështjellur gjer në sy.
Sa turp më vjen,
Shqipëri!
mbështjellur gjer në sy.
Sa turp më vjen,
Shqipëri!
Këtu ku Pal Ëngjëlli, letraro - prift
para Mesharit të Buzukut,
në 1462 pati pagëzuar:
“ Në emër të Atit të birit shpirtit të shenjtë,
të pagëzoj!...”
Hyjnisht në Arbërishten tonë,
as latinisht,
as turqisht,
as arabisht....
para Mesharit të Buzukut,
në 1462 pati pagëzuar:
“ Në emër të Atit të birit shpirtit të shenjtë,
të pagëzoj!...”
Hyjnisht në Arbërishten tonë,
as latinisht,
as turqisht,
as arabisht....
KOKTEIL 12 - ZOODIAKËSH...
Petalet e luleve
sa lindin, në shuhen...
Para kohe bien,
ç'të quhen!
sa lindin, në shuhen...
Para kohe bien,
ç'të quhen!
Degë të jesh,
je pak nga e pakta...
Limfë të jesh,
je afsh nga e afshta...
je pak nga e pakta...
Limfë të jesh,
je afsh nga e afshta...
Zgjidh:
Degë e pemës në fllad pranvere,
apo limfa e saj që fal, të blertën...
Degë e pemës në fllad pranvere,
apo limfa e saj që fal, të blertën...
Zgjidh njerën, merre!
Ledhatoje
tjetrën!
Ledhatoje
tjetrën!
2.
Një fëmijë
me një pikë të qymyrtë loti...
E braktisën prindërit:
Njëri i vdiç,
tjetri u martua së dyti...
I vetmi pa ndryshim, veç zoti!
me një pikë të qymyrtë loti...
E braktisën prindërit:
Njëri i vdiç,
tjetri u martua së dyti...
I vetmi pa ndryshim, veç zoti!
3.
Në cep të qytetit
në çdo kontenier:
Gjithë qejf,
gjithë mllef!
në çdo kontenier:
Gjithë qejf,
gjithë mllef!
...Pleq të braktisur,
...qen rrugaçë,
...jevgj...
...qen rrugaçë,
...jevgj...
Me tej një gajdexhi
gajdës i bie.
Metropoli të flet:
- Mirëmëngjes!
- Lana qelb!
gajdës i bie.
Metropoli të flet:
- Mirëmëngjes!
- Lana qelb!
4.
Njoh dikë
që pasi lutet tri herë në zot,
e zoti hesht s’e hesht...
Të katërtën përmend:
Dreq!
që pasi lutet tri herë në zot,
e zoti hesht s’e hesht...
Të katërtën përmend:
Dreq!
Nëse njihni dhe ju
një të dytë.
Tek ai u bekofshin
të gjitha perënditë...
një të dytë.
Tek ai u bekofshin
të gjitha perënditë...
5.
Zonjë a zonjushe me dy qen përpara:
Njëri leshatuk, krehur me model,
tjetri me pulla të zeza,
të bardha.
Njëri leshatuk, krehur me model,
tjetri me pulla të zeza,
të bardha.
Qytetit i bien
cep më cep.
cep më cep.
Në udhë, në trotuar,
mbi karton të amballazhit
shkruhet "Dolçe Vita"...
Një lyps lutet:
Falmë!
mbi karton të amballazhit
shkruhet "Dolçe Vita"...
Një lyps lutet:
Falmë!
E zonja a zonjusha
vazhdon përpara.
Zë gojën me dorë
pështyn!
vazhdon përpara.
Zë gojën me dorë
pështyn!
Qeni - qenin lëpin...
Lypsi, thonjtë gjer në mish
i grinë dhe lutet:
Pështymat në ballë,
asaj t'i shkrijnë!
Lypsi, thonjtë gjer në mish
i grinë dhe lutet:
Pështymat në ballë,
asaj t'i shkrijnë!
6.
Oh, po....
Janë kameleonë,
si ato që ndërrojnë njëqind flamunj...
Si ato që vetëquhen lisa,
kur s'bëjnë as për hunj!
Janë kameleonë,
si ato që ndërrojnë njëqind flamunj...
Si ato që vetëquhen lisa,
kur s'bëjnë as për hunj!
Ç'ti duash...?!
Ç'ti quash...?!
Zot, prej tyre t’na ruash!
Janë, bisha...
Ç'ti quash...?!
Zot, prej tyre t’na ruash!
Janë, bisha...
7.
Shushunjat dallohen
prej çdo lloj krimbi...
Thithin gjakun variçeve
sa u del shpirti.
prej çdo lloj krimbi...
Thithin gjakun variçeve
sa u del shpirti.
Ka shushunja e shushunja...
Si ato që luajne shushunjash.
Një i dytë,
mos lindi!
Si ato që luajne shushunjash.
Një i dytë,
mos lindi!
8.
Ato që janë zhgënjyer nga dashuria
dhe s'besojnë në dashuri!
Të gjitha Gentat i quajnë:
Gentamicina!
Dhe vesa u kthehet në shi...
dhe s'besojnë në dashuri!
Të gjitha Gentat i quajnë:
Gentamicina!
Dhe vesa u kthehet në shi...
Djeg flaka dhe prushi.
Më keq...
Hiri i buzës
që puthi...
Më keq...
Hiri i buzës
që puthi...
9.
Ajo vajzë me telefon në vesh:
Fol e qesh.
Tjetri - tjetrën
ngjesh!
Fol e qesh.
Tjetri - tjetrën
ngjesh!
10.
Konstrukti i trupit të saj
është i tillë:
Të hajë kofsha - kofshën.
është i tillë:
Të hajë kofsha - kofshën.
Dhe pa ia ndërruar faqen:
Shpesh, zihem ngushtë,
krejt ngusht...mes tyre të mbjellë paqen!
Shpesh, zihem ngushtë,
krejt ngusht...mes tyre të mbjellë paqen!
Dhe e ha
tërë groshën!!!
tërë groshën!!!
11.
Tek një i vetëm njeri
ka aq njerëzi,
sa njëmijë e një të tjerë,
s'përbëjnë një të tillë.
ka aq njerëzi,
sa njëmijë e një të tjerë,
s'përbëjnë një të tillë.
...sa po të ishte në vlerë të njëjtë
njeriu - njeri, dhe ari.
Ari, do strukej Mantelit të Tokës.
Njeriu - njeri do dilte i pari!
njeriu - njeri, dhe ari.
Ari, do strukej Mantelit të Tokës.
Njeriu - njeri do dilte i pari!
Por, jo...
Për një fill të hollë të larë në ar.
Gjakun ta thithin vampirët e gjallë!
Për një fill të hollë të larë në ar.
Gjakun ta thithin vampirët e gjallë!
12.
Të gjithë lindin ëngjëj:
Edhe fëmija i vrasësit, edhe i hajnit,
edhe i don zhuanit, edhe i humanit...
Edhe i ministrit, edhe i letrarit
edhe i lypsit, të ziut, të bardhit...
Edhe fëmija i vrasësit, edhe i hajnit,
edhe i don zhuanit, edhe i humanit...
Edhe i ministrit, edhe i letrarit
edhe i lypsit, të ziut, të bardhit...
Raportet ëngjëll - djall
ndryshojne rrugës,
% e djallit!
ndryshojne rrugës,
% e djallit!
13.
Stinët ngatërraqe
aq janë ngatërruar,
si kufijtë e Ballkanit!
aq janë ngatërruar,
si kufijtë e Ballkanit!
Ky shi i akullt fundmarsi
lagaqull rrugëtimin tonë
drejt Prillit të...afërm!
lagaqull rrugëtimin tonë
drejt Prillit të...afërm!
Bjeshkëve dremitin mjergulla të ftohta.
Dëbora vesh shpatet...
Ç'të veçantë tjetër ka dimri mongol,
Dëbora vesh shpatet...
Ç'të veçantë tjetër ka dimri mongol,
dimri avgan,
ngricat, Karpatet...?!
Avujt e Mesdheut kondensohen
nga të ftohtët e mbërritur
nga Siberi e largët...
nga të ftohtët e mbërritur
nga Siberi e largët...
Prilli është afër,
aq afër, sa qielli nis të hapet!
Uji i Drinit vërshon...
Varkëtari Shkodrës, laget!
aq afër, sa qielli nis të hapet!
Uji i Drinit vërshon...
Varkëtari Shkodrës, laget!
14.
Dëborërat e rëna
në janar e fundmars:
në janar e fundmars:
Si buzëqeshja
me zgërdhirjen,
kanë kontrast!
me zgërdhirjen,
kanë kontrast!
15.
A don të mposhtësh një komb,
të marrësh Kështjellën pa zbrazur asnjë armë.
Perçaji letërsinë!
të marrësh Kështjellën pa zbrazur asnjë armë.
Perçaji letërsinë!
Përcaji artin,
kulturën...
kulturën...
Përçaje në ngjyra: Të kuq, të bardhë!
Pa ngjyrë a të larmë...
Përçaje në bindje, në ide,
dhe thuaj: Je zog pa fole!
Pa ngjyrë a të larmë...
Përçaje në bindje, në ide,
dhe thuaj: Je zog pa fole!
Përçaje dhe qesh se si ngjet
reaksioni i amebës rresht...
reaksioni i amebës rresht...
16.
Në qesh, në qaj...
Do ngjaj!
Do ngjaj!
Sa herë djajtë vishen ëngjëj,
edhe ëngjëjt si djajë!
edhe ëngjëjt si djajë!
Ç'ëngjëlldreq
t'i hajë?!
t'i hajë?!
17
Në këtë çast
në Irak a Arabi
nxirret ari i zi...
në Irak a Arabi
nxirret ari i zi...
Një javë më pas
do vijë në Shqipëri.
1800 lekë/litri...
do vijë në Shqipëri.
1800 lekë/litri...
Tymin do ia thithim
ta kemi në mushkri,
si unë që ec në këmbë,
s'kam as biçikletë...
Si ti që ke kadillak të zi!
ta kemi në mushkri,
si unë që ec në këmbë,
s'kam as biçikletë...
Si ti që ke kadillak të zi!
Greku i endet Jonit
ta bëj të tijin!
E ne heshtim...
ta bëj të tijin!
E ne heshtim...
Alb - Petroli ynë
që pin e përpinë...
Ka metodë, sizmikën e tokës:
Plas mure, shemb shtëpi!
që pin e përpinë...
Ka metodë, sizmikën e tokës:
Plas mure, shemb shtëpi!
Bulqizës, kromitet
i merren ku e ku më e mira...
Po të ishte nëntoka pëlhurë e bardhë,
a e di si do dukej:
E gjitha për arna.
E gjitha vrima - vrima!
I merret më e dlira.
Minatorë të vegjël dhjetëvjeçarë
mbroji zot!
i merren ku e ku më e mira...
Po të ishte nëntoka pëlhurë e bardhë,
a e di si do dukej:
E gjitha për arna.
E gjitha vrima - vrima!
I merret më e dlira.
Minatorë të vegjël dhjetëvjeçarë
mbroji zot!
Pt'hu...
Ç'kohë të vështira!
Ç'kohë të vështira!
Në minierat e Munellës
nxirret bakër, ar...
Do iki jashtë të shkrihet të na shitet tela,
varëse, unaza...
nxirret bakër, ar...
Do iki jashtë të shkrihet të na shitet tela,
varëse, unaza...
(Medet, këtu faza është nul,
e nuli është faza!
Lidhja e shkurtër i plastë!)
e nuli është faza!
Lidhja e shkurtër i plastë!)
Punëtorët tanë ose paguhen krejt pak,
si nën frerin e çifutëve!
Ose konkurojnë gruan,
të shohin telenovela turke!
si nën frerin e çifutëve!
Ose konkurojnë gruan,
të shohin telenovela turke!
Në Metropolet tanë.
Nga veriu në jug
në qytet a fshat,
vritet dikush për pronën e tij,
dikush ngujohet përsëri në gjak!
Nga veriu në jug
në qytet a fshat,
vritet dikush për pronën e tij,
dikush ngujohet përsëri në gjak!
(Hashash s'ka veç
në Lazarat!)
në Lazarat!)
Ushtarët tanë ecin...
Patrullojnë me flamurin tonë:
Mbrojnë lirinë, në Çad
Patrullojnë me flamurin tonë:
Mbrojnë lirinë, në Çad
2013-03-25
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen