Malli për trojet stërgjyshore
RRËFIMI I GJYSHIT
( Muhaxhirëve )
kur na përzunë nga shtëpitë
u ula dhe e putha pragun
nën të fsheha ca fjalë memece.
në degë të dardhës Halilçe
në mes të oborrit
me një pe i vara kujtimet.
shpejt e shpejt e piva
një gllënkë ujë me kovë në bunar
se thonë: uji të kthen shpejt.
u ktheva nga shtëpia
ia shikova çatinë
i thashë:le të këndojë qyqja mbi ty
derisa të kthehemi.
te guri i xhenazes
shkrova me gisht të përgjakur
lamtumirën për varret e të parëve.
të gjashtë kallinjtë e grurit në cep të arës
që nëna i pat lidhur me pe të kuq për bereqet
i putha tri herë.
një kokërr prej tyre e futa në gojë
ta shijoj edhe një herë shijën
e bukës së arave të Topliccës.
me hapa që rëndoheshin nga dhembja
e nisëm vuajtjen e pafund
shtigjeve të panjohura të jetës.
kush s`e dinte se ku do te na ndaleshin lotët
a në Urë të Gallatës
a në shkretira të Anadollit
a përtej Urës së Qabesë
a……ku ta di se ku.
NË TOPLICË E NË LLAP
(gjyshit tim, në stilin kadarean)
djepi në breg të Toplicës
varri në breg të Llapit
nëntëdhjetë e nëntë kodra
midis djepit e varrit
djepi në breg të Toplicës
varri në breg të Llapit
nëntëdhjetë e nëntë vuajtje
rruga e gjatë e pakthimit.
djepi në breg të Toplicës
varri në breg të Llapit
nëntëdhjetë e nëntë kujtime
që s`harrohen kurrë.
MOLLA E KUQE
natë është
ëndrrës ia fal shpirtit
dhe nisemi
nën hijen e Mollës së Kuqe
ngjyrosim zërin me dhembje
nëpër tela të shpirtit
përbirojmë një baladë
plot dhembje
plot vuajtje
plot lot
për muhaxhirët.
BISEDË ME GJYSHIN NGA AMSHIMI
Sa herë i bien gjethet Mollës së Kuqe
Në shpirt më hapet nga një plagë
Edhe këtu në amshim
Nga një shekull mall ma vërsho varrin
Më thotë gjyshi nga amshimi
S’di ku më ka mbetur varri i gjyshit
E kanë mbuluar ferrat
Apo e kanë lëvruar derrat
Carani i vatrës ndoshta
Është ngulitur në dhe
Ndoshta s’e ka kapur
Çekani i ujkut
Ose ndoshta s’e ka përfshirë
Vala e Toplicës
Nëse është ngulitur në dhe
Një ditë dheu do ta qesë
Bashkë me eshtrat e gjyshit.
ADN-ja do t’i tregojë botës
Se atje është frymuar shqip.
LAKMIA E GJYSHIT
mbështetur
në një trung malli
tjerr mendimet
gjyshi
me çibuk në gojë
i kishte lakmi
një fjolle tymi
që ngrihej lart
thoshte
-e lumja kjo
e cila
mund të shkojnë
te Molla e Kuqe…!
U VONOVA TË LINDEM
Merak më ka mbetur
Të ulem në prehër të gjyshit.
U vonova të lindem
Vetëm nga kujtimet e tim eti e njoha.
15 pranvera i pati përqafuar
Në brigjet e lumit Toplicë
15 lule i pati këputur
Për t’ua vënë kurorë
Luleve me shqerra
Që ja miklonin shpirtin djaloshar
Mall e kam rrëfimin e tij
Për Sinanin e Dragushës
Që ja pati mbushur barkun barot
Çaushit turk
Kur krisi pushka te xhamia.
Sikur e ndiej zërin e gjyshit
Duke më treguar për nënën e Sinanit
Se si ja puthte plagët në ballë
E ja bënte hallall gjirin që ja kishte dhënë.
E sikur të mos isha vonuar të lindem
E ta kisha përjetuar atë prehr
E të dëgjoja nga goja e tij
Të gjitha këto rrëfime.
Edhe mallin për arat e Toplicës.
M U H A XH I R Ë T
( Poemth)
( Gjyshit tim i cili bashkë me qindra e mijëra shqiptarë nga më se 720 fshatra e disa qytete prej Mollës së Kuqe e këndej u përzunë nga forcat serbe brenda viteve 1877–1881) .
ulem në breg të Llapit
rrëshqas me sy
mbi valëzat e lumit
dhe qeshem nga pak
me lojën e tyre
se si ato mundohen
ta zënë njëra tjetrën
si mendimet e mia
që në ato çaste
më ishin trazuar
e si në ëndërr
fytyra e gjyshit më shfaqet
disi sikur e shoh
të ulur në breg të Toplicës
duke i shiquar valët e lumit
dhe valët e jetës
e di se aty i pati tjerrur
ëndrrat e para të fëmijërisë
dhe sigurisht aty i patën lindur
shkëndizat e para të dashurisë
në ato vashat që plot naze
i ruanin delet në livadhe
buzë Toplicës
dhe me kurora lulesh në krye
ia miklonin shpirtin djaloshar
dhe ku ta di sa ëndrra
e patën bartur në krah gjyshin
si ëndrrat e dashurisë së parë më
pastaj një ditë
erdhën të birtë e satanës
dhe ua prenë
dashuriçkat
edhe atij
edhe luleve buzë lumit
të cilat deri atë ditë
fluturoni mbi krahët e ëndrrave
dhe ëndërronin të bëheshin nuse
me ylber në faqe
por të birtë e satanës
me fytyra të çakardisura
i ndoçën
dhe i rrahën
dhe i dogjën
dhe i përzunë
dhe i vranë
dhe i shanë
dhe në rrugë të pa rrugë i qitën
e ata
ecën e ecën e ecën
pa rrugëtim
pa cak
dhe lodheshin
dhe stërlodheshim
dhe binin
dhe mbetnin
dhe s`çoheshin
dhe të tjerët
ecnin e ecnin e ecnin
dhe dikush mbetej
s`di se ku
e në vend të varrit
me borë i mbulonin
me gjethe
pa qefin
pa tallkin
kush s`kishte kohë
as t`i qante
as t`i varroste
se satana ma fytyrë të çakardisur
e me sy të çartur
i ndiqte në hap
dhe ata
ecnin e ecnin e ecnin
në kolona
në grupe
çdo kund shihni ujqër
me dhëmbnë të përgjakur
dhe ecnin e ecnin e ecnin
e kush binte
mbetej
pa varr
pa tallkin
pa qefin
dhe ecnin e ecnin e ecnin
dhe kalonin një kodër
të dytën
të tretën
të…
të birtë e shqipes
stërnipërit e ilirve
satana i ndiqte nga vatrat
e! sa shumë ishin
gjashtëqind
shtatëqind
njerëz?
jo
aq fshatra ishin
ndoshta edhe më shumë
njerëz
shumë
shumë kishte
me qindra
me mijëra
burra
pleq
plaka
gra
fëmijë
çanin rrugën e parrugë
dhe thërrisnin
o! a erdhën ata të Mollës së Kuqe
ata të Nishit
ata të Pllanës
ata të Dragushës
ata të Bllacës
ata të Kushumlisë
ata të…
ata të…
ata të…
dhe bartnin mbi supe
lodhjen
vuajtjen
dhembjen
dhe ecnin e ecnin e ecnin
dhe ndaleshin
s`ndaleshin
dhe pushonin
e s`pushonin
dhe i lagte sçota
dhe i rrihte veriu
dhe i mbulonte bora
njerëzit
kufomat
gjurmët
një plak i Dragushës
ishte mbështetë për një lisi
u kishte thënë se
s`do të lëvizte më
këtu do ta bëj varrin
dhe kishte filluar
ta këndonjë një këngë
me lot në sy
e me dhembje në shpirt
zëri i këngës
vaj i zemrës
i këndonte atij trimit të maleve
kaçakut të Dragushës
dhe i këndonte vargjet
pa rimë askund
―Hoxh hipi në minare
xhaminë ia kanë rrethuar zaptia
zbret hoxha nga minarja
e lutë çaushin ta lë rehat
ta falë xhumanë
Sinani si bjeshka
i del çaushit përpara
i thotë׃
―unë jam kaçaku i malit
kërcen dhe zë pritë pas një varri
kërset pushka te xhamia
Sinani bën dasmë në xhami
çaushi me zapti i lajnë varret me gjak
Sinani ia çon në vend fjalën nënës
nëna ia puth në ballë lulet e plagëve
dhe ia bën hallall gjirin që ia ka dhënë
Dragusha ia këndon këngën trimit―
Lotët i takohen në mjekërr
dhe i pikun në varr plakut
të tjerët
ecnin
e ecnin
e ecnin
dhe qanin fëmijët
për bukë
për gji nëne
e nënat
gji kishin
gji s`kishin
dhe ecnin
me foshnja
të ngrira
në gji
e të ngrira
i bartnin
i bertnin
deri në vuajtje të pafund
t`i lenin s`mundnin
t`i bartnin s`mundnin
dhe pleqtë mallkonin
dhe mallkonin plakat
satanën
që i qiti në rrugë
― O zot!
ua shuaj dritën
ua vërbo sytë
ua shuaj hisën
ua digj trungun
ua hunb rrënjën
mos ju shtoftë fara
mos ju përkundët djepi
mos ju ndjeftë zë fëmije
ju çkeftë lëkura
ju kalbët mishi
ju thaftë ashti
ju plaçin sytë
ju thaftë goja
mbi ta raftë vaji
mbi ta raftë kukama
mos ju nadlshin kurrë lotët
mbi shtëpitë e tyre
vajtoftë qyqja!
II
e pastaj
ata që e përballuan golgotën
diku pas 77 kodrash
ndalin ecjen
i presin vëllezërit
ua hapin dyert
ua shtrojnë shtratin e lodhjes
ua shuajnë urinë
ua shuajnë etjen
ua ngrohin trupin
ua hapin hambaret
ua dhënë tokat
ua ndreqin kasollat
dhe ata vazhduan jetën
me dhembje në shpirt
e me mallë në zemër
për trojet
për shtëpitë
për pasutitë
për tokat pjellore
ne brigje të Toplicës
i varën emrat
e fshatrave të tyre në gjoks
dhe mendonin se një ditë
apo një tjetër
do të kthehen
e të vazhdojnë jetën
në vatrat e tyre
pranë varreve të të parëve.
III
atje n`ato fusha
atje n`ato livadhe
atje n`ato ara
atje n`ato lendina
atje n`ato male
ku më parë frymonte
vetëm jetë I L I R E
dhe të zogjve të tyre
vetëm pak më pas
zbritën nga Karpatet
të birtë e satanës
me fytyrë njeriu
e me shpiert egërsire
dhe linden shumë gjorgja
Gjorgja të zi
që shkretonin fusha
që shkretonin male
që shkretonin fshatra
që shkretonin krahina
Gjergj Elez Alia më s`ishte
t`u dalë para
dhe ai Gjorgja ë zi
më i zi se futa
i lëshoi këlyshtë e tij
si gjarpërinj helmues
të therrin të vrasin
të djegun të ndjeqin
dhe të birtë e shqipes
t`i vëjnë në bajonetë
dhe të mbjellin vdekje
në çdo hap në çdo skutë
ashtu si i kishte mësuar
nëna satanë
që vetë i pati përzënë nga Karpatet
si këlyshë bushtre
por më pas vrasjet e keqbërjet e tyre
ua mbulonte me fjalë
dhe nëpër kuvende
ua mbulonte mëkatet
dhe Evropa plakë
besë i zinte satanës
dhe në zemër të Evropës
vuajtjeve dhe vdekjeve
të zogjve të shqipes
ua bëjnë aminin
dhe Gjorgja i zi
me gjarpërinjtë e tij
i zgjërojnë krihët
deri në cep të Dardanisë
e zogjtë e shqipes
mbesin si ve të qyqes
të shpërndarë andej këndej
brigjeve të Ballkanit.
IV
e rapsodi
ua vuri në këngë
vuajtjet
― Shehri i çon fjalë mbretit
muhaxhirtë do t`i këndoj në këngë
ata të mallkojnë ty
që ua shite tokë e truall
e zogj qyqje i bëre
të mallkojnë foshnjat
që s`kanë gji nëne
të mallkojnë nënat
me gji të mbushura pa foshnja
të mallkojnë pleq e plaka
që mbetën nëpër male të pavarrosur
të mallkojnë varret
që i lavrojnë derrat
s`duan tokë e shtëpi
në shkretira të Anadollit
që ua premtove ti
ata i duan tokat e tyre
buzë Toplicës së nxehtë
ku gjyshërit e tyre
kanë lënë asht e rrasht―.
Freitag, 24. April 2015
Samstag, 18. April 2015
“Shtetthasit”, roman postmodern me vlera të rralla.
Shkruan Ragip Kҫiku
Rrahim Sadiku “Shtetthasit” I,II, III, roman, Zgjimi, Ferizaj, 2011
Që në fillim të këtij punimi e ndjej të nevojshme të theksoj se romani voluminoz “Shtetthasit” i Rrahim Sadikut të shtyn të mendosh për vendin e një vepre, si kjo, në kohë e në hapësirë. E ndjej këtë nevojë sepse ky roman është nga ato krijime që shkruhen rrallë dhe për të cilat jeta dhe rrethanat shoqërore, për të ndodhur ai, nuk paraqiten shpesh. Për krijime të këtilla artistike as ecja e kohës dhe as ngjarjet që i ndodhin një vendi e një populli, si ishte rasti me Kosovën në fund të shekullit të kaluar, ngjarje këto që i kemi të përjetësuara këtu, nuk krijohen lehtë, lumturisht. Mu për këtë mund të themi lirisht se “Shtetthasit” është roman që lidh kohë, që analizon dhe sintetizon gjithanshëm shpirtin njerëzor, që çmitizon heroin e që lë pak shpresë edhe për njeriun e zakonshëm. Kjo arrihet përmes përkushtimit krijues të autorit; përmes formave dhe gjetjeve artistike nga më të ndryshmet dhe përmes gjuhës e stilit, që kombinohen me individualitetin e personazhit, me aspektin kohë dhe me kuptimin letërsi. Të gjitha këto e tipizojnë këtë roman në radhën e veprave postmoderne, të këtij drejtimi letrar, që realisht është një lëvizje e gjerë filozofike, me kërkime të shumanshme artistike e me qëndrime shoqërore që thyejnë tabu e norma, po gjithnjë duke pasuar për bazë modernizmin. Tejkalimi i shumë kërkesave që kishte letërsia modern e shekullit të kaluar, bënë që postmodernistët të shquhen për individualitet krijues, për qëndrime të theksuara të lidhjes së artit me realitetin e imagjinatën; për relativizim të vlerave e normave shoqërore e artistike, që deri dikur ishin të paprekshme dhe për skepticizëm shumë më radikal se paraardhësit e tyre. Të gjitha këto të veçanta të postmodenizmit janë realizuar bindshëm e natyrshëm në veprën e Rrahim Sadikut.
Ashtu si thuhet në trajtesat për postmodernizmin, romani i Rrahim Sadikut po ashtu shquhet për pluralizëm krijues, për këndvështrime të ndryshme në sistemin e vlerave dhe normave njerëzore e krijuese. Me gjithçka ky roman ka bërë lëvizje të duarnduarshme kërkimesh e gjetjesh dhe lexuesi e sidomos kritiku e ka shumë të vështirë për ta definuar plotësisht dhe saktësisht tërësinë dhe të veçantat e tij. Romani ofron strukturë shumëdimensionale dhe nga ky aspekt është novator në krijimet në prozë, në prozën e gjatë saktësisht, ndër ne.
II.
E fillova këtë shkrim kritik pas leximit të një serie romanësh të botuara në gjuhën shqipe e në gjuhë të tjera, viteve të fundit; duke krahasuar vlerat dhe mangësitë e tyre, prej vetvetiu më lindi pyetja: pse kritika letrare shqipe, njohësit e rrjedhave letrare ndër ne dhe lexuesit e kanë anashkaluar dhe nuk e kanë vlerësuar ashtu si duhet dhe si e meriton romanin trevëllimësh “Shtetthasit” të Rrahim Sadikut?! Dhe më ra ndër mend se Rrahimi Sadiku është autor që nuk imponohet, që nuk i keqshfrytëzon avantazhet e tij për mundësi reklamimi dhe se ai ka bindjen që vepra duhet të bëjë jetën e saj si vlerë e jo si shtytje nga autori i saj. Kjo sikur më obligoi të shkruaja një analizë kritike për këtë roman, duke dashur kështu që të mos kalojë në anonimitet kjo vepër me rëndësi e letërsisë sonë në përgjithësi. Aq më shumë e ndjeva të nevojshme ta bëja këtë sepse janë shkuar recensione, kritika, studime e ode për vepra që nuk e meritojnë, për autorë që paguajnë të vlerësohen sa më lart për shkrimet e tyre, shpesh edhe për vepra mediokre e pa pikë vlere. Prandaj, në këto rrethana, është tronditës, por edhe i pritshëm fakti që askush nuk e ka parë të udhës të shënojë botimin e njërës nga prozat e gjata më të suksesshme të botuara shqip viteve të fundit. E pash të udhës të shkruaj për përmbajtjen, vlerat artistike e estetike të këtij romani; për risitë karakteristike e të vazhdueshme që sjell ai dhe për gjurmët kohë e hapësirë që e përcjellin atë.
Po e theksoj që në fillim se romani “Shtetthasit” i Rrahim Sadikut është vepër tipike e guximit krijues, e shumanshmërisë njohëse dhe për nga ndërtimi, prozë tipike postmoderne. Tiparet postmoderne të kësaj vepre janë lehtë të hetueshme, sepse shfaqen natyrshëm, pa ndonjë imponim formal apo të dhunshëm. Ato tipare janë skalitur thellë e fuqishëm të cilat nga autori janë të vëna në shërbim të rrëfimit, të paraqitjes dhe individualizimit të personazheve, meditimeve, dialogëve, monologëve e ecjes nëpër kohë, duke arritur që pjesët dhe tërësia të rrjedhin bindshëm nëpër atë që formon jetën në gjithëmbarshmërnë dhe tërësinë e veprës.
“Shtetthasit” është roman për thyerjen. Në një vend, në një kohë dhe në një hapësirë ka ndodhur thyerja. Një popull i robëruar dhe një vend i shkatërruar, pas një lufte rrëqethëse, gjenden në epokën që e synohet, dëshirohet e mendohet të jetë epokë e ardhjes së lirisë dhe përparimit. Por imagjinata për lirinë dhe përballja me realitetin në liri nuk përkojnë midis tyre, madje nga dita në ditë largohen dhe tëhuajësohen. Pjesa dërrmues e njerëzve, të gjendur midis një bote kaotike e që tejkalon pritjet e tyre, fillojnë të realizojnë ëndrrat e tyre të fshehura, shpesh pa i zgjedhur mjetet e pa asnjë skrupull. Ata janë në vendin ku nuk ka më pothuaj pa asnjë normë ligjore e njerëzore, ku sikur është humbur kufiri midis realitetit dhe ëndrrës. Aty realiteti është vrasës e ëndrra më joshëse se kudo. Duan të realizojnë ëndrrat që nuk ia kanë rrëfyer as vetes dhe nisin të kuptojnë veten e tyre, të shohin veten ashtu si nuk e kanë parë e njohur kurrë. Heqja e maskave, së pari para vetes e më vonë edhe para të tjerëve, i tregon ata se nuk ndryshojnë me asgjë nga të tjerët, se janë të mbrujtur me të keqen dhe kjo njohje i shtyn në veprime, nga të cilat përfitojnë shumë, bëhen të fuqishëm e të pushtetshëm, po të zhveshur shpirtërisht e moralisht. Ndërtimi kriminal i brendisë së tyre nis e shpaloset vrullshëm, në fillim si pa u hetuar, më vonë duke u tipizuar e duke marrë formë përditshmërie. Këta të burgosur nga vetja e nga i huaji, të shumtën edhe me mendjen e me zemrën të burgosur, nisin e krijojnë liri për të tjerët, gjithnjë duke i parë ata si objekt e veten si subjekt. Atyre u zgjohen etje përvëluese për të fituar emër, pasuri e lëvdata, duke u bindur, së pari para vetes e duke dalë me atë bindje para të tjerëve, se janë të lindur të mëdhenj e për vepra të mëdha. Madhështinë e matin me veten dhe përherë gjykimet i nisin nga vetja. Madhoshi, një nga personazhet kryesore të romanit, është tipizim i tyre. Shoqëruar nga Trullaci, ai krijon një tandem ligësie e mburravecërie, mendimesh e veprimesh pa kuptim, që në jetën e përditshme të asaj anarkie marrin kuptim dhe bëhen të ligjshme, sepse ligji e pushteti tashmë janë ata. Si pushtetarë të paskrupull ata dalin kur e ngacmojnë ndërgjrgjien e të tjerëve dhe i detyrojnë njerëzit t’i duartrokasin, t’i pranojnë e t’i mburrin për të gjitha ato që bëjnë, dhe në biseda e në ndeja flitet e kinse edhe besohet se ato veprime janë shumë të kuptueshme e shumë të drejta.
Përballja me joshjen, me mundësinë për të bërë ç´të teket, po edhe me oferta që tundojnë e që vijnë nga të gjitha anët, edhe në momente normale, i nxjerrin njerëzit nga binarët normal të jetës e lë më në kushte kaotike. Shohim në roman ase si njerëzit, edhe ata më të thjeshtit, fillojnë e krijojnë moralin e tyre të ri, i cili ata i shndërron në kameleonë, ua humb unin dhe ua vë në gjumë vetëdijen e ndërdijen. Ata më nuk e dënojnë krimin, nuk distancohen nga krimineli, e lavdërojnë dhe madhërojnë vjedhjen, e nderojnë vjedhësin dhe ligësisë i thonë mirësi. Kudo hasen veprime që e arsyetojnë suksesin e pamerituar të të paaftit, që e mburrin paditurinë, mohojnë punën e i thurin ode grabitjes, kotësisë dhe jetës pa të ardhme. Realisht aty nuk ka të tashme, sepse jetohet si në ethe e pa menduar gjakftohtë, kurse për të ardhmen as e vret kush mendjen.
Ka ndryshuar sistemi i brishtë i vlerave, ka humbur rrënja e të gjitha kuptimeve dhe pakuptimsia ka zgjeruar mbretërinë e saj të errët. Paaftësia është shndërruar në aftësi, injoranca në dituri, shenjtëria në kotësi, drejtësia në pengesë, dituria në humbje kohe. Pjesa më e thyeshme, në gjithë këtë janë ata që dikur krenoheshin se ishin idealistë dhe se ishin të gatshëm të sakrifikonin, edhe veten e tyre, për ideale. Me t’u ballafaquar me joshjen e me pushtetin, ata më nuk kanë ideal, nuk njohin sakrificë dhe sillen plotësisht ndryshe nga ajo që kanë besuar se janë dhe me tërë qenien duan të jenë tjetër nga ajo që kanë thënë se duan të jenë.
Bashkëkohësia, e parë me gjithë shumëdimensionalitetin dhe monstruozitetin e saj, gërsheton të zakonshmen e të madhërishmen, shpirtin e dëlirë dhe shpirtprishjen, etjet për pushtet dhe pësimet nga pushteti. Kudo janë të dukshme gjurmët e robërisë së gjatë dhe pasojat e saj në lirinë e brishtë. Ato barten me unin e rrejshëm të individëve dhe me paraqitjet e tyre fryrëse, që tashti nuk duan të ndalin të keqen, sepse tashti mu ajo është e pritura dhe e pandalshmja, ata, me vetëdije e pa vetëdije, shkaktojnë pasoja te individët tjerë dhe pengojnë mirëqenien e të tjerëve: ”Ata thoshin se kishin luftuar e do të luftonin deri në fund për shtetin. Thoshin kështu e kujtonin se shteti ishin ata vetë dhe e trajtonin atë sikur ta kishin dhuratë për vete, si një timar të kohës së Perandorisë Osmane. Flitnin për ligjin në shtet e vetë jetonin plotësisht si të jashtëligjshëm, me krimin si shoqërues të përhershëm e të domosdoshëm” (vëll.I, f. 5). Një hyrje e këtillë dhe ky guxim për ta shikuar të vërtetën në sy, tregojnë se para lexuesit do të shpaloset groteska e një vendi dhe një populli që ka jetuar mbi dymijë vjet në robëri dhe që lirinë, njerëzoren, demokracinë, shkollimin, organizimin, shtetformimin e shumë veprimtari të tjera, jetike për të ekzistuar në kohë e në hapësirë, do t’i trajtojë joseriozisht, duke u përpjekur secili që ato t’i ketë për vete e për klanin e tij dhe që të përfitohet nga ato e jo të ndërtohen ato. Personazhet e romanit vijnë nga një shekull idealesh, me të cilat ishin brumosur e nga një realitet që e imagjinonin, po nuk e njihnin. Koha tregon se ata realisht nuk e njihnin as veten e tyre, sepse bien shpejt dhe pa skrupull në grackat e joshjeve që u siguron pushteti të cilin as e kishin menduar se do ta posedonin ndonjëherë, andaj duke vjedhur, shpërdoruar e duke u lidhur me krimin, ata dalin se realisht kishin qenë të zhveshur nga të gjitha vlerat njerëzore e se kishin qenë të frustruar, të dobët si intelektualisht ashtu edhe moralisht.
III.
Romanit i mungon heroi, edhe pse shumica e personazheve bëhen sikur vijnë nga bota e heronjve dhe e heroizmave. Të shumtën ata shtihen sikur kanë kryer veprime heroike e sikur janë të destinuar për të qenë një me heroikën. Nga këtu nis filozofimi për jetën, për dukuritë, për qenien e mosqenien, për brishtësinë e jetës njerëzore, që na del groteske e shpesh e shndërruar në absurd, brenda së cilës qenia njerëzore shkatërrohet për hiçgjë. Në këtë shkatërrim, ku e reja lindet bastarde dhe e zhveshur nga të gjitha cilësitë, shkrimtari nuk ndjehet i humbur, sepse diku në thellësinë e tij, të disa personazheve të tij, është besimi se e gjitha mund të jetë edhe ndryshe. Prandaj ai niset në vazhdimësinë e kërkimit, duke hyrë vogëlsive e madhësive, brendive e jashtësive, duke shpalosur para nesh edhe shumë gjëra që personazhi nuk ia pohon shpesh as vetes. Lind kështu lufta e brendshme, ajo e përjetshmja, që te shpirtprishësia kalohet me injorancë, me ngulfatje të unit dhe me tëhuajsim të vetes. Kujtohemi pastaj se gjatë leximit të romanit kemi hasur në gjerësinë e kundrimeve në jetë, në një vend dhe në brendinë e personazheve që me fjalë e veprime duken sikur nuk u bëhet vonë për asgjë, që duan të jetojnë, me çdo kusht dhe pa i zgjedhur mjetet.
Në aspektin e ndërtimit të veprës, kapitujt janë ndarë pa shkëputje të rrjedhës së ngjarjes, sepse ajo është një tërësi, e rrëfyer nga njëri e nga tjetri, ku narrator është secili personazh dhe autori nuk rrëfen, po shënon atë që mendon, dëshiron personazhi. Mu për këtë vepra fiton peshë dhe i jep mundësi autorit që të tipizojë bindshëm personazhet, të cilët janë mjaft shumë e secili ka qëndrim, kërkesa, botë të padeshifruar e realisht shumë deshifrueshme, në mënyrën e vet. Kjo është arritur me pasurinë e fjalorit që u vihet në shërbim personazheve, që e madhëron ngjarjen dhe që pasuron funksionalizmin e ligjërimit, që nis nga gjuha e përditshmërisë dhe kalon te gjuha e zgjedhur, nga fjalët më të zakonshme, deri tek neologjizmat, që gjithnjë janë në shërbim të vlerës e cilësisë së veprës. Kjo cilësi arrihet përmes stilit që ndërron sipas rastit, po që shpesh është pa stoli letrare, i zhveshur nga figurat e fjalët e zgjedhura, duke krijuar kështu ambientin për të njohur më mire atë botë, ato personazhe, ato gjendje karakteristike për një popull të tërë. Por, kur e do momenti, kur niveli i rrëfimit kalon nga përditshmëria lidhet me personazhe që kanë botë të pasur intelektuale e shpirtërore, ballafaqohemi me stilizime nga më të lartat, nga më të pasurat dhe nga më të larmishmet.
Rrahim Sadiku është krijues që e di mire se sa me vlerë e sa e fuqishme është pesha e fjalës. Andaj edhe fjala kërkohet, latohet dhe vihet mu në vendin e duhur, duke mundësuar kështu krijimin e një kalaje prej fjalësh, të cilën nuk e mposhtin dot keqpërdoruesit e ligjërimit poetik, që shpesh dalin në vepër dhe duan të shkatërrojnë edhe mendjen e edhe shpirtin e traditën e një populli. Romani përshkohet nga pjesë me ndërtim të theksuar poetik, nga mendimet pa mendime që u duhen personazheve për të mbijetuar në ato rrethana, për të dale te thellësia e meditimit, te shkoqitja e problemeve të jetës, të kohës e të hapësirës në të cilën ndodhin të gjitha.
Romani “Shtetthasit” është edhe roman i guximit. Autori ka guximin të merret me probleme shumë aktuale, me dukuri që ende janë në zhvillim, me shpalosjen e mangësive dhe plagëve që shumë i duan të mbyllura e të harruara. Kjo aftësi e ky guxim për t’u marrë me tema të ndjeshme kanë edhe koston e tyre, kështu që ai këtë e ka paguar me tentimin e vazhdueshëm për heshtjen e tij; me mohimin që i bëhet nga ata që dikur i kishte bashkëidealist dhe nga kritikë e krijues që nuk duan vlera që i tejkalon krijimet e tyre.
Kam lexuar dhe mbajtur mend një thënie të Rrahim Sadikut, i cili se thoshte se teoritë dhe rregullat letrare krijohen për të mësuar krijuesi nga ato, ndërsa krijuesi i vërtetë mëson nga ato teori e rregulla dhe, në mos i tejkaloftë, së paku përpiqet t’i tejkalojë ato. Me këtë pajtohem edhe unë, sepse po të mos ndodhin këto tentime e këto arritje, krijimtaria letrare mbetet në vend, bëhet e përsëritshme, rutinore dhe si e tillë do të mbetej pa arritje. Realisht, Rrahim Sadiku me romanin “Shtetthasit” ka krijuar një vepër që e tejkalon momentin krijues në letrat shqipe; na ka dhënë një vepër që nuk ka ngjashmëri me romane të tjera ndër ne dhe ka arritur të ndërtojë një strukturë të re të shkrimit postmodern. Pra, kemi të bëjmë me vepër madhore, e cila ka në thelb postmodernen autentike.
7.2. 2914

Sonntag, 12. April 2015
Nexhip Bashllari - Cikël me poezi
Pas gjurmëve të mia
Erdha, i dashur, tek ti sërish,
erdha… Të mirë se të gjeta!...
Më prunë këtu një sërë ndjesish,
mori kujtimesh të vjetra…
Më pruri këtu një mal me mall,
palë-palë palosur në vite,
një zë i brendshëm: -Ku je, qyqar?
Harrove vendin ku linde, u rrite…”
Erdha tek ty nga rruga e vjetër,
me gurë dhe drurë të çmallem me radhë,
ajo, e ngushta me shtegun e gjelbër,
jo rruga me çakëll të bardhë…
Eca pas gjurmëve të mia të para,
pas gjurmëve të lëna dikur,
pas pikash të gjakut nga gishtat e çara,
kalldrëmit më gur e me zhur…
Nga rruga e gurtë që bëja çdo ditë
me çantën me libra nën sqetull,
ku dita ditës më rritej një dritë,
që unë e shkrepja nën vetull…
I njoha… Më njohën dhe gurët dhe drurët,
më dukej se flisnin e qeshnin…
“Pa shihni, kush ardhka!...” Me mallin si grurët
më tokin… më heqin dhe veshin…
“…Po ku ke qenë?... Eh, vitet si vite
rrodhën e ne nuk të pamë.
Qytetit si rrodhe nga prapa iu ngjite,
menduam se vdiqe, përpak sa s’të qamë…!”
Mall për cicërimat
Këndo bilbil një këngë për mua,
më të bukurën këngë që di.
Mallin tim të cicëruar
nxirma ti e vetëm ti…
Këndo bilbil të më mbash gjallë,
të ma shuash mallin tim.
Vit më vit një rrudhë në ballë
dhe sejcila-një kujtim…
Pa këndo një këngë për mua,
o i rralli këngëtar,
Vetëm kurrë ti mos më thuaj
që në zë je i parë…
Pa t’ia themi njëherë bashkë,
zërin tim s’e merr mësysh.
Nipper, mbesa kam nja gjashtë,
tek më shmallin: - Alo gjysh!...
Ah, më ka mbërthyer vjeshta....
Në një tryezë...Karriket bosh,
Vetëm në njërën...Unë i vetmuar.
Të tjerat plot me bukuroshe
Dhe bukuroshë të dashuruar.
Hedh vështrimin rreth e rrotull,
Por asnjë sytë nuk m’i hedh
Ashtu i heshtur e kthej gotën
Dhe thith kafenë me pak sheqer...
Kthehem prapa në kujtime,
Para meje – një imazh....
Krejt si ata – rinia ime
Zemërqeshur, buzagaz...
Po çfarë të bëj? Kujt t’i ankohem
Që sot më ka mberthyer vjeshta?...
Ja, pse vjedhur unë largohem,
Kridhem dhimbshëm nëpër vjersha...
Fati
(tankë)
Si gjithë të tjerët provova,
Por fati kurrë s’m’u afrua...
Atëherë djersën kullova.
Fati më tha:
-Ja tek me ke mua!
Me nderim
Me nderim kujtohen burrat e parë,
Në minder, të ulur këmbëkryq.
Të urtë në fjalën e marrë me radhë,
Të rreptë e të drejtë kur bënin gjyq.
Si të mos i nderosh ata që fjalën
E patën me peshë në kuvend,
Ata që gjakun gjaksit ia falën
Dhe në llogore përkrah zunë vend?
Vërtet!... Njëri - tjetrit besën i dhanë
E besa i bëri si grushti, bashkuar.
Mëri e thashetheme mënjanë i lanë,
Së bashku rrebeshet përballuan.
Me nderim kujtohen burrat e parë,
Që kurrë nuk u trembën si t’urtë.
Ata Shqipërise ia lanë faqen të larë,
Të urtët e rreptë, të rreptët e urtë!...
Ka nga ata
Ka nga ata që s’ta duan të mirën,
Të mirën e duan për vete në duar.
Ka nga ata që s’e durojnë të vështirën,
Atë të tjerëve ua kane kunguar...
Ka që duan përkrahu t’i mbash,
Kur vete përkrahu s’të mbajnë kurrë!
Nga krahu i tyre duan të mos hash,
Kur krahun e tjetrit e pjekin në furrë.
Ka qe nderimin ia marrin të vjetrit
Dhe me hakun e plakut bëjnë pallë.
Ka që lopen e lënë në jonxhë të tjetrit
E tjetrit t’ia shohin të ngordhur në stallë.
Ca duan që lumin ta kalojnë shaluar,
Të tjerët të mbeten të braktisur matanë.
Nga shtepitë e tyre me drita mbuluar,
Të shohin shtëpine e tjetrit si han...
Në misrin e tyre gjithnjë të bjerë shiu,
Në misrin e tjetrit kurrë të mos bjerë.
Në arat e tyre të mos hyjë ariu,
Po misrin e tjetrit përdhe le ta shtjerë.
Ka qe edhe verën e duan të ftohtë,
Ka qe edhe dimrin e duan si verë.
Ka nga ata...Ç’nuk ka në këtë botë!
Mjaltë për veten!...Për tjetrin vrer...
Fije shkrepse
Je në rrugë. Në mal shkon.
Bie borë e të zbardhon.
Bora grigjet grigjëron.
Erë e fortë dhe fërfëllizë.
Përballë shpati me murrizë,
Në trastë:bukë me pak gjizë.
S’duron qarri që është qarr!
Si duron?...Mos je i marrë?
Shtyhet rruga pa një zjarr?
Dorëmardhur në korije,
Nxjerr një shkrepse me një fije.
Bora shkrin.Si loti bie...
Me një fije...Ah, kjo fije!
Të jep frymë me ca karthije!
Ia hedh dimrit për një fije!
Eh,ç’kujtim prej djalërie!...
Thirret koha për gjykim
Ca gjykatës që unë njoh,
Thirrën kohën për gjykim:
-Kohë!...Ke humbur shumë kohë!
Dhjetra vjet ke bërë pushim...
-Unë s’jam kohë me mend të marrësh,
Në një vend nuk kam qëndruar.
Veç ju prap në post gjyqtarësh
Rrini lidhur këmbë e duar...
Ujku – ju e ju – çakalli,
Njëri-tjetrin e sulmoni.
Ngjallni sherr ku shuhet zjarri,
Vetëm prapthi të më çoni...
Dhëmbë ngulni mbi kopera,
Edhe ligjet po i zhvatni.
Unë jam koha, më e mjera,
Që ky komb në shekuj pati...
Shpejt dhe ju do lagateri,
Kur s’mendoni për askënd.
Vrapin tim s’e përmban freri,
Jo unë!...Ju gabuat rëndë!...
Kuturi
Po eci kuturu, ku më çojnë këmbët,
Nuk di ku shkel, ku hedh çdo hap.
Ecën dhe koha që më sheh vëngër,
Se s’di ç’t’i marr, se s’kam ç’t’i jap.
I mbushur me ankth e i frikësuar,
I trembur jam, se mos rrëzohem.
Të vënë stërkëmbësh, të lënë gjymtuar.
Në këtë botë nga kush të mbrohesh?
Pse, dreqin, qenka kjo rrugë me dredha,
Kur mund të ish një rrugë e drejtë?
Përse në shpirt na mbijnë veç gjemba,
Kur jemi njerëz me gjak në dej?!...
A s’mund ta lëmë një udhë të humbur,
Të gjejmë të renë, të zënë përdore?
Ku jeni ju, o zemër-kumtur?
Pa ju çdo rrugë na bëhet qorre!
Për çka ngjarë e ç’nuk ka ngjarë
Mos m’u zemëro ti,o gjengj i bukur.
Ashtu si ti nuk bëhem dot.
Mendimin unë e kam si flutur,
I lirshëm bredh ai në botë...
...Atje ku roje bën ushtari,
Në shi,në borë edhe në vapë.
Atje ku bie luftëtari,
Që çdo pëllëmbë e mbron me gjak.
Atje i fryn xhurasë bariu
E iso mban atje thëllëza.
Në zheg gjinkalla plas vetiu
E këngën la mu te nerënxa...
Dal që pa gdhirë,kur çel agimi
E vesa shkrihet në petale
E gonxhe-kuq çel trëndafili
E bari rritet në livadhe...
Atje ku lavrën e hap plori
E hidhet fara e shëndetshme,
Atje unë ndjehem më çapkënori,
Te det i bukës së përjetshme...
Pa zë e futem lart te retë,
Të shoh dhe shiun si krijohet.
Te cilët yje vallë ka jetë,
Të di:më mirë se ku jetohet...
Pa diellin shoh të flakërojë,
Ia ndiej gjirit ngrohtësinë.
Kur hëna zë të nusërojë,
Më zgjon dhe mua dhëndërrinë.
E bukur mirë me këta veshë
Dëgjoj buçimat e qershorit,
Ku i shkarkon ai rrufetë,
Përsipër majës së Tomorrit.
E hapin tim të madh kam hedhur
Nga njëri pol në polin tjetër,
E gojdhëna plot kam mbledhur
Për ca vezirë e për ca mbretër.
Nuk bëj dallim në ca të bardhë,
Të verdhë,mulate apo të zes.
A bën dallim vallë mëma dardhë
Për kokrrat-bija në shërbesë?...
Kulluar jam porsi lumenjtë
Që veç kullim dërgojnë me valë.
Mësuar jam nga të mëdhenjtë
Me urtësinë me pakëz fjalë.
Më rrjedh dhe mua në damarë
Komiti gjak me fustanellë
E çka ka ngjarë e ç’nuk ka ngjarë
I ndjej në shpirtin tim të thellë.
Gjakmarrja
Sa shumë rëndon gjakmarrja,
Me plagë,me gjak,me lot.
Vritet prej saj e ardhmja,
Pa ardhur ndjen dhimbje që sot.
Një krismë diku dëgjohet,
Një burrë varroset në dhe.
Një nënë nga lotët qërrohet,
Një nuse as kokën s’e ngre...
Emri i vrasjes përpihet,
Një tjetër zë radhën që ka.
Vdekja zë qesh e zgërdhihet,
Veç rrobe të zeza në gra...
Që në bark të nënës fëmijën
E pret gjakmarrja-lubi.
U mplakën nuset,u thinjën,
Përsipër çative tym gri...
Dhe thonë se ka qeveri!...
Mjellma e bardhë...
Vetja m’u bë zog fajkua,
Nga qielli bëj një pikiadë.
Shpirti papritur m’u trazua,
Prej mjellmës së bardhë.
Për atë bëhem si i marrosur,
Ç’më ke plagosur, mjellmë e bardhë.
Sa shpejt më doli gjum’ i flamosur!
Te kishte zgjatur, djalli ta marrë!
Dil, moj, dil...
Dil, moj, dil... Më mori malli.
Dhe durimi ka kufi.
Shih!...Ka çelur portokalli
Prapa portës ku rri ti.
Mos e mbyll, moj, veten brenda!
A e di sa vjet do rrosh?
Jeta qënka vetëm ëndërr,
Mos i shko minutat bosh!
Nëse s’do të vish me mua,
Domosdo, që keq më vjen.
Dil, pra, dil...Në sy ma thuaj.
Po s’më dole nuk më gjen...
Dil, moj mike... Mbete brenda,
E rrethuar mur më mur.
Po të dalesh, ma thotë mendja,
Do ta zbutësh zemrën gur...
Buzëpjekura
Në mendime pse je kredhur?
Përse buzët të janë tharë?
Për kë, moj, të janë djegur?
Kush u vuri buzëve zjarrë?...
Pa më eja këtu pranë,
Ato buzë për t’i zbutur.
Kam ilaçin asaman,
T’i shërokam duke puthur.
M’u afro, moj buzëpjekur,
Ethe buzësh të të mpak.
Jam dhe unë po aq i thekur,
T’i ftoh buzët pak nga pak!
Këngë që s’vijnë
Një erë e lehtë më zbuloi thëngjijtë,
Mbuluar nga hiri…Dhe pastaj,…
Më solli ndërmend gishtërinjtë
Ngatërruar mbi flokët e saj…
Më ndërmendi atë natë të bukur,
Mbi krye kishim gjithësinë.
Rrugës gjithë duke u puthur,
Në buzët tona-këngë që s’vijnë!
Një erë e fortë dhe udhëkryqet
- Polaku Andrzej Zaniewski për Agim Gjakovën (Parathënie e librit me poezi të zgjedhura ‘Saga o wietrze’ (Saga flurore) e poetit tonë të mirënjohur Agim Gjakova. Librin e përkthyen nga gjuha shqipe në gjuhën polake nga Mazllum Saneja dhe Ewa Śmietańska. Librin e botoi Shtëpia e njohur Botuese polake ‘Komograf’, Varshavë, mars 2013.
* * *
‘Nëse unë ngrihem në mëngjes i pafjetur
dhe ngarkoj furtunën me mendimet e mia
dheu diku thellë tronditet nga buzëqeshjet magjike
kënaqësia fërfëllohet dhe tumiret me ngazëllimin’
(‘Njeriu i lirë’)
Biografitë e poetëve kanë nganjëherë fuqinë e poezisë, shpesh shndërrohen në poezi, poema, rrëfime epike nganjëherë në dimensione të miteve, të gojëdhënave apo të legjendave antike.
Biografia e Agim Gjakoves gjithashtu shndërrohet në mit, në sagën mbi njeriun e panënshtruar, të paepur dhe të padëgjueshëm, mbi shkrimtarin që nuk i dorëzon mendimet e veta – në ‘Sagën flurore’, mbi gjakun, mbi agimin dhe dritën që përshkon me forcë nëpër dritaret e mbyllura. Ne gjithashtu duhet mbajtur mend, se kjo vepër është e krijuar dhe e shkruar në gjuhën shqipe, që drejpërdrejt ka prejardhjen nga ilirishtja e stërlashtë, si një gjuhë indoevropiane, që flitej nga ilirët dhe, që njihet si paraardhëse e gjuhës shqipe dhe shqiptarët si bij të ilirëve, të një populli më të moçëm në Evropë, të cilët fal gjuhës dhe gjenisë së popullit mbijetuan duke ruajtur dhe kultivuar kujtesën dhe identitetin kombëtar, pavarësisht dallimeve ideologjike dhe fetare.
Kjo vetëdije gjuhësore shumëherë e ndihmoi poetin.
* * *
‘... rrjedh diçka në qenien time...
ku e lashë Shqipërinë
në këtë muzg drejt Parisit?’
(‘Në udhë’)
Të mos dorëzohesh, të mos nënshtrohesh, të mbash një qëndrim të guximshëm e ballëhapur karshi idealeve tua fisnike, të mos pajtohesh me qëllimet e këqija të hienave, demonëve, të njohësh tradhtinë dhe pabesinë e forcave të këqija dhe t’i luftosh, të kapërcesh kufijt, që të të kthehesh sërish dhe të ngadhënjesh, ndonëse çmimi i këtyre fitoreve është nganjëherë i lartë. Secila prej këtyre poezive, rrëfimeve, sekreteve dhe të pëshpëritjeve të Agim Gjakovës mund të jete fillimi i një epopeje, fillesë e esesë, poemës, romanit. Mendimet – vargjet ruajnë dhe mbrojnë këtu thellësinë, dhe pas tyre përmbajtja përbëhet me shumë shtresa. Dhe pastaj ndiej dhe kuptoj praninë e perdeve, maskave, ndonëse nuk e lexoj tërësinë, nuk mund të heq maskat, kuptoj asociacionet, ndonëse nganjëherë nuk di ku shpënë ato. Lexoj – vështroj në mënyrë të sipërfaqshme, nganjëherë arrij të kuptoj më thellë, duke kuptuar se njoh pothuaj pjesën më autentike të historisë.
Rreth e përqark shkëmbinj të bardhë, të lartë, të fuqishëm, shkëmbinj të papërshkueshëm që me shekuj e shoqëruan historinë e lashtë të këtij populli antik – i papërkulshëm dhe i pathyeshëm, që jetojnë në mes të shqiponjave dhe gjarpërinjve. Kjo e kaluar qëndron prapa poetit, është si një sfond, e njëherazi si një horizont, nga i cili burojnë forcat e tij dhe mundësitë krijuese. Dhe kjo është e rëndësishme, sepse nuk është lehtë të jesh shkrimtar, i cili askurrë nuk u përkul, nuk u gjunjëzua, nuk i shërbeu regjimit totalitar, nuk tradhtoi idetë e tij të flakta atdhetare, nuk mohoi vetveten dhe gjithmonë dëshmoi në frymën e atdhedashurisë.
Të mahnit dhe të magjeps si magji bukuria e këtyre poezive, qartësia e tyre dhe saktësia e mesazhit lirik. Autori me konsekuencë e shpie lexuesin deri te kapitulli i fundit që përbën një kurorëzim të tërë, në njërën anë duke mbyllur strukturën e veprës, dhe në anën tjetër duke hapur porta të tjera karshi reflektimeve dhe përfytyrimeve tona.
Agim Gjakova godet dhe ndez ndërgjegjen tonë, zgjon shqetësimin dhe ja shpalos para nesh korridorin e ndriçuar të labirintit të pafund. Dhe sakaq lind pyetja pas leximit, që i përkasin edhe autorit dhe realitetit përreth tij, atëherë kur shkruan...
* * *
‘për shkak të shpresës
dhe vetëm për shkak të shpresës
mësova të përçmoj magjistarët
për shkak të vetmisë
dhe vetëm për shkak të vetmisë
mësova të dyshoj të vërtetën’
(‘Kam të bëj me njeriun e sotëm’)
A nuk janë këto rrëfime të patundura, të dhembshura dhe ndoshta sarkastike. Me termin ’magjistarët’ fshihen emërtime të ndryshme: politikanët, nëpunësit, udhëheqësit, duke përfshirë shkrimtarët, filozofët, artistët... Lexuesi shqiptar mund t’i lexojë këto fjalë drejtpërdrejt, drejtpërdrejt i njeh marrësit. Lexuesi polak është i rrethuar nga përvojat e veta dhe sekretet, sekretet që i përkasin edhe ‘skëterrës polake’ të zilisë dhe intolerancës. Ndërkaq, duke vështruar me vëmendje botën tonë të vërtetë, ne e shohim ngjashmërinë e situatës, ngjashmërinë e individëve dhe të popujve të afërm. Konceptet universale: dhembja-hidhërimi-vuajtja-lëndimi-martirizimi-dhuna-dëshpërimi, ndonëse gjithmonë të përjetuara ndryshe, të ndiera dhe të përjetuara individualisht, gjejnë megjithatë emëruesin e përbashkët etik dhe gjuhësor.
Pastaj paraqiten simbolet. Një imazh tronditës i ‘Taketukes’ i një ndjeshmërie të kallur, disfata e konformistit të shndërruar në hi, e kopracit që jeton në gjendje të ‘drejtpeshimit të buzëqeshjeve’. Poeti krijon më shumë se një metaforë – arketipin e ri. Dhe i bën vetvetes pyetje: ndoshta ti, ndoshta unë apo ai, që u bëmë një enë kallaji apo argjilë, që gëlltit hirin e shkundur prej të tjerëve.
Nuk ka dyshim, ndonëse jemi shumë larg nga Kosova, përkah largësia gjeografike, ndonëse nuk njohim shtresat e ashpra shkëmbore të Shqipërisë, jemi gjithashtu heronjtë e këtyre poezive çuditërisht të bukura. Na mbërthejnë, rrethojnë, prekin, na rrethojnë me kuadro të gjera të koncepteve poetike dhe logjike. E afërt më është filozofia e Agim Gjakovës – plotësisht individuale, subjektive, dhe megjithatë universale, filozofia e lirisë së brendshme dhe e ligjit më të rëndësishëm të natyrës: e drejta për veten e tij, të zgjedhjes së lirë të udhës gjithnjë dikur në udhëkryqe. Me këtë edhe e drejta ndaj Kosovës së vet – Kosovës sime, pikërisht sot pas ‘udhëkryqeve të shekujve’ e perceptuar ndryshe, përsëri... , të Kosovës, ku paraqiten neo-simbolet e ujkut, krokodilit, akrepit, gjarprit, qenit të humbur... A thua është e kuptueshme? Sepse nuk përfshihemi në lëkurën tonë, ndiejmë ngushtësinë dhe mungesën e oksigjenit, ndaj do të shkojmë jashtë natyrës njerëzore, duke kërkuar ndihmë në karakteristikat e qenieve të tjera. Ndonëse e duam aq shumë njëri-tjetrin dhe e kuptojmë, shpeshherë nuk e durojmë njëri-tjetrin reciprokisht, duke ikur larg nga njëri-tjetri, zihemi në mes vete, dhe nganjëherë përleshemi sikur qentë endacak, gjarpërinjtë, akrepat... Ndaj, së këtejmi më ka magjepsur ai cikli i titulluar ‘Pikat e helmit’, helmi që mund të na vret apo të na trullos, apo të na kalit si një vaksinë, se ndonëse ëndrra pas tronditjes bëhet edhe më e thellë dhe shfaqet si një fantazmë e plotë, e kjo mjafton vetëm me një pëshpëritje ‘Ndihmomëni ... ‘ ‘të zgjohem. A thua vetëm kjo pëshpëritje tjetër e tetë do të dëgjohet?
Lidhjet- asociacionet me letërsinë e madhe botërore janë të pandryshueshme, thelbësore dhe të natyrshme. Në poezinë ‘Kulla e fildishtë’ më shikon Fausti verbuar nga pjesa e tretë e tragjedisë. I mahnitur të dëgjojë jehonën e lopatës, duke menduar se kjo turmë e punëtorëve shpie punimet e drenimit. Dhe nuk di se qëndron mbi një pellg, derisa hienat e natës ia gërmojnë varrin... Agim Gjakova pikërisht është në koherencë me këtë episod:
* * *
‘kisha qenë i verbër
në mënyrën time individuale
i munduar të shihja aty ku nuk ka pamje
i gatshëm të mblidhja
një grumbull të verbërish’
(‘Kulla e fildishtë’)
Ndërkaq, ekzistojnë ca karakteristika që i bashkojnë poetët pa marr parasysh në epokën dhe gjerësinë gjeografike. Këto janë ndjeshmëria dhe mahnitja. E njëjta gjë ndodh me poezinë e poetit Agim Gjakova, ku një atmosferë të plotë intime të frazave të përshkruara me delikatesë i gjejmë të njëjtat veçori në lirikat e Federico Garcia Lorces, në vizionet e natyrës të Walt Wchitmanit, në pastërtinë shpirtërore e të përkryer të Nazim Hikmetit, në mesazhet subtile të poetit Jan Twardowski dhe në koherencë me poetët e mëdhenj të epokës sonë.
Vetë zëri i poetit na ngashëren me ritmin e ngjeshur, të kondensuar dhe të menduar mirë, me domethënien e rëndësishme të strofave, me çiltërinë e shprehjeve dhe imagjinatën e gjerë. Pastaj befas ndalemi nga fjalët e përcaktuara me situatën konkrete jetësore apo ndoshta në prag të jetës dhe vdekjes, me situatën që të ngjall një kënd reflektimesh: dhe sa kufij u nevojiten që të kalosh, të kapërcesh, sa roja të kapërcesh, sa mure e grila burgjesh të kapërcesh?
‘Kërkoj një mik
kërkoj
një armik
* * *
gjej një gur
gjej
një mur
imazhi i gjuhës
gjuha e frikës
fjalët nuk thuhen
gjithçka
pëshpëritet’
(‘Në vorbullën e ndjenjës’)
Nuk na befason fillimi i poezisë i bazuar në një paradoks. Ne gjithashtu dimë se armiqtë janë nganjëherë mësuesit mizor, se nga armiqtë ndonjëherë mund të mësosh më shumë se sa nga miqtë. Dhe, prandaj, me mirëkuptim pranojmë kuptimin e mendimit zbulues:
* * *
‘e vërteta qenka vetëm paradoks’
(‘Ndoshta e pakuptueshme’)
Të mos harrojmë! Këtë e shkroi poeti, i cili duke qenë i vetmuar dhe i persekutuar, u bë akuzuesi i këtij shekulli. Dhe pikërisht kjo autovetëdije i lejon poetit të shikojë qetë në të ardhmen, në këto kohë të trazuara. Atëbotë kur poeti bie në kujtime, i kujtohen: shikimi i babait, Krena – ai lumë i lundrueshëm përmes Gjakovës – vendlindjes së poetit, pastaj fëshfërima e erës mbi Çabrat, tingujt e mbytur të fyellit dhe malli i papërshkrueshëm ... Pastaj na paraqiten perëndeshat. Ne kemi nevojë për ato, po kemi më shumë nevojë për nënat, dhe për to poeti është i gatshëm të bëjë sakrifica duke dhënë jetën, sepse ato ‘na mësojnë gjuhën dhe virtytet’. Kjo njohuri na mban në jetë në momentet e fundit, kur nuk ka më as edhe një fotografi, kur të dëbon atdheu, kur ndiejmë një frikë të befasishme. Atëherë qartë tingëllon zëri i poetit si një dhiatë për të birin:
‘Merr ç’të duash nga gjaku im
nga dashuria ime merr ç’të duash’...
(‘Im bir’)
Në fjalitë e fundit hoqa dorë nga thonjëzat i mora këto fjali nga fjalët e poetit, të marra nga disa poezi, të bashkuara me një mendim të përbashkët.
Agim Gjakova, autor tërësisht modern dhe novator, megjithatë mbron me ngulm sistemin tradicional shekullor të vlerave – besimin në njeriun, besimin në vetvete. Heroi i tij lirik përballet me frikën, vuan nga zhgënjimi dhe dëshpërimi, e shqetësojnë dhe e mundojnë demonët e Dëshpërimit dhe të Mosbesimit, e megjithëkëtë nuk dorëzohet, mbetet përjetësisht i ri, dhe gatshëm para sfidave të tjera karshi të papriturave të jetës. Madje di të shikojë vetveten me ironi të hidhur...
* * *
‘hutohu habitu hallakatu hasharitu
o qytetar e bashkëvendës
i varrezave
shoh
se miradija jote është bërë emër kuptimi’
(‘Fillesë’)
Ekzistenca në mes të agonisë dhe shpresës, siç shkroi një herë me të drejtë kritiku i njohur polak dhe, njëherazi miku im Piotr Kuncewicz, duke e përcaktuar fatin e shkrimtarit bashkëkohës.
Në rrëfimet e tij të dëshpërimit dhe të mallit poeti është modest, i mirëfilltë, tronditës dhe i vërtetë...
* * *
‘Pse o ylber nuk ke edhe ngjyrë të zezë
kur ma marrin të dashurën
e më lënë të rrezbitem
nëpër shkarravina’
(‘Vjollca’)
Jo, nuk është lehtë të jetosh në një botë mashtruese dhe në një kozmos të pasigurt. E kërkojmë Prometeun, duke mos mbajtur mend tashmë mitin e zjarrit. Përreth jehojnë zërat që zgjojnë tmerrin...
* * *
‘Në rrangallat e fqinjëve krimben prapësitë
ju lëvizni mashtrues perversë...’ (‘Zërat’) dhe bota e dukshme në zgrip... Dhe shpresat tona, shpëtimi, ndihma? Na shpëtojnë rrjedhat, valëzat e përtërira, rryma e barabartë apo e rrëmbyeshme, ujëvarat...
Edhepse përmbytja e papritur na tmerron, megjithëkëtë gjithnjë po ata lumenj të lundrueshëm, lumenj shekullor që na përtërijnë forcat tona dhe, ringjallet vullneti për të luftuar dhe për shtegtime të mëtejshme, drejtpeshimi i forcave vitale dhe psikike, ndonëse nën Diellin me një sy – ciklopin.
Në pyetjet përplot të hidhura, në të vërtetë në poezinë shprehëse ‘Mallkimi’ pasqyrohet ankesa mbase më e hidhur dhe tragjike:
* * *
‘ pse më paske mallkuar kësisoj
o Zot!’
Pastaj prapë e lexoj dhe mendoj, se Zoti megjithatë nuk e goditi autorin me mallkim, dhe në qoftë se e ka harruar, atëherë një kohë të shkurtër. Zoti i dha si dhanti një prirje dhe talent të pazakontë, mundësinë e ngashërimit të thellë ndaj lexuesve dhe dëgjuesve, mundësinë e zgjimit tonë nga indiferenca, të zgjimit të ndërgjegjeve të shumë poetëve, jo vetëm të poetëve shqiptar, e dhuroi me zërin jashtëzakonisht të fuqishëm, fisnik dhe të bukur. Pastaj i fali, i dhuroi dhembjën, vuajtjen, dëshpërimin, ndjenjën e vetmisë, duke parë se këto ndjenja janë të nevojshme për poetin madje edhe te domosdoshme, duke krijuar dhe formuar individualitetin e tij te fuqishëm krijues çfarë është Agim Gjakova, duke i dhënë forcë mbijetese. Zoti, në qoftë se është Zot – nganjëherë e di se çfarë bën.
Do të doja për fund të theksoj rolin e rëndësishëm të përkthyesit, i cili me një mjeshtëri të përkryer ka bërë përkthimin e teksteve subtile dhe shumështresëshe.
Mazllum Saneja një poet dhe përkthyes i njohur në botën e letërsisë, para së gjithash edhe poet, duke përkthyer poezinë, është varianti më i mirë, që ndërlidh dhe afron në mes vete njerëzit dhe popujt...
ANDRZEJ ZANIEWSKI*
Varshavë, fundi i marsit
*Poet, prozator dhe kritik i njohur letrar në botë.
( Përktheu nga polonishtja: Mazllum Saneja)
_________
Solli për "AlbPlanet": Sylejman Aliu, shkrimtar
Faik Mustafa - Epigrame
BUKURI XHEPI
(Babë e bijë bisedojnë)
- Ç’të mirë gjete moj bijë te ai djalë balosh,
S’di t’i fshijë qyrrat e zgërdhihet si debil?
- Ke të drejtë babi, e pranoj, bile është kokëbosh
Ama xhepat i ka plotë, shkëlqen si xhevahir.
KOHË KARRIERISTËSH
Ec me kohën nëse do të të prijë e mbara
E mbarë është vetëm ajo që t’sjellë interes,
Interesi t’i hapë rrugët e t’shpie përpara
Përpara shkon ai që për karrierë vdes.
KOHA I HA PARIMET
Mos gënje, mos vjedh, n’punë kërko shpëtimin
Janë mësime që fëmijëve ua mbjellim n’kokë,
Por të gjorët shpejt në jetë përjetojnë zhgënjimin
Ngado sillen ballafaqohen me njerëz bërllok.
I MARRË A I MBARË
Ta lëpish atë që pështynë është bërë modë
Është stil i jetës që t’çon përpara, të nderon,
T’jesh parimor, t’mbrosh të drejtën, është punëkot
Të tregojnë me gisht, nga vetja t’marrin krijon.
KUNDËRSHTI
Më ke babe e të kam bir, topi nuk e luan
Po ç’e do se nuk durohemi, jemi n’kundërshtim,
Me këmbëngulje sjelljet tua ti vazhdon i ruan
Janë dy rrugë që nuk na shpiejnë në një vendtakim.
E VËRTETA N’POLITIKË
E vërteta është rrugë njëkahëshe e kemi të qartë
Për trasimin e saj shpenzohet shumë kohë e mund,
N’politikë , për çudi, shërben si fjalë e artë
Për t’na mbajtur të përgjumur e shpërlarë trutë.
KARPATOULKONJAT
Shërbyen gjatë si lakenjë për të mbijetuar
Kokën peng e linin kinse n’emër t’besnikërisë,
Kur askush nuk e priste, ja çasti i mallkuar
Karpatoulkonjat bëhen zotër të shtëpisë.
SHTETI SI ZEMRA
Shteti është si zemra përherë në funksionim
Duhet të kujdesemi mos ta ngarkojmë tepër,
Kur pëlcet aorta vështirë ka shpëtim
Ashtu pra dhe shteti mbetet emër n’letër.
FAJI I ËMBËL
Dashuria është dhembje t’mban përherë t’shqetësuar
Të përvetëson të tërin bëhesh rob i saj,
Me shpirt lutesh mos t’ketë të përfunduar
Është përjetim i këndshëm, e do këtë faj.
MERITOKRATI DËSHTAK
Erdhi t’qeverisë vendin i pastër si meritokrat
E pritën si shpëtimtar, thanë, tash fillon e mbara,
Rreth tij pahetueshëm u tubuan shumë servilokratë
E shtrinë keq përtoke, pa nam i treti fara.
VUAJTJA
Vuajtje do të thotë dhembje, mundim
E vogël a e madhe, të mban të shqetësuar,
Qoftë fizike a shpirtërore, kërkon durim
Është pjesë e jetës, atë duhet shijuar.
VAKSINA
Për një Paster* të ri kemi shumë nevojë
Ta zbulojë vaksinën kundër tërbimit politik,
Të zgjedhurit e popullit s’pritojnë të bëjnë plojë
Për apetite të sëmura, vendin e shtynë n’rrezik.
*Lui Paster, zbulues i vaksinës
FUNDI PO AFRON
Si erdha, jetova dhe fundi po afron
Këtë e ndjej gjithandej nga shenjat në trup,
Jam i qetë, buzëqeshi, kjo fare s’më shqetëson
Vertikal qëndrova e po shkoj pa turp.
DEMOKRACIA DHE ANARKIA
Demokraci do të thotë liri me ligj rregulluar
Aty ka rend, është e mirë që respektohet,
Edhe anarki nënkupton liri me dhunë ndërtuar
Kush pengon e mendon ndryshe asgjësohet.
UJQËR E KOJOTË
Ujqër e kojotë u bashkuan lidhën koalicion
Në zgjedhjet e radhës t’fitojnë me çdo kusht,
Nuk zgjodhën mjete, sipas tyre, bënë revolucion
Të gjithë kundërshtarët i shpërblyen me grusht.
FALJA DHE GABIMI
Po s’e fale veten, s’i falë dot të tjerët
Gabimet ndodhin, janë pjesë e jetës,
Për hakmarrje mendojnë zuzarët, të mjerët
Trimat, të urtit, konak i bëjnë t’vërtetës.
JO DHËMBËSUTË
I sinqertë jij, jo të bëhësh dhëmbësutë
Shurdhësia jote shfrytëzohet për kalërim,
Janë të pamëshirshëm, trupin ta bëjnë futë
Kur arrijnë qëllimin, ti mbetesh në harrim.
“SINQERITET” POLITIKANI
Doli prej nafataline i hyri garës n’politikë
I vojti gjeli, demagogjia i piu ujë,
Kur siguroi fitoren, u ulë në karrigë
Na e nxiu jetën më zi se një i huaj.
LIBËRVANDALËT
(Konfiskimit të abetares shqipe në Luginën e Preshevës)
Germat e gjuhës shqipe s’i duruan dot
Si të çmendur u sulën ta zhbëjnë këtë farë,
U pajtuan të quhen libërvandalë në botë
Se të lejonin një popull t’ketë rritë të mbarë.
GËRRYESI
Krimbi kur gjenë butë hiç pa u hetuar
Gërryen me kënaqësi, të ngirë nuk ka,
Rrënon çdo gjë përbrenda, ne si të tërbuar
E harrojmë gërryesin, luftojmë vëlla me vëlla.
KUSH MIK, KUSH ARMIK
Kush të vërtetën ta përplasë në fytyrë
Shtrëngoja dorën, konsideroje mik,
Ai që t’rreh supet kur vepron keq e mirë
Është pakurrizor, prej tij të kesh frikë.
QËLLIMI
Qëllimi në jetë është ushqim shpirtëror
Të jep forcë si lumë t’shpërthesh përpara,
Je i dobishëm për vete e rrethin shoqëror
Mbështetesh në vepra e jo në përralla.
MASLLAHAT DEMOKRACIA
I lumtë atij që shpiku këtë sistem masllahat
Edhe burrat më në zë i bëri pakurrizorë,
Kërcejnë si pleshtat prej njërës parti n’tjetrën, jo për inat
Sa për t’ia lënë njëri-tjetrit jadecin në dorë.
KATËRLOG
(Nga një bisedë liderësh partiakë)
-Parim mbi parimet është të hyshë në qeveri
-Vetëm atëherë të duan je njeri autoritar,
-Sa më shumë që popullit i qet hi në sy
-Aq më lehtë e mban në zgjedhë, e përdorë si kalë.
INTERESXHIU
Sheh nuk sheh, dëgjon nuk dëgjon
T’i përshtatesh rrethit është interes,
Vetëm i mençuri kështu vepron
Turbo ecë përpara si treni ekspres.
STRUCNJERIU
Vodhi, mashtroi sa mundi, u majmë si struc
Kur e diktuan, në shpirt ndjeu tërmet,
U bë si i çmendur duke kërkuar birucë
Për ta fshehur kokën e jo trupin e shkretë.
O GRUSHT, O NGUSHT
(Politikanëve shqiptarë në Maqedoni)
Vetëm të bashkuar jeni të fortë grusht
Vështirësitë më lehtë mund t’i përballoni,
Kështu si silleni do gjendeni edhe më ngusht
Fajtorin mos e kërkoni gjetkë, nënshtrimin e meritoni.
GJYKATA SPECIALE
Peshqit e mëdhenjë gëlltisin të vegjëlit s’japin përgjegjësi
Papërgjegjësia e solli vendin në gjendje katastrofale,
Katastrofat ndodhin aty ku nuk ka vesh e nuk ka sy
Për të pritur t’këqiat të na i zgjedhë Gjykata speciale.
INCEST
Aty ku ndodhë incest lindin fëmijë debila
Tregohen me gisht, përbuzen përjetë,
N’politikë të tillët quhen t’zotë, kopila
U lejojmë t’na prinë, të udhëheqin pushtet.
PUNËT E PISTA
Punët e pista shpesh janë me levërdi
Shumë burra nga lakmia pas tyre verbohen,
Fryhen si qyrana se punojnë për atdhetari
Zhyten në pëgatë, e kurrë nuk pendohen.
______
Solli për "AlbPlanet" z. Sylejman Aliu, shkrimtar
Sylejman Aliu - Poezi
BËNIN BE SE QEN ISHTE
Bënin be e rr’fe
e dinin
qen ishte
të lehurën moçalisht
këlbaz kishte
nën qiellin e përllomtë të heshtjes
memecëria binte si tunxh
në vese zvarranikësh
e shpirti i pabëzanisë gjëmonte
e pëshpëriste
se kishte diçka
që s'e kishte qeni
i pabesë e në gjirise rronte
lehte njerëzit e shtëpisë
të huajtë lëpinte.
Prishtinë, 1994
Urithët
Fshehin në sy bote
Barkqitjen e pangopësisë
Të mos tregojnë çfarë hanë
Hanë e hanë urithët
nën lëkurën tonë
Gjëmimi i dhembjes
Kosovës
Ajo ka fuqinë e tokës
unë varshmërinë
në varganin urtak të dashurisë
dhe flet e skuqur Kosova...
për ne
jemi dhe ishim ne
gjetheverdhë
në copa kohësh
as të vdekur
më pak në jetë
të mbyllur në thesin e shqyer të historisë
pa mend dhe me gojë
në prehërin e Saj shpjegimi
deri në imtësi
Po të mos heshtja,
do të flisja gënjeshtra
brenda një kënge mashtruese
ajo edhe e dergjur nga ne
më jep dashurinë
me frymëzim hyjnor
o, Zot, sa e fuqishme
brejtjen e duron nga ne
bëhem rob i kësaj lumturie të dhembshme
të mbjellë në djerrina këngësh
ia them të gjitha me heshtje
ia pranoj saktësinë e saj pemtare
dhe ik brenda një harrese të kujtueshme
dashuri nuk është ajo në një kohë copa-copa
brenda gjeografisë së përvuajtur banimi
në arën tonë kullosë mashtrimi
Në parajsën e dhembjeve të urta
bollat helmuese i hanë pranverën
Ferrin ngrehim në prehërin e saj!
Evropa
Të njihnim si nuse të vjetër
Shkrepëtimat t’i mblidhnim me dorë
Në verën tonë seç bënte dimër
Dimër i fortë
Prapë të njihnim si damë të vjetër
Jo një vit, një thes shekujsh,
E urtë, e mlleftë, e ftohtë
Kishe ato që kërkonin të tjerët
Një ëndërr të çliruar nga tmerret
Mburrja yte vilte e vjelë
Qiell e diell
Në prehrin tim mushkonja pjellë
2.
Kishim lënë gjeografinë
E trollit të përgjakur
Brenda harrimit tënd ndëshkues
Kur gurë spirrash ngulnin në ne
Herë kryqe bizantësh
Herë maskaradë e fe
Herë shpatë e gjak
Litarë gjymtyrësh
Edhe në amësi
Vrisnin Iliri
Gjymtonin Shqipëri
Hije Karpatesh t’mashtronin n’histori
Otomania hapëronte si gjarpër i zi
Të të prekte dhe ty
Por ne ishim aty
Të mbronim si nuse të vjetër
Shkrepëtimat t’i mblidhnim me dorë
Prapë në verën tonë dimër
Dimër i fortë
Grushti
Në grusht
Shtrëngojmë grushtin
Shkundim erën
Edhe verën
E gëzimit
Nisemi ndaras
Të mos arrijmë askund
Në gjuhë
Rrisim grushtin
Në arë kallinjsh egjre
Thithim vrerin
Edhe terrin
Zotit i vjedhim fuqinë
Në shtrat dergje
Truri grusht
Kurmëzon të tjerët
Shtetarët
Të sharët
Gatuajnë për vete
Në parajsën e derrkosjes
Bëhemi heronj shtrigash
Gjynah që flutura
Kërkon lulen
Që mungon
Koha jonë e harrueshme
Ishim vetëm
të parë e të lashtë
jemi plot:
ne
vetmia
dhe të huajt
Në kohën tonë të harrueshme
sall vdekje
sall heronj
me vdekjet rrojmë
kombi digjet
mes qiellit dhe vetes
rrimë ulur e të pagojë
të mos na kafshojë qeni i shtëpisë
me thonj nxjerrim eshtrat e karbonizuar
dhe me ta ndërtojmë kohën tonë
sall të ketë të tillë
t´i përmendim për vete
kombi duhet të rrojë i vdekur
dhe ne të dukemi të gjallë
ne që duam të udhëheqim
(Tetovë, shtator 1999)
Mantenuti
Mendonim të ishte diell
Mbi maja reshë
Të kërrusura mbi ne
Ishte krejtësisht tebdil
Mendonim të ishte njeri
Dhe mbante lëkurën tonë
Të regjur në stuhi
Tha një fjalë të mirë
Ne ia shtuam një mijë
Me zemrën tonë
I mori dhe iku lart
Mbi dashurinë
Të gatuante mërinë
Parajsën e ndoti ferri i tij
Shau e shanë heshtjen tonë
Të urtisë
U bë pëllumb i huaj
Tunxh i fjalës sonë
Si një zot ndëshkues
Nuk ishte më tebdil
Kur mbanë mjekër
Nuk duket burrë
Kur vishet grua
Duket mantenutë
Fermë e quan Kosovën
Qen e quan njeriun e saj
Prostitutë pjellën tonë
Me lehjen e vetë
Tiranë, 2009
Njeriu ynë refugjat
Njeriu jetuaka
me turpin, me fajet
me madhështinë e rrënuar
me folklorin e vdekur të mburrjes
njeriu vdiska
edhe në mikpritjen e madhe
Shqiptare
edhe në përbuzjen
maqedonase
edhe i rehatuar
edhe i pagjumë si hije
vdekja priste në Bllacë
në Jazhincë, në Morin, në botë
njeriu ynë përhumbet në kartonin e gjelbër
refugjat
dhe vdekja jep shpjegimin e vet…
(Kronika e dhembjes është e trishtueshme. Fillimin e saj nuk e njoha sa duhej në Kosovë. E njoha atë në dëbim-shkarkimin tim në Jazhincë. Para nesh u shfaq e madhja, qiellorja, engjëllusha – mikpritja shqiptare. E, çfarë i duhej një mikpritje e tillë njeriut që pikërisht në ato çaste dukej i vdekur? Krejtësisht i vdekur! Prapa, menjëherë aty ku përfundonin uniformat e lugetërve, rishtazi më mbillej dhembja, pas së cilës aq shumë kisha ngarendur. E leja prapa Kosovën, e braktisja dashurinë. Tash do të regjistrohesha në listën e të ndjekurve: refugjat! Vetëm loti mund të shpjegonte jetën time tashmë të vdekur. Pas nesh vinte edhe malli, edhe turpi. Pas nesh vinte edhe faji, i cili tash ka zënë vendin e gjumit.
Falënderimi për mikpritjen e pameritueshme është i çoroditur, i patakt, i nëpërdhëmbshëm dhe, sikur ngutemi në këto çaste të mos dukemi se frymojmë vetëm nga mëshira. Përpiqemi të fshehim mëkatet, fajet dhe prapë loti, tashmë krejtësisht i ftohtë, mbushë gropëzat e syve tanë, të cilët pa ndarë, pashkëputshëm na shikojnë malet e larta të Sharrit që të rilidhin gjeografinë tonë edhe të ikjes, edhe të vdekjes. Mjafton kjo?)
Jazhincë, 2 prill 1999
Krijime përjetësimi e përkushtimi
- Ajet Shala “Antologji për çlirimtarët Ilaz Kodra dhe Antigona Fazliu”, Prishtinë, 2014
Nga Bilall Maliqi
1.
Për të shkruar një Antologji poetike është një punë e mundimshme e autorit të saj si në tubimin e poezive, leximin e tyre, klasifikimin dhe vjeljen e krijimeve më të mira për ta bërë një përzgjedhje të arsyeshme.
Edhe më serioze dhe më me përgjegjësi është kur të filloj projekti për të bërë një Antologji me poezi dhe shkrime të tjera të karakterit përkushtues siç është kjo tani e autorit të njohur në letrat shqipe Ajet Shala me titull „Antologji për çlirimtarët Ilaz Kodra dhe Antigona Fazliu“, Prishtinë, 2014, sepse kemi të bëjmë me dy heronj dhe dy çlirimtar të cilët me heroizmin e tyre i nxitën këta krijues që t’u përkushtojnë poezi e shkrime të tjera, e përgjegjësia e autorit është që të nxjerr poezitë më të mira dhe më artistike në mënyrë që kjo përzgjedhje të jetë brenda kornizës së një Antologjie mirë të realizuar.
Hartuesi i kësaj përzgjedhjeje me poezi dhe shkrime të tjera përkushtuese për këta dy heronj të cilët me veprat e tyre heroike e ndryshuan rrënjësisht historinë tonë kombëtare, duke luftuar ballë për ballë me armikun dhanë atë më të shtrenjtën jetën për atdheun tonë i cili ishte i pushtuar nga ushtria, policia dhe paramilitarët serb.
Ideja a Ajetit për të bërë një punë modeste për këta dy heronj rezultoi në përgjigjen e shumë autorëve krijues shqiptar nga të gjitha trojet shqiptare për të dërguar poezi dhe shkrime të tjera në adresë të hartuesit e kësaj përzgjedhjeje të veçantë dhe për dy figura të veçanta të historisë sonë kombëtare siç janë Ilaz Kodra dhe Antigona Fazliu, pa i anashkaluar edhe heronjët e tjerë të cilët janë të shumtë, por këtu bëhet fjalë për këto dy figura emblematike dhe historike, të cilët duke u flijuar për liri fituan pavdekësi.
2.
Brenda kopertinave të librit krijimet e tyre poetike i kanë përcjellur 177 krijues nga mbarë etnikumi ynë dhe secila poezi është e karakterit përkushtues për protagonistët kryesor për të cilët poetët dhanë kontributin e tyre në forma dhe stile të ndryshme duke paraqitur vargërimet e tyre disa me poezi të drejtpërdrejta e disa edhe gjysëhermetike në të cilat jepet një përkushtim serioz, sepse poezia përkushtimore është paksa specifike, se për të shkruar për heronjtë e popullit duhet ditur shumë mirë veprimtarinë e tyre atdhetare në mënyrë që të del poezia e mirë dhe të jetë konform ligjit të poezisë.
Në 284 poezitë prezente brenda kopertinave të këtij libri mjaft voluminoz lexuesit gjejnë ide, shprehje të zgjedhura poetike, përdorin stilin, individualitetin e tyre në mënyrë që poezitë e tyre të jenë të arrira artistikisht, të kenë përmbajtjen e mirë, të kenë figuracionin e duhur poetik, të kenë forcën shprehëse dhe të kenë mesazhin, dhe si të tilla jenë të pranueshme edhe nga lexuesit edhe nga kritika letrare në përgjithësi.
3.
Dihet mirëfilli se motivit patriotik e atdhetar i kanë shkruar shumë poetë edhe më herët, i shkruajnë edhe tani, besoj që edhe në të ardhmen do ti shkruajnë përkushtime sepse heronjtë meritojnë të shkruajmë për ta vargje poetike dhe shkrime të të gjitha zhanreve letrare, meritojnë të shkruaj historia në mënyrë që gjeneratat e reja të dijnë për ta, të mësojnë poezitë e shkruar për ta dhe që poezitë e shkruara në këtë libër dhe në librat autorial ti bëjnë ballë kohës dhe situatave të ndryshme.
Së lexuari të poezive të poetëve të pranishëm vërejmë se kemi të bëjmë me poetë të dëshmuar dhe me disa të tjerë që kanë vlerën e kënaqshme artistike në poezitë e tyre në këtë libër dhe me disa emra të rinj krijuesish që sapo e kanë nisur rrugën e pambarimtë të poezisë.
Zatën edhe këta e kanë dhënë kontributin e tyre modest në këtë libër, e që e kanë përmbushur obligimin moral dhe përfaqësues nga vendet prej të cilave vijnë.
Vijën e barazpeshës artisitke në këtë libër e mbajnë poezitë e poetëve të dëshmuar të cilët jo vetëm në këtë libër antologjik, por edhe në librat e tyre kanë dëshmuar se të shkruash poezi nuk është edhe aq e lehtë, por lypset përgjegjësi e madhe ndaj lexuesit, kritikës letrare dhe tani në këtë rast ndaj këtyre dy figurave emblematike dhe historike.
4.
Populli ynë si në Kosovë ashtu edhe në troje të tjera të shkëputura shqiptare, kanë pasur fatin të jenë të përndjekur, të përbuzur, të nënshtruar, të keqtrajtuar, të vrarë, të dhunuar e të masakruar, andaj edhe poetët kanë pasur çka të shkruajnë, sepse u ka ndodhur në oborr, në prag të shtëpisë, kanë parë skena të tmerrshme dhe poezitë e tyre s’kanë si të jenë ndryshe, porse janë emocionale dhe kanë forcën shprehëse e guximin.
Vetë tematika e poezive të kësaj Antologjie është e përkufizuar për këta dy heronj, andaj edhe poezitë janë nga më të ndryshmet lidhur nyje me tematikën e lartpërmendur, prandaj shprehjet e zgjedhura të shumicës së poetëve brenda poezive të tyre dëshmojnë se kjo Antologji poetike e ka arritur qëllimin, sikurse që e ka arritur qëllimin e tij edhe autori i palodhshëm Ajet Shala, i cili nuk e kurseu asnjë pikë djerse deri në finalizimin e këtij projekti padyshim të madh dhe voluminoz siç është ky libër.
E këta dy heronj dhe heronjtë tjerë të kombit i dhanë shkak krijuesve që t’u shkruajnë poezi, tregime e drama, sepse ata e meritojnë, mbollën lavdi në tokat e lara me gjak dhe në këtë rast le të na kujtohet një aforizëm i qëlluar i Visar Zhitit:
„Heroizmi është si pemët, mund të mbjellësh kudo, por nuk zë kudo“
E heronjtë tanë e mbollën heroizmin e tyre, i cili mbiu dhe u ujit me gjak e lot të nënave për këta bij e bija më të mirë të kombit.
5.
Marrë në përgjithësi kjo përzgjedhje (Antologji) përkushtuese poetike për dy heronjtë Ilaz Kodra dhe Antigona Fazliu, me një numër të madh krijuesish me poezi të lloj-llojshme dhe me arritje të vlerave poetike poashtu të ndryshme e arrinë qëllimin, mesazhin, thirrjen e poetëve të pranishëm për t’i mos harruar kurrë ata që për lirinë e tyre luftuan dhe dhanë më të shtrnjtën jetën në njërën anë, dhe punën e lavdëruar të hartuesit të kësaj Antologjie përkushtuese Ajet Shala, i cili dha konributin e pashoq që nga fillimi i projektit të tillë e deri në përfundim, si përfundim të papërfunduar e që shpresojmë që edhe të tjerët të marrin hapa të tillë në mënyrë që të vazhdojnë projekte të tilla edhe për heronj të tjerë edhe nga autorë tjerë.
Preshevë, shkurt 2015
Abonnieren
Posts (Atom)