Donnerstag, 26. Dezember 2013

Rrahim Sadiku dhe romani “Legjendë moderne”

Botime të reja
 
Roman pa personazhin Idealist
 
  •  Rrahim Sadiku “Legjendë moderne”, roman, “Rozafa”, Prishtinë, 2013
 
Nga Prend Buzhala
 
Romani “Legjendë moderne” i Rrahim Sadikut, e ngre pyetjen thelbësore: a i nevojitet edhe kohës së sotme Njeriu Idealist, personazhi idealist? Autori, nëpërmes personazhit të Arsim Gashit, protagonist i të gjitha lëvizjeve kombë-tare e luftarake të periudhës më të re, zbret në rrafshin e realitetit tësotëm, përkatësisht të rrjedhave shoqërore, njerëzore e kombëtare të Kosovës së pasluftës. “Arsimi ishte i zëshëm, kritik ndaj dukurive negative, reagon ndaj çdo gjëje që nuk i pëlqente. Vuajtjet, burgu dhe plagët kishin lënë mundësi për gërryerje nervash brenda trupit të tij të drobitur”, rrëfen nëveten e tretë narratori i romanit. Vepra hyn në radhën e atyre krijimeve që mbajnë qëndrim kritik ndaj fenomeneve e dukurive çorientuese, degraduese e fluksit shpërbërës të vlerave të mirëfillta të së kaluarës liridashëse. Së këndejmi, në ske-nën e romanit, si në atë shoqërore, shfaqet njëbotë e ekzistencës së luhatur, e psiko-mendësive të gjymtuara moralisht e të ngjyrosura në mënyrë groteske, e përfaqësauar nga personazhe si Thatani, Kryelegeni, Kungulleshka, Pakurrizi, Sidhelpra, Dardolecja, Përpakekëpuca, Safit heroi, Kazani, Taxhmedini, alias Altini, Sherafedini, alias Trimi e Hysamedini, alias Betimi dhe shumë dina e ina të tjerë... Prandaj, kjo botë e përmbysjeve të tilla, sikur vepron në një hapësirë jermi, të dehur; personazhet beketianë apo ata të absurdit, ndërëmbehen me personazhe groteske të një shoqërie e ambienti ekzotik... ndjekjet e përndjekjet ndaj idealistëve janë të njëjta si në kohët e dhunës pushtuese, ndërsa “nisesos” situata mbetet e pandryshuar, si një sublimim i së keqes, ku më kot kërkohet shpëtimi! Ngushëllimi gjendet vetëm tek vuajtja dhe durimi; sikur rrugët e kërkimit për t’iu dhënë kuptim vlerave të lirisë, janë të pashpresa, kurse ajo ëndrra për të mirën dhe lumturinë mbetet e ndrydhur; ndeshen vizioni i errët e ëndërrimet sfilitëse gjithë ankth, me gjetjen e një boshti, rreth të cilit mbështeten personazhet për të mos u përmbysur përfundimisht në greminë... Personazhi, nga një situatë ku e dëgjon vetëm zërin e vetvetes, gjendet në rrugët e kërkimit të bashkëbiseduesit, bashkëvep-rimtarit, bashkëndjesisë për kërkime të përbashkëta. Autori arrin t’i ndërthurë natyrshëm diskurset e ndryshme narrative, atë të përshkrimit të ngjarjes me diskursin e komentimit, atë të analizës psiko-sociale me atë të skalitjeve groteske-satirike... duke e strukturuar kështu, një roman me frymë polifonike ligjërimore. Kund e kund, prandaj, fjalia vjen më e qetë, më e drejt-peshuar, më e organizuar, kurse dialogu më i konkretizuar me përshkrim

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen