Dienstag, 27. August 2013

WEB-Ekspozitë nga piktori Luan Jakupi





Luan Jakupi lindi më 28.08.1983 në Caravik të Klinës. Shkollen tetevjeçare e kreu në vendlindje, të mesmen në Kijevë, kurse Akademin e arteve, dega e piktures,  në Klasen e prof. Valbona Regjepi në vitin 2006 në Prishtinë.  Mëpastaj vazhdoj studimet postdiplomike për master të pikturës dhe diplomoj në vitin 2009. Është antar i SHAFK dhe marr pjesë rregullisht në ekspozitat kolektive të organizuara nga shoqata, brenda dhe jasht vendit.
Jeton ne vendlindje dhe aktualisht punon si Profesor i Artit në SHM "Lsgush Poradeci" në Kijevë.

Ekzpozitat personale:
1. Bibloteka Kombëtare viti 2007 Prishtinë.
2. Galeria qendra e studentëve Prishtinë viti 2006.
3  Në Kalanë e Gjirokastres viti 2010.

Ekspozitat kolektive.
1. Galeria qendra studentore në Prishtinë viti 2006.
2. Muaj i kulturës Ferizaj viti 2006.
3. Flaka e Janarit Gjilan 2006.
4. Shoqata e artisteve figurati në Pejë 2006.
5. Shtatë Marsi Mitrovicë 2007.
6. Në galerinë e arteve Tiranë 2007.
7. Flaka e Janarit Gjilan 2009.
8. Salloni i Nëntorit 2010 në Prishtinë.


Fran Ukcama. shkrimtar: Bukur fort, novative, ekspresive dhe krejt ne stilin e vet...Urime Luan i shijova me shume endje!

Mr.Mustafa Ferizi (2006): Piktori,madje me shume se çdo qenje tjeter njerezore, i do ngjyrat por midis tyre e veqon nje qe le gjurmë ne shumësinë sensibilitetit te tij kreativ. Keshtu,Ticjani i madhe e veqoi cinoberin Rembranti,Umben Van Gongu tekuqen dhe jeshilen, kurse per Kndiniskin ngjyra blu,ishte ngjyre mbi te gjitha ngjyrat.Piktoret ne pergjithesi,e sidomos ata qe pronocohen ne ekspozite siç eshte ne rastin konkret Luan Jakupi duhet te dije se ngjyra ka teke dhe naze. Ajo di madje te rebelohet, te shfrenohet fare, keshtu qe piktori i ekzpozohet telasheve te medha, nese nuk ja njeh trembimin. Ngjyra eshte njesia themelore e piktures,kurse per piktorin ajo eshte edhe mjeti kryesor per njemendesimin e ideve,imagjinates dhe vizionit te tij kreativ. Mu per kete kerkohet qe krjusi apo Piktori Luan Jakupi ti shfrytezoj te gjitha mundesit shprehse te ngjyrave sepse vetem ne raport me te dhe me menyren si e perjeton dhe e projekton pikturen. Me ndertimin e piktures kontribuojne shume elemente,por nese eshte diqka qe ate e ben poetike, i jep shpirt dhe muzikalitet, atehere ajo eshte ngjyra.Dhe nje pikture qe nuk ka kuotik qe nuk emeton edhe tingujt muzikor, pra qe nuk prek ne dimensionet me te thella te shpirtit estetik nuk mund te jete pikture ne kuptimin e plote te fjales. Kete desha t'ja them piktorit te ri Luan Jakupit per zanatimin e te cilave pershendes nga zemera me shprese se do ti perballoj sfidat dhe ankthet qe do te paraqiten gjate rruges se tij krijuse.

Sonntag, 25. August 2013

Dallëndyshet përtypin grimca betoni!

Nga Rrezart Palluqi

Miliona grimca betoni u sulën drejt sqepeve të vegjël të dallëndysheve të cilat pandehën se lindi më në fund sezoni i pranverës, stinë të cilën qielli shqiptar nuk e kishte njohtur qysh prej dyzet e pesë viteve.
Atëherë kur dallëndyshet menduan se barku i qiellit shqiptar u zbraz nga oksigjeni i përzier me barut dhe grimca gjaku; fjalët vrasëse dhe pemët, ku ato para gjysmë shekulli patën ndërtuar foletë e tyre topolake, u shkundën nga ndryshku i izolimit dhe nëperkat u larguan prej tyre së bashku me vezët e tyre, në qiell u shfaq papritur, cikloni i çoroditur i copëzave të betonit, të cilat herë me dashje, herë pa dashje, nga nxitimi për të fluturuar më shpejt se copëzat e tjera, drejt tokës së gjelbër, çukitnin pamëshirshëm herë sqepet e tyre, herë këmbët e holla.
Disa dallëndyshe e pësuan më keq: copëzat e betonit u thanë barbarisht nga rrezet përvëluese të diellit në krahët e tyre të qëndisura nga peneli i flladit të detit.
-Këndej, le të fluturojmë këndej, drejt jugut!- urdhëroi udhërrëfyesja e tufës, dallëndyshet e tjera.
Dallëndyshet e lënduara, më të shumtat me sqep të mbushur me beton të butë, ndryshuan menjëherë drejtim. Disa dallëndyshe u detyruan të fluturojnë me një krah, mbasi krahu tjetër mezi lëvizte nga rëndesa e shtresës së betonit që ishte shtrirë mbi të. Nuk zgjatën disa milje dhe çereku i tufës së dallëndysheve u rrokullis frikshëm në ajër drejt tokës, nga prej ku ishte ngritur tufani i betontë.
-Bo, bo, motrat tona! Do të treten në beton të mjerat- klithën dallëndyshet e tjera; fjalët i shqiptuan si thuthuqe, gjysmake, mbasi atyre u duhej të pështynin vazhdimisht thërrimet e fundit të betonit në sqepet e tyre bukuroshë, të ëmbël, por edhe fatkeqë.

Tufa e dallëndysheve po fluturonte tashmë mbi pjatën e kaltër gjigande të detit Jon.
-Si dhe nga na erdhi kjo hata e betontë?- pyetnin dallëndyshet njëra-tjetrën të pikëlluara?
-Njerëzit poshtë po marrosen mbas perandorisë së betonit. Duan të ndërtojnë shtëpi të reja, pallate të lartë, pa e çarë kokën për natyrën, pemët tona, ku duhej të ndërtonim foletë- u përgjigj drejtuesja e tufës së hidhëruar.
-Kujdes, fluturoni poshtë- paralajmëroi hutimimthi dhe e tmerruar udhërrëfyesja
dallëndyshet e tjera.
-Ç’janë, çjanë këto sende të metalikta që po na godisin sqepin?- klithën dallëndyshet njëkohësisht.
Më në fund dallëndyshet dalluan miliona monedha metalike, të rrotulloheshin si molekula gjigande në ajër. Qielli nxinte nga monedhat metalike, të cilat në fillim po rrotulloheshin të qeta, duke u përplasur rrallë me njëra tjetrën, përveç trupit të dallëndysheve, të cilat nuk ishin stërvitur për manovra të tilla në qiell. Kopeja e monedhave të parave u egërsua. Miliona zëra njerëzish të egërsuar kumbuan në kupën e qiellit.
-Eja këtu, në thesin tim! Bjer këtu, në pëllëmbën time. He moj e mallkuar, përse re si shpirt në thesin e atij, dhe mua ma le dorën thatë? Këto, dhe shumë thënie, sharje të rënda por edhe kacafytje të tjera kumbuan si një festival i frikshëm akustik në veshët e qiellit shqiptar.
Dallëndyshet rënkonin, njëra pas tjetrës nga goditjet e forta të monedhave kundrejt sqepeve, krahëve, bishtit të tyre në formë gërshëre, dhe këmbëve të tyre të holla. Disa prej tyre humbën të dy sytë e bukur, disa një sy, ndërsa disa të tjera morën plagë të rënda, gërvishje, rrjepje të puplave të tyre të bekuara plot vidra-vidra. Puplat u davaritën gjatë me ojna sa tragjike aq edhe komike, sepse disa prej tyre ngjitën çuditërisht menjëherë në faqen e metaliktë të monedhave.
-Pa shih? Puplat ngjitën me monedhat?- i tregoi një dallëndyshe simotrës së saj.
-Kjo ndodh ngaqë njerëzit atje poshtë, i shihni atje poshtë?
Dallëndyshet drejtuan sqepet e bukur poshtë turmës së njerëzve.
-Njerëzit qajnë mbi to, sidomos kur ato nuk i përfitojnë vetë. Disa të tjerë pështyjnë mbi to nga smira që i shpëtuan nga duart- sqaroi kryetarja e turmës.
-Po, ti nga i di të gjitha këto?
-Para ca vitesh kam shtegtuar në vendet e ngrohta të Amerikës Latine. Por atje nuk e pësuam kaq rëndë si këtu. Jo, jo. Atje u ndeshëm vetëm me grimcat e betonit, por jo kaq masive, të forta dhe të egra.

Ndërsa dallëndyshet po fluturonin të rraskapitura përmbi një varrezë gjigande, përbri Detit Jon, në horizont u shfaqën mijëra kopsa shumëngjyrëshe, të cilat, në kundërshtim me momedhat e mëparshme, nuk fluturonin të çiorentuara, si gjethe peme, por ngadalë, përkujdeseshin të mos përplasen me dallëndyshet. Ato përshpejtuan fluturimin sepse një fenomen të tilllë, sumbulla të gjëra, të ngushta, ose fare të vogla, kopsa këmishe, kopsa palltosh, nuk kishin parë asnjëherë të fluturojnë në qiell.
-Po këto objekte të vogla plastike nga erdhën o nënë natyrë?- mërmëritën dallëndyshet, këtë herë edhe udhërrefyesja, e cila mbartte eksperiencën më të madhe qiellore.
-Ne jemi kopsat e të gjithë viktimave të diktaturës hoxhiste. Shpirti i tyre fryn mbi ne fort që të fluturojmë në qiell. Nuk duam të harrohemi në një varr masiv si dhe drejtësia duhet të shkojë në vendin e saj!
-Domethënë, ju shpërthyet nga rrobat e të egzekutuarve së bashku me shpirtin e tyre?
-Po- u përgjigjen kopsat. Donin të vinin edhe mijëra unazat e tyre, por meqë janë të rënda për trupin tuaj, i lamë atje, në gishtërinjtë e të vdekurve, nën dhé.

Dallëndyshet spikatën midis vrimave të vogla të kopsave një dritë të purpurt të depërtojë me forcë, t’i shtyjë ato me fuqi drejt tyre.
-Le të arratisemi tek ai ishulli atje- propozoi udhërrëfyesja.
Dallëndyshet e ndoqën në heshtje, të shoqëruara nga qindra kopsat shumëllojëshe. Disa prej tyre kishin ende njollat e gjakut të viktimave.
Dallëndyshet vendosën të ndërtojnë foletë e përkohëshme në ishullin e Sazanit. Në to u strehuan edhe mijëra kopsat e rrobave, tashmë të tretura me kufomat.

Kanë kaluar mbi njëzet vjet, qysh kur dallëndyshet tentuan të rikthehen në qiellin shqiptar. Çdo pranverë, ato nuk fluturojnë tutje Sazanit.
-Ç’qiell i bukur? Ç’tokë e bukur,vërtetë për të ndërtuar fole, por ja që thërrimet e betonit dhe monedhat e tërbuara fluturake për pak sa nuk na shfarosën të tëra- tha për të satën pranverë udhërrëfyesja, me një sy tashmë të humbur nga ciflat e betonit.

Edhe këtë pranverë situata në hapësirën e qiellit shqiptar ishte po aq dramatike dhe kaotike sa njëzet vite më parë.
-Nuk do e vizitojmë këte qiell derisa të sigurohemi se fenomeni beton nuk do të shpërthejë si vullkan drejt qiellit shqiptar, monedhat metalike nuk do arratisen si plumba qorrë nga xhepat e portofolëve!- shtoi një dallëndyshe tjetër, tre pemë më tutje.
-Harruat mijëra kopsat jetime!
Dallëndyshet cicëruan me gaz. Njëra prej tyre e ngërçi në majën e sqepit dhe fluturoi për nder të saj me të disa herë rreth pemës ku kishte ndërtuar folenë. Për të satën herë, dallëndyshja dalloi njollat e gjakut në fushën e kopsës si dhe disa fije floku ngjitura në cepin e saj!
-Të premtoj se nuk do e vizitoj Shqipërinë në pranverë pa të marrë edhe ty me vete!- i kujtoi dallëndyshja kopsës së përgjakur dhe e vendosi atë midis vezëve të saj të ngrohta, nga ku shumë shpejt ose shumë vonë mund të shpërthejnë dallëndyshkat e vogla!!!

Bekri S. Murselaj: Letra e fundit e dashurisë


1. LETRA E FUNDIT

Këngës iu këput zani
Në letrën e fundit
Nisur plot me mall
Nga vendi panjohur

E ruaj me mall letrën...
Nga koha e harresës
Dërguar kot
Në adresën time

Letra ...
Shkruar me ngjyrë
Qielli...
E lexoj me ëndje
Nga koha shkuar

Gjithmonë është e freskët
Ngjyra e saj
Në letrën...
Ku ruan dashurinë
E përjetshme


 
2. LETRA E FUNDIT

Përjetimi ende është gjallë
Për të kaluarën e bukur
Mallin e ruaj në shpirt
E ujit shiu im

Kohës së lashtë
Rrugës së njejtë
Letra e fundit
Ruan dashurinë

Errësirës pa fund
Ende ndjej letrën...
Si të bukurin kujtim
Në kohë të lashta

Në letrën e fundit
Dashurisë i ngjallet
Kujtimi për kohën e ikur
Rrugëve të jetës

Në letrën...
Ende kërkohet shfajsimi
Për kohën e ikur...


 
 

3. LETRA E FUNDIT

Zemra kërkon njohje
Në adresë të panjohur
Fatit ikur në vetmi
Shijoj aromën e parfumit tuaj

Në letrën...
Buqet zëri saj
Pasthirrma lutjeje
Mbushur shpirti që kërkon pendim

Askush se ndjen këngën e heshtur
Në letrën e fundit
Shkruajtur me pika shiu
Që pikojnë rënd në dorën e saj


 

4. LETRA E FUNDIT

Shpirti kërkon ngrohje
Në natën e gjatë të acarit
Nga letra e fundit

Mbushur plot pikëllim
Me të kaluarën
E humbur rrugëve
Të panjohura që s’kalon njeri

Njohje e kot
Në atë kohë të brishtë
Që len gjurmë të ergra
Në shpirtin tim

Letra...
Mbushur me shkronja pikllimi
Ku s’mund të lexohet
E kaluara e humbur
Në botën e errësuar

Nga njerëzit e pa shpresë
Që udhëtojnë lëkundur
Me peshën e fajit mbjellur në zemër

Letra...
Mban kujtim
Të kaluarën e hidhur
Të një shpirti



5. LETRA E FUNDIT

Rrugëve të qytetit do të shkojë gjithmonë
Askush nuk e di
Cilin po kërkoj
Në turmë njerëzish

Qyteti ndjen
Mungesë rrugëve të tij
Për atë që ishte aty gjithnjë

Letra e fundit
Vazhdon shpalosjen e
Fatit tim
Qyteti kërkon
Hijen tuaj
Rrugëve të tij
Ëndrra të kërkon
Në lojën e saj

Dikur mbushet letra...
Nga kujtimi yt
I largët që çdo hap
Më afër shpirtit të vetmuar

Fatos Rushiti: Cikël me poezi

 
TË FLAS TASH ME JETËN

Unë s’jam i verbër si lulja
Kush më prek e shoh
Kush më don e ndjej...


S’jam i ftohtë si zjarri
Të këndshmen e dua
Edhe kur loton

Të gjithë i kam dashur
Brenda lumturisë
Unë nuk ec si loja

Një shikim i bukur
I hënës në natë
Më jep pak prandaj

Po shkoj kah gëzimi
Te lindja e re
Të marr pak liri
Te zemra e detit
Të vjedh pak njeri
Në një fund jetim

O unë nuk jam si era
Në ajr të harrohem

Të flas tash me jetën
Nëse i kujtohem

 
TË LIND NJERIU

Eja të pimë flakë
Mes një ëndrre

Eja të hamë nesër
Mes një vrime

Je më e bukur tani
Se jeta

Cili kuptim
Mund t’i thotë puthjes
Zhvishu

Cila soditje
Mund t’i thotë pamjes
Eja

Ti vajzë e dashur
Dua të më prekësh
Me lotët e gishtit
Sa të thotë
Hajt të lind njeriu

 
 
VETËM SYTË E TU SHIKOJA

Sa lehtë
Qeshja e flokëve
Len pas
Të ftohtën e një zemre

Jam i shtrirë
Në shikimin tënd
Plot freski e vetmi
Vetëm ujë po shoh
Në faqet e bardha të dehësisë

Edhe më shumë hapet
Shikimi yt
Vajzushë o tendencë
Për pak përsëritje

Pushoj në shikimin tënd
Flej
Ëndërroj
E këndoj për miket
Që i kisha në zbavitje

Pas drekës
Kur ishim studentë
Në byfenë e fakultetit
Vetëm sytë e tu shikoja
Për cdo ditë për cdo ditë
Vetëm sytë e tu shikoja

ishte kënaqësi atëherë

 
 
PËRRALA PËR MBRETIN

Mbreti shikoi në pasqyrë veten
Qeshej
Shkumohej cirrej bërtiste

I urrente njerëzit

Sikur të mos ekzistonte gjaku
Perëndi do të shpallej
Tërë botën do ta hante

Male
Fusha
Tunele
Gurë

Hënë e diell
Do të hante

Dhelpra
Luanë
Shtëpi publike
Puse virgjëreshash

Vullkane
Me zjarre
Do të hante

Shekujt e ardhshëm do t’i vriste
Sepse mbreti nuk deshi të cmendej
Kur agu vinte me mbretëreshën

 
 
POEZI PËR FITIM RUSHITIN
(Vëllaun tim të ndjerë)

FITIMI me trupin dhe shpirtin e tij
U bë asgjë por ne prap e duam
E duam se ishte se pati jetuar dikur
Se mendimet e tij në gjakun tonë u shkrinë

Edhe jetë i thonë vdekjes së luleve

Kur natën dhe ditën i pi gjithësia
E gjithësinë e ha dyshimi
Që lëngshëm frymon në kokën time
A ishte njeri FITIMI

Edhe jetë i thonë vdekjes së luleve

Derdhet Botë e vjetër si lumë mbi një trup
Paralindjet flasin cmendurisht me ajrin
Përse qeshet Zoti si nuk i vie turp
Që i dhuroi vdekje njeriut dhe barit

Se bari thahet e thith dimri
Që me ftohtësi kujtimet i mbush
Më i nxehtë se zjarri FITIMI
Po na i djeg trutë oh trutë

A nuk ishte vdekje jeta e luleve

Freitag, 23. August 2013

Gjon Neçaj: Haiku

 
H A I K U

XXX
Bjeshkataret staneve
Enderrojme boronicat...

Bjeshka zgjohet.

XXX
Macet
mjaullijne
Fundfrori.

XXX
Tupani shpohet
Kuka leviz rrmisht
Stine dasmash.

XXX
Sojzeza
Bjeshkeve te Sylbices
Kendonte rinine.

Dardani,gusht 2013.

Shyhrete Ahma : Cikël me poezi


PËRKUJTIM*

Shum rrudha të thella, shtuar më janë ballit
sa po më therrë kjo zemër prej mallit.

Flokët e thinjura, më tepër janë zbardhuar…
pas kaq shum viteve, që kanë kaluar.

Qava me lotë, oh sa shum që qava…
nga lotët e syve të mi, varrin unë ta lava.

Të vranë mizorisht, gazin në buzë të ndalen
gjakftofte të vranë, jetën nuk ta falen.

Të masakruan mizorisht çetnikët e barbarët….
gjyshit tënd të vjetër,të zemrës iu keputen damarët.

Që nga ajo ditë, kur Ty të morren jetën,
edhe plaku i moqëm, me zemër e vriste veten.

Ne prinderit e shkrete, ishim të dëbuar….
të lamë në dorë të Zotit… ashtu duke menduar.

Ishim ne largë, mos qofshim kurrë…
morrëm lajmin e zi, se Ty të kishim humbë.

Zemrat na u dogjën, u dogjëm si zjarri,
aty babë e nanë, vdiqem për së gjalli.

Atëherë humbem dhe ndjenjat e shpirtit
shamë i mallkuam me zemrën e plasur të prindit..

Malkuam dhe veten përse të lamë te ndarë
nuk menduam se më, s’ kem për Tu parë.

Mendoja nënë zeza, ditëlindjen ta festoja
se do të humbisja, kurrë nuk e mendoja.

Përvjetorët vijnë, dhe bëhen shum vite,
unë nënë mjera vajtoj,e do vajtoj për ditë….


MIRE SE ERDHE N’VENDIN TEND - BIR

Më mbështet në krahun tënd, bir
mbi gjoks më mbaj, më shtrëngo fort
shum kohe e vetmuar kam gdhir
sa shum kam qarë e kam derdhë lot.

Më ledhato flokët e thinjur në kok
më përqafo bir e më puth në ball,
sa e lumtur jam unë sot
më hiq pikllimin me gjith mall.

Mirë se erdhe n’vendin tënd o bir
thith aromën e fushës e malit
shijo bukuritë e vendit ku ke lindë
në kodrinën e bukur, në malet e Sharit.

Mirë se erdhe o biri nënës…
më shtrengo fort në gjoksin tënd,
të ndjej ngrohtësin e rrahjet e zemrës
pastaj të vdes e qetë,në një kënd.


NJE DITE DO TE VIJ.

Etje, dhimbje e trishtim,
ndryrje ndjenjash
stres, shqetsim,
lodhje, rraskapitje
e drobitje
turbullire shpirti…
e molisje.

Ere , furtune, e rrahur ne shi
i zbathur, i vrare…
i djegur, shkrumuar
e i bere hi.

I humbur, large ne vetmi
jete e pa jetuar
nga Ti i larguar
si gjithnji.

Zemren e mbaj hapur
mos ndonjihere te fus ne te
e shpresen e pa humbur
Ti ne shpirte e ke.

Une large, ne rruge shum large
Ti ne enderr, afer meje
i lidhe te zemres plage
Nje dite do te vij
afer teje.

 

S’JETOJME DOT ME…

Të ndaluar që t’ jetojmë…
të ndaluar dhe t’ frymojmë
as të mendojmë…
…s,guxojmë.
Por të derdhemi rrugëve të fatit
humnerë e hapur, në thellësi pusit
…të zhytemi.

Të ngujuar, pa zemër
të therur, përgjakur
deri në thellesi të shpirtit
largë të përflakur…
si pluhur i gacave te hirit.

Kacafytur me jetë a vdekje
ligësisht gëzimin e prerë
barierat e rrëmujes së kaluar
për tu rilindur sërish, edhe njëherë.

Përpjekjeve të jetës një STOP
të ndalur në mesin e rrugës
dhe dallgët e rrahjes së zemrave
ndërprerë furishëm
me trupat e prerë…

Sërish derdhin lotin lirshëm
shfryrur helmë e vrerë.
Jo nuk jetojmë dot më
dhimbjet prap që ti ndjejmë.


ZEMER NGRIRE MBETA

Shpirtin tim të tretur, të servirur në tryezë…
merre të lutem, dhe coptoje fort,
dhe pas kësaj, diç dua me t’pyetë…
si u ndjeve …kur unë qava me lot?
e unë me zmër të ngrirë…
të urova shëndet….dhe lamtumirë.

E Ti…si i përhumbur vrapoje, si i pa kokë!
të arrishë lirinë, apo marezinë, qe doje fort.
Krahëthyer e këmbëprera, mbes në mes të rrugës,
çdo gjë u errësua, u bë e mugët.

Zemër ngrire mbeta, aty qëndrrova…
gjer në humbje, silueten tënde shiqova.
ktheva krahet më pas, rënkimet e mia dëgjoj…
zjarr në gjoksin tim…diçka gufoi.

Flaken e ndezur, lotët e mi e fiken…
zemra ime blozë…se shef më driten.
E unë pres, pres e s’dua të vuaj më,
dua të mendoj, të ëndërroj…
thua se s’ndodhi asgjë.

Lotët e kripur, fshij me llëren e dores…
zemrën time e ngrohë, në bardhësinë e bores,
dielli leshoi rrezet, në fytyren time …akull.
u shkri dhe debore, e duart ngrohe ne avull.

Pastaj shpirtin e tretur, dhe zemren e ngrirë
i bashkoj dhe copëzat…sërish për tu përtrirë.
lindje e perëndim ,përjetuar në jetë….
me dëshirat dhe lutjet tona, lumturi do ketë.



*Poezia e parë i është kushtuar birit të motrës sime të cilin e vranë me 16 Prill, ime motër ishte e debuar, kurse djali i mbeti në vendlindje duke shpresuar se do shpëtonte, por Ajo kurrë ma nuk e pa atë. Kur u kthyen në vendin e tyre, atë e vizituan në varr. Tash u bënë 12 vite, por vuajtja, dhimbja dhe malli është edhe më e madhe.


Shyhrete Krusha Ahma, është lindur në Gjakovë, me 23.03. 1954. Shkollën fillore dhe te mesme i ka kryer ne vendlindje, ndërsa të lartën komerciale, në Pejë. Që në fëmijëri kishte pasion leximin. Në mënyrë të veçantë e ka tërhequr poezia, së cilës nuk i është ndarë gjer sot. Ëndrra e saj e madhe ka qenë botimi i poezive, e cila për shkak të rrethanave të jetes mbeti ëndërr, por e pashuar.
Kohët e fundit ka një prodhimtari të dendur poetike. Poezitë e saj trajtojnë një gamë të gjerë temash që nga ato qytetare e gjer tek ato intime.

Shahadije Neziri Lohaj: Poezi


PERANDORINË E HADIT

S'di pse më kujton ëndrrën e natës, ...

Kur ajo iku para se të lindë dielli i ri,
Dhe shkrinë ato copëza drite,
Që t’i vodhën prej copës tënde të artë,
Prej copës,
Që loti im lau sytë e tu.

Do të hyjmë në Perandorinë e Hadit
Vetëm unë e ti
Rrënjet tona aty do t’i ngulim,
Nuk do t'i kemi syzhbiruesit,
Që të na i presin zemrat,
As korbat,
Që të na hanë të gjallë
Nuk do t'i kemi,
Nuk do të kemi njeri të gjallë.

Në Perandorinë e Hadit do të hyjmë,
Ëndrrat do t'i varim në yjet e zjarrtë,
Që do të shkëlqejnë vetëm për ne,
Te një gurrë do të pimë ujë
Do t'i lajmë sytë,
Dhe trupin do ta shenjtërojmë.

Do t'i hedhim netët e vetmisë,
Mbrapa kësaj kohe të krisur,
Hallet, këngët, thashethemet,
Vetminë, ah vetminë,
Vetëm bilbilat do të zbusin,
Ku do të shuajmë mallin
Me melodinë e hijeve,
Në gjinjtë e Perandorisë,
Me puthjet do të lozim
Deri në një perandori tjetër...

 

GRAFITET E MIA NË MUR

A thua jam e vetmja në botë
Që më ka burgosur liria?
A thua ku flenë e ku zgjohen
Ato grafitet e mia?
K.R. e Eho
Janë në djersën e shtetit
A në djersën fëmijërore?
Janë në themele të kthyer përmbys,
A në kala ëndrrash
Sot e mot!
Gjithë jetën kam rendur
Me to në duar
Edhe ato më ndiqnin pas
Ato grafite me pak shkronja,
Që pikonin gjakun tim.
Sa ironike!
Sa patriotike!
O Zot, sa shumë dhimbje
Ka pirë loti im
Për të dëgjuar tingujt
E lirisë shpirtërore
Kur ditë e natë duarlidhur
Vënë pas murit ngrysesha,
Në qeli prapë se prapë shkarravisja
Të njëjtat grafite.
Në atë lakuriqësi
Ushqeja shpresën me shkëlqimin e lirisë
Lexoja grafitet nëpër
Gjethe të pranverës
Në lisin e dhembjeve të mia.

 

SONTE PËR TY

Ja trupi, shpirti dhe gjethi lëkunden pa pushuar,
Do të kujtosh me mote freskinë që të kam dhuruar,
Të ëmblit sy që të shihnin, sa e sa bukuri të kanë dhënë,
Matur me tiktaket e zemrës sime që fjala dot s’i ka thënë.

Sot jam aq larg sa duart e mia që drejt teje rrinë shtrirë,
Sot gjithkah pergamenave të tua kambana po bie më të gdhirë,
Më kupto! Sot drejt teje është nisur këmbë shpirti im i etur,
Duart i shkojnë prapa, nga dheu zgjohet zemra moti e tretur.

Të të gjejnë kudo që je e të të marrin në meshën time të rrallë,
Qoftë vetëm edhe një herë të belbëzosh muzgjeve atë përrallë,
Që të shoh në pikë të ditës hënën të derdhur në dritën e diellit,
E të ngrihem nga varri e të fus një e një në gji të gjithë yjet e qiellit.

Për të të takuar vetëm edhe një herë jo nuk do jetë vonë,
E me ata gishtërinj zjarri e mallit të shpupuritim hirin tonë,
Në vatrën legjendë, ku rritet dhe piqet vetëm molla e dashurisë,
Me vetëtimat e shiut të verës, me bekimin tonë e të Perëndisë.

Vullnet Mato: Katër poezi


FOLA ME TRUNGUN E NJË PEME

Një çift i dashuruar
kishte gdhendur dy emrat,
mbi lëkurën e një ahu
degëgjerë e shtatgjatë.
Afrova buzët,
te një nga nyjet e kësaj peme
dhe i fola me gjuhë pemësh,
trungut kryelartë:

-Jam një mik i pyllit,
nga vitet e djalërisë së hershme,
dhe gjuhën e drurëve
e kam mësuar me mjaft pasion,
kur gdhendëm emrat
e dashurisë së pavdekshme,
me vajzën që mora grua
dhe në vazhdimësi deri vonë...

- Nuk mund të flas më gjatë
me një njeri që njihet mirë,
në kujtesat drusore,
të transmetuara nga të parët,
te çdo dru që bën hije në pyll,
dhe i ruan në fshehtësi,
sa të digjemi nga rrufetë,
apo të rrëzohemi nga druvarët...

-A mund të më bësh vend,
o dru, të hyj në trungun tënd,
dhe si mik i vjetër i trungjeve pyjor,
të flasim shtruar!...
- Ç’ kërkon të më thuash, o njeri?-
tha trungu me ton të rëndë, -
kur emrin e gdhendur në dru,
tani nuk e ke në zemër të shkruar!...

-Nga e di ti, o dru i moçëm,
kur ne bashkë me gruan jetojmë
në të njëjtin çift që na bekuan
drurët e një pylli tjetër;
Kemi mbjellë e rritur
tre filiza të rinj, si drurët e ahut,
që bëjnë hije në pyllin njerëzor
të botës sonë të vjetër.

-Të jetosh bashkë s’do të thotë,
se ju keni akoma në zemra,
emrat e gdhendur
në zanafillën tuaj të dashurisë.
Përderisa në zemrën tënde
kanë shkruar emrin disa femra,
nuk dihet kujt i përket
zemra jote e ndarë shumëfish!...

-Ou!... hape derën, të hap zemrën,
të ta tregoj konkretisht,
se ruaj gdhendjen e emrit
të asaj që kam ende në shtrat!...
-Shko, ore, se s’ ma hedh dot mua,
ti, zemërgdhendur nga tradhtitë,
se ne i kemi kujtesat të regjistruara,
në rrathët e viteve të gjatë!...


QENI ROJTAR, ERA DHE GJETHJA

Thuhet shpesh, fjalët janë gjethe,
që pasi thahen, bien dhe i merr era.
Shkrimi është qen i madh leshtor
që i ruan lidhur me zinxhir mbi letra.

Megjithatë dhe ky racë qeni rojtar,
Nuk jeton mbi letra përjetësisht,
se ka zbutës qensh që afrohen tinëz
dhe e helmojnë me një copë mish.

Ndryshe si do merrte grabitqari tokën,
shtëpinë e të patundshmet e tjera
të bëhej vet pronar, pa trashëguar
asnjë gjethe të shpëtuar nga era?...

Unë linda bashkë me disa hektarë
tokë buke, truall, pemë dhe shtëpi.
Por gjithë trashëgimet m’i mori era,
pasi qentë roje i helmuan disa qeveri.

Dhe tani pres, derisa dhe trupin,
era e fundit të ma hedhë si gjethe,
te mali i Dajtit, ku do blej dy gurë,
sa të më shkruhet emri i kësaj jete...


NDJEHEM NË NJË REPUBLIKË ÇUDIRASH

Sa herë në muret e trurit
më përplasen lajmet,
ndjehem trishtueshëm
në një republikë çudirash,
ku lumenjtë e shumtë,
fushat bleroshe dhe malet,
ushqejnë tufa karkalecash
në pushtime hapësirash.

Paraja që buron nga djersa
dhe mendjet talente,
këtu rrjedh nga përrenjtë e turbullt,
krejt të fshehtë,
dhe thithet nga sfungjerë kolltukësh
ndër kabinete,
ku pazare matrapazësh
shpërndajnë fitimet fare të qetë.

Sa herë në muret e trurit
më përplasen lajmet,
ndjehem trishtueshëm
në një republikë çudirash,
ku ligjet janë tufa resh
që shtyhen tutje nga tufanet,
të përshtatin motin
në qiej të errët padrejtësirash.

Zbatohet rreptë
ndalimi i gjuetisë së sorkadheve
dhe në vend të tyre
vriten pa asnjë lloj frike gratë.
Burri vret burrin
për currilin e ujit të livadheve,
pa menduar kush korr
për bagëtitë barin e thatë.

Të mençurit janë të lindur
nga barku i kotësisë,
Republikës i duhen në timon
vozitës të shkathët,
që bëjnë turmën të shohë
me shkopin e verbërisë
dhe të brohorasë
mefshtësinë e trurit të ngathët.

Duke zgjatur anabasin e Shvejkut
nëpër Bugjejovicë,
majmen eprorët
që nxitin varfërinë në ecejake,
ku njerëzit dekadave
jetojnë racionimin me pakicë,
të ushqyer me fjalë boshe
nëpër tenxheret partiake.

Sa herë në muret e trurit
më përplasen lajmet,
ndjehem trishtueshëm
në një republikë çudirash,
ku ngjiren kokoshët liderë,
duke kakarisur sloganet,
nga mëngjesi në mesnatë,
nëpër vizione pasqyrash...


GJUHA E TRUPIT

Shumëkush fillon nga përgatitjet
paraprake seriozisht,
t’i drejtohet dashurisë
me fjalë e fraza sa më pikante
dhe qëmton me kujdes
fjalorin e zgjedhur posaçërisht,
për çastet kur do të shprehë
ndjesitë e veta delikate.

Pa menduar se natyra
ka vënë në trupin e çdo njeriu,
një gjuhë më me efekt,
se përpjekja të ëmbëlsoj tonet.
Vetëm me gjestet
që shprehin gjymtyrët vetvetiu,
rizgjohen shumë herë
më të fuqishme emocionet.

Provo, derisa syri i saj të përgjigjet
me vështrim prej miku ! ...
Nëse i lë ninëzat e tua të notojnë
nëpër ujërat e syrit,
ajo pulit qepallat me një
psherëtimë të lehtë qerpiku,
për të treguar se për ty
ka hapur të dy kanatat e shpirtit.

Nga nënqeshja e ëmbël,
me rrudhëzat në cepat e buzës,
kuptohet se ajo të ka fiksuar
në ndjenjat e saj sekrete.
Atëherë je i mirëpritur ta ndalësh,
diku në një cep të udhës,
se më së fundi ke arritur
ta bësh zemrën e saj për vete.

Prapë, s’ke pse lodhesh
me thurje hartimesh poetike,
sepse buza e saj me një dridhje,
të fton vet për puthje.
Madje vetulla e ngritur,
habitet me tonet e tua patetike,
kurse vetulla e ulur, të qorton,
nëse vepron me ngutje.

Kur i gufon gjoksi, sikur dy pëllumba
do i fluturojnë nga trupi,
mund t’i qetësosh urtë e butë
me ledhatime të ëmbla.
Atëherë, asaj i ka ikur
si një rojtar i përzënë, turpi
dhe me brohoritje të zjarrta
fillon t’i flasë vetëm zemra.

O zot, o zot, të më fliste përsëri,
me ato gjymtyrët e veta,
një bukuri nazike, pa pasur
për zërin tim asnjë nevojë
dhe me gjestet memece,
që ua kalojnë fjalëve të tepërta,
të më mundësonte si dikur,
pushtimin e heshtur fare pa gojë!...

Shefqet Sulmina: Shitja e qytetit

Tregim

Kur erdhi vjeshta dhe filluan shirat dhe natyra u dyllos plot me gjethe që rrezoheshin nga pemët që ngjanin si trungje lakuriq, Rrapit filloi t'i ziente koka dhe filloi të fshihte pirjen e rakisë se re të vitit. Kishte lindur në nëntor të vitit...që nuk kishte dëshirë t'ia përmendje... Ai e dinte si të gjithë se, se një ditë... Por kjo pakë rendësi kishte. E rëndësishmen ishte si ta kalonte këtë fund. Mendonte burrërinë e tij me një copë pensioni të qelbët shtetëror! Turp! Duhet të bënte diçka siç kishte bërë në të shkuarën: Duke u kërrusur bashkë me gruan mbi filxhanët e përmbysur të kafesë, i erdhi një mendim: Politika. Më troç: Para, Autoritet, Lezet... Barku i madh, vetullat e trasha, sytë e bardhë e të fjetur, këmbët e holla ose shumë të holla, lëvizjet e ngadalta, të shkurtra përgjatë rrugës së Fushës së Loparit me një trastë (!) në dorë po e bënin më të dukshëm avashllëkun e tij në të shkuarën dhe po e trashnin në të tashmen. Mundim po bënte duke folur në tavolinat e klubeve përqark, për figura njerëzish të njohura të qytetit dhe shtonte se kishin qenë miq të mirë të tij. Por, pasi vinte re se askush s'e dëgjonte aty rrotull shtonte pastaj nën buzë:
-Eh, gënjeshtër është (shpikje të çuditshme të trurit të tij diabetik). Por brenda tij ruhej ende dhelpëria që kishte kalëruar kohëra. Tashmë edhe pse i thinjur e barkderr kërkonte tu tregonte njerëzve të qytetit se mendja e tij mund të jetë akoma në gjendje që ti japë kësaj shoqërie (d.m.th. ti marrë) D.m.th. ai mund të jetë më të vërtetë një deputet i denjë (gënjen). Nëpër kafetë e qytetit tani pi vetëm kafe dhe kërkon të paguaj blerje të çuditshme njerëzish të thjeshtë, të varfër, të uritur e të përdalë (d.m.th. ata që vetë i shiten). Mirëpo ai e di se e njohin të gjithë në këtë qytet jo pak të vogël. Dhe për dreq, në tërë jetën e hedhur pas krahësh, shumë miq të vjetër jo vetëm i kanë kthyer shpinën, por kanë filluar t'i lexojnë historitë e tij të shkuara që nuk janë dhe aq të bukura me pastërti njerëzore. Një ndër ta është pikërisht Xhorxhi. Një dreq i ardhur që herët nga malet përballë dhe u ngulë në komitetin partisë në atë kohë të vyer për të dy si Rrapin dhe Xhorxhin dhe nuk u shkulë nga qyteti më. Shumë të tjerë kanë ikur për të zhdukur historinë me bëmat e tyre të qelbura, por këta të dy jo që jo. Sepse në kokën dhe mendjen e Xhorxhi-Rrapit për të bërë të këqija apo gjëra të ndryshme nuk ka rëndësi koha. Sepse bëheshin në atë kohë dhe për dreq bëhen dhe në këtë kohë, sepse nuk e kanë fajin kohërat, por njerëzit që bëjnë kohën. Ulur tërë ditën nëpër kafenetë e reja dhe të shumta të qytetit, Xhorxhi pi dhe fillon të bëjë historinë e njerëzve të qytetit që për pakë p.sh. si Rrapin, dhe ai vetë ishin të vyera. S'pyet Xhorxhi, pihet dhe ja mbështjellë; edhe vetes ja mbështjellë ashtu siç ka qenë... Po Rrapi duhet të bëjë dukjen e një babaxhani tashmë. Sepse Rrapi nuk pi e të bëj siç thotë ajo shprehja: “Çka barku, zbraz bardhaku”. Jo. Rrapi bën atë të njeriut që ka ndryshuar. Bën sikur s'e vë re Xhorxhin. Dhe e dini pse? Vetëm ky lugat ka ngelur. Të tjerët kanë ikur. Bile Rrapit për një çast ju duk se qyteti është i shitur.
Një mbrëmje i pati thënë gruas:
"-Do ta shesë!"- i kishte thënë një mbrëmje gruas," - Do ta shesë, se jo mos më thënçin Rrapi Kallaja".
Gruaja e kishte parë me habi, sepse si burrë ai kishte kohë që e kishte shitur "kërcellin" nën barkun e madh, pastaj hodhi sytë rrotull për të parë sendet e shtëpisë. Rrapi e kuptoi edhe kuptimin e sensit të parë, edhe të dytin... Po i qeshnin sytë e bardhë... Do të shes qytetin, moj debile, qytetin
"-Uh pika... ti, debil ti ke qenë tërë jetën", - ia kishte pritur e shoqja me një ndjenjë kurioziteti më të hapur... Kur i qe kujtuar një histori dashurie që e pati bërë për hatër të të shoqit...
"-Unë jam më i vjetër se Rrapi Bezistanit që shohin dhe nuk e vënë re. Qyteti është imi, qytetin e kam të shitur, për ta blerë po vetë. Do ta shesë në politikë dhe do ta blejë po në të. Se që të bësh politikë duhen para, e që të bësh para duhet politikë. Unë s'kam para po kam qytetin e shitur. Më shumë fshatarë grua në qytet" dhe kishte dalë në ballkon.
Asnjë fytyrë e njohur, asnjë fytyrë e egër për Rrapi Kallanë. Dhe ai kishte shtuar pa ngurruar:
"-Sa më shumë të shkulur, që humbin kohen duke u ngulur, më shumë të ikur, më shumë të braktisur, më shumë qytetin pa drita, më tepër pa ujë... do të thotë fitore për mua grua, fitore.Të ikur, hej sa shumë të ikur... E kush do të më njoh pastaj mua se unë dikur kam qenë një komunist... Xhorxhi!? Eh Xhorxhi ky pijanec dreqi (si unë)... Sandri! po Sandri... Po tjetër?... Rrakja ka ikur, Lushi ka vdekur, Poçi ka lajthitur, Manushaqja mërgoi në Kanada, Vasoja po atje. Nexhipi në Amerikë, Novi në Japoni, Lirimi në Vietnam, Sula në Modena, Mihali në Rumani, Koçi në Athinë, Kujtimi në turqi, Miti në Irak, Dhimo u martua me Elin, Musai në Tiranë, Bahriu në Beograd, Dilaveri në Francë, Kovi vdekur...
Kjo listë emrash e bëri paksa të trishtuar nga njëra anë Rrapin, por më i trishtë, sigurisht, Rrapi e dinte që do të ishte Xhorxhi, që bëhej edhe më tepër pijanec e pinte më shumë, sepse në tavolinën e tij kishte më pak njerëz. Largoheshin dhe afroheshin në tavolinat e tjera ku krekosej shoku Rrapi i dikurshëm. Rrapi u tregonte gjepura të porsaardhure në tavolinën e tij se si ndërtohej qyteti me kapitalizmin e ri dhe i këshillonte të sapo ngulurit të mos merrnin shembullin e atij, duke treguar me gisht Xhorxhin si pijanec.
"-Pallavra të pa vlefshme o zot"- klithte Xhorxhi dhe pinte nga inati më shumë.
Më shumë e besonin të sapoardhurit Rrapin se të vërtetën ai po thoshte për Xhorxhin, gjë që e shihnin dhe ata vetë. Dhe Xhorxhi vu e vu, nga inati pinte prapë dhe bëhej ende më trap. Dhe, thonë se një ditë Xhorxhi, i pirë siç ishte, ja kishte përplasur në fytyrë për çka e njihte Rrapin që në rininë e tij. Sherr të madh kishin bërë. Rrapi i kishte thënë se ai ishte një malok, plak, pijanec e torollak. Xhorxhi i kishte thënë se ai ishte një hajdut, zhvatës i fshatarëve dhe kopilë. Rrapi i ishte përgjigjur se nuk ishte kopilë sepse kishte dhe babë dhe nënë me të cilët ngjante si dy pika uji. Xhorxhi ja kthente se nuk ishte malok se kishte kravatë dhe kostum. Bile, Xhorxhi i qe betuar se qepaze do ta bënte në të gjithë shtypin, derisa Rrapit ti shqitej nga koka mendimi të bëhej prapë deputet si në kohen e socializmit ku kishte ngrënë dhe vetë Xhorxhi. Dhe akoma,
po të kishte pasur atë pistoletën që ja kishin marrë në kohen e demokracisë, edhe mund ta kishte qëlluar.
Rrapi u kishte thënë fshatarëve se Xhorxhi edhe gënjen, edhe ka frikë.
E besonin pastaj fshataret, e dallonin pastaj fshataret Rrapin nga Xhorxhi dhe qenë ngritur në këmbë. Në fillim Xhorxhit i qe ngrohur shpirti se kujtoi se duke qenë i lindur nga të njëjtët vise me ta, do mbronin atë, por jo, nuk doli kështu. Burrat e ardhur nga fshati për çudi kërkonin të mbronin Rrapin. Prapë inat i madhi hipi Xhorxhit për Rrapin, por për fshatarët e tij më shumë, aq sa donte të pëlciste prej kësaj padrejtësie.
"-Të mbajnë anën e këtij derrkuci gënjeshtarë?! "Dhe prapë... kishte pirë.
Rrapi kishte qeshur dhe u kishte premtuar fshatarëve se do të ndërtonte te Fusha e Loparit tre ura dhe një digë kështu do të kishin edhe punë. Se për çfarë duheshin tre ura dhe një digë të Fusha e Loparit nuk u interesonte gjë fshatarëve, mjaftë që ata mund të punonin...Dikush tjetër, një bylmes që tre ditë i ngulur në qytet, ju lut Rrapit që t'i ndërtonin tek ish 1 Maji, sepse atje ishte qendra e të papunëve të qytetit, por Rrapi nuk kishte pranuar.
Rrapi pastaj kishte shtuar:
"-Merrni ju tani qytetin" - u kishte thënë,"- Sa të rrijë boshë nga gjithë ata çka janë larguar, pra sa të rrijë bosh dhe ju të vuani atje në fshatë, jetoni më mirë këtu në qytet. Më mirë ta gëzoni (ta vuani) ju sesa pijanec të tillë që nuk e kanë mësuar dhe kurrë nuk do ta mësojnë një gjë"...
Se për çfarë e ka thënë Rrapi këtë të fundit, edhe sot e kësaj ditë fshataret nuk e kanë kuptuar, por një gjë e dinë se qytetin e kanë të blerë. Kjo është ngrohtësi e madhe për tërë të ardhurit e rinj në qytet dhe Rrapi do të fitoj.
Sidoqoftë unë qëndroj në timen dhe më vjen keq dhe e përseris.
Edhe mua tu them të drejtën më vjen keq.
Por unë nuk jam si Xhorxhi . Së pari ç'më duhet mua?! Së dyti Xhorxhi është pijanec. Së treti Xhorxhi është injorant po aq sa Rrapi sepse si Rrapi inteligjent e mjeran në qytetin tonë janë të gjithë.
E atëherë kush do të behët deputet? Në fund të fundit qytetit i duhet një deputet. Që i duhet një deputet, kjo është më se e vërtetë, por i duhet edhe shpejt. Dihet që deputeti që është, është shumë inteligjent dhe tejet i keq, po Rrapi si mendoni ju do të jetë? Po fshataret pse duan ta blejnë këtë qytet? Xhorxhi thotë se e ka fajin Rrapi për njerëzit që e rrethojnë me respekt Rrapin. Rrapi buzëqesh dhe thotë se këta njerëz të padjallëzuar e të porsa ngulur më bëjnë deputet. Në fakt, edhe Xhorxhi edhe Rrapi nuk kanë bërë asgjë në këtë jetë, veçse kanë ngrënë. (Po unë e ti çfarë kemi bërë?). Rrapi ka bërë vetëm barkun e tij, Xhorxhi ka mbushur kokën me raki. Njëri ishte në komitetin e partisë, tjetri në komitetin ekzekutiv.
Sa më shumë të shkulur që harxhojnë kohën duke u ngulur, sa më shumë të ikur për tu ndjerë të braktisur, Qyteti është i shitur!

Letërsia fantome


Tema e dilema
 
Nga Fadil Curri

Kohët e fundit në FB, nëpërr shkrimet letrare shqipe është e përhapur letërsia fantome, sidomos në poezi. Më rastisi që edhe unë të jem log i kësaj letërsie....

Një miki imi anonim me identitet të fshehur pas një nofke, dorën në zemër është mjeshtër i fjalës kritike, një ditë në faqen time postoi tekstin kritik për një libër, titullin e të cilit nuk e përmend fare dhe bënte fjalë për një autor që emri e mbiemri nuk i përmendet fare në tekst, por me nofkë. Të jem më i qartë; autori i tekstit kritik është fantom, libri nuk kishte titull(fantom), “profili” që e krijonte ishte fantom, por edhe autori i librit për të cilin shkruante ishte fantom. Bile, në një shkrim tjetër “klienti” letrar i krtikut e arsyeton fshehjen pas nofkës së kritikut, sepse me rëndësi është se çfarë shkruan ai, e jo identiteti real!
Sipas kësaj logjike, nëse të gjithë ia nisim të shkruajmë me pseudonime e nofka, për autorët poashtu me nofka e fantomë me tituj librash gjithashtu fantomë, del se ne do të krijojmë letërsi shqipe fantome. Krahasimisht thënë, kjo dukuri i ngjan një zëri që e dëgjojmë e që nuk e dimë nga kush vie, kë e thërret dhe për çfarë qëllimi e bën klithmën(është urim ose mallëkim, shpëtim ose vrasje, kërkon ndihmë ose do të mbysë dikë).
Letërsia anonime ka traditë dhe pamje të shkëlqyeshme në shkrimin shqip. Shkrimtarët e arritur shqiptarë kanë shkruar edhe me pseudonime, si janë Gjergj Fishta. Filip Shiroka, Luigj Gurakuqi. Faik Konica, Mit-hat Frasheri, Esad Mekuli e disa të tjerë, në kohën e sudnimit jugosllav ka ekzistuar shtypi ilegal shqiptar me autorë-pseudonime, para disa deceniesh kane shkruar shumë satiristë me pseudonime, por kanë pasur arsyet e tyre jetësore ta bëjnë, duke dashur të shpëtojnë më shumë penën se jetën e tyre. Ka edhe shumë krijues nëpër periudha e rryma letrare që dukuritë negative i kanë fshikulluar me thumbet e tyre letrarë për qëllime përmisimi shoqëror me identitet anonim, por katëtrshi socio-letrar(kritiku-autori-libri-lexuesi) fantom vetëm sot po përurohet në letrat shqipe.
Letërsia fantome është përpjekje joserioze e jashtë kodit kulturifikues në permasa, sepse rrezikon të jetë introverte dhe e klishetizuar brenda rrethit të anonimitetit të domsodoshëm. Rrugët e shkrimit herë-herë të dërgojnë deri në ashpërsimin e gjuhës, mirësjelljes, shijes së katërshit deri në përbuzje e shpifje, fyerje e sharje të pameritueshme që mund të kërkojnë edhe ndihmën e gjyqësisë. Atëbotë identiteti autorial e letrar, lexuesor e opinionor do të ishte i domsodoshëm për demistifikim me autorësi reale. Letërsia klandestine ka edhe disa rerziqe të tjera që nuk e arsyeton fshehjen identitetore, shkakton plot truqe, ndërkëmbëza e kontrabanda letrare me pasoja të paparshikueshme jo vetëm letrare.

Donnerstag, 22. August 2013

Xhemajl Rudi: Cikël me poezi


ATME

Është gjiri i të gjitha dashurive,
aty ku zogjtë fluturojnë krahhapur
e vallëzojnë qiellit të kaltër
dhe sërish kthehen si ëndërrimet
e bien në gjirin e ngrohtë.
 


ATDHEU 

Është baltë e fjalës
dritë e diellit në sy
natë e magji e ngjizjes
dashuri, përtëritje, vazhdimësi,
shkëmb ku buron kroi e fugon lumi
mal, fushë e hon i zemrës,
dhimbje, lumturi e pikëllim.
Është pemë ku bie vesë e shpirtit
lindje e perëndim i diellit,
varr pranë gurit në sytë e qiellit,
udhë brigjeve të pafund
kambanë e tingujve të hijes sonë
shenjë e shenjtë e amshimit.


KOSOVA
 

Ngjan në kopshtin me mollë
me mollët pa kurorë,
degët e varura në erë
si ngjyra në ngjyra
tretur si vala në valë,
si brigjet e malet pa kurorë
honeve të thella, qiellit pa aurorë.


TIRANA
 

Tirana me sytë e blertë të dritareve,
derën e hapur det i kaltër,
puhizë e verës e vë në gjumë
me zemrën e shtrirë në varësen e orës
mat kohën me tiktakun e çastev.


LUGINA E PRESHËVËS
 

Je veç dashuri që pikon dritë
blerim dhe erë të freskët,
një degë në puhinë e stinës ku vijnë ditët e tua.
Ndanë udhës ndalemi një çast e ofshajmë thellë,

ku mbete luginë e dhembjes?
Në hijen tënde tretemi,
lindim e vdesim përditë.

HOMAZH
 

Homazh për të rënët
kujtim në heshtje,
me lule në ngjyrat e fjalës së tyre
nën tingujt e dritës qiellore,
thirrjeve të heshtura nëpër gjethe trungu.
Dimri dhe zëri i kambanave
të heshtura si fjala
në tingujt e dhimbjes,
pranë varreve të kohës.
Homazhe për ta dhe heshtje

me lule në ngjyrat e fjalës së tyre.

MËNGJES I NËNTORËVE

Erdhi mëngjesi njëherë
kafen e pimë të ngrohtë,
e zezë ishte si koha e shkuar
e hidhur si shekujt.
Një diell lindi në dritën tonë
dhe mëngjes i thamë,
e thirrëm si një rreze të re
që përthyhej si vitet
kodrave e lugjeve të ëndrrave ,
ku e gjelbra ishte në ngjyrën e kuqe
të pëlhurës së shekujve.
Ndriçimi e vuri në erën e re
sipër pemës së lirisë,
te shkëmbi i të gjitha kohëve
ku gjethet binin në prehrin e vjeshtës
e valëviteshin sipër reve të dendura
mbi rrebeshe e trishtime motesh
në dritën e zjarrit të nëntorëve.


JANARI

Janari i vatrës arbërore
zjarr i natës e flakë e ditës
rilindje e kohës.
Janari acar me dhimbje
prush i rindezur moteve
në fluturimin e shqipes
mbi detin e paanë,

mbi tokën e gurët e bardhë,
flakë e qiellit të lashtë
në tempullin e shenjtë të lirisë
kujtesë e përjetësisë.
Janari i skuqur me zjarr
janari i guximtarëve të kohës
janari i moteve të mëdha,
rilindur në gjakun e dritës

me fjalën flakë ndër shekuj
si qielli ynë i praruar me yje,
si lumi në trikohën e jetës.
Janari i prushit e flakës
janari i kuq hyjnor
si ngjyra e fushës së flamurit
me shqiponjën e dritës.


NJËQIND VJET

Njëqind vjet shtet,
njëqind vjet dashuri,

njëqind vjet dhimbje,
njëqind vjet qëndresë e shpresë...


SHENJTËRI

Dashuri e përjetshme,
pa ty s`do ishim ne
as të tjerët që do të vijnë.

Si do ishim ne pa ty,
e lumja shkabë e shenjtë,
simbol i lashtë i Shqipërisë
në qiellin e hyjnisë.
Ti e shenjta dashuri,
para teje falemi me burrëri.


LIRIA

Sa beteja u bënë në emër të dashurisë,
sa luftëra humbën në emër të njerëzisë?
Sa fitore shkëlqyen në emër të lirisë,
sa shkelje mizore në emër të lavdisë?
Sa shekuj perënduan me mirësitë,
sa urrejtje mbeti në zemër të urtisë?
Dhe paqe kënduan e luftëra gatuan
lirinë e mbërthyen në kthetra
e therën në shpirt e të dy sytë .


DHEU I ZEMRËS

Ti je plot hirësi,
ëmbëlsi e dashuri
ëndërr ylberi, fjalë e dheut në gurë
një shenjë flamur.
Qiellit tënd një nur
zbret brigjeve e puth gurët,
si degë shtrihet lugjeve
te burimet e gurgullimet,
melodi e tingujve të lashtë
si vetë fjala, kënga e vallja
si buzëqeshja e harlisur,
plot hirësi e dashuri.

Të shkruash, nuk është "copy & pastë"


Nga Ardi Omeri

Duke lexuar disa krijime, të ndryshme, shumë prej tyre, duke krahasuar stilin, formën, përmbajtjen e këtyre krijimeve të sotme me të kohëve më parë, natyrisht të atyre që kam njohur rastësisht këtu në faqet e internetit, jo të krijuesve të njohur, mendova:- Kane evoluar në pozitivitet disa apo kanë gjetur REDAKTORË "të mirë" të cilët i kanë "formatuar" krijimet!?

Atë ditë u zgjova herët, dola të ble gazetat, ato të miqve të mi që janë tre, në kjoskat e gazeta-shitësve të Durrësit dhe një që e blej për “qejf”; dua ta shoh si denigrohet dita-ditës duke mallkuar e share, si në kohën e inkuzicionit me shumë mëkatarë e shumë moralistë…

Ndërsa blija këto gazeta e numëroja “të voglat” monedha që do i jepja shitësit, një dorë më rreh shpatullat.

Kthej kokën e shoh mikun tim gazetar, mikun tim që e kam njohur në dashamirësinë e tij kur më afroi në vitin 84’, atëherë kur shkrova për herë të parë në një gazetë, një reportazh për një fabrikë.

Pas përshendetjeve të rastit, që janë bërë si kredenciale edhe midis dy të panjohurish e jo më të njohurish, pas disa shakave në lidhje me gazetat e miqve që kisha blerë, shkuam të pimë një kafe aty në krah, në Durrës njihet me emrin “gjashtë këndëshi”, për hir të formës së lokalit.

Duke rrufitur kafenë gllënka-gllënka, duke shfletuar secili nga një gazetë, rrinim pa folur, me sytë e mendjen e zënë mes rreshtave e faqeve bardhë e zi.

Poezi e bukur kjo, -më thotë shoku dhe më tregon një poezi që njëra nga gazetat kishte botuar, një nga poezitë e mia.

-Po, edhe mua më pëlqen, rubrikë e bukur kjo që ka hapur në një gazetë lokale, edhe pse nuk është aq lokale, shpërndahet në Tiranë, Durrës dhe Elbasan, e sinqerisht mendoj se në një gazetë informative, faqja letrare nuk duhet të mungojë. Sot ai ka vënë një poezi timen, edhe në numrat e kaluar kishte vënë, më thanë disa shokë që kishin blerë gazetën, nesër do të botojë poezi apo tregime të tjerëve, krijues të qytetit apo të njohur, të rinj apo të vjetër, libra e artikuj letrarë, nuk mendon se është gjë e bukur, nuk mendon se një hapesirë per letrarët e sidomos për letrarët e rinj, si ajo që kisha hapur tek revista që botoja unë, është e mrekullueshme?

-Po, natyrisht, edhe une e mendoj si ty,- shoku dhe miku im, që nga gazetaria ishte mjeshtër, dhe që unë e quaj profesori im edhe në fusha të tjera me shaka e me respekt, ai që unë shpesh e quaja, “djali për shpirt i Makiavelit”, po më vështronte drejt e në sy dhe me shumë seriozitet vazhdon:

-Ardo, do të tregoj një gjë që ka ndodhur realisht me një shokun tim, gazetar, redaktor e krijues i njohur.

Unë po e vështroja në sy pa më lëvizur as një qerpik, serioziteti i tij, unë e dija, tani do dëgjoja ndonjë “të fortë” por edhe pak “djegëse”, nga ato tip shakashë të tipit “me të qeshur e me të ngjeshur”...

Një ditë ai, ky miku im pra, filloi të më tregonte shoku,- sapo hap derën e shtëpise i lodhur nga streset e shumta të ditës që kishte filluar gati që pa gdhirë, gjen të emën në këmbë që po e priste me një fletore në dorë.

Pa pritur as perqafimin e tij të zakonshëm, madje dhe pa asnjë përshëndetje, e pazakontë për plakën kjo gjë, ajo “hidhet në sulm”:

-Dëgjo biri im, këtu ke disa poezi të mia e dua të më bësh një libër!

Krijuesi hapi sytë i çuditur, dhe duke buzeqeshur pak më shumë se zakonisht mori fletoren në dorë që ta shfletonte për të parë çfarë “mrekullishë” kishte brënda.

Ndërkohe e ema, që kishte parë buzeqeshjen e habisë të të birit, vazhdon:

Mos më bëj të habiturin mua, dëgjo, bëmë librin e mos e zgjat!

Po lermë mama të lutem, për kokën tëndë, ik me gjithë këto shakara që s’ja kam ngenë, jam shume i lodhur, e pastaj çështë kjo që të ka hipur në kokë, ç’ne që të është mbushur mendja që të bësh libër, ti sikur s’para ja thua nga këto gjëra!?

Po ja, kështu, mu tek dhe mua, mendova:- Po bën libër kjo poshtë nesh që s’e ka haberin nga bie poezia, vetëm se ka një “mik” ( e ema i shkeli syrin) e jo më unë që kam tim bir shkrimtar të famshëm, gazetar të famshëm, botues të famshëm etj, etj!

Qeshja me lot ndërsa e dëgjoja fundin e tregimit të shokut tim, ndoshta sepse po kuptoja fundin pa ardhur ende fundi, dhe pas së qeshurës që erdhi duke u rralluar si një gotë raki e mirë, që pihet duke u shijuar, vazhdova unë:- e fortë kjo, dhe sinqerisht e prisja, mendoja çdo të jetë e “forta” e radhes në shakate e tua, por besoj se ke të drejtë.

Ka shumë, shumë botime e ka shumë që s’dinë as të shkruajnë e botojnë libra, libra pa kriter vetëm se kanë dy lekë dhe shtëpive botuese nuk i intereson fare se ç’vlerë ka libri, ato mjaft të marrin paratë dhe pastaj “veten vrafshin” këta që botuan dhe letërsia vetë, është kthyer në biznes!

Unë,- vazhdova ligjëratën i menduar dhe pa e parë në sy,- nuk jam ndonjë mjeshtër apo akademik në këtë fushë, por më vjen keq kur shoh e lexoj krijime pa asnjë vlerë poetike,sipas mendimit tim modest, gjithnjë sipas mendimit tim, pa asnjë rregull drejtshkrimor, me gabime ortografike të tmerrshme, e ketu se kam fjalën për një “ë” apo “c” që nuk është “ç”, sepse e kuptoj që ndoshta nuk kanë tastieren në shqip e nuk njohin mënyrën e korrektimit, jo, unë flas për gabime gramatikore apo për mëndjendriturit që përdorin fjalë të huaja për të treguar që janë me kulturë, ndërkohë që gjuhën shqipe se njohin fare. Pastaj vjen ajo, mrekullia! Pasi kanë gjetur një “shok” ( shkela syrin), apo “me ndërhyrje” një redaktor, botojnë një libër, dhe kur e lexon librin fillon e bën dallimin nga poezia që ke lexuar disa kohë me parë e të asaj që është botuar! Nuk janë njëlloj, “rreshtimi” vargu, fjalët pa asnjë gabim gramatikor, drejtshkrimi si në fakultetin e gjuhë-letërsisë e shumë të tjera që të bëjnë të mendosh se “puna” e mirë e redaktorëve ka bërë “një krijues” të ri, një libër të ri që s’do të ketë më shumë se familjaret e tij për lexues ose do të bëjë vetëm mbushes raftesh në libraritë që gjithsesi janë plot me libra që nuk shiten për arsye objektive dhe subjektive, por edhe për këtë, kjo ndoshta është një nga arsyet më të mëdha, po a është e ndershme e gjithë kjo!?

Ai, miku e shoku im, më vështronte në sy e qeshte hidhur, tundte kokën e më tha:- E kush jemi ne që të ndryshojmë botën, sot kohët kane ndryshuar, sot botojnë të gjithë poezi!

U ngritem nga “gjashtkëndshi” e duke u përshëndetur u ndamë, secili në punët e tij.

Ndërsa kthehesha për në shtëpi mu kujtua peripecia në botime, në liber e revista, mu kujtua redaktori “i famshem” gati sa një “perëndi” që me tha se merr nga njerëz që jetojnë jashtë 300 euro për “redaktim dhe pasurim”!

Po po, ai pasuronte krijimet e të tjerëve!

Unë në atë kohë kam qeshur pa menduar që ai po i bënte një dem të madh artit të të shkruarit, ai po fitonte në kurriz të një çështje më madhore se “pesë para” dhe sinqerisht nuk kam menduar kurrë se ai ishte kaq mjeshtër në krijimet e tija sa të bënte “pasurim” të krijimeve të të tjerëve.

Pastaj mu kujtua një mikja ime poete, një poete shumë e mire. Po, poetesha ishte vërtet një “ustalleshë” në krijime dhe me vonë e takova edhe në një promovim. Aty kuptova rëndësinë e redaktimit nga një “ustalleshë” si ajo dhe promovimit nga persona që artin e kanë në gjak. Me atë që pashë dhe dëgjova në atë promovim, në cilësinë e të ftuarit, me atë recitim prej aktoreje ajo, poetja, mund të emociononte dhe një eskimez në pol të ngrirë të veriut që edhe pse s’di shqip do të blente çdo libër të propozuar nga ajo!

Nuk e kam për librin që u promovua aty, asgjë që të them se u promovua një libër që nuk vlente apo jo, absolutisht për libra të tjerë, që unë ato poetë , le ti quajme siç quhen tashmë, “i njihja” nëpërmjet facebook-ut që atëherë kur lexonin dikë që shkruante dhe veç kur shikoje, lexoje që kishte krijuar dhe ai/ajo! Shikoje ato që po i thoja më parë mikut tim, gabime gramatikore që të bënin të mendoje se ky person nuk e njeh letërsinë, se ky person nuk ka lexuar kurrë një libër në jetën e tij, se jeton me “erën” e facebook-ut e ja, filloi të shkruajë sipas modës:-“sheh rrushi rrushin e bëhet dardhë!”

Por , -vazhdoja të mendoja ndërsa po i afrohesha shtëpisë,- nuk mjafton që shkruajtën, komentet në atë “poe-zi” ishin sikur po i drejtoheshin një krijimi të mrekullueshëm që asnjë nga poetet më të famshëm të botës nuk e kishte krijuar më parë, komente që të “dehin” me ...

Hyra në shtëpi, pashë raftin e librave me keqardhje tek mu kujtua një “krijuese” që me pyet një ditë, mbasi kisha publikuar një poezi ku permendja Dante Aligerin, por pa mbiemer, “thoja” vetëm Dante, dhe ajo që nuk e kishte idenë se kush ishte “ky Dante-ja” më thotë:- sa bukur që kishe futur Dante-sin te kjo poezia e fundit!

-Kë Dante-s e pyes?

-Edmond Dante-sin pra, ate tek filmi Konti Monte Kristos!

O perëndi, ajo e quan veten poete dhe kur shkruan dy rreshta sheh që njëqind persona i kanë bërë like, lexon pesëdhjetë komente prej “specialistësh, akademikë pa akademi, doktorë pa doktoraturë, asistentë profesorë e profesorë”, të gjithë që lavdërojnë krijuesin-en!

Më pas mu kujtua një “krijuese” që i ishte mbushur mendja se bente poezi, më duket është e bindur akoma ndoshta për faj të të tjerëvë,që pasi kishte paguar për redaktim, kishte paguar për botim, pasi krijoi dhe faqen e saj si Poete personazh publik, na shkruan një notë ku përpiqet të denigrojë redaktoren e librit të saj sepse i paska vjedhur lekët sipas saj! Notë, që unë në atë kohë e kam quajtur të turpshme duke i shkruar në publik:- “Juve e nderuar sot falë kësaj redaktoreje dhe punës së saj shumë të mirë, gati në mrekulli, keni një libër të regjistruar në bibliotekën kombëtare shqiptare, sot juve deklaroni se jeni poete. Unë i kam lexuar dhe e njoh poezinë dhe shkrimin tuaj, unë s’do të mund t’jua bëja këtë “nder” që ju ka bërë ajo, për asnjë shumë. Juve duhet vetëm ta falenderoni!”

Më pas mu kujtua takimi i radhës më poeteshën ku unë e kritikova miqësisht e me shaka se “po mbush shqipërinë “ me poetë dhe ajo me shumë sinqeritet mu përgjigj:- Unë duhet të jetoj Ardi, unë s’kam profesion tjetër, kjo është ajo që di të bëj më mirë, redaktoj dhe korrektoj, shkruaj e botoj.

Ajo kishte të drejtë, unë i dhashë të drejtë, në fund të fundit secili bën atë që di të bëjë më mirë, secili ka të drejtën e tij të botojë një libër, por që nga kjo e deri që të vetëquhen poetë e shkrimtarë sikur të ishin H’onore De Balzak a i madhi Dritëro, është shumë, është e patolerueshme.

Unë do ja korrektoja dhe do ja botoja meqë bëhet fjalë për të jetuar e fituar ndershmërisht jeten, ashtu si i kanë shkruar, ashtu, pa “i pasuruar” duke i dhënë formën e një poezie, ashtu, që të gjithë të lexojnë e bashkë me këta pseudo krijues të kuptojnë që të shkruash s’mund të jetë “copy&pastë”...

Migjeni në dokumentet arkivore


Me rastin e 75-vjetorit të vdekjes:

DOKUMENTE ARKIVORE,
PAK TË NJOHURA,
PËR MIGJENIN
MËSUES NË VRAKË              

Nga: Prof. Murat Gecaj
publicist e studiues - Tiranë

1.
- Me shkresën e Ministrisë së Arsimit nr.l574, datë 8.5.l933, dërguar Kryesisë së Këshillit të Ministrave, Millosh (Gjergj) Nikolla propozohet mësues në katundin Vrakë të Shkodrës, me  l60 fr. ari në muaj, " mbasi i naltpërmenduni ka krye Normale të Ballkanit. Të dy ( është fjala dhe për mësuesin shkodran Lin Çurçia,-shënimi im, M.G.) të përmendunit hynë për së pari në shërbim të arësimit".

      (AQSH i RSH, F. Këshilli i Ministrave,viti 1933, Dosja IV-338, fleta 564)

-  Miratohet me Vendimin e KM, nr.874-a, datë l3.5.l933 ( Po aty, f.565)

- Drejtoria e shkollës plotore "Skanderbeg"-Shkodër, me shkresën nr. l2/VI, datë 27.5.l933, njofton se Millosh Nikolla filloi detyrën si mësues në fshatin Vrakë të Shkodrës, më 27.4.l933. ( Po aty, f.569).

2.
Mbretnia Shqiptare
Shkolla mikste-Vrakë
         Nr.31           P.T. INSPEKTORISË S' ARSIMIT
                                                                               SHKODËR

Kam nderin me i njoftue asaj P.T. Inspektori se sot u paraqit në krye të detyrës titullari i kësaj shkolle dhe filloi mësimet rregullisht.
                                                                                Zav.Kryemësuesi
                                                                                  Millosh Nikolla
Vrakë, më 27.4.l933

                   ( M.Kraja, " Migjeni mësues", faqe 31, fotokopje dokumenti)

3.
Në raportin për vitin arsimor l932-l933, me shkresën nr.79/ IV, datë l.7.l933, të Inspektorisë së Arsimit Shkodër, për shkollën e Vrakës thuhet se ajo:

" ka pasë 4 klasë kolektive, dy nga dy", me mësues të klasave I-II Millosh Nikollën

( klasa I me 25 nxënës, klasa II me l4 nxënës) dhe klasat III-IV me mësues Cin Bushatin. Shënohet se mësuesit: " kanë punue me zell e kujdes dhe me harmoni të plotë midis tyne".

                                                        ( AQSH i RSH, MA, 1933, D.14, f.115 )
4.
Millosh Gjergj Nikolla (Migjeni), me shkresën nr.l0, datë 3 mars l934, kryemësues i shkollës mikste në Vrakë të Shkodrës, e informon (me shkrim dore e kaligrafi të bukur)  drejtorinë e shkollës "28 Nandori" të Shkodrës: '' mbi gjymsen e parë të vjetit shkolluer".Aty tregon se mësimet filluan më 25 shtator l933. Më tej, shënon se: "para fillesës së mësimevet janë kenë regjistrimet" dhe u regjistruan 245 nxënës. “Por, tue marrrë parasysh ngushtësinë e lokalit shkollor dhe kapërcimin e moshës së detyrimit shkollor, në marrëveshje me Inspektorinë e Arsimit në prezencë, me datë 5 Tetuer l933, numri i nxanësvet asht paksue në l34   (dhe me shkrim,-shënimi im, M.G.). Tash, në kohët e fundit, me shpërnguljen e familjeve të nxanësvet në Jugosllavi, ky numur ende asht  paksue në 98 (dhe me shkrim,-shënimi im, M.G.). Migjeni shënon se ndjekin mësimet rregullisht 80 nxënës. Më tej tregon se, siç dihet, kjo shkollë ka qenë private, deri në mbylljen e tyre dhe se mësimet jepeshin përgjithësisht në gjuhën serbe. Ndërsa: " Mësimi i shqipes asht kenë i caktuem ka nji orë në ditë, por-defakto-as kjo orë në ditë nuk asht ekzistue,-se çdo aktivitet serioz prej nji mësuesit shqiptar asht kenë i penguem. E mjaftë asht prej këtyne mësuesve që kanë muejt me ia mësue fëmivet germat e shqipes dhe disi këndimin- verte pa kuptim, por prap mund të shenjohet nji hap i vogël përpara".

Më tej, Migjeni shënon, në shkresën e tij, se programi i shkollave fillore nuk është venë në zbatim, pasi: "nxanësit nuk e dinë shqipen, se në të gjithë katundin nuk dëgjohet as një fjalë të gjuhës shtetnore". Pastaj thotë se katundi i Vrakës përbëhet prej 6 lagjeve: Boriç' i Math, Boriç' i Vezirit, Gril, Omarej, Rrash e Kullaj. "Fëmitë e këtyne tri lagjeve mrame kanë thye gjuhën për shqyptimin e shqipes jo me aq vështirësi të madhe, për arsye se kanë pasë marëdhanje me malsorët n'anë të Lindjes e të Veriut; nsa tri lagjet e para janë fare t' izoluem.Por, në kohën e fundit, mjerisht, nxanësit që kanë pretendue ta mësojnë shqipen ma mirë, dmth prej lagjeve Rrapsh e Kullaj, të gjithë janë shpërngulun".

Më poshtë, Migjeni vijon të tregojë se kujdesi i mësuesve për ta përdorë shqipen jashtë shkollës ka qenë: "gadi fare i pafrytshëm, sidomos tash- kurse trutë e njoma të fëmive janë bllokuem me andra mbi një "Dhe të premtuem". N'orët e mësimit asht evitue sërbishtja sa asht mujt ma tepër". Më tej shton: " I arsyeshëm asht pamë mospërdorimi ma hapt i serbishtes, pse fëmija nuk ia vejnë veshin të folunit shqip, kurse e dinë se po ajo vet do t'i thohet e shtjellohet serbisht". Pastaj Migjeni vijon: "Nji cilsi të fëmive jo të lavdrueshme në pikëpamje të formimit të karakterit, kjo asht pretenza të padisin shoqishojnë për asgjesend" dhe tregon se kundër këtij “korupcioni fëminuer, personeli mësimuer ka veprue me sukses".

Në mbyllje të informacionit të tij, Migjeni shënon se, për të pasë sukses në këtë punë, kërkohen mjete mësimi me numër të mjaftueshëm dhe të tërhiqen fëmijë në shkollën e Vrakës dhe nga katundet Shtoj i Ri e Shtoj i Vjetër:  "e në këtë mënyrë, ky ndërlikim gjuhe dhe mentaliteti kish me ba të veden". Gjithashtu, propozon se duhet " një ndërtesë ma e madhe dhe me vend ma të përshtatshëm".

                                               (AQSH i RSH,Fondi MA, 1934, D.131, f.118-119 )
5.
Me shkresën nr.20, datë 8 qershor l934, mësuesi  Millosh Nikolla e informon Inspektorinë e Arsimit në Shkodër, nga shkolla e Vrakës ku shërbente,për nxënësit e klasave të ndryshme. Kështu, në klasën e parë: regjistruar - 77, të rregullt-27, kaluan-l0; në klasën e dytë: l9-6-4; në klasën e tretë: l3-7-4; në klasën e katërt: 11-1,-,-; në klasën e pestë: l5-5-5. Aty shënon se: në klasën e parë ishte mësuese Sofije Kushi, në klasën e dytë- Dhimitër Kushi e në të tjerat- M.Nikolla: " puna e të cilit- në përdorimin e sa ma të haptë të gjuhës shtetnore nga ana e nxansvet- asht përfundue me sukses".

Po në këtë shkresë, M.Nikolla (Migjeni) tregon se regjistrimet janë bërë më l8 shtator dhe mësimet filluan më 25 shtator l933. Në pikën 1 ankohet për zvogëlimin e numrit të nxënësve, nga shkaku i shpërnguljes së prindërve në Jugosllavi. Ndërsa në pikën 6 shënon: "Gjendja e ndërtesës nuk asht e pëlqyeshme". Kërkon të ketë dhe mjete mësimi, që mungojnë.Në fund shënon se për "javën e drunit" janë hapur gopa, por kanë mbetur ashtu, pasi nuk janë dërguar fidanët e kërkuar!...

                                                        ( AQSH i RSH, MA, l934, D.131, f.120-121 )
Shënimi im:

Këto dokumente, pa ndonjë koment të veçantë, për jetën dhe veprën e mësuesit dhe Poetit tonë të madh Kombëtar, Millosh Gjergj Nikolla (Migjeni), kur ai ishte mësues në Vrakë të Shkodrës, i kam nxjerrë vite më parë, nga Arkivi Qendror Shtetëror i RSH-së, për përdorim vetjak. Siç e shihet, sipas rregullave arkivore të asaj kohe, vetëm një pjesë e origjinalit është venë në thonjza. Pjesa tjetër është sqaruar nga ana ime, duke i qëndruar saktësisht përmbajtjes së origjinalit të dokumentit.

Tiranë, 20 gusht 2013