Ka lindur në Fier më 21.01.1981 dhe është
rritur mes Durrësit dhe Malësisë së Madhe. Ka studiuar për Gjuhë-Letërsi, me
profesion mësuese. Diplomuar per Gjuhë-letërsin dhe Mastër ne Universitetin e
Shkodrës për "Etnokulturë"; vazhdon në vitin e tretë të Fakultetit të
Drejtësisë. Është autore e tre librave me poezi dhe një studimi letrarë
përkatësisht: "Dashuri ti je mëkati im", "Fshima lotin",
"Jepi fjalës kohë", autore e studimit "Vështrim mbi poezinë e
Diasporës". Në vitet e fundit ka botuar herëpashere në shtypin letrar të
kohës dhe është përfshirë në disa antologji poetike si në atë me titull
"Korsi i hapur" 1,2,3 - botim i Pegas-it, "100 poetë për
dashurinë", "Struga 2012". Antrologji " Sabbat" , si
edhe tek "Fluturim Pulëbardhash " ku u vlersua me mirënjohje .
Vlersuar ndër vite me cmimet : " Penda e Artë e Migjenit' , " Ibrahim
Rugova " në Istog, "Mirënjohje" Takimi i Poeteshave ,
"Mirënjohje' Takimet letrare në Ulqin , titulli " Poete e
talentuar" nga revista "Fjala" , "Poete e psikologjisë dhe
përformamcës poetike " Pegas Albania .
NJË
GOTË DASHURIE
Myshqet veshën lëkurën memece,
Myshqet veshën lëkurën memece,
Të
pemëve vjeshtuke ...
Dielli nuk dëpërton në palcën
E etur për jetë
Në tokë shterpuqe
Ku thuren legjenda mitike .
Apokalips ndjenjash
Të
mbytura me aromen "Stinë Marrie"
Diku një kangë e mekun ,
Shkëmbore
,
Tundet
në djep Zani ,
shpon malin Heshturazi ...
E shkel mbi puthje të shqyera.
Struken parazitët shkurresh
Lumenj fjalësh mërmërisin gjethet...
A thua se mali qënkëshka dehur me një gotë
dashurie ?!
Në sytë e engjëllit
Thyhen
të gjitha mitet e kohës
Buzët celin trëndafila ...
ODISEJADA
Duart
vendos mbi pllakat homerike,
Të
zbritura nga lart, urdhëresat pa urdhër,
njeriun e lëshuar si pré në arenën e luanëve,
në arenën e shumë zotave .
Është jeta . Odisejada ime .
Duhet
t'i bindem.
Nuk
pres shumë nga zhurma e dallgës që përplaset mbi rërë,
As
nga pulëbardha që lajmëron tokë,
e as nga lajmi i fundit i gjetur në shishe dy
mijë vjet më vonë...
Tani lëri retët të vazhdojnë rrugëtimin qiejsh,
ngrij
velat e tua në direk.
Mbushe me ajër kraharorin dhe ec, ec,ec ...
Vetëm
ec ... S'duhet ta dëgjosh thirrjen e sirenave ...
Lëre
pas krahëve, mos i ndaj sytë nga lind dielli mbi kreshtë.
Nganjëherë
Nganjëherë jeta ngec pas teje
Si ferra, pas flokëve
Dhe
nuk të shqitet.
HYRE
ATJE KU S’DUHEJ
Nuk e di se si
Dhe as se pse
Ajo të ngre kurthe,
Kurthe asgjëje.
Muskujt pasivë të trupit
Papritur, gjallërohen
Duke zbuluar një tjetër ego,
Një ngjyrë të verdhë
Që stina e ngrohtë e mban latente.
Muskujt
e qafës tendosen,
Këtë herë jo për të mbajtur peshë,
Por,për të parë qartë.
Prespektiva
është një iluzion,
Ajo
pemë e zvogëluar dhjetëra herë,
Është
një iluzion , po kështu rruga, mulliri,
një konstelacion botësh që presin të zbulohen
...
I
tillë është edhe gishti që i tregon .
Frika të pushton,fundi i egëzistencës.
Me një kërcitje dhëmbësh zgjohesh.
Dielli rezaton mbi fytyrën e zhubrosur si
mësalla pas feste.
Por,
neser do të kthehet sërish në vend.
Jeta vazhdon në lojen e saj Ditë-natë,
natë-ditë, me dublime të njëpasnjëshme,
të rregullta mbi parket duke na përgatitur për
momentin e gjuajtjes,
nëse
ai moment vjen ndonjëherë ....
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen