Tregim nga Kujtim Stojku
Sazani qëndronte para
tryezës me pasta dhe nuk po vendoste që të hante. Ai u kishte ngulur
vështrimin me vëmendje dhe pastaj shikonte me radhë fytyrat që
mballaçiteshin përreth tryezës. Ai asnjëherë nuk i kishte konsumuar këto
pasta që tani i preferonin shumë. Bile në shtëpinë e tij nuk merrnin
asnjëherë nga këto, përshkakse ai nuk i hante. Në këtë tryezë ai ishte i
ftuar dhe, siç është zakoni në përfundim të drekës nxirret
ëmbëlsirë. Sikur të ishte bakllava, ose një ëmbëlsirë tjetër ai patjetër
që do të hante, por këto ai nuk do t’i prekte kurrë. Me gjithë lutjet që
iu bënë ai refuzoi duke thënë se vuante nga diabeti dhe prandaj nuk i
hante. Ata të gjithë shijonin ëmbëlsinë e pastave dhe bisedonin gjithë
gaz. Dikush në anën tjetër të tavolinës pyeti se në cilën pastiçeri
ishin porositur këto. Një zë tjetër u përgjigj duke shqiptuar emrin e
pasteçerisë “Dafina” dhe,në të njëjtën kohë mori edhe një pastë
tjetër. Meqense të gjithë bisedat ishin konsumuar tani bëheshin biseda pa
ndonjëlloj rëndësie,si të thuash ishin krejt koti. Një tjetër që ishte
ulur në krah të Sazanit pyeti se sa kohë kishte që ishin prodhuar këto
pasta të mrekullueshme. Përgjigjia që u shqiptua se nuk kishte as tre -
katër orë, jepte sigurinë se ishin të freskëta dhe se nuk kishte pse të
shqetësoheshin. Një zonjë e veshur me elegancë me atë zërin e saj
melodioz tha se tani në verë po të kalojë shumë kohë nga prodhimi i tyre
ata vërtetë janë shumë të ëmbla por ama kthehen në vrasëse të njeriut.
Ata pas ëmbëlsirës së tyre që kanë, transformohen pas një farë kohe në
helmuese dhe të vrasin pa mëshirë me ëmbëlsinë e tyre, prandaj duhen
konsumuar në kohën e duhur. Tre - katër zëra gati thanë me një gojë se
të gjithë pastat të helmojnë. Një burrë që ishte tek të dyzetë e pestat i
veshur me një kostum me kuadrata i cili kishte shijuar që në rini
pushtetin dhe nuk ishte marrë me ndonjë punë tjetër kishte një shije të
veçantë.Atij në të vërtetë i pëlqejnë tortat sa një gjoks i madh
gruaje. Kur i shihet këto ëmbëlsira në formë gjinjësh ai hante pa u
ngopur kurrë ose, siç thoshin ai kishte një uri prej ujku. Ai ata i
deshte në një mënyrë krejt veçantë dhe kjo bënte pjesë në shijen
individuale të cilën atë e tërhiqte shumë, ishte ajo mënyra se si ata
kundërmonin erë. Ishte pikërisht kjo erë që atë e bënte të
papërmbajtshëm sa shpeshherë e bënte që të humbëte arsyen.Ai që po
fliste duke ia njohur shijet tjetrit befas, filloi që të rritej duke u
zgjatur dhe gati sa s’po kapte tavanin.Të gjithë ata që ishin ulur
përreth tryezës dhe po shijonin këto pastat e ëmbla dhe të freskëta
papritur mbetën me gojë hapur nga ky transformim i menjëhershëm që po
shihnin me sytë e tyre, ku ata mbetën me pjatat e vogla prej kristali
përpara dhe me lugët mbushur me pastë pa i futur në gojë. Pastaj sytë e
tyre panë çudinë e radhës ku ai njeriu erdhi dhe u shkërmoq në mijra
toptha të vegjël. Kjo me të vërtetë ishte e pabesueshme dhe askush nuk do
t’ua besonte kur ta tregonin sepse ngjarje të tilla as në përralla nuk
ishin treguar ndonjëherë dhe jo më të kishte ndodhur me të vërtetë. Një
kamariere e re e veshur me një përparse të bardhë erdhi menjëherë dhe i
fshiu këto toptha duke i vendosur në një lopatë plastike në të cilën ajo
zakonisht e përdorete shumë rrallë ose me thënë të drejtë e përdorte
për të vendosur jashtqitjet e e qenit të pronarit që shpesh herë e bënte
ku t’i vinte. Por kur kishte raste të tilla qenin e mbyllnin dhe nuk e
linin që të vinte në sallën ku po drekonin. Pasi i mblidhte këto
jashtqitje të qenit, i merrte dhe i çonte këto toptha larg në një vend
pas shtëpisë dhe pastaj kthehej në oborr. Dielli vazhdonte të shndriste
si gjithmonë dhe, zonjat si përherë vazhdonin që të lëshonin një erë
magjepëse….
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen