Freitag, 27. März 2020

Kujtim STOJKU: Cikli poetik "Marsi i lig".

DUKE DËGJUAR MOXARTIN

Tingujt magjepës t`simfonisë së Moxartit,
Thellë m`kanë zhytur në mendime,
Prandaj një aromë prej shpellave t`hënës ndjej,
Një lis vigan përmes gjetheve flet, përzihet me frymën time.

Vetmia mbretëron e qetë duke lexuar heshtjen,
Etjen e shuaj duke thithur farën e reve,
Tingujt bubëllijnë kur retë n`mes tyre kërleshen,
Kur marr rrugën e kthimit në shtëpi,
Ajo dhe unë për çudi jemi kthyer në sinonim.

Shtigjet e njohura tërsisht na kanë shkatërruar,
Duke bredhur nëpër to askërrkund nuk arrijmë,
Mjegulla e dendur pamëshirë na ka rrethuar,
Unë bredh për të gjetur yjet nëpër errësirë.

Era fillon t`kërcejë vallen e saj të ndyrë,
Lisi shekullor ia ngul sytë i vrenjtur dhe i zemruar,
Duke hedhur vallen, era pamëshirë ma përplas shiun n`fytyrë,
N`fytyrën e papërlyer si lot shkëlqejnë pikat duke xixëlluar.

Këngët me t`cilat jam rritur, çuditërisht rrënjët i paskan shumë thellë,
Nga këto simfonitë e Moxartit vetëm një vel i ndan,
Meloditë e magjishme me shpirtrat janë përzier,
Mos depërtoni deri tek dhimbja se s`ka kush na i fshin lotët pastaj...



SOT ME NJZETË E DY MARS

Sot me njëzetë e dy mars, dëgjoj gërhamat e fundit të dimrit,
Zëri i tij i mekur prej gjoksit dilte jashtë,
Gjithçka përceptonte në mendjen e ftohtë të tij,
Vështrimi turbullohet nën rrezet e diellit zjarrtë.

Pikërisht n`ag të kësaj dite që sapo kishte nisur,
Një erë ledhatare po m`pyeste ngadalë,
Aty - këtu, kënga e një zogu ishte duke trokitur,
Mbi degët e kumbullës të sapo çelur kishte ndalë.


Me sqepin e tij shkruante n`pentagramin pranveror,
Notat e kompozimit t`melodisë,
Skena ishe e natyrës, ndriçuar prej syrit diellor,
Ky ishte dhe preludi i ekzekutimit t`simfonisë.


KOSTUMI I MËKATEVE

Jetoj përditë në fraksionin e sekondës,
Që vazhdimisht vjen duke u rritur,
Bëhet minutë, orë, ditë dhe natë,
Brenda kësaj kohe llogaris rrezen e yllit të ndritur.
Vdekjen e shoh të përzier me errësirën,
Kollarisur me mëkatet, veshur me kostum të zi,
Ku je o Zot? Valët e ajrit seç po dridhen,
Përkdhel ballin e ftohtë të shkëmbinjëve,
Një vikamë zërash nëpër hone oshëtijnë në liri.

Nëpër zbrastësir` shoh gjurmët që le një ëngjëll,
Fluturon drejt tokës me krahët e bardha të pëllumbit,
Tingujt kompozojnë gjuhën e mbetur pezull.
Përplas krahët e ndritshme shpërndahen retë,
Zërat melodioz gjallërojnë hapsirën,
Heshtja gjallërohet duke marrë jetë.
Dëgjoj zhurmat e një lumi të nëndheshëm,
Që përplasen brigjeve t`padukshme kur fryn veri,
Realiteti shpërfytyrohet përmes tingujve të shurdhët.
Ditët ngadalë po i hanë vitet,
Kujtesa rrumbullakos numrat e plotë,
Rruga është si diametri i një qarku,
Sa herë zmadhohet shtiret, ndryshon formë.
Tringëllimat e celularit përshkojnë eterin,
Duke bërë lidhjen magjike nga njëri pol në tjetrin,
Koha shkurtimisht po ndron zakon.

Rend pas zërash që sa vijnë e largohen,
N`hapsirën e pafund ikin vazhdimisht,
Kryq e tërthor prej ëngjëjve përshkohen
Pambarim i hedhin ëndrrat nëpër zbraztësir.
Por një nga rrathët e ferrit të Dantes,
Sigurisht që do t`më përpijë një ditë.

Rrugët e panjohura gjithmonë zgjaten drejt së nesërmes,
Në misterin e saj ajo i tërheq,
Kur i dërrmuar nga lodhja do të ulesh për t`pushuar,
Muzgu po bie, mendimin po ma shkapërdredh.
Vitet po i shpalosin muajt me radhë,
Nga qesja e duhanit cigaren po dredh,
Kur ulem në tavolinë për të pirë kafenë,
Djalli vetë ma shërben...

1 Kommentar:

  1. Unë po e ndaj këtë dëshmi për partnerët që vuajnë në marrëdhëniet e tyre, sepse ka një zgjidhje të qëndrueshme. Burri im më la mua dhe 2 fëmijët tanë për një grua tjetër për 3 vjet. U përpoqa të jem e fortë vetëm për fëmijët e mi, por nuk munda t'i kontrolloja dhimbjet që më mundonin zemrën. Isha i lënduar dhe i hutuar. Unë kisha nevojë për një ndihmë, kështu që bëra një kërkim në internet dhe hasa në një faqe ku pashë që Dr Ellen, një magjistare, mund të ndihmojë të kthehen të dashuruarit. E kontaktova dhe ajo bëri një lutje dhe magji të veçanta për mua. Për çudinë time, pas 2 ditësh, burri im u kthye në shtëpi. Kështu u ribashkuam përsëri dhe kishte shumë dashuri, gëzim dhe paqe në familje. Ju gjithashtu mund të kontaktoni Dr Ellen, një magjistare e fuqishme për zgjidhje
    1) Magjitë e dashurisë
    2) Kthehu i dashuri
    3) Ribashkoni burrin ose gruan
    4) Nëse keni pela të natës
    5) Kurë për HIV dhe kancer
    6) Unaza e fuqishme magjike
    7) Magji për fat të mirë
    8) Thyerja e obsesionit
    9) Problemet e lindjes dhe shtatzënisë Kontaktoni EMAIL: ellenspellcaster@gmail.com Ju gjithashtu mund të Whatsapp saj +2349074881619

    AntwortenLöschen