SHËN GRIGORI YNË
Është i vetmi gjysëmgrek
që flet Gjuhë Perëndie
dhe shkruan shqip
si Thoti
e ndonjëherë
ulur në gjunjë
puth përmallshëm
shkabën në flamur
Përbesë
është dreq poet Ai
me fjalë deh dhe muzat
Është i vetmi shenjt
që vit për vit
bekon Vreshtat e Dionisit
dhe para lindjës së diellit
pajton Perënditë
Por s'është fisniku i vetëm
me gjakun blu
si të Gjergjit e Nënë Terezës
Lum ata të lumët që e njohin
-
Haxhi Muhaxheri, 12. 11. 2020

Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen