Rakip Sinani është një hitorian ushtarak. Ai,në fillim punoi si mësues, pastaj vazhdoi stidimet e larta në Akademinë ushtarake. Si ushtatrak profesionist ka bërë hulumtime shkencore në fushën e historisë në këndvështrimin ushtarak. Ai ka botuar disa libra. Më të përmendurat janë:
- Betejat e Skëndërbeut,
- Kujtime historike,
- Dibra dhe dibranët në faqen e historisë,
- Kështjellat në vitet 1443-1468,
- Kryengritja e armatosur e dhjetorit 1924 (Lufta në kalanë e Dodës dhe Peshkopi)
- Lufta e Penestëve me Maqedonët 169 p.e.s
- Lufta e Penestëve me romakët
- Kryengritja e Dibrës në shkurt të vitit 1714
- Nëntë Malete e Dibrës gjatë sundimit osman
- Një vështrim gjeografik: Treva e Dibrës
- Kështjellat e Dibrës: fortifikatat mbrojtëse
- Beteja e Pollogut 22 prill 1453
- Beteja e Ursarës në Itali, tetor 1461
- Beteja e grykës së Radikës
- Kryengritja e Dibrës në gjysmën e shek XVI
- Tri betejat e Skëndërbeut në Dibër
- Ata ishin nga Dibra
- Zeja e armëtarisë gjatë shekujve XV-XIX
- Shfaqje të diglosisë dhe bilinguizmit në Maqedoni.
Gjithashtu autori ka lënë në dorëshkrim një vepër mjaft të vyer që së shpejti do të shohë dritën e botimit, e cila titullohet njëzetëepesë betejat e Skëndërbeut.
Një sërë dorshkrimesh të tjera të karakterit historik si, toponimet vendase dhe shkrime të tjera. Autorit shumë herë i patën ofruar që studimet e tij t’i paraqiste se kishin prejardhje sllave. Por mençuria e burrit të Dibrës nuk ra në rrejetën e njerëzve të shitur politikës sllave. Vepra e tij dëshmon dhe vërteton katërcipërisht origjinën autoktone të popullit tonë dhe, atyre u çjerrë maskën. Një lukuni sllavo-filësh është vënë në kërkim të shkrimeve të pabotuara të historianit që t’i fusin në dorë. Por e kanë kot. Ata së shpejti do të botohen dhe do të flasin me faktet historike që ka hulumtuar autori. Edhe pas vdekjes së tij ai me veprën e shkruar me shumë mundim do t’i shfaqë ata lakuriq me gjithë shëmtinë dhe dyfytyrsinë e tyre para opinionit.
Ju paskeni qenë të paturpshëm,
Gjithmonë ecni dorëpërdore me natën,
kjo errësirë e rehatshme për mendjen dhe veprimtarinë tuaj,
Faktet historike pamëshirë po iu a çjerrin maskën.
Faktet e historisë sonë shkëlqejnë si dielli,
Kjo dritë prej shekujsh vazhdon të rrezatojë,
E vërteta historike vazhdon të ndriçojë,
kjo dritë e madhe shkëlqen prej eshtrash dhe gjakut të bërë plojë,
ju të verbuar, prej saj llomotisni më kot.
Këtë histori që me gjak është larë,
Dhe ju o hijena s’mund ta fshini dot.
Sa lehtë e shitët veten duke vlersuar vetëm paranë,
Faktet historike gjithnjë ju verbojnë.
Rrënjët tona janë shumë të lashta,
E këta rrënjë ju s’mund t’i fshini për jetë e mot.
Kështjellat janë një dëshmi e qartë,
Doket dhe zakonet e këtij populli flasin edhe sot,
Ne ishim dhe jemi këtu qyshse njeriu u krijua për herë të parë,
Oshëtimë nëpër shekujt e zymtë, skuqur me gjak e larë me lot.
E,tashmë papritmas shohim,
Shpërfytyrimin tuaj duke derdhur helmin e gjarpërit,
Ne s’çuditemi se pse këta ndodhin,
Duke mohuar rrënjët historike të shqiptarit.
Unë lexoj në shpirtrat tuaj të ligë,
Makutërinë për të fituar,edhe nderin për ta shitur në pazar,
Por çfarëdo që të thoni,
Ju jeni ajo farë e keqe që përdhos kombin shqiptar.
Qëllimet dhe mendimet tuaja unë i kam lexuar shumë mirë,
Në kurthet tuaja ju s’mundët të më futnit dot,
Faktet historike që unë shkrova fytyrën iua kanë nxirë,
Këngë korbash që mua më vjen ndot.
Ju s’mund të shfajsoheni se iu kemi lexuar keq,
Fjalët tuaja dëshmojnë se jeni të shitur,
E kush e dinte se ju mendonit për atë dreq,
Gënjeshtrat sipas porositësit, krejt pelin të hidhur.
Ju jeni fajtorë dhe keni më të madhin mallkim,
Historisë sonë këta nuk i kanë munguar,
Flasifikime të paskrupëllt që na i shesin si më i madhi zbulim.
Ju deri dje ishit nga më të përkdhelurit,
Për partinë nënë betoheshit se ishit gati për me vdekë,
E, sot bashkoheni me gjuhën e litarit dhe të hurit,
Mitra që pjellën gjarpërinj,ooh vaj medet.
Ju sot shikoni interesin e xhepit tuaj,
Faktet historike iu kanë shpërfytyruar për ibret,
Ju shohim të përpëliteni sa me këmbë dhe duar,
Nëpër vorbullat historike që klithin gjithë tmerr.
Ju iu përgjunjët xhelatëve të historisë,
Me neveri iu shohim sesi u shpurdhët,
Duke përdhosur altarin tonë të lavdisë,
Më kot mundoheni të na ngatërroni udhën.
E kush e dinte se ju ishit njësoj si ata,
Duke u zvarritur si gjarpëri gati të na pickojë,
Historia po iu shkërrmoq me veprat e saj hata,
E fytyra juaj është e nxirë,e bërë krejt blozë.
Ju në jetë të jetëve do të mbeteni të turpëruar,
Si çdo tradhëtar ajo do t’iu hedhë në kosh të plehrve,
Me vigmat e saj historike vazhdon duke ushtuar,
Nuk fal askënd, si armiq të saj do t’u kujtojë,
Si pre shiponjash mbërthyer në të sajat kthetra...
Kujtim Stojku
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen