Montag, 14. Juni 2021

Poezia e Haxhi Muhaxherit, "Zogjtë dashurojnë lirshëm".


Shkruan: 
Mehmet RREMA, shkrimtar
Krujë, 05. 06. 2021

Shumë flasin për një krijues misterioz të botës. Shumë i vejnë emëra të ndryshëm sipas idesë dhe mendimit të tyre. Unë krijues të botës do të quaja dashurinë. Sipas mendimit tim, dashuria është bërthamëza evogël, të cilën prej kohësh shkencëtarët mundohen ta gjejnë nëpër tunele të sofistikuara shkencore, për të arritur tek Big Bengu apo dora e krijuesit. Unë them që nuk është nevoja të shkojnë kaq larg, duke kërkuar nëpër galaktika, e as të krijojnë tunele apo diej artificial për të arritur tek krijuesi. E kanë afër, brenda shpirtit të tyre, por shpesh të mbuluar me një shtresë të trashë të plumbët të urrejtje smirës, hakmarrjes e sa e sa veseve të cilat ia zënë frymën dhe gati po e asfiksojnë, e, në ndodhtë kjo, globi ynë do të ndalë rrotullimin, dielli do të humbasë ngrohtësinë e hënëa dritën. Nuk do të dëgjohen më belbëzime fëmjësh, por rënkime drithëruese, të cilat do të bëjnë të çahet toka e të thahet deti. Prandaj, para se shkencëtarët të kërkojnë nëpër tunele a galaktika, për të gjetur dorën e krijuesit, le të hyjnë në shpirtin e njerëzimit, të grisin atë perde të trashë të plumbtë e të nxjerrin nga aty, dashurinë, tamam siç del lulja në pranverë duke shqyer akullin. Dhe atëhere do të mund të kuptojnë vërtetë cila është dora e vërtetë e krijuesit, e le t'i venë çfarë emëri të duan, por emër më të bukur se dashuri, besa zor se do të mund të gjejnë. Është dashuria, e jetuar në të gjithë gjeografinë e sajë dhe në planin shumëdimensional, ajo që krijoi botën dhe mrekullitë e sajë dhe në të kundërt, vesi që shkatërron gjithça të bukur.

Dashuria  është dora më e sigurt për të mbajtur e krijuar misteret më të mëdha, ëndrrën më të bukur të fantazisë poetike që na frymëzon dhe na bën të besojmë  se çdo gjë e mirë transmetohet nëpërmes dashurisë. Ajo e bën hënën e bukur të ulet në lëndinë e të veshë me rrezet e sajë një çift të rinjësh të ndruajtur e trembur nga sytë tinzar apo një çift zogjsh të cilët bëjnë dashur të qetë e të lumtur duke e shoqëruar me melodinë më të bukur të cicërimave. Vetëm dashuria e zhvesh dhe nxjerr shpirtin tonë të,pastër, pastruar nga vesi e mëkati, i jep atij dritën ngjyrat dhe aromën  më të bukur, e cila i jep botës atë drejtëpeshim, që e bën të pafund.

Përmasat e pafundme të dashurisë na i jep poeti Haxhi Muhaxheri në poezinë e tij lirikofilozofike, Zogjtë dashurojnë lirshëm. Në këtë poezi, Muhaxheri na tregon se njeriu si qenie më e lartë, ka mjaft çfar të mësojë nga qeniet tjera, të cilat ne i quajmë të vogla, të dobëta, të cilat udhëhiqen nga instinktet e jo ndërgjegjia. Por këtu, edhe pse kjo është e saktë, njeriu për të jetuar jetën, jetën e tij, të lirë e të bukur, ka çfarë të mësojë nga qeniet tjera.

Duke lexuar këtë poezi të bukur, shkruar kaq lirshëm, si një bisedë e pastër dhe sinqertë mes miqsh të ngushtë e të përmallur për njëri tjetrin, poeti Haxhi Muhaxheri, nëpërmes figurash e metaforash të bukura na tregon se kjo shoqëria njerëzore ka nevojë për liri, por që ta gëzojë atë, duhet të çlirohet nga koncepte obskurantiste, dhe të përqafojë dashurinë...


Haxhi MUHAXHERI

ZOGJTË DASHUROJNË LIRSHËM

Zogjtë – janë me të guximshëm se ne
Ata e duan më shumë Lirinë – flut‘rojnë
Këndojnë e hedhin valle kur t‘ju teket
Dhe s’pjerdhin fare për rregulla qeverish

Zogjtë – puthen e bëjnë dashuri lirshëm
Sy botës – në ajër – mes lulesh në tokë
Maje lisash a mbi kulme shtëpish
Dhe kurrë s’çajnë bythën për etikën
 
Zogjtë – nuk janë kopila të Ajnshtanjit
Ata s’ja varin as Platonit e Aristotelit
Hesiodit e Pitagorës – Niçes a Hegelit
Madje – as biblën e kuranin e kanë lexuar

Zogjtë nuk e dijnë se kur është hëna e plotë
S‘dijnë as çka janë numërat – ëndrrat – magjitë
S‘bëjnë kurrë kontratë martese – sikur ne 
Që veten mashtrojmë dhe i përligjim tradhtitë

Zogjtë na mësojnë ç’pamje ka Liria
Zogjtë na tregojnë çka është dashuria
Ata kurrë nuk vuajnë nga mendësia e robit
As hundet i fusin në punët e Zotit

2 shkurt 2018



Nuk di qyshkur në shoqërinë njerëzore është përdorur fjala liri, por mund të them se ajo çdo ditë e më shumë bëhet më e përdorëshmedhe më e dëshirueshme. Gjithnjë e mëshumë njeriu i sotëm ndjehet më i privuar nga liria si koncept i përgjithshëm. Ndoshta, një nga arësyrt që e shtyn njeriun e sotme drejtë një perversitet të çuditshëm saqë mund të mendosh se po humbet identiteti i qenjes njeri, dhe ai nuk është më as njeru, as kafshë, është pikëtisht nxitimi për të gjetur një rrugë për të vajtur deri tek liria. Ky nxitim e çon njeriun drejtë humbjes jo vetëm të lirisë së kërkuar, por në një farë mënyre dhe shumë cilësive, të cilat e dallojnë nga bota e egërsirave. Ndryshe nga dëshira për lirinë, forcat e errta, të cilat gjenden brenda shpirtit njerëzor, brenda egos, egos së ti, e shtyjnë atë, e nëpërmjet tij gjithë shiqërinë njerëzore drejtë errësirës, drejtë mohimit të së drejtës për të qenë i lirë. Kjo ndodh brenda individit si qelizë e shoqërisë, por edhe në tërësinë apo bashkësinë shoqërore. Nga thellësitë e kohës, nga errësira e saj, individi, e bashkë me të sistemi shoqërot ka trashëguar elementë të errësirës dhe shumë nga ato i ruan me fanatizëm edhe në ditët e sotme, në moshën e internetit e të shpikjeve të mëdha. Lind pyetja, po pse dreqin, kur kjo qenie kaq e lartë, e cila quhet njeri, ka arritur të të zbulojë e të hedhë dritë në planete e fenomene më të çudutëshme dhe misterioze të natyrës, nuk qenka në gjendje të ndriçojë shpirtin e tij dhe zemrën e shoqërisë, në mënyrë që individi dhe grupet shoqërore të jetojnë të lirë? Sigurisht që mundet, por egoizmi i pjesës së "lartë"të shoqërisë, bën që pjesa tjetër aji e "ulta" ta humbi lirinë, por kur njëra pjesë e trupit është e sëmurë apo më keq, e kalbur, nuk ka si të mos jetë e prekur dhe pjesa tjetër, dhe në shoqëri, ndodh e njëjta gjë. Nëse humbet lirinë e e jetës një grup a një popull, edhe ai i cili ia mohoi nuk ësht më i lirë sepse brenda tij do të futet pyka e frikës, e cila sa më shumë të futet në mishin e një klase apo një shteti, aq më shumë dhemb, e për pasojë e shtyn të bëhet më agresor, e në të njëjtën kohë të jetoi më i frikësuar se një ditë, ajo që i shkaktoi tjetrit do t'i kthehet atij vetë. Në të tilla raste futet në veprim instikti i vetmbrojtjes. Po çfarë është në të vërtetë liria? Kur një njeri, një grup njerëzish a një popull apo një shoqëri quhet vërtetë e lirë? Liria si koncept është shumë i gjërë. Që të jesh i lirë nuk mjafton të mos kesh një pushtues,apo një sistem diktatorial i cili të privon nga shumë të drejta si e drejta e fjalës, e votës, e drejta për të zgjedhur apo për t'u zgjedhur e të tjeta tëdrejta, shumica e të cilave janë të përcaktuara me ligj e këto ligje zbatohen. Në këto kushte, liria nuk është e plotë. Që një njeri,apo njëshoqëri, të quhet e lirë, është nevojëshme të çlirohet nga disa koncepte të cilat pengojnë përparimin. Për t'u çliruar është e nevojëshme që individi apo shoqëria të jenë të guximshë. Por çfar dhe përse i duhet guximi? I duhet për të kryer një operacion shumë të vështirë në ndërgjegjene tij. I duhet të pastroi nga truri i tij dhe i gjithë shoqërisë atë qelb i cili është trashëguar në shekuj. Është imponuar nga të fortit dhe ka zënë vend në shpirtin e ndërgjrgjen e të pafuqishmëve si një normë morale, apo si një vendim i ardhur nga lart, i cili duhet të zbatohet.

Zogjtë puthen e bëjnë dashuri lirshëm, thotë poeti i shquar Haxhi Muhaxheri. Këtë ndjenjë të pastër, e cila ndodhet në shpirtin e çdo njeriu dhe qendron aty si të thuash e ngujuar nga forcat e errta të zakonit, njerëzit e pasur e shfaqin në mënyrë brutale e perverse, kurse njerëzit e thjeshtë ende e quajnë një "turp", ndërsa "zogjtë", pra ata njerëz, ndoshta të paktë, por më guxiimtarë, të cilët i kanë hedhur prapa shpine konceptet e errëta, nuk kanë turp të shfaqin kudo janë ndjenjën e tyre të pastër e të bukur. Shumë njerëz, në ditët e sotme, më kollaj shprehin ndjenjën e urrejtjes dhe të dhunës,e shumë vese të tjera sesa dashurinë. A është më njerëzore dhe e moralëshme të puthësh një njeri në rrugë apo ta vrasësh apo ofenfosh. Kjo është shoqëria jonë, shoqëria e shekullit të njëzet, e cila, vuan akoma nga koncepte obskurantiste.  Quajmë të turpshme, një puthje dhe për çudi quajmë të moralshme një vrasje. Kështu ndodh.
 
"Zogjtë nuk e kanë lexuar as Biblën as Kuranin", thotë poeti, por ato flututrojnë të lirë në majë lisash, në pyje, fusha male...Etika e tyre është liria. Jetojnë të lirë. Ndërsa ne, qeniet më të "larta", duke iu përmbajtur  gjoja etikës, njëfarë rregulli, të cilën na ka mbetur si një apandesit i mahisur nga kohët,e ëndërrojmë, por nuk dijmë ta gëzojmë lirinë. Nuk e gëzojmë sepse në ne është i fuqishëm egoizmi. Në ne sundon "etika", por çfarë është kjo etikë? A është etike t'i ndalosh lirinë një personi, një grupi a një kombi? Aështë etike që një ushtri, e armatosur deri në dhëmbë me armët më shfarosëse një ditë të bukur, pasi është pregatitur prej shumë kohësh, të gjendet nëpër rrugët e një qyteti a njështeti, të shtypi, vrasi eshkatërroi dhe të thotë se këtë po e bëj për të mirën e juaj,e nga ana tjetër, një klerik, pretendues se qenka i dërguari Zotin në tokë studiues i rregullt i librave të shenjtë ngaku dalin dhjetë urdhërat e shenjta të shkoi dhe ta bekoi këtë ushtri që shkon për të vrarë njerëz të pafajshëm? Çfarë emëri ka ky moral?

Ndërsa "zogjtë s'pjerdhun fare për rregulla qeverishë". Zogjtë fluturojnë nëpër degë, në pyje, fusha, male, e nuk duan të dijnë për dhjetë urdhërat e librave të shenjtë, ponuk duan të dijnë as për kushtetuta shtetesh tëfuqishme. Ata kanë kushtetutën e tyre me nenin e parë dhe të fundit lirinë dhe bashkëjetesën miqësore bazuar në dashuri. Kushtetuta e tyre hyjnore ëshyë të jetojnë të qetë aty në degë, në strehën e vet, ndërsa njeriu është i kushtëzuar nga ligjet e më të fortit, por edhe më i forti jeton me tmerrin se ai i dobëti një ditë do të ngrihet në këmbë, dhe nuk do të dij për besë e fe,e as për ligje, dhe etikë. Do të ngrihet dhe t'i zvarrisë shkaktarët e vuajtjes, mjerimit, skllavërimit, vjedhësit e lirisë e dashurisë, rrugëve të qytetit, si lecka të mykura. Histori njerëzore është mbushur me shembuj të tillë dhe shpesh herë, dhe pase në forma të reja, përsëritet.

Zogjtë nuk duan të dijnë për ligjet njerëzore. Ata edhe në dashuri nuk bëjnë kurrë kontratë martese, por e duan shumë njëri tjetrin. Ato e duan pasardhësin e tyre. Sakrifikojnë shumë.T'i shikosh kur ndërtojnë çerdhet, sa të palodhur e të zellshëm duken, pot njëkohësisht janë edhe shumë të lumtur. Duken të lumtur dhe të lirë për të jetuar kur me sqepin e tyre sjellinnë lerdhe për të vegjëlit ushqimin. Po njerëzit, me ligjet e tyre morale? Njerëzit bëjnë kontrata sepse nuk vlen dashuria. Në vend të dashurisë ka lindur besthyerjs e pabesia. Dhe hyn në funksion kontrata, e cila fshin plotësisht dashurinë dhe ndjenjën e bukur, duke ia lënë vendin instiktit të shtrembëruar.

Ndërsa njerëzit kërkojnë ta gjejnë lumturinë dhe rehatinë personale në shtypjen apo në vrasjen e njëri tjetrit, zogjtë, e duan dhe respektojnë njëri tjetrin. Ndoshta këtë dashuri ua ka dhënë vetë të qenët të lirë. Jeta e lirë dhe pa frikën se dikush hapur apo fshehur të kërcënon, i bën zogjtë të mos kenë veset që ka njetiu i pangopur. Ato priren nga të jetuarit në grupe dhe çifte, kurse njeriu kërkon, i djegur nga veset, të jetoi gjithnjëme më i vetem. I vetëm një i pasur, i cili jeton me djersën e të tjerëve, sepse ndruhet nga prania e tyre se mos i punojnë ndonjë rreng, i vetëm një i varfër sepse askush nuk e afron nga frika se mos i tërheq mbrapa. I vetëm një i mesëm sepse u ruhet dy të parëve. Shoqëri njerëzore e prirur drejtë unit të sëmurë e vetmisë. Bashkësi shpendës që është e lumtur në bashkësi, e poeti me penën e tij të artë nëpërmes këtyre krahasimeve të shkëlqyera me një filozofi të kulluar në poezinë e tij, "Zogjtë dashurojnë lirshëm" nëpërmes artit të tij të bukur, i bën thirrje çdo individi dhe gjithë shoqërisë njerëzore të pastrohet nga vesi, të pastrohet e hedhë tej unin e sëmurë, urrejtjen, smirën, të heqë dorë nga kërkesat e tepruara, se jeta e bukur jetohet vetëm duke qenë vetë i litë dhe duke mos ua prekur lirinë të tjerëve. Veset, të cilat njeriu ia ka ngulitur vetes në ndërgjegje në shekuj, si norma morale dhe etike, vetëm e kanë bërë njeriun më të vetmuar, më të palumtur, më të egër, më të mbyllur.

"Zogjtë na mësojnë ç’pamje ka Liria
Zogjtë na tregojnë çka është dashuria
Ata kurrë nuk vuajnë nga mendësia e robit
As hundet i fusin në punët e Zotit"


Mjaftojnë vetëm këto katër vargje për të treguar sa larg lirisë së vërtet,  është njeriu dhe çfarë fuqie ka pena e poetit të nderuar Haxhi Muhaxheri. Mjaftojnë vetëm këto katër vargje, për të mësuar se si shoqëria njerëzore, me zhvillimin e saj të lartë, pa qenë nevoja për luftra shfarosëse dhe jetë mbushur me vese, pa qenë nevoja të vrapoi marramendshëm nëpërmes perversitetit, mund të jetojë e lirë, e lumtur dhe e qetë.

Mehmet Rrema
Krujë 05. 06. 21

3 Kommentare:

  1. Ashtë një privilegj ta ndaj këtë dëshmi të mrekullueshme me botën. Kjo është Beth Walters nga Anglia. Burri im më divorcoi 4 muaj më parë dhe unë isha plot pendim sepse nuk dija çfarë të bëja për të ndryshuar problemet e burrit tim. Unë kërkova në internet për ndihmë se si mund të merrja ndihmë në martesën time dhe zbulova dëshmitarë të mrekullueshëm të magjisë së dashurisë, e cila ishte progresive me magjitë e saj. E kontaktova dhe doktor Wight më tha se ai do të përgatiste një magji për mua për të sjellë burrin tim mbrapa. Isha skeptik, por nuk kisha zgjidhje tjetër veçse të punoja me të. 2 ditë më vonë, burri im më thirri të kthehesha në shtëpi nga ajo ditë dhe deri më tani, kam jetuar në paqe. Ai u kthye tani me aq dashuri dhe kujdes. Sot jam i lumtur t'ju njoftoj të gjithëve se ky lojtar magji ka fuqinë të sjellë përsëri dashnorë dhe gjëja më befasuese është se dashuria jonë është shumë e fortë tani, çdo ditë është lumturi dhe gëzim. dhe nuk ka asgjë si të jesh me njeriun që do. Unë do ta rekomandoj Dr.Wight për këdo që ka nevojë për ndihmë. Nëse keni ndonjë problem, kontaktoni Dr.Wight, ju garantoj 100% që ai do t'ju ndihmojë !!.
    Email: wightmagicmaster@gmail.com

    WhatsApp: +17168691327

    AntwortenLöschen
  2. Burri im më la mua dhe fëmijët e mi për më shumë se 6 muaj, të gjitha shpresat u humbën. Mendova se nuk do ta takoja më kurrë burrin tim sepse ai më bllokoi në të gjitha rrjetet sociale që mund të përdorja për të arritur tek ai. Kjo më la të trishtuar dhe zemërthyer derisa takova Dr. Dawn. Tani, unë i shpjegova gjithçka dhe ajo më premtoi se gjithçka do të ishte mirë në 3 ditë, për habinë time, burri im thirri dhe filloi të lypte 3 ditë pas magjisë, tani burri im është kthyer në shtëpi dhe ai më trajton shumë mirë dhe ne jetoni të lumtur së bashku tani, kontaktoni atë për ndihmë:
    *nëse dëshironi për të dashurit tuaj.
    *nëse doni të mbeteni shtatzënë.
    *nëse doni të kuroni ndonjë sëmundje.
    *nëse doni një fuqi shpirtërore.
    *nëse doni të ndaloni abortin.
    Email: dawnacuna314@gmail.com {+2348032246310}

    AntwortenLöschen
  3. Sot është dita më e lumtur e jetës sime, kam provuar të gjitha mjetet e mundshme për të mbetur shtatzënë për më shumë se 8 vjet pasi u martova me burrin tim të dashur, por asgjë nuk funksionoi për mua derisa takova një mike timen shumë të mirë që më drejtoi te Dr dawn acuna. , i shkrova Dr. dawn acuna në Whatsapp dhe i shpjegova situatën time, ajo më dha botët e saj dhe më premtoi të më ndihmonte, bëra gjithçka që më kërkoi, shkova në spital 4 javë pas magjisë dhe doktori tha që jam shtatzënë, kjo solli gëzim në shtëpinë time, më në fund kam fëmijën tim të bukur, tani jam plotësisht një grua e martuar e lumtur, e gjitha falë Dr dawn acuna, kontaktoni atë për çdo lloj zgjidhjeje,
    * Nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë.
    * Nëse dëshironi të ndaloni abortin.
    * Nëse doni të ktheni të dashurin tuaj.
    * Nëse dëshironi të keni një shtëpi të lumtur.
    * Nëse dëshironi fat të mirë në çdo aspekt.
    * Nëse keni probleme me vaginën/penisin.
    Ajo do t'ju ndihmojë menjëherë.
    Email: dawnacuna314@gmail.com
    Whatsapp: +2348032246310

    AntwortenLöschen