Tregim
Pranvera sapo kishte hedhur hapat e saj të para,nëpër degët e pemëve që sapo kishin filluar që të çelnin sythet, zogjtë uleshin si në kor mbi degët e tyre dhe ia merrnin këngës. Bari kishte filluar që të ripërtrihej nga dimri i acartë,kur befas,moti shpërtheu me një të ftohtë të papritur dhe pranverës sikur iu ngadalsuan hapat. Zërat gazmorë të zogjëve erdhën dhe u t’kurrën. Dëbora me kryeneçësinë e saj mbuloi edhe një herë malet si një çarçaf i bardhë,temparaturat erdhën dhe u ulën në të gjithë vendin sikur ishim në fillim të stinës së dimrit dhe jo atë të pranverës. Dimri po na i kërcëllinte edhe një herë dhëmbët e tij duke na treguar se nuk donte t’i dorzohej pranverës e cila si një nuse e veshur me vellon e saj me lule kishte filluar nusërimin e saj. Faqet e para të gazetave dhe ekranet e televizioneve ishin të pushtuar me titujt bombastikë ku ngjarjet e kohëve të fundit po rrokulliseshin me shpejtësi dhe, njerzit kishin mbetur si të shushatur. Pikërisht në këtë kohë në një zonë të largët i lajmëruan banorët se kishte ardhur kryetari i partisë X dhe se do të prezantonte kanditatin e saj që ishte një nga banorët e kësaj zone. Në orën 12 fiks në sheshin e vogël para ndërtesës së komunës ishin mledhur si në një ditë pazari banorët e saj për të dëgjuar prezantimin e kandidatit të ri. Atë e njihnin të gjithë se ishte lindur dhe rritur aty dhe me thënë të drejtën të gjithë nuk kishin asnjë gjë kundër tij. Përveçëse nën zë flitej se isha dhe u vizitova tek mekaniku doktor dhe, se veglat m’i pa mirë. Floriani tashmë ishte një nga mjekët e zonës i cili kishte mbaruar shkollën e mesme për mekanik.Por meqenëse në këto zona të thella nuk kishte mjek ai si fillim ndoqi një kurs infermierie dhe,më pas kishte mbaruar studimet për doktor. Prandaj edhe njerëzit thoshin me ironi se në vend të shirinkës për gjilpërë i kishte më shumë hije çelësi anglez i mekanikut. A nuk e pe si të vizitonte, sikur me qenë duke shtrënguar vida!....Disa e quanin shumë të mençur sepse nuk kishte ikur si të gjithë të tjerët duke u vendosur në qytet por kishte preferuar që të qëndronte në vendlindje duke u bërë edhe mjek. Më në fund erdhën edhe ata të partisë X me makina duke u rënë borive dhe ndaluan në atë sheshin e vogël i cili në kohë shirash bëhej baltë i tëri. Nga makina e parë zbriti vetë kryeatri i pari,më pas ishin edhe katër makina të tjera me të rinj që brohorisnin për fitoren e sigurtë të partisë së tyre.Kryetari ishte një burrë i shkurtër dhe tek mundohej që të takonte të gjithë ata qytetarë të lodhur mundohej që të ishte sa më i afrueshëm i cili tashmë kishte hequr atë maskën pedante nga fytyra që e mbante kur fitonte ndonjë post të lartë shtetror.Pastaj u drejtuan tek tribuna e cila ishte një tribunë e thjeshtë e improvizuar me dërrasa të marra uha nga banorët e cila ishte mbuluar me beze të kuqe dhe në ballë të saj zinte vend posteri i kandidatit dhe krah tij ishte vendosur një poster tjetër me një grup fëmijësh me libra dhe lule në duar ku binte në sy tek të dyja posterat parulla “Votoni për mirqenien tuaj”.Nga disa bokse të mëdhenj oshëtinte një muzikë dhe njerzit ishin mbledhur dhe po prisnin.Me thënë të drejtën në kohë fushatash elektorale populli ngopej me tinguj muzikor falas dhe me fjalime bajate të liderëve dhe kandidatëve që tashmë sapo vinte dhe po u dilte boja gjithnjë e më tepër.Në këto çaste pasi u fol në përgjithësi nga disa të rinj të cilët kishin veshur bluza ngjyrë gjëmbi me dizenjo vetëm kokën e kandidatit ku ishte shkruar “Jeta e lumtur nesër iu buzëqesh”. E mori fjalën krytari i partisë.Ai qëndroi para mikrofonit si një xhuxh duke rrotulluar sytë sa majtas dhe djathtas, duke mos u impresionuar nga këto takime shfaqte gjithmonë një fytyrë tjetër së cilës ia ndërronte maskën sipas rrethanave. Për të, kjo tani ishte kthyer në profesion. Por nuk kishte vënë re një gjë tjetër se sa ishte kthyer në një figurë neveritëse.Ai ndryshe fliste dhe ndryshe mendonte dhe këto ishin cilësi që rrallë kush i zotron ato.Më në fund ai filloi të flasë,foli për kandidatin,për të mirat dhe lumturinë që kishin sjellë dhe do të sillnin akoma më shumë po të votoheshin përherë kandidatët e kësaj partie.Kur në këtë kohë ku ai sapo kishte pushuar dhe po pinte ujë nga gota që i kishin vënë para,sipër tribunës fluturoi një gjel me pupla të shnëdritshme dhe të kuqerremta duke kënduar ko-ko-ko.Në këtë kohë në turmë shpërthyen të qeshurat.Pak më tutje ishte një kumbull që u buzëqeshte banorëve në heshtje me atë nurin e saj veshur plot me lule,kur kryetari si la gotën në vendin e caktuar,duke qenë mjeshtër i situatave të papritura tha:
-Bereqet,mbarësi,dhe pastaj thonë sepse ne kemi fat dhe na votojnë
njerzit,pse na duan ata.Ata na duan sepse ne i bëjmë realitet premtimet
dhe e mbajmë fjalën.Ne, kundërshtarit tonë i themi se ja me vullnetin e
vetë Zotit na besojnë edhe shpendët.Në turmë kishin filluar që të
bisedonin dhe të qeshnin duke mos e dëgjuar më kryetarin.Ai duke e parë
se turma nuk po tregonte më interesin e fillimit nuk e la fjalën.
Ai filloi që t’u fliste për një artist të madh që e quanin Mikelanxhelo.E çfarë nuk ishte ai.Në turmë kishte apo nuk kishte katër-pesë veta që e dinin se kush ishte ky artist i madh.Por ata nuk po kuptonin se pse ky ishte pjesë e fushatës.Ndërsa ai vazhdonte fjalën e tij duke treguar se si ky gjeni i epokës së rilindjes një herë duke qenë në kërkim të muzës së tij kishte shkuar në një zonë provinciale të Italisë dhe ishte ulur mbi një grumbull tullash.Disa menduan se ai fliste për ndonjë punë me shtetin fqinj sepse gjysma e shqiptarëve atje ishin dhe sytë e milionave ishin drejtuar për andej ku siguronin ekzistencën. Por filli i mendimit ishte krejt tjetër me atë të dëgjuesëve dhe, ai vazhdonte të shpjegonte për këtë njeri të madh. Ai atyre u tha së ky ishte edhe një arkitekt i pakrahasueshëm për kohën që jetoi dhe, kushedi se çfarë po fantazonte në ato momente duke mbështetur kokën mbi duart e tij dhe po mendonte.Sikurse na ndodhi neve sot, edhe atij befas aty pranë tij i kaloi një gjel që filloi ta shihte artistin e madh me ata sytë e vegjël dhe të rrumbullakët që i dukeshin se i kishte prej ari. Ai vazhdonte ta shikonte pa i mbyllur sytë asnjë çast.Në këtë pikë artisti i madh Mikelanxhelo ngriti kokën e tij dhe pa gjelin.Ai përsëri me atë vështrimin burrëror që ia kishte ngulitur atij,as nuk i mbyllte sytë dhe as nuk po tundëte bishtin.Artisti Mikelanxhelo e shikoi poshtë nga grumbulli i tullave ku kishte hypur dhe po mendonte,por ndërkohë, ai u bind plotësisht sepse ishte i vetëdijshëm se pa diçka me sytë e tij.Ai i fërkoi sytë me duart e tij të mëdha, dhe për çudi pa se gjeli nuk qëndroi më për një kohë të gjatë për ta vështruar atë,por u largua duke lënë shkëlqimin e tij pas.Pastaj iu drejtua pulave dhe u sul mbi ta.Kuptohet se sulmi i tij ishte miqësor.Kjo ishte dashuria e madhe që ai shprehte në këtë mënyrë.
Ky artist i madh u ngrit nga pirgu me tulla ku ishte ulur dhe shkundi pluhurin e kuq nga pantallonat .Nga shkundja e pantollonave u ngritën ca rrathë pluhuri që u përzien me rrezet e diellit dhe pastaj u zhdukën duke u përzier me eterin.Hodhi menjëanë rripin dhe shkoi tek gruaja e tij.Gruaja e tij ishte jashtzakonisht e gjatë,sa ky i vinte asaj deri në mes.Por duke shkuar rrugës për tek ajo ai takoi një mikun e tij i cili ishte i gjatë nga shtati por i vogël nga mendja. Pasi i shtrënguan dorën njëri tjetrit ai pa ia lëshuar dorën mikut të tij i bërtiti:
-Shiko atje lart,poshtë asaj resë pak si e errët!
Miku i tij shikoi dhe pa një sferë.
-Çfarë është kjo?- pëshpëriti ai me habi.
Nga qielli erdhi një bubëllimë dhe u përgjigj:
-Një sferë me sipërfaqe të lëmuar.
Ai dhe artisti Mikelanxhelo u ulën mbi bar,dhe kur ata u ulën mbi barin e gjelbërt u dukën si këpurdha.Ata u kapën dorë për dore dhe i ngritën sytë drejt qiellit.Në qiell u shfaq konturi i një luge që qëndronte pezull.Mbi çfarë toke ishte kjo? Asnjë nuk e dinte.Njerzit varpaonin përreth dhe shkonin dhe mbylleshin në shtëpitë e tyre.Ata mbyllnin dyert dhe dritaret por a do t’i ndihmonte kjo ata? Pjesa më e madhe thoshte se kjo lugë që po vinte nga qielli pa tjetër që do t’i ndihmonte.Disa thoshin po nëse nuk na ndihmon?Më kujtohet se dikush tha se ndoshta kjo mos është ndonnjë kometë që u shfaq në qiell.Tjetri ia priste po mor po kometë është,kometa “Hallej” i thonë.Kam dëgjuar se këto kometat janë shumë të frikshme.Por tani pa na shfaqej një lugë.Dhe thonë pastaj se nuk ka Zot.Në Bibël thuhet se perëndia çifutëve në shkretëtirë u dha bukë nga qielli.Po të mos u kishte dhënë ai këtë bukë ata nuk do të kishin hyrë në tokën e premtuar.Ja edhe për ne tani ai po na dërgon një lugë që qenka e ndritshme dhe konturet e saj rrezatuese e bëjnë më të dallueshme me dritën e yjeve dhe rrezet e diellit.Por kjo mor për çudi po rri hava dhe nuk po zbret këtu në tokë tek ne si manat e çifutëve.Dikush thoshte se patjetër ajo do të ulej se për ndryshe nuk ka kuptim që të rrijë në ajër! Kur të zbresë në tokë duhet të jetë më e madhe nga se sa duket në hapsirë,ia priste një tjetër dhe,do të ketë brenda boll që të ngopen që të gjithë.Një tjetër ia kthente se këto nuk janë shenja të mira dhe mund të ishte fundi i botës. Fenomenet qiellore edhe shkenca e ka të vështirë që t’i shpjegojë. Por, po në rast se ajo ishte me të vërtetë një kometë dhe ishte afruar aq shumë tokës! Atëherë zgjidhja është e thjeshtë.Duhet që të mbyllen dyert dhe dritaret në çdo shtëpi.A mundet vërtetë kjo të na ndihmohnte? Ju nuk mund ta bëni veten barrikadë ndaj fenomeneve qiellore.Pertef Nderkë Mali jetonte në shtëpinë e tij.Ai kishte një teori të tijën për çdo gjë që është tym.Por në vështrimin tym jo çdo gjë është tym.Ndoshta kjo me të vërtetë është asgjë.Ka vetëm një kategori dhe, është e vështirë ta thuash. Natyrisht që është thënë se artisti shqyrtonte vështrimin e një gjeli.Ai e shqyrtoi dhe e shqyrtoi dhe erdhi në konkluzionin se gjeli nuk ekzistonte.Artisti ua tregoi miqëve të tij këtë dhe miqtë e tij ia dhanë gazit.Si, tha ai, nuk ekziston kur ai qëndronte pikërisht këtu dhe unë jam i sigurtë se e pashë atë.Pas kësaj ai vari kryet,mbeti në të njëjtën gjendje në të cilën qëndroi dhe u ul në majën e grumbullit prej tullash që iu duk se ishte një pirg prej plehu.
Kjo është e gjitha.

Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen