Sonntag, 1. September 2013
Josif Gegprifti: Poezi
FLOKZAT E BORES
Kujtoj ca flokza bore,
ca flokza bore
që kishin thurrur kurrorë
mbi flokët e tu.
Ato flokza bore
edhe sot
i kam në sy.
TI NUK ISHE MIKU IM
Ti nuk ishe “miku im”,
Ti ishe një mashtrues,
Një thëngjill i mbuluar.
Perëndinë lus,
Mbi fytyrën tënde
Mos bjerë ndëshkimi i merituar.
Ti më ngrite kurth,
Me fjalë të ëmbla më mashtrove,
Per shpirtin tënd të ngushtë,
Ndëshkimin nga perënditë meritoje.
Nuk di si do lash mëkatet e tua,
E njoha fytyrën tënde.
ATY JAM EDHE UNE
Aty ku je ti jamë edhe unë,
Rërën e lagur shkelim bashkë të dy,
Buzë liqenit që po fle gjumë,
Shkëmbehemi çdo mëngjes, e shihemi ndër sy.
Ah, këto zemra si s’na pëlcasin,
Vuajnë e rrënkojnë brenda në gji,
Shkëmbehemi në rrugë, por me gojë s’flasim,
Digjemi pranë liqenit nga e njëjta dashuri.
MIKES
Nga liqeni i Pogradecit,
s’di pse më ngacmove ti
nga liqeni i kryeqytetit,
të përgjigjem unë tani:-
Mikja ime mos u mburr,
që në Pogradec ke shkuar,
para tej kam qënë unë,
netë të bukura kam kaluar.
Buzëliqenit kur kaloja,
Shfaqeshe ti në sytë e mi,
Pastaj me valët bisedoja,
Dhe me ndizej zjarr në gji.
***
Lum ata
që pushojnë në Pogradec!
Në darkë dehen me verë,
në mëngjes zgjohen poetë.
***
Atë natë
lotët e vajzës,
thërmoheshin në rreze dielli.
ndërsa tingujt e kitarës
pikonin si yje prej qiellit!
Abonnieren
Kommentare zum Post (Atom)
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen