Tregim nga Kujtim STOJKU
Vera e vitit dy mijë e …erdhi si të gjithë herët e tjera. Ajo zakonisht është stina ku gjithçka harlis dhe merr energji. Pikërisht kjo stinë për Gjergjin do të ishte më e veçanta e cila do të linte gjurmë në kujtesën e tij. Në përgjithësi njerzit mundohen që t’i përmbahen një sfere të pamasë për të cilat ata mendojnë.Jeta në çfarëdo lloj kohe që të jetë ajo nuk mund të bëjë pa njerzit, vendet, ngjarjet, ku një ditë prej ditësh ajo mezi e mban një perceptim të krisur në imagjinatën e saj. Dhe ky përceptim fillon e grishë ngadalë kujtesën e cila fillon të riprodhojë me një perceptim të ri nga e para. Nëse është ditë me shi do të përceptohet shiu si një ditë e veshur me pelerinë të murrme. Në këtë rast jemi në stinën e verës ku rrezet e diellit fillojnë e bien në sipërfaqen e planetit të tokës me bollëk dhe, para syve tanë na shfaqet një peizazh që mbahet me kryeneçësi, ku perceptimi në mendjen e Gjergjit i jepte gjeste klasike sepse në këtë stinë disa kthehen të mërzitur jashtëzakonisht nga pushimet, disave nuk u ka dalë që të bëjnë pushim as dhe një ditë të vetme,disa të tjerë shfrytëzonin liqene dhe lumenj për të marrë sadopak rreze dielli. Por më e magjishmja ishte shetitja e mëngjesit nën melodinë zogjëve dhe, dikujt i është komunikuar pushimi nga puna. Në këtë stinë Gjergj Guri nuk shijoji asnjërën nga këto.
Pikërisht në këtë stinë zë fill edhe tregimi i tij. Atij i kishin komunikuar urdhërin zyrtar të pushimit nga puna. Kështu ai erdhi dhe u zhyt në mendime të thella. Ai konkludonte se e gjithë jeta e njeriut është një sakrificë që duhet t’i përkushtohesh me durim, ku duhet të përballesh me të papriturat e saj e cila nuk i ka njëlloj për të gjithë. Pikërisht në këto rrethana njeriu edhe farktohet me vështërsitë që i dalin por, njëkohësisht mëson edhe si t’i përballojë ato. Dhe kur këto i ke përballuar dhe ndjehesh sadopak rehat fillojmë e u shmangemi vështrimeve të njëri tjetrit. Por pse ndodh kështu? Kësaj pyetje është vështirë që t’i përgjigjesh. Mirëpo ne jemi të ndërgjegjshëm se kur perëndon dielli dhe vjen mbrëmbja gjithësecili do të tërhiqet me një buzëqeshje të turpshme në atë qoshen e tij duke u përpjekur ta harrojë lodhjen e ditës para ekranit të televizorit, ose duke tymosur cigare para filaxhanit me kafe.Gjergji ishte ulur mbi divan dhe po rrufiste kafenë duke trokitur gishtrinjtë lehtë mbi tryezë.Kjo trokëllimë gishtash i dukej se përmbanin një tingull serioz që përhapej përreth në hapsirën e dhomës. Kjo i dukej atij një lloj eksperimenti që i jepte kënaqësi. Por shpesh atë e pushtonte mosbesimi, se ç’kishte një si lloj ankthi të cilën mundohej ta mposhte duke u munduar të gjente rrugë dhe ide të reja. Megjithëse në një gjendje të tillë shpirtërore ai gjente besim në vetvete dhe i zotronte ato. Dhe kjo besueshmëri vinte e konsilidohej duke u përforcuar gjithnjë edhe më shumë. P.sh një gjë e tillë ndodh nëse ndërmerr një veprim për të cilin je menduar shumë herë dhe beson se do t’ia arrish qëllimit. Informacionet që merr nga lajmet, shtypi, nga bisedat me miq, pra ata që u thanë dy ditë më parë, ditën tjetër do të do t’u duken të vërteta.Edhe skandalet që përthithen menjëherë nga media kanë një fuqi eksplozive. Ata e kanë këtë fuqi sepse merren me shkathtësi nga ata që i japin. Pasi kalon ca kohë çdo gjë vjen e qetësohet sikur të mos kishte ndodhur gjë. Shpesh ndodhin veprime të dhunshme të cilat menjëherë marrin jehonë të cilat zmadhohen duke bërë ndërgjegjen me plagë por, është e vështirë të thuash se ndjehen të penduar. Të gjitha këto zhduken nga vera e nexehtë e cila i merr me mendjelehtësi duke rënë në plogështi. Kjo i shëmbëllen kotësisë së një panairi të vonuar i cili e ka tërhequr zvarrë deri në zbehtësinë e tij monotone.
Pas gjithë kësaj akoma mund të jetë herët për të rënë në pesimizëm. E nesërmia gdhin me ndërprerje dhe nisje negociatash që akoma janë në zhvillim e sipër,rezervat e verës mbeten të pashtershme dhe ata mund të sjellin një kthim të plotë. Por reflektimi dhe ndarjet janë cilësi të panjohura për pushuesit. Bile hotelet janë aq të zënë me punë gjatë verës sa janë gati të ngrenë duart se nuk mund t’i përballojnë dot. Këto lajme transmetohen me zhurmë duke përsëritur deri në bezdi për besnikërinë e mbajtur ku tek dëgjuesit hedh padashur hijen e mosbesimit e cila zhvillohet duke respektuar aleatët e besueshëm e cila nuk tregon ndonjë stil të madh ose rrugë të re. Ata tregtojnë fjalë dhe ide shterpe, populli që nuk sheh më gjatë për momentin, beson. Por nuk mund të themi se populli është frikacak.Të gjitha këto ushtrojnë presion mbi të, ku ata e braktisin sëbashku me paratë. Ata e kanë hedhur me cinizëm maskën e tyre të sjelljes.Atyre dalëngadalë u bien maskat dhe shfaqen duke u treguar sa më realë, ashtu siç janë me të vërtetë.
Por një përshtypje tjetër lenë këto në brezat e rinj.Brezi i 15 –16 vjeçarëve nuk kanë asnjë përgjegjësi për jetën praktike. Ata janë të mbështjellur nga jeta e tyre pa e vrarë mendjen për ato që ndodhin.Ngjarjet marrin rrjedhën e tyre duke humbur në rrjedhën e kohës .Disa të tjerë mendojnë se çfarë mund të bëhet më tej.Jeta zhurmon me gjallërinë e saj dhe,njerzit janë ato që do të vuajnë. Gjergji ishte duke shetitur në muzgun e ditëve të fundit të korrikut dhe për disa momente qëndroi pak para monumentit të Naim Frashërit. Parku pothuaj ishte i zbrazët ku aty këtu shetisnin çifte të dashuruarish duke shijuar puthjet e ëmbla. Nëpër zemrat e tyre dielli akoma nuk kishte perënduar. Ai vazhdonte të shnëdriste në zemrat e tyre po ashtu shnëdriste edhe në zemrën e Gjergjit dhe këto ishin zërat e vërtetë të kësaj vere që përziheshin me flladin e lehtë të mbrëmbjes. Dhe këto zëra kishin rënë edhe mbi ta. Kjo eufori që kishte kapluar Gjergjin,bëri edhe dy-tre hapa drejt monumentit dhe, me një vështrim gjithpërfshirës, ia nguli vështrimin, shtriu krahët e tij, u përkul, dhe ju drejtua po vetes tij me tërë shpresën dhe aty për aty ai tha:
- Sa e bukur ishte kjo stinë me këto ngjarje të shëmtuara. Pastaj kujtoi disa vargje nga ky poet i madh të kombit duke menduar se me të vërtetë ai ishte elita e mendimit aristokrat shqiptar… dhe buzqeshi. Ai kishte pasur të drejtë. Por netët verore si përherë do të mbeten më të bukura dhe më të pasura. Asnjë verë tjetër nuk mund të krahasohet me të.Ata me njëra tjetrën ndryshojnë.Unë e njoh këtë stinë, megjithëse këtë herë ka shkaktuar trishtim dhe ankth. Megjithatë unë po shetis nëpër këtë park të mbuluar nga bari i gjelbërt dhe nga fëshfëritjet e gjetheve të palmave duke u munduar të harroj ngjarjet aventureske të kësaj stine. Derisa unë nuk mund t’i marr më 45 vjetët e mia në shtëpi me mua, unë do të mbetem këtu me ju tani dhe, përgjithmonë. Në shtëpinë time ku unë banoj kam vizatuar një pikturë, ku do t’iu a bëj ju si dhuratë. Por tani jeni i zhytur thellë në hije dhe, sëbashku me ju qyteti gjithashtu do të zbresë në tërsinë e tij,bulevardet, parqet, toka dhe hijet dhe gjithçka. Ju nuk i largoni pasardhësit. Ajo dhe qyteti marrin dhe japin me njëri-tjetrin.
Por stinët asnjëherë nuk janë fajtore. Unë do t’iu tregoj ju kur ju gënjejnë fajtorët, Ju nuk jeni gjithmonë të gatshëm të pranoni kufijtë e realitetit. Nuk ka realitet që mund t’iu qetësojë ju sepse i tejkaloni ata në avancë me të gjitha realizimet dhe, nuk gjeni ngopje në realitetin.Ju e ndërtoni superstrukturën nga metaforat dhe figurat poetike. Ju luani me iluzionet e shoqërisë,midis gjërave të paparashikuara.Të gjitha gjërat bëhen duke iu referuar gjërave të tjera dhe, kur ata ndryshojnë aludojnë tek të tjerët deri në infinit. Bëheni të mërzitshëm me llafazanërinë tuaj që të mërzit, e cila tronditet gjatë mbi valët e pafund të frazeologjisë. Ja ku është frazeologjia nëse ju do t’më falni për këtë term. Kjo e gjitha do krahasohet kur, në shumë zemra të mëdha, në vende shumë të mëdha, një dëshirë e madhe e zjarrtë fillon e grumbullohet për substancialitetin. Në këtë moment ju jeni të mundur. Kufijtë tuaj universal bëhen të dukshëm dhe, stili juaj i madh është një stili i bukur, i cili është një realitet që i sheh më mirë ditët tuaja, të cilat shfaqen me një dashuri të madhe. Ëmbëlsia dhe trishtimi i juaj lindin impresionet e ngazëllimit rinor. Netët tuaj ishin të pafundme dhe të tmerrshme si inspirime megallomane nga të dashuruarit. Ose ata mizërojnë me fantazmat si llomotitje nga haluçinacionet. Aroma e juaj ishte e ekzagjeruar përtej shkallës së ekstazës njerzore. Në trajtesën tuaj magjike të gjitha gjërat dematerialozohen edhe rriten në distancë në çdo formë të lartë. Mollët tuaja janë ngrënë në mes të ëndrrave nga frutat e peizazhit qiellor.Tregimet tuaja frymëzojnë mendimet nga frutat eterale tek të cilat mund të kenë ngrënë shumë aroma. Ju nuk e keni shpëtuar regjistrin e lartë të ngjyrave në gamën e ngjyrave tuaja, ju nuk dini asgjë nga ngopja dhe konciziteti i errët, zbehtësia dhe sipërfaqja e lëmuar dhe e ndritshme e bronzit.Jo, dëshira e zjarrtë është në vjeshtë nga shpirti human për materialitetin,për substancialitetin, për kufijtë. Kur metaforat humane kanë projektet dhe ëndrrat për arsyet e padëpërtueshme,atëherë fillojnë e përpiqen për realizimin, atëherë vjeshta është afër. Këto fantazma të cilat tani përhapen akoma në shkallën më të lartë të sferave të kozmosit human, kanë ngjyrën e lartë të kupës qiellore me hijet e tyre të cilat tani fillojnë e shkojnë drejt njeriut duke kërkuar ngrohtësi jashtë frymës së tij, dhe pikërisht tani ai ndjehet rehat në shtëpinë e tij duke qëndruar ngrohtë në krevat. Shtëpia për njeriun është si Ahuret e Avgjisë, është qendra,është hapsira e mbushur përreth me çdo demon,me çdo shpirt nga sferat e larta dhe të ulta.Koha e bukur, gjestet klasike, frazeologjitë latine, shafqjet teatrale, rrethi meridional është në fund, vjeshta kërkohet jasht koncizitetit të ashpërsisë së pushtetit. Këto forma të gërricjes shkojnë përpara dhe e ngopin arsyen. Ajo ngurtësohet në vrazhdësinë e problemeve të lidhura nyje, ajo çeshtjet i kap me nofullat e saj dhe shqetësimet e shtrëngojnë si darë, ajo e kap atë duke shkelur ligjin,të gjitha këto lidhen me frikën dhe me betejën e ashpër e cila ka një shenjë si të prerë me thikë, dhe misterin e frikës e ndjen si të gjallë, ngërdheshjet zbukurojnë fytyrat e tyre të ngurta.
Kjo dhe gjëra të tjera që më bëjnë mua të paralajmëroj zbraztësinë e gjysëm rrethit të lënë i cili na shfaqet duke u zmbrapsur para nesh.Por unë po flas vetëm ca fjalë me zë të lartë në këtë monolog, ndoshta ngaqë unë jam i paaftë të gjej fjalët e papërshtatshme, ose përshkakse unë thjeshtë dua të flas duke i mbushur me gjeste boshllëqet midis fjalëve të mia. Në këto moment Gjergjit iu kujtua një pjesëz nga fëmijria e tij.Ishte koha kur piqeshin arrat dhe ata pikonin nga degët. Ai këtë frut e quante frutin klasik të vjeshtës dhe, me produkte nga frutat e tjera mbushej një dhomë ku ushqeheshin gjatë dimrit kur dëbora mbulonte vendin. Këto fruta shijojnin deri në fund.Unë kujtoj edhe gështenjat që ishin shumë të shijshme. Me kokrrat e arrave ne krijonim lojra me fëmijët ku ai që fitonte i mbushte xhepat plot. Kurse mollët kur bëheshin për të vjelë ishin të skuqura mirë,shumë të kuqe dhe prozaike. Ne në shtëpi ata i vendosnim në pervazin e dritares së dhomës.
Muzgu tashmë kishte filluar të hidhte vellon e errët kur ai u nis të kthehej në shtëpi. Rrugën e bëri në këmbë dhe jo me autobuz të cilët qëndronin në stacion dhe tejmbusheshin me pasagjerë. Autobozët ishin të vjetër dhe pa ajër të kondicionuar. Zagushia brenda tyre nga vapa dhe pasagjerët ishte mbytëse. Fatorinot shtyheshin nëpër qytetarët duke thirrur hajde biletat, abonetë dhe, djersët u kullonin çurg nëpër fytyrë dhe trup. Udhëtimi me këto autobuzë është një ferr i vërtetë. Asnjë investim nuk ishte bërë nga kompania për qarkullimin urban. Ata shumë herë kishin kërkuar që të ngrenin çmimin e biletës por qytetarët kishin reagur se do të ngriheshin në protesta dhe,organet përkatëse nuk e kishin miratuar kërkesën e kompanisë. Ajo kishte heshtur dhe si kundërpërgjigje nuk kishte bërë asnjë investim. Thuhej se pronari i kësaj kompanie jetonte në nje luks të paparë. Fitimet nga transporti urban i kishte të majme. Investimet ishin zero. Ai kishte marrë një vilë m’u në zemër të qytetit. Në oborrin e vilës kishte tre makina të markës së fundit, katër roje që shërbenin njëzetë e katër orë, dy shërbyese. Dhe gjithë këto të ardhura vinin nga ato mjete të vjetra prodhuar pas viteve nënëtëdhjetë. Kur shoferi ndizte motorrin nga skapamentoja e tij dilnin shtëllunga të mëdha tymi i cili helmonte ajrin në zbrastësirë. Kur nisej ai gulçonte sikur ishte në grahmat e fundit të shpirtit të tij dhe udhëtimi me to ishte një ferr i vërtetë. Shpesh pasagjerët bërtisnin që të hapeshin dyert se po plasnin nga ajo vapë mbytëse, por shoferi përgjigjej shkurt se nuk i lejojej dhe kështu udhëtimi kthehej në një torturë. Kur arrinin në shtëpi apartamentet ndriçoheshin nga drita e zbehta sepse voltazhi nuk ishte i plotë. Thuhej se kompania energjitike bëntë një vjedhje të madhe si për nga ana e voltazhit ashtu edhe me anë të faturave. Punonjësit e elektrikut ishin kthyer në hajdutë klasik. Edhe nëse ankoheshe të drejtën nuk e gjeje asnjëherë. Nëse shkoje në gjyq duhet të kishe një shumë të madhe parash për ta hapur atë dhe, nëse e fitoje ti merrje vetëm një kopje të vendimit të gjykatës se kishe fituar por nuk zhdëmtoheshe kurrë.Ndërprerjet e energjisë ishin rralluar por, ishin shtuar djegiet e banesave nga tensioni i pakontrolluar. Fajtor gjithnjë dilte qytetari që nuk ishte treguar i kujdesshëm.
Mbrëmbja ra me shpejtësi, këto njerëz nxitonin për në shtëpitë e tyre nga një ditë e lodhshme si të gjithë ditët e tjera të mbuluar nga djersa. Këto fytyra përziheshin me mugëtirën ndriçuar nga drita e zbehtë e neoneve. Sa më shumë udhëtoje për në periferi të qytetit të binin në sy dritat e djegura në shumë shtylla të elektrikut. Nëpër disa rrugica të disa lagjeve ndriçimi mungonte komplet. Rrugicat ndriçoheshin vetëm nga rrezet e hënës. Nën këto rreze të zbehta dredhonin hijet e kalimtarëve të cilat zgjateshin disa metra nëpër natë ku herë zmadhoheshin herë zvogloheshin duke u zgjatur të lira dhe shqyenin vetveten duke u përpirë në hapsirën me labirinthe të padukshme. Ata ecnin pa zhurmë mbi këmbët e tyre të gjata dhe diku në distancë në skajet e rrugës ose të shtëpive që ishin në buzë tyre ku përthyheshin dhe lëshonin klithma të heshtura duke na përqeshur me gjeste tallëse. Ata shpesh herë dukej sikur kishin humbur ekuilibrin e tyre por më pas e fitonin atë përsëri. Më pas qyteti binte në gjumë. Këto drita që ishin djegur nuk ishin krijuar për asgjë tjetër veçse për dritë. Në disa ballkone dritat rrinin ndezur deri vonë, dyert e mbyllura sikur ta shtypnin kujtesën. Edhe dyert e dyqaneve ishin të mbyllura automatikisht me grila të rënda.Befas u kapa nga një surprizë në këtë orë të vonë të natës. Pragjet e këtyre dyqaneve sikur rrëshqitën, tabelat e tyre me drita sikur u lëkundën në erën e natës ku ishte portretizuar shpresa e jetës. Kjo ishte pamja e këtij qyteti në këtë natë të thellë e cila nuk i kishte mbuluar të gjitha gjërat të cilat tashmë ishin harruar nga njerzit. Tek kalonim përmes sheshit qendror të qytetit zhyteshim thellë në hijet e sheshit. Hapat tonë dëgjoheshin që kërcisnin mbi trotuare me një jehonë të shurdhët karap - krup. Por jo i gjithë qytetit kishte rënë në gjumë. Ishin furrat që punonin dhe furrxhinjtë qëndronin në kanotiere në prag në pragjet e tyre. Disa lypës ishin mbështjellur me disa rrecka duke fjetur mbi trotuare.Kurse furrxhinjtë na kishin ngulitur mbi ne vështrimin e tyre nga sytë e zi. Ishin edhe fshesaxhinjtë që me fshesat e tyre bishtgjata fshinin pisllëkun e ditës. Vitrinat e farmacive ishin të ndriçuara me drita ku shquheshin mirë kutiat me ilaçe. Zhurma e hapave tanë sa vinte dhe bëhej më abstrakte. Shtëpia jonë ishte në periferi të qytetit e cila dollohej shumë pak në errësirë. Pas pak ajo erdh dhe ndaloi para nesh. Nxorrëm çelsin dhe e futëm në bravë dhe pasi e rrotulluam u dëgjua një kërcitje e butë “krëk”. Hapëm derën e cila kërkëlliu mbi menteshat e ndryshkura. Drita muk kishte. Duke ndezur një çakmak palstik gjetëm një gjysëm qiriu të cilin e ndezëm. Nëpër muret e dhomës ngriheshin hije të mëdha që përthyheshin kundër harkimeve të tavanit dhe dukeshin sikur do të na binin përsipër. Flaka e qiriut dridhej nga puhiza e natës që fryente nga dritarja e hapur. Hijet në mur ishin të mërzitura dhe të shqetësuara nga zemrimi dhe sëmundjet e panumërta të brezave. Mobiljet sikur u zgjuan nga gjumi dhe u zvarritën ngadalë jasht në vetmi, dukej sikur vëzhgonin kthimin tonë me njohjen e hidhur me durimin e urtë. Kanatat e dollapit të rrobave ishin të varura mbi menteshat e tyre dhe sirtarët e komosë ishin shqyer. Ne na u duk sikur thanë më në fund se duhej të ktheheshim në rrethin tonë magjik. Ata thoshin se ishin pjesë e lëvizjeve dhe veprimet tuaja në mënyrë që ju të ngriheni dhe uleni shumë herë në të gjitha ditët dhe netët tuaja të ardhshme. Ne jemi duke pritur…e pamasë thellësia e krevatit, pushi i madh i kuvertës me lesh, që prêt të mbulojë trupat tanë të lodhur në këto netë të ftohta dhjetori që po jep shpirt. Kërkëllima e derës e mbyti natën e gjumit masiv, dëndësia e lëmuar e lavës së saj ishte gati të thyhej mbi pellgjet e natës që kishin ngrirë, nga kanatat e dyerve dhe mobiljeve që u kishte ardhur koha të zëvëndësoheshin. Jashtë era psherëtinte….
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen