Dienstag, 17. Juli 2018

Hajdin Morina: S'është pak nëse mbaj mend

Haki Morina dhe Hajdin Morina

S'ËSHTË PAK NËSE MBAJ MEND
(Haki Morinës)

Mbaj mend
ca mësues si të donin ty,
kur ishe në gjimnaz, Haki.

Mbaj mend
kur u burgosën mësuesit,
mbaj mend kur u burgose ti.

Mbaj mend
kur s'guxonin të të afroheshin
shumë nga ata që të donin.

Mbaj mend
kur më pyesnin për ty hetuesit
në ndërkohën
pas seancave të drurit.

Mbaj mend
kur më pyesnin për ty
ca nëpunës civilë të komunës
pak para se t'ia filloja n'gjimnaz punës.

Mbaj mend kur nga burgu
s'erdhe ta varrosësh nënën
në dimrin e madh të 1985-ës,
kur bora, si një qefin i madh,
kish mbuluar edhe Rixhevën.

Mbaj mend
pas lufte si të afroheshin
e si nuk të donin
ata që ndryshuan mendim
për hatër të lirisë.

Mbaj mend
kur e përkujtoi më 16 korrik 2018,
në Klinë një shok yti i qelisë,
si të kthenin gardianët
shtrirë në çarçaf,
me vetëdije të humbur
nga torturat e hetuesve shqiptarë.

Mbaj mend edhe shumëçka,
por mjaft, Haki, kaq. Mjaft!

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen