BABAI
Monologu i një emigranti
Çdo ditë ai thinjej si bora në Alpet e lartë
E gjumin e kishte harruar prej kohësh
Uej në shkallët e shtëpisë si skulpturë e gjallë
E kraharorit të thatë e vinte shpesh dorën.
Ai, plisi i bjeshkës , me heshtjen ishte bërë vëllam
Me arin e botës s’ia peshoje dot mençurinë.
E lotët i derdheshin në qerpikë si unaza kristal
Kur fliste për pragun që kishe lënë larg një ditë.
Ma dha besën e lume që m’i mbush ditët e jetës
-Mos u thyej , bir, nga guri që rrugën ta zë.!
Unë do të jem me ty si shtrai mes betejës
Dhe kur në këtë shtrat mes jush të mos jem më.
Ishte lodhur shumë babai im..
BUKA E MERGIMIT
Vëllezërve të mërgimit kudo ku janë në botë
Bukë e mërgimit , bukë me shtatë palë kore
Më sjell mall për bukën, gatuar në troje
Ç’më kujton Pershefcën me vatrat bujare
Bukë, kripë e zemër, në pragjet shqiptare
Buka e nënës sime, e ëmbla bogaçe
Sikur gjithë botën e kishim në magje.
Nuk më shqitet kurrë nënë fjalëngrohta
Me një përkëdhelje na e vinte te dora.
Dorë e gjyshes sime, tundëte rrathë djepi
Me një mijë urime, nxirrte bukë çerepi.
Merrnin vrap lëndine, mbanim fort bogaçen
Pinim ujë krojesh, mblidhnim manushaqe.
Veç bukë e mërgimit është me shtatë pale kore
Helm duket në gojë , kur në sofra shtrohet.
Buka e mërgimit, bukë që s’të ngop kurrë
Është mbrujtur me lot, të patharë kurrë
Me bukë në trastë shtatë ferre kaluam
Më thoni një vuajtje që nuk e provuam.
Mes dritash Evrope, vezullojnë vetrinat
Fluturojnë avionët, dete bëjnë makinat.
Buka e mërgimit, oh, bukë pa kripë e shije
Ti e fut në gojë gjithë trupi të dridhet.
Mos ma zër në gojë, vëlla, mërgimin e zi
Se më rrjedhin lotë sikur bie shi.
Ah, bukë e mërgimit!!!
STINA E MIZAVE
Kohë me diell me lule e me qiell të hapur
Cigaret rrotullohen sërish ndër tavolinë
Porosisim makiato veresi te banaku
E mbllaçisim si çimçakizë filozofinë
Të lodhur pa punë na mbyt një trishtim
Zzzzzz, mizat mizërojnë zhurmshëm në tryezë.
Në filxhanë tanë dalin e futen përsëri
E askush s’po i dëbon diku në Lucernë
Shpesh edhe veten grushtojmë mbi tavolina
Në një ritëm të huaj valle pa fund vallzojmë
E presim ditët tona… të mërzitshme si mizat
Pa pasur as edhe pak bukë që të shtrojmë
Gjysëmjeta e gjumit në jastëkë na tërheq
Gjysëm jeta e kafeneve me miza na bën miq.
Si duket, po vdesim pa le, hej, për dreq
Me premtimin për të parë ferrin lakuriq.
Punët e ditës i kemi ngushtë, fort ngushtë
Sikur po nisim së bashku një fillim të ri
Politika memece, zjarri të djeg në grusht
Po nesër a do ta pijmë kafenë veresi?????
Po ferri si zezonë sërish me miza na fton
Ah, veç politikanët të flenë të qetë në vila!!!!..
Vapë fort, kamarjerët shënojnë në bllok
Të mbushura me burra e miza gjer vonë tavolinat
MALLKIMI
Si gra lavire në salla me dritë kacafyteni
Po fjala e popullit një ditë do t’u bëhet mallkim
Të themi se në moçal çdo ditë po zhyteni
Është pak , fare pak për vargun tim.
Pallavrat tuaja pa pare kurrë s’do na duhen
Kur shkelni mbi besën e fjalës një ditë
Vetë toka ku ecni për ju piskon me kuje
Kur në greminë kërkoni të na futni të gjithë.
Diku zbrazni gota, krekoseni në makina, mbi timon.
Pëllisni si gomarë në sheshe, ekrane, në një miting
E populli i thjeshtë mbi mjerimin e zi po lëngon
Nga truri juaj i prishur që ka veç kalbëzim.
DIALOG ME SHQIPERINE
Nuk jam i pari djali yt në trojet e tua, o Nanë
Dhe as i fundit një ditë s’kam për të mbetur
Një fjalëshqipe lokja në djep më ka thënë
E një flamur gjak gjoksin ma ma ndezur.
Nuk jam i pari që ta njoh gjeografinë e historinë
Dhe këtu mes Alpesh për ty po thur shkronja
Që ti, o nanë, të mos kesh kurrë harrim
Që djemtë e tu të thurin veç kurora.
Të prenë trupin si copëza trungu të tharë
Me sëpatë, me ligje, kërbaçë e plumba
Dhe folenë ta dogjën në pemën e lartë
Ta lanë pa cicërima zogjsh e pëllumbash
Më vijnë dhe më gjërë emra, emra pa fund
Sa zemra më mjaltohet porsi mjalti në hoje.
Po jemi komb i pandarë, o Nanë, me një gjuhë.
Edhe pse na kanë ndarë si copëza në troje.
FJALA
E mprehtë si tel i çeliktë shpate
E rëndë si plumbi i shkrirë
E hedhur në pus pas mesnate
E ngritur si zog pa cicërimë
E hedhur pa vlerë në rrugën e shkretë
Ku askush për nder s’ta di
Dikush po troket dhimbshëm në derë
E fjalën ma thotë përsëri.
E vënë në qeskën e plehrave në derë
Si ferrë e marrë nga pyjet e lashtë
E mbetëm, mbetëm para saj si memëcë
E përgjigjen dot nuk e dhamë
TRANSFORMIM
Një lule ndërron vendin me drogën
Spitalet janë bërë tamam si shtretër
Në TV e miting vrapojnë të thonë
“ E shikoni, zotërinj, ne jemi të lire!”
E lumturia që prekim shpesh bëhet relike
Në nusërimin e një jete venitje po gjen
Vrapojnë makinat, avionët marrin qiejt
Veç ngrohtësia njerëzore fshihet në BUNKER
SHTEGTIMI E MESHIRES
Kjo jetë gjen shtigjet e saj veç me pikëllim
Me fjalët e mrrolura buzëqeshjen stolis
Si tis i natës fytyra më merr një ërrësim
Në duar kam një akull që çdo ditë më ngrin.
Endemi rrugëve të botës si kafshët pa litarë
Sikur të shkonim në varret pa emër mbi mermer,
Dhe diellin, dhe këngën, dhe urimin, dhe gazin
Me triskë i marrim në menynë e ditës që vjen.
Me jep, o Zot, fuqi të mund mëkatin
Sytë të mos i mbuloj mes pëllëmbës i turpëruar
Ooo, po humb gjuha e nënës si litari i samarit
Në shtegtimet tona na lidhen këmbë e duar.
Në shiun me rrebesh, zjarri pa klithma vetëm shuhet
Pa dashuria jonë me tmerrin shartohet
Në jep një fjalë të mençur ta vëmë mbi supet
Të heqim mëshirën mes pëllëmbës së dorës.
Të lutem, o zot!!!
TRE VELLEZERIT
Ishin dikur tre vëllezër si tre lisa lëndine
e sheshin e lojës e ndanin si bukën e nënës
plot vullnet, shëndet në sofrat plot gëzime
me duar vëllezërish deri në kufirin e ëndrrës.
zërat i bashkuan si gurë të smeralda
Çdo halli i vinin gjoksin e fortë të burrit
Dikur u ndanë e morën udhët e gjata
Mes dhimbjes kurbetçore deri në palcën e gurit
Tani pas kaq vitesh dy fjalë s’po thurin bashkë
E mall po kanë për gazin, harmoninë
Mes nesh ka hyrë rrufeja e një shtrëngatë
E dhimbja na e shpon gjoksin, na e bën vrimë
Mes nesh sytë shihen rrallë e më rrallë
E udha ka mbetur pa gjurmë në shtigje
Mes nesh… tre lisa të gjatë si lastar
Mes nesh…. tre lisa që këndonin mes lëndine
LETER NGA ÇAMERIA
Në Gumenicë ju pres një ditë për me ardhë
Në sheshe janë harruar bakllavatë dhe dasmat
Ç'u bête, bij, malli në gjoks më ka marrë
Pse më keni lënë me sy dhe me kokë prapa?
Më ka marrë malli për ju, fort më ka marrë
Mbetem ullinjtë pa vjelë e pa ujë krojet
Shegët kanë rënë e deti u thinj nga pritja
mjalti mbeti pa u vjelë nga hojet
Jam si grua e ve e pres derën të hapet
Gjaku në damarë ju është tharë krejt !???!!!
Nuk ka një dorë vajze të mbledhë manushaqe?
E vallja e burrave vetëm në sheshet mbet?????
Unë s’jam e huaj , me ju jam një trung
Kemi një gluhë që perëndia na e ka dhënë kaherë
Më malli për trojet që kurrë s’i humb
Ju pres që të vini e oxhaqet t’i ringrejmë
DJALIT
Më lart se unë djalë, të të bëhet hapi
Kur të nxjerrësh peshoje fjalën fort
Humbje ta quash si lak të fortë litari’
nga bukuria falso mos u mashtro!
Kur të mxjerrësh fjalën si zogu nga streha
Ta dish se qëllon më fort se plumbi
Bëhu i bukur, bir, në këshillat që jep
E paqësor të jesh në zemër si pëllumbi
Mosa u bëj barrë kurrë mikut e shokut asnjëherë
Se të mallkon buka e gjaku që të dhanë shtat.
Aty të jesh ku derdjet djersa e ndershme
E gjumi të mos të zërë për borxhin e marrë.
Betohu për nderin pa droje te pragu
E dredhinë kurrë mos e sill mes sofrës
Të mallkon buka e uji që të dha oxhaku
Kur të shkelësh në çdo cep të botës.
Se gjaku nuk bëhet kurrë ujë në trup
E plumbi nuk bëhet pambuk për plagë
dije, bir, dielli nuk i humb rrezet kurrë
E dije se nuk e mund pranverën flokëartë
MËKATI I GRAVE
Gruaja është perlë e smelarldë bukurore
E future në një guackë, dikush duhet ta nxjerrë
Për duart e saj nikoqire, madhështore
Gjeneralë e strategë përulen me respekt
Thonë disa se ka lindur tre ditë para dreqit
Thonë se dreqin në shishe e kanë futur
Ah, ç’tmerr kur shohim një ditë para vedit
Se si burri i saj, më dreq se dreqi, para tij është ulur
Nën drita të dobëta mes çarçafëve të mëndafshtë
Secili prej tyre në flirtin e tyre gëzohet
Mashtrimi merr pasaportë ditë dhe natë
Veç gruaja si një Evë e gjallë mëkatohet
Me fjalë mbi shpinë shkon bukuria e një femre
Rrotullohet bota e femrën si mister s’e kupton
Vrapojnë burrat në shitore, drejt parfumeve franceze
Që të blejnë për të dhuratën e dashurinë t’ua tregojnë
Mëkati i papaguar i një gruaje të uruar
Një leter që askurrë s’i shihet fundim e amëshuar
PRITJA
Vjen mëngjesi i mjegullt mbi lumë
Po djemtë nuk po duken te udha
E nëna ka mbetur aty, e pagjumë
E loti ia shtoka në faqe rrudha.
Vjen shiu si litarë në dritaret e odës
Po nëna me ofshama lëngoka në shtrat
Jashtë është ftohtë e të kërrusin flokët e borës
Brenda të nbyt një heshtje skaj më skaj
Në shtrat s’e ngrohka aspak jorgani
Agimi vjen e ajo hedh sytë në dritare
O bij, fshimani lotin që më afrojnë ditën e varrit
E ndizni dritat e kullës në konakë e në pragje.
JETA
Libër që lexohet pa rreshta
Ku gabimin s’e ndreq ti kurrë
Një shkollë pa dyer është jeta
Një lumë me gur e kërcunj.
Në të kërkoj enigmën e pazgjidhur
O libër ku ka shumë gënjeshtra
O e fshehtë si një litar komblidhur
Mos lër të na thijnet shpresa
Kur shpina të lodhet nga rruga
Kur hapi të mbetet jetim
Kuptoje fjalën te lutja
E mos lër prapa mallkim.
E di që je ortek i këputur
Që merr me vete drurë e gjeth
Po unë jam lis i patutur
Që nuk më shkulin rrufetë..
BACA ZENEL
Baca Zenel e ka harruar goditjen e fjalës
Është bërë vëllam me heshtjen që flet
Udhët e Zvicrës nuk i ndërron me udhët e MËHALLËS
Mes dëborës së Alpeve duket se shpirti iu tret
Baca Zenel e ka harruar tringëllimën e fjalës së bekuar
Po plisin e bardhë s’e harron tek dhoma me shilte
E dritat e Zvicrës nuk ia zbardhin dot syrin e lotuar
tek zbret i heshtur në udhët me bori makine
Një shall i ngrohtë i mblidhet në gushë
e rrudhën ia fshehin si të ishte perde
Oo, baca Zenel ka mall për burrat e urtë
Ka mall të patreguar të vrapojë përtej bjeshkëve
Plisin e bardhë s’e harron tek dhoma
E bastuni i Sharrit shok i bëhet në semaforë
Nga psherërima e tij e fortë po trandet Evropa
Po urimin për djemtë asnjëherë s’e harron.
VALIXHJA E KUJTIMEVE
Ajo është aty
Jeta ime e përmbysur si një letër bixhozi
Si një testament ditesh
Fjalësh të pathëna
Netë që presin diellin
Emra, emra që koha në hone i hodhi
Ajo më merr me vete
Mikja që s’më ka tradhëtuar ditëve të jetës
Që kërkon të flssë
Aty ku lëshova të qarën e parë
Mërgimi im i frikshëm
Drita që sytë më verbojnë
Poezitë e para në Peshoren e së Vërtetës
Ato janë aty
Fletore ku shkrimi duket si foshnjë e njomë
Kartolina
Që kanë ca adresa të harruara me veie
Bileta trenash
Doganierëm stjuardesa që buzëqeshin
Fate që na thërasin pa marrë përgjigje
Ajo është aty
Me brengat e pathnëna që vetëm zoti m’i di
Me lotët e mbledhur
Si përrua në gjoksin e rrudhur
Me librezën e invalidit
Me dasmat e pabëra
Me arkivolë që fluturojnë qiejve
Pragu e varri i dhimbjes dhe gëzimit tim
Ajo është aty
Kujtesa dhe harresa e fundit e jetës
Me vula
Me fletë të zverdhura
Me kodet e pathëna
Me galopin dret ëndrrës së vetvetes
Ajo është aty
Valixhja e kujtimeve
Pasqyra e jetës dhe e trishtimeve
Pasaporta që vetëm unë ia di emërtimet.
SHTEPITE E MERGIMTAREVE
Shtëpi që fati i keq i vuri në gjrin e tij
S’ka njerëz lumturinë një ditë t’ua kthejnë
Nuk shoh askund oxhakë e tym të zi
Vec hithrat kanë mbirë në çdo cep
Vdekja ka lëshuar gurët në dhomat boshe
S’ka njerëz veç bileta të një avioni barkmadh
Tjegullat kanë rënë e macja mjaullin në qoshe
Pa patur askend një copë bukë t’ia japë
Lehin qentë nën hënë se ka ikur rojtari
Ka shkuar e shtëpinë e ruan si besnike era
Ku jeeeeni, djem, ejani te vatra, te zjarri
Ju preesin shtëpita pa lule e tjegulla”
Kanë humbur trokitjet e mysafirët s’po duken
Janë harruar tupanet dhe vallet ndër dasma
Oh, as pleqëria e kërrusur me supe
S’jetohet këtu ku thuron merimanga
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen