GJALLË ËSHTË MUZA IME
ZGJIM
Përtej murit tim, më thanë të mbyllë sytë
Se shoh ëndrra syhapur tejhedhje ylberësh
E ato më vrasin hijen, hënën kthejnë ka vetja
Ditët numërohen fundit
Stinëve në degë të acarta
Dikur rrëke kujtimesh, strehëve të shpirtit
Mallë që rrjedhë ujëvarë, për vargun e çarë
Tej zemrës së metaforës
Pranverës me shi
Vjeshtës kur zjarr e hall binte sikur gjethe
Veten si ta thërrisja
Rimë strofe varur qafës sime
Shtrënguar kur binte nata
Përtej murit tim, ylber më prekë dritares
Çukitë muzë që zgjoi metaforat e fjetura
Hije që përcjellë ecjen, dot s’është vrarë hëna
Gjallë është muza ime
Fryma ime gjallë

DETIT ME VALË....
Mund tè ikèsh hapèsirave pafund
kèmbève copa tè dheut do ruhen
si pèr inat do trazojnè ikjen
Do kèrrusesh t'u gjunjèzohesh copave
do vajtosh pèr dheun tènd nèn kèmbè
Detit plot valè mund t' ia mèsyesh
tè çmenden dallgèt mu nè mes të natès
pas do tè ndjek fill i kèngès sè gjyshit
pèr zanat nga merrte fuqi Muji
Kryet pèrpjetè qiellit s'ta lèkundè as era
kèmbèt gèlltisin copat e dheut
I huaj porteve ku shitet e blihet shtrenjtè fjala yte

LIRIA
Me flatrat që rrahnin erën
lirinë dëftonin
Lirinë syve kishin, qiellin aty brenda
pa prita, pa porta që hapen e mbyllen
S'bëra gjë
vetëm lirinë e tyre dashurova
Me flatrat që rrahnin erën
lirinë dëftonin
Lirinë syve kishin, qiellin aty brenda
pa prita, pa porta që hapen e mbyllen
S'bëra gjë
vetëm lirinë e tyre dashurova
STINËT
Bien stinët gjethe të zverdhura vjeshte
Udhëtarë të marrë, udhëtarë të gjorë
vrapojnë për ta prekur qiellin para shiut
Stinët bien kokave rëndojnë frikën
Udhëtarët një ditë boshatisin udhët
pa prekur qiell as diell

GURI
Mè ra guri duarsh
ai gur fati qè vura nè arèn time
pèr ca bukè gruri pèr nesèr
Lot e elegji skaj gurit
mbin
Sa kohë fshehur nën thua e kisha atè gur
Mè ra guri duarsh
ai gur fati qè vura nè arèn time
pèr ca bukè gruri pèr nesèr
Lot e elegji skaj gurit
mbin
Sa kohë fshehur nën thua e kisha atè gur
THASHETHEMË
Nuk dinë gjë poetët, thanë
Ngelin netëve të vetëm
Me vajin në buzë e gjëmë
Kalorës të çmendur ëndrrash janë
Tymnajë përpiu tellallët
nga fjalët e poetëve
u përpushën dhe varret
Vaj e gaz lanë për të gjallët
Nuk dinë gjë poetët, thanë
Ngelin netëve të vetëm
Me vajin në buzë e gjëmë
Kalorës të çmendur ëndrrash janë
Tymnajë përpiu tellallët
nga fjalët e poetëve
u përpushën dhe varret
Vaj e gaz lanë për të gjallët
_________
Nga Revista "Agmia"
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen