Tregim
Anton Bardhi mbushi llullën me duhan dhe e ndezi.Pasi e thithi dy –tri herë pështyu për tokë. Bëri “ncëk,ncëk” i menduar dhe, thithi përsëri llullën. Pështyu përsëri për tokë dhe përsëri bëri “ncëk,ncëk” dhe, u largua me ato hapat e tij të mëdhenj. Në djall megjithë atë. Dy tre zëra e thirrën nga pas:
Ktheu Anton ktheu dhe, aman na e trego edhe njëherë atë historinë që na e le pa treguar. Birrën e ke të paguar.
Ai u kthye dhe thithi dy –tre herë përsëri llullën.
-Po ku do të ulemi? –tha ai me llullën në gojë.
-Ja – I thanë ata -Ulemi tek ai bari aty jashtë.Se me atë duhan që pi ti ikën ariu dhe jo më njerzit.Ai pasi thithi përsëri llullën bëri “ncëk, ncëk”.Pasi u ulën mbi karriket plastike me ngjyrë të bardhë jashtë, ata porositën nga një birrë.Ai vazhdonte të tymoste me llullën e tij.Shumë klientë kthenin kokat dhe e vështronin. Aroma e duahnit që kishin ndjerë i bënte ata të kthenin kokat e të shihnin se nga vinte ajo erë e këndshme duahni. Pasi e shikonin atë me llullë në gojë ata vinin buzën në gaz.Disa duke qeshur thoshin se paskan mbetur akoma burra në këtë vend.Ka lezet ta shikosh. Ja, o pije duhanin ose mos e pi hiç.Një tjetër ia priste se tani burrat po pinë nga ato cigare që i pinë nëpër motele…..Tjetri thoshte unë prandaj e lashë, e tani jam rehat e thoni çfarë të doni. Ndërsa djaloshi me nofkën profesori nuk po fliste por po ndiqte me kujdes bisedën. Dy tre vitet e fundit ishte shpallur një luftë e fortë ndaj duhanit.Kishin dalë urdhëresa dhe qarkore që njerzit nuk duhej të pinin duhan në ambientet publike dhe, për shkelësit ishte miratuar edhe një gjobë e majme.Shumica e duahnpirësve qeshte me këto rregulla të reja që po dilnin në kohën e demokracisë. Disa ironizonin duke thënë se tani nga lufta e klasave që gjente kurdoherë armiq,tani po dilnin armiq të duhanit.Ata që nuk pranonin të lenin duhanin,ose më saktë ato që nuk pranonin që të zbatonin rregullat e vendosura me ligj për ato që e pinin duhanin.Ai që kishte nofkën profesor shpeshherë e thërrisnin edhe malok sepse kishte zbritur nga malësia.Ai kishte një pamje të heshtur por ama të mos ia hamë hakun kishte një gjuhë brisk që të lente gojë hapur.Emrin e vërtetë e kishte Martin dhe meqë rrinte me libra në duar e fliste shumë rrallë dhe ia kishin vënë nofkën professor…ose malok. Në këtë tryezë u ul edhe ky maloku ose profesori që i thërrisnin.Para se Antoni të merrte fjalën për të folur ishe ky maloku që e mori fjlaën dhe hapi bisedën në kohën që kamarieri po mbushte gotat me birrë dhe po i sillte në tryezën e rrethuar nga këta klientë gazmorë.Maloku ose profesori vazhdoi bisedën me atë tonin e tij të qetë dhe të shtruar sikur po fliste në odë ku burrat rrinin ulur dhe e dëgjonin me kujdes.Ai tregoi se dikur duhani as që njihej këtu tek ne.P.sh e vazhdoi ai bisedën… e keni parë ju filmin e Skënderbeut? Të gjithë ata që ishin ulur në tryezë dhe po toknin gotat me birrë e cila shkumëzonte sikur po plaste nga inati i thanë “po” e kemi parë.Po duhan a keni parë që të tymoset aty? “Jo” iu përgjigjën ata njëzëri. “E, pra” vazhdoi ai.Në atë kohë ne nuk e njihnim fare duhanin.Duhani në Europë është shumë i vonë.Ishte Kolombi ai që është shkaktari i këtij që sot po gjobiten me shuma të mëdha për tymosje në vendet publike apo për sëmundjet kanceroze në mushkri.Kur ai zbuloi Amerikën…këtu ai e ndërpreu bisedën dhe e ngriti gotën me birrë që shkumëzonte deri në buzë dhe më pas e la përsëri në tryezë. Po nxirre të shkretën se na plase i thanë ata me një zë.Ai maloku pasi fshiu buzët me trinën e dorës vazhdoi…Po,deri në këtë kohë kur Kolombi bëri zbulimin e Amerikës ne nuk e njihnim duhanin.Indianët e Amerikës e pinin atë me çibukë.Kolombi pa se këto njerëz lëkurkuq tymosnin gjethe të thata që lëshonin një aromë të këndshme.Disa i thërmonin gjethet e thata dhe i hidhnin në çibukë,kurse disa të tjerë i mbështillnin në formë cilindrike po me gjethen e tyre dhe tymosnin vazhdimisht.Çibuku ishte më i përdorshmi.Kurse në Europë as që njihej kjo lloj bime që kultivohej në kontinentin e largët dhe tymosej me të.Pasi Kolmbi bëri këtë zbulim të rëndësishëm gjeografik më pas u vendosën marrdhënie me kontinentin e largët.Një nga ata ishte një ambasador i Francës që quhej Zhan Nikota. Prandaj edhe ka marrë emrin nikotinë përshkak të emrit të tij.Ai atje mësoi të tymoste nga kjo bimë e çuditshme që ishte shumë e këndshme.Njëherë pasi ishte kthyer në vendlindje ai po tymoste në kopshtin e tij i ulur në një shleznog.Shërbëtori i tij, kur e pa zotrinë e tij t’i dilte tym nga goja kujtoi se po digjej dhe se kishte marrë flakë.Prandaj ai vrapoi menjëherë me një kovë në dorë tek çesma dhe e mbushi me ujë.Pastaj u kthye me vrap dhe ia derdhi zotrisë së tij kovën me ujë në kokë duke kujtuar se do t’i shuante zjarrin që e kishte përfshirë dhe po digjej…Pastaj ai heshti.Ktheu gotën me birrë dhe të tjerët ia dhanë gazit me këtë rrëfenjë interesante të profesorit.Kështu vazhdonte biseda në atë bar-kafe të thjeshtë me karrike plastike ku ata po pinin nga një birrë të ftohtë.Në tavolinën ku ishte ulur Antoni të gjithë sytë i kishin ngulur tek ai dhe, prisnin që të fliste.Por ai qetë qetë pasi thithi edhe njëherë llullën,ktheu krikëllën me birrë,pastaj tha:
Tani do t’iu tregoj për Abdullah Gramoz Jorgon.
-Po çfarë është ky mor aman –I thanë ata me një zë.
-Po shqiptar more është, e çfarë duhet të jetë tjetër!
-Edhe ky duhet të ketë bërë ndonjë gjë nga ato që s’janë dëgjuar. Apo jo?
Pasi thithi llullën dhe nxorri shtëllunga të mëdha tymi rrathë rrathë nga goja ai vazhdoi…
Abdullah Gramoz Jorgoja ka lindur aty rreth viteve pesëdhjetë-gjashtëdhjetë në qytetin X. Kur ishte djalë prindërit e dërguan në shkollë.Duhet të kemi parasyshë se në atë kohë shkollat po hapeshin me shpejtësi se popullsia gati 95% e saj në atë kohë ka qenë analfabete. Pas mbarimit të shkollës në vendlindje e dërguan në një qytet tjetër që të ndiqte studimet e larta se kishte mungesë kuadrosh.Por ai nuk arriti të mbaronte asnjë vit dhe e braktisi atë.Siç duke nuk ia ka prerë kungulli.Por, megjithëse ai nuk arriti ta mbaronte, ashtu me atë pergaditje që kishte dhe me disa ndërhyrje e emëruan në një qytet të lrgët që të jepte mësim.Në atë kohë zhvillohej një jetë tjetër e frymëzuar dhe e drejtuar nga një filozofi tjetër.Ai shumë shpejt do të arrinte deri në drejtimin e disa institucioneve të asaj kohe.Shumë zëra thoshin se ishte bashkëpuntor i policisë së fshehtë sepse e kishin parë që të hynte e të dilte shpesh nga ajo ndërtesë.Bile bile duke qenë bashkëpunëtor i saj ai kishte arritur që të emërohej në këto funksione të larta për kohën….Ai mbante mbi supe shumë nofka ose thumba siç i thonë në gjuhën popullore.P.sh atë shpesh e thërrisnin kit kit.Kjo fjalë në disa zona kishte kuptimin e një viçi të vogël që thirrej me ëmëbëlsi për të pirë qumësht tek e ëma.Kjo i kishte mbetur për arsye se në atë kohën e tij ai ishte një qefli i prapë siç thotë një fjalë. Aty ku ngulte sytë Kita femrat e kishin shumë të vështirë që të shpëtonin.Bile bile për atë në atë kohë këndohej edhe një këngë por nuk ia vlen që të merremi me të…Pas proceseve demokratike ai emigroi si shumë të tjerë.Kur u kthye pas disa vitesh nuk e thërrisnin më me emrin që kishte pasur që kur kishte lindur,por e thërrisnin Jorgo….Më pas u zhduk përsëri dhe nuk u pa për një kohë të gjatë më në qytetin tonë.Por një ditë prej ditësh ai u pa dhe me zor njihej. Në kokë kishte një si kësulë prej dantelle,mjekrën e mabnte të parruar dhe pantollonat për çudi i kishte tre çerkëshe.Tani nuk e thërrisnin më Jorgo por i thoshin vëllai Abdullah.Ose shkurt në gjuhën tonë i thonë Dullë.
-Po emrin e vërtetë që i patën vënë prindërit si gëzimi i tyre i parë si e kishte?
Ai ndezi llullën se i ishte fikur duke treguar dhe, pasi e thithi përsëri duke u mbështjellë në një re tymi duahni,ktheu krikëllën me birrë e cila ishte e dyta që ishte porositur tha:
-Ai quhej Gramoz Shkumbini.Ky ishte emri i tij i parë.Por si ktheu krikëllën me birrë tha:- Në djall të vejë edhe ky.Por tani do t’iu tregoj për një tjetër personazh që kam njohur.Ai nuk është burrë por grua.Ata u përqëndruan tërë sy e e veshë në tregimin e tij. Në këtë kohë krikëllat e birrës u boshatisën përsëri dhe, porositën të tjera. Ai vazhdoi tregimin e tij….
-Do t’iu tregoj për Katerina Dushkun ku shkurt e thërrisnin Kati.Zakonisht këtu nuk ka ndonjë gjë të veçantë për t’iu treguar për të sepse ajo është pështjellë nga dallgët e pamëshërshme të jetës.Por më mirë po filloj t’iu tregoj nga jeta ime se sa e të tjerëve.Unë gjithmonë kam pas preferuar që të rrija i ulur në karrike.Dhe me thënë të drejtën asnjëherë nuk jam rrëzuar nga ajo.Edhe kur kam dremitur i ulur në të nuk kam rënë poshtë.Mbaj mend se vetëm njëherë më është thyer këmba e saj se unë kur ulesha mbi të luaja sa andej këtej më të.Unë kam qenë kështu si më shihni edhe tani,i hollë, i gjatë,flokë gështenjë,sy kaltër dhe të tjerët më thoshin se isha shumë inteligjent por këtë fjalën e fundit unë se kuptoja.Por njëkohësisht kam qenë edhe punëtor i madh. Sepse më zinte gjumi në karrike ju e kuptoni.Nga që punoja pa u ndalur dhe harxhoja shumë energji.Ajo që mbaj mend edhe sot e kësaj dite është ajo që më thoshte gjyshja se kisha ngjarë nga gjyshërit.Ato fjalët e tjera si merrja vesh hiç. Kam pasur gjithmonë dëshirë të vishesha bukur dhe me shije.Për t’u dukur burrë para kohe kam pas ndezur nga një cigare por menjëherë më mbyste kolla dhe sytë më mbusheshin me lot. Qefli për të pirë s’kam qenë asnjëherë,por ndjehesha ngushtë nëpër raste gëzimesh se trullosesha shpejt gjë që edhe prej tyre hoqa dorë.Lojrat me lekë i kam urryer gjithmonë dhe kur merrja vesh se aty pranë luhej me lekë dhe vinin baste edhe sot kthej rrugë.Në vështrimin tuaj lëxoj një pyetje që e shoh se po iu bren përbrenda dhe e di se nuk do t’më leni të largohem pa iu përgjigjur. Ju doni të dini se a kam qenë qefli grash? Hëë, thanë ata njëzëri a ke qenë? Kam qenë u përgjigja,dhe gratë unë i kam pas dashur fort por shihja se kur desha që t’i ritakoja përsëri ata nuk më mbanin mend mua.Por edhe ata mua më kanë dashur dhe shpesh më kanë bërë dhurata.Ata në kujtesën time kanë mbetur si një buqetë me lule që nuk vyshken asnjëherë.Ka pasur raste që kur takohesha me ta, ata ishin shumë të gëzuara që takoheshin me mua,sytë iu shkelqenin,goja e tyre shpaloste petale trëndafili,fryma e tyre lëshonte erë jasemini,gjoksi ishte mashtrues dhe gënjështar i madh e të fuste menjëherë në kurth.Natyrisht me t’gjitha këto takime që kam pasur nuk më kanë shkuar vaj të gjitha.Ka pasur edhe hatërmbetje…Bile bile më kujtohet njëherë se më ka ndodhur një incident.Kjo që do t’u tregoj do t’iu duket sa qesharake dhe po aq mosbesuese.Zonja me të cilën kisha lidhje për herë të fundit quhej Bora Lesnaja. Ajo vinte e hollë, e gjatë, flokët i kishte gështenjë.Ngjyrën e syve e mabj mend se e kishte gri.Kur ajo të vështronte të hutonte, ai vështrim ishte si magjepës, se s’kishte pse unë hutohesha ashtu para saj.Mos u mërzisni se do t’ua tregoj të gjitha.Thithi llullën,ktheu një fyt birrë dhe vazhdoi…Këto që po ju them janë fare krejt gjëra të zakonshme por janë edhe zbavitëse se kalon edhe kohën.Ajo mua gjithmonë kur takoheshim më thoshte se më donte shumë. Nuk kishte natë sipas saj që të mos më shihte në ëndërr.Bile kur zgjohej në mëngjes ajo shtrinte krahun e saj të bardhë si mermer për të më përkdhelur nga flokët, sytë,gishtrinjtë e hollë dhe të gjatë m’i vendoste sipër buzëve të mia…por kur shihte se ishte vetëm pa mua ajo dëshprohej shumë.Shpirti i saj i bukur mbushej tërë trishtim,fytyra i merrte një çehere të vrazhdë,sytë sikur e humbnin atë shkëlqimin e tyre magjepës dhe dukeshin si të mjegullt.Ajo buza si petale trëndafili fillonte e dridhej lehtë dhe mua më dukej se mbi fletët e saj do të ndalej ndonjë bletë për të mbledhur nektarin e saj…ja kështu ndjehej ajo …dhe një ditë ndodhi ajo që nuk e kisha menduar kurrë. Dhe natyrisht si mund ta mendoje një gjë të tillë….Ne vazhdonim të takoheshim si gjithmonë,mundoheshim të qëndronim sa më larg vështrimit të njerëzve…ne na pëlqente të ishim vetëm.Kur ajo atë ditë erdhi si përherë në takim në vendin e caktuar,ajo e bukura ime që më kishte vjedhur shpirtin dhe më vështrimin e saj më kishte magjepsur,unë shtanga duke mos iu besuar syve.Ajo nuk ishte ajo krijesa e brishtë dhe lozonjare që vinte me buzqeshje në buzë tek unë,unë po shihja një krijesë krejt tjetër.Ajo kishte qethur flokët,ose i kishin rënë, dhëmbët e para nuk i kishte, hunda e drejtë si në ato sklupturat ku ishin gdhendur me mjeshtri imazhi i perëndive klasike,tashmë e kishte më të gjatë e me majë të kthyer.Ai trup i drejtë me ato linja të përsosura dhe me lëkurën e bardhë nuk ishte më ai.Ai trup i bukur ishte gërmuqur komplet,lëkura i ishte vyshkur dhe ishte rrudhur.Gjithë ai trup si në statujat e lashta klasike të artit grek ishte deformuar i gjithi i cili qëndronte gjysëm i përthyer mbi dy këmbë të holla ku tek gjunjët kishin marrë një formë gjysëm rrethore. Por një gjë po iu a them të sigurtë,ajo që pashë unë nuk ishte më ajo bukuroshe mahnitëse,por një e shëmtuar tullace me trup të deformuar dhe,kur fliste nuk kishte më atë zë engjëllor e të butë si kadife,por kishte një zë si teneqe e shpuar,dhe me këtë pamje unë ngriva në vend. Me një zë që më dridhej i thashë se çfarë i kishte ndodhur ashtu,pse ishte bërë tullace, ku i kishte ato flokët e bukura që i binin mbi supe si mëndafsh. Pse ishte transformuar kështu në një shëmtirë që të kallte datën? Koka e saj e bukur si një kukëll tash më dukej mjaft e shëmtuar dhe e deformuar. Ajo tani para syve të mi kishte marrë një formë krejt tjetër nga ajo që kishte pasur…O Zot si mund të ndryshojë njeriu. Unë isha pushtuar nga një ankth i brendshëm sa fjalët me zor i nxirrja. Unë këtë takim e prisja me qef të madh dhe gëzim. Ajo tani para meje qëndronte krejt e shpërfytyruar që edhe në ëndërr po ta shihje atë shëmbëlltyrë të dilte gjumi nga frika dhe ankthi dhe nuk nuk të merrte më.Ajo vetëm se më tha se përse qëndroja ashtu.Ajo ishte po ajo që kishte qenë herë të tjera.Ajo ishte Bora Lesnaja ku kushedi sa çaste të lumtura kishim kaluar bashkë,dhe unë i isha betuar duke i rënë në gjunjë e duke i puthur duart se do ta dashuroja deri në vdekje.Unë i kisha thënë me një betim të zjarrtë se edhe vdekja kur të na vinte të na ndante unë me dashurinë e saj do ta mundja atë,vdekjen e zezë dhe, do të fitoja mbi të si në përralla.Nëse doni ta dini se ku do ta mrreja gjithë këtë fuqi,është shumë e thjeshtë m’a jepte e bukura ime e dheut që kur qëndronte në krahun tim dukej sikur kishte zbritur hëna prej qiellit.Dhe me të vërtetë nuk iu gënjej,kur ne takoheshim sëbashku hëna fshihej pas reve se nuk mund t’i rezistonte bukurisë së saj.Asaj i humbte edhe ajo pak dritë që kishte dhe, ajo Bora ime kthehej me të vërtetë në një hënë të vërtetë.Vështrimi i syve të saj i përthyente rrezet e hënës derisa ato vinin duke e humbur dritën e tyre dhe hëna humbte kështu dritën e saj.E pra, ajo Bora ime e zëvëndësonte atë dhe ajo shkëlqente pikërisht si ajo duke i zënë asaj vendin. Por unë në ato moment nuk po u besoja syve.Vështrimi im nuk mundi të depërtonte në shpirtin e saj që të merrte vesh të vërtetën.Dhe këtë ajo e ndjeu, e pa vetë me sytë e saj se unë tani për të isha krejt njeri tjetër.Unë nuk isha më ai i pari.Ajo ndoshta këtë nuk e kishte pritur kurrë nga unë. Unë edhe tani dëgjoj të më oshëtijnë në vesh fjlaët e saj “Jam ajo që kam qenë”.Kurse për mua nuk ishte ajo. Se ç’kishte ndodhur nuk e mora vesh asnjëherë. Ai thithi llullën dhe u ngrit nga tryeza duke na falenderuar për birrën, na uroi natën e mirë dhe u largua me hapa të mëdhenj.Nën dritën e neonëve trupi i tij dukej se zmadhohej vazhdimisht si në këngët epike. Në gojë si përherë tymoste llullën e tij….