Samstag, 20. September 2014

Nexhat Rexha - Cikël poetik

UNË PO DERGJEM
MBI SHTATIN TËND


KËNGË E PËRSËRITJES...


Sërish vjen ti
E unë me ty burgosem
Trazojmë përmallshëm këngën
Që dikur e këndonim bashkë
Për t’ua dhënë lotëve kujtimin
Në lulishten e amshimit
Sa mall
Shton kënga e përsëritjes
E aroma rikthen në ne
Përplasjet e ndarjeve
Për ditët që na munguan
Për kufizimet pa dashje
Koleksionin e ëndrrave
E ruajtëm në albumin imazh

 
PËR NE

Ma pushtove burgun tim
Pastaj bëre strehë
Thellë në zemrën time
Krijesë engjëllore

Të thashë mos hyr
Atje ku s’dilet
Se drynit i mungon çelësi
Pastaj unë dhe ti mbetemi pykë

Nëse bëjmë udhë të gjatë
Nuk mund ta lirojmë
Ëndrrën magjike për ne
Zjarrmi ka brenda në ne

Burg i zemrës vrarë
Liri valë më jep valë
Botë çlirimtare heronj lirie
Flakë dashurie jehonë ardhmërie

 
SHIKIM PA FJALË

Shikimet e fjalët grimcojnë
Ledhatimet e mbyllura
Për dashurinë e përgjumur
Në zemrat tona

Nëse shigjetat magjike
Pëshpëritin këngën e përvajshme
Mos më thuaj hije e shpirtit
Tinëzar për tenin tonë

Me këmbëngulje shtrije shikimin
Në kujtimin e luleve të para
Të dritares lulejetë
Për ta mundur sundimin sot

Se banesën e kemi siguruar
Në rrugën unazore
Në brendësi të këngës
Ku gjumi çerdhen ka braktisur

E shikimit t'i japim dëlirësi
Kur përsëri fjalët ngrihen
Në thellësinë lakuriqe
Për t'ia ndalur dallgët detit trazues


SHTATI YT

Në shtatin tënd diçka enigmatike
Po sillet e mbështillet
Sa decenie kemi pa ëndrra
Për daljen në këtë jetë
Kosova rritej me përkëdheljet tua
Ti flakërove udhët për ne
Netëve ua ndërrove zhurmën
Agimit këngën ia shkrove
Simfoni moderne kohëve u premtove
Dukshëm mbulove qiellin
Me rreze të ngrohta
Ledhatimet përqafuan pamjen
Për një copë arnë
Përgjakjet tmerrësisht i mundëm
Në gjitha pikat kemi shtypur
Sustën funksionale për ty
Shtatit tënd i kemi dhënë
Uratën e pranverës
Emri yt u bë nektar për ne
Atëherë robërinë e hanim
Me dhëmbë të kohës njerkë
Për të parë shtatin tënd të pashëm
E për t’ua rrëfyer kohëve
Rritjen pamjen qëndresën
Për ata që vijnë pas nesh
Enigmën për ty Kosovë
Ta zgjidhin pa lot

7 nëntor, 2009

 
TI JE NATYRË

Kur më erdhi frymëmarrja
M’u çelën sytë
Dhe pranë meje ishe ti
Dridhjet shtangimet
Shkrinë buzëqeshjen magjike
Ti kafshoje kohën e humbur
Atëherë më jep aromën e kopshtit të luleve
Natyra jonë vërshoi mbi trupin tonë
Tërësisht butësisht
Lutjet mbuluan bekimin dhuratë
Natyrë me lotët tanë
Ne po shuajmë mallin e purpurt
Ti je natyrë në natyrën tonë

 
PËRSHTATJE

Në shtatin tonë
Ëndrrat flasin për ne
Pamjet vulosin hijet
E shkëlqimi bën magji

Etja than buzët
Për një shkundje tërësisht
Duart lidhin fjalën
Besnikërisht

Frymëmarrja lirshëm
Përqafon kohën e humbur
Mbledh leckat e arnimit
Nëpër faqet tona

Kurse ti që jeton në mua
Ruaje lidhjen e vjetër
Dhe eja te burimi
Se ujëvara rrjedh për ne


TË THASHË

Të thashë më prit
Deri në frymëmarrjen e fundit
Se aeroplanët vijnë e shkojnë
E unë mbeta në pritje
Dhe tash kam rënë në dilemë
Të pres zbritjen apo ngritjen
E fluturimeve të mia
Në këtë ngushëllim
Mes ngritjes dhe ikjes
Apo të pres kur do të zbresësh Ti
Në aeroportin e ëndrrave
Sa shumë po më ngulfat mjegulla
Që sot ka rënë në mesditë
Dhe mua në hall më ka ngujuar
Ajo as nuk ikë e as nuk më braktis
Kjo pritje peng më mban
Deri në muzgun kur bie vesa
Pagjumësia më kishte lidhur
Në rrëfimet e pritjes pështjellim
Derisa mendimet puhiza tundoi
Dhe unë munda të triumfoj
Në betejën me djallin
Dhe aeroplani ateroi në Prishtinë
Të thashë më prit
Se aty më ke

 
SYTË

Atë ditë krejt rastësisht
U takuam në kopshtin me lule
As shi nuk binte
Pastaj Ti
Më mbulove me magji
Nuk di si më the
Të dua apo..?!
E di që më ke premtuar
Atë mbrëmje me riga shiu
Në atë muzg
Buzët shkrijnë shumë
Trupin tonë valë-valë
Ajo që ndodhi ishte dashuri
Apo vetëm mahi
T’i kam dëgjuar
Tiktaket e zemrës së ngujuar
E buzëqeshja shkëlqente
Për puthjen në pritje
Pastaj nëpër faqe
Rrodhën zjarrmi
Buqeta me lule erdhi për ne
Kurse lutjet për amshim
Vinin nga thellësitë e marsit
E puhiza ledhatoi ndër ne
Era mori me vete
Shikimet magjike të syve tanë
Ata gjetën strehim
Në oazë vetëm për ne

 
AS MBRËMJE, AS MËNGJES

Në këtë stinë thatësie
Unë po dergjem
Mbi shtatin tënd
Për një pikë ujë

Nuk di në është mbrëmje
Apo mëngjesi vonon
Dhe t’i etjen më shton
Për një pikë takim

Kjo verë verdhon
Me fletët e verdha
Në mundim
Dhe t’i jep shpresë

Kalimit të kësaj stine
Vapa përcëlloi hijen
Ekskursion në valëvitje
Dallgësh për Ty

Atëherë si ta zëmë mbrëmjen
e të arrijmë mëngjesin
për të shëruar
Oreksin e çmendur

Të fluturimit mbi krahët
E sundimit mëkatar
Dhe buzët shkrumb
Të kësaj mesdite

Kur sytë shkëlqejnë
Mbi të dukshmen verë
Atëherë vjen ti si erë
E shuan etjen edhe këtë herë

Më 1 shtator, 2012

 
NËPËR VALË

Në valë e në fjalë
Vijnë pritjet
Për një gur
Që nuk copëtohet kurrë

Në kaltërsi deti
Buzëqeshja ngërthen valë
Aty kishte zall e mall
Në këtë kthjelltësi kishte edhe magji

Nëpër dallgë trazimet
Shpalosnin yjet në ndriçim
Sa shumë kishte akumulim
Për një zvarritje në trungun tim

Valët bartnin në thellësi
Ata shkriheshin në ngrohtësi
Varg i ruajtur në kujtesë
Ëndërr shpresë e fjalë në besë

Në këtë simfoni
Mungonte vetëm një tingull për Ty
Në ata sy
Kishte zjarr për amshim

Në këtë shtegtim
Ti ke ndezur flakë
Fluturim mjellme në mesditë
Emblemë ari buzëqeshje ngrirë

Me ty jam këngë pa zë
I tërë deti më përpin
Vetëm Ti buzët shkrin
Flokë zinxhir portin ka lidhur

28 shtator, 2012

 
SERENADË

Ti doje serenadë
Kur vlonte muzgu
Me shushurimën e mizave
Në fustanin shumëngjyrësh
Dritarja jote e mbyllur
Dritarja jote e hapur
Dritarja jote vezullon
Dritarja jote tingëllim lëshon
Atje vjen zogu në vëzhgim
Dhe ti vështroje në pendim
Sa shumë lëngim
Sa shumë mallkim
Serenadë lutjesh
Në këtë stinë të hekurt
Pikat e shiut
Afrojnë lindjet për Ty
Mëngjes i pagjumë
Një natë më shumë
Kot së koti shkoi moti
Serenadë e vrarë në mesnatë
E pafilluar këngë
Apo e mbaruar këngë
Statujë e ngrirë
Vonesë ëndërrimesh
Dashuri malli
Sa keq me lojë
Djalli

31 tetor, 2012

 
PIKËTAKIM

Për çdo ditë shoh pamje të trishtuara
Nga ethet e pritjes
Për një pikëtakim buzësh
Nga dridhjet tërbuese

Valët e dalldisura
Ngrijnë shikimet boshe
Në amfiteatrin e në sofrën e pjatave tona
Krejt bosh

Kurse nata shkrin
pikëtakimin ëndërrimtar
dhe buzët afrojnë
Shijen e kësaj pritjeje magjepse

Ti vije në mesnatë
pa trokitur në derën time
çelësin kodues më vodhe
bashkë me tiktaket e zemrës

Simfonia e kësaj stine
ndërroi shikimet e pritjeve
me ardhjen fluturuese
të aromës ngrohtësi

Më erdhi befasi
Piktura shumëngjyrëshe me pika-pika
aty dukej nimfa
në brendi kishte sa shumë thellësi

Nuk di ishte ëndërr mashtrim
apo ti vije në kraharorin tim
sa kishte vapë sa kishte fllad
në këtë pikëtakim trokitjesh...

 
HARRUAR NË KËTË NATË

Lëngoj për Ty sonte
Në melodinë e zemrës
Harrimit i kam dhënë pushim
Fluturoj mbi krahët e shqiponjës
Për të afruar
Aromën e buzëve tua
Zjarrminë e fërkojmë
Në mes belit tonë
Në këtë natë ka fllad
Me Ty
Këngë me të njëjtin titull
Arrin me sytë lot
Në shtratin e kësaj nate

 
SA MUNGOJNË

Sa shumë janë tharë
Buzët e mia
Për një pikë ujë
Në mesditë

I tëri jam tharë
Nga pritja e një pikëtakimi
Sikur ajo mbrëmja jonë

E ti shëtit rrugëve
Pa mua
Dhe nuk ndjen etjen time

Po më shpalove zemrën
Do të besosh
Sa gof kam për TY

 
URIME

Urimet qofshin
Për jetë të mirë

Dëshirat le të shkrihen
Në një dëshirë

Ato le të vijnë si ujë nga mali
Pastërtia jonë të burojë
Nga malli

Viti 2014 të jetë vit i shpresës
Kjo jeta jonë të mbetet e besës

Më 31 dhjetor, 2013

______________
Nga Revista "Agmia"

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen