Freitag, 19. Februar 2016

Kujtim stojku - Cikël Poetik



ZILJA E SHEJTANIT

Dëgjoj kërcëllitjet e dhëmbëve të dimrit veshur me kostum gri,
Pushi i bardhë i mjegullës ëmbël mbi të është shtruar,
Nata ndahet pjesë pjesë pjesë nga vijat e verdha të kostumit të zi,
Pak më tutje më duket se dëgjoj zëra,oshëtima e tyre vjen duke jehuar.

Përmes këtyre zërave të largëta,
Që eterin e përshkojnë në mënyrë valore,
Unë dëgjoj këngën e qyqes që këndon mbi kalin e bardhë,
Nata lëshon mjekër, thinjet me ngjyrë dëbore.

Prej maskash shtazarake qetësia prishet,
Prej gjuhës së gjarpërit na përcillen mesazhe perëndie,
Dozën e helmtë shoh mbi njerzit të rritet,
Turma dallgëzohet,e trembur nga djajtë me krena shtrige….



NJË ZË OSHËTIN NGA DHEU

Nuk e di pse maja e penës m’u thye,
Kur për këtë atdhe u nisën luftëtarët,
Ku në gjakun e kuq pena ime u ngjye,
Sot u coptua prej pushtetarëve,
Fjala pikon gjak keqas nga trutharët.

Deri më dje shpresën e kisha varur në vështrimin e shqiponjës,
Ku kryet të mos e varja në ankth,  në vaj e në zi,
Shpirti yt sot shpërthen në oshëtima dërmonjës
Ushtar i  madh i kombit,s’guxoj dot të shoh në sy.

Kur morëm vesh se dhe shpirt,qamë hidhur,
Si oshëtima e luemjëve gjama ushëtoi,
Zemra çirret edhe sot ajme duke thirrur,
Plaga e vjetër e pabesisë,mendimet m’i ngatërroi.
Me vdekjen tuaj menduam se dhimbjet tona morën fund,
Ëndërronim si ty në ballë të betejës të vdisnim,
Amaneti yt nga eshtrat po na shkund,
E sot më keq se dje,një udhë pa krye po e nisim.

E,unë sot kam mall të jem në mes jush,
Mëkohem në gjirin e tokës si më i devotshmi bir,
Eshtrat po më çahen,dheu është duke u tund,
Gjaku po na ç’ngjyroset,fitorja paska shije të hidhët.

Shpresat dhe dëshirat pse m’i shkele or vëlla,
Ti i dije mirë se t’i lashë amanet,
Trupin vërtetë me dhe ma mbulove,
Për mua më mend s’të ka ra,
Ngrefosesh i shpërfytyruar në mes popullit
Veshur krejt salltanet.

Zemra ime pushoi duke dhënë frymën e fundit,
Më varrose bashkë me pushkën si nishan,
Por mbajeni mend se gjaku i derdhur nuk mund të humbi,
Se jam gur kufi për këtë vatan….

I shtrirë në shtratin prej dheu rri e pres,
Si trupat e shokëve në kaushin e burgut lidhur për medet,
Kositur në llogore nga plumbat vdekja po më merr,
Turbull e dëgjoj urdhërin e Iliaz Kodrës,
Sytë nuk shohin ma, ata më janë err.

Pavarsisht se edhe tani duan të ma shkelin varrin,
Oshëtijnë shpirtrat këlthasin gjithë tmerr,
Si Konstandini do të ringjallem përsëri nga varri,
E kombin tim do ta mbroj përsëri për jetë….



SHQISA TJETËR

Prej brenda nesh kemi dëgjuar pafund pëshpëritjet,
Që në djepin e shpirtit këndojnë për një kohë të gjatë,
Jehonat vinin dhe iknin duke bërë ajrin të dridhej,
Humbisnim kohën në një shkëlqim të butë e të zjarrtë.

Kur vinte vjeshta malet merrnin një pamje majft me delikatesë,
Sytë thaheshin,përziheshin me qiellin blu,kënaqeshin me melodi,
Zërat binin nga qielli,dielli me syrin e zjarrtë ne na sheh,
Demonët thurin papushim himne dhe i këndojnë në liri,
Kur shpirtrat ngjiten,ata asnjë sy nuk i sheh.

Nën dritën e botës së hënës banon errësira,
Stërgjyshërit spiritualisht me grushte po i bien tokës,
Në strofullat e saj me baltë i përqeshin shpirtrat,
Pikërisht në këtë errësirë i zgjidhin ushkurët duke u bërë turpi i botës.

Në fijet e mjekrave të fëlliqta nderi sipas tyre peshohet me okë,
E gjitha kjo duket si një ëndërr makth në gjumë kur ta shohësh,
Prej buzëve gjithmonë na dalin fije të lëmuara,
Ca ecin pa pikë turpi me ballin lart,kurse një pjesë tjetër e ulin kokën.

Ata shkëlqejnë si perla fildishi,
Me një puthje ekstarvagnte krekosen për t’u dukur,
Përmes tingujve të erës zërat bërtasin për furtunë me shi,
Tingëllojnë të uritur nga shikimi njerzor,hipnotizim i çthurur.

Shpirtrat e stërgjyshërve nga skutat e dheut kanë filluar të zemrohen,
Ata po klithin deri në kupë të qiellit plot çmenduri,
Këto ndijime bëjnë tek unë që edhe një shqisë tjetër të zgjohet,
Më hiqet një perde që nuk e dija se i kisha të mbuluar sytë e mi.

Çuditërisht ata se çkanë duke u mbledhur në kujtimet e së kaluarës,
Edhe pse ky brez i prishur mbi varre po u shkel pamëshirë,
Druga po e mbledh mbrapsht fijen e shtëllungës prej furkës,
Nga gjiri i dheut zgavrat e kokës një flakë u flakërin….



QENI

Ëndërron duke rrotulluar sytë e tij të artë,
Çlodhet vetëm në ag,në një qoshe rri shtrirë,
Rënkon duke kuisur edhe në dimrin e acartë,
I përzihen rënkimet me këngën e suferinës.

Para këmbëve gjunjëzohet duke u përdredhur,
Shikon me habi pemët që duken se i lëvizin,
Pastaj turret nëpër plehra me të madhe duke lehur,
I treten dëshirat,i shtohet etja për fusha të tjera,
Nuhat me hundën e tij dhe rend para si i babëzitur.

Në të shumtën e rasteve nuk leh,pas të ndjek me qetësi,
Vështrimi i turbullohet,duke u jaragvitur dhëmbët nxjerr,
E si të afrohet nga pas pa u ndjerë gjithë tinëzi,
Të kafshon me pabesi,shenjën e dhëmbëve si kujtim të len.

Mendimet e disa njerëzëve janë si mendimet e këtij qeni,
Sepse si qeniet nezore edhe ai merr frymë,
Kërcëllin dhëmbët,leh si i tërbuar,jargët i kullojnë në tokë
Më pas kuis gjithë gëzim,tund bishtin dhe gjunjëzohet,
Fillon e të lëpin kur i hedhin një kockë….



NË KËTË MESNATË NËNTORI

Nëntori në mesnatë është i trishtë si shkumës i bardhë,
Kur në qiell hëna ndrit duket sikur qytetin shtyp,
Heshtja mposhtet,dhëmbët kërcëllin ngrica,
Zërat e natës janë të thella,në  vetvete mendimet përtyp.

Retë shqyhen copa copa duke rendur drejt lindjes,
Disku i hënës rrëshqet ëmbël,e bardha çuditërisht ka ngrirë,
Përmes melodive zogjtë dimrorë ia kanë filluar cicërimës,
Në qiell yjet si xixa zjarri kanë filluar të ndrijnë.

Unë si i marrë kam arritur hapat e dritës misterioze,
Ku retë si njolla të murrme gjithë zhurmë i fryen era,
Kur zbardh agu,rrezet e arta të diellit bëhen kapriçoze,
E shkrirë bashkë me ta fillon e merr frymë jeta.

Vështrimi rrokulliset  nëpër humnerat gri,
Drita na ndjek nga pas me hapat e saj misterioz,
Retë shtëllunga shtëllunga kanë filluar të mblidhen,
Nëntori vë mbi sy kësulën e bardhë e duket si burrë serioz…



NË PARIS PËRVAJSHËM BIEN KËMBANAT

Kërcënimet terroriste vijnë nga një ideologji,
Nga mendje të sëmura,njerëz që shkërdhehen me djallin, 
Këta frikacakë që maskohen si martirë,
Si autorë të masakrave të tmerrshme, 
Ngazëllehen nga vrasja e njerzëve të pafajshëm,
Mbi gjakun e tyre si hijenat zhysin buzët me babëzi,
Këmbanat kanë filluar të oshëtijnë gjithë kujë e vaj,
Paris jemi me ty.

Kjo nuk është një luftë,por shpërthim instiktesh shtazore,
Shpërfytyrim i qenies njerzore që klith në frikë,
O Zot, ç’ lemeri,
Paris nuk mund t’i mbajë lotët,
Sa shpesh po të veshin me të zi. 
Përbindësha si nëpër përralla nën klithmat histerike për “Allah”, 
Bashkë me shpirtërat e të pafajshmëve lundroj në detin e lotëve,
Dielli sot e ka fsheh syrin,agu nuk po zbardh.

Hijenave të terrorizmit ne nuk do t’i përulemi,
Në zinë Pariziane edhe unë pjesë marr, 
Dekompozim shpirtrash,kujën a nuk e dëgjoni,
Bashkë me tufën e korbave ju këndoni gjithë mall.
Iluzionet e jetës fluturojnë sëbashku me fluturat, 
Kuja Pariziane deri në vendin tim ka ardhë,
Vrasin shpresat dhe ëndrrat më të bukura,
Fantazi të çmmendura nga njrëz kanibalë. 

Duam apo s’duam kyTerrorizëm,
 Është bërë pjesë e historisë sonë,
Shohim me qetësi kur njerzit theren si berra,
E njerzimi po ngushëllohet,
 Vetëm me vajin që lëshon jehonë,
Për ata që kanë sytë çelë,
Kjo dhimbje çdo kujt i troket tek dera .

Ne jetojmë  në mes të kësajë mizorie njerëzore,
Rrokullisen me shpejtësi shpirtrat në humnerë,
Jeta na është dhuruar prej vetë Zotit,
Paris,dhimbjen tënde deri në asht e ndjej.
Vaji mbështillet me tingujt e këmbanave,
E,shpirti im nuk mundë të heshtë.....



NË EMËR TË ATIT,TË BIRIT E TË SHPIRTIT TË SHENJTË

Oshëtin nëpër shekuj me të fuqishmet vigmë,
Duke i tjerrë shtegtimet si shtëllungat e leshit në furkë,
Prej qiellit dëgjohen lutje e pëshpërima,
Shtegton tradita e lashtë nëpër të kohës udhë.

Sa herë nata na ka parë me sytë e saj fërfëritës,
Me një fytyrë që rrinte  gjithmonë duke u zgërdhesh,
Shakuj shakuj rrokullisesin dëngat e errësirës,
Vithisje që të mos kthehej më ky shterg.

Vështrimet e dritës pasqyronin,
Peizazhi i ngrirë tashmë bën refleks,
Shpirti dhe balta akoma vazhdojnë të rënkojnë,
Në emër të Atit,të Birit dhe Shpirtit të Shenjtë….



TRU ÇYRYK
Poemë filozofike

Prej mendjes çyryk na shfaqen imazhe të shpërfytyruara,
Paaftësi mendore për të folur përmes imagjinatës,
E,prandaj ne i shohim duke u përpëlitur sa me këmbë e me duar,
Vështrimin e kanë krejt të turbullt e, s’mund ta gjejnë kurrë fjalën.
Çdo gjë që shohim me sy na duket sikur e dimë,
Përfytyrimi kërkon shqisën e veçantë për t’iu shafqur mendimit,
Shikon të gjitha llojet e ngjyrave që bashkë me dritën vijnë,
Kurse tingujt dhe zhurmat i kap përmes dëgjimit.
Formën e trupave truri e kap në mënyrë sekondare,
Erërat,bubullimat dhe rrëketë përmes oshëtimës së shurdhët,
Kurse çdo aromë e ndjen përmes shqisës së nuhatjes,
Me kutin e mendjes mat se sa të prishura janë rrugët…
Shumë veçanti i kap përmes ndijesive trupore,
Ku më pas të gjitha kthehen në cilësi,
E brendshmia me të jashtmen janë të lidhura dorë për dore,
Për të pasqyruar çdo gjë, në dhomat e kujtesës rrinë gati.
Kur truri është çyryk,asgjë s’kap me fantazi,
Megjithëse forma të turbëllta qëndrojnë në hyrjet e trurit,
Janë ulokë e s’dalin dot jashtë,mendojnë se u kanë bërë magji,
Imazhet transmetojnë format e perceptimit,
Që të pëshojë fjala duhet të gdhendet me mjeshtëri.
Shumëllojshmëria e figurave na jepet përmes shpërfytyrimit,
Shprehshmëria e fjalës magjike fillon të rënkojë,
Krejt të zbehtë e ka meditimin,
Realen fizike nuk e sheh se është krejt bosh….
Nuk percepton dot përmes përfytyrimit të vërtetë,
Dobësia mentale i afrohet më shumë shpërfytyrimit,
Vështrimi errësohet,shikon qiellin kur nxihet nga retë.
Paaftësi foshnjarake,
Që s’nxjerr dot deduksinet e duhura,
Mendje e shthurur që krekoset gjithë madhështi,
Fantazi që ngatëron bubazhelat me fluturat,
Por shqisat kapin çdo gjë dhe e mbajnë në vëzhgim.
Kurse unë qëndroj në mes të errësirës dhe heshtjes,
Vigmat historike pështjellohen në shpirtin tim gjithë zhurmë,
E,prandaj më thonë se jam i krisur e flas me vete,
Për të dalluar të bardhën nga e zeaza,
Jam munduar shumë.
I kam thirrue kujtesës që buron nga çdo ngjyrë,
Të gjitha këto vetëm vështrimi i merr,
Tingujt e mendimit s’më kanë turbulluar,
I shoh si në një pasqyrë,
Qëndrojnë të zhutyr në shpirt shumë thellë.
Sipas dëshëirës sime,
I shoh para meje duke vrapuar,
Gojën dhe gjuhën ma kanë ngrirë,
Asnjë tingull nuk nxjerrin,
Sipas dëshirës dhe mendjes time këngës ia marr kur të dua,
Mendimi nuk shqetësohet kur zvarget zëri.
Ky është një thesar që shqisën e dëgjimit ka pushtuar,
Përbërja e ngjyrave qëndron përherë në ndryshim,
Kur qefit tim dua t’i thërras se çfarë kam kapur me shqisat,
Pa nuhatur dalloj aromën e zambakut nga ajo e manushaqeve,
Sipërfaqen e lëmuar e shoh të rrudhur kur u dridhka,
Shkulmat në ujin e qetë vetëm për një çast rrathë rrathë përhapen….

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen