Sonntag, 15. September 2013

Zabit Sulo: Rrëfenja poetike


1. ADOLESHENCA

Erdhi në trupin tim me të gjitha të papriturat, duke më sjellë të nesërme dhe ditë të tjera të mërzitura. Në fillim me erdhi e ndrojtur, ashtu ngadalë duke më joshur, me gjëra që nuk më takonin, në ëndrra të pa realizuara më çonin. Megjithatë mua më pëlqente, të ndihesha burrë para kohe, por nuk e kuptoja se më gënjente, në shtigje pa vlerë për të më futur, ndonëse më dukej se ishte e bukur, Se shpesh rendja mbas ndonjë fluture, Harrohesha në botëkuptimin e papjekur, iluzione të kota duke ndjekur. Por gjithsesi kur adoleshenca në rrugë të gabuar me çonte, nëna ime rrinte gati të më qortonte.

 

2. KUR ÇEL DASHURIA

Si lulja që buis sythet, Një dashuri në zemrën time afron, Koha adoleshente kërkon të zbythet, Një tjetër moshë dashuria kërkon, Dhe fillon të kundërmojë manushaqe e limon. Skuqjen e faqeve të vajzës që dua, E sheh burimi dhe lajmëron një krua, Lumi merr revanin dhe si ngjala rrëshqet, Takon rrahjet e zemrës sime dhe bëhet dallgë në det.

 

3. FJALA GRUA

Fjala grua është butësi, Si bari i livadhit në mëngjes. Fjala grua është dritësi, Si dielli që shkëlqen në mëngjes, Fjala grua është lëndinë, Pranverë në shtrat, Të shtruar me trëndelinë. Aromë e jetës që sa një shekull zgjat. Fjala grua është parajsë, Çelësi i çdo gëzimi në këtë jetë, Por është dhe lot që mbush një det.

 

4. GOMARI I SHTËPISË

Ej ti, gomari i shtëpisë, Hajde këtu të të vë kapistrën! Mos më shiko se kam trup të vogël, Unë të marr, të lidh në kasolle, Mos më thuaj se jam i vogël, Unë tani jam bërë burrë i rritur, Nuk ja më sa një gogël, Të bëj të kërcesh duke më mbajtur hipur. Mos më thuaj se s’ma ke frikën, Mos më zbardhë dhëmbët se s’ke nga ikën, Duke pëllitur, se të godas me shkop thane, Nga mëngjesi e gjer në mbrëmje! Mos i ngri veshët e gjatë përpjetë, Mos më zemëro e mos më fut në siklet, Se ti në këtë jetën tonë ke ardhur Për tu ngarkuar, jo kot për të pallur!

 

5. KUR JAM NË ANKTH

Nis të kërkoj nëpër errësirë, Fytyrën time të vërtetë. Një gabim i bërë pa dëshirë, Ndoshta më kushton shumë në jetë, Dhe i kërkoj ndihmë fjalës së urtë të babit, Nga ky ankth të dal faqebardhë. Por mendimi i tij vonon si ardhja e majit, Dhe më trazohet mendimi si erërat në janar. Por stina e fjalës ka radhën e vet, Dhe pse çel një kumbull në shkurt, Pranverë nuk ka gjasa të jetë, Dhe unë mbetem në ankth, Dhe në pritje të mendimit. Por ai vjen kur babai ndez dritën e syrit: Kërko rrënjën e gabimit, mor djalë, Pastroje nga të zezat që ka një djallë, Të vërtetën shikoje drejt në sy, Dhe ankthi të largohet krejt, Vetëm kur i sinqertë je ti...

 

6. PESËDHJETË PRANVERA

Pranverë ëndrrash, bota anembanë, Edhe unë bashkë me to, Sepse jeta është shkurtër, Është shkëndijë dhe flakë me to, Dhe unë pranverat i kultivoj, Si në një kopësht me lule plot nektar, Dhe nektarin unë e bëj mjaltë, Që jetës sime jam kam marrë, Dhe tek një fushë plot me baltë, Vitet ia dorëzojnë stafetën njeri-tjetrit, Dhe unë si një litar i vazhdimësisë, I tërheq vargjet i vendos mbi fletë, Dhe i fut në vitin tim të pesëdhjetë, Dhe mblidhemi të festojmë, Ulemi bashkë të zbukuruar, Dhe flasim fjalë mençurie të na dëgjojnë, Kohet e këtyre viteve që dashurojmë.

 

7. PSE VJEN TI DASHURI

Pse vjen ti dashuri, Në zemrën time pa trokitur? Pse ma ndez ti zemrën time, Tek një qiri i fikur? Pse vjen ti dashuri, Dhe lehtas troket në portën time? Unë portën hapur e kam, Hyr pa frikë në zemrën time, Hyr dhe kurrë mos mendo për largime, Se pa ty çdokush ndjehet i vdekur, Ti hyr, se askush nuk ka për të prekur. Bashkë do jemi në çdo sekondë gjithë jetën, Nëse ti me ikën dhe dritën ma fik, Unë si kripa në det do tretem, Me dallgët e detit do bëhem mik, Që kur të vinë aty në verë mijëra dashuri, Unë i kripëzuar do t’u përkëdhel trupin, Do tu them, se je vetëm ti, Që kohërat kurrë nuk të zhdukin.

 

8. SHTIGJE ËNDRRASH

Nëpër shtigje ëndrrash, Nisa të kërkoj pak dritë, Nëpër dhomat e ngrohta të zemrës, Kalova dhe çaste të dhimbjes. Nëpër shtigje ëndrrash, Kërkoj pak lulëzim. Vrapoj nëpër shtigje të panjohura, Por kurrë nuk e kam harruar shtegun tim, Shtegun e dashurisë për prindërit, Shtegun për tokën dhe lulet, Dhe në këto shtigje ngjitem nga pak çdo ditë, Me kokën lartë, që s’dua të më përkulet.

 

9. TROKITJE PRANVERORE

Mimoza me lulet e saj të verdha, Diellit kërkon t’i ngjajë. Bulkthit me këngët e tyre zëçjerra, Trokitje pranverore mbajnë. Dhe një traktor që herët në mëngjes, Fushat lëron, tokën që avull lëshon, Si buka e sapo dalë nga furra, Që aromë jete kundërmon. Një zog i fshehur në gëmusha, Trokitje pranverore paralajmëron. Dhe babai që mbi supe, Nuk mban me xhupin e trashë, Pak aromë trëndeline i kundërmojnë baluket. Trokitja pranverore vjen me fllade Dhe fëmijët me pantallona të shkurtra nxitojnë, Në shkollë të ngazëllyer shkojnë, Kanë veshur këmisha të holla me lule të bukura, Ardhjen e pranverës të lajmërojnë.

 

10. VALLJA MYZEQARE

E shtruar, me ngjyra ylberi, Kërcehet vallja myzeqare, Tokën dhe qiellin përherë ndezi, Nëpër kohëra gëzim madhe, Nëpër fushë me erën bëhet mike, Maleve u futet në brendësi, Te shkëmbinjtë xixa nxirrte, Në zemra mbjell me qindra dashuri, Me gjunjët dhe trup përthyer, Këmba tokën dhe hallet godet, Fllad gëzimi përplas në gjokset zbërthyer. Me ty u rrita, valle e bukur dhe hallemadhe, Të mësova, të kërceva dhe kurrë s’të kam harruar, Trupin dredh kohërave me shkathtësi ngjale, Me ty do vdes se përjetë jam dashuruar. O vallja me bukuri mahnitëse myzeqare!

 

11. YJET

Yjet vijnë dhe ulen në zemrën time, Si fëmijë të vegjël një nga një. Fort i shtrëngoj nëpër agime, Që dita ime të presë natën kur flë, Dhe një nga një përsëri i shpërndaj, Në qiellin e largët pa kufi, Dhe të vetmin yll që mbaj, Është ylli Tokë që më fal dashuri. Dhe kur më kthehen prapë në zemrën time, Unë nga drita e tyre përfitoj, Që mbrëmjet e mia t’i ndriçoj, Në qiellin e kthjellet diellit i bëj vend, Anembanë tokës në çdo kënd, Se dritën e dua ta kem në jetë Pranë vetes, me yjet prezent.

 

12. ZEMËR

Thonë tek ti frymë merr i gjithë planeti, Shpresat tek ti mbeten si meteor, Që njerëzimi i kërkoj dhe i gjeti, Pa paragjykime, me kujdesin atëror.
Dhe zoti që përherë mbetet i gjithëfuqishëm, Një zemër si ne ka dhe do të ketë Dielli kurdoherë është dhe do të jetë sy i ndritshëm, Por ti zemër, je e vetmja që të gjithave u jep jetë.

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen