Donnerstag, 17. April 2014

Ymer Shkreli - ASGJË PUNA JOTE O ALI BINAKU

 
Ymer Shkreli

ASGJË PUNA JOTE O ALI BINAKU

ti thoshe se toka do ta ndërrojë fytyrën
pasi të kalojë shiu me ushtritë e marra
e kalorësit të kthejnë në konaqe të bardha

ti thoshe he t’u thaftë goja

e në ballë të oxhakut luajnë shtrigat
e pjekin kafe për dorasët e verës
e fëmijët edhe lumit ia ndërrojnë kahjen
e qentë i lehin shiut e breshërit
e mali e shiti edhe atë hajdutin plak
e pleshtat e qëndisën edhe ylberin në gjoks
e ti thoshe
he t’u thaftë goja si rrasa në diell

asgjë puna jote o ali binaku
as e bijve e nipave as stërnipave të tu
se ara pa ujë e mallkoi edhe diellin
e rrugët s’po prekin gjunj mbi dhé
e megjet po tirren në futa të zeza
e pullazet janë të vetmit qefinë për ditët
e varret po heqin lule prej zemrave tona
e zanat po qëndisin shami të djegura
e ti thoshe
thoshe

heu prieçat e tua po i bajmë si flamur
dhe erë e rëndë po ngatërron në mjegull
o ali binaku ti njeri pa oxhak

se tani edhe minjtë po të luajnë në santraç
pra thoshe se toka do ta ndërrojë fytyrën
pasi të kalojë shiu i rëndë si vdekja
e kalorësit të kthejnë në konaqe të fjalës
e besa të shtrohet trojeve si flakë
po ti thoshe he t’u thaftë goja
e u bëfsh qyqe mali atje në maje
ku zemra s’prek e syrin e ndjell lakmia

Nga “Ditari i hajnit”, “Rilindja”, Prishtinë, 1971
___________________________________
Zgjodhi: Shaip Beqiri

1 Kommentar:

  1. Nuk e besoja kurrë se diçka e tillë mund të më ndodhte derisa martesa ime pothuajse mbaroi plotësisht.
    Burri im ndryshoi papritur. Burri që dikur më donte dhe më kujdesej për mua u bë i ftohtë, i distancuar dhe i zemëruar pa asnjë arsye. Ai pushoi së treguari interes për martesën tonë, më shmangu plotësisht dhe përfundimisht më kërkoi divorc. U shkatërrova sepse e doja vërtet burrin tim me gjithë zemër.
    Gjërat u përkeqësuan edhe më shumë kur ai më bllokoi kudo - WhatsApp, Facebook, Instagram - sikur të mos kisha ekzistuar kurrë. Qaja çdo natë duke menduar se çfarë kisha bërë gabim.
    Një ditë, një mik i ngushtë më vizitoi dhe më prezantoi me një njeri shpirtëror të quajtur Dr. Dawn. Sinqerisht, në fillim isha skeptike, por vendosa t'i shpjegoja gjithçka sepse nuk kisha asgjë për të humbur.
    Dr. Dawn bëri një lexim shpirtëror për mua dhe u shokova. Ai zbuloi sekrete rreth martesës dhe jetës sime personale që askush nuk i dinte. Çdo gjë që tha ishte 100% e saktë. Pastaj ai zbuloi se një grua tjetër i kishte bërë një magji burrit tim. Kjo grua e vizitonte shpesh dhe unë, budallallëk, besoja se kishte të bënte vetëm me punën.
    Dr. Dawn më ndihmoi të thyeja magjinë dhe kreu një ritual të fuqishëm për rivendosjen e dashurisë për martesën time.
    Për habinë time më të madhe, vetëm pak kohë më vonë, burri im më zhbllokoi vetë dhe filloi të më telefononte dhe të më dërgonte mesazhe të panumërta, duke më lutur ta falja dhe të kthehesha në shtëpi. Në fillim e injorova për shkak të dhimbjes që më shkaktonte, por ai përfundimisht u kthye në shtëpi me dhurata dhe lot në sy duke kërkuar një shans tjetër.
    Sot, martesa jonë është më e fortë, më e lumtur dhe më paqësore se kurrë më parë. Dashuria midis nesh ndihet plotësisht e ripërtërirë.
    Sikur të mos mjaftonte kjo, Dr. Dawn më vonë më ndihmoi me një ritual shtatzënie sepse kishim luftuar me vite për të pasur fëmijë. Brenda 8 javësh, unë ngjizja natyrshëm dhe sot jemi të bekuar me dy djem të shëndetshëm dhe të pashëm.
    Do të mbetem përgjithmonë mirënjohëse.
    Nëse keni nevojë për: Një magji dashurie për t'u ribashkuar me ish-in tuaj

    . Ndihmë për rivendosjen e martesës
    . Ritualet e shtatzënisë për të ngjizur
    . Ndihmë shpirtërore për çështje gjyqësore ose rikuperim trashëgimie
    . Udhëzim dhe mbrojtje shpirtërore
    E rekomandoj shumë Dr. Dawn. Dëshmia ime është e vërtetë dhe lumturia ime sot është provë. WhatsApp-i i tij: +2349046229159

    dawnacuna314@gmail.com

    AntwortenLöschen