Sonntag, 1. September 2013

Lumturi Plaku: Poezi


KESHTU JAM

Violencèn s’e duroj ,tutje,s’èshtè pèr mua
vetmija më trishton e nuk e dua
larg nga tradhétia e nga kush rri me tè
s’e dua gjénë e tjetri e timen nuk ja lè
e urryer s’dua tè jem e nuk urrej
Intrigat më kanë lodhur,”mjaftë” ju them
s’jam materialiste,boll të rroj e qetë
ëndërrat dhe kur s’janë ,shkoj e i gjejë vet
më lodh kush kundërshton çdo argument
të pa pelqyerës nuk i themë që më pëlqen
gjëj supin ,o vëndin,ku lotët ti derdh
shkel me këmbë atë,që krenarinë më shkel
dashuroj dashurinë e çiltër,të vrtetë
e dua të shijoj çdo grimcë në këtë jetë.


KUFI DHIMBJESH

Nga mali i bukur i Saraqinit i tregoja me dorë
nënës, kufinjt, që rrethonin Konispolin tim
në perëndim kodrat zbresin në detin e kaltër “Jon”
nga jugu ca male e kufiri,që ndan me Greqinë.

"Jo",më thotë ajo e gishtin ma vë në tëmtha,
"mbaje mënd ,atje në jug, nuk është Greqi
është tokë shqipëtare e ndarë me plotë intriga
ëshët një krahinë e bukur,që quhet “çamëri”

Asaj toke i dogjën zëmrën, i thanë barkun
pjellën ja vranë ja therën , rreston e përzunë
je me fat që s’kishe lindur, te shikoje llahtarën
e një masakre shtazërore, që lëngonte nëpër udhë.

Një popull i zënë në befasi, gjatë natës sterrë
ndjeu lamën e thikës, të çajë, të hyjë në gjoks thellë,
në barkun e nënës me fëmijën gati për të lerë
të lindurit të llahtarisur, pa prindër ikën morën dhenë".


NANE ÇAMERI

Të krrusur, të gjakosur, të uritur,këmbët zvarrë e të rreckosur
morën rrugët një popull nga sytë,këmbët të helmuar ,të vrerosur,
e me sy plot llahtarë, lemeritur nga masakrat,që pësuan
duke lënë një pjesë të tyre, në pellg gjaku, copa, çika të copëtuar

Lotët rridhnin,zëmra s’ndahesh nga një zë,që mbrapa i thërriste
sikur qanin zana malesh e sirenat nëpër detin,që buçiste
Ikni bij,t’ju kem gjallë, veç kujtoni, se me latë me bark të thatë
NANA ÇAMERI ju pret, AMANET, një ditë këtu kthehuni prap”.



DITETE E MARSIT 1991

Në ato ditë nxinte qielli, toka në ethe,ç’dhimbje e fortë
si një nënë, që përpëlitet e rënkon, por fëmija nuk lind dotë
si një burrë pranë një të keqe shumë të hidhur,që s’derdh lotë
si ca re,që vinë verdallë të shkarkojnë barkun e mbushur me shi plotë

Heshtje vdekje, shurdhmemece dhe pse rrugët ishin plotë
që të gjithë si me komandë ,me vrap shkonin për në port
iknin pa ftesë e pa thirrje, nuk dinin ku përfundonin
porsi zogj të çoroditur,arratisur nga kafazi ,fluturonin

Veç vraponin, s’pipëtinin, kish bllokuar krahërorin dhimbja e fortë
lotët rridhnin, mjekra drridhesh, zemra ndahesh në dy copë
një copë ngelesh ku kish lindur, atje, ku një pjesë të jetës e kaloi
tjetra la prindër, fëmijë, mori rrugët e qorrosura ,veç të shkoj

Qanin burra kryelartë,ulnin kokën, lotët s’donin t’jua shifnin
por supet nga ngashërimi,dridheshin e s’mund t’i mçifshin
mallkuar,kush shkak bëhet,popullin ta bëj të huaj, emigrant
e djeg si shkarpa në zjarr,e shkreton,e ben si bleta pa mjalte



RRUGET E JETES

Rrugët e jetës time më dukeshin gjithëmon të përpjeta e të vështira
shoqëruar nga një dritë e zbehtë,e gllabëruar nga errësira
të mbushura nga pellgje e rrëke plotë,që nuk thaheshin kurrë
në to ecja me këpucë të grrisura copë e me këmbë të zbrrujtura ujë
me shi,që biente e s’pushonte e një re e zezë,që qiellin e zaptonte
që i zinte frymën diellit e nuk e linte të nxirrte kokën, të ndriçonte.
Një ditë, erën,që hynte si gjarpërushe nëpër vrymat e bluzës së grisur,
e përshkonte lakuriqësin e trupit e më mbushte me të dridhur
dielli i bukur e thirri e e bëri shoqe e ndihmë prej sajë kërkoi
që me një “ufff”,shpërndau retë e vëndin ndriçimit ja lëshoi
oh,ç’kënaqesi në trupin tim,dielli zgjati buzët,më puthi me rreze
e ngrofi rrugët plotë mundime,që më dukesh gjithëmonë si në ethe.



MASHTRUES

Kush djall te solli,a vet je djall
Ç’deshe, pse erdhe tek unë?
shikim prej ëngjlëli, plotë mjalt në fjalë,
që lëshoje e të rridhinin si lum.
në to shumë gënjeshtra, që unë i besoja
Isha e re me plotë ëndrra e shpresë
me forcë magjike,ti lypsen e bëje
të ndjehesh hynjore, si një princesh.

O djall mbi kthetrat veshe dorezat
e çelsat e zëmrës nga dora mi more
ulur këmbëkryq në të të lash
Se ishe dinak e më mashtrove.
Kur mirë u ule e zure vënd
hodhe dorezat e kthetrat nxorre
me bisturin e të ligave fillove punë
në zëmrën time çarje krijove.

Si merimanga, një gjah kur shef
pa e vëne re e fut në rrjetë
rrjeta plot intriga edhe ti thurre
bëre me mua si deshe vetë
Ka shumë si ti,që ç’farë duan bëjnë
me palën tjetër plotë çiltrsi
s’më meritoje,veten dënoj,
vlera kam humbur,që u mora me ty.



JETA RRESHQET

Vitet si gurë rrukullisen njëri mbas tjetrit e bien poshtë,
kërkojmë ti kthejmë mbrapsh ,por nuk ngjiten dot,
me nostrlagji i kujtojmë ato vite, i duam pranë,
por nuk janë më tonat, ato shkuan e vanë.
ato janë vitet e jetës,që s’flet asnjë fjalë
që ikën pa u ndjer dalngadalë
e rrëshqet si një ngjalë.

Jeta s’thotë fjalë, ecën në heshtje e vepra bën,
në udhëtim e sipër , pa kursim, plotë shënja duke lënë
në fytyrat e freskta vizaton rrudhat si piktori në kartë
në kokat bjonde e brune mbjell flokët e bardhë
kështu e ka jeta është e heshtur ,nuk ka fjalë,
që ikën pa u ndjer dalngadalë
e rrëshqet si një ngjalë.

Bashkë me flokët e rrudhat ,që jeta vizaton
vrrullin rinor nën petkun e sajë e merr e shkon
le shënja të tjera,më të thella ,plotë,që s’duken
në zëmër,në mëndje e që një nga një shtohen ,
kështu jeta fillon rrugën e vazhdon pa fjalë
se kuptojmë ,që na ikën pa u ndjerë dalngadalë
se rrëshqet si një ngjalë.

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen