Dienstag, 17. September 2013

Vjollca Tiku Pasku: Përtej caqeve të jetës


 Tregim nga Vjollca Tiku Pasku

Përtej caqeve të jetës

 Atë mëngjes të ftohtë vjeshte, qielli ishte grijëzuar nga përzierja me retë e dëndura. Ato shtynin njëra- tjetrën me përtesë, duke ngulmuar të mos lëviznin nga vendi.
Genti, një djalë i imët, trupholle, me flokë të zinj, me një fytyrë të bardhë, të rrumbullakët, me vetulla të zeza dhe me një pamje tërësisht engjëllore, ishte shtrire në krevatin e tij prej dru arre. Krevati ishte mbështetur pranë dritares. I pëlqente shpesh të sodiste qiellin. Vështronte mendueshëm thellësitë blu që zbuloheshin herë pas here nga retë. Por në sytë e tij pasqyrohej vetëm lëvizja gri. Gjatë vështrimit ngultas, lart në qiell dalloi një pikë të vogël, të zeze. Befas, ajo gllabëroi një copëz qiell, pastaj një tjetër...dhe sa vinte bëhej me e madhe.... derisa u bë një masë vigane gllabëruese që pushtoi tërë qiellin.
- Oh! - atij i doli pa dashur një rënkim. “Si viruesi i leuçemisë së Enit - mendoi Genti.
Eni ishte e fejuara e Gentit. Kishte mbaruar për pjano në institutin e lartë të arteve. Ajo ishte një vajzë energjike,shpirtmire,e dashur, dhe prej gojës së saj rridhte e gjithë ëmbëlsia e mjaltit. Kurdoherë e gatshme për të ndihmuar të tjerët, për të thënë fjalën e mirë. Fytyra e saj ishte e bardhë si bora, me sytë ngjyrë deti e vetulla të harkuara si hëna përpara se të fshihet pas reve dhe flokët si kallinj gruri te pjekur. Trupi i saj i holle si balerinë nuk ecte, por fërfërinte si gjethe në degëzën e saj. Natyra e kish endur të artë deri në ndjenjat e saj më të holla, dhe e lëmuar fizikisht deri në detajet më të imta…
Me Enin ishin njohur në vitin e parë të gjimnazit. Që atëherë kishin pëlqyer njëri-tjetrin dhe kishin vendosur një lidhje të përkryer ndërmjet tyre. Njihnin çdo tipar, çdo ndjenjë, çdo mendim, të njëri-tjetrit, shkurt, ishin dy shpirtra të shkrirë në një. A nuk thuhet se dashuria është si një mal me lule aromëmira që kundërmimi i tyre përhapet në të gjithë qiellin? Edhe dashuria e tyre fluturonte në majë të malit, duke zhbiruar ndjenjën më të hollë, duke thithur gjithë aromën qiellore të lumturisë dhe qëndronte përgjithmonë mes tyre. Aty ata shikonin lindjen gjeniale të diellit, gjithë harkun e përflaktë te rrugës së tij, derisa ai linte fjongon e zjarrtë mbi horizont dhe fundoset në terr për t’i dhënë dritë anës tjetër të botës.
Por e gjithë kjo parajsë e krijuar u shemb para tre muajve. Gjithçka filloi para atyre tre muajve. Eni ndjente dobësi, i merrej fryma, lodhej shpejt, shkaqe këto që zbuluan sëmundjen e saj. Kjo ishte si një rrufe në qiellin pastër...Shumë ilaçe, mjekime popullore kishte bërë, s'i dihej, shpresonte, por shëndeti i saj keqësohej dita ditës.
Genti u ngrit nga krevati, veshi xhuboksin e tij të preferuar prej meshini te zi dhe një palë pantallona xhins. Doli nga shtëpia, ngriti jakën e xhuboksit nga era e ftohtë dhe u drejtua për nga shtëpia e Enit. Bleu trëndafilin e saj të preferuar dhe u bë erë. Ai hapi portën e shtëpisë së saj me nxitim. Shtëpia e Enit ishte njëkatëshe e mbajtur me kujdes, me një kopësht që dikur ishte parajsë, ndërsa tani i lënë krejt pas dore. Mamaja dhe babai i Enit, gjithë kujdesin e tyre ia kushtonin vajzës së vetme. Genti hodhi një vështrim të shpejtë dhe iu duk sikur kopshti kishte shtruar një qilim të zbehtë vjeshte.
Ai hyri në dhomën e Enit, dhe vuri re se ajo ishte më e zbehtë se kurrë më parë. E puthi në faqe dhe i dhuron trëndafilin.
- Zemër, sot dukesh më mire – i dha kurajë zëri i Gentit.
Eni i mori erë fort trëndafilit dhe u mundua të buzëqeshte, duke mbledhur të gjitha forcat e saj. Sytë e saj ishin bërë si dy zgavra te thella që prisnin nga çasti në çast të shembeshin... Buzët si një kurore e kuqe, që kullonte lëngun e petaleve të luleve, nga plagët e anemisë.
Genti mori dorën e saj te pafuqishme dhe e vuri në faqen e tij...Befas u dëgjua një kërcitje. Vazoja ku kishte vënë trëndafilin u nda në gjashtë pjesë. Shenjë ogurzezë, mendoi ai dhe ndjeu sikur një nga ato ciflat i hyri brenda kraharorit dhe po shqyente çdo pjesë të tij duke nxjerrë jashtë të gjitha pjesëzat që quheshin lumturi. Ato çaste ndihej bosh, i pafuqishëm për të bërë diçka, për ta mbytur atë virus që i kishte vjedhur ëndrrën, i kish marrë atë lule të shtrenjtë të jetës së tij për t’ia hedhur kosës së vdekjes. Shikoi Enin që po fikej si qiriri kur ka djegur gjithë fitilin e dyllit...
Me dorën e saj te pafuqishme ajo i bëri shenjë se donte të shikonte nga dritarja... Ai e mori Enin në krahë, me ata krahë që kishin mbajtur përherë dashurinë.... Ajo mbylli sytë për një moment dhe mendoi: Ah sikur kjo të ishte mankthi i një ëndrre, të mos ish asgjë e vërtetë...të hapte sytë dhe të ish në krahët e tij me fustan të bardhë, duke kërcyer valsin e Danubit nën tingujt e Rijeut. Trëndafili me petalet e flokëve ngjyrë të verdhë me buzët rozë të ëmbël që shkonte me ngjyrën e fytyrës së saj të purpurt të ndiqte ritmin, duke përhapur valëza lumturie, në të gjithë kopshtin e shtëpisë tyre të drunjtë në plazhin e Divjakës. Dukej sikur e gjithë dashuria ishte mbledhur aty. Zogjtë ëmbëlsonin tingujt e muzikës se tyre me zërin melodioz. Retë bashkoheshin me njëra- tjetrën duke dashur te formojnë edhe ato një vallëzim rethor, trëndafilor...
Por nga ëndërrimi e zgjoi papritur një dorë që u var si një pupël e bardhë e ra nga krahët e një zogu. Sytë e Enit perënduan si dielli që është i destinuar të shuhet.
Një thirrje ngjethëse u dëgjua befas:
- Jo !... Jo!.... - klithi tmerrshëm ai
Dy gjethet e fundit qe kishin ngelur ne pemën e kopshtit ranë te lodhura, për tu bashkuar qilimit të zbehtë te vjeshtës se ftohtë. Një ujëvare lotësh ranë mbi fytyrën e Enit të pajetë.
- E dashur, mos ik, qëndro me mua! - dëgjohej ngashërimi i Gentit... Ai nuk donte të besonte që trëndafili i tij nisi rrugën për në një jetë tjetër...
Mamaja dhe babai i Enit u gjendën aty në çast. Të qara shpërthyen nga te gjitha anët.
- Do vij të të gjej, e dashur, dhe do jemi përsëri bashkë! – mërmëriste Genti me ankth.

* * *

As vet Genti nuk e dinte si u gjend në çast në shtëpinë e tij. Hapi kasafortën ku ruante revolen e vet dhe sa hap e mbyll sytë, u dëgjua një krismë e thatë. Pastaj atij i dukej sikur po rrëshqiste nga një ujëvarë e zezë e pafundme... Një terr i madh errësire shfaqej valë - valë para Gentit... Kush i gjeneronte vallë? … Ç’kishte ndodhur?... Ishte gjallë?... vdekur?... ëndërr?... komë?...makth?... Ishte i lehte si pupël, lëvizte me shpejtësi te madhe..Kish te gjitha ndijimet dhe perceptimet e ndërgjegjes... Vetëm zbriste....ku shkonte?... Errësirë që e brente vazhdimisht.
- Pse e bëre?.... – pyeste një zë.
Një zë përgjigjej:
- Dua te jem me Enin... Eni,... Eni,....ku je?... - thërriste një pike uji brenda lëngut te vet... Ju lutem më flisni shpirtra!...
- Jo, engjëjt s’ndodhen në terr….
Errësira ujëvarore shtohej shtëllunga, shtëllunga …mbytej... Diçka brenda tij i thoshte që Eni i tij s'ndodhej aty...
Thirrje!... Pendim:
-Më fal o Zot, Çdo gjë e bëra nga dashuria!...
- Dashuria është jetë, - i përgjigjej zëri brenda tij - Jo...vuajtje.. mundim... errësire.. Jo, Eni...copëza jete...
Flatrat e një fryme brofën në çast...Me këtë torturë mendimesh hapi sytë... Përreth tij njerëz me përparëse te bardha... Nuk e kuptoi ç'i kishte ndodhur, sepse çdo gjë ndodhi aq shpejt, dhe aq rrufeshëm.
Genti kish shënuar drejt kokës së tij me pistoletë. Plumbi kish hyrë në njërin cep pas veshit dhe kish dalë në anën tjetër... Mamaja e tij kish thirrur vëllanë e saj mjek, që ish gjendur në çast dhe e kishin çuar menjëherë ne spital. Një mrekulli e kishte shpëtuar... Kishte pësuar vdekje klinike për tre minuta dhe ish rikthyer përsëri. Shikonte sytë e dashur të mamasë se tij që nuk i mbaheshin lotët.
- Më fal mama!- u dëgjua zëri i i tij i zvargur.
Ajo i puthi dorën dhe i tha me lot gëzimi në sy:
- E rëndësishme është që ti je përsëri me mes nesh bir!...
Por zemra e tij ishte e vrarë. Ai nuk e dinte si do jetonte pa Enin, dinte vetëm një gjë; donte të jetonte.... Jeta është dhurate dhe duhet ta jetosh sido që të vijë ajo...
Pas shumë kohësh, kur ditë e muaj kaluan, Genti shkroi në një pllakë mermeri të bardhë gdhendur me fotografinë e Enit mes trëndafilash:
“Engjëjt banojnë vetëm në parajsë.

1 Kommentar:

  1. Unë po e ndaj këtë dëshmi për partnerët që vuajnë në marrëdhëniet e tyre, sepse ka një zgjidhje të qëndrueshme. Burri im më la mua dhe 2 fëmijët tanë për një grua tjetër për 3 vjet. U përpoqa të jem e fortë vetëm për fëmijët e mi, por nuk munda t'i kontrolloja dhimbjet që më mundonin zemrën. Isha i lënduar dhe i hutuar. Unë kisha nevojë për një ndihmë, kështu që bëra një kërkim në internet dhe hasa në një faqe ku pashë që Dr Ellen, një magjistare, mund të ndihmojë të kthehen të dashuruarit. E kontaktova dhe ajo bëri një lutje dhe magji të veçanta për mua. Për çudinë time, pas 2 ditësh, burri im u kthye në shtëpi. Kështu u ribashkuam përsëri dhe kishte shumë dashuri, gëzim dhe paqe në familje. Ju gjithashtu mund të kontaktoni Dr Ellen, një magjistare e fuqishme për zgjidhje
    1) Magjitë e dashurisë
    2) Kthehu i dashuri
    3) Ribashkoni burrin ose gruan
    4) Nëse keni pela të natës
    5) Kurë për HIV dhe kancer
    6) Unaza e fuqishme magjike
    7) Magji për fat të mirë
    8) Thyerja e obsesionit
    9) Problemet e lindjes dhe shtatzënisë Kontaktoni EMAIL: ellenspellcaster@gmail.com Ju gjithashtu mund të Whatsapp saj +2349074881619

    AntwortenLöschen