Zog i erës.
Ç'ke zog i erës që këlthet!?
Ç'dhëmbje mban n'at tymnaj!?
Një flatër hedhur përmbi det
e tjetra oh, vaj e vaj!...
Nga erdhe e mbi mua pret!?
Si më gjete këtu, kaq larg!?
Humbjes tënde flet e më flet
të të rilind do, mbi një varg.
Folëm legjend e qënies time!
Merëm në tretjen lart, atje!
Ikjen, sëbashku të mbajmë
une dhe ti, një copëz re.
Ç'ke zog i erës që këlthet!?
Ç'dhëmbje mban n'at tymnaj!?
Një flatër hedhur përmbi det
e tjetra oh, vaj e vaj!...
Nga erdhe e mbi mua pret!?
Si më gjete këtu, kaq larg!?
Humbjes tënde flet e më flet
të të rilind do, mbi një varg.
Folëm legjend e qënies time!
Merëm në tretjen lart, atje!
Ikjen, sëbashku të mbajmë
une dhe ti, një copëz re.
Vrasja
Horizonti
spërkatur nga gjaku i ngrohtë
akoma, i Diellit.
Reflekset shtrirë mbi det
fshehin gjurmët
dhe une...
Sherlock Holmes, i riu
në breg
admiroj faktet.
- Kush e vrau Diten!?
Horizonti
spërkatur nga gjaku i ngrohtë
akoma, i Diellit.
Reflekset shtrirë mbi det
fshehin gjurmët
dhe une...
Sherlock Holmes, i riu
në breg
admiroj faktet.
- Kush e vrau Diten!?
Për një çast...
...u gjënda poshtë qiellit
tek rridhte lotët e Atit
për Birin.
Mbaja syze
të mos shihej loti
destinuar për Njeriun....
ATI dhe lotët e tij
që shuheshin mbi flokët e mi.
Unë, Njeriu.
...u gjënda poshtë qiellit
tek rridhte lotët e Atit
për Birin.
Mbaja syze
të mos shihej loti
destinuar për Njeriun....
ATI dhe lotët e tij
që shuheshin mbi flokët e mi.
Unë, Njeriu.
Ajo iku...
Ajo këputi syrin
sorkadhe e plagosur
e shoi pëshpërimen e fundit në uratë....
Nuk ish ditë e shkruar
as e venë në kandar por Ajo...
Mirat harbueshëm
i prenë perin e frymës e mëtej
ndoqen karvanin e gulçit, pa ndier.
Nënqiellit vajtocat e shpirtit
mbanin gjoksin e marruar të Tijë
të mos pëllcise.
Ah-ma e dalë zërit të ngjirur
vyshkte petalet e dritës syrit të dhimbjes
e ëngjëjt e gjakut buzëdridhur
pëshpërisnin humbjen e xhanit.
Kish diell te zi dita, ajo...
Vuima e përrrethit kish humbur gjuhën
e lebetitja përçart, i fliste heshtjes.
Grahma e mermerëve
përzhitte të gjallët e zgjonte...
...të fjeturit.
Ajo
murëzoi dashuritë nën këmbë të kujtimit
dhe iku...
Ajo këputi syrin
sorkadhe e plagosur
e shoi pëshpërimen e fundit në uratë....
Nuk ish ditë e shkruar
as e venë në kandar por Ajo...
Mirat harbueshëm
i prenë perin e frymës e mëtej
ndoqen karvanin e gulçit, pa ndier.
Nënqiellit vajtocat e shpirtit
mbanin gjoksin e marruar të Tijë
të mos pëllcise.
Ah-ma e dalë zërit të ngjirur
vyshkte petalet e dritës syrit të dhimbjes
e ëngjëjt e gjakut buzëdridhur
pëshpërisnin humbjen e xhanit.
Kish diell te zi dita, ajo...
Vuima e përrrethit kish humbur gjuhën
e lebetitja përçart, i fliste heshtjes.
Grahma e mermerëve
përzhitte të gjallët e zgjonte...
...të fjeturit.
Ajo
murëzoi dashuritë nën këmbë të kujtimit
dhe iku...
E Diela ime
...përkëdhel flladit të veriut
ullirin e mbjellë në ballkon me pasqyrë detin.
...
Konturet e qytetit kërleshen me dallgët
këmbëve të kështjellës mbërthyer thellë shekujve
lindës furtunash.
Zgalemi lajmëtar i stuhive
më zgjon në një fluturim hapësire.
Mbaj kaltërsinë e qiellit dhe thëllësinë e Egjeut
hajmali irisit të syrit.
Supeve, mbështetet legjenda e qënies time.
Shpirti mer mallin dhe udhëton
drejt veriut të rrënjës.
...përkëdhel flladit të veriut
ullirin e mbjellë në ballkon me pasqyrë detin.
...
Konturet e qytetit kërleshen me dallgët
këmbëve të kështjellës mbërthyer thellë shekujve
lindës furtunash.
Zgalemi lajmëtar i stuhive
më zgjon në një fluturim hapësire.
Mbaj kaltërsinë e qiellit dhe thëllësinë e Egjeut
hajmali irisit të syrit.
Supeve, mbështetet legjenda e qënies time.
Shpirti mer mallin dhe udhëton
drejt veriut të rrënjës.
E shtrenjta urtësia ime
E dhëmbura ime ndër vite,
qofsh mirë këtë mëngjes
rrudhë, çdo çast që rritesh
ditën, të të shoh mezi pres.
E duruara pa kusht e doganë...
sa larg të kam e s'të shoh
përtej detit, ikur matanë
humbur të kam nëpër kohë.
E mira ime, shpejt mu plake
e unë bija jote s'jam më vashë
por ti, zemër të fortë paske
kaq humbje dhe ndarje të mbash.
E shtrenjta urtësia ime
ky mall s'shuhet me asgjë
qesh e të ankohem në kujtime
pa to, kjo botë nuk me nxë.
Uratë pa fund e jetës sime
të kërkoj cdo mëngjes
tëndit zë t'i dëgjoj drithërimën
erërat, buzë Egjeut pres.
E dhëmbura ime ndër vite,
qofsh mirë këtë mëngjes
rrudhë, çdo çast që rritesh
ditën, të të shoh mezi pres.
E duruara pa kusht e doganë...
sa larg të kam e s'të shoh
përtej detit, ikur matanë
humbur të kam nëpër kohë.
E mira ime, shpejt mu plake
e unë bija jote s'jam më vashë
por ti, zemër të fortë paske
kaq humbje dhe ndarje të mbash.
E shtrenjta urtësia ime
ky mall s'shuhet me asgjë
qesh e të ankohem në kujtime
pa to, kjo botë nuk me nxë.
Uratë pa fund e jetës sime
të kërkoj cdo mëngjes
tëndit zë t'i dëgjoj drithërimën
erërat, buzë Egjeut pres.
Ja ku jam
Ja ku jam !
Përballë teje Perëndi.
Unë, Njeriu.
Ai
atomi që shpërdorove
në këtë fund pikëpyetje.
Kafshatë mbytëse ,...
trashëgimtare flijimi.
Rrënjëzimi i Adamëve të pashpresë.
Qëndroj përballë teje
feniks i një vlerësimi të shkruar përpara veprës.
Ja ku më ke!
Dënomë ne do
masakromë për hir të një vërtetësie të panjohur
veç të lutem, dëgjomë.
Kush është Eva , pranguesja ime!?
Borxh jam i një pabesie të pashkruar.
Kujt ti drejtohem për një frymëmarje të pa numëruar
kur ti vete lejove të lozet me tentakulat dhëmshurore
ngujuar në një bote pa shpresë!?
Ku të mbështet kokën rënduar ëndrrash fantazma!?
Dheu rreshket
as me të nuk nginjem.
Fosil zhgënjimesh derdhur mahnitshëm reflekseve bajate.
Imitacion ikonash praruese mureve të rënda.
Jam këtu dhe pres!
Pres ferrin e shkruar
pasardhës të timit.
Parajsa do kafshatën
që kurrë
nuk hëngra...
Bie në gjunjë e tokën puth në një lutje
për Ty Perëndi.
Vetëm, vetëm vendos, Ti.
Ja ku jam !
Përballë teje Perëndi.
Unë, Njeriu.
Ai
atomi që shpërdorove
në këtë fund pikëpyetje.
Kafshatë mbytëse ,...
trashëgimtare flijimi.
Rrënjëzimi i Adamëve të pashpresë.
Qëndroj përballë teje
feniks i një vlerësimi të shkruar përpara veprës.
Ja ku më ke!
Dënomë ne do
masakromë për hir të një vërtetësie të panjohur
veç të lutem, dëgjomë.
Kush është Eva , pranguesja ime!?
Borxh jam i një pabesie të pashkruar.
Kujt ti drejtohem për një frymëmarje të pa numëruar
kur ti vete lejove të lozet me tentakulat dhëmshurore
ngujuar në një bote pa shpresë!?
Ku të mbështet kokën rënduar ëndrrash fantazma!?
Dheu rreshket
as me të nuk nginjem.
Fosil zhgënjimesh derdhur mahnitshëm reflekseve bajate.
Imitacion ikonash praruese mureve të rënda.
Jam këtu dhe pres!
Pres ferrin e shkruar
pasardhës të timit.
Parajsa do kafshatën
që kurrë
nuk hëngra...
Bie në gjunjë e tokën puth në një lutje
për Ty Perëndi.
Vetëm, vetëm vendos, Ti.
VIZATIMI
E dëgjuat gjëmën!?
Thonë, u zi Dielli me Hënën
aq shumë u bë shamatë...
sa u nxi dita, u bë natë.
Dielli të flas, duket harroi
Hëna la qiellin, iku, shkoi
reja vendosi t'ju bëj shoqëri
veshi qiellin me kostum gri.
Thirri fort "Fryyy o veriiiiiii"
dhe vajtoi një të fortë shi.
Toka u mbyt në një pellg ujë.
Po pooo! Kohë kish pa të tillë kujë.
Pemët, ngritën krahët nga qielli
më kot kërkonin të dilte Dielli
deti u ngrys, ngriti veto
shkëmbi zemërimin piu, shqeto.
Një zog nuk shihej në qiell.
mbi male, sitej miell
rrugëve shihje vec gjethe
njerëzit strukur ishin, në ethe.
Vec një zë dëgjohej gazmor
një fëmije me cadër në dorë
pa më zë të lartë këndonte
një vizatim në dorë shtrëngonte.
E pa era e ngeli cuditur
ç'bën rrugës vetëm, fëmija i mitur!?
Rënkoi zemëruar, poshtë zbriti
rrëmbeu letrën e lart e ngriti.
Atje lart, në qiell, e ktheu nga toka
ta shikonte vetë ajo dhe gjithë bota
ngeli e shtangur e çmëndakja erë
të tillë bukuri s'kish parë ndonjëherë.
Me lapsa me ngjyra vizatuar atje
ish Dielli, ish Hëna dhe qielli pa re
në cep vizatuar, ish femija vetë
në dorë, mbante lule të bëra buqetë.
Pushoi era në cast të fry
u turpëruan retë, u panë në sy
Hënës, i ra një nur ëngjellor
Dielli i bëri me rrezet kurorë.
Qeshi fëmija deri lart, mbi re.
petalet rrëmbyen gëzimin atje
pastaj, nisën të shpërndajnë në botë
lajmin e shpresës qe nuk shuhet dot.
E dëgjuat gjëmën!?
Thonë, u zi Dielli me Hënën
aq shumë u bë shamatë...
sa u nxi dita, u bë natë.
Dielli të flas, duket harroi
Hëna la qiellin, iku, shkoi
reja vendosi t'ju bëj shoqëri
veshi qiellin me kostum gri.
Thirri fort "Fryyy o veriiiiiii"
dhe vajtoi një të fortë shi.
Toka u mbyt në një pellg ujë.
Po pooo! Kohë kish pa të tillë kujë.
Pemët, ngritën krahët nga qielli
më kot kërkonin të dilte Dielli
deti u ngrys, ngriti veto
shkëmbi zemërimin piu, shqeto.
Një zog nuk shihej në qiell.
mbi male, sitej miell
rrugëve shihje vec gjethe
njerëzit strukur ishin, në ethe.
Vec një zë dëgjohej gazmor
një fëmije me cadër në dorë
pa më zë të lartë këndonte
një vizatim në dorë shtrëngonte.
E pa era e ngeli cuditur
ç'bën rrugës vetëm, fëmija i mitur!?
Rënkoi zemëruar, poshtë zbriti
rrëmbeu letrën e lart e ngriti.
Atje lart, në qiell, e ktheu nga toka
ta shikonte vetë ajo dhe gjithë bota
ngeli e shtangur e çmëndakja erë
të tillë bukuri s'kish parë ndonjëherë.
Me lapsa me ngjyra vizatuar atje
ish Dielli, ish Hëna dhe qielli pa re
në cep vizatuar, ish femija vetë
në dorë, mbante lule të bëra buqetë.
Pushoi era në cast të fry
u turpëruan retë, u panë në sy
Hënës, i ra një nur ëngjellor
Dielli i bëri me rrezet kurorë.
Qeshi fëmija deri lart, mbi re.
petalet rrëmbyen gëzimin atje
pastaj, nisën të shpërndajnë në botë
lajmin e shpresës qe nuk shuhet dot.
...Ka nisur herët.
Ky shi që bie, ka nisur herët.
Ku shkela, shkeli. Ku ndënja, ra.
Kish ngjyrë të murme një ditë të shtatë.
Ditës ku jam, ngjyrë gri ka....
Ky shi që bie, bie për mua.
Të dy të vranët, rrjedhim mbi dhe.
E ftoh, më ftoh edhe ai mua.
Mbi grixhon tonë, qielli mbars re.
Ky shi që bie, ka nisur herët.
Ku shkela, shkeli. Ku ndënja, ra.
Kish ngjyrë të murme një ditë të shtatë.
Ditës ku jam, ngjyrë gri ka....
Ky shi që bie, bie për mua.
Të dy të vranët, rrjedhim mbi dhe.
E ftoh, më ftoh edhe ai mua.
Mbi grixhon tonë, qielli mbars re.
...një melodi...
Kam një melodi në sy.
Si pëshpërimë shiu
xhamit.
Rrjedhur pullazit ngarkuar yjesh...
në zbritje ëndërrimesh.
Tingulli me lë pa hije.
Hapësirës
i fal rezonancën e tejdukshme,
përqafuar me një vezullim kristalesh
e ngjitet, ngjitet
ngjitet...
atje!
Atje, ku mendimi
ndjek fluturimin e patave të egra
në një V
harruar pas ekranit të kujtimeve.
Dhe unë
rrëshqas katakombeve zanore
në një mmmmmm, të mbytur mallëngjimi.
Jam unë
zëri
dhe era.
Era që mbështjell me gjethet e vonuara
tingullin
dhe e përcjell drejt veriut.
Udhëton damarëve të limfës.
Kam një melodi në buzë.
Më ndjek dhe e ndjek.
Këtu.
Në gjysmën e errët
të planetit tim.
Kam një melodi në sy.
Si pëshpërimë shiu
xhamit.
Rrjedhur pullazit ngarkuar yjesh...
në zbritje ëndërrimesh.
Tingulli me lë pa hije.
Hapësirës
i fal rezonancën e tejdukshme,
përqafuar me një vezullim kristalesh
e ngjitet, ngjitet
ngjitet...
atje!
Atje, ku mendimi
ndjek fluturimin e patave të egra
në një V
harruar pas ekranit të kujtimeve.
Dhe unë
rrëshqas katakombeve zanore
në një mmmmmm, të mbytur mallëngjimi.
Jam unë
zëri
dhe era.
Era që mbështjell me gjethet e vonuara
tingullin
dhe e përcjell drejt veriut.
Udhëton damarëve të limfës.
Kam një melodi në buzë.
Më ndjek dhe e ndjek.
Këtu.
Në gjysmën e errët
të planetit tim.
Përhumbje
Përballë kristalit
solfezhi
përkëdhel dihatjen mbi qelq.
...
Pesë gishta mbi pastërtinë
luhaten me delikatesën
në vallëzimin
e akordeve...
Pesë paralele të hedhura shkujdesur
firmosin
paktin e qiejve...
Rruga mërmërit sonetën
e hapave.
Përballë kristalit
solfezhi
përkëdhel dihatjen mbi qelq.
...
Pesë gishta mbi pastërtinë
luhaten me delikatesën
në vallëzimin
e akordeve...
Pesë paralele të hedhura shkujdesur
firmosin
paktin e qiejve...
Rruga mërmërit sonetën
e hapave.
Shtator
Qyteti im
zgjon thirrmën e mëngjesit ...
nën uturimat e makinave të vetmuara.
Drapri i Hënës
korr yjet e natës së fundit.
Disa re pupulake fshijnë ikjen horizontit.
Mbi rrugë
ballkonet rënkojnë akoma hijet e natës.
Një syth ngre kokën drejt lindjes e
ultratingujt thërrasin dritën.
Deti mërmërin një vaj ikje
dhe nje ninullë ardhje.
Statuja e Aferditës në ballkonin tim
indiferente vështron
shegët e vonuara mbi degë në oborrin përballë.
Klithma pulëbardhash pastrojnë zgjimin.
" Kalimera! "
Thërret oxhaku i furrës së bukës përballë dhe rruga
shkund supet e përgjumura.
" Mirëmëngjes Afër Ditë! "
mendimi ndjek rrugën e Diellit
në gjuhën e etërve...
Qyteti im
zgjon thirrmën e mëngjesit ...
nën uturimat e makinave të vetmuara.
Drapri i Hënës
korr yjet e natës së fundit.
Disa re pupulake fshijnë ikjen horizontit.
Mbi rrugë
ballkonet rënkojnë akoma hijet e natës.
Një syth ngre kokën drejt lindjes e
ultratingujt thërrasin dritën.
Deti mërmërin një vaj ikje
dhe nje ninullë ardhje.
Statuja e Aferditës në ballkonin tim
indiferente vështron
shegët e vonuara mbi degë në oborrin përballë.
Klithma pulëbardhash pastrojnë zgjimin.
" Kalimera! "
Thërret oxhaku i furrës së bukës përballë dhe rruga
shkund supet e përgjumura.
" Mirëmëngjes Afër Ditë! "
mendimi ndjek rrugën e Diellit
në gjuhën e etërve...
Mama
(Memorial nje Mëme)
Bën ftohtë ketu larg teje mama
dhe unë jam vetëm....
Retë gumëzhijnë brënda meje
gri shtrydhin sytë e mi.
Asgjë nuk më ngroh më mama.
Konturet përvidhen heshturazi.
Iluzionet mallkojnë.
Jam larg
shumë larg mama!
Pëshpëris mirollogjet
me ballin
fshehur imazhit të prehërit tënd.
(Memorial nje Mëme)
Bën ftohtë ketu larg teje mama
dhe unë jam vetëm....
Retë gumëzhijnë brënda meje
gri shtrydhin sytë e mi.
Asgjë nuk më ngroh më mama.
Konturet përvidhen heshturazi.
Iluzionet mallkojnë.
Jam larg
shumë larg mama!
Pëshpëris mirollogjet
me ballin
fshehur imazhit të prehërit tënd.
BIR
Pashë një ëndërr mbrëmë bir, ishe në një mal
tek lozje me qiellin bir, kuçedra u ngjall.
...
E atje ku lozje bir, nga sytë të humba
desha të thërrisja bir. E zeza! Nuk munda...
Një sumbull rrëshkiti bir, lumi tutje rrodhi
zbathur mora rrugën bir, pas, më mekej gjoli.
Zëmra humbi gjakun bir, gërxheve të thata
ulërinte shpirti bir, kishte rënë nata.
Ndeza pëshpërimën bir, ligjëronte Hëna
dërgomë një fjalë bir, më humbe atëhëna*.
Retë më mbuluan bir, nuk sheh rrugën nëna
zgjomë nga ëndrra bir, po më pëllcet zëmra.
(* Atyre hënave (larg))
Pashë një ëndërr mbrëmë bir, ishe në një mal
tek lozje me qiellin bir, kuçedra u ngjall.
...
E atje ku lozje bir, nga sytë të humba
desha të thërrisja bir. E zeza! Nuk munda...
Një sumbull rrëshkiti bir, lumi tutje rrodhi
zbathur mora rrugën bir, pas, më mekej gjoli.
Zëmra humbi gjakun bir, gërxheve të thata
ulërinte shpirti bir, kishte rënë nata.
Ndeza pëshpërimën bir, ligjëronte Hëna
dërgomë një fjalë bir, më humbe atëhëna*.
Retë më mbuluan bir, nuk sheh rrugën nëna
zgjomë nga ëndrra bir, po më pëllcet zëmra.
(* Atyre hënave (larg))
Mërgimtares
E Martë sot e lodhura ime.
Moment magjik...
që kurrë s'ka për te mare çmim
Nobel.
Mbi rroba
Picassiane njollat e klorit.
Duart
ashpërsine e dhimbjes mbajnë.
Çuditërisht
mungon dinjiteti i duhur
për tu vlerësuar
nga kostumet saten
përjargur ligësish përfitim...
E Martë sot e munduara ime
dhe Ti
e vetmja vlerë e vërtetë
në këtë kaos
zhgënjimi.
E Martë sot e lodhura ime.
Moment magjik...
që kurrë s'ka për te mare çmim
Nobel.
Mbi rroba
Picassiane njollat e klorit.
Duart
ashpërsine e dhimbjes mbajnë.
Çuditërisht
mungon dinjiteti i duhur
për tu vlerësuar
nga kostumet saten
përjargur ligësish përfitim...
E Martë sot e munduara ime
dhe Ti
e vetmja vlerë e vërtetë
në këtë kaos
zhgënjimi.
Ujin mos e kurse!
Rrobën e fjalës, prite aq sa duhet.
Kurse në copë se kemi krizë
por ruaj gjatësinë...
në gjunjë.
Jepi ngjyrë
pa shpërdoruar qiellin.
Shpatulla
pa i zënë frymën.
Këpucë në numër të përshtatshëm
kaviljet janë delikate.
Thonjtë për punë
manikyri shton harxhet.
Fytyrë të pastër
makiazhi e mpak.
Mos e kurse ujin!
Ujin
mos e kurse!
Rrobën e fjalës, prite aq sa duhet.
Kurse në copë se kemi krizë
por ruaj gjatësinë...
në gjunjë.
Jepi ngjyrë
pa shpërdoruar qiellin.
Shpatulla
pa i zënë frymën.
Këpucë në numër të përshtatshëm
kaviljet janë delikate.
Thonjtë për punë
manikyri shton harxhet.
Fytyrë të pastër
makiazhi e mpak.
Mos e kurse ujin!
Ujin
mos e kurse!
Qyteti im...
...mban ngjyrën e diellit
dhimbjen e shkëmbit dhe zemërimin e dallgës
kur tërheq copat e asfaltit
në rizgjim të mozaikëve të lashtësisë....
Zgjimet
i rrenqeth me piskamën e zgalemit
mbi peshkarexhat e regjura kohërave te kripura.
Mesditës
shtrin horizontin nën hijen e keshtjelltarëve
gurëzuar mbibregut te valës
dhe mbrëmjeve
rrjedh shpirtin tatëpjetë rënies së kalldrëmit
mbi vezullimin portave ku trokitja
zgjon legjendën.
Qyteti im
është i lashtë sa ylli i ullirit
i ri, sa kaltërsia e pafund
e qarjes së një foshnje.
...mban ngjyrën e diellit
dhimbjen e shkëmbit dhe zemërimin e dallgës
kur tërheq copat e asfaltit
në rizgjim të mozaikëve të lashtësisë....
Zgjimet
i rrenqeth me piskamën e zgalemit
mbi peshkarexhat e regjura kohërave te kripura.
Mesditës
shtrin horizontin nën hijen e keshtjelltarëve
gurëzuar mbibregut te valës
dhe mbrëmjeve
rrjedh shpirtin tatëpjetë rënies së kalldrëmit
mbi vezullimin portave ku trokitja
zgjon legjendën.
Qyteti im
është i lashtë sa ylli i ullirit
i ri, sa kaltërsia e pafund
e qarjes së një foshnje.
Mos harro
Ti mos harro në çdo mëngjes
të thuash atje, larg...
"U zgjove e dashur!?
Mirëmëngjes!"
Pastaj
detit dërgoma.
Mbi një varg...
Ti mos harro në çdo mëngjes
të thuash atje, larg...
"U zgjove e dashur!?
Mirëmëngjes!"
Pastaj
detit dërgoma.
Mbi një varg...
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen