Tregim nga Kujtim Stojku
Flamuri dhë Agimi ishin vëllezër. Flamuri ishte dy vjet më i madh se Agimi. Një ditë prej ditësh ata si u menduan dhe biseduan me njëri tjetrin vendosën që të iknin larg nga vendi i tyre i lindjes.Të shkonin si të gjithë të tjerët në emigrim. Ndoshta do t’u ecte fati dhe do të gjenin punë atje ku do të shkonin në atë vend të huaj ku nuk ia dinin gjuhën dhe as zakonet. Nëse do t’u ecte, ata medonin se si të punonin disa vite të mira e,më pas të ktheheshin dhe t’i viheheshin punës këtu në vendin e tyre me mish dhe shpirt.Shumë kishin ikur dhe, me sa kishin dëgjuar u kishte ecur. Disa kishin marrë dhe familjet me vete dhe thuajse ishin sistemuar mirë e bukur atje ku kishin shkuar. Kurse disa të tjerë nuk ishin bërë të gjallë dhe nuk dihej se jetonin. Flamuri ishte tridhjetë vjeç dhe Agimi njëzetëetetë. Kështu një ditë prej ditësh si u bënë gati,u ngritën herët dhe pa zbardhur mëngjesi ata u ndanë me familjen dhe u nisën në rrugën e gjatë,të vështirë dhe të panjohur. Para se të kalonin pragun e derës, nënë Angjelina nuk la asnjë njëri që të kalonte pragun e shtëpisë atë mëngjes i cili sa kishte filluar që të zbardhte. Ajo sapo kishte mbushur të gjashtëdhjetat dhe, brenda në shpirt mbante një brengë të madhe që ajo nuk e shfaqte dhe, nuk binte në sy të njerzëve të tjerë të shtëpisë. Të dyja nuset ishin ngritur që me natë duke shikuar edhe njëherë plaçkat që do të merrnin me vete dhe, nëse mos kishin harruar ndonjnë gjë. Fëmijët flinin gjumin e ëmbël të mëngjesit dhe, ata të dy vëllezërit pasi i puthën në ballë në gjumë, u bënë gati që të dilnin. Angjelina qëndroi tek dera ku m’u në pragun e derës kishte vënë një sëpatë e mbështetur në tunin e saj dhe me të mprehurën lart dhe, një gotë plastike me ujë. I pari do të kalonte atë mëngjes Flamuri dhe duhej që me këmbë të rrezonte sëpatën nga pragu i derës dhe gotën e ujit. Po të njëjëtën gjë do të përsëriste edhe Agimi pas të vëllait të madh. Pasi mbaroi edhe kjo ceremoni e vogël me origjinë mjaft të vjetër pagane me qëllim që të iu ecte mbarë, ata pasi kaluan në rrugën e madhe u ndanë dhe u nisën për udhë...
Greqia kishte gati më shumë se gjysëm milioni emigrantë shqiptarë dhe, ata të dy nuk e patën shumë të vështirë për të komunikuar dhe gjetur punë.Ata bënin nga punët më të rëndomta që kishte nevojë ai që i kërkonte për të shfrytëzuar krahun e tyre të lirë, duke filluar që nga mbledhja e ullinjëve dhe e qershive dhe deri tek ruajtja e bagëtive ose e ndërtimit.Kur gjenin punë në ndërtim,ai,pronari në të shumtën e rasteve i vinte që të mbanin thasët e çimentos në krahë deri në katin më të lartë të shtëpisë ose pallatit. Kjo jo se ai nuk kishte mjetet e punës si vinçi,por ai nuk deshte të harxhonte energjinë elektrike dhe, duke përdorur krahun e lirë të emigrantëve klandestinë kursente më shumë se sa duke i paguar sa për të mbajtur frymën gjallë.Pastaj më vonë ata ia morën dorën punës dhe mësuan gjuhën dhe e kishin më të lehtë.Herë pas herë dërgonin në shtëpi para dhe, vetë që të dy punonin dhe vetëm punonin duke bërë kursime të mëdha që një ditë të ktheheshin pranë familjes së tyre.Kështu ata punuan për një kohë të gjatë gati pa u mbushur dhjetë vjet.Ditët kalonin dhe trupat e këtyre djemëve të rinj erdhën e u plakën para kohe. Një ditë prej ditësh pasi morën pagën e fundit nga pronari ku ishin duke punuar,mblodhën plaçkat dhe nisën rrugën e kthimit.U kthyen një ditë qershori ku dielli rrezëllinte me rrezet e tij të florinjta dhe pemët kishin lidhur frutat e tyre dhe ishin në fazën e tyre të pjekjes, kurse qershia në oborr kuqëlonte me kokrrat e saj të pjekura dhe dukej se ajo po i priste që të shijonin frutat e saj, ashtu si dikur kur ata ishin fëmijë dhe kacavirreshin duke hypur dhe kacavjerrë në çdo degë të saj për të shijuar kokorrat e ëmbla plot lëng të shijshëm.Ajo dukej se një nuse e zbukuruar që nusëronte hijshëm dhe gjithë nur në oborrin e madh para shtëpisë dhe, ata i priste duke nusëruar. Me kthimin e tyre nga gurbeti, shtëpia u kthye si në një ditë feste.Nuset u veshën me petkat e reja kurse nënë Angjelina përlotej nga gëzimi dhe thoshte me dhimbshri “ Sa shumë iu paska vrarë puna” dhe,pastaj me cepin e përparses fshinte lotët nga sytë.Kurse baba Gjoni që ishte tek të shtatëdhjetë e pestat nuk e jepte veten tek i shihte djemtë e tij ashtu të lodhur e të kërrusur pak nga shpatullat e me duart e tyre muskuloze gjithë kallo.Flokët u kishin filluar që t’u zbardheshin dhe u ishin rralluar.Me ardhjen e tyre shtëpia gumëzhinte si një zgjua bletësh.Vinin fqinjë,të panjohur të cilët kishin marrë vesh për kthimin e tyre dhe i pyesnin se mos kishin dëgjuar apo takuar edhe fëmijët e tyre.Dhe pasi pinin kafenë largoheshin duke u uruar “Shyqyr që erdhët shëndoshë” dhe, më pas largoheshin duke pritur që edhe djemtë e tyre të ktheheshin një ditë.Ata pasi ndenjën dhe pushuan ca ditë u mblodhën përsëri kokë më kokë dhe vendosën që me paratë që kishin mbledhur të bënin diçka.Tashmë ata kishin eksperiencë dhe mundësi financiare për të realizuar ëndrrat..Më së fundi vendosën që të krijonin një fermë të vogël.Pasi blenë edhe disa dynymë tokë të tjera përveç asaj që kishin, e mbollën me fidana. Pastaj blenë edhe disa lopë,e kështu iu vunë punës me të gjithë energjitë e tyre.Blenë edhe disa makina bujqësore sëbashku me një zetor për të pluguar tokën.Ferma e tyre filloi që të hidhte shtat dhe të zbukurohej nga dita në ditë.Për disa kohë e punonin vetë duke përdorur edhe makinat e reja bujqësore që blenë por,erdhi një moment që vetëm ata të dy nuk mundën ta përballonin dot punën.Dhe një natë duke pirë kafetë menduan se punët ishin shtuar dhe vetë nuk i përballonin dot dhe se ishte e nevojshme që të shtohej fuqia punëtore. Kështu ata filluan që të merrnin punëtorë.Prodhimet ishin të mbara dhe puna ecte si sahat.Të ardhurat sa vinin dhe rriteshin,po kështu edhe investimet.Pas kësaj u pa e nevojshme që të rikonstruktohej edhe shtëpia dhe,në vend të shtëpisë së vjetër u ndërtua një shtëpi katër katëshe shumë e bollshme dhe e bukur.Por një ditë prej ditësh filloi ftohja midis dy vëllezërve.Pas kaq kohë lodhjeje në emegrim dhe në fermën e tyre që e blenë sëbashku, filloi krisja e parë serioze.Me këtë ftohje në mes tyre filluan që të çalojnë edhe punët dhe të mos ecnin më si më parë.Pasi kaloi disa kohë babai i tyre pasi e pa mirë se dy djemtë tij nuk po shkonin mirë me njëri tjetrin. I mblodhi një natë në shtëpinë tashmë të re dhe të mobiluar bukur dhe,si u ulën në tryezën e madhe u tha se duhej të ndaheshin.Ata qëndronin kokë ulur dhe nuk flisnin.Më në fund ashtu siç tha ai,ashtu u bë.Pasi përpjestuan gjithçka që kishin ndërtuar me mundim të madh duke e nisur që nga sipërfaqja e tokës,makineritë bujqësore,nën mbikqyrjen e rreptë të babait të moshuar,ndanë çdo gjë pa probleme.I gjithë ai bashkëpunim i gjatë ku çdo gjë e kishin ndërtuar me mundin dhe djersën e tyre erdhi dhe u shpërbë brenda një nate.E gjitha kjo filloi me një keqkuptim të vogël dhe me një dyshim më të madh më pas dhe, më në fund shpërtheu përmes fjalëve të hidhura duke ndjekur hap pas hapi javët e heshtjes.
Një ditë prej ditësh,në vilën e madhe që binte në sy që nga larg e cila tashmë ishte ndarë në mes vëllezërve,në derën prej druri të lisit u dëgjuan të trokitura.Baba Gjonin vitet e kishin rreshkur,ballin e gjërë e kishte gjithë rrudha dhe, prishja në mes dy djemëve të tij që ai i kishte rritur me sakrifica të mëdha e kishte plaogosur rëndë thellë në shpirt.Shpesh mendohej dhe fliste me veten e tij duke tymosur duhan dhe ngryste ato vetullat e trasha e të thinjura mbi sy që i dukeshin sikur kishte rënë dëborë.Në një kohë që po mendonte se gjithçka po shkonte mirë e bukur dhe se ai kur të mbyllte sytë do të largohej i lumtur nga kjo botë, se gjithçka me mundim dhe vuajtje që ishte vënë po shkonte për bukuri.Por nuk ishte thënë ashtu.Ja, që pa mbyllur sytë ai mori një goditje të madhe nga dy bijtë e tij që tashmë kishin kapërcyer të dyzetat.Dhe kjo nuk ishte se ata ishin të rinj dhe kishin bërë gabime nga papjekuria,por tashmë ata ishin burra të martuar e me fëmijë që kishin një përvojë të madhe nga jeta dhe, të arrinin deri këtu? Kjo ishte mjaft e rëndë për të. Plaku u ngrit të hapte derën dhe të shihte se kush po trokiste që në mëngjes në derën e kësaj vile që sa e bukur dhe madhështore ishte, atij i dukej se ajo rënkonte dhe klithte nga dhimbjet që vetëm veshi i plakut i dëgjonte.Kur ai hapi derën pa një burrë rreth të dyzetë e pestave me mje valixhe në dorë.
-Mirëmëngjes-tha i porsaardhuri-unë jam marangoz dhe kërkoj punë.Ndoshta ju do të keni ndonjë punë të vogël dhe unë ndoshta ju ndihmoj.
Në këtë kohë të dy vëllezërit kishin dalë në ballkonet e tyre të vilës që tashmë e kishin ndarë dhe po pinin kafenë e mëngjesit të shoqëruar me nga një gotë raki nga ajo e fermës së tyre që kishin krijuar vetë.Baba Gjoni ngriti kokën me cigare në buzë nga ballkonet dhe, i pa djemtë e tij të pinin kafenë të ndarë me njëri tjertin dhe pa e ftuar atë.Jo si dikur kur e pinin sëbashku,kurse tani veçmas sikur ishin të huaj me njëri tjetrin. Plakun e përshkoi një therje në gjoks dhe sytë për disa sekonda iu errën.Pastaj u përgjigj:
-Po,unë kam një punë për ty.E shikon atë përroin aty tek ferma?
Marangozi e shikoi me kujdes vendin ku plaku po ia tregonte me dorën e tij të shtrirë të cilën e kishte me damarë të kaltërt.
-Aty janë dy fqinjët e mi - tha plaku. Në fakt or mik janë dy djemtë e mi,por tani i kam komshi.Ndërsa ata të dy duke rrufitur kafetë po dëgjonin në heshtje bisedën e babait të tyre me sa të posardhurin për të kërkar punë.Dikur edhe ata kishin trokitur nëpër dyert e botës dhe në një vend të huaj për punë.Por ky marangoz i ri rreth të dyzetëepestave kishte një ndryshim me ta dhe,ndryshimi ishte sepse ai ishte në vendin e tij,fliste gjuhën e tyre dhe ishte një bashkëqytetar i tyre që kishte ardhur për të kërkuar punë.Baba Gjoni vazhdoi:
- Deri javën e fundit në mes nesh kishte një lëndinë të bukur plot lule që të kënaqej syri ta shihje.Ne pushonim shpesh aty.Tash siç po e sheh këtë livadh e kanë mbuluar ferrat dhe gjembat.Marangozi po dëgjonte me vëmendje fjalët e plakut.
-Aty pak më tutje-vazhdoi të fliste ai- kishim lënë një zetor të ri të cilin sapo e kishim blerë,me të ne punonim tokat.Por befas qielli u nxi nga retë e ngarkuar me shi dhe, nga qielli shiu fillojë bjerë litarë litarë.Erë e fortë fryente.Ujrat filluan të rridhnin të turbullt dhe me shpejtësi të çmendur.Tokën e gërryenin vazhdimisht pamëshirë e koha nuk kishte ndërmend të hapej.Toka filloi që të rëshqiste dhe gorretë sa vinin dhe shtoheshin të mbushuar plot me ujë që e hante dheun papushim dhe pa mëshirë.Përroi që sheh aty filloi që të thellohej nga ujrat e shumtë që rridhnin derisa mori edhe zetorin e ri me vete.Ja atje pak më tutje tek ato drutë e stivuara tek ajo magazina që është mbuluar me allamarinë të kuqe,dua të që të më ndërtosh një gardh dy m të gjatë sepse nuk dua më të ua shoh fytyrën fqinjëve të mi.Zdurgtari pasi u mendua iu përgjigj plakut:
-Ju kuptova shumë mirë o gjysh dhe,do të mundohem që ta bëj më së miri gardhin që ju kërkoni. Dhe besoj se edhe ti do mbetesh i kënaqur nga puna ime.Ai filloi menjëherë nga puna.Mori materialet atje ku i tha baba Gjoni dhe filloi të punonte pa pushuar.Pasi priste me sharrë,i maste me metrin e xhepit dhe pastaj mbi to i mbërthente me gozhda.Marangozi punoi derisa perëndoi dielli.Më në fund edhe të dy vellëzërit njëri pas tjetrit por të ndarë, pasi kishin dalë në punë gjithësecili në pjesën e tij dhe, kur dielli ishte duke perënduar po ktheheshin në shtëpi.Ata panë me kujdes se ku ishte ndërtuar gardhi nga ai sepse e kishin dëgjuar babanë që në mëngjes t’i thoshte marangozit se dua të më ndërtosh një gardh të gjatë mbi dy metra që të mos i shoh fqinjët e mi, por nuk panë asgjëkundi asnjë gardh.Në këtë kohë marangozi po fuste veglat e punës në valixhen e tij. Sytë e tyre e zgjeruan,goja të dyve iu hap sa atyre iu duk sikur nofullat u ranë në tokë.Për habinë e tyre, zdrugthtari,kishte ndërtuar në vend të gardhit një urë që shtrihej nga njëra anë e përroi në anën tjetër.Pjesa e parmakëve të saj ishte ndërtuar me mjeshtëri dhe ta kishte ënda t’i shikoje dhe të kaloje nëpër të.Dhe kështu vëllezërit duhej të kalonin nëpër urën e ndërtuar që të vinin në shtëpi.Plaku Gjon iu drejtua marangozit me fjalët që i dilnin nga shpirti dhe dukej sikur ishte rinuar tek fliste:
-Biri im.Ju keni ndërtuar këtë urë ashtu siç iua kam kërkuar.Keni derdhur të gjithë mjeshtrinë tuaj.Më në fund drejtoi sytë nga ura dhe pa dy djemtë e tij duke kaluar në për të nga dya anët e kundërta të saj dhe,në mes u takuan me njëri tjetrin.Pasi qëndruan disa sekonda përballë njëri tjetrit duke u parë sy më sy,zgjatën duart dhe i shtrënguan fort dhe pastaj iu hodhën njëri tjetrin në qafë duke u përqafuar.Kur ata u afruan afër shtëpisë panë marangozin që kishte bërë gati valixhen e rëndë me veglat e punës dhe po bëhej gati që të ikte.
-Jo,-i thana ata të dy me një gojë-Prit,mos u largo.Ne kemi punë të tjera për ju dhe do të iu paguajmë shumë më tepër se mendoni,prandaj të lutemi të dy mos u largo,qëndro këtu në punë tek ne.
Por marangozi me atë zërin e tij të qetë iu përgjigj të dy vëllezrve:
-Faleminderit për zemër bujarinë dhe shpirtmadhësinë që keni ju të dy.Unë me kënaqësi do të rrija që të punoja me ju,por mua më presin punë të tjera që i
kam të shumta.Unë kam për të ndërtuar edhe shumë ura të tjera......

Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen