Freitag, 13. September 2013
Valentina Llapri Plaku: Poezi
Një vit më i mirë.
Një vit ndryshimesh, të papriturash,
Si akullnajat në cep të ngrira,
Që kanë filluar të shkrijnë ngadalë,
E pak ndryshim do vijë vërdallë,
Një vit i fortë, dhe pak i mencur,
Plotë ngjarje e data kanë për të ndodhur,
Do jetë i ngjeshur , me kaq ndryshime,
Do ikin tutje vitet e lodhur,
Më mirë do bëhet, me siguri ,
Do fryjë një erë, një ajër i ri,
Do mbushet toka me begati,.
njerëzit do kenë veç lumturi..
do iki largë, oh- sa shumë largë,
ajo e lodhura ligësi,
do tretet tutje pak e nga pak,
do fluturojë në pafundësi..
dhe dalëngadalë, jo menjëherë,
një diellë i ri që do shkëlqejë,
aq fortë, aq ëmbël, në cdo sekondë,
diellin më të ëmbël në këtë botë.
Fytyrat e njerëzve veç do shkëlqejnë,
Do jenë njëlloj, të vegjël e të mëdhenjë,
Do ketë kaq gaz e lumturi,
Oh veç ta dini sa mbrekulli!
Në male, fusha bari jeshil,
Nëpër lumenjë uji steril,
Nëpër bregore, fusha dhe cepa,
Do qeshin zogjtë do këndojë bleta..
Do fluturojë shqiponjë e malit,
Në më të bukurën kaltërsi,
Dhe do shkëlqejë fytyrë e djalit,
Do ngopen zogjtë, kënaqur ti,
Mendim i lirë
Si re e kaltër ne hapësirë
Ashtu lundron mendimi I lirë,
Me brishtësinë dhe melodinë
Sinqeritetin dhe thjeshtësinë.
Moj natyrë !
Më thuaj kujt i ke ngjarë që je kaq mirësisht e mirë!!
Ti moj natyrë e pastër, ti moj natyrë e dëlirë,
Me ngjyrat e virgjëra, mbuluar plotë bardhësi!!,
Me pamjen magjike, të brishtë si flori,
Më thuaj moj natyrë, pse ti je kaq e çiltër,
Shpërndarë aromën tënde , në majat më të larta,
Dhe gjethet, dhe ujëvarat, dhe dita edhe nata ,
Mbushur plotë aroma, të ëmbëla e të pastërta…
Natyrë moj natyrë, e bukura natyrë,
E pazëvendësueshmja kënaqësi e krijuar plotë mjeshtëri,
Harkuar gjithandej me më të ëmbëlën bukuri,
Fale aromën tënde, kudo në gjithësi…
E brishtë
E ëmbël,- e brishtë, e paqme dhe e thjeshtë,
Kështu është pranvera, si ai flladi I lehtë,
Me kaq shumë ngjyra, të bukura porsi flutura,
Me kaq zogj të qeshur, që u ndrinë fytyra.
Pranverë moj sa të dua, me ngjyrat pastërtore,
Brishtësia jote, flladi si akullore,
Era edhe ajri, shkrihen bëhen një,
Dhe ashtu plotë gaz, - del I bukuri zë.
Përherë
Do marr pastërtinë e detit,
Në një ditë me shumë shkëlqim,
Do ta mbajë at, pastërti ,
Ta shtrengojë shumë fortë në gji,
Do ti futem thellesisë,
ëndrrës së bukur të kaltersisë,
do të ulem përulësishtë,
ja përherë mes miresisë...
Kaq e bukur natyra
Eshtë e bukur natyra,
Ndoshta edhe pse pak e xhveshur herë -herë !,
Me gjethet e saja tek tuk të qeshura,
E me raste të mërzitura ndonjëherë ,
Eshtë e bukur edhe pse pak e vrazhdë ,
Natyra përreth me gjithcka përqark saj,
Me malet dhe fushat me barin kaq jeshil,
Me endërrat tek gjethet, e të bukurën hijeshinë.
Eshtë kaq e bukur kjo natyra!!!
Sa s'po ngopem dot duke e parë e riparë ,
Malet hijerënda e lumenjtë e kulluar,
Vështrimi I atyre palmave , hijerënda mbi trotuar,..
Era
Mbi dritare fryu era,
Lehtë e lehtë , puhizë e saj,
Hapi perdet ngjyre rozë
Plote freski flladi i saj.
Dhe ashtu e lehtë e lehtë,
Hyri brenda nëpër dhomë ,
Fllad freskie kaq i qetë ,
Oh e ëmbëla aromë !.
Një mendim
Nje mendim spontan i bukur i pastër ,
Më vjen për gjyshërit tanë të mirë si fllad i kaltër,
Qetësi e tyre,- oh sa të mahniste,
Dituri e tyre, shumë sec na çudiste.
Fjalët kaq të ëmbëla, gjuhë e tyre e mirë,
Sytë kaq të qeshur, shpirti trëndelinë.
Ditë mendimesh
Sapo lind i bukuri diell,
Mbi at, mal diku shumë thellë ,
Shfaqen, lindin prapë mendimet,
Fluturat, zogjtë nisin shtegëtimet,
Edhe sot një ditë mendimesh,
Sapo lind i bukuri diell,
Shfaqur fluturat si gjithmonë,
Edhe zogjtë bashkë si çdo herë ..
Një ditë, një cast
Një ditë, një çast, një kohë që vjen,
Moment i afërt, herë ikën, herë vjen,
Një çast i ngelur ndoshta pezull diku...
Një ditë një çast, aty edhe këtu..
Rrugës për në fshat
Një udhëtim i gjatë, aty tek i vogli fshat,
Ecja edhe ndalesha, mbi a,t tokë të thatë,
Era fluturonte, mbi male ndalonte..
Dielli sqimatari fshehur pas një mali..
Ecja dhe nuk ngopesha, me ajrin kaq të pastër,
Me erën e lëndinave, dhe a,t qiell të kaltër,
Në çdo hap që bëja , një lule shikoja,
Lulet me të mira, i doja, oh sa i doja,
Era e pranverës, po më përkëdhelte,
Parfumi i saj dehës, po më buzëqeshte,
Tokat kaq të ëmbëla, mbushur pafundësishtë,
Qielli kaq i kaltër, qeshte ëmbëlsishtë.
Abonnieren
Kommentare zum Post (Atom)
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen