Tregim nga Murat Aliaj
Pas një kohe të paharrueshme, gati dy vjeçare, vendosëm të krijojmë familje me Merin. Masat i kishim marrë prej kohesh për këtë ditë dhe shpresuam që edhe pas martesës të vazhdonte ajo kohë e bukur si në fejesë. Morëm shtepi në një pallat të ri që e kishte fasadën nga një peisazh që do e kishte zili çdo piktor. E kompletuam me mobilje të modes së fundit dhe iu përkushtuam familjes.
Të gjitha shkuan si s’ka më mirë, po të përjashtojmë një brengë të cilën na e shkaktuan kacaridhat që papritur sulmuan pallatin tonë. Në fillim e morëm me të qeshur, të bindur se do e gjenim zgjidhjen për t’i laguar, por kur pamë se kjo gjë bëhej gjithnjë e më e pamundur, kuptuam se gjërat nuk ishin kaq të thjeshta. Aq më tepër kur Meri kishte mbet shtatzanë dhe barrën nuk e pati fort të lehtë. Dyndja e kacaridhave ia bëri edhe më të vështirë, pasi ajo i neveriste këto insekte zvarranike si djallin më të keq.
Kacaridhat e prishën harmoninë jo vetëm në familjen tonë. Gati në çdo kat ditët hapeshin me sherr dhe mbylleshin po ashtu. Kishte pat bukuri e harmoni jeta në pallatin tonë, para se atë ta pushtonin kacaridhat. Harmoni, gezime e këngë. Pa le si shkonin banorët me njeri tjetrin, njesoj si të ishin të së njejtës familje. Ndaheshin vetëm gjatë kohës së punëve të ditës dhe ato pak orë gjumi që u mbeteshin për të bërë. Duhet ta humbasish një gjë, për ti mësuar vlerën e vërtetë. Kështu erdhi papritur ajo ditë e zezë që të gjitha u përmbysën. Ajo ishte më keq se dita e një pushtimi kombëtar. Të tillë pushime vendi i kalonte të paktën një herë në pesëdhjet vjet. Pastaj vinte lufta për çlirim, që i afronte njerëzit e i bënte përsëri bashkë në të njejtën kauz të çlirimit. Po. Ai ishte vërtet një pushtim nga ata që s’do e bënte dot as armiku më i egër. Një pushtim që s’kishte patur as krisma topash dhe as fjalime të çfrenuara. Kishte patur vetëm një parakalim gjigand, që ndërsa dihej se kur kishte filluar, s’dihej se kur do përfundonte. Një parakalim kacaridhash horizontal dhe vertikal. Në tavan, në dysheme e në muret anësor. Ato depërtonin depërtonin në çdo kënd të qytetit e në çdo qoshe shtepie. Ky ishte një nga pushtimet më të tmerrshem që e gjeti qytetin të papërgatitur.
Se sa të neveritura janë kacaridhat, këtë e di vetëm ai që i ka pat pranë një jetë të tërë. Por është ndryshe të kesh nëpër këmbë një a dy dhe ndryshe të kesh përpara një lukuni që s’i bën dot derman. Në të vetmin rast statistikat bëheshin memece. Asnjëri s’mund të thoshte me afërsi se sa ishte numuri i forcave pushtuese. Hajde e numuroje këtë vargan miljona kacaridhash të cilat pasi e siguruan pushtimin, nisën të sillen mëndjemadhësisht si gjithë pushtuesit. Vërtet që ato s’kishin çuar në botën tjetër asnjë vëndas, por boll t’ju shikoje antenat e ngritura përpjetë, mund të kuptoje se sa shumë ato i urrenin vëndasit.
Asnjeri nuk e di nga erdhi e ç’i shumoi kaq shumë këtë lukuni insektesh. Sado papastërti të kishte pallati, ishte e pamundur që ato të mbinin me të tillë densitet. Që të ketë kaq shumë një pallat gjashtë katësh, ç’pret pastaj në një qytet të dendur si yni.
Ishte e qartë se numuri i kacaridhave e kishte kapërcyer numurin e popullsisë në qytet. Kjo bëri që qyteti atë verë të kthehej në një çmendi të vërtetë. Kudo flitej vetëm për këtë pushtues që ndryshonte nga gjithë të tjerët. Vetëm flitej gjithandej sepse askush nuk jepte një mënyrë për të luftuar kundër tyre e për t’i kthyer qytetit qetsinë e mëparshme.
Por përse ia vëmë këtë faj kaq të madh kacaridhave të cilat s’dihet asnjë rast që ato të kenë kafshuar njeri, apo të kenë sjellur kund ndonjë të keqe? Ato janë të urta si rrallë insekt tjetër. Ecin paqësisht nëpër dysheme duke vëzhguar vëmëndshëm gjithçka që ndodh rreth tyre. Aq të pakujdesura, sa ato të lejojnë që edhe ngapakujdesia t’i shkelish me këmbë. Se në një dëndësi të tillë, nuk bie në sy mungesa e njerës apo dhjetrave. Për më tepër duket sikur ato ndihen të kënaqura kur i shkel me këmbë dhe dëgjohet ajo zhurma e thyrjes së zhgunit të sipërm. Ndoshta këtë siguri ua jep domosdoshmëria e likujdimit të disave për të hapur vendin e miljona të tjerave, që presin të gëzojnë frutet e pushtimit. Në fund të fundit, ato nuk kërkojnë asgjë prej njerëzve që kanë nënështruar. Ato nuk janë si minjtë që të neveriten me atë zvarritjen e tyre duke lënë pas erën e keqe të gjirizeve. Megjithëse minjtë sado të neveritur s’kanë kryer ndonjë pushtim të tillë si ky i kacaridhave.
Mirëpo ato kanë të keqen që kapardisen ca si tepër dhe njeriu ka maninë të mos lejojë kënd tjetër të kapardiset, përveç tij. Ky është shkaku i kësaj armiqesie që s’e ndreqën dot shekujt. Sepse bota ka mijra lloje insektesh, por asnjeri s’ka tërhequr mbi vete këtë neveri që kanë tërhequr këto të bekuara. E kur kjo ndodhte me një insekt paqësor, ç’mund të mendohej për pleshtat e morrat që dikur kishin patur gjithashtu zotërimet e tyre të fituara me rrufitje gjaku? Ata ishin vdekjeprurës. Ata kishin përhapur sëmundje e kishin dërguar mijra në botën tjetër. Mes tyre e kacaridhave s’mund të bëhej asnjë krahasim.
Kështu ato u bënë të pranishme në çdo hap të jetës sonë dhe kurdoherë bisedohej vetëm për to. Ngriheshim në mëngjes dhe porsa vishnim pantoflat, do dëgjonim krrap−in e një morie kacaridhash që shtypeshin brenda tyre e na njomnin këmbën. Sikur të kishin gjak, puna do ishte më ndryshe, por ato kishin vetëm një masë xhelatinoze të bardhë, të padëmshme.
Shkonim në banjë dhe ato do i gjenim kudo. Në lavaman. Në rubinet. Ne pasqyrë duke u kapardisur me ato antenat e tyre që qëndronin gjithnjë lart, si për të kapur ndonjë sinjal prej qielli. Shkonim në bibliotekë për të marrë ndonjë libër, sa për të ndjellë gjumin dhe nga faqet e librave do vërshonte vargani. Ato nuk neverisnin asgjë. Madje gjurmët e tyre më të shumta i kishin lënë nëpër libra, me ato njollat e shemtuara që s’laheshin me asgjë. Kudo kacaridha... por në fund të fundit, në banjë le të rrinin se atje e kanë vëndin gjerat e neveritura. E keqja ishte se ato nuk e dinin vendin e tyre. Shkoje në dollap për të marrë ndonjë ushqim dhe ato të trembura merrnin vrapin djathtas e majtas. Kjo ishte e padurueshme. Edhe pse nuk e dinim se cilin ushqim preferonin më tepër, morëm një kothere buke e lyem me vaj e me djathë e mes tyre të ngjyer me atë helmin që do u merrte jetën dhe ua lamë në një vënd pas derës që të shuanin urinë dhe të mos futeshin më në dollapin e ushqimeve. Por ato nuk ishin llupëse. As iu afruan fare karremit tonë. Në dollapin e rrobave gjithashtu, ishin shpërndarë kudo. Ishin futur nëpër xhepat e pantallonave dhe xhaketave. Këtu unë nuk besoj se ato futeshin për t’u mbrojtur nga të ftohtit. Ishte korrik dhe temperaturat po shkonin rreth 40 gradë. Ato e sulmonin dollapin e rrobave për tjetër arsye. Për të na mërzitur neve, duke shpërndarë aromën e tyre të rëndë e për të na kujtuar që gjithçka të kësaj jete, e kishim bashkë.
Të pazotët për t’i larguar nga shtepia, vendosëm të mësonim veten për të bashkëjetuar me to. Ishim të detyruar. Çdo mënyrë që përdorëm për t’i shmangur, nuk dha frut. Ato i bënë ballë të gjitha medikamenteve që ne hodhëm poshtë krevatit në lavaman e nëpër xhepat e rrobave tona.
Mbrëmjeve kur bëheshim gati për të fjetur, shtriheshim në krevat dhe hapnim televizorin për të parë se ç’bëhej rreth e rrotull nesh. Kudo ishte temë e parë kacaridha. Ngjarje nga më fantastiket siç nuk kishim dëgjuar kurrë. Duke mos patur fuqi të vepronin kundër kacaridhave, njerëzit kishin nisur të shprehnin të tilla shenja dëshpërimi sa, diku nisën të vrisnin edhe veten. Ishte e pamundur që të pranohej bashkëjetesa me këtë insekt të paepur. Por kjo nuk ishte zgjidhje e mirë dhe më të mençurit e ekraneve nisën t’i bënin thirrje popullsisë që të bënin durim. Ta linim mënjanë arrogancën dhe të mësonim veten të bashkëjetonim me to. Nuk kishte rrugë tjetër. E si ta kuptonin këtë dëshpërim njerëzor, mbi televizor dilte një çift i kënaqur kacaridhash të cilat tundnin antenat gjithë kapadaillek. Pastaj ndiqnin njera tjetrën në ekran, si të donin të talleshin me gjith ç’thoshte spikeri për to. Kaq ishte e mjaftë për të na e prishur gjumin. Hall më të madh s’kishte patur kurrë qyteti ynë i cili sëpari humbi gjumin.
Kjo nuk ishte më e rënda. Duke ditur se kacaridhat ishin të kudondodhëshme, ato nisën të shkelnin nëpër ushqimet tona. Çdo gjë që hanim e shikonim me lupë mos shquanim ndonjë shenjë kacaridhe. I merrnim erë para se ta fusnim në gojë dhe pastaj përpiqeshim të kuptonim në kishte ndryshuar shija e ushqimeve tona. Sigurisht që kishte ndryshuar. Boll që të ushqehesh me këtë frikë dhe është e kuptueshme që ushqimi s’të shkon në bark. Kjo solli pasojën e dytë të rëndë. Qyteti nisi të vuaj pasojën e dytë: mungesën e oreksit.
Në se kushdo i përjetonte këto pasoja mekeqardhje, unë i përjetoja me një tmerr të parrëfyer. U thashë që Meri ishte shtazanë dhe prej kacaridhave mund të pësonte ndonjë dramë. I iku oreksi dhe u dobësua. Por kjo nuk ndodhte vetëm me të.
Sa më shumë dobësoheshin njerëzit, aq më shumë shendosheshin kacaridhat. Kështu erdhi ajo ditë që ne, çifti i lumtur, t’i hidhnim në plehra të gjitha ushqimet e pëgëra prej kacaridhave e të merrnim vendimin që derisa shtepinë ta mbanin të pushtuar kacaridhat, të hanim nëpër lokalet më të mira të qytetit. E bëmë këtë, jo për të shpëtuar veten, por për hir të pasardhësit tonë i cili po vinte në jetë në kohën më të papërshtatshme.
Kjo gjë ishte pak e mundimshëme, por u mësuam edhe me të. Nuk dinim sa do zgjaste kjo mënyrë e çorjentuar jetese.
Kur bie epidemia, nuk pyet më për të varfër e të pasur. I vë përpara njëherësh duke u nxirë jetën. Ne nuk ishim të pasur, por edhe zvarrë s’mund të them se hiqeshim. I kishim hequr mënjanë aq para, sa t’i bënim ballë kësaj të keqe.
S’vonoi shumë kohë kohë dhe shtepia mori një pamje të tmerrshme. Muret u nxinë dhe u bënë të frikshëm. Në dysheme kacaridhat krijuan dy tri shtresa dhe ecnin njera mbi tjetrën. Më ndryshe ishte puna në tavan dhe në muret anësorë që vetëm nxinin prej tyre. U shtuan kaq shumë frymorët sa shtepia po dukej si kuti shkrepseje dhe po na zihej fryma. Në pamundësi për ta vazhduar jetën në të tilla kushte e braktisëm edhe shtepinë. Zumë një dhomë hoteli me dritare nga deti e cila në vënd të kacaridhave, na kënaqte me fluturimin e tufave të pulëbardhave. Sa e bukur do ishte bota sikur në vënd të kacaridhave, të pushtohej nga pulëbardhat. Këta shpendë të bukur deti, ta shtonin oreksin dhe dashurinë për jetën, ndërsa me kacaridhat ndodhte e kundërta.
Kaluam disa ditë dhe nisëm të falënderonim kacaridhat, që na dhanë mundësinë të shijonim një copë jetë të ndryshme nga e përditshmja. Qysh kur ishim martuar, me përjashtim të pushimeve verore, nuk kishte ndodhur kurrë të largoheshim nga shtepia jonë. Vërtet që ky largim nuk ishte i lehtë, por ishte i domosdoshëm. Atë na e kishte rekomanduar mjeku gjinekolog.
Pas kësaj jete të re që kishim filluar, mëndja na shkonte herë pas here tek shtepia që kishim lënë pas. Sigurisht që atje duhej të ishte bërë mbytës rrethimi i kacaridhave. Ato duhej ta kishin shtrirë pushtimin e tyre nga dyshemeja e deri në tavan e me që hapësira do të ishte e pamjaftueshme për to, duhej të kishin vërsulur drejt ballkonit, prej ku do të synonin katin e më poshtëm dhe të mësipërm.
E pranoj se nuk kishte çaste më të trishtë kur kujtonim se ne që me vendosmëri kishim mposhtur qindra vështirësi jete, të ndodhur përpara një sulmi të tillë marrëzor, kishim ngritur duart përpjetë. Tani çdo gjë në shtepinë tonë do të kishte të stampuar vulën e pushtuesit të neveritur. Atë do e shihnim në parket e në tavan. Në rrobat tona e në dollapet tanë të ushqimeve. Në aparatet tanë elektronikë e në enët e guzhinës. Me një fjalë do e ndeshnim kudo. Një kthim i mundshëm në shtepinë tonë, do të thoshte që t’i ndërronim të gjitha pajisjet tona të mëparshëme. T’i bënim shtepisë një dizifektim rrënjësor ku të mos ngelej asnjë qoshe pa u mbushur me helm. Ja e zgjidhëm punën me shtepinë. E pastruam dhe e sollëm në gjendje për t’u banuar. Po me kujtimet e tmerrshme që kishim prej këtij puishtuesi të pështirë, si do ia bënim? Për t’i hequr ato nga mëndja nuk kishte asnjë ilac a medikament.
Pasi kaluam nja dhjetë ditë të këndëshme në hotel, vumë re që pas po na ndiqnin përsëri kacaridhat. E para më doli mua përpara, por duke mos dashur ta përhap shqetësimin, e vrava dhe nuk bëra fjalë për të. Si për inat timin, e dyta doli në kutinë e tualetit të sime shoqe. U llahtaris sikur të kishte parë vet djallin të mbledhur atje dhe e flaku çantën nga dritarja.
−Nuk duhet të shqetësohesh,− I thashë.-Ka mundësi ta kesh marrë pa dashje prej shtepisë sonë dhe ajo s’duroi dot e fshehur në çantën tënde.
− Është e pamundur. Kur u largova nga shtepia e përvëlova çantën me ujë të ngrohtë dhe e lashë për t’u tharë në diell.
−Atje e ke marrë edhe kacaridhën.- thashë unë i sigurt.
−Nuk ka mundësi. Kjo duhet të jetë kacaridhë hoteli, pasi është më e shendoshë se të zakonshmet.
Pas kësaj s’vonoi shumë kohë dhe dhoma jonë e hotelit u mbush plot kacaridha. U bë akoma më keq se shtepia që lamë në qytet. Kjo do të thoshte se po na përzinin edhe prej këtu. E dinim që pushtuesi ynë ishte i pamëshirshëm dhe ai do na ndiqte pas kudo që të shkonim, ndaj veç rrobave të trupit, nuk morëm asgjë me vete.
Menduam se s’do kishte vënd më të përshtatshëm për ne se sa ndonjë hotel buzë detit, ku kacaridhat akoma s’kishin shkelur.
Me që do largoheshim pa shkelur për një farë kohe në shtepinë tonë, vendosëm që atë ta dizifektonim që kur të ktheheshim të mos gjenim këmbë kacaridhe në të. Këtë punë e bëra me dorën time. Një ditë të tërë iu kushtova. Hodha poshtë mobiljet e ndyra prej tyre, rrobat e gjith ç’kishim në të. Pastaj mbylla hermetikisht dyer e dritare dhe dola. Do shkonim në plazh, ku do e harronim luftën e ndezur që kishim lënë pas. Veshëm nga një palë rroba të dizifektuara aq sa mezi durohej lehtë era e rëndë e ilaçit dhe morëm rrugën.
Të tensionuar nga mendimi se do u shpëtonim dot kacaridhave apo jo, të paktën edhe dy muaj sa të sillnim në jetë trashëgimtarin, na u desh të shkëputeshim pak nga qejfi. Kohën më të madhe e kalonim në rërë ku mbanim veshur vetëm rrobat e banjës. Pas dite ia këpusnim gjumit në rërë dhe në mbrëmje, kur niste të frynte puhiza, dilnim shetitje. Ishin shetitje të trembura ku pulëbardhat që zbukuronin qiellin dhe valët, na dukeshin si kacaridha. Nuk flisnim pothuajse fare për to, pasi na dukej sikur do na dëgjonin e do na përgjigjeshin ashtu siç dinin të bënin ato. Ne e dinim që ato ishin të kudogjendëshme.
Për të ngrënë zgjodhëm një lokal turistësh i cili shkëlqente nga pastertia e ku çdo klient ishte i detyruar të mos merrte me vete bagazhe e pajisje të tjera që mund të mbillnin kacaridha. Ushqimi ishte i paster sa më s’bëhej. Mëngjes, drekë dhe darkë këtu. Vërtet kushtonte pak, por ishim të sigurt se bënim një sakrificë e cila do na shpërblehej me djalin tonë i cili do vinte në jetë duke tundur këmbët.
Nuk kishte mbetur as një muaj nga data e lindjes së tij. I numuronim ditët si të burgosur që mezi e presin lirinë. Ndiheshim të kënaqur nga jeta që po bënim. Det, ajër i paster, klithma pulëbardhash e marramëndje muzikore e njerëzve të lumtur. Pikërisht në këtë kohë na ndodhi ajo më e rënda. E papritura e paimagjinueshme. Ajo së cilës i ishim ruajtur gjithë ato kohë.
Ishte mbrëmje dhe sa kishim zënë tavolinën tonë në mes të sallës. Kamarjeri na e dinte porosinë dhe s’vonoi të na e mbushte tavolinën. Ishim të tulatur nga dielli i fortë i ditës dhe shetitja që e kishim zgjatur pak më tepër se ditët e tjera.
Zakonisht si pije preferonim merlotin.
Ishim të uritur dhe Meri nuk e bëri të gjatë. Mori një copë bukë dhe e çkujdesur nisi ta përtypte. Kisha dëgjuar që grave me barrë, nuk u duhen vënë re marrëzitë, qoftë edhe kur ato kalonin normat e miresjelljes. Por s’munda ta çoj më tej mendimin tim, pasi u dëgjua një zhurmë, sikur po shkoqej një lëvozhgë veze. Ajo e nxorri kafshatën, e vuri në dorë dhe ma tregoi. Ishte një kacaridhë të cilën e kishte ndarë më dysh.
Kaq ishte e tëra dhe gjithë jeta jonë u rrokullis së prapthi. Ajo u ngrit dhe doli jashtë duke uluritur e mallëkuar këto lokale që s’i kushtonin rëndësi pastertisë. Iu gjenda pranë dhe u përpoqa ta qetsoja. Nuk i kushtova asnjë rëndësi sulmit të saj, se i gjithë gabimi paskej qënë imi që s’kisha ditur të mbroja fëmijën tonë. Por nuk ishte ky i vetmi gabim që paskesha bërë.
Atë natë e kaluam në breg të detit të pangushëlluar nga gjith ç’na kishte ndodhur. Të nesërmen Meri nuk u ndie mirë. Mora menjëherë mjekun i cili e vizitoi dhe mësova se nga shqetësimi i madh, ajo kishte humbur fëmijën. Kjo ishte një shuplakë e padurueshme për mua. Më dukej e pabesueshme. Meri nuk ma fali mospërfilljen dhe paaftësinë për ta shpëtuar. E ç’i duhet familja njeriut, kur nuk është i zoti të mbrojë nga kacaridhat pjellën e tij? Bëri padinë dhe lidhja jonë mori fund përgjithmonë. Tani sejcili jeton për hersap të vet.
Kanë kaluar vite prej atij sherri që na ndau prej njeri tjetrit. Unë paskesha qënë i paaftë për të përballuar e mbrojtur martesën e familjen time. Unë kisha qënë vrasësi i fëmijës sim. Mbi mua binin kaq shumë akuza sa nuk u pa e udhës të merreshin të gjitha me radhë. Pa e bërë të gjatë u ndamë. Nuk e di si ka shkuar jeta e mëtejshme e sime shoqe, as si shkoi jeta e mëtejshme e bashkëqytetarëve të mi, por ama di mirë si shkoi jeta ime. Prej asaj kohe nuk e mblodha më veten. Për familje s’më shkonte mëndja më. Pata raste për tu martuar me femra të pasura e ta ktheja qeleshen mbi sy, por nuk ma mbajti, se sado i pasur që të jetë njeriu, edhe asaj mund t’i shkonte mendja për tu bërë nënë. Kurse unë kisha dhenë prova se nuk isha i zoti për t’ia plotësuar atë kërkesë.
Sigurisht që nuk solla në jetë ndonjë bir. Asnjëherë nuk pata siguri se s’do më sulmonin prapë kacaridhat. E vetmja gjë që më mundon për ta mësuar, është: Po ishi im a gjeti rehat më së fundi. Bëri paqë me kacaridhat, apo gjeti mënyrën për t’i luftuar?
Samstag, 4. April 2015
Mittwoch, 1. April 2015
Buqetë me poezi nga Grigor Jovani
DIELLI IM
Ngaqë e qëlluan me tërbim,
gjithfarë zuzarësh, dielli im
u struk ndër vete, ...
u bë nga pak,
nga vijë e drejtë,
rrumbullak.
Nuk u mjaftoi, tentojnë me zor,
nga rrumbullak, ta bëjnë katror.
RRUGA E DIELLIT
Si prozhektor
në udhëtim,
rrugën më ndrin...
ky diell i pastër!
Kur zgjohet,
gjendem në Athinë,
kur fle ai:
në Gjirokastër.
Si prozhektor
në udhëtim,
rrugën më ndrin...
ky diell i pastër!
Kur zgjohet,
gjendem në Athinë,
kur fle ai:
në Gjirokastër.
LUFTA
Kush tha që ka mbaruar lufta në Kosovë?
Dhjetra të vrarë në pragjet e shtëpive,
i sheh kur kthehesh pasmesnate nga koncertet...
dhe ke frikë se mos i mbledhin padashur
makinat e plehrave çdo mëngjes,
që s'e kupton përse nxitohen....
Djem dhe vajza të bukura, që flejnë,
me nga një buzëqeshje
dhe nënat e tyre të shkreta, që rendnin t'u jepnin
nga një xhaketë, që të mos ftohen.
Ti, që viziton Kosovën, këtë mëngjes,
kujdes mos i shkel,
se mund të zgjohen....
(Prishtinë, gusht 2012)

MONOLOGU I HENES
Është aktorja më tragjike
hëna.
Përreth drita të shumëllojshme skene
ndizefiken. Ne lundrojmë në autostradën
anës detit.
Nuk i bie askujt ndërmend, se e vetmuar,
në një cep të skenës tjetër,
ajo luan
monologun e Hamletit.
Është një ngushëllim, në fund të fundit,
hëna. Deti hesht. Kokën drejt qiellit
kthejnë
të dashuruarit.
Doemos që u mungon. Se kur rishfaqet,
psherëtijnë nëpër limane
të trishtuarit.

ZOTI IM E DI
Zoti im e di,
që zemrës sime i pëlqejnë pyjet
dhe kujdeset të ma mbushë me pisha,...
më filtron gjakun.
Zoti im e di,
që mua më pëlqejnë në qiell yjet
dhe më ndez ndonjë mes errësirës,
më ndriçon pragun.
Njeh mirë ç’më lypset, zoti im,
më zbon çdo brengë e çdo trishtim. ..
Imzot,
më thuaj aty lart ç’nuk ke,
që të ta sjell këtej nga ne…
Zoti im e di,
që zemrës sime i pëlqejnë pyjet
dhe kujdeset të ma mbushë me pisha,...
më filtron gjakun.
Zoti im e di,
që mua më pëlqejnë në qiell yjet
dhe më ndez ndonjë mes errësirës,
më ndriçon pragun.
Njeh mirë ç’më lypset, zoti im,
më zbon çdo brengë e çdo trishtim. ..
Imzot,
më thuaj aty lart ç’nuk ke,
që të ta sjell këtej nga ne…
TE SHKRUASH VJERSHA
Kur shkruan vargje është sikurse bën dashuri,
të tendoset trupi dhe mendja, si brenda një qelie
të jepte shpirtin i vetmuar ...
një murg.
Domethënë, kur shkruan një vjershë, shfaqesh
në rrezik,
duart të dridhen, djersitesh, zverdhesh dhe
zemra të rreh,
si të të kenë zënë rob,
për të të syrgjynosur
në burg.
Kur e mbaron vjershën është sikur je ngritur
në këmbë
dhe pret të dëgjosh gjatë seancës së fundit
vendimin e Gjyqit.
Veçse për ty asnjë rëndësi më s'do të ketë,
ngaqë e ke ngjitur tashmë
Rrugën e Kryqit.

PROFETI
Do të vijë një kohë,
kur nuk do të shkruaj më vjersha.
Atëhere bota, doemos, do të jetë përmbysur....
Do të zbrazen detet, do të rishfaqen vaporët
e humbur, kapiteni Memo, me çibukun e ndezur,
me mjekrën e madhe dhe me mendjen e krisur.
Do të ringjallen prindërit e mi të vdekur.
Do të kenë moshë të re dhe do të presin tek pragu
birin tim, që e kanë me vete, tashmë të shkolluar.
Nuk do të kujtohet asnjë nga ata, që dikur
poet kam ekzistuar.
Edhe unë vetë do ta kem harruar.
Pra, do të vijë një kohë që nuk do të shkruaj më vjersha.
Por bota s’ka gjasë të kthehet përmbys. E di,
kam fantazi të sëmurë…
Atëhere do të më kujtohet im atë, profeti, që kur fillova
të shkruaja vjersha, më tha:
“Kur s'u bëre njeri, poet nuk do të bëhesh kurrë!”
HERA E FUNDIT
- babait -
E rregulluan dhe më thirrën
për ta parë. Ishim vetëm. Shtrirë,...
dukej se flinte.
Ngjante kaq i qetë. S’e kisha parë
veshur me kostum. Se si i rrinte...
Qe mëngjes. Ç'bënte në shtrat
kaq vonë! Ora kishte kohë që kishte rënë.
“Ngrehu! - desh i thashë. - S'ke tjetër punë!
Të djelë kishim dje,
sot është e hënë...”.
Dhe m'u duk se ndezi një cigare. “Mor baba!
Pi një kafe më parë!”
“Hajde, xhan, - më foli motra ime. -
Presin jashtë të tjerët për ta parë”.
NUK E DIJA
- nënës -
Gërmo, gërmo
edhe besoja,...
se më në fund do të takoja.
Por nuk të ndesha asnjëherë,
gjeja veç dhe,
ndeshja në gurë.
Se nuk e dija. Tani vonë,
e mora vesh:
nuk gjendesh kurrë!
Por unë gërmoj, gërmoj si kalë.
Kam humbur nënën!
Dhe jam djalë!
DIKUSH
Ç’është ky “dikush”? Më ndjek hap pas hapi.
Vret kohën si unë. Bën
të njëjtat gjëra....
Si të ketë hyrë ofsajt në jetën time. Dhe
pa më pyetur,
i ndan më dysh të tëra...
Unë askund s’e kam parë. Asnjëherë
s’i kam folur. Por as që i bëhet vonë,
të më bëjë me dije.
Siç duket, nga vise të largëta
ka ardhë. Me misionin e fshehtë:
të më bëhet hije.
(Sa më ke munguar! Ta dije...)
SHTEGTIME
Kur ke shëtitur zemrën time,
ç’i do të tjerat udhëtime?!
VJEN DHE ME SHFAQET NJE GRUA
Gjithnjë e më shpesh
vjen e më shfaqet në ëndrra një grua,
shumë e bukur. ...
Nuk bëj zë, ngaqë unë
nuk jam i pari tashmë,
në t’u dukur...
Më dhëmbin gjunjët. Nuk mund
t’i falem tani, vetëm
plagët e mia mund t’i dhuroj,
hiç gjë tjetër.
M’u vyshkën metaforat. Më mbetën
ca ëndrra, qysh në rini, veç
nuk shoh dhe kaq mirë,
t’i zë me dorë dhe t’i marr
nga kjo letër.
Kushdo qofsh, ti zonjë e bekuar,
që vjen e më shfaqesh si Vjershë, unë
do të të dua, nëse
më do edhe ti, natyrisht.
Kur jemi bashkë, kujtoj gjithmonë
veten time të vjetër... Dhe them:
kishte gjasë që Zoti,
të të sillte
tek unë gabimisht?!
PO TA MENDOSH
Ngado ta kthesh dhe ta mendosh,
s’është kaq e lehtë të dashurosh...
DESHMORET S'KANE VDEKJEN E TYRE
Dëshmorët nuk kanë gjumë. Ngrihen të parët,
kafe nuk pinë, çapitin rrugëve
dhe kolliten....
Sjellin në mendje miqtë. Të gjithë kanë vdekur,
tani janë fqinj. Rrojnë në të njejtën lagje
dhe nuk shqiten.
Dëshmorët jetojnë vetëm, siç rron deti.
Të heshtur janë si pyjet. Sillen ca çuditshëm,
përgjersa s’kanë, siç thonë,
vdekjen e tyre.
Vdesin për ne. Jetojnë brenda një ëndrre,
që e ndërrojnë çdo natë,
si maskë fytyre.
NE MORG
Më zbritën në morg herët në mëngjes,
pa e marrë vesh njeri, veç
të punësuarve.
Më zhveshën, më lanë, më veshën me kostum,
më rruajtën dhe më prenë
thonjtë e duarve.
Dhëndër më bënë. Më futën në një varkë.
U frynë bulçive dhe një erë e mbarë
më shpuri tej, në një tjetër qiell.
Këtu e njëjta hënë vjen vërdallë,
gjumi më zë
nën të njëjtin diell.
Gjithçka si më parë. Me një përjashtim:
më rriten thonjtë,
më shpejt se flokët.
S'do ta kisha problem, por këtu, për dreq,
s'kam ku t'i përdor. Mungojnë
shokët.
BAJAMJA
Kisha ngritur mure rreth avlisë,
kisha vënë një lloz nga prapa portës,
si të mos mjaftonte kjo, puthitur mirë...
mbaja dhe baxhuret, që shikonin
kopshtin, ku bajamja kishte veshur
veç të brendshmet, kaq të bardha,
kaq të linta, sa të zihej fryma...
Hera-herës, skandalozja erë,
merte degë bajamesh dhe trokiste
pas baxhuresh, si të ishin gishta
dhe më trembte, dhe më mbushte djersë,
si dikush, mbi trupin tim të djegur,
të më shuante kishte zbrazur gjyma...
Djegurshuar rrija. Dhe ç’të bëja? Vija syrin
në të çarë baxhuresh, për të parë bajamen
në të linta, poshtë ca yjesh, që ashtu,
paturpshëm, shihnin babëzitur, si të donin
superstaren hënë të xhelozonin...
GRUA
Dashuria jote më ndryshoi:
U bëra i thellë si deti,
u bëra i gjerë si fusha,...
u bëra i gjatë si mali.
Pse s’thua? Pothuajse
e bëre Zot,
këtë farë djali.
FATALE
Të kam dashuruar, gjithë jetën time të kam dashuruar,
si çilimi. Të kam dhembur,
as vetë nuk e di se sa të kam dhembur, një zot e di....
Dhe nuk pyeta... nuk e di si u bë që s’pyeta:
a më dhimbje ti...
Shqetësohesha në kishte ftohtë dashuria. Sarkën e ëmbël,
mos e gjente era dhe ta bënte kallkan.
Me tesha të ngrohta e vishja. I ndezja zjarr dhe e nanurisja.
Merakosesha,
si për një foshnje që qan...
Të Huajin e Panjohur kisha frikë, mbi të gjitha. Vigjëloja
si burrë egoist,
gjithë jetën, qyshkurse të gjeta.
Se ç’kishte thellë, ç’fshihte nën sarkë dashuria,
o zot, nuk pyeta!
DETI YNE
Nëse është det dashuria jonë,
këtë krevat ka për varkë, ku shtriheshim të dy,
nën këtë qiell me yje, ku hëna bën serenatë,...
për të argëtuar karavelat.
Lundërtarja më e bukur je ti. Dashuruar përjetësisht
me ujin e krypur
dhe velat.
Dhe unë? Një lopatë prej druri jam. Rrahur kaq vite
nga ujërat nëpër dete,
që e shkëputën dallgët nga varka një ditë,
për ta mbytur,
nën vete.
SHPERBLIMI
Ç'fitova një jetë,
nga poezia?
Zemër të dobët

LYPSARI
Ma do mendja, nuk do lypja kurrë,
do pranoja vetë
të zbres në varr.
Po atëhere, para Dashurisë,
Ma do mendja, nuk do lypja kurrë,
do pranoja vetë
të zbres në varr.
Po atëhere, para Dashurisë,
pse gjithë jetës sime
jam lypsar?
jam lypsar?
BAJAMJA
Kisha ngritur mure rreth avlisë,
kisha vënë një lloz nga prapa portës,
si të mos mjaftonte kjo, puthitur mirë...
mbaja dhe baxhuret, që shikonin
kopshtin, ku bajamja kishte veshur
veç të brendshmet, kaq të bardha,
kaq të linta, sa të zihej fryma...
Hera-herës, skandalozja erë,
merte degë bajamesh dhe trokiste
pas baxhuresh, si të ishin gishta
dhe më trembte, dhe më mbushte djersë,
si dikush, mbi trupin tim të djegur,
të më shuante kishte zbrazur gjyma...
Djegurshuar rrija. Dhe ç’të bëja? Vija syrin
në të çarë baxhuresh, për të parë bajamen
në të linta, poshtë ca yjesh, që ashtu,
paturpshëm, shihnin babëzitur, si të donin
superstaren hënë të xhelozonin...
GRUA
Dashuria jote më ndryshoi:
U bëra i thellë si deti,
u bëra i gjerë si fusha,...
u bëra i gjatë si mali.
Pse s’thua? Pothuajse
e bëre Zot,
këtë farë djali.
ME THUAJ NJE GENJESHTER
Thuamë akoma një gënjeshtër!
Po, jam budalla! Ç’të duhet ty?
Githë jetës sime, të vërtetat...
thika më janë ngulur, sy për sy!
Thuamë! Siç di ti t’i thuash.
Të të admiroj, si Nastradin!
Gjithë ata, që thoshin të vërteta,
tinëzisht më thurnin një qefin.
Thuamë patjetër një gënjeshtër!
Ti e di, unë çmendem për këto.
Kur m’i thua mua, gënjen Vdekjen!
Je në luftë me të, ngaqë më do.
Të më mbrosh, dërmuar ke çdo eshtër...
Por ç’e do! Dhe unë jam një gënjeshtër!
Thuamë akoma një gënjeshtër!
Po, jam budalla! Ç’të duhet ty?
Githë jetës sime, të vërtetat...
thika më janë ngulur, sy për sy!
Thuamë! Siç di ti t’i thuash.
Të të admiroj, si Nastradin!
Gjithë ata, që thoshin të vërteta,
tinëzisht më thurnin një qefin.
Thuamë patjetër një gënjeshtër!
Ti e di, unë çmendem për këto.
Kur m’i thua mua, gënjen Vdekjen!
Je në luftë me të, ngaqë më do.
Të më mbrosh, dërmuar ke çdo eshtër...
Por ç’e do! Dhe unë jam një gënjeshtër!
PIKA LOTI
Janë të dënuar sytë e mi,
me sytë e tu
të mos takohen.
Një pikëz loti kanë,
Janë të dënuar sytë e mi,
me sytë e tu
të mos takohen.
Një pikëz loti kanë,
kur zgjohen…
FATALE
Të kam dashuruar, gjithë jetën time të kam dashuruar,
si çilimi. Të kam dhembur,
as vetë nuk e di se sa të kam dhembur, një zot e di....
Dhe nuk pyeta... nuk e di si u bë që s’pyeta:
a më dhimbje ti...
Shqetësohesha në kishte ftohtë dashuria. Sarkën e ëmbël,
mos e gjente era dhe ta bënte kallkan.
Me tesha të ngrohta e vishja. I ndezja zjarr dhe e nanurisja.
Merakosesha,
si për një foshnje që qan...
Të Huajin e Panjohur kisha frikë, mbi të gjitha. Vigjëloja
si burrë egoist,
gjithë jetën, qyshkurse të gjeta.
Se ç’kishte thellë, ç’fshihte nën sarkë dashuria,
o zot, nuk pyeta!
KALORESI I FERRIT
Gëzimi juaj pikon vrer.
Unë rroj mbi re. Shfaqem
dhe zhdukem, si ylber.
Dëgjoj ca këngë, që era i mer.
Gëzimi juaj pikon vrer.
Unë rroj mbi re. Shfaqem
dhe zhdukem, si ylber.
Dëgjoj ca këngë, që era i mer.
Shaloj një Kryq, shtegtoj në ter.
Më kthen tek ju, një trill-mister:
Të marr pak dritë! Ta çoj në ferr!
Më kthen tek ju, një trill-mister:
Të marr pak dritë! Ta çoj në ferr!
VERE DHE MALL
Zbraz mallin tim
apo shishet e verës?
I fsheh poshtë tavolinës....
Nga këndi në kënd.
“I ke ngatërruar!”,
i them kamarierit.
Kujtoj trupin tënd!
Zbraz mallin tim
apo shishet e verës?
I fsheh poshtë tavolinës....
Nga këndi në kënd.
“I ke ngatërruar!”,
i them kamarierit.
Kujtoj trupin tënd!
QIELL I MBYLLUR
E mbaj dritaren gjysmë hapur,
për të mos parë gjithë të vërtetën,
ç’humba në jetë, për fajin tim.
Nuk ka më kohë për korrigjime,
E mbaj dritaren gjysmë hapur,
për të mos parë gjithë të vërtetën,
ç’humba në jetë, për fajin tim.
Nuk ka më kohë për korrigjime,
ka vetëm fund, nuk ka rikthim.
Edhe në gjumë në ardhtë një ëngjëll,
të më premtojë sërish gëzim.
Do ta përcjell me mirësjellje...
Tani është mbyllur qielli im.
Por mbaj dritaren gjysmë hapur,
mos hyn një shpresë, për ngushëllim.
Edhe në gjumë në ardhtë një ëngjëll,
të më premtojë sërish gëzim.
Do ta përcjell me mirësjellje...
Tani është mbyllur qielli im.
Por mbaj dritaren gjysmë hapur,
mos hyn një shpresë, për ngushëllim.
KLINIKISHT I SEMURE
Do të kthehesh prapë, por unë s’do të jem.
Do të ndalësh vrapin në klinikë.
Do bësh ca zhurmë, dhuratat duke lënë. ...
I mbyllur në vetmi, do ndjej pak frikë.
Do të të lutem heshtaz të më lësh,
përndryshe... do më fikësh.
Ndjehem më mirë, kur pres të vish,
se sa kur vjen
dhe s’di të ikësh.
Do të kthehesh prapë, por unë s’do të jem.
Do të ndalësh vrapin në klinikë.
Do bësh ca zhurmë, dhuratat duke lënë. ...
I mbyllur në vetmi, do ndjej pak frikë.
Do të të lutem heshtaz të më lësh,
përndryshe... do më fikësh.
Ndjehem më mirë, kur pres të vish,
se sa kur vjen
dhe s’di të ikësh.
DETI YNE
Nëse është det dashuria jonë,
këtë krevat ka për varkë, ku shtriheshim të dy,
nën këtë qiell me yje, ku hëna bën serenatë,...
për të argëtuar karavelat.
Lundërtarja më e bukur je ti. Dashuruar përjetësisht
me ujin e krypur
dhe velat.
Dhe unë? Një lopatë prej druri jam. Rrahur kaq vite
nga ujërat nëpër dete,
që e shkëputën dallgët nga varka një ditë,
për ta mbytur,
nën vete.
FAT I KEQ
Do të mbyll sytë
pa të parë, qoftë edhe një herë,
të zhveshur dhe të lagur krejt...
në vaskën time,
me vetullat e pubisit tënd
të ngritura lart,
si iriq.
Dhe ti, për dreq, do të vdesësh
pa parë me sytë e tua,
sa i shëmtuar jam
lakuriq.
Do të mbyll sytë
pa të parë, qoftë edhe një herë,
të zhveshur dhe të lagur krejt...
në vaskën time,
me vetullat e pubisit tënd
të ngritura lart,
si iriq.
Dhe ti, për dreq, do të vdesësh
pa parë me sytë e tua,
sa i shëmtuar jam
lakuriq.
ISHULLI I SIRINAVE
Më zgjidhni nga katarti i mesit. Pasi
lamë pas sterenë e kobshme, dëshpërimisht
ndjekim një yll... ...
Shpërndarë poshtë velave, të therur
ende të ngrohtë kurmet e miqve, veshët
e mbyllura me dyll.
Ua mbylla veshët qëllimisht. Përndryshe,
nuk shpëtonte kush, biles as unë,
që mora Trojën, sirinat
s'mund t'i mposhtja kurrë.
Më zgjidhni nga katarti i mesit. Të hedh
në det kurmet e miqve. Pasi jam mbret, pastaj
jam burrë.
Përreth një natë e qetë, si vdekja. Ndriçojnë
të therurit ca yje, ndezur në qiej si qirinj, shpërndarë
mjerisht përsipër detit.
Makar mos t'i dëgjoja dot. Do të më këndojnë
egërsisht, të njejtën këngë për jetë e mot:
- Duam prapë gjak, bir i Laertit!

DY KETRUSHE
NE ENDRRAT E MIA
Më dridhet shpirti, kur shikoj
nganjëherë, nëpër fotografi, vëndet ...
ku shkuam bashkë, hotelet,
nga të cilat kam ruajtur suvenir
pandoflet me gëzof, si
dy ketrushë të vegjëlth, që
më kërcejnë hop!-hop! pemë
ndër pemë, nga ëndrra
në ëndërr.
Oh, mos më thuaj të t'i jap
ndonjëherë, u kam vënë,
që të mos i grijë myku, naftalinë dhe
i kam rrasur diku thellë, në atë
depo vjetërsirash, që s'e di
pse e quajtëm zemër...
NE ENDRRAT E MIA
Më dridhet shpirti, kur shikoj
nganjëherë, nëpër fotografi, vëndet ...
ku shkuam bashkë, hotelet,
nga të cilat kam ruajtur suvenir
pandoflet me gëzof, si
dy ketrushë të vegjëlth, që
më kërcejnë hop!-hop! pemë
ndër pemë, nga ëndrra
në ëndërr.
Oh, mos më thuaj të t'i jap
ndonjëherë, u kam vënë,
që të mos i grijë myku, naftalinë dhe
i kam rrasur diku thellë, në atë
depo vjetërsirash, që s'e di
pse e quajtëm zemër...
SHPERBLIMI
Ç'fitova një jetë,
nga poezia?
Zemër të dobët
dhe tension të lartë.
Nuk desha
ndonjë gjë të madhe!
Por as një flert,
dreqi e marrtë?!
. . .
MENDIME PËR POEZINË E GRIGOR JOVANIT
“Grigor Jovani ka lindur “Ditën e Gënjeshtrave”, për të thënë në poezi Të Vërtetën”.
NAUM PRIFTI
(Nju Jork)
“Është vështirë të gjesh gjetkë një pikëtakim të tillë, të cilin edhe Morrisey i Madh i lirikës do ta kishte zili. Është fjala për pikëtakimin tipik të poetit Grigor Jovani, i cili vjen mitik në poezinë e tij. Jovani del nga kuadraturat ballkanase dhe krijon anën pikëtakuese Perëndimore, duke sfiduar parësoren dhe duke i dhënë shans dytësores”.
FATMIR TERZIU
(Londër)
“Sjell vlera të mrekullueshme ky poet i vërtetë. I hoqa mënjanë, mezi kursehen në këto kohë. T’i kem aty, kur shpirti të ndjejë dimër...”.
FARUK MYRTAJ
(Toronto)
“Mund të them pa frikë se shtëpinë vjershave ua ke ndërtuar me gurë të skalitur, betonarme, që nuk e shembin dot as breshëri, as dëbora e tufani dhe as tërmeti me nëntë ballë. Shtëpia e vjershave të Grigor Jovanit qëndron e fortë dhe e patundur në mjedisin e poezisë më të arrirë shqipe”.
HYSKË BOROBOJKA
(Tiranë)
“Unë, që zakonisht ruhem nga superlativat, pasi lexoj poezitë e tua, them që je poet i mrekullueshëm, Grigor, gjithnjë befasues. Je poet i lindur, vllajo!”
ALBANA MËLYSHI-LIFSCHIN
(Bruklin)
“Poezia e Grigorit ka një qartësi që të habit me reflekset e dritëzave, nga përthyerjet në prizmat poetik dhe jetësor. Syri i hollë vëzhgues, depërtimi në labirinthet dhe të fshehtat e shpirtit të njeriut, veshja me një vello të butë hënore e motiveve jetësore, të ngritura në art, i japin poezisë së tij brishtësi, freski dhe veçanti”.
MYSLIM MASKA
(Athinë)
“Ndihem e respektuar dhe shumë e kënaqur me poezitë e Grigor Jovanit. Mundësisht, sa më shumë prej tyre, aq më ushqim për shpirtin. Më pëlqen, sepse shpesh ajo më ngjan me reflekset e asaj copëze kristali, që duke e vështruar, të krijohet përshtypja se brënda kësaj mase të magjishme do gjesh labirinthe pafund ndriçimesh.”.
LINDITA AGOLLI
(Tiranë)
“Vërtet të bukura poezitë e Grigor Jovanit. Të mrekullueshme! Më të koncetruara se vera që dehu Polifemin. Poezitë e tij, pa veçuar asnjerën, janë vërtet si një verë e vjetëruar, që sa më shumë të pish, aq më tepër do që ta ngresh gotën”.
NDUE LAZRI
(Bolonjë)
“Një poezi që të bëhet e dashur dhe të intrigon, aq sa ti, si lexues, ke njohur një poet jo të lodhshëm, por një bashkëbisedues të sinqertë dhe një mik të madh të njeriut”.
STEFAN MARTIKO
(Athinë)
“Jovani poet është tejet i çlirët, tejet i natyrshëm e komunikativ, tejet i ndjerë. Xixëllimi i poezisë së tij është në të përditshmen, pa asnjë lloj autocensure, por me një liri të habitshme. Në dukje të thjeshta, të gjitha poezitë kanë filozofinë, përjetimin e thellë, figuracionin e mjaftë për të shprehur me veshjen më të bukur mendimin”.
VAID HYZOTI
(Rixhvud)
“Ti fluturon me një kalë të magjishëm, miku im, me Pegasin. Ndaj krijon vargje të tilla. Dikur kisha bërë edhe unë një poezi, në qelinë e burgut: “Erdhi Pegasi në qelinë time”. Tani vjen tek unë ti, me kalin tënd fluturak. Me poezinë tënde të mrekullueshme”.
VISAR ZHITI
(Romë)
“Miku ynë, Grigor Jovani, është trajektore e spikatur në qiellin e poezisë së krijuesve jashtë Shqipërisë (ndoshta është ky qiell edhe më i kompletuari me yje). Kështu na vjen vlera e tij, duke u informuar me poezinë më të mirë që bëhet në Amerikë, Itali, Angli, Greqi e gjetkë”.
NOVRUZ ABILEKAJ
(Athinë)
“Poezi që botohen në vend të fjalëve të një urimi. I lexoj me një frymë, se ato dreqka janë një grimë, si sheqerkat e dashura të nënave korçare, përpihen menjëherë. Dhe më vjen të them, se ai që ka zemër të sëmurë, mund t’i kërkojë Grigor Jovanit një të re. Ai shejtan ka sa të duash”.
ROLAND GJOZA
(Nju Jork)
“Duke lexuar poezitë e Grigor Jovanit nuk mund të jesh indiferent, sepse ato të ngjiten pas shpirtit, si pjesëz e ndjesive të tua si lexues e kjo sepse ai është tepër i sinqertë në atë çfarë ka përjetuar e mishëruar në vargje, që në dukje mund të shfaqen të thjeshta, por gurgullojnë si burimet poshtë gurëve e fletëve, për t’u shfaqur më pas kristalore”.
KOLEC TRABOINI
(Boston)
“Këndo, Grigor Jovani, këndo këngën e bukur,/ atë këngë, që shpirti ta thotë,/ si dallgë, si valë, si e erë lehtë/ të bjerë zemrave tona, si puhizë e ngrohtë!”
PETRAQ J. PALI
(Virxhinia)
“Të shkurtra vërtet poezitë e Grigorit, por a s’janë të çmuar diamantët, pikërisht mes pakësisë së formës së tyre?”
THANAS BOÇI
(Athinë)
“Në radhë të parë të uroj për keto poezi, që më dhanë kënaqësi të veçantë. Jo vetëm që jeni PURE i pastër në poezinë që shkruani ( siç thotë për ju F.Terziu), por shumë i pastër dhe dashamirës në mendimin kritik ndaj miqve. Lum ata/ ato, që të kanë pranë!”
JULIA GJIKA
(Amerikë)
“Kjo poezi është një rrugëtim pa fund në botën e brendëshme të Grigor Jovanit, që rreket “të pushtojë” e të qetësojë shpirtrat tanë të munduar. Poezitë e Jovanit kanë një varg konciz, të lirë e bashkëkohor, ku të gjithë ne, miq e lexues të tij, e ndjejmë veten aq pranë, sikur të ishim pranë oxhakut të ngrohtë të shtëpisë së tij, në një ditë dimri”.
MIHO GJINI
Mjeshtër i Madh
“Na shtove bukën e kësaj vere, t’u shtoftë bereqeti! Të falenderoj për këto poezitë e bukura, secila sjell metaforisht një fabul, sa të këndshme, aq edhe mbreslënëse”.
AGIM BACELLI
(SHBA)
“Unë u përpoqa të të ndiqja në udhëtimin tënd brenda vetes, por nuk munda, u dorëzova, mbeta pas dhe kërkova gjirin tim, më të qetë, por nuk më linin ato dallgë, që më ngrite ti në mendje dhe në zemër, o Gole. Po me mua ç’pate?! Apo, ç’desha unë, që u ngatërrova me detin e shpirtit tënd?!”
LLAZAR VERO
(Filadekfia)
“Të bëj portretin poetik të Grigor Jovanit? Poet lirik i mrekullueshëm, ironik dhe i drejtpërsëdrejti, plot vezullime ngjyrash, ku në një pasqyrë të madhe sa bota sheh fytyrën e njeriut, nëpërmjet një vetvetjeje plot nerva, ndjenja e pasione të sinqerta...”
PIRRO LOLI
(Tiranë)
“Grigor Jovani luan me poezinë e tij, pse e ka nënshtruar plotësisht atë, vendos ai se në ç’monopate apo bulevarde do ta shpjerë, sa hapësirë do t’i lejojë, në ç’oktavë ta ngrejë apo ulë zërin. Poezia e mirë, si kjo që kemi në duar, detyrimisht është ngushëllim, shpresë, kurajë”.
ROBERT GORO
(Athinë)
“Të paça, o këngëtar, me shpirtin më fisnik,/ me ty sot derte qava, poezia jote mallet m’i ndezi,/ atje ku ti Greqisë, me fjalën e bukur shqipe i flet,/ porsi rrezja e dritës, në një bukuri mëngjezi!”
LLEMADEO
(Gjermani)
“Poezia jote të përkëdhel e të çjerr, të ngroh e të shkakton mornica, të mjegullon sytë e të dhuron një buzëqeshje. Je poet i vërtetë, Gole, e di apo jo? ”.
ZHANETA LAZRI
(Bolonjë)
“Kantina poetike e Grigor Jovanit, prodhon verë me cilësi të lartë. E di që e dini, por pse po e rikujtoj, nuk ka ndonjë të keqe...”
PILO ZYBA
(Monemvasia)
“Shpirti ma ka një maraz:/ do desha vargjet e mia/ të m’i çojë kali Pegas/ në Athinë, tek Gole miku,/ ku selinë ka poezia!”
PANO TAÇI
(Tiranë)
“Asnjë e shtënë tronditëse. Asgjë solemne. Magnetizim që të tërheq. Poezi sa rrënqethëse, aq dhe balsam qetësues. Një “sëmundje”, nga e cila nuk mund të shpëtosh, por infektohesh. Dhe që të duhet shumë mund, për të shpëtuar prej saj. Nëse dëshiron të shpëtosh, gjë që e konsideroj të pamundur”.
ALUSH AVDULI
(Sarandë)
“Mos, o Gole! Mos bëj vjersha të tilla, si ajo me titull '”Orë e çakordisur”, i dashur mik, se mirë ti je i “çakordisur” krejt, por na bën edhe ne të lëngojmë dhimbshëm për atë të shkretë... çakordisje”.
DILAVER BAXHAKU
(Tiranë)
“Usta” më është Grigor Jovani,/ Prej tij dua të vjedh ndonjë varg./ Sado që plasa nga “inati”,/ Mbeta pas tij, si çirak”.
PERPARIM HYSI

Samstag, 21. März 2015
Haxhi Muhaxheri: E MAGJISHMJA POEZI
E MAGJISHMJA POEZI
Dritën ia vodha diellit
Hënës bukurinë
Fillikat i vetëm
Vrapova planeteve
E luftë ju shpalla Perëndive
Tevona
Për vrimë të gjilpërës
E kalova detin
Linda e vdiqa
Disa herë për Ty
Po prapë e virgjër mbete
E loze me mua
Si me një fëmijë
Ti e dashura ime
E magjishmja poezi
21. 03. 2015
Hënës bukurinë
Fillikat i vetëm
Vrapova planeteve
E luftë ju shpalla Perëndive
Tevona
Për vrimë të gjilpërës
E kalova detin
Linda e vdiqa
Disa herë për Ty
Po prapë e virgjër mbete
E loze me mua
Si me një fëmijë
Ti e dashura ime
E magjishmja poezi
21. 03. 2015
Mittwoch, 18. März 2015
Bexhet Asani - Funksioni i gjuhës në shoqëri
Gjuha siç pohojnë studiuesit zë fill që në shoqëritë e para primitive. Ajo u vu në funksion të klaneve të ndryshme shoqërore. Gjuha ka ndihmuar dhe ndihmonë në zhvillimin e mëtejmë të shoqërisë. Gjuha vihet në funksion të shkencës, të teknikës, të teknologjisë, të kulturës etj. Pa u marrë vesh midis tyre me anë të gjuhës, njer[zit nuk mund të shkëmbenin dhe as nuk mund të shkëmbejnë mendimet dhe përvojat midis tyre. Gjithashtu pa gjuhën e folur (më vonë do të lind nevoja edhe për gjuhën e shkruar), njerëzit nuk do të mund t’ u linin dhe as nuk do të mund t’ u lënë trashëgim brezave të ardhshëm përvojën dhe përparimet e tyre.
Pa gjuhën e folur apo të shkruar nuk mund të mendohet zhvillimi dhe përparimi i pandërprerë i shoqërisë njerëzore dhe të gjithë popujve në përgjithësi. Me zhvillimin e shoqërisë njerëzore lindi nevoja edhe për zhvillimin e gjuhës. Popuj të ndryshëm krijuan alfabete të ndryshme. Alfabete këto të cilat do të vihen në funksion të gjuhëve të atyre popujve që i krijuan. Pellazgët ndër të parët krijuan alfabetin e tyre, më vonë ilirët dhe etruskët përpunuan me pak ndryshime alfabetin pellazg, kështu vepruan edhe popujt e tjerë si grekët e vjetër, romakët etj. Me krijimin e shkronjave u zhvillua letërsia.
Me formimin e shteteve të pavarura u krijuan kushte për formimin e institucioneve të ndryshme shtetërore. Gjuha tani duhet të vihet në funksion të këtyre institucioneve. Kështu me shpalljen e pavarësisë së shtetit shqiptar, u hapën shkolla, u formua ushtria, u formua policia, u formua administrata etj. Gjuha shqipe filloi me të madhe të përpunohet, tani në kushte më të favorshme sesa në kushtet e robërisë, nga studiuesit shqiptarë dhe të huaj. Gjuha shqipe tani është gjuhë e shkollës, gjuhë e ushtrisë dhe policisë, gjuhë e administratës. Lindi nevoja për të krijuar neologjizma, për të huazuar fjalë nga gjuhët e huaja, kryesisht fjalë nga fusha e teknikës dhe e teknologjisë. U bënë përpjekje të mëdha për standardizimin e gjuhës shqipe. Të gjitha këto përpjekje plot e përplotë mund e sakrifica u kurorëzuan me sukses në Kongresin Historik të Drejtshkrimit më 1972 në Tiranë.
Më vonë u krijuan teatro amatore e profesioniste, kështu do të lind gjuha kinetike (gjuha e gjesteve). Gjuha kinetike më së shumti përdoret në teatër, gjatë shfaqjes në skenë të dramës, tragjedisë, komedisë dhe recitaleve të ndryshme.
Ne si popull duhet të krenohemi sepse kemi një alfabet dhe një gjuhë letrare. Kur jemi te gjuha letrare vlen të ngre një problem i cili problem më së shumti i mundon nxënësit,studentët, mësuesit, intelektualët etj. Gjuha zhvillohet dhe me zhvillimin e saj , ajo pëson ndryshime. Problemi që dua të vë në dukje në këtë punim të shkurtër është problemi i futjes së fjalëve të huaja tekniko-teknologjike dhe fjalë të tjera të panevojshme për shqipen tonë të cilat po ia zënë frymën, po e ngulfatin gjuhën tonë të shenjtë, e cila padyshim është njëra ndër gjuhët më të pasura në botë. Nuk jam kundër huazimeve, jam kundër huazimeve të panevojshme që kanë hyrë në gjuhë tonë, disa fjalë me vetëdije e disa pavetëdije. Gjuhëtarët duhet ta bëjnë punën e tyre. Problemet e vogla siç na dalin kohët e fundit duhet menjëherë t’i eliminojnë. Në Fjalorin e Gjuhës së sotme shqipe e kemi fjalën Evropë, me daljen e monedhës në qarkullim, si do të duhet që ta shqiptojmë ? Ja probleme të tilla duhet të zgjidhen sa më shpejtë që në të ardhmen të mos ketë vend për manipulime të panevojshme nga disa pseudogjuhëtarë.
Gjuhët siç kanë lindur edhe mund të vdesin, mund të zhduken. Ashtu siç kanë vdekur në të kaluarën disa gjuhë si: latinishtja, greqishtja e vjetër, sanskritishtja etj., edhe sot apo në të ardhmen mund të vdesin gjuhët. Sot është edhe më lehtë që të zhduken gjuhët e popujve të vegjël sesa në të kaluarën. Për zhdukjen e gjuhëve mund të ndikojnë: radioja, televizioni, interneti etj. Të gjitha këto e përshpejtojnë zhdukjen e gjuhëve. Një gjuhë mund të zhduket, kur arrinë kulmin e lulëzimit të saj siç ndodhi me latinishten. Globalizimi, fatkeqësisht, në një të ardhme të afërt do të gllabërojë gjuhët e popujve të vegjël, ishalla shqipja jonë hyjnore nuk do të bëjë pjesë në këtë grup të gjuhëve!

Sonntag, 15. März 2015
Për gjuhën shqipe, ilirishten...
Nga albanologu amerikan i ''Harvardit'', ERIC HAMP
Tani mund ta besojmë historinë e gjuhës shqipe në lidhje me ilirishten, duke e vendosur atë në aspektin indoevropian, në kuadër të grupit veriperëndimor. Kjo deklaratë e bërë nga albanologu amerikan, Eric Hamp, në kuadër të konferencës së organizuar nga Qendra e Studimeve Albanologjike, është shoqëruar për herë të parë dhe me etimologjinë e disa fjalëve krahasuese.
Realisht ky ka qenë lajmi më i fundit edhe për vetë shkencën tonë gjuhësore, ku studiuesit shqiptarë të sotëm janë gjendur përballë kësaj befasie, duke e vendosur padyshim në ato fenomene që me plot gojën mund të quhen risi, edhe në këtë rast për shkencën tonë gjuhësore. Duhet shënuar se për profesor Hamp është një nënvizim i veçantë, se ka në natyrën e punës së tij - mendimin që është vazhdimisht në zhvillim.
E nis leksionin me një nderim të albanologut Holger Pedersen, e më pas thotë… “Imagjinoni: Danimarka, një vend që në tërësinë e vet numëron më pak banorë se Chicagoja, i ka dhënë shqipes dhe rolit të saj të pakrahasueshëm në familjen indo-europiane nëntë gjuhëtarë të kalibrit ndërkombëtar”. Hamp i quan të nëntë- “Great Danes”, duke nisur me Rasmus Rask-un, zbuluesin e vërtetë të ligjit të Grimit, që ky i fundit vetëm se e publikoi para Raskut danez. U tërheq vëmendjen gjuhëtarëve historikë shqiptarë që “gjithnjë i referohen Pedersenit duke e cituar gabim sikur të kish thënë se kishte dy dhe jo tre laterale (bashkëtingëllore anësore) në indoeuropianishte…kam frikë se nuk e lexojnë Pedersenin në origjinal…thjesht i referohen njëri pas tjetrit gabimit që ka bërë i pari i atyre që e kanë cituar…”- shton pastaj. “Po nuk dua të bëj listën me emra…s’ka rëndësi”- thotë pastaj. Pastaj nis e lidh logjikisht tezën e tij duke sjellë shembuj nga fjalë të mbledhura në 80 fshatrat arvanitas të Beotisë, ku ka bërë ekspedita gjuhësore në vitet 50-60. Mban mend e përmend çdonjërin fshat, bashkë me moshat dhe karakteristikat e folësve që ka intervistuar…me një shqiptim perfekt të të folmeve, e me një keqardhje prej ati që humb bijtë e vet, madje edhe më shumë, kur thotë…”Në vitet 50-60 ishin 570 ngulime të shqipes në Greqi…I kam numëruar një nga një…veç nuk pata kohë fizike të regjistroja më shumë se 80 ngulime”…dhe fytyra i pritet e duket pezmi i tij i thellë… “tani thuajse kanë vdekur të gjithë…folësit që intervistova unë ishin në të gjashtëdhjetat. Duhet të kenë vdekur, megjithëse prapë mund të gjenden folës të mbijetuar.” Politika i intereson pak. Se si e pse janë zhdukur kaq ‘me nxitim’ arvanitasit e Greqisë, se ç’rol kanë politikat greke në këtë, nuk është puna e tij…Veç gjuha i intereson…ajo e gjalla. Dhe lehtësisht, sikur t’i referohej rrugës që bën çdo mëngjes nga shtrati tek tavolina e punës, vizaton në ajër me gisht hartat e udhëve nga fshati në fshat në ndjekje të fjalës shqip, prej shkrepave të malësive greke, malazeze, atyre dalmate, serbe, kosovare e maqedonase, duke mbyllur rrethin brenda Ballkanit. Po kështu bën me fshatrat e tjerë të shqipes arbëreshe në Itali, i vizaton në ajër, duke shmangur male e lumenj që i kanë zënë dikur rrugën, por që i ka shmangur, sepse përtej e priste fjala.
Cilësitë e metodës shkencore të Hampit? -Empirik, rigoroz në ligjësitë e fonetikës dhe gramatikës historike, i përpiktë në imtësi dhe i palodhur në kërkim të konfirmimit pa fund të çdo zbulimi në kuadrin e gjerë gjuhësor, i paepur e konsistent, me integritet shkencor të palakueshëm. Kur Hampi flet, të krijohet ideja se jeton në gjithëkohë e gjithëhapësirë, të duket vetja i përjetshëm. Nis me një formë foljore të fshatrave arbëreshë Cerzeto e Vaccarizzo Albanese, që jehohet nga arvanitika e fshatit Mandres dhe Magoula, dhe krejt natyrshëm dhe logjikshëm kalon në format e hetitishtes, anatolishtes, e mesapishtes. Nuk ka kufij mes vdekjes dhe jetës në gjuhë apo shoqëri për Hampin. E gjitha është komunikim njerëzor i pandërprerë, domethënë gjuhë e përdorur dhe gradualisht e ndryshuar, e gjitha është vazhdimësi. Dhe ndoshta veç sipas kësaj filozofie, rindërtimi i miliona fijeve të shkëputura mes mëmës indo-evropiane e gjuhëve bija do ishte i mundur. Dhe kur ka përfunduar së përshkruari në detaj rrjetin fantastik që lidh Lindjen me Perëndimin, dhjetëra gjuhë të vdekura me ato që sot lulëzojnë apo po humbasin, kombe folësish miq e armiq, Hampi thotë: “Albanian is a personal love of mine. Albanian is the pinion on which Balkan linguistics all rests. Albanian is what is the fundament of Balkan Sprachbund.” (Shqipja është dashuri personale e imja. Është strumbullari rreth së cilës sillet gjithë gjuhësia ballkanike. Është themeli i sprachbundit ballkanik). E pastaj shton se “Sllavishtja e vjetër dhe gjuhët balltike—edhe lituanezët do binin dakord, u pëlqen apo jo—janë si binjakë. Por këta binjakë nuk do mund të rrinin bashkë pa trinjakun e tyre, shqipen.”
Ahhh…shënimet komplekse, të mbishtresuara, të kapërthyera e të ndërlidhura me shenja fonetike, simbole komplekse, shigjeta e paranteza dyshimesh interesante të Hampit, janë një tjetër mesele shumë e veçantë…E kam provuar kur doja t’i botoja një artikull mbi numërorët themelorë në gjuhët indoeuropiane…sa djersë e mund për t’i deshifruar e riprodhuar elektronikisht dorëshkrimet e tij, tamam ashtu siç i donte i pakomprometueshmi Hamp…ahhh “hundorësia e asaj zanoreje është ndryshe në atë fshat dalmat, dhe kjo lloj “ë-je” është rreth 1/10 e sekondës më e gjatë se ajo e shembullit të mëparshëm, dhe këto ndryshime duhen dëshmuar saktësisht në simbolet fonetike, përndryshe nuk bëjmë shkencë por mashtrojmë”…E pastaj, kur i kërkova të më jepte në bibliografi të shkrimit që kish përgatitur, burimin bibliografik për Buzukun, Matrangën, Bogdanin dhe Kristoforidhin, ca i fyer e ca i irrituar më tha: “Këto nuk duhet të jepen në bibliografi. Çdo shqiptar, edhe po ta zgjosh nga gjumi, duhet ta dijë këtë informacion. Do ishte e tepërt të shkruheshin.”… Por do duhet një tjetër shkrim për këto.
Albanologu 88-vjeçar, që ka kryer studimet e Harvardit, duke mbrojtur disertacionin e tij për të folmen e arbëreshëve të Vakaricës, që mbetet edhe sot studimi më i gjerë përshkrues fonetik, qysh prej ’54-ës, merr pjesë në këtë konferencë, duke prezantuar veprën e tij më të fundit “Studime krahasuese për shqipen”, botuar nga Akademia e Shkencave në Prishtinë. Ky botim voluminoz ka hyrë në Bibliotekën e Qendrës së Studimeve Albanologjike, redaktuar dhe përgatitur nga studiuesi Rexhep Ismajli, njëkohësisht dhe përkthyesi i veprës së bashku me emra të tjerë akademikësh, pjesëmarrës në përkthim. Ndërsa vetë Hamp i munduar nga pleqëria, por jo nga fenomeni i një albanologu që për gjysmë shekulli nuk rresht së nxjerri nga ilirishtja fjalë krahasuese që e çojnë në bllokun e gjuhëve të vjetra ilire, ku hyn dhe mesapishtja. Kjo është teza e tij, që siç duket bashkë me jetën e këtij albanisti amerikan, do të mbyllë edhe kapitullin e debateve mbi shqipen. Ndërsa ai po i afrohet gjithnjë e më shumë rrënjës, duke zbuluar përditë fjalë si befasia që na dha dje Hamp, ku studiuesi Rexhep Ismajli tregon dimensionin e një etimologu të klasit ekstra në botë.
Profesor Eric Hamp edhe një herë sot iu kthye çështjes së gjuhës shqipe, natyrisht nga pozita e një indoevropianisti duke e vendosur atë në aspektin indoevropian, në kuadër të grupit veriperëndimor të gjuhëve indoevropiane, në aspektin ballkanik pastaj, pak më vonë, janë faza më të vona këto, në lidhje me ilirishten dhe me bllokun e gjuhëve të vjetra ilire ku hyn dhe mesapishtja.
Për prejardhjen e shqipes nga ilirishtja ka shumë. Ka një histori prej shekullit XVIII nga Johan Lehman Tunman dhe pastaj në botën e sotme, pas Çabejt kemi Cimochowski dhe autoritete të tjera, të gjithë këta që janë marrë me albanologjinë në një farë mënyre janë në këto rrjedha të të menduarit. Profesor Hamp ka këtë avantazh se depërton shumë më thellë në interpretimet paraindoevropiane dhe të gjitha këto lidhje i bën bashkë.
Ka shkruar rreth 4000 artikuj shkencorë gjatë jetës së vet.Ajo që i intereson ende më shumë se gjithçka është gjurmimi i dialekteve maleve e fshatrave mes të folmeve arbëreshe e arvanitase, e pastaj kthimi nëpër salla leksionesh ku e ftojnë papushim, duke derdhur me një përpikmëri detaji gati monstruoze, thesin e tij të pafund të dijes. Njohuritë e tij në dialektetet e humbura të Europës që rrallë i interesojnë kujt, si në shqipet e ndryshme, gjuhët e vdekura ose gati të vdekura mes skocezëve, galëve, e bretonëve, dhe bukuria në lidhjen që Hamp u bën dialekteve të gjalla me dhjetëra gjuhë të vdekura dhjetëra mijëra vjet të shkuara, por që ai i njeh dhe përdor lehtësisht, janë mahnitëse.
_________________
Përgatiti për Revisten elektronike "AlbPlanet": Sylejman Aliu, shkrimtar

Samstag, 7. März 2015
Mikel Gojani - 7 Marsi
DITA E KUJTESËS SË RRUGËTIMIT TË ARSIMIT SHQIP
Nga Mikel GOJANI
7 - Marsi është ditë e shënuar në rrugëtimin historic të arsimit tonë kombëtar. Prandaj, kur ëshënojmë këtë ditë të shenjtë, ngjallim nderimin dhe respktin për të gjithë ata mësues të cilët që nga kohërat e hershme happen shkollat shqipe duke ruajtur nga një altar në shërbim të popullit dhe të atdheut, si dhe për të gjithë pishtarët e arsimit që në dekadat e fundit të shekullit XX me punën e tyre sublime ruajtën frymën kombëtare të arsimit shqip.
Duke përkujtuar e kremtuar këtë përvejtor të Shkollës së Parë Shqipe, ne hedhim vështrimin në vitet e largëta të vitit 1887, kujtojmë me pietet ata atdhetarë e trima,që me mençuri e guzim hapën shkollën e parë shqipe;kujtojmë mendimtarët e shquar të Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Arritjet për shkollën shqipe dhe gjuhën amtare kanë qenë rezultat i përpjekjeve dhe sakrificave të jashtëzakonshme të përbashkëta të patirotëve tanë të kohës dhe të organizatave dhe klubeve atdhetare në trojet tona etnike dhe jashtë.Pa shkuar më larg.këto kërkesa i gjejmë të sintetisuara me Programin e Lishjes Shqiptare të Prizrenit (1878) dhe programet organizative të mëvonshme. Fakti është se shkollashqipe gjeti shumicën e librave të nevojshme për arsim e dituri,gjë që tregon që kjo nukishte gjë e rastit.Ky zhvillim shtroi përzgjidhje dhe një numër detyrash, siç ishin organizimi më i mirë i arsimit dhe i lëvizjes kombëtare, përpunimi i një program të përbashkët kombëtare.
Përpjekjet për të sublimuar themelimin e shkollës shqipe asnjëherë nukkanë munguar. Është e kuptueshme se në rrethanat politike – shoqërore shqiptare të gjysmës së dytë XIX ishin mjaft të vështirësuara.Mirëpo,hapja eshkollave shqipe u kuptua si domosdoshmëri e pashmangshme dhe e menjëhershme e kohës.Veprimtaria e madhe kombëtare dhe atdhetare, e cila merrte përmsa shtrirjeje më të gjerë dhe përmbajtjesore. Në vazhdën e punës pararëndëseu kurorëzua me sukses më 7 Mars të vitit 1887.Duke hapur shkollën shqipe në Korçë, një arritje të madhe historike të arsimit dhe cultures sonë kombëtare,Pandeli Sotirit të Madh i kishte takuar nderi të ishte mësues i parë i saj.
Shkolla e Korçës përpos tjerash pati rëndësinë e vet themelore,sepse ishte një shkollëme baza kombëtare, puna dhe program i së cilës mbështetej në metodologjinë laike.
Çështjen e arsimit dfhe të shkollimit shqip rilindësit tanë e kishinnndër detyrat priorioritare drejt rrugës së emancipimit dhe çlirimit kombëtar. Në këtë drejtim kontribut të jashtëzakonshëm kanë dhënë shumë pishtarë të shquar të arsimit tonës,si Naukm Veçilharxhi,Shtjefën Gjeçovi, Gjera e Sevasti Qiriazi,Hoxha Thasini, Naime Sami Frashëri, e shumë të tjerë.
Shkolla shqipe në Kosovë gjatë rrugëtimit të vet kishte një rrugë të sakirficës,një rrugë të përgjakur.Në vitin 1991 regjimi serb përdori të gjithë metodat e errëta mbi shkollën shqipe,ku përpos tjerash helmonte nxënësit,ndërpreu financimin e mësuesve, mbylli shkollat me dhunë, largoi mësuesit dhe nxënësit nga objektet e tyre shkollore.
Edhe përkundër të gjithë asaj trysnie, shkolla shqipe mbijetojë këtë katrahurë.
Urojmë që tash në liri shkolla jonë shqipe të marrë rrugën e mbarë drejt reformave dhe progresit me pretendime të që të nxë trended e një arsimi bashkëkohor sipas parimeve moderne europiane.

Sonntag, 1. März 2015
Një liber studimor që solli risi
Nga Dan KOSUMI
Një ngjarje e madhe e librit dhe studimeve letrare u konsiderua promovimi i librit studimor të poetes, shkrimtares, kritikes e publicistes, Majlinda Nana Rama.
Instituti Albanologjik i Prishtinës do të ishte tempulli që mirëpriti këtë autore të talentuar, e cila i ka kapërcyer me sukses, guxim dhe seriozitet të gjitha gjinitë e krijimit letrar.
Të pranishëm në këtë aktivitet të mezipritur, ishte pothuaj gjithë elita krijuese e studiuese e Prishtinës, si Akademik Ali Aliu, studiuesi nga Tirana Behar Gjoka, studiuesit Mirvete Dreshaj Baliu, Shefkije Islamaj, Bajram Kosumi, Begzad Baliu, Sali Bytyqi, Mevlyde Mezini Saraçi, Agim Gjakova, Merxhan Avdyli, Hysni Ndreu, Dan Ibrahimi etj.
Hysen Matoshi, drejtori i Institutit Albanologjik të Prishtinës u shpreh se ndihej i lumtur që në këtë promovim vinte një libër me vlera të mirëfillta krijuese e studimore, nga një femër e suksesshme.
‘’Unë ndihem i lumtur që sot kemi mes nesh një femër të guximshme, të suksesshme dhe të plotësuar. Është nder që të promovojmë në Institutin Albanologjik të Prishtinës, një vepër me vlera të mirëfillta krijuese dhe serioze në shkencat e letërsisë’’, ka vijuar mes të tjerash Matoshi.
Në fjalën e tij akademiku Ali Aliu do të vlerësonte librin me kritika letrare, ndërsa u shpreh se gjithë krijimtaria e Majlindës ka sjell një korpus të qartë mbi fizionominë krijuese të kësaj autoreje shqiptare që ka hyrë me seriozitet në të gjitha sferat letrare.
‘’Majlindën e njoha për herë të parë në Panairin e Librit në Fier, ku ajo ishte vetë organizatore e drejtuese. Aty mora edhe romanin e saj ‘’Perandorët’’, të cilin kur e lexova, kuptova se nuk kisha të bëja vetëm me një organizatore të mirë, por edhe me një romanciere shumë të mirë dhe më së tepërmi të guximshme. Kjo më bëri që t’i kërkoja Majlindës krijime të tjera, në poezi dhe prozë dhe të gjitha këto lexime më sollën të qartë Majlindën si krijuese, shumë e re në moshë, por me një talent të rrallë. Më pas, dorëshkrimi i saj me studime e kritika, më befasoi për mirë dhe sinqerisht e parashoh të ardhmen letrare të kësaj autoreje. Një krijuese që gjendet mirë në të gjitha gjinitë. Për këta krijues ka nevojë letërsia shqipe’’, - ka thënë Aliu gjatë promovimit në Prishtinë.
Behar Gjoka, një ndër studiuesit e njohur në Tiranë, u shpreh se Majlinda është padyshim autorja më në zë e letërsisë shqipe, e cila ka një të trajektore të qartë e të sigurtë në letërsinë shqipe.
‘’Majlinda është sot një zë serioz në letërsinë shqipe dhe kjo falë punës së saj dhe dëshmive krijuese. Në librin Kritika Letrare, autorja ka ditur të bëjë hulumtime të thella në autorë të ndryshëm, duke na sjell një qasje krejtësisht të vecantë, gjë që e ka bërë librin të jetë ndryshe nga librat e tjerë të ngjashëm të kësaj fushe. Ajo nuk i qëndron besnike vetëm fjalës akademike e shkencore, por bën interpretime krejtësisht njerëzore. Ka ditur të kalojë në kohë nga njëra epokë në tjetrën, duke studiuar rryma e letërsi, por edhe autorë të ndryshëm, duke zgjeruar gamën e studimit në libër’’, ka thënë Gjoka.
Po ashtu, Mirvete Dreshaj, u shpreh se Majlinda ka sjell një libër origjinal përsa i përket këndvështrimit të saj.
‘’E kam lexuar librin dhe e di që çdo libër ka dy krijues: autorin dhe lexuesin. Tek Majlinda gjeta shumë më shumë se kaq. Prandaj veprës së saj i jam qasur nga një kënd i tretë, i cili nuk ka të bëjë as me përmasën popullarizuese, as me prirjen shkencore të saj, por prej kureshtjes së leximit të një vepre me studime, ese, kritika letrare, të cilat ishin persiatje të karakterit vëzhgues dhe thellësisht hulumtues’’, ka thënë Dreshaj.
Gjatë aktivitetit folën edhe Mevlyde Mezini Saraçi e Fatmir Halimi të cilët vlerësuan lart veprën e Shkrimtares dhe studiueses Rama.
Në vlerësim të veprës dhe kontributit të saj në letërsi , Lidhja e Shkrimtarëve “Naim Frashëri” Fushë Kosovë, i dorëzoi autores çmimin e lartë ‘’Naim Frashëri’’ me motivacionin : ‘’Për erën e re që ka sjell në letërsinë shqipe dhe stilin krejtësisht origjinal në fushën e krijimit dhe studimit’’.
Ndërkohë, piktori i ri, Ardriti i kish përgatitur një portret shkrimtares, surprizë që i solli emocione këtij aktiviteti që u moderua nga poeti Dan Kosumi.
Majlinda Nana Rama u lind në Tepelenë, ku mori edhe mësimet e para dhe të mesme. Ajo ka kryer dy fakultete, atë për Albanologji dhe për Marrëdhënie Ndërkombëtare. Ka përfunduar studimet Master për Shkenca Politike ndërsa ka nisur studimet për të mbrojtur disertacionin e Doktoratës Shkencore.
Ajo është fituese e disa çmimeve kombëtare dhe ndërkombëtare, ndërsa ka një biografi të pasur, si dhe një bibliografi të larmishme.
- ‘’Kritika Letrare’’, Libri studimor që solli risi, promovohet në Prishtinë

Abonnieren
Posts (Atom)