Freitag, 23. August 2013

Letërsia fantome


Tema e dilema
 
Nga Fadil Curri

Kohët e fundit në FB, nëpërr shkrimet letrare shqipe është e përhapur letërsia fantome, sidomos në poezi. Më rastisi që edhe unë të jem log i kësaj letërsie....

Një miki imi anonim me identitet të fshehur pas një nofke, dorën në zemër është mjeshtër i fjalës kritike, një ditë në faqen time postoi tekstin kritik për një libër, titullin e të cilit nuk e përmend fare dhe bënte fjalë për një autor që emri e mbiemri nuk i përmendet fare në tekst, por me nofkë. Të jem më i qartë; autori i tekstit kritik është fantom, libri nuk kishte titull(fantom), “profili” që e krijonte ishte fantom, por edhe autori i librit për të cilin shkruante ishte fantom. Bile, në një shkrim tjetër “klienti” letrar i krtikut e arsyeton fshehjen pas nofkës së kritikut, sepse me rëndësi është se çfarë shkruan ai, e jo identiteti real!
Sipas kësaj logjike, nëse të gjithë ia nisim të shkruajmë me pseudonime e nofka, për autorët poashtu me nofka e fantomë me tituj librash gjithashtu fantomë, del se ne do të krijojmë letërsi shqipe fantome. Krahasimisht thënë, kjo dukuri i ngjan një zëri që e dëgjojmë e që nuk e dimë nga kush vie, kë e thërret dhe për çfarë qëllimi e bën klithmën(është urim ose mallëkim, shpëtim ose vrasje, kërkon ndihmë ose do të mbysë dikë).
Letërsia anonime ka traditë dhe pamje të shkëlqyeshme në shkrimin shqip. Shkrimtarët e arritur shqiptarë kanë shkruar edhe me pseudonime, si janë Gjergj Fishta. Filip Shiroka, Luigj Gurakuqi. Faik Konica, Mit-hat Frasheri, Esad Mekuli e disa të tjerë, në kohën e sudnimit jugosllav ka ekzistuar shtypi ilegal shqiptar me autorë-pseudonime, para disa deceniesh kane shkruar shumë satiristë me pseudonime, por kanë pasur arsyet e tyre jetësore ta bëjnë, duke dashur të shpëtojnë më shumë penën se jetën e tyre. Ka edhe shumë krijues nëpër periudha e rryma letrare që dukuritë negative i kanë fshikulluar me thumbet e tyre letrarë për qëllime përmisimi shoqëror me identitet anonim, por katëtrshi socio-letrar(kritiku-autori-libri-lexuesi) fantom vetëm sot po përurohet në letrat shqipe.
Letërsia fantome është përpjekje joserioze e jashtë kodit kulturifikues në permasa, sepse rrezikon të jetë introverte dhe e klishetizuar brenda rrethit të anonimitetit të domsodoshëm. Rrugët e shkrimit herë-herë të dërgojnë deri në ashpërsimin e gjuhës, mirësjelljes, shijes së katërshit deri në përbuzje e shpifje, fyerje e sharje të pameritueshme që mund të kërkojnë edhe ndihmën e gjyqësisë. Atëbotë identiteti autorial e letrar, lexuesor e opinionor do të ishte i domsodoshëm për demistifikim me autorësi reale. Letërsia klandestine ka edhe disa rerziqe të tjera që nuk e arsyeton fshehjen identitetore, shkakton plot truqe, ndërkëmbëza e kontrabanda letrare me pasoja të paparshikueshme jo vetëm letrare.

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen