Farida Zmijani Ramadani |
Poetja nga Shkodra Farida Ramadani paraqet librin voluminoz "Shkodra në 12 yje" Enciklopedi poetike në 5000 vargje. Një guide ku Bukuritë dhe Vlerat bëhen NJË me RELAKSIN Perfshihen 12 njesite me te rendesishme dhe relaksuese te Shkodres ku tubimi i njerezve eshte shume i madh. Një libër shumë dimensional dhe i veçantë në llojin e vet, botimi i pare i ketij lloji. Ka kulturë, histori, legjende, mjedise, traditë, çmime, kupa, kampionate, vleresime, trashëgimi, florë, faunë, aktivitete, manifestime, veprimtari, gola, trofe, brohoritje, entuziazëm, akomodim, turizem etj . Dokeni kënaqesinëtë ndiqni njera pas tjetrës vargjet shkurtimisht. Dhe kush janë 12 yjet ? 1- Kalaja Rozafa, 2- Liqeni i Shkodrës, 3- Stadiumi Loro Boriçi Boriçi (vargje per 45 futbolliste ku trupi dhe mendja e tyre u shkri vetëm për Vllazninë), 4- Kompleksi Sportiv Zmijani, 5- Pedonalja Kolë Idromeno, 6- Teatri Migjeni (vargje për 36 aktore, kengetare dhe humorist), 7- Muzeumi Oso Kuka, 8- Grand Hotel Europa, 9- Hotel Colosseo, 10- Bar Restorant Shqiponja, 11- Bar Restorant Iliria, 12- Kompleksi Dubai.
KALAJA ROZAFA
Kalaja Rozafa lavdi shekujsh mbretërorë,
Në majë të kodrës si një kurorë,
Emblema e qëndresës në këtë vend,
Madhështia e saj do t’ju lërë pa mend.
Në Shkodër në qytetin e madh verior,
Si një guackë ilirët fortesën krijojnë,
Zanafilla e hershme e qytetit të lashtë,
Histori, legjendë, luftra e fitore bashkë.
Bukuroshja e pafjetur shekullore,
Me Liqenin, Bunën e Drinin përdore,
Si miq lagin themelet e saj me ëmbëlsi,
Mbi shpatullat e tyre ngritur me hijeshi.
Harmonizim i shkëlqyer i natyrës,
Parajsën mjedisore e ke pranë fytyrës,
Sillesh ngado e kultivon panoramë,
Dhuratë e lindur nga natyra nanë.
Syri i çdo vizitori lëviz papushim,
Mbresa emocionesh me ajrin në ledhatim,
Përsillu po deshe në çdo anë,
Në çdo skaj e pranishme drita e saj.
Galeri e historisë 2 mijë e 400 vjeçare,
Përfshirë në sipërfaqen prej 9 hektare,
Pajisur me depo e kulla administrative,
Kisha e xhamia krahas shumë objekteve.
Kalaja me mure të fuqishme,
I bëri ballë disa rrethimeve,
Përrenj gjaku nga shumë luftëtarë,
Por gjithnjë shqiptarët dolën fitimtarë.
Si një gjigand kaleidoskop,
Ngjarjet përplas me njera-tjetrën,
Esat Pasha malazezëve ia dorëzon,
Hije e rëndë u bie mureve, lirinë e shtangon.
Kafshatë e armiqve mbetur në grykë,
Megjithëse të armatosur në Kala janë mbytë,
Nga forca dhe zgjuarsia e pasardhësve të ilirëve,
Që i thanë “këtu s’keni vend” armiqve.
Një konstruksion me hyrje e dalje sekrete,
Të mirëmenduara përveç hyrjes kryesore,
Përshkon një nga një kullat rrethore,
Përmendur dhe ato me formë katrore.
Dekoracion me harqe në majë lundre,
Formë e sperancave përshkuar në kulme,
Venecianët kanë dorë në veshjen e kullave,
I përkasin periudhës së luftës së Balshajve.
Muzeumi me plot njëqind mijë artefakte,
Nga qytetërimi i hershëm plot sende,
Piktura, gdhendje, kartolina e stema,
Secila prej tyre si vetë legjenda.
Pranë si shoqërues restoranti folkloristik,
Thërret syrin tënd kurioz e panoramik,
Me menynë e larmishme që të afron,
Shija e këndshme e ushqimeve të befason.
Histori e papërsëritshme në një legjendë,
Kureshtarët për këtë e kanë përmendë,
Kurioziteti në mendje do i ngulmojë,
Kërkon secili misterin ta zbulojë.
Historia në breza me vite u shtri,
S’ka fëmijë që legjendën nuk e di,
Trajtuar në shumë revista, reportazhe e libra,
Çdo shkodran thotë : - “Aty isha kur unë linda”.
Kështjella që nga tre vëllezër ditën lartohej,
Me shëmbje të pakuptueshme natën shoqërohej,
Ndërtuar me gurë ciklopikë e pa llaç,
Por që e pengonte ndërtimin një ngërç.
Muret kërkojnë një të shtenjtë fli,
Këshillon djemtë Orakulli Plak që kalon përbri,
I bindur në thënien e profecisë së tij,
Se muret e rrënuara lartësinë do arrijnë.
Do muroset nusja që nesër do të vijë,
E zeza, që sjell drekën t’ju servirë,
Besën mbajeni, asnjeri s’duhet të tregojë,
S’duhet të flisni për këtë sekret me gojë.
U muros Rozafa në murin e ftohtë,
Që muret e Kalasë të jenë të fortë,
Trupi i gruas në themele u ngurua,
Djali vitet kaloi, u rrit e u trimërua.
Kalaja gjeti forcën të mbahej në këmbë,
Qelizat e bukuroshes u shtrinë në çdo pëllëmbë,
Drini e Buna paqësisht vazhduan udhën,
Brez pas brezi legjendën transmetuan.
Kalaja pika më e preferuar e turistëve,
Shtohet numri i tyre periodikisht ndër vite,
Infrastrukturë e veçantë në stilin e vet,
Njerëzorja që me vizitorin qartë flet.
Preferenca e Kalasë Rozafa s´ndalon,
Merr ajrin e pastër që të ledhaton,
Pranë saj koha duket sikur ndalon,
Ka një dhunti efektesh që të befason.
Vizitorët ndjehen shumë nostalgjikë,
Vëzhgojnë kudo s´lënë asgjë t’ju ikë,
Si pikë turistike shumë e preferuar,
Për kuriozët e pasionantët e vlerësuar.
Pranverë e verë muret gumëzhijnë,
Thërrasim me t´madhe: “Turistë po vijnë!”
Me ty Shkodra shumë krenohet,
Vlerat tuaja gjithnjë lartohen.
Zërat fëminore si cicërima zogjsh,
Arrijnë deri në mes të qytetit të Shkodrës,
Ndjehet në çdo moshë lumturia e tyre,
Zbavitjen realizojnë me çdo lloj mënyre.
Pozojnë në të gjitha ambientet,
Renditur qëndrimin ku t’i teket,
Për disa të veçuara foto si kujtim,
Dëshmi e bukur konkrete për atë ditë.
Pëllumbat si krenarët e këtij vendi,
Kudo të silleni nëpër Kala i gjeni,
Shoqërojnë çdo ditë muzgun e varur,
Mëngjesi dhe perëndimi aty ndalur.
Nuset bukuroshe fotografohen,
Njera pas tjetrës ditëve rreshtohen,
Vellot e tyre të bardha dritërohen,
Pranë Kalasë Rozafa ato vlerësohen.
Çiftet sikur humbin dhe gjenden përsëri,
Mbartur me miken e tyre Lumturinë,
Kërkojnë intimitet në labirinthe,
I japin njeri-tjetrit të ëmblat puthje.
Vend i përshtatshëm për evenimente,
Videoklipe, koncerte apo manifeste,
Kostumet kombëtare plot kolor,
Ngjyrat e tyre buqeta lulesh krijojnë.
Pranë mureve që luftëra kanë përballuar,
Tashmë sytë e tyre janë të gëzuar,
Melodia e këngëve në vena u përcjell,
Hare, gëzim, zbavitje në çdo moshë sjell.
Spektakle fjalëshumë bukurie ndër vite,
Si mike me hijeshinë e brishtësinë e miseve,
Ardhur nga e gjithë bota pranë Rozafës,
Mishëruar me ide të favorshme fotografësh.
Miss-et nga gjithë bota në një Kala,
Rendin oborreve të Kalasë pa u ndalë,
Emocioni i tyre sikur s’ka frena
Futur në labirinthe nën bedena.
Vrapojnë, vrapojnë papushim,
Kënaqësia e tyre nuk ka ndalim,
Si lulebora mbushin Kalanë,
Dekorim të paparë mjediseve i krijojnë.
Shfaqje, koncerte të panumërta,
Organizuar në edicione të shumta,
Flakërojnë kostumet plot ngjyra,
Këngëtarëve e valltarëve u qesh fytyra.
Tërhequr nga shumë spektatorë,
Brohorasin suksesin e tyre në kor,
Prania ndërvepruese kalon kufijtë e kalasë,
Bëhen njësh me qiellin bashkë.
Muzika në sfond që përshkon muret,
Liqeni i Shkodrës i shoqëron me valët,
Vallëzojnë sëbashku, ndjekin këngën,
Dritërojnë yjet e panumërta me hënën.
Shkrimtarë, poetë dhe artistë,
Si aktorë krijues të fantazisë,
Emocioni i hënës që ndrin mbi liqen,
Syrit të saj mbresa të fuqishme i ka lënë.
Kalaja Rozafa shumë mikpritëse,
Mijëra vizitorëve i rezervoi ndër vite,
Ka pritur dhe do të presë në ato mure,
Si thesar i pamposhtur, monument kulture.
E papërsëritëshme në llojin e saj,
Hijerëndë por krenare qëndron,
E pranishme qëkur Shkodra u krijua,
Simbol i lashtësisë mbretëruar.
Zotat Kalasë Rozafa i kanë falur përjetësi,
Gjejnë vend pushimi në çdo stinë,
Bukuroshja jonë e shekujve të folura,
E njohur, e vlerësuar tashmë nga gjithë bota.