Dienstag, 2. Februar 2021

Buqetë poetike nga Shqipe Hasani

Shqipe Hasani


LETËR NË TUNEL

Për Zotin nuk harrova
Tunelin e errësirës
Plot dënesje asaj mynxyre
Ajo ditë strehë ngushëllimi
Vura duart mbi mure
Strehët e akullta me simfoni dehëse
Frika dhe vuajtja
Rrëfen të vërteten
Trëndafilat gjysmë të vyshkur
Në zgjim kënge
Mbetën pa dritë, pa ujë
Shpirti endej gozhdave
As shiut letra e lagur
Palosur mbeti me ngjyrë gjaku
Pa u copëtuar midis kafkash njerëzimi
Ruajtur ku ndahen dallgët e kohës.



ORA  E KOHËS

Heshtni violina
S'janë histerike britmat
Thonjve të motit shqyhet qyteti
Dhimbja kalon kepin
Kryqëzuar me dritën e varfërimit
Mëkatit

Heshtni daulle
Kot këndoni këngët e vjetra
Me zëra të stërlashtë
Ndiej kohën,akull,dehje dhe ngazëllim

Heshtni shpendkëqija zëplasura
Mes harresës dhe urrejtjes
Mi fshihni perlat përrallore
Çudi- robëri artistike
Buzëqeshje e mangët
Fundi i melankolisë
Qoftë ora e bukur e kohës.



PLISI I FISIT TIM

Mos harro atë arkë të mbyllur
Nënë lokja më tha para se të ikë nga kjo botë
Njëqind vjet para shekujve të thinjur
Gjeta plisin e bardhë
Një flamur qëndisur nga gishtërinjt e gruas
Një qifteli prej druri kujtimesh
Një dry ngjitur për zemre
Në fund një copë- diell atdheu
Armusr me rreze te moçme

Midis të hënës dhe të premtes
Më fillonte dasma Ilire
Krushqit me plis te bardhë
Më kenduam përtej agut dhe muzgut
Pertej kullave te veshura me emblemë gjaku
Legjendave të lashta
Më morën nuse me plis mbi kokë

Me dorën e majtë preka kanunin e zemrës
Nga nëntoka nxorra plisin e bardhë
Zgjuar me këmbanat e vjeshtës
Më ndrydhën nostalogjitë deri në eshkē
Plisin dhe gjakun e dhembjes
Ruaj me emrin SHQIPTAR.



KEPI I DASHURISË

Nuk është  çudi kur ndjenjat përplasen
Në ëndrrat e lashta
E shpërthen klithma"Sikur t'isha djalë"
Nuk do t'ia ndal klithmen as natës
As barit  s'do t'ia mbyll gojën

Si ylber i mbërthyer nuk kurseva
Ngjyrat dhe vargjet e shpirtit
T'ua mesoj fëmijëve të lagjes n'dritë qiriut
Gjurmët e vajzërisë pikturuan në mure kështjellash
Anijet e shpresave të lashta lundruan
Ujërave të bardha

Kjo është e vërteta
E vetëm zoti më besoi
E më la të iki përtej vetes
Në Kepin e Dashurisë.



DESHA TË VDES ARBËRESHË

Që të shprishej gjithësia e luftës
Në gjoksin prej flake
Mbaja flamurin e ndaluar.

Që të  vdes arbëreshe e kulluar
Nuk e ndryshova të gjakut ngjyrë
As s'e dashurova barbarin në të lulimtin shtrat
Veç eshtrat m'u bënë pluhur
Dhe prej hirit arbëreshe përsëri u ringjalla

Mbi flokun tim po vyshkej shpresa
Nuskat e gjyshes kishin humbur fuqinë
Fërkova sytë sakaq:
Tokës s'i ardhka paqja nga muga

Në vijë të agmisë qava nga gëzimihëna nusëronte mes yjesh 
Hyjnitë po rikrijonin Shqipërinë
Mbi hartën e baladës me njëmijë zjarre rrethuar.


Shqipe Hasani u lind në Prishtinë. Shkollën fillore dhe të mesme(Mjeksinë e përgjithëshme)e mbaroi në Prishtinë.Fakultetin Filologjik, dega gjuhë dhe letërsi  shqipe në Prishtine, poashtu punon ne QKUK-Klinika Radiologji -Teknike e Rengenit. Njëherit ka përfundu studimet  në  Kolegjin e shkencave të mjekësisë Rezonanca - drejtimi Radiologji. Është anëtare e Kryesisë së Lidhjes se Shkrimtarëve të Kosovës. Po ashtu, Shqipe Hasani ka fituar disa çmime kombëtare e ndërkombëtare për poezi.


Veprat:
  • "Shiu i vetmisë", poezi, Pena, Prishtinë 1997
  • "Qielli i varreve", Rilindja 2000
  • "Akuareli i dhembjes", Flomed, Prishtinë 2008
  • "Premtim i lënë peng", LSHK, Prizren 2009
  • "Qëndistarja s'ka mort", dramë, SHB Orfeu, Prishtinë 2011 
  • "Okteti i vajzave", SHB Orfeu, Prishtinë 2012
  • "Prillin ma solle ti", SHB Orfeu, Prishtinë 2013
  • "Ç'gjuhe flasin lulet", SHB Orfeu, Prishtinë 2013
  • "Sytë kërkojnë përtej vdekjes", dramë, SHB Orfeu, Prishtinë2015
  • "Prushimë nën vello ", Meshari, Prishtinë 2018
  • "Mos hesht zëri im"2020 Lena Graphic - Prishtinë
  • "Botë e ëndrrave"2020 Lena Graphic - Prishtinë.

2 Kommentare:

  1. Faleminderit për atë që keni bërë për mua { Dr dawn acuna }! Burri im pushoi së plotësuari letrat e divorcit pasi të kontaktova për të më ndihmuar të ndaloja divorcin me burrin tim dhe tani gjërat po shkojnë shumë më mirë tani. Siç thatë, i gjithë procesi në lidhje me divorcin është anuluar dhe gruaja e keqe që shkakton problemin në martesën time është larguar nga burri im dhe tani jemi të lumtur së bashku, nëse keni probleme në lidhje ose martesë ose ndonjë problem tjetër. , mund t'i dërgoni email atij në: ( dawnacuna314@gmail.com ) ose WhatsApp her ( +2348032246310 ).

    Ai u specializua në magjitë e mëposhtme:

    *MAGJITË DASHURIA
    *MAGJITË MARTESORE
    *MAGJITË E PARAVE
    *MAGJITË E BUKURISË
    *MAGJAT E PASURISË
    *MAGJITË TËRHEQJES SEKSUALE
    *MAGJITË E SHËRIMIT TË HIV
    * SPELL KAZINO
    *HQI SPELJET E MALLKIMIT
    *MAGJITË MBROJTJES
    *MAGJITË E LOTARIVE
    *MAGJAT E FATIT
    *MAGJAT E Pjellorisë

    AntwortenLöschen
  2. Më në fund e kam rikthyer Gëzimin tim, dua t'i tregoj botës se si burri im po më tradhtonte dhe nuk ishte më i përkushtuar ndaj meje dhe fëmijëve tanë. kur e pyeta se cili është problemi, ai më tha se nuk më donte dhe donte divorc, isha aq e thyer në zemër sa qaja gjithë ditën dhe natën por ai doli nga shtëpia po kërkoja diçka në internet kur pashë një artikull se si magjistari i madh dhe i fuqishëm i magjisë, i quajtur Dr DAWN, ka ndihmuar shumë në situata të ngjashme si unë, kontaktova në WhatsApp: +2349046229159 duke i treguar për problemin tim, ai më premtoi se do të ma kthejë burrin tim brenda 48 orëve. bëri gjithçka që më kërkoi, dhe për habinë time më të madhe burri u kthye në shtëpi pas 48 orësh dhe po qante dhe lutej për faljen time dhe pranoje atë, që atëherë unë jetoj e lumtur me burrin tim dhe ai më trajton si një mbretëresha.
    Dr DAWN, gjithashtu mund t'ju ndihmojë. Kontaktoni me të për çdo lloj Drejtshkrimi apo zgjidhjeje, është i sinqertë dhe 💯 për qind i sigurt, ai është kontakti në WhatsApp: +2349046229159

    Email: dawnacuna314@gmail.com

    AntwortenLöschen