Pas një shkrimi që bëra para ca ditësh
vendosa që ti them edhe sot disa fjalë , sepse e kam për obligim si qytetar dhe
si shqiptar të them edhe njëherë mendimin tim
rreth një çështje të rëndësishme që fare nuk po përmendet gjat
bisedimeve të liderëve të partive poltike shqiptare qoftë këtu në Maqedoni, por
edhe në takimet që kishin në Tiranë me kryeministrin shqiptar z. Edi Rama. Dua
të dija a thua nuk e dinë apo nuk po duan të dinë ose kanë harruar tani dhe
fare nuk po e përmendin dhe nuk prezentojnë në tryezën e bisedimeve çështjen e
pazgjidhur të veteranëve, invalidve dhe të familjeve të Dëshmorëve të Kombit të luftës së vitit 2001.
Është për tu habitur se si mu këta njerëz të cilët qe 15 vite me radhë gjatë
zgjedhjeve parlamentare dhe ato lokale i marrin votat në emër të këtyre
njerëzve dhe mu në emër të gjakut të tyre kanë zënë pozicione të larta dhe
shijojnë të mirat e pushtet për vete dhe familjet e tyre. Si mund ti harrojnë
dhe të shkelin mbi djersën dhe gjakun e bijave dhe bijve më të dashur të
popullit dhe mos të bisedojnë dhe mos të përpilojnë një pikë të veçantë dheta
fusin në platformën e tyre të përbashkët për të ia prezentuar partive politike
maqedonase dhe kjo pikë të jetë ndër
pikat më kyçe që do të vendoset në këtë platformë të përbashkët ku do të jenë
edhe shumë pika tjera të cilat do të jenë si pika kushtëzimi për tu future partitë
politike në negociata me njërën nga partitë politike për ta formuar qeverinë e
re. Tani
gjat kësaj kohe pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare kemi pas rast
të dëgjojmë dhe të lexojmë disa pika të
përpiluara nga partitë tona politike shqiptare dhe ku do të pajtohen të gjithë
që të jenë të unifikuara me një platformë
të përbashkët me të cilën do të futen në
negociata me partite politike maqedonase dhe
kjo platformë do të jetë si platformë kushtëzimi që ajo parti e pales
tjetër e cila do të jetë e gatshme ti pranoj të gjitha pikat e kësaj platforme
, atëherë partite shqiptare do të vendosin të futen në qeveri, ndërsa nëse nuk
janë të gatshme asnjëra nga partitë politike për ti pranuar këto pika, atëherë mos
të futet asnjëra nga partitë poltike
shqiptare në qeveri.
Unë besoj se kjo pikë, pra rregullimi me ligjit të statusit të veteranve, invalidve dhe familjeve të
dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare duhet të jetë më prioritare nga të gjitha
pikat tjera dhe si pikë e parë dhe më e rëndësishmja duhet të jetë e vendosur
në tryezën e bisedimeve qoftë mes palëve shqiptare dhe asaj me të cilën parti
maqedonase që do të vendosin të bashkëqeverisin në këtë mandat të qeverisë e
cila pritet së shpejti të formohet. Kisha dashur të dija se a është përmendur
ndonjëherë kjo pikë pas përfundimit të zgjedhjeve parlemtare apo fare nuk është
përmendur dhe ndoshta është hudhur në harresë, sepse tani zgjedhjet kanë kaluar
dhe statusi i këtyre njerëzve më të merituar duhet të përmendet vetëm gjatë
zgjedhjeve që në emrin e tyre ti mbledhin votat për tu ulur si depute në kulltuqet e parlamentit, ministrive, ambasadave,
drejtori ve dhe shumë e shumë posteve tjera
që do jenë joshëse për interese personale. Edhe njëherë po e potencoj
duke mos dashur të zgjas më shumë se nga pikat kryesore që do të vendosen në
platformën e përbashkët të partive politike të cilën do ua prezentojnë dhe që
do jenë si kusht për pjesmarrje në qeveri si pikë e vacant në këtë platformë
duhet të jetë edhe rregullimi me ligj dhe zgjidhja e çështjes së statusit të
veteranve , invalidve dhe familjeve të dëshmorëve të vitit 2001. Me keqardhje
do e them se këtë çështje pos liderve dhe strukturave partiake shqiptare që
përfaqësohen me deputetë në parlament deri më sot pas përfundimit të zgjedhjeve
nuk kam mundur ta dëgjoj dhe të lexoj as nga analistë të shumtë që kemi pasur
rastin ti shohim dhe dëgjojmë nëpër media elektronike në debate, por edhe të
lexojmë ndonjë artikull edhe në media të shkruara. Kjo është me keqardhje dhe
shumë e dhembshme që mos të përmendën njerëzit më të merituar dhe të sacrificës
dhe moszgjidhja e statusit të tyre deri më tani siç është rregulluar me ligj
statusi i palës tjetër e ne tani edhe heshtim duke mos reaguar te partitë
politike shqiptare duke ua thënë në sy se nëse nuk futet si një pikë e veçantë
dhe nuk bisedohet edhe për zgjdhjen e kategorisë së këtyre njerëzve me një ligj
të posaçëm dhe të marrë fund njëherë e përgjithmonë zgjidhja e statusit të
tyre, atëherë besoj se nuk ia vlenë fare te futen shqiptarët në qeveri, sepse
do jetë turp i turpit. Në fund do ti kisha bërë kërkesë tek krerët e partive
poltike që në bisedimet e radhës të gjitha partite politike të jenë të një
zërit që pikën për zgjidhjen e statusit të veteranve, invalidve dhe familje të
deshmorëve ta fusin në platformën e përbashkët të tyre dhe të ia afrojnë
sëbashku me pikat tjera palës maqedonase me të cilat do të të negocohet për
formimin e qeverisë së re. Njëherit edhe të gjithë analistët, opionistët,
shoqatat e dalur nga lufta e vitit 2001, intelektualët , ish ushtarët e
Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare pamarrë parasysh se cilit subjektëpoltik i takojnë
të reagojnë unnanimikisht që kjo pikë të futet në platformën e partive poltike
shqiptare dhe pa këtë pike mos të futen fare në bisedime me dy partite maqedonase
për formimin e qeverisë se ardhme.
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen