Nexhmi
Hoxha është një poet çam i cili u nda nga jeta në një moshë të re.Ai arriti të
botojë vetëm një libër me poezi që titullohet "NJË PLLAJË DIELL".Atëherë
isha i ri rreth 29-30 vjeçar,kur rastësisht do të njihesha me të. I shtruar në spital ku luftonte me vdekjen,më
dhuroi librin e tij të parë dhe të fundit me poezi "Një Pllajë
diell".
Asnjëherë
nuk e harrova këtë poet çam që këndoi me pasion dhe me dashuri për vendlindjen
e tij,Çamërinë.Ai nuk ka shumë poezi,sepse vdekja e mori para kohe.
Në vitin 1994,kur
u botua libri,ai iu dhurua miqëve dhe dashnorëve të poezisë nga vetë autori.Një
libër që nuk bëri bujë në shtyp, në televizion dhe në përurimet e bujshme.Ai qëndronte
i heshtur në mes librave të shumtë të biblotekës sime,dhe herë pas here unë dëgjoja
këngën e dhimbshme të poetit çam që më vinte në mendime.
Për këtë
libër të vogël thanë fjalën e tyre shumë specialistë të letërsisë.Por në
zhvillimet e vrullshme demokratike ai la pas jehonën e tij.
***
DASHURIA,DHIMBJA
Një nga
studiuesit më në zë të letërsisë,Bashkim Kuçuku,shkruan për librin e poetit çam
Nexhmi Hoxha : se në këto poezi ka një dashuri dhe një dhimbje të thellë.Dashuria
është për atdheun në tërsi,sidomos për vendlindjen-Konispolin,ndërsa dhimbja është
për vatrën çame,pjesë e këtij atdheu,por e çpopulluar përdhunshëm prej gjysmës
së banorëve vet autoktonë,prej nga janë prindërit e autorit.Krahas këtyre
shqiptohet ripërtritja e vetëdijes,e mendimit dhe e psikologjisë,tashmë,të
çliruara.Dashuria paqësore dhe drama e humbjes që shpresohet për t'u rikthyer në
tokën e tyre të shenjtë,përbën botën e autorit,e cila mund të ishte shprehur nëpërmjet
vargjeve shumë vite më parë kur ai filloi të shkruante.Por,nëse dashuria e mirfilltë për
atdheun do të ndryhej patjetër në dashurinë për atdheun socialist që,natyrisht,e
vështirsonte frymëzimin,shpalosja e dramës së humbjes së Çamërisë ishte rreptësisht
e ndaluar.Këto,ndofta,kanë qenë edhe dy nga shkaqet kryesore që Nexhmi Hoxha,me
ndonjë rast të rrallë,nuk arriti të botojë poezi në rininë e parë,sepse,bota e
tij ose do të ndryhej,ose do të ishte e ndaluar.Heqja e censurës çliroi
shpirtin,vrullet dhe pasionet e secilit.Prandaj edhe ky libër,që,përveç bukurisë
poetike,shpreh sidomos botën e autorit,është jo vetëm fryt i çlirimit të
shpirtit,por edhe të botimit të lirë.
ODE ÇAMËRIE
MEDITIM NË
BUTRINT
Qytet i
lashtë,
Sajdisur
gjelbërim e kaltërsi.
Në gjirin tënd,
Gjeneza ime
ilire,konturuar,
Ndaj ulur në
sofrën e gurit
Mendimet
m'u turfulluan.
SOFRA
Në këto pesë
copa dërrasë,
Uleshin
bijtë e nënës pranë e pranë,
Ja tek kjo
sofër.
Shtrohej
varfëria e bujaria,veçëse buzagas.
Kohë lufte
qe,
Disa ikën e
s'u kthyen më,
Gjakun ia
dhanë fushës së flamurit.
Mendueshëm
flet zemërbardha nënë,
Për djemtë
në muze këtë sofër po e vë.
PIRRO BURRI
Legjendën e
Pirros unë mirë e di
Se Ledhëza
e leu atje në Çamëri,
Gojë më gojë
emrin brezat ia përcollën,
Nga Bozhuri
i lartë gjer tek unë e sollën.
Thonë se
ishte jetim me dy motra ipje
S'rron dot
pa to,në flamur i rriste,
Pirro Burri
trim në sojin e tij
Lule gjaku
çelur,feks në Thesproti.
Unë vij pij
dritë tek bëmat e tua,
O stërgjyshi
im,ti rron veç me mua,
Brezat që
kanë ikur dhe ata që vijnë,
trimërisht
me ty,në legjendë do rrinë.
OSMAN TAKA
Trimëria
në bisedë të
ftonte
dhe rrugë të
kërkonte,
Bukuria
zili të kish.
Kur hyje në
valle
Vallja
drithërohej e ngrente dallgë fustanellash.
Dhe sytë që
shikonin atë ritëm marramendës.
Kurrë s'e
kuptuan,
Në ishte ti
vetë vallja
A vallja
valltari ish.
Historia
"Bujrëm,të
tha,në odat e mia"
Unë të them
bujrëm
Në zemrat
tona këmbëkryq të rrish.
LULJA
SHQIPTARE
Ty të
flisnim lule,të thoshim dhe bletë,
Ishe belkëputur,trup
dhe hap të lehtë.
Çupë në
Janinë,nuse në Konicë
Bila
abetare,ishe dhaskalicë.
I prashitur
gërmat,këngë shqipëtare
Lëshuan filiza,lëshuan
lastarë,
Ti ike shumë
shpejt porsi zog në re
emrin nuk
ta di,një fjalë s'ma the.
SHTËPIA E
TIM ETI
Ish mëngjes.
Pika e vesës
ende s'ish tharë,
Tisi
diellor me përtim hapsirës binte.
Ca miza zemërake
fytyrës më çukisnin,
Në atë
zbritje të përmallshme,
drejt shtëpisë
së tim eti.
Përballë:
Shtëpia e ëndrrave të mia,
që kurrë
s'e kisha parë as në ëndërr,
Shtëpia ku
u lindën dhe u rritën brezat rradhë,
Sot djegur
murenxirë,gjysmë rrëzuar.
Njatjeta gërmadhë!
E dashura gërmadhë,
Që kurrë s'të
pa e s'e pe fëmijërinë time!
Lotët më
djegin,
Zemra më
pulson marrëzisht kraharorit,
Goja asnjë
fjalë!
Asnjë fjalë
aty s'lashë,
Veç puthjes
së pragut
Dhe asaj që
pashë...
ODE ÇAMËRIE
Në sheshin
e qytetit tim një rrap,
Shpatullat
ka stisur e krahët hap,
Nën
sqetullat e tij mbrëmbjeve rrimë,
Një gotë
fllad nga flladi pimë.
Shpesh tund
kryet e mendueshëm thotë
shekujve
brezat rreth e rreth janë mbledhur
Prehërit e
tij ka derdhur lotë
Valle në
gjirin e tij kanë hedhur.
I lashtë,i
sertë në dukje ky rrap
Rritur me
zhëng besë trimërie,
Ndaj
legjendës personazh do prehet,
Sheshmejdan
burrash - ode Çamërie.
Pergaditi
Kujtim Stojku.
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen