Shkruan Fadil Curri
SI U SERBIZUAN TOPONIMET E HANIT TË ELEZIT DHE SI TË BËHET KTHIMI I BURIMIT SHQIP TË TYRE
Elementi paraislamik në trojet jugore të Kosovs deri në ditët e sotme është ruajtur në forma të ndryshme. Në Han të Elezit me rrethinë emërvendet janë tejet simptomatike se në këtë anë ka ekzistuar qytetërim i vjetër shqiptar. Administrata jugosllave sistematikisht përmes mënyrave dekretore e joshkencore deshi të bëjë asimilimin e burimit shqip të emërvendeve të kësaj ane, duke ia përshtatur zënafillën gjuhësore shqipe me realitetin aktual të sllavishtes. Ndërrimi i emrave të vendeve u bë me regjistrimin e vitit l9l4 të Mbretërisë serbe edhe për Hanin e Elezit me rrethinë.
HAN-I I ELEZIT. – Gjallërimin urbanistik e demografik ky vendbanim e përjetoi me nisjen e ndërtimit të vijës hekurudhore Selanik-Shkup(l873), më vonë edhe Shkup-Mitrovicë dhe që kalonte nëpër Han të Elezit. Hani toponimik është sajuar në vitin l822, kurse pagëzimi administrativ General Jankoviq shënohet në dhjetëvjetëshin e dytë të shekullit XX. Ky emërtim zyrtar ishte edhe për aktet shqipe deri në vitet tetëdhjeta. Forma e dendur që përdorej atëbotë sipas imponimit sllav më pati detyruar që në vitin l983 në faqet e "Rilindjes" të shkruaj që ky vndbanim të mos përdorej me emërtimet e huaja General Jankoviq(sllavisht), as Elez-Han(turqisht), por thjesht shqip HAN I ELEZIT(trajta e pashquar, si Prishtinë, Gjakovë, e tj.). Ky vendbanim i njohur industrial i Kosovës nga pleqtë e këtushëm quhet edhe Draqe. Atëbotë pata shkruar si kundërpërgjigje ndaj pohimeve joshkencore të Nejazi Limanovskit nga Shkupi që "arsyetonte" kthimin zyrtar edhe në shqipen e shkruar administrative të formës General Jankoviq në vend të Hanit të Elezit, Uroshevac në vend të Ferizajt, si veprohej në Maqedoni me instruksionet e tija nëpër librat e mediat shqipe, ku shkruheshin e fliteshin zyrtarisht e mediatikisht Skopje në vend të Shkupit, Kiçevo në vend të Kërçovës, Debar për Dibrën, Bitolla për Manastirin e ngjashëm. Në emër të "nacionlizmit e irredentizmit shqiptar", formë pikënisëse për eliminimin e intelektualëve e politikanëve të atëhershëm shqiptarë të Kosovës e të Maqedonisë. Në këtë shkrim do të përqëndrohem në dhelpërinë e administratës serbe gjatë çrrënjosjes së burimit etnik shqiptar në toponiminë e këtushme. Është bërë në saje të përshtatjes së afërt me shqipen burimore. Si?
I.
PUSET E NIKËS. – Është fshat kodrinor e malor, vende-vende me rrafshina. Shtrihet nga nisja e Grykës së Kaçanikut e deri te kufiri me Maqedoninë dhe Fushën e Shkupit, në të djathtë të rrjedhës së lumit Lepenc. Në të gravitojnë mëhallët Bushi, Laci, Brava, Ballazhi e Daci. Në këtë anë ka shunë burime uji të natyrës. Rrëzë tij gjendet edhe burimi i njohur Uji i Thartë. Administata serbe këtë vend e ripagëzoi Pustenik(sipas gjuhës së tyre-ana e shkretë, e thatë). Falsifikime sipas përshtatjes gjuhësore serbe do të hasim edhe në fshatin Palenik, që nuk përkon me realitetin gjuhësor e gjeologjik.
KROI I NIKËS.- Ky fshat i banuar vetëm nga shqiptarët është vazhdim i brezit ujor të Puseve të Nikës. Administrata serbe e ripagëzoi me Krivenik(në serbisht-anë e shtrembër, e lakuar). Ka këto patronime: Thaqi, Qajani, Berisha, Kryeziu, Krasniqi. Para viteve të tetëdhjeta shumë banorë nga ky fshat qenë shpërngulur në Tetovë e në Shkup, ku gjenden me mijëra banorë të këtillë. Sipas disa pohimeve në një shtëpi paskan qenë disa dokumente turke që paska figuruar me emërtimin Kroi i Mirë. Mund të qëndrojë edhe forma tjetër shqipe Kryenik ose Krojnik.
GURANA. – Ndër fshatrat më të mëdhenj dhe më të shkolluar të rrethinës së Hanit të Elezit është Gurana e rrjedhës së djathtë të Lepencit. Këtu është baseni gjeologjik dhe separacioni guror, prej nga bartej lënda e parë për xeheroren e Radushs së Shkupit. Para 40 vjetësh këtu kishte edhe shqiptarë të sllavizuar, e që politika ditore jugosllave i konsideronte maqedonas. Ky ishte i vetmi fshat i kësaj ane me popullatë të përzier besimi. Administrata jugosllave e pati ripagëzuar GORANCE (e përshtatur si vend malo). Pas vitit l990 me qëllim të shqiptarizimit të toponimisë së fshatit ishte përpjekja që ky fshat në gjuhën shqipetë quhej Malësi. Por, nuk përkonte me realitetin gjuhësor-ambientor ky qëllim, si është rasti me emrin Guranë, ana e gurëve.
RREZANA. – Është fshat afër Guranës që i përgjigjet burimisht fjalës rreze, ana e rrezeve. Sipas pozitës që ka, nuk përkon me formën serbe Rezhance(do të thotë: prerje), por ana e rrezeve, ana e regjjes në diell. Është variant tjetër që mund të dëgjohet se mund të ketë shpiegim nga bima rezhde, por ky element fitonimik nuk është i njohur në këtë anë.
SEQISHTA. – Skaj lumit Lepenc, ku nis fusha e Shkupit, përfundon pjesa e djathtë kufitare e Kosovës administrative aktuale dhe lindore e fshatit Kalisi. Administrata jugosllave e ripagëzoi me emrin Seçishtë(në serbisht: të presh). Ky fshat ka këto mëhallë e vëllazëri: Kalisi, Shkreta, Kuka, Kotarri, Fida, Luri, Dibrani. Pjesë e mëhallës Kalisi është edhe nënndarja e gjakut Preni. Duket se pagëzimi Preni është burim toponimik shqip i këtij fshati, ndaj edhe këtë e ka asimiliuar administrata sllave. Me një përshtatje ka bërë asimilimin e dyfishtë të formave shqipe Preni dhe Kalisi. Shikuar nga burimi ambirentor, formulimi është bërë në këtë mënyrë: Preni lisat, po shkoj ka(h) lisi (Kalisi). Mu për këtë është asimiluar edhe Preni dhe Lisi me formën sllave seciti(të presh). Ka shpiegime se emri Seqishtë ka prejardhjen nga emri i përveçëm njeriu - Zeqë, Zeqir, Zeqirja, por ky është shumë larg shpiegimit ambientor, në të cilin mbështetet toponimia e standardizuar.
II.
Edhe në anën e majtë të rrjedhës së lumit Lepenci kemi sllavizimin e toponimisë së këtushme sipas formës së përshtatjes dhe përafrimit.
PALENIK. – Ky fshat gjendet bri magjistrales Prishtinë-Shkup, në të majtë të Ujit të Thartë dhe të rrjedhës së Lepencit. Është fshati më i shkolluar i kësaj ane Ka këto mëhallë e patronime: Dernjani, Çupi, Ramuka, Demzeni, Jashari. Duket se është bashkim i emrave Pal e Nikë. Nuk është i largët edhe shpiegimi se zënafilla e këtij emri është nga Pal dom Nika ose Pali e Donika. Administrata jugosllave e ripagëzoi dhunshëm me emrin Palivodenica( në sllavisht: Mulliri i Djegur). Formësimi serb nuk përkon me realitetin ambientor të këtij fshati, pasi fshatarët e këtushëm vazhdimisht drithërat i kanë bluajtur në mullinjtë e Lepencit dhe mullinjtë e lumthit Shkallar(Shkallavac), prona të Dërmjakut e të Dimcës.
DËRMJAKU. – Është fshat i vetëm që ka një patronim(Curri) dhe një fis(Thaqi) në këtë anë. Mbi këtë fshat gjendet edhe një fshat tjetër Mjak dhe ka mundësi të kishte evoluuar në Nërmjak, Ndërmjak, përfundimisht Dërmjak. Administrata sllave e ripagëzoi Drobnjak(drobiti, d.t.th. të thërmosh, të bluash).
Në këtë anë ekzistojnë edhe toponimet Dimcë, Topojan, Vortemicë, Vila. Forma sllave Vërtemica është asimilim i asaj shqipeVORRTENIK, që zënafilln e ka nga Vorret e Nikës ose Vorri e Vorret e Micit. Këtu do të theksojmë se pikërisht shtrirja e rrënjës toponimike Nik në këtë anë është objekt i kësaj qasjeje.Pasi e dhamë këtë atllas toponimik të Hanit të Elezit me rrethinë, duket se arsyet e ndryshimeve të imponuara sllave të tyre dhe asimilimi i burimit shqip ishte në shërbim të politikës së ditës për stratgji shtetomëdha.
Regjimi jugosllav kishte arsye më të mëdha propaganduese se shkencore kur e bëri këtë. Jovan Trifunovski në librin e tij "Albansko stanovnishtvo u Makedoniji" të gjitha fshatrat që i përmendëm dhe disa të tjera të Jugut të Kosovës i "arsyeton" se kanë zënafillë sllave, por që janë shqiptarizuar në kohë të ndryshme historike. Gjuhësisht shikuar toponimet Puset e Nikës, Palenik, Kroinik janë burim nga emri shqiptar Nik dhe që historianët e lidhin me feudalin me këtë emër që kishte pasuritë e tija në këtë anë dhe që shtriheshin në Mal të Zi të Shkupit. Ky emërtim krishter shqiptar është burimor dhe se në të gjitha fshatrat e këtushëm ekzistojnë mikrotoponime "te kisha", në të cilt kanë qenë faltoret paraislamike shqiptare. Prandaj, trumpetimi i Kongresit gjithëkombëtar maqedonas këtyre ditëve se Hani i Elezit me rrethinë dhe Sharri(ish-Dragashi) duhet t'i kthehen Maqedonisë gjatë takimit dypalësh ndërkufitar "jugosllav-maqedonas" këto ditë, është me karakter të shpenzuar shtetomadh.Emra të vendeve të Kosovës jugore që kanë rrënjën Nikë ka shumë: Kaçat e Nikës(për Kaçanik), Burrnik, Nikoc, Syri i Nikës(për Siriniq), Nikanë, Nikaj, e të ngjashëm.
***
MIKROTOPONIMET E FSHATRAVE TË HANIT TË ELEZIT
Vendbanimet nëpër histori kanë pësuar ndryshime deri edhe në humbjen e identitetit të tij. Nëpër shumë vendbanime ekzistojnë edhe sot toponime e mikrotoponime që janë fare të panjohura, mund të ket emërtime që nuk përkon me konfiguracionin gjeografik e të kulturës bimore në të. Por, që diçka në ato vendbanime ka ndodhur, është e vërtetë, por ende e pashpjegueshme. Hall i madh ka qenë se nuk ka ekzistuar dëshmia e shkruar. Është interesant se edhe vet vendbanimi i Hanit të Elezit më nuk ka gjurmë të Hanit të Elezit historik, sepse e rrënoi koha dhe pakujdesia e regjimeve të këtushme. Në një pikturë që e hasa para dy vitesh në internet, shihej qartë se ishte një pamje e Hanit të Elezit, fabrika e çimentos e ndërtuar në vitin 1936, por vendbanimi përreth fabrikës ishte i ndryshuar. Në një shkrim epistolar të Pjetër Bogdanit raportuar Selisë së Shenjtë, shkrimtar filobiblik shqiptar thotë se nipin e tij ia kishin vrarë në Grykë të Kaçanikut, ku aty sot është edhe një mikrotoponim që quhet Ara e Bogdanit. Në fshatrat e të dyja anëve të lumit Lepenc që përshkon këtë komunë ka varre të ndryshme nga gjatësia dhe gurëgdhenjet mbvarrore shumë interesante, në leksikun e kësaj ane ka fjalë shumë interesante që paraqesin vlera unike dialektologjike e të historisë së gjuhës në përgjithësi.
Edhe në kohën e sotme mund të ndodhin zhbërie toponimike ne Han të Elezit me rrethine që një ditë nje kodër ta shohim si rrafsh, ose ndonjë vend që deri më sot e kemi quajtur me një emër, pas 2, 10 ose më shumë vjet ta quajmë ndryshe. Bie fjala, para 20 vjetësh një lokalitet e kemi quajtur “Ka shkolla”, pastaj e quajtëm “Ka Fillorja”, më vonë filloren e rrënuan dhe në vend të saj u ndërtua shkolla e mesme dhe nisëm ta quajmë ndryshe. Apo, një vendbvanim e quanin Ka Ushtrria, pastaj UÇK-ja, më vonë TMK, kurse sot është e vendosur policia kufitare. Është edhe një rast që mund të ndryshojë disa mikrotoponime, si është rasti i disa vendeve të Dimcës, që deri dje ishin pronë private e fshatarëve të këtushme, e para pak muajsh i bleu Fabrika e Çimentos, e cila për interesat e saja industriale mund edhe te rrënojë vende për vjeljen emergeles. Pra, emërvendet krijohen sipas ndonjë historie ose objekti me të cilin karakterizohet ai vendbvanbim.
Në këtë shkrim nuk pretendoj të jem i përsosur, bile as e kam zbatuar teknikën shkencore, sepse kam bindje se do të pësojë ndryshme drejt plotësimit e kompletimit, por po e bej me qëllim të një ndihmese modeste albanologjisë lokale, me shpresë të mos shuhet diçka që ë kemi trrashëguar deri sot. Që të mos bëhet teksti shumë i gjatë, e pjesëtova në tri pjesë: i pari është një varg mikrotoponimesh të fshatrave të Hanit të Elezit në anën e majtë të rrjedhës së Lepencit, magjistrales dhe vijës hekurudhore Prishtinë-Shkup, i dyti së shpejti do të jetë për fsatrat e anës së djathtë, kurse i treti do te jete per vet rrafshin e Hanit të Elezit.
I.
PALDENICA, Palivoidenica
Ara Leprit,
Arate Shkive,
Ara me Vath,
Baçja Ramizit,
Bazhdarica,
Bunari Kodovushës,
Buktevec,
Granapole,
Guri Markit,
Gropa Brakës,
Gjolltë,
Gjollte Selmanit,
Kepi Gallaris,
Kepi Qallamisht,
Kepi Gatë,
Kisha,
Kolorashë,
Kroni Hallës Bicë,
Kodra Nërmeme,
Kroni Morrave,
Kroni Ftoftë,
Prroni Krojt Ftoftë,
Prroni Binollit,
Prroj Lakit,
Prroni Kishës,
Prroni Kolorashës,
Prroni Tahirit,
Pusi Milës,
Rrafshe,
Rrafshete Ibishit,
Rrëskërcë,
Vathi Ukishit,
Vija Emenit,
Vorret,
Vorrete Ramukve,
Stani Belulit,
Shpati Arës Dernjanit,
Shkolla n’ Kodër,
Shpati Lalës,
Livadhete Kishës,
Livadhi Qamurit,
Livadhi Topojanve,
Frashër, Fujza,
Demzen,
Nër Zabel,
Paranica,
Udha Demirit,
Hurdhat,
Milosaj
DIMCA, Dimce
Ara Sefë Bardhit,
Kodra Dushkit,
Livadhet, Fusha Shullanit,
Arate Vorreve,
Kodra Loçit,
Fusha Madhe,
Gjuri Muxhull Bardhë,
Përshllina,
Fusha Nërmeme,
Ugari,
Shpella,
Shpella Kepave,
Kepi Mirë,
Laki,
Ledinate Lakit,
Ara Ali Sinës,
Hurdhat,
Bunari Demës,
Liugi Kishës,
Ara Ramizit,
Shpati,
Xhibret,
Ara Kosmanit,
Ara Vathit,
Ara Ali Shitit,
Ara Stanit,
Fushe Dimcës,
Llaka,
Shorrkuqe,
Ogradat,
Kolibet,
Luigi Keq,
Bregi,
Vakafi,
Rovishta,
Stanet e Vetra,
Kepi Breshkave.
DËRMJAK, Drobnjak
Steneriti,
Shpadinat,
(Krie ose Ara Bajram Currit),
Kisha,
Kodra Madhe,
Vorret,
Çeshme Shahës,
Stanete Dërmjakit,
Rrafshtina,
Preshnet,
Sllovac,
Kroj Mamutit,
Kodra Çarrit,
Kepi Zarave,
Mullini Bllacës,
Guri Vol,
Guri Madh,
Shpati Gurit Vol,
Shpati Gurit Madh,
Lugi Melishte,
Melishte,
Ramishte,
Smilana,
Ara Ajetit,
Rrafshi Steneritit,
Osoj Mitrës,
Lugina,
Koshi,
NEÇACI, Neçavce
Ramishta,
Lugi Rishtës,
Fusha Rrumullake,
Vorrete Topojanve,
Ara me Krue(Dërmjaku i thonë Arate Epra),
Rrafshtina,
Jarica,
Kroj Ftoftë,
Ara Shkavit,
Kepi Çeshmës,
Bunari,
Kodra Zabelit,
Ërrnica,
Kodra Imerit,
Ferrishta,
Llaçidup,
Rrafshete Lopve,
Livadhi Kadis,
Llokme,
Bunari Musës,
Vorri Ramë Bushit,
Lugi Sulës,
Drag t’ Vërshmes,
Ara Cenës,
Llakat e Thive,
N’ Kodër t’ Draçës,
N’ Kodër t’ Vakafit,
VORRTEMICA, Vrtemica
Kroj Madh,
Kroj Vol,
Rrafshet,
Dardha Zezë,
Dardha Halilit,
N’ Ograde,
Vërteçka,
Te Qesin Pushkë,
Livadhi Topojanve,
Ara Demirit,
Mushtekur,
Kodra Stanit,
Livadhete Poshtra,
Kodra Osoj,
Ara Shehit,
Fusha Lugit,
Ara Mezinit,
Ara Rafizit,
Are Gatë,
Dardhishta,
Vorrete Epra,
Proj Vosë,
Livadhi Tahirit,
Ara Bibht,
Kepi Shipës,
Ara Rushit, e të tjera eventuale
II.
MIKROTOPONIMET E FSHATRAVE TË HANIT TË EEZIT(pjesa II, ana e djathtë e rrjedhës së lumit Lepenc)
Ne kete pasqyre te mikrotoponimeve po japim pjesen e fshatrave te rrjedhes se djathte te lumit Lepenci, ndryse nga shkrimi i pare qe perfshinte fshatrat e rrjedhes se majte. Edhe kjo ane ka mikrotoponimi interesante, ndaj kete here vetem po sjellim emervendet, me shprese se do te kete efekte te lexuesit, se paku te jete nje sherbim te atyre qe jane te interesuar per emervendet e Hanit te Elezit e rrethine.
KRYENIK, Krivenik
. KISHA,
VATHI MULLA LLAHËS,
LUGI RREZHANCËS,
LAPXHANI,
LIVADHETE THATA,
LUGI HOLLË,
RRAFSHI IZBEGIT,
LIVADHETE EPRA,
LIVADHET E POSHTRA,
TE LERA AMETIT,
TE U VRA XHALI DEMËS,
KODRA IZBEGIT,
SHULLANI IZBEGIT,
PRROI IZBEGIT,
USOJ MUHAMETIT,
ËRRNICAT,
KEPI KOZARIT,
KOSE HASANIT,
KEPI GJIBRËS,
ARAT E GATA,
FUSHE DRUMIT,
DHEVI BARDHË,
KODRA SHELQËS,
LIVADHET N’SHELQE,
TE SHELQET,
RRAHI,
UDHE KRIQ,
ARA NEZIRIT,
KODRA HISARIT,
GURI KUQ,
MULLIT E MULLA LLAHËS,
KRONI I BIZNAKIT,
MAJ MULLI, LUGJETE VOLA,
KODRA MINARE, FIDANAT,
TE QEREMIDET E BRAHIMIT,
ARA SHEMËS,
SHULLIT,
KEPATE BAFTIS,
KEPATE ÇOBANVE,
KODRA SHULLIVE,
LUGI MEGJE,
LUGI SHAROVIT,
LUGI ZHEDENIT,
DRUMI,
LUGI ME UJË,
TE JANË VRA MAXHART,
KRONI ÇOBANVE,
SHELQETE POSHTRA,
RRAFSHI POSHTËR, RRAFSHI EPËR,
RRAFSHI VOGËL,
LISI MADH,
ARE SHIKËS, LISATE VOGËL,
KODRE RRAHIT,
VORRET,
BOTE KUQE,
LUGI LLAHËS,
KREKZAT,
LAME SPAHIS,
SHKOZAT,
LISI ASLLANIT,
LUGI ZABELEVE,
GJURI UFLLA,
KODRA DIKANCIT,
KODRA CAPE,
LISI KOTLLAÇ,
XHOLI,
ARATE ARIFIT,
ARE NESHATIT,
USOJ LIVADHEVE LUSHE,
LUGJET, BUNART,
N’ KODËR T’ ARAVE,
LUGI GURIT,
LUGI THANAVE,
OSONI BAÇEVE,
HURDHAT,
PRRUET,
KEPAT,
KEPI ALIS,
KODRE VNESHT,
SHULLANI VNESHT,
VNESHT,
LUGI MADH,
KISHA SEÇISHTËS.
GURANA, Gorance
RREZHANCËS (KODRA),
RREZHANCËS (KISHA),
SELMANIT (LIVADHI),
FETËS (LIVADHI),
QAFA MAL,
SALLAICËS (SHKOZA),
HURDHA,
MADHE (KODRA),
THATA (LIVADHETE),
TAKLLIM,
OSOJ,
BARDHË (KODRA),
SHPESHTAK,
KOZARNIK,
HAJDUTIT (ÇESHMA),
QERRENAC,
DALIPIT (ARA),
THATË (PRROJ),
NUHIS (ÇESHMA),
VOGËL (ZHEDENI),
TAHIRIT (BRI I),
KEQ (KEPI),
ISAKIT (MULLINI),
POJATA,
GJURA,
RRAFSHA,
MADH (ZHEDENI),
RESTANIT (KODRA),
HASANIT (LISATE),
UKËS (ARA),
ISLAMIT (ARA),
DUBLLORIT,
VOGËL (REKE),
MALLZAMIT (ARA),
KAFAGJAK,
NEZIRIT (ARA),
HOXHËS (ARA),
MADH (DUSHKI),
GOLLARNIK,
QARKUVEC,
KUQE (BOTE),
ABAZIT (VATHI),
VILËS (VATHI),
ISAKIT (VATHI),
EMËRLLAHIT (VATHI),
KISHA (TE),
FTOFTË (UJTE),
SKENERIT (KEPI),
TUPULISHTE,
MLLAKA ose MULLAKA,
VILËS (KODRA),
PEZËS (PRROJ),
BARDHË (KEPI),
QIREQIT (KEPI),
MUSTAFËS (ARA),
BRAHIMIT (ARA),
TANËS (FRIKI),
GJOLLTË,
XHIPKËS (VORRI),
STANET,
CENËS (LIVADHI),
TE UJTE FTOFTË,
DAUTIT (DARDHA).
PUSET E NIKËS, Pustenik
DEHARIT(DRUNATE),
DËGËRXHIKI,
MASKODRE (ARA),
LACIT (RENE),
JAZI,
JAZIT (KROJETE),
BRIJËS (KROJI),
SELIMICËS (THANA),
SLLATINA,
KACULJA,
PADINA,
RRUNGAJA,
RAMA,
LAKURIQIT (KEPI),
XHENEMI,
BOTA, BRAHIMIT (ARA),
EKREMIT (BUNARI),
NËRMETMETLLAVE,
DEMËS (UDHA),
KISHA (Te),
BREGI,
(Bregi Kuq),
SELISHTËS (KEPI),
SMAKI,
DËRZHAKI,
ANTENJA,
NIKUGLLAVËS (PRROJI),
ËRRNICA,
SHULLANI,
RE (UDHA),
EMINIT (UDHA),
MIXHA (Udha mixhës Veli),
USOJI,
LUGJET,
LLUGA,
MUSTAFËS (DARDHA),
LISEVA,
RREPTË (KODRA),
KRIEVIQE,
BIBINOLLI,
BROBOSHTINA,
KEQ (KEPI),
TAHIRIT(LIVADHI),
GJIGJVEREQIT (KODRE),
SUMREKA.
BURIMI, SEÇISHTE
UJIT TEV A,
KAJNAKI AMETIT DAUTIT,
FUSHA SEQISHTËS,
IZVORI,
PAUNIT (TE ARA),
ARA STOJANIT,
GURI PESHKIT,
RRAFSHE,
PRROJ RREZHANCËS,
TE RRAHI,
KALANXHERET E EPRA E T’POSHTRA,
KODRA BRAHIMIT,
KATUNVAKE TOKËS,
NËR BREGET,
LLAKAT E EPËRTA E TË POSHTRA,
PEURA (Në territorin e Maqedonisë),
SHULLANIT (KODRA),
PARTALLIT (VATHI),
ÇALIA E MADHE DHE E VOL,
BARDHË (UJTI),
N’LAK T’ GREÇANIT,
KASHA (TE),
MALI ZI,
SARASELLA,
KODRA PASHËS,
KEPI HALILIT,
KEPI MADH,
PËRÇIT (KEPI),
SULËS (KEPI),
SHELNJËS (KROJ),
EPËR (KROJ),
LECIT (KODRA),
AZEMIT (ARA),
SPAHISË (LAME),
MADH (SHPELLA),
GALLARIA,
TRI GALLARI N’ KALLANXHERE,
MDHAJA (GJOLLTE),
GJOLLTË,
BRAKA,
LIMANIT (KEPI),
ADEMIT (KEPI),
SHKOLLA (TE),
MUSLIS (VATHI),
LAKIT (UDHA),
MULLINT (TE),
BERAMIT (LUGI),
BELULIT (ARA),
SALLAICËS (KROJ),
MALIT ZI (TE ÇARRI).
RREZANA, Rezhance
ZABELIT (MAJA E),
ZEZË (KEPATE),
TROSHITËN (KEPATE),
NIKANA,
MARKIT (HURDHAT),
DARDHËS (LIVADHI),
MISIMIT (ARA),
GJILËS (KRONI),
KODRA LISIT,
ARE LIKERE,
TE DARDHA,
LUGJEVE (ÇUNGI),
KISHA,
KISHËS (ARAT, FUSHA, LUGI),
SHULLANI,
VNESHVE (KEPI ),
POSHTRA (BAÇETE),
DULLËS (KODRA),
SHABANIT (ARA),
ORTICA,
MLLADENIT (PRRONI, GURI, ARA),
LIMANIT (ARA),
JORGOVANVE (KODRA),
ISARIT (KEPI),
DERVENI (I MADH, I VOL),
IRIA,
SPAHIS (LAMA),
KREKËZA,
VETRA (TROJETE),
RRAHAVE (PRRONI),
RRAHAT,
SMAKI,
FASLISË (KODRA E),
SULËS (LIVADHI),
TËRSHANAT,
BESHKA,
FIRISHTA,
MIKROTOPONIMET E FSHATRAVE TË HANIT TË EEZIT(pjesa II, ana e djathtë e rrjedhës së lumit Lepenc)
Ne kete pasqyre te mikrotoponimeve po japim pjesen e fshatrave te rrjedhes se djathte te lumit Lepenci, ndryse nga shkrimi i pare qe perfshinte fshatrat e rrjedhes se majte. Edhe kjo ane ka mikrotoponimi interesante, ndaj kete here vetem po sjellim emervendet, me shprese se do te kete efekte te lexuesit, se paku te jete nje sherbim te atyre qe jane te interesuar per emervendet e Hanit te Elezit e rrethine.
KRYENIK-I
. KISHA
.VATHI MULLA LLAHËS
. LUGI RREZHANCËS
. LAPXHANI
. LIVADHETE THATA
. LUGI HOLLË
. RRAFSHI IZBEGIT
. LIVADHETE EPRA
. LIVADHET E POSHTRA
. TE LERA AMETIT
. TE U VRA XHALI DEMËS
. KODRA IZBEGIT
. SHULLANI IZBEGIT
. PRROI IZBEGIT
.USOJ MUHAMETIT
. ËRRNICAT
.KEPI KOZARIT
. KOSE HASANIT
. KEPI GJIBRËS
. ARAT E GATA
. FUSHE DRUMIT
. DHEVI BARDHË
. KODRA SHELQËS
. LIVADHET N’SHELQE
. TE SHELQET
. RRAHI
.UDHE KRRIQ
. ARA NEZIRIT
. KODRA HISARIT
. GURI KUQ
. MULLIT E MULLA LLAHËS
. KRRONI I BIZNAKIT
. MAJ MULLI
. LUGJETE VOLA
. KODRA MINARE
. FIDANAT
. TE QEREMIDET E BRAHIMIT
. ARA SHEMËS
. SHULLIT
. KEPATE BAFTIS
. KEPATE ÇOBANVE
. KODRA SHULLIVE
. LUGI MEGJE
. LUGI SHAROVIT
. LUGI ZHEDENIT
. DRUMI
. LUGI ME UJË
. TE JANË VRA MAXHART
. KRONI ÇOBANVE
. SHELQETE POSHTRA
. RRAFSHI POSHTËR
. RRAFSHI EPËR
. RRAFSHI VOGËL
. LISI MADH
. ARE SHIKËS
. LISATE VOGËL
. KODRE RRAHIT
. VORRET
. BOTE KUQE
. LUGI LLAHËS
. KREKZAT
. LAME SPAHIS
. SHKOZAT
. LISI ASLLANIT
. LUGI ZABELEVE
. GJURI UFLLA
. KODRA DIKANCIT
. KODRA CAPE
. LISI KOTLLAÇ
. XHOLI
. ARATE ARIFIT
. ARE NESHATIT
. USOJ LIVADHEVE LUSHE
. LUGJET
. BUNART
. N’ KODËR T’ ARAVE
. LUGI GURIT
. LUGI THANAVE
. OSONI BAÇEVE
. HURDHAT
. PRRUET
. KEPAT
. KEPI ALIS
. KODRE VNESHT
. SHULLANI VNESHT
. VNESHT
. LUGI MADH
. KISHA SEQISHTËS
GURANA
RREZHANCËS, (KODRA
RREZHANCËS, (KISHA)
SELMANIT, (LIVADHI)
FETËS, LIVADHI
QAFA, MAL
SALLAICËS, (SHKOZA)
HURDHA
MADHE, (KODRA)
THATA, (LIVADHETE)
TAKLLIM
OSOJ
BARDHË, (KODRA)
SHPESHTAK,
KOZARNIK
HAJDUTIT ,(ÇESHMA)
QERRENAC
DALIPIT, (ARA)
THATË, (PRROJ)
NUHIS, (ÇESHMA)
VOGËL (ZHEDENI),
TAHIRIT, (BRRI I)
KEQ (KEPI)
ISAKIT, (MULLINI)
POJATA
GJURA
RRAFSHA
MADH, (ZHEDENI)
RESTANIT, (KODRA)
HASANIT, (LISATE)
UKËS, (ARA)
ISLAMIT, (ARA)
DUBLLORIT
VOGËL, (REKE)
MALLZAMIT, (ARA)
KAFAGJAK
NEZIRIT, (ARA)
HOXHËS, (ARA)
MADH, (DUSHKI)
GOLLARNIK
QARKUVEC
KUQE, (BOTE)
ABAZIT, (VATHI)
VILËS, (VATHI)
ISAKIT, (VATHI)
EMËRLLAHIT, (VATHI)
KISHA. (TE)
FTOFTË, (UJTE)
SKENERIT, (KEPI)
TUPULISHTE
MLLAKA ose MULLAKË
VILËS, (KODRA)
PEZËS, (PROJ)
BARDHË, (KEPI),
QIREQIT, (KEPI)
MUSTAFËS, (ARA)
BRAHIMIT, (ARA)
TANËS, (FRIKI)
GJOLLTË
XHIPKËS, (VORRI)
STANET
CENËS, (LIVADHI),
TE UJTE FTOFTË
DAUTIT, (DARDHA)
PUSET E NIKËS
DEHARIT, (DRUNATE)
DËGËRXHIKI
MASKODRE, (ARA)
LACIT, (RENE)
JAZI
JAZIT, (KROJETE)
BRIJËS, (KROJI)
SELIMICËS, (THANA)
SLLATINA
KACULJA
PADINA
RRUNGAJA
RAMA
LAKURIQIT, (KEPI)
XHENEMI
BOTA
BRAHIMIT, (ARA)
EKREMIT, (BUNARI)
NËRMETMETLLAVE
DEMËS, (UDHA)
KISHA, (Te)
BREGI, (Bregi Kuq)
SELISHTËS, (KEPI)
SMAKI
DËRZHAKI
ANTENJA
NIKUGLLAVËS, (PRROJI)
ËRRNICA
SHULLANI
RE, (UDHA)
EMINIT, (UDHA)
MIXHA, (Udha mixhës Veli);
USOJI
LUGJET
LLUGA
MUSTAFËS, (DARDHA)
LISEVA
RREPTË, (KODRA)
KRIEVIQE
BIBINOLLI
BROBOSHTINA
KEQ, (KEPI)
TAHIRIT,(LIVADHI)
GJIGJVEREQIT, (KODRE)
SUMREKA
SEQISHTA
UJIT TEV A
KAJNAKI AMETIT DAUTIT
FUSHA SEQISHTËS
IZVORI
PAUNIT, TE ARA
ARA STOJANIT
GURI PESHKIT
RRAFSHE
PRROJ RREZHANCËS
TE RRAHI
KALANXHERET E EPRA E T’POSHTRA
KODRA BRAHIMIT
KATUNVAKE TOKËS
NËR BREGET
LLAKAT E EPËRTA E TË POSHTRA
PEURA (Në territorin e Maqedonisë).
SHULLANIT, KODRA
PARTALLIT, VATHI
ÇALIA E MADHE DHE E VOL
BARDHË, UJTI
N’LAK T’ GREÇANIT
KASHA, TE
MALI ZI
SARASELLA
KODRA PASHËS
KEPI HALILIT
KEPI, MADH
PËRÇIT, KEPI
SULËS, KEPI
SHELNJËS, KROJ
EPËR, KROJ
LECIT, KODRA
AZEMIT, ARA
SPAHISË, LAME
E KET MADH SHPELLA
GALLARIA
TRI GALLARI N’ KALLANXHERE
MDHAJA, GJOLLT E
GJOLLTË
BRAKA
LIMANIT, KEPI
ADEMIT, KEPI
SHKOLLA, TE
MUSLIS, VATHI
LAKIT, UDHA
MULLINT, TE
BERAMIT, LUGI
BELULIT, ARA
SALLAICËS, KROJ
MALIT ZI, TE ÇARRI
RREZANA
RREZANA
ZABELIT, (MAJA E)
ZEZË, (KEPATE)
TROSHITËN, (KEPATE)
NIKANA
MARKIT, (HURDHAT)
DARDHËS, (LIVADHI)
MISIMIT (ARA)
GJILËS, (KRRONI)
KODRA
LISIT, (ARA E)
LIKERE (TE DARDHA)
LUGJEVE, (ÇUNGI)
KISHA
KISHËS (ARAT, FUSHA, LUGI)
SHULLANI
VNESHVE, (KEPI I)
POSHTRA, (BAÇET E)
DULLËS, (KODRA E)
SHABANIT, (ARA)
ORTICA
MLLADENIT, (PRRONI, GURI, ARA)
LIMANIT, (ARA)
JORGOVANVE, (KODRA)
ISARIT, (KEPI)
DERVENI (I MADH, I VOL)
IRIA
SPAHIS, (LAMA E)
KREKËZA
VETRA, (TROJETE)
RRAHAVE, (PRRONI)
RRAHAT
SMAKI
FASLISË, (KODRA E)
SULËS, (LIVADHI)
TËRSHANAT
BESHKA
FIRISHTA