Dienstag, 20. August 2013

Xhelal Luca: Cikël me poezi


MOS M'IA PRE FLOKUN

Ky  fllad  që  gushën  ta  rreh
Dije!…Eshtë psherëtima ime
Erdha në formën që ti s’e sheh
Të të puth gjithë ledhatime
 
Nëse drithëron e të përzihet mike
Mos shko tek mjeku për vizitë
Eshtë shtatëzani profetike.
A nuk bëjnë kështu perënditë?
 
Për këtë fëmijë mos lyp atësi
Se do të të tallin ,si e çmendur
Të vërtetën as ti nuk e di
Se si ky ëngjëll është endur.
 
Ma laj agimeve ndër ujëvarave
Për tu ter  m’i ven diellin në dorë
Ma vish me ylbere,lulkuqe e të bardha
Dhe lëre me zanat të vejë kurorë
 
Ma bëj  arbërorë,mos m’ia pre flokun
Për zemër do të m’i vesh një kep
Të kalërojë  retë ,siç kalëron gjokun
Nga Ulqini ,
Në Prevezë,
E të kthehet në  Perlep.
 
Mike
Djali jonë  do të jetë Profeti
Një komb në lëngatë
Që  e  thërret.



KALORËS I VETËTIMAVE

Do të mbuloj me xhubletë shpirti
Kur në acar kocka të ther
Do të vij shigjetë si zog petriti
Pa u ndal as drit as terr
 
Do të hyj në ëndrren tënde
Të të zgjoj si fëmi i praptë
Do të bleroj në buze e mëndje
Të ti bëj të gjiha hovet zap
 
Do të shaloj erën e malit
Oh jam kalorës vetëtimash
Të endim gjenezën e djalit
Me tcuname psherëtimash
 
Pastaj rro’ ti për njëmijë vjet
Si një bli që nuk përkulet
Veç ma fal hijen e qetë
Kur mbi mua të mbijnë lulet.



VALLËZO ME YJET

Në mandilen e shpirtit
Një puthje të kam sjellur .
Merre dhe vere nën krye
Me dritën e syve
Ta kam mbeshtjellur
Që të vallëzosh sonte me yje.



 I HUAJI

Mbeta pasqyrë e thyer e ëndrrave të mia
Një jetë të tërë nga mbrapa s’mu nda hija
 
Mbeta në qiellin tim jerm ,krejt i huaj
Për atë që s’e them dot , shumë e vuaj
 
Nuk u ngopa ,dhe nuk desha sofër pasanike
Prap do të iki i panginjur me sytë e tu moj mike
 
Ti jeton mungesën time me plagë malli
Unë kafshoj hekurat e kafazit në burg djalli.




MONOLOG NE VARGJE

-1-
Nese ne ndonje stol
Buze Lane
Do gjeni flet blloku te grisur
Shikojeni, ka vargje
Nga nje poet i krisur.
Nuk eshte manjak
As kurvar.
Eshte thjesht
Nje poet i shkare.



-2-
O njomez terfili
Gojez bilbili
Ne shpirtin tend pranvere
U deha me vere
Pa te pare dhe nje here
Vdekja nuk me merr.



-3-
Nuk e di dje
A qeshe
A ishe e lumtur
Cilen pallto veshe
Per tu dukur siç je
E bukur


Ne kete pervjetor
Internet jot me mungoj
Ne qindra urime
Syri I shpirtit
Pike vese renkoj


Bija ime
E bukura ime
Drita ime
Dhimbja ime
Qe s’di pse
Nuk me uroj
Ani
Une prape te bekoj



-4-
Shkruan ne rreze dielli
Ne nje ishull
Larg ne Atlantik
U burgos Napoleoni
Nje zjarr
Qe kurr s’u fik
Ne gjerdanin e Frances
I Ndrin medalioni


Eshte nje poete diku
E njihni dhe ju
Me trup shume larg
Shume afer me poezi
Flet me ne
Ne cdo varg
Nese e ngujuan
Me rreze dielli shkruan


Se poetin nuk e mban
As bodrumi burg
Ne keshtjell
Ajo polenizon ne eter
Me petale puthjesh
Mbeshtjell.
E pra Franca ka
Napoleonin e Pare
E ne kemi ne poezi
Nje poete fanar.



-5-
Kur kendojne bilbilat
Kendo, bilbilo Pilo Zuba,
Ne te lensha…
Ty, qe ngren piramid
Ne poetike
Do ta shkermoqi
Vec me vasha
Do ta bej cop e cike


Je mesuar lirshem ti
Te kendosh per nimfa, per zana,
Por nuk e di
Se Enxhi Krasniqi
Ta kall zjarrin nga brenada


Dhe kesaj here
Do ta shperbej muzen
Ne mijra ylbere.


E une vecuar ne pleqerin time
Ju puth, ju perqafoj
I dehur ne keto vargezime.


-6-
Dore per dore
Vella.
Ne jemi dy sy,
Njeri jam une,
Tjetri ti.


Ne jemi dy duar
Per tu shternguar
Per tu bashkuar

Osman vella

 Vella binjak
Paj kemi nje bajrak
Shkabe te zeze
Te lare me gjak


Shqipen e kemi
Me dy krena
Se jemi
Qendres ne bedena


Vella
Jemi ushqyer me palc guri
Lind e rrit me pal flamuri
O sot o kurre
Te na ndris nuri
Dashuri ne çdo plis
Dashuri ne çdo kokerr gruri


A nuk eshte ky amanet I te pareve
Qe tokat e baballareve
Ti kemi pa gardhe e arave
Osman vella
Do te bejme dasem hata
Ne kete netor
Jemi dasmore
Te gjithe ne Vlore
Ku valon flamuri me dy krenore
Bashke te hedhim hore
Ne kete 100 vjetor
Vellezer te lidhur
Shpirt per shpirt
Dore per dore.

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen