Ardian Kadriu me mjeshtëri krijon art ku derdh shpirtin dhe talentin nëpërmjet imagjinatës së tij. Fantazia vepruese e artistit të suksesshëm nga Maqedonia është influencuar nga guximi për krijimtari dhe dëshira për ngjallur emocione nëpërmjet artit. Ka mbajtur ekspozita të veçanta për skulptura të jetësuara me argjil, dru, gur dhe mermer në Tetovë, Gostivar, Shqipëri etj. Veprat e skulptorit Ardian Kadriu kanë lënë gjurmë të prekshme për artdashësit ku midis të tjerave veçohet “Klithmat e Brendshme”.
Skulptori i talentuar Ardian Kadriu përveç artit figurativ ka pasion pikturën, aktrimin, skenografinë në filma dhe teatër. Njihet si skenograf për shfaqet: Rrënjët e Kullës – Vebi Qerimi (rekuiziter), Qeni i Baskervileve – Qazmedin Nuredini, I sëmuri për mend – Ahmet Jakupi, Ballyturk – Qazmedin Nuredini, Mesimi –Ilirjan Himaj dhe Një shtrat plot me të huaj – Esat Brajshori. Si skenograf ka bashkëpunuar me regjizorin e mirënjohur Ibër Deari dhe njihet për filmat fitues: Last Confession, Between Paradise and Hell, My city Screams, Toka, A long way home.
Ardian Kadriu ka lindur në Kumanovë në vitin 1989. Shkollën fillore e kreu në vendlindje në fshatin Sllupçan – “FAIK KONICA”, ndërsa shkollën e mesme në gjimnazin “GOCE DELCEV”. I diplomuar nga Fakulteti i Arteve dega SKULPTOR në Universitetin shtetëror të Tetovës.
Momentalisht Ardian Kadriu është skenograf i shfaqes “Një shtrat plot me të huaj“, nga autori Dave Freeman dhe me regji të Esat Brajshorit. Gjithashtu po përgatitet për ekspozitën personale, të cilën dëshiron ta ekspozojë në 2018.
Intervistoi: Ermira BABAMUSTA
Na trego fillimet e tua për skulpturën. Si fillove?
Ardian Kadriu: Shumë herët, por arsyeja se si ia nisa apo ku lindi kjo dashuri sigurisht që ka ndikim familja ime. Unë isha me fat që linda me një familje ku vetëm se janë marrur me ART. I rrethuar me artistë, babi është piktor kurse xhaxhai im është grafist, kshtu që isha i rrethuar me piktura, grafika dhe skulptura. Si fëmijë ajo që më shumë më tërhiqte ishte argjila ose balta. Gjithmonë luaja me baltë dhe punoja forma të ndryshme të skulpturës, punoja skulpturë dhe ndër kohë pikturoja. Por prapë se prap isha më i lidhur ose më shumë interesi më ikte kah skulptura.
Me skulpturën mundesha ta prekja në të gjitha anët, të ndërtoja me duar dhe më shumë e ndjeja, dhe kështu fillova të punoja vazhdimisht me shumë pasion. Kur erdhi koha për të studijuar tani më e kisha të qartë se çfarë doja. Vazhdova në fakultetin e artëve ku kisha fatin dhe u pranova në fakultet si student i rregullt i Artit Figurativ, drejtimi Skulpturë.
Ka njerëz të uritur, por shpirti i artistit është gjithnjë i etshëm.
Cilët artistë të inspirojnë më shumë?
Ardian Kadriu: Nga klasikët më shumë që më inspirojnë janë Michelangelo, Rodini Donatello, Edvard Munch, Francicko Goya, Rembrandt, Van Gogh. Nga arti modern do ta veçoja skulptorin Javier Marin.
Çfarë të inspiron më shumë për të bërë art/skulpturë ose pikturë?
Ardian Kadriu: Mendoj se artistin e ngacmon gjithçka që na rrethon për të na dhënë një inspirim që të krijojmë diçka. Unë inspirimin e gjej gjithkund. Kaloj shumë kohë në natyrë pasi që mendoj se aty qetësohem dhe komunikoj me artin. Pa e pasur një mendje të qetësuar dhe një shpirt të pastër është vështirë që të lidhemi me një inspirim apo krijim të mirë. Gjëra të tjera që më inspirojne janë librat, filmat, muzika e mirë, shëtitje, njerëzit, ejt. Dhe mundohem që ta shikoj brendësinë e njeriut, egon e tij, dëshirat, ambiciet, dhimbjen gjithçka që e bën një njeri të gjallë.
Këshilla juaj për dikë që dëshiron të ndjeki këtë karrierë?
Ardian Kadriu: Është punë e rëndë, ndoshta nga të gjithë artet e tjera Skulptura përveç lodhjes kreative apo asaj shpirtërore, se si të gjejmë një ide, e pastaj analizat se çfarë mesazhi bartë ajo ide, ka edhe lodhjen e madhe fizike. Ku artisti duhet te jetë fizikisht i përgaditur, të punojë me baltë dhe daltë. Të punojë pa pushuar netë e ditë. Por dëshira e madhe për këtë punë të jep kënaqësi.
Këshilla ime, lexoni dhe punoni me shpirt. Fillimet janë të vështira por në fund e kupton dhe e sheh se ti je krijuesi i një vepre. Kjo është shumë e rëndësishme. Do ta përfundoj me një thënie shumë të mirë nga Van Gogh ku thotë, “Nëse dëgjon një zë të brendshëm të pëshpërije brenda jush “ti nuk mund të pikturosh”, atëherë në të gjitha kuptimet e mundshme pikturo, dhe ai zë do të jetë i heshtur.”
Na trego pak për proçesin se si bëhet një skulpturë?
Ardian Kadriu: Unë do ta mar si shembull skulpturën në argjil por kemi edhe materiale të ndryshme si psh: druri, guri, mermeri, etj.
Sikur piktura dhe grafika që kërkohet të vizatohen skicat, po ashtu edhe në skulpturë punohet skica. Pastaj fillojmë me përgaditjen e argjilës, sikur brumin që e gatuajmë, e gatuajmë edhe argjilën. Përgaditet argjila pastaj fillojmë skeletin ta punojmë me materiale të ndryshme. Gradualisht fillojmë me mbushjen e skeletit me argjil duke e mbushur dhe duke e bëre vendosjen. Pasi që ta vendosim fillojmë dhe e modelojmë skulpturën. Pas modelimit e përfundojmë skulpturën dhe e përgadisim për ta hedhur në gips ose materiale të ndryshme. Pak a shumë u mundova me shkrim të sqaroj, por nga punimet e mia të ardhshme kam plan që t’i xhiroj gjithë proçesin me një kamerë dhe aty shumë më mirë do dallohet dhe kuptohet.
Cila është pjesa më e rëndë për të bërë një skulpturë?
Ardian Kadriu: Në përgjithësi nuk ka pjesë të lehtë apo të rëndë. Ndonjëherë pjesa më e rëndë është proçesi në kërkimin e idesë se çfarë dua të bëj me një skulpturë. Por në realizimin e saj, pjesa më e vështirë ose me e frikshme për skulptorin është vendosja e skulpturës në skeletin e saj, që ajo të qëndrojë e lirë. Dmth kjo është pjesa më shumë që një skulptor koncentrohet që ta pëfundojë me suksese. Pastaj pjesa e modelimit është më e lehtë e kështu me radhë. Dmth mendoj që pjesat më të rënda në art nuk janë ato fizike ku ti punon me duar, ajo është si pjesë teknike e proçesir të artit. Pjesa më e rëndë është ajo mendore… Më pëlqen një thënie e Michaelangelo ku thotë se, “Një artist pikturon me mendjen e tij jo me duart e tij.”
A jeni shumë skulptorë shqiptarë, nëse po na trego disa prej tyre?
Ardian Kadriu: Nuk jemi shumë numër i madh. Në Maqedoni është numri më i vogël se sa i piktorëve dhe artisteve në fushat tjera të artit. Unë disa nga Skulptorët që i njoh dhe kam kontakte janë: Xhelil Rufati, Muamer Sadiku, Xhezair Rexhepi, Bashkim Mexhiti etj….Shpresoj që në të ardhmën të rritet numri i artistëve që duan të merren me skulpturë.
Çfarë jeni duke punuar tani për momentin?
Ardian Kadriu: Për momentin jam duke u përgaditur për ekspozitën personale që do ta kem në fund të vitit 2018, dhe shpresoj që të mos ndalem dhe të vazhdoj t’i ekspozoj dhe nëpër qytete të Maqedonisë por edhe jashtë vendit. Gjithashtu përveç ekspozitës jam duke punuar edhe me një shfaqje profesionale në Teatrin e Kumanovës. Dmth aty jam si skenograf i shfaqes “Një shtrat plot me të huaj“, nga autori DAVE FREEMAN dhe me regji të Esat Brajshorit.
Përveç skulpturës me cilat arte tjera e shpreh vetën?
Ardian Kadriu: Më duket se gjithçka që ka të bëjë me artin e gjej një lidhje që mund të shprehem e të komunikoj me publikun. Dmth është Piktura. Pastaj e dua dhe më pëlqen aktrimi, kam qenë pjesmarrës në disa filma si aktorë por në role më të vogla. Merrem me kostumografi dhe skenografi në teatër dhe film. Dhe shumë gjëra të tjera që për momentin mendoj që këto janë të mjaftueshme
Cilat janë disa nga filmat që ke punuar?
Ardian Kadriu: Skenograf kam qenë në gjithë filmat e Ibër Dearit duke filluar nga Last Confession, Between Paradise and Hell, My city Screams, Toka, A long way home … në shumicen e këtyre filmave kam marrë pjese edhe si aktor në disa nga rolet. Kam bërë një përvojë të madhe në filma. Filmat shumë i dua kur i shikoj… por të punosh në filma është një magji komplet tjetër. Eksperiencë e veçantë dhe e këndshme.
Cilat janë disa nga shfaqjet në teatër që ke punuar?
Ardian Kadriu: Do ti shkruaj disa më të rëndësishme për momentin që kam punuar. Për në teatër gati çdo vit punoj nga 1 deri me 2 shfaqe. Dmth në rolin e skenografit.
Rrënjët e Kullës – Vebi Qerimi – rekuiziter”
Qeni i Baskervileve – Qazmedin Nuredini
I sëmuri për mend – Ahmet Jakupi
Ballyturk – Qazmedin Nuredini
Mesimi – Ilirjan Himaj
Një shtrat plot me të huaj – Esat Brajshori
Cilat janë skulptuarat e tua që i pëlqen më së shumti ose do ti kishit veçuar në krijimtarinë tuaj?
Ardian Kadriu: I kam disa dhe e vështirë për ti veçuar. Por mendoj që deri më sot çfarë kam punuar. Vepra ime që kam punuar me shumë dhimbje dhe në fund kam ndje një kënaqësi të madhe mundem me thënë se është vepra ime e quajtur KLITHMAT E BRENDSHME – Fytyrat nga disa personazhe të ndryshem që Brenda tyre degjohen klithmat dhe ankthet.
Çfarë bëni kur nuk jeni duke u marr me krijimin e skulpturës?
Ardian Kadriu: Gjatë tërë kohës jam skulptori ku mendoj se cila do jetë vepra ime e ardhshme. Por si kohë relaksi dhe meditimi shikoj shumë filma, lexoj libra… ka momente kur dëgjoj vetëm muzikë. Shëtitjeve në natyrë i kam të obligueshme. Është oksigjeni im për të jetuar më mirë. Dal me koleg diskutoj, debatoj për art. Punët të tjera siç tregova më lart skenografia në filma dhe teatër. Pjesmarrja ime ne filma. Shëtitja në festival etj etj.
Top 3 skulptorët më të mirë dhe veprat e tyre që do ti kishit veçuar?
Ardian Kadriu:
1.Donatello (1386 – 1466), Davidi i bronztë është një nga skulpturat më të famshme të ditëve të sotme. Dallon si puna e parë e pambështetur në bronz të përpunuar gjatë periudhës së Rilindjes dhe është skulptura e parë mashkull që qëndron nudo në këmbë që nga antikiteti.
2. Auguste Rodin (1849 – 1917) “Puthja” është një skulpturë e mermertë e vitit 1889. Ka një histori të veçantë. Buzët e dashnorëve nuk preken në skulpturë, duke dhënë idene e diçkaje që u ndërpre dhe ata u vranë me buzë që akoma s’ishin prekur.
3. Mikelanxhelo (1475 – 1564), Mëshira (La Pieta) Mikelanxhelo krijoi një nga skulpturat më të bukura që është parë ndonjëherë. Mëshira paraqet Virgjëreshën Mari që mban të birin, Jezu Krishtin në krahë.
Donnerstag, 29. Juni 2017
Freitag, 23. Juni 2017
17 janar 1468 vjet pas Krishtit
Gani MEHMETAJ
“E kujtoja ditën e zisë së pakufishme. Asnjëherë pikëllim më të thellë nuk e mbërtheu Arbërinë. Qyteti i Lezhjes e mbretëria e Arbërisë frymonin rëndë sikur po i vinte fundi botës. Shpërthyen vajet e gjëmat jo vetëm nga malësorët që zbritën në qytet, por edhe nga ata që ishin brenda kështjellës. Shtetrrethim. Ushtarët rrinin të ngrirë në të gjitha pikat e mbrojtjes. Lajmëtarët u dërguan në të katër anët me kumtin e zi, por edhe për të kërkuar ndihma. Armikun ia behu te dera. Zemërimi i tij kishte arritur në pikën e vlimit. Druanim për sabotime, ndërhyrje tinëzare. Lufta speciale së bashku me luftën në këmbë të bedenave nuk pushoi asnjëherë. Vegjëlia rrinin nëpër të gjitha rrugët e rrugicat, shihnin e nuk flisnin. Turma ishte shqetësuar.
Kolona e gjatë e dinjitarëve i shkonin prapa karrocës që e bartte trupin e mbretit. Anash ecnin kuajt e veshur me të zeza, me kalorësit e zymtë e të mbështjellë me pelerinë. Ata rrinin në gjendje gatishmërie si të prisnin goditjet e armikut. Qielli sa s’kishte rënë mbi qytet, aq shumë u afruan retë. Qielli paralajmëronte stuhi.
Në rendin e parë të dinjitarëve rrinte mbretëresha Donikë e trishtë dhe e shkëputur nga gumëzhima. Gjoni, princi i vogël, çapiste i përhumbur në këtë pështjellim të zi. Krah tyre princërit e dinjitarët e lartë të Arbërisë shtrëngonin nofullat, nuk bënin verë me gojë, ashtu të nxirë në fytyrë sikur të qe shkarkuar tërë qielli i murrëtyer e i zymtë i janarit mbi fytyrat e tyre. Të gjithë shikonin të pikëlluar e të frikësuar: kush do t’i mbronte? Kush do t’i udhëhiqte? Pyesnin pareshtur. Pamja e përhumbur ua thoshte atë që e ndienin. E ardhmja i frikësonte, e tashmja i zymtonte. Dëgjohej troku i kuajve dhe fërgëllima e tyre.
Gërvima e rrotave të karrocës që e bartte arkëmortin sikur i këndellte rreshtat e gjatë të kësolltarëve, përderisa ushtarët me qëndrim gatitu nderonin të vdekurin më të famshëm të Arbërisë. Kortezhi i zgjedhur hyri në katedrale, i zymtë. Disa ushtarë brenda rrinin të ngrirë në qëndrimin gatitu. Kortezhi bëri homazhe, duke u sjellë rreth kufomës së të vdekurit. Dolën nga katedralja edhe më të zymtë sesa kur u futën. Populli priste ndonjë fjalë, por askush s’bënte ballë t’u fliste, t’i ngushëllonte.
Varrim më të trishtë banorët e Lezhës e të Arbërisë nuk kishin parë. Qe më i trishti në historinë e arbërorëve. Ata po ktheheshin nga fushëbeteja pa mbretin e tyre...
Nga kufijtë vinin lajme shqetësuese. Lajmëtarët edhe në këtë zi shkonin e vinin të shqetësuar e të djersirë, kuajt u shkumëzonin, dërgonin e sillnin kumte. Lëvizjet e armikut vëreheshin në tërë vijën kufitare”.
17 janar, në mbrëmje
Hijet e rojave vijëzoheshin mureve të kështjellës së Lezhës. Muzgu e kishte pushtuar Arbërinë. Nata binte herët në janar. Qyteti dukej i vdekur. Dritë nuk shihej as në Pallat. Përtej kështjellës kalorësit shpejtonin të heshtur e të djersirë në terrin e natës. Pararoja u printe, i hapte rrugë kolonës më të ngadaltë që u vinte prapa. Një qerre me katër kuaj tërhiqte karrocën e mbuluar me mushama rrugës së vjetër, të rrahur nga kalorësit e këmbësorët që nga antika. Po të ngrihej mushamaja ushtarake do të shihej një arkëmort, për të cilën askush nuk dinte asgjë, por të gjithëve ua merrte mendja se kishte diçka të fshehtë, që më mirë të mos e dinin. U dhanë urdhër të ruanin karrocën me ngarkesën misterioze, ua caktuan vendin, ku do ta dorëzonin dhe u thanë me gjuhën ushtarake: mos pyesni as mos lypni sqarime të tjera! Kalorësit nuk e thanë asnjë fjalë, memecë u nisën, memec vazhdonin rrugëtimin. Memecëria i ndoqi gjatë gjithë rrugës. Karroca cijaste kur ndeshte në gurët e kalldrëmit. Kalorësit nuk ishin mësuar të ecnin kaq ngadalë, kuajt shpesh bëheshin të paduruar, por duhej të kalëronin ashtu sikurse i urdhëruan, në heshtje. Ishin përcjellje e pararojë e një ngarkese, do të luftonin deri në frymën e fundit po i sulmoi kush.
Françeskanët i shkonin arkëmortit prapa, të heshtur, të mbuluar kokë e këmbë me pelerinat e tyre të bruzta. Mbase vetëm ky grup më i heshtur se kurrë dinte diçka më shumë, a hamendësonte më shumë. Sa nga pesha e misterit, aq nga frika e së papriturës ecnin më të kërrusur e më të zymtë sesa të tjerët, që çanin terrin e natës për të kryer një urdhër. Fretërit shpejtonin hapin, në rresht dy nga dy pas karrocës, në heshtje luteshin pa pra për shpirtin e të parit të Arbërisë, mbretit të tyre, për natën e pasigurt të 17 janarit 1468 vjet pas Krishtit, dhe për Arbërinë, që lëkundej nga stuhitë e fuqishme të dimrit. Murrlani që frynte nga majat e alpeve i thante, herë-herë dridhmat ua përshkonin trupin. Pesha e misterit ishte sa pesha e arkëmortit, të cilin mezi e tërhiqnin katër kuaj të shëndoshë.
Asnjëri nga kalorësit nuk lodhej së menduari çfarë kishte në barrën që i prinin. Fretërve ua kishin bërë më dije se çka do që t’u thoshte mendja, duhej ta mbyllnin gojën, të mos ia tregonin të fshehtën e hamendësuar as varrit. Do t’i vinin dry gojës në këtë botë dhe në botën e përtejme, edhe nëse tundimi ishte i madh, sepse zjarri i Ferrit do t’i përvëlonte përjetë e mot.
Dridheshin kur e mendonin urdhrin e superiorit, hapnin sytë thuajse do t’u ndihmonte më shumë në këtë natë pa yje. Djalli mund t’i tundonte, t’ua kërkonte fshehtësinë. Hëna nuk i përshëndeti asnjëherë gjatë tërë rrugës. Hëna u tregua e pabesë gjatë gjithë kohës.
Kolona ecte e heshtur me arkëmortin më enigmatik dhe më të pazakonshëm që u rastisi ndonjëherë. Ndonjërit që i shkonte nëpër mend arsyeja e këtij rrugëtimi, e shtrydhte trurin që të kujtonte një ngjashmëri nga e kaluara. Nuk i kujtohej asgjë në kronikat kishtare, as në kronikat antike. Nuk u ndihmonte Dhiata e Re as Dhiata e Vjetër. Librat e shenjtë nuk flisnin për një arkëmort që e tërhiqnin katër kuaj, ndërsa një eskortë kalorësish u printe, në terrin e natës për të gjetur një varr të fshehtë, ku do të zbrazej fshehtësia tjetër.
Dy të fshehta do ta bënin misterin më të madh të shekullit e të shekujve në vijim.
Fragment nga romani i Gani Mehmetajt "Zhvarrimi", botuar me 2016

Donnerstag, 22. Juni 2017
Intervistë me aktorin e njohur Mirsad Abazi
Aktori i mirnjohur Mirsad Abazi pati një sukses të jashtëzakonshëm në New York me filmin “A Long Way Home” me regji të Ibër Dearit. Filmi “A Long Way Home” triumfoi në New York dhe fitoi çmimin “Regjia më e mirë” te festivali që u zhvillua në Maj “New York Albanian Film Week”, ku Mirsadi ishte pjesë e natës së Tapetit të Kuq dhe Award Gala.
Aktori i talentuar Mirsad Abazi ka lindur në Kumanovë 1979. Shkollën fillore e kreu në vendlindje në fshatin Sllupçan – “FAIK KONICA”, ndërsa shkollën e mesme në gjimnazin “GOCE DELCEV” – Kumanovë. Aktrimin e kreu në vitin 2005 në Universitetin shtetëror të Tetovës artet e bukura. I punësuar si aktor në Teatrit profesional të Kumanovës.
Mirsad Abazi është një aktor shumë i mirë që të bën për vete me interpretimin e roleve, dhe ka luajtur shumë bukur. Ai ka luajtur gjithmonë karaktere të vështira dhe filma të fortë emocional. Rolet që i janë besuar atij shumë pak aktorë mund t’i luajnë me aq arritje dhe përkushtim. Në rolin “A long way home” interpretimi i tij të le pa fjalë, duke konsideruar kushtet e dimrit dhe rrethant e vështira të xhirimit.
Filmi “A Long Way Home” është produksion i RedonPictures me producent, Afrim Asani, edituar nga Redon Asani, sound nga Engjëll Mamuti, me skenar nga Ibër Deari, dhe në rolet kryesore luajnë: Mirsad Abazi, Sefedin Shabani, Musa Isufi dhe Ardian Kadriu. Filmi po udhëton në festivale ndërkombëtare.
Njihet për rolet e tij mbresëlënëse në filmat fitues “A Long way home,” “My City Screams,” “Between Paradise and Hell” ku ka luajtur rolin e protagonistit. Momentalisht po luan te shfaqja teatrale në Kumanovë “Një shtrat plot me të huaj” me skenar nga Dave Freeman dhe me regji nga Esat Brajshori.
Intervistoi: Ermira BABAMUSTA
Na tregoni më shumë rreth vetes. Fillimet në fushën e aktrimit?
Mirsad Abazi: Unë para se të bëhesha aktor gjithmonë kam pasur një dashuri për aktorët, filmin dhe teatrin. Ndoshta edhe çdo aktorë në fillimet e tij ndjehet kështu. Luaja në shfaqje, recitoja në shkolla, etj. Kur erdhi koha për të shkuar në fakultet, këtu në Maqedoni ishte shumë e vështirë dhe kushtet jo të mira. Prinëdrit e mi këmbëngulnin që të shkoj me një fakultet tjetër që do ketë të ardhura për mua. Pasi që aktrimi ishte në profesion që shumicën e rasteve ishte rrëzik se do të mbetesh i pa punë.
Prindërit e mi më bindën dhe më regjistruan në fakultetin e Juridikut. Por unë e pash që për mua fakultet të tjera ishin sikur të futesha në ferr. Unë e doja aktrimin dhe skenën. Kështu pas 1 muaj në fakultetin e juridikut me vendoshmërinë time dhe pa lejen e prindërve të mi, unë u largova dhe shkova të regjistrohem ne shkollën e aktirmit. Arrita me shumë suksese, dhe me shumë kënaqësi. Sot jam i lumtur që kam përfunduar aktrimin. Jam i punsuar, kam një jetë normale dhe ndihem shumë i kënaqur.
Me cilat projekte po mereni tani? Për çfarë bën fjalë?
Mirsad Abazi: Pasi u ktheva nga USA, tani vetëm sa kam filluar me një shfaqje teatri në Kumanovë: “Një shtrat plot me të huaj” nga autori Dave Freeman dhe në regji të Esat Brajshori.
Pasi të përfundojmë këtë shfaqe kam në plan të eci në disa festival për ta prezantuar filmin “A LONG WAY HOME”. Dhe përgatitje për një film tjetër i metrazhit të gjatë, por akoma po pres përgjigje të saktë se kur fillojmë me xhirime. Gjithashtu edhe me një TV SERI në Shqipëri. Viti është i gjatë ndoshta do ketë edhe sende të tjera, ne jemi aktorë dhe jemi të hapur për shumë projekte.
Cila ishte eksperienca juaj në New York?
Mirsad Abazi: Në New York do ta veçoja si njërën nga eksperiencet e mia më të veçanta deri më sot. Atje isha për të prezentuar filmin tim A LONG WAY HOME. Në festivalin e filmit ALBANIAN FILM WEEK të MRIKA KRASNIQIT. Festivali na dhuroi shumë ngrohtësi të artistëve, professionalizëm dhe përjetime të bukura. Unë jam kënaqur dhe kam bërë shumë kontakte me shumë artiste të tjerë që do na lidhin për në të ardhmën. E falenderoj Mrika Krasinqin dhe ekipin e saj për punën e palodhshme për festivalin që kanë organizuar atje dhe na mundësojnë neve artistëve shqiptarë që të vijmë të prezantojmë punët tona…
Cilët ishin përshtypjet e tua nga festivali dhe nga vetë New Yorku?
Mirsad Abazi: Shumëçka, nuk di nga tia nis. Të flasësh për festivalin Albanian film Week është një histori në vete. Përveç pritjes fantastike dhe organizimit të mirë. Ishin mundësitë për kontakte me njerëz të tjerë. Artistë të huaj e jo vetëm shqipëtar. Pastaj ne dolëm triumfues nga ai festival dhe u kthyem në Maqedoni me shumë krenari… New Yorku si vend duhet të vizitohet nga çdo person, e në veçanti nga artistët…Është inspirues dhe të bën të mendosh pak më ndryshe. Vizituam shumë vende atje, dhe u inspirova për shumë gjëra të bukura.
Çfarë ju inspiroi ju që të bëheni aktor?
Mirsad Abazi: Nevoja apo dëshira për ti argëtuar njerëzit, ose për ti bërë të qajnë e të mendojnë. Më kujtohet koha që kur isha fëmijë dhe shikoja një film në TV, të them të drejtën as nuk e mbaj emrin e filmit, por e rëndësishme është që akoma i ndjej emocionet e asaj kohe. Emocionin që më pat dhënë ai film më bëri mua që të dal jashtë në oborr, ti marr shokët e mi dhe unë vet u mundohesha tia jap emocionet që vetëm i kisha përjetuar në film. Kisha dëshirë të shprehi diçka që ti bind ato që të qeshin ose të qajnë. Dhe sigurisht që dalgadal pata filluar ta kuptoj se përmes aktrimit njeriu mundet të shpresh shumë gjera… Filmat, muzika, leximi, dhe gjithe gjerat e bukura më kanë inspiruar që të bëhem aktorë.
Si është lidhja juaj gjatë punës me regjizorin?
Mirsad Abazi: Shumë positive. Unë i besoj regjisorit, dhe çdo herë mundohemi bashkarisht të arrim atë që ai e kërkon, të jemi sa më afër Vizionit të tij që e ka brenda kokës. Edhe pse dallon shumë puna me një regjisorë që punoj në teatër nga ai që punon në Film. Por prap se prap Aktori duhet ti besoj regjisorit të mirë. Regjisori është aty për të na drejtuar dhe për të na mundësuar që të arrim të bëjmë rolin ashtu si duhet.
Si përgatitesh për një rol?
Mirsad Abazi: Mendoj se shumicen e roleve gati e kam krijuar procedurë e njejtë, apo metodat e ngjashme… Çdo herë kur e marr tekstin për në Teatër apo një skenarë për në Film, gjëja e parë që më intereson është Karakteri/Personazhi që duhet ta luaj unë. Kush ësht ai? Çfarë bën ai? Kush janë personazhet e tjerë? Raportet e tyre, konfliktet, dëshirat, vuajtjet, etj, etj. Bëj shumë hulumtime dhe shume analiza. Mbyllem në dhomën time për një kohë të gjatë, pastaj filloj bëj test kamera me vetveten, i xhiroj disa momente dhe i analizoj. Bisedoj me disa njerëz që i besoj shumë dhe pastaj dalgadalë vjen koha kur duhet për tu ngjitur në skenë dhe ta shfaqur atë që e kam përgatitur.
Më shumë e pëlqeni vetën në film apo në teatër?
Mirsad Abazi: Unë e dua filmin më shumë, por më mirë ndjehem në Teater. Filmi është i bukur dhe përmes filmit e arrin më shpejt për tu bërë i njohur tek njerzit. Është një proçes interesant. Por filmi për dallim nga teatri të kufizon më shumë. Në film sado që ti luan mirë apo sa do që ke skena të rëndësishme, prap se prapë ti si aktore i filmit, je rob i vizionit të regjisorit, kamerës, montazhit, etj. Dmth në produktin final mundesh me pa vetën më pak se sa ke qenë në xhirime të filmit…
Kurse në teater nga fillimi e deri në fund je ti Aktori, LIVE me publikun. E ndjenë energjin aty Brenda në sallë. Është diqka e veçantë që vetëm ne aktorët e përjetojmë. Skena është e jona.
Cili ka qenë filmi më i bukur ku keni marrë pjesë?
Mirsad Abazi: Secili film për mua ka qenë i bukur, por me eksperienca të veçanta. Dy filma që i mbaj thell në zemër dhe që ndihem shume krenar që i kam bërë janë MY CITY SCREAMS – një personazh i veçant për mua dhe për publikun. Dhe fimi i ri A LONG WAY HOME – ku ka qenë një dramë e imja si personazh që lidhet ngusht me dramën familjare. Ky i fundit ka qenë më emocional…
Do flas më shumë për filmin e ri që kam bërë dhe aty isha në rolin kryesore ose më mirë të them “one man movie” – ku i gjithë filmi gjatë shumë skenave jam i vetëm dhe është një barrë më e madhe. Dmth filmi A LONG WAY HOME. Në filma të tjerë që kam pasur role kryesore apo më mirë me thënë protagonist i filmit sepse vështirë eshtë ti ndaj peshën e rolit në film, dmth jane MY CITY SCREAMS, BETWEEN PARADISE AND HELL … në filma të tjerë apo seriale më shumë jam në role dytësore.
Çfarë lloje filmash ju pëlqen të jeni pjesë?
Mirsad Abazi: Realisht do kisha pasur dëshirë të jem pjesë i gjitha zhanreve të filmave, duke filluar nga drama, komedi, aksion, fantasy, horror, triler. Por pasi tek ne filmi nuk është një industri dhe nuk prodhohen gjitha zhanret e filmit që i përmenda më lart. Mendoj që vetën më së shumti e gjej në zhanre të filmit dramë/krim/triler. . . Më japin më shumë kënaqësi mua si aktorë dhe e shoh se shumë më lehtë publiku lidhet me këto karaktere nga ana ime.
Çfarë roli luan arti në shoqëri?
Mirsad Abazi: Arti ka ndikim të madh në kulturën shpirtërore të individid, shoqërisë dhe kombit. Ka rol shumë të rëndësishëm revolucionar për zgjerimin e horizontit të njeriut, kulturën, edukatën e jetës njerëzore. Shoqëria përmes artit edukohet më shumë dhe i lufton veset e tyre të këqija. E kemi artin për të mos vdekur kurrë.
Çfarë talene të tjera keni?
Mirsad Abazi: Do qëndroj te fusha e filmit. Përveç aktrimit e kam sprovuar veten edhe si producent edhe si menaxher dhe e kam parë që jam shumë i mirë në organizimin e filmit, sa i përkete këtyre profesioneve. Dmth më shumë dëshirë dhe besim mundem të marr përsipër menaxhimin e një filmi.
Këshilla juaj për dike që dëshiron të ndjeki këtë karrierë?
Mirsad Abazi: Karriera në art apo professioni aktorë nuk përfundon asnjëherë, dhe është e vështirë të jepet një këshillë. Mendoj që aktori duhet parasegjithash të jetë një intelektual, njeri që lexon shumë, që shikona filma shumë, që përcjell shume shfaqje ne teatro, muzikë, etj. Dhe të jetë i lidhur me njerëzit, i dashur dhe puntorë. Pasi që në aktrim ne mundohemi si të bëhemi personazhi, dhe për tu bë personazhi na duhet një bagazh i madh i njohurive, dhe biografive të njerëzve. Është punë e vështirë, të duhet shumë dashuri për të mbijetuar në këtë profession.
Çfarë është një aktrim i mirë për ty, një rol shumë i mirë?
Mirsad Abazi: Një aktor apo aktrim i mire për mua është nëse aktori që luan rolin më bind që ai është personazhi. Nëse Unë si shikues e harroj aktorin dhe e shikoj personazhin ky është aktirmi i mirë. Të më bind, të duket i vërtetë dhe të duket interesant.
Top 5 aktorët apo filmat më favorit për ju?
Mirsad Abazi: Janë shumë, por unë do mundohem ti ndaj 5 aktorët që vazhdimisht I shikoj dhe inspirohem nga ata… 1. Marlon Brando ( On the WaterFront, The GodFather, Apocalypse Now) 2.Robert De Niro ( Taxi Driver, Ragign Bull , Goodfellas etj) 3.Daniel Day Lewis ( Në të gjithe filmat) 4.Christian Bale ( Fighter, American Psycho, Mechanic) 5. TOM HARDY ( Revenant, Mad Max, Bronson, Locke)
Ju faleminderit shumë për intervistën. Në fund dua ta falenderoj personin më të fuqishëm dhe më të rëndësishëm që qëndron me mua, nuk thuhet kot se pas një burri të sukseshem qëndron një grua e fortë. Pra unë e falenderoj gruan time Mirjeten e cila më përkrah vazhdimisht në këtë profesioni duke më ndihmuar deri në fund, dhe duke qëndruar me mua pa marrë parasysh rrethanave që ne aktorët i kalojmë. Falenderoj familjen time, kolegët e mi në aktrim dhe regjisorin Ibër Deari që kemi filluar bashkarisht punën e filmit dhe shpresoj që do vazhdojmë edhe shumë gjatë.

Abonnieren
Posts (Atom)