Dienstag, 16. Dezember 2014

Jusuf Bislimi - Gjashtë poezi


1. AROMË PËR TË GJITHË

Duart e mia
në shërbim të shpirtit
mbjellin lule në një kënd
të sofrës
 


Edhe shiu më ndihmon
për t’i ujitur
e forca e krahut
mih për t’i shtrirë rrënjët thellë


Dikur lulet vehen në shërbim
të zemrës sime


Si unë
çelin lule plot nektar
dhe aq bujare bëhen
askujt nuk ia ndalojnë aromën
pranverë e verë



2. E UNË KU JAM

Me dritën e zgafellës
dua ta miklpj atë diçka
që shpirtin ma trazon


Më vlon ujë në ballë
e në trup më shkakton ethe


Po mërdhihem
në këtë përcëllimë vere


Mendimet I shpallin luftë veteëvetes
Pa log mejdaani


Pa spektatorë
Ku është rruga për në oborrin tim
ka humbur
ka mbetur e mbshtjellë
nga mjegulla


E Zoti në rezidencën e vet
merret me punë planetesh


E unë ku jam
ndoshta në zemër të burimit
ndoshta në dritën e zgafellës



3. RREBESHI ME RREBESH LUFTON

Rrebesh shiu i paparë
lumenjtë vërshojnë edhe detin


Gurë safir
ndërrojnë vend
për të mbetur me shkëlqim prore


Nuk avullohen
e ruajnë të qenit adhështor
as nuk shterrojnë
mbesin në lavdin e tyre


Nuk i friksohen zjarrit
as rrebeshit


Për safir
rrebeshi me rrebesh lufton



4. HESHTJA

Pak më shumë
se para një dekade
ti më flisje
e unë heshtja


Ti më ngacmoje
e unë heshja


Ti më torturoje
e unë prap sheshtja


Ajo heshtje
nuk ishte aprovim
ishte injorim



5. NË BIRUCËN E GJAKOSUR

Në birucën e gjakosur nr. 7
afër Mollës së Kuqe
kur më pushtonte mërzija
duart i futja
nëpër vrimat e xhepave


Vetëm aty
e gjeja
jetën time


Në xhepin e majtë
gëzimin dhe haren
në të djathtin
pikllimet, brengat
dhe vrerin


Dhembja e dhimbjeve
as nuk avullohej
as nuk tretej



6. KLITHMA E NJË FERISHTEJE

Kujtesës
m’i ra një perde e zezë


Tuneli u errësua

Lakuriqët e natës dolën
me forcë
përplasish mes veti


Unë vazhdoja rrugën
vrisja mendjen
si hyra në këtë tunel
mundem vallë të dal
nuk e di
në këtë fund tuneli të zi
pushon vetëtima e bubullima


Ndihen vetëm klithmat
e dhembjeve
klithma
e një ferishteje të pafajshme

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen