DHE REDAKTORET SHARLATAN
Dikur Shqipëria dhe Kosova kishin jo më shumë se nga një botues, por kishte rregull. Punohej në mënyrë shumë profesionale. Me librin punonin me përkushtim vetëm ata që dinin dhe që e donin vërtetë letërsinë. Përzgjidheshin autoret dhe librat kalonin nepër shumë filtra para se të botoheshin. Kjo bënte që veprimtaria botuese të ishte tejet serioze dhe nuk kishte ndonjë liber që e shihte dritën e botimit e të mos e gjente lexuesin e vet. Kurse, krijuesit e rinj duhej të jepnin shumë prova dhe të tregonin seriozitet të madh për ta fituar të drejtën qe të prezantoheshin para lexuesve me librin e tyre të parë. Ndaj, për këtë arsye, konkurrenca ndërmjet krijuesve të rinj, për ta fituar të drejtën e botimit të librit të parë, ishte e madhe. Por, kur ata dilnin para lexuesve me librin e tyre të parë, dëshmonin bindshëm përkushtimin e tyre krijues dhe prezantimi i tyre ishte dinjitoz.
Çfarë ndodhi më vonë?
Pas ndryshimeve të mëdha që ndodhën në shoqërinë shqiptare, ndryshoj edhe qasja ndaj librit dhe autoreve. U themeluan shumë botues të rinj. Disa prej themeluesve të shtëpive botuese ishin krijues të dëshmuar letrare dhe njerëz që e donin librin dhe letërsinë, por shumicës prej tyre u mungonte stafi profesional dhe mundësia për të zhvilluar veprimtari botuese serioze. Kjo ndodhte, jo pse ata nuk e kishin dëshirën dhe qëllimin e mirë, por për mungesë të mjeteve matriale. Se, për ti angazhuar njerëzit duhur që të merrëshin me përgatitjen e librit për secilën lëmi të letërsisë, duhej pasur bazën material që ti paguanin ata për punën qe do ta bënin.
Megjithatë, pas përpjekjeve vetmohuese dhe
dashurisë së madhe që kishin për librin, disa nga botuesit e rinj, në Shqipëri
dhe në Kosovë, dëshmuan për një përkushtim më serioz dhe deri diku edhe ia
arritën qëllimit për ta kryer misionin e vet ashtu si duhet dhe si u ka hije.
Dhe patjetër, ata dihen cilët janë, e kanë krijuar fizionominë e tyre dhe kanë
emër sot.
Por, krahas kësaj, është paraqitur edhe një
dukuri e shëmtuar. Këtë mudësi e shfrytëzuan edhe një numër i konsiderueshëm sharlatanësh
dhe matrapazësh. Disa syrësh u bën botues, jo që kishin ndonjë dashuri për letërsinë dhe respekt
për krijuesit, por për shkak të mundësisë së përfitimit. Soji i tyre e nuhati
me kohë sëmundjën e disa autorëve për të publikuar sa më shumë libra dhe pa
kurrfarë kriteri. Grykësia qe të përfitohej nga libri, kaloj çdo normë etike
dhe morale. Filluan të shfaqën si botues edhe shtypshkronjat, klubet dhe
rrethet letrare. Kjo solli si pasojë edhe largimin e dëshirës kolektive për të lexuar.
Kjo është arsyeja pse libri sot ka shumë më pak lexues se sa kishte dikur.
Dukuria më e shëmtuar është duke ndodhur me
krijuesit e rinj, me ata që dalin për herë të parë para lexuesve me librat e
tyre. Shumica syresh ua lën në duar apo ua besojnë dorshkrimet e tyre përsonave
të pandergjegjshëm që e kanë për sëmundje të na paraqitën si redaktorë. Përsonat
e till sharlatanë më shumë pak njohuri për format dhe kriteret që duhet ndjekur
për ndërtimin e librit, në vend që ti redaktojnë si duhet dorëshkrimet e
krijuesve të rinjë, ata i masakrojnë ato. Jo rrallë, përmbledhjet e para
poetike të krijuesve të rinj botohen me tituj deklarativ dhe prozaik! E të mos flasim për organizimin e brendshëm të
librit. Kurse ballinat e librave, shfaqën pa kurrëfarë shije artistike.
Kësisoj, ky lloj redaktorësh, në vend që ti ndihmojnë krijuesit e rinj që ata
ta gjejnë vetvetën dhe të krijojnë identitet, ata e keqpërdorin besimin e tyre
dhe u shkaktojnë më shumë dëme se të mira. Pra, “redaktorët” e till bëhen
shkaktar që ata të mos prezantohën në mënyrë të denjë përpara lexuesve.
Për ta ilustruar më mire masakrimin që u
bëjnë librave soji i “rdaktorëve” të till, do të kishte mjaftuar sikur të
sillja për ju vetëm tre-katër tituj të disa përmbledhjeve të para poetike, por
nuk mund ta bej këtë, sepse nuk dua ti lendoj krijuesit e rinj. Përndryshe,
redaktoret sharlatan nuk kanë të ndalur. Ata, me atë që bëjnë, më shumë e
vrasin dashurinë që kanë krijuesit e rinj për artin dhe letërsinë në
përgjithësi dhe për poezinë në veçanti, se sa që i ndihmojnë ata për të mësuar
më shumë për magjinë e shprehjës poetike.
_________
PS: Një miku im për të cilin kam respekt
dhe që e shkruan vërtetë bukur poezine, më lajmëroj se së shpejti do ti dalë nga
shtypi përmbledhja e tij e parë poetike. U tmerrova kur e mora vesh se kush
ishte redaktor dhe me çfarë titulli do të dale libri i tij para lexuesve. Kjo
ishte edhe arsyeja qe e bëra shpejt e shpejt këtë shkrim. Ndaj, ju kërkoj ndjesë
për lëshimet e mundshme gjuhësore dhe ortografike.
27 .09. 2014
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen