Diskurse letrare
Ndërtimet artistike
tek “Romani për Kosovën”
i Zejnullah Rrahmanit
Nga Rrahim SADIKU
Letërsia bashkëkohore shqipe, sipas shumë kritikëve, deri tash ka bërë hapa të mëdhenj drejt përvetësimit dhe realizimit të strukturave, të përmbajtjeve dhe të formave të prozës bashkëkohore që kultivohet në botë, sidomos të romanit. Kjo në veçanti mund të thuhet realisht për disa autorë të dalluar të prozës te ne, si: Anton Pashku, Ismail Kadare, Bilal Xhaferi, Sabri Hamiti, Zejnullah Rrahmani, Musa Ramadani, Teki Dervishi, Fatos Kongoli e të tjerë.
Për të ilustruar këtë, po ndalemi te “Romani për Kosovën” i Zejnullah Rrahmanit, që është vepër me ndërtime të larmishme strukturore e tematike. Shikuar nga shumë aspekte, romani i Zejnullah Rrahmanit është shembull tipik i gërshetimit të formave bashkëkohore letrare, i kërkimit të mënyrave të reja shprehëse dhe të individualitetit krijues, duke shkrirë me sukses realen e irealen, modernen me postmodernen e duke ruajtur shumëçka edhe nga tradita, për të krijuar kështu një roman që mund të lexohet leht, po që për të bashkëjetuar me të, me imagjinatën e autorit, të duhet parapërgatitje e mirë nga fusha e letërsisë, e historisë, e traditës dhe e veçorive të jetës së popullit tonë. Thënë më mirë, ndërtimi i këtij romani i përgjigjet thënies “imitimi i përkryer s’është më imitim, veçse vetë gjëja, dhe, përfundimisht, i vetmi imitim është i papërkryeri.” ¹) E bëjmë këtë paralelizim duke e parë këtë roman si imitim të papërkryer të historisë e rrethanave, si imitim tejet të sukseshëm.
Kosova e përjetuar si fiksion dhe si realitet
Diskursi i lidhur me Kosovën është skeleti i këtij romani. Është një Kosovë çfarë e ka njohur fiksioni i autorit dhe e ka krijuar imagjinata e tij, po edhe shumë rrethana në të cilat është pjekur kjo imagjinatë. Prandaj në roman asgjë nuk është krijim i çastit, po vjen si rrjedhojë e shtresimeve imagjinative, të lidhura me kujtimet e përjetimet e tij, që shpesh të japin përshtypjen se i vijnë që nga fëmijëria, nga rrëfimet e largëta të pleqve, nga ata që vuajnë për momentin kohë që e përjeton Kosova, kurse Kosovën e idealeve të tyre e përjetojnë si mundësi të largët, si rrjedhojë të fiksionit e jo të realitetit të mjerë në të cilin jetojnë. Prandaj edhe të duket se në udhëtimet, kujtimet e përjetimet e Ahmet Zeqirit Kosova është diçka shpirtërore, e bukur dhe e paarritshme: e dukshme për syrin, po e tejdukshme për mendjen.
“Historia është përpara shkrimtarit zbulim i një zgjidhjeje të domosdoshme midis më shumë moraleve të ligjërimit; ajo e obligon ta shënjojë letërsinë midis mundësive, zot i të cilave nuk është.” ²) Autori ka gjetur frymëzimin në rrjedhat historike kur ndodh ngjarja e romanit dhe mbështetet në rrëfime për personazhe që e mbajtën këtë kohë, si është Ahmet Zeqiri, i cili në shumë aspekte të kujton përkushtimin dhe punën atdhetare e arsimore të intelektualëve të asaj kohe.
Diskursi kohë dhe diskursi hapësirë oscilojnë brenda romanit, duke bërë kapërcime, ecje para e prapa, duke bërë shfletime e duke evokuar kujtime. Në të vërtetë është koha e shndërruar në histori ajo që përjetohet faqeve të librit. Kjo histori sikur luhet në teatër, sikur zgjat e përsëritet vazhdimisht, si është loja me flamuj, si janë pushtuesit që shkojnë e vijnë, me vdekjen e tmerrin që lënë prapa, me pasojat, me humbjet, për çka mjafton të na kujtohet skena me aktorët Kosovën dhe Çamërinë: “Çamëria shtrihet për të vdekur. Tjetri djalë, Kosova, tërhiqet pak në vete...”
Në roman kemi edhe ironizime të lehta, që shpesh gërshetohen me groteskën, si është rasti i Halim Mramorit, që asocon shumë me mokrarët e romanit “Viti i mbrapshtë“ të Kadaresë, po ndryshe nga mokrarët, ai tenton të mbrojë atdheun me një të shtënë pushke dhe kur e sheh se nuk mund të bëjë gjë me të, kthehet në shtëpi dhe qetësohet, po në rrëfimin e mëtejmë ai shpesh lidhet me kujtesën e mençurinë e së kaluarës dhe rri gjithnjë i gatshëm për të shtënë “me pushkë për mikun.” Kjo na e kujton thënien se “letërsia është mendim dhe njohje e botës psikike dhe shoqërore në të cilën ne jetojmë“ ³)
E mundshmja artistike dhe e pamundshmja reale
Miti dhe pohimi mitik krijojnë ndjenjën e të mundshmes artistike dhe të pamundshmes reale, sepse sikur krijohet realitet i ri nga historianë të kohës: “E gjithë Iliria, çka merr prej Paonisë e deri në Dardani u mbulua me bretkoca. Bretkoi breshër bretkocash” ose shpjegimi shumë i thjeshtë dhe i kuptueshëm i gjeografisë së atdheut “që nga gjiri i Artës e deri te limani i vogël e pothuajse i natyrshëm i Tivarit”, për t’u marrë me ushtritë e fuqive të mëdha, me ushtritë e Romës, me leximin e kujtimeve të Cezarit. Vazhdohet me hyjnitë ilire, me ndikimet greke e romake, me toponimet, me oronimet, me Tempullin e Zeusit të Dodonës, ku jetojnë përkohësisht edhe poetë, politikanë e ushatrakë romak. Realisht “Romani për Kosovën” mbetet ecje imagjinare nëpër histori. Me peshë të madhe në roman është edhe diskursi i vendit, vendndodhjes. Prizreni në këtë roman fiton pavdekshmërinë artistike dhe jetësohet me esnafët, me artistët zanatçinjë, që bërjen e armëve, përpunimin e lëkurëve dhe krijimin e gjësendeve artistike i kanë trashëgim që nga kohët më të lashta, ashtu si e kanë edhe aftësinë për të mos lejuar të bëhen pre e pushtuesëve, po gjejnë mënyrë për të shpëtuar veten e për të vazhduar punën e fitimin.
Romani nganjëherë përshkohet me një frymë rrëfimi që ka tone orientale, me të cilin karakterizohen sidomos intelektualët e kohës së kaluar, të shkolluar në lindje e që edhe vendin e tyre e shohin si pjesë të kulturës osmane.
Nyansimet artistike
Veçori tjetër e këtij romani është stili që vazhdimisht nyansohet, nga faqja në faqe, nga ngjarja në ngjarje, nga rrëfimi në rrëfim. Ky stil ka fituar vlerë duke u marrë me ngjyrimin e kohës dhe ngjarjeve sipas rrethaneve kur ndodh rrëfimi e sidomos duke u kujdesur për fjalët e vjetra shqipe, që sot janë harruar si pashmange etj. Autori sikur e vërteton thënien se “Gjuha, pra, është këndej letërsisë. Stili është gati andej:imazhe, ritëm, leksik lindin nga vetë trupi dhe e kaluara e shkrimtarit dhe pak nga pak bëhen automatizma të artit të tij.” ¹)
Armët në Muzeun e Beogradit nga argjentarët e njohur prizrenas, që ushtarakët serb i kanë marrë si trofe për mbretin e tyre, për të treguar kështu fitoren e tyre dhe nënshtrimin e shqiptarëve, që nuk i arritën kurrë. Kjo “kurrë“ është e ngulitur në kujtesën e Ahmet Zeqirit dhe i shfaqet në kujtime gjatë pritjeve zyrtare në Prizren dhe gjerarkët italianë i kujtojnë pushtuesit e dikurshëm, duke krijuar kështu palimpsest të fuqishëm, ku fshihet e shkruhet, shkruhet e fshihet dhe gjithnjë mbetet diçka e thënë e shumëçka e pathënë.
Ahmet Zeqiri nga autori është krijuar si njeri që nuk kuptohet leht, as nga të tjerët e as nga vetvetja, që ka tipare të intelektualit të rrahur shumë nga jeta, po edhe të një njeriu që ka ruajtur shumë gjëra nga e kaluara, kështu që veprimet e tij mundësojnë plot diskurse letrare, ashtu si i mundësojnë atij edhe plot diskurse jetësore.
Diskursi i urtësisë rrjedh kah ne përmes priftit, që është figurë e pakalueshme në shkrimet e Zejnullah Rrahmanit, si vazhdimësi e lidhjes me traditën, me vendin, me shpirtin e njerëzve që e njeh të shpaluar përmes rrëfimeve edhe nga më intimet që i bëhen atij.
Një aspekt tjetër i shtrimit letrar që del fuqishëm te ky libër është ai i lirisë, i kuptimit dhe moskuptimit i të qenit i lirë. Kuptimi i lirisë, pas aq shekujsh robërie ka fituar dimensione të reja, të momentit, të kalueshmërisë, të sotit për nesër, për pasnesër të pasigurt. Ahmet Zeqiri e njeh që i ri këtë mentalitet, po ballafaqimi me të i duket më i rëndë, më i vrazhdtë. Ai e kupton se ka ardhur puna sa vlera më e madhe të quhet mosshkrirja si popull, shkrirja si tradhëti e madhe e mbijetesa si lumturi. Dhe me vite e shekuj kjo ka forcuar lidhjen e gjakut, familjen, individualitetin, punën për vete dhe e ka bërë të parëndësishme veprimtarinë institucionale. Prandaj Ahmet Zeqiri shpesh ndjehet më shumë se i huaj mu në vendlindjen e tij. Ky përshkrim bëhet edhe më i fuqishëm gjatë udhëtimit për në Prishtinë, po edhe në shumë udhëtime që bën ai, të cilat shpesh të kujtojnë me udhëtimin imagjinar të Dantes në ferr, purgator e parajsë.
Palimpsest i vazhdueshëm
“Romani për Kosovën” ndërtohet si një palimpsest i vazhdueshëm, përmes të cilit gërrithet rrjedha e historisë, shpalosen ngjarje, ringjallen emra, ngjarje, tragjedi, kohë të lavdishme. E themi këtë kur e dijmë se “palimpsesti, mbivendosja tekstore është shenjë për shkrimin jolinear.” 4) Sikur krijohet makina e imagjinuar për leximin e kohës e për shpalimin e historisë. Madje, duke cituar dokumente, duke përmendur emra e ngjarje, ai thellohet aq shumë në përshkrim, sa lexuesi shpesh e harron se është duke lexuar krijim të imagjinuar. Këtë e shohim të na ndodhë kur shoqërohemi me legjionet romake, me hordhitë e popujve barbarë, kur e ndjejmë vërshimin e osmallinjëve, por edhe kur jemi te Lidhja Shqiptare e Prizrenit, duke ecur gjurmëve të Sylejman Vokshit e të Ymer Prizrenit.
Duke e përshkruar kafenë shqiptare autori me tekst nuk e kalon atë kufirin oriental, që me kohë është marrë si shqiptar dhe evroazia bashkëjetojnë herë bindshëm e herë dhimbshëm, sidomos në Prizren, ku orientalja gjithnjë është mjaf e ambientuar. Diskursi dokumentar – imagjinar zë vend të rëndësishëm në këtë vepër, bëhet forma e tij e ndërtimit, mënyra më e shpeshtë e rrëfimit dhe “bën nga stili një lloj veprimi superletrar, që, njeriun e sjell te dera e fuqisë dhe magjisë.” 4) Ky diskurs shoqërohet pastaj nga ai i përditshmërisë, që del përmes rrëfimit, përmes përjetimit të personazheve dhe nga nënteksti që është i pranishëm dhe shpesh shkon kah metateksti.
Përfundim
“Romani për Kosovën” i Zejnullah Rrahmanit është vepër me diskurs historik, e lidhur me rrjedhën e rilindjes shpirtërore e mendore të shqiptarëve të Kosovës, gjatë Luftës së Dytë Botërore. Realisht, po të mos ishin italianët, po të mos ishte loja me flamuj, po të mos ishte ndjenja jo e plotë e lirisë që del faqeve të romanit, ne nuk do ta dinim se është luftë. Lufta është e brendshme, psikologjike, e trashëguar brez pas brezi dhe e shndërruar në etje për liri. Realisht është krijuar romani në të cilin “dominon një ligjërim i çuditshëm, ku situatat dramatike artikulohen me gjuhë lirike dhe një shqipe tepër të pasur e të studiuar.” , “për të krijuar veçantinë dhe identitetin kombëtar që shenjohet më vete dhe në raport me të tjerët”. 5)
______________
¹) Zherar Zhenet “FIGURA”, Rilindja, Prishtinë 1985, f.56
²)Roland Bart “Aventura semiologjike”, Rilindja, Prishtinë 1987, f.28
³) Tzvetan Todorov “Letërisa në rrezik”, Buzuku”, Prishtinë 2007, f.66
4)Roland Bart “Aventura semiologjike”, Rilindja, Prishtinë 1987, f.32
5)Kujtim M. Shala “Kujtesa e tekstit – Mitrush Kuteli”, Buzuku Prishtinë, 2003, f.79
Donnerstag, 18. Dezember 2014
Dienstag, 16. Dezember 2014
Kohëthyerja
Tregim nga Hazir MEHMETI
Përgjumësia e sillte Adanin mashtrueshëm në fshatin e tij rrëzë Bjeshke. Hapi sytë. Pa se ndodhej në dhomën e Hotel “Vera” me dritaren përballë detit, tek atëherë iu kujtua se ishte në Durrës. Një turrje qensh dhe britma e një gruaje e shkundi nga molisja e natës, hodhi anash çarçafin dhe u iu drejtua dritares. Një grua e lemerisur mbrohej nga qentë, duke u zhytur e veshur në ujë deri në bel për t’i shpëtuar kafshimit. Një pamje shqetësuese që në ditën e parë të pushimit për të cilën kishte udhëtuar nga Veriu i i Largëte. Çadrat e mbyllura me shtretërit pushues krahkthyer në rërë heshtnin në renditjen e tyre mëngjesit që priste lindjen e diellit. Baloja, Bishtcubi, Topalli, Qafërrjepuri e Hundëgjati nuhaten ardhjen e vrapuesve sportistë përgjatë rërës që lagej nga deti, ulën bishtat dhe zunë pozitat e tyre mes shtretërve e çadrave në pritje të pushuesve, të cilët tani flinin në qetësinë e ajrit jodizues, sjellë nga erërat dhe rrebeshi i shiut të natës. Bardhoshi në kthim e sipër me këmbën e parë varur cangël, ngriti këmbën e pasme dhe ia futi shurrës cercallë krevatit aty pranë. Shtatë vaporët përballë që prisnin ankorimin dukeshin hije të shpuara me drita vezulluese në reflektimin valëve të shkumuara të cilat shuheshin pas disa çastesh bashkë me shushurimën e tyre.
Adani iu kujtua pylli i pishave dikur me qetësinë e tij, zëri gjinkallave në gushtin e nëntëdhjetë e tetën kur kishte ardhur pas njëzet e katër vjetësh arratisjeje. Tre bunkerët, prej të cilëve i mesit më i madh, qëndronin para katër pishave të mbetura nga pylli i vjetër me gjithë hijet e tyre që lageshin nga valët e lehta të mëngjesit.
“O Zot, si shpëtova. I rrethuar nga betoni në kanalin komunikues mes bunkerëve. Nata e errët dhe shiu i dendur malor mbulonin çdo gjë. Rrallë ndonjë vetëtimë e dobët e verës së vonë ishte syri i çdo gjëje, por lisat e gjatë me trungje të trashë e pengonin vëzhgimin e zbuluesve. Tri ditë maleve, konservat mbaruan me fillimin e luftës me urinë majë bjeshkës në jugpërballje me Korabin plak”.
Cingërima e vonuar e celularit në zgjimin e tij i kujtoj se kishte planifikuar të flinte më shumë se nevoja e tij për gjumë natën e parë. Mori llullën, e mbushi me duhan, të cilin e kishte blerë sapo arrin në Durrës, tek Ura e Dalanit, hapi derën e ballkonit ku e priste plastkarrigia. Lehtë ndjeu freskinë e ajrit me aromën e detit, e cila i kishte munguar me vjet në zhuritjen përmallues të mërgimtarit.
Pushimet në bregdetin e ftohtë verior asnjëherë nuk i kishin lënë përshtypje, mungonte çdo gjë për të cilën kishte lindur e ëndërruar. Mbështeti mjekrën me leshin e saj të thinjur në dorën e majtë, nguli sytë larg, larg mes degëve të pishave në shkëlqimin e rrezeve të sapo arrira në shpatin e Shkëmbit të Vajës. Iu kujtua Ana, flokët e saj të gjata që preknin belin e hollë, buzët e holla me sy të mëdhenj që lëshonin shkëndija, ato duar me gishta të gjatë e lëkurë të njomë fëmije. Atje, sipër shpatit, nga dukej kaltërsia e detit ishin takuar disa herë, shumë herë, shumë...Takimi i fundit kishte qenë ditën që nisej për ushtri.
“Ana, të dua shumë, shumë sa vet jetën”- pëshpëriti për të mijtën herë me gjysmë buzët e lira nga rrethimi i bishtit të llullës ngjyrëdruri.
“Dhe, unë ty Adan. Ti je fati im i vetëm” -, kishte thënë ajo dhe lotët kishin njomur faqet e kuqe prush.
Ofshani. Jetë o jetë, dhe sytë u ndalën mbi tryezë ku “Taraboshi” i radhës e priste me verdhësinë xhelozie në shkëlqimin e lojës së kohës të pa jetuar. Shtëllunga tymi fijeformë ngjiteshin ngadalë deri në ndaljen sipër ballkonit të qetë. Gota e zbrazur e konjakut qëndronte e vogël pranë etiketës gjysmë të grisur të “Skënderbeu” me përkrenare ngjyrë ari, ku dallohej vetëm gjysma e brinjëve të kokëdhisë.
Tani e kuptoi se shumëçka kishte ndryshuar jashtë ëndrrave e shpresave të tij. Takimi me të dashurën e tij kishte mbetur vetëm ëndërr. Ajo fillimisht kishte përfunduar në burgun e
Spaçit, si e fejuara e armikut të shtetit e pastaj e internuar në Ishullin e Zi . Nuk dihej viti i vdekjes e as varri i saj. Thuhej se ishte çmendur dhe kishte kërkuar gjithmonë dike, thërriste një emër që e kuptonte vetëm ajo. Në fund ishte vërsulur me vrap drejt vaporit që kishte parë diku larg në Otrantë dhe kishte rënë nga shkëmbi copë e grimë në gurët ku përplaseshin valët e detit.
“E shkreta Ana, po ta dija të paktën shkëmbin e ikjes tënde, do veja të paktën një kurorë”. Përmallshëm hapi me dorën e majtë kapakët e medaljonit të flakëruar me gravurën e shqiponjës sipër, pas së cilëve, në mjegullën e syve të tij doli fytyra e zbehtë e Anës me pamjen e një të burgosure prapa portës së çelisë. Ishte Ana dikur me buzëqeshjen e saj.
“Ana do.... Ana do ta.... Ana do ta vë kurorën atje ku shpirti yt u lirua nga vuajtjet e ferrit komunist. Të betohem, Ana ime, Ana ime.... Vetëm kjo tani ka mbetur e mundur të bëj për ty”.
Mbylli kapakët e medaljonit mes grushtit, krisma e tyre në veshët e tij kujtoj portën e hekurt të ndryshkur në burgun ku dergjej Ana. Tymi që dilte nga llulla përzihej me avullin mundues të tymuesit në hapësirën e cila filloi të ndriçohet nga rreze gjithnjë e më të forta dielli ashtu sikur gjallëria e zërave përzier me të lehurat e qenve dhe pëllitja e ndonjë gomari që priste në kurriz koshat me fruta në nisjen e ditës drejt rërës së plazhit.
“Fruta bio nga Fshati, sapo i vola”- u dëgjua zëri i njeriut shtatshkurtër, i cili tërhiqte kapistallin e gomarit të ngarkuar nga disa kosha të mbushur me gjithfarë frutash, ku vetëm këmbët e koka me veshët e gjatë dukeshin nga kafsha. Nga dy kosha anash, kurse mbi kurrizin e kafshës dy të tjerë ku dukeshin pjeprat e verdhë si limoni.
-“Keni fiq zotëri”- u dëgjua një zë gruaje diku nën çadrat e rendit të dytë.
- “Po zonjë, kemi fiq sapo të vjelë, njëqind lek kilogrami”- u përgjigj fshatari.
Adani tentoi ta njihte bashkëfshatarin e Anës së tij, por koha, si e pamëshirshme që është, kishte tretur çdo gjë dhe imtësitë e skajshme të kujtesës. Aroma e shtalbave që piqeshin pak metra nga këmbët e tij ndërrohej me aromën e petullave, herë me aromë pjepri në thyerjen e erës së detit bashkë me shushurimën e valëve që mbaronin pa reshtur në rërë.
“Ujë i ftohtë, birra, redbull” u dëgjua djaloshi që shtynte biçikletën e ngarkuar me frigorifer udhëtimi. “You, who speak English- Luleshtrydhe “, tjetri energjik me gjysmë rafti stilopori mbushur me luleshtrydhe, i varur në dy supet me rrip të zi. Mes anglishtes së tij përsëriste vetëm një fjalë shqip, edhe pse turist të huaj nuk takoje askund.
“Merre një petull zotëri, kemi edhe fli, doni?”- ia priti tjetri tani nga thellësia e çadrave drejt hotelit.
“Erdhi freskia e Fshatit me fiq, kumbulla e nektarina”- u dëgjua fshatari tjetër me gomarin e lodhur të ngarkuar sa mezi nxirrte këmbët e thata nga rëra e butë përvëluese e plazhit. Majtas, skaj koshi, varej kandari me boçat e tij në ritmin e hapave të kafshës ku pa dashur ia kujtua dashi i tij dikur në vapën përvëluese.
“Përsëri Fshati, sikur ta pyes rreth lagjes Bora, ndoshta.... “ mendoi Adani kësaj radhe i shqetësuar.
Tërë dita kishte mbaruar me gjithfarë thirrjesh e ofertash nga më të ndryshmet, ndoshta nga më të çuditshmet, siç ishte oferta e perdeve, fustaneve, orëve apo krisma e daulleve e tarabukut, çiftelisë apo lypësi me veshjen e tij nga arnat prej flamujve nga shumë shtete të lidhur këmbëve, mbi e nën gju. Flamuri trengjyrësh i Kosovës dallohej qartë mes ati kuqezi dhe një flamuri tjetër të kaltër nё të kuq lidhur në këmbën e majtë mbi gju. Flamuri evropian, i rrethuar me shumë të tjerë mbi e nën tё që nuk deshifroheshin lidhur në të djathtën e tij përplot varje leckane shumëngjyrëshe. I tërë Pazari i Roskovecit defilonte para pushuesve me karroca gjithfarësh, me motor e pa motor, me rroba, gjëra plastike, syze, mollësheqer. Mes tyre dallohej Macedonia Gelati Granite Bibite” në të poshtmen e mbrapsmë të saj dukej shenja e harruar e njëqindvjetorit të shtetit shqiptar, edhe pse tani ishte viti i dytë e shekullit pasues, karroakullore, pastaj, shtazë për foto kujtimi ku veçohej ariu, majmunët, gjarpinj, kuaj, gomarё e çka jo tjetër. Secila kishte tonin e zërit nga cis e deri në bas, pa bori e me bori,
C-dur, në A-mol, soprano e bas, i pa përsëritshëm as në kompozimet e klasikëve të njohur. Oferta “Urdhëroni banane”- ishte më e shprehura dhe s’mund të dremiste asnjë minutë sy edhe pse kishte nevojë.
Dera e blinduar e dhomës me çelësin dhëmban në dy anët e tij nuk kuptohej lehtë se cila e fillonte hapje e cila mbylljen. Kjo nuk e shqetësonte shumë sa rrethanat, përse do duhej një derë e një çelës i tillë, shumë dyer të tilla brenda gjashtë kateve të një godine sikurse ishte hoteli i ri me katin e fundit të papërfunduar. Ishte kjo tregues pasurie e pronarit apo e pasigurisë nga hajdutët e grabitësit gjithandej vendit të lashtë po aq sa telashet e tij me vetveten. Kjo nuk ishte më rëndësi në shikimin e Adanit. Ai kishte ardhur për pushime verore në vendin e tij, në fshatin e Anës së tij, i cili zgjonte njëkohësisht kujtim e neveri kur e mendonte të kaluarën. Dhe, ai vet nuk e kuptonte sekretin e tërheqëses të këtij vendi kaq kryeneç me parregullsitë e sigurta si normalitet i jetës.
Vuri syza dielli, edhe pse retë kishin errësuar gjithçka. Pagoi taksin bashkë me një të gjashtën e tij prej pesëdhjetë lekësh bakshish, vuri ombrellën mbi kokë dhe mori tatëpjetën e kodrës përtej hekurudhës së ndryshkur e të mbuluar nga barishte sa mezi dallohej se çfarë ishte. Në lakesën e parë majtas fillonte rruga e vjetër.
-Mirëmëngjesi!
-Mirëmëngjesi!- ia kthyen përnjëherësh disa banues para të cilëve qëndronin gota e filxhanë kafeje mëngjesi.
-Jeni kosovar, kërkoni bujtinë?- iu drejtua gruaja nga dritarja e katit me leckë në dorë e gjysmë trup të varur jashtë kapakëve të vjetër druri të cilën e pa tek pasi e ngriti çadrën.
-Jo zonjë, unë nuk kërkoj bujtinë, nuk jam nga Kosova, jam nga Tirana, me rrënjë nga Veriperëndimi. Mund të më thoni diç rreth familjes Bori apo Borini, siç e quanin dikur. Kisha një mik nga ajo familje.
-Urdhëroni e mirë se vini, ne jemi familja Borini.
Adani mbeti pa frymë, çadra me dy trenj të thyer i rrëshqiti anash bashkë me republikën e tij të kafet dhe era me pikat e shiut ia freskuan qafën e veshët e ngrohur zjarr. Fillimrruga e vjetër ishte e shtruar me rërë dhe gurët e kalldrëmit të dikurshëm dukeshin vetëm aty këtu skajeve mbi të cilët kishte ecur me Anën deri sipër shpatit të Shkëmbit të Vajit e pastaj disa minuta majtas deri në cakun e tyre ku dukej kaltërsia e detit.
“Kjo nuk është e mundur”-mendoi dhe vërejti skaj dritares ndërrimin e fytyrave kureshtare, të cilat lëshonin një shikim dhe humbnin në errësirën brenda dhomës.
Tani fshati përballë detit kishte ndryshuar çdo gjë, shtëpitë, banorët, rrugicat. Në Lëndinën e Mushkës, poshtë fshatit, tani ishte ngritur hoteli dymbëdhjetëkatёsh me emrin e kryeqyteti për ku të nxirrte rrugica e ngushtë e rrethuar me beton fqinjësh dhe grumbuj bërlloku me shkëlqimin shumëngjyrësh të mbetjeve plastike.
-Adani hoqi syzet dhe republikën e tij, i vuri mbi tryezë dhe ndjeu freskinë e ajrit nën tënden e zhurmshme nga pikat e shiut. Freskia e shiut nuk ia shuante zjarrin që i vlonte në gjoks. Më nuk kishte zë, tani flisnin ndjenjat. Shija e kafes ishte e njohur nga ajo që kishte pirë dikur këtu me Anën dhe sikur ia ringjalli. gjembat e fajësisë për tё.
-Hej ti, kriminel. Ty po them. Kriminel- u vërsul një grua me fustanin e bardhë deri në fundkëmbë me gjoksin e ç’kopsitur, e cila mbante në dorë një arkë të kafet druri. Para se ta kapnin qifti i ulur skaj derës ajo e hodhi me fuqi mbi tryezën nga u ngritën copa thyerjesh, spërkatje kafeje e lëngjesh, duke u përzier me pikat e shiut rrëke që binte.
-Ti, dëgjon! Ti je vrasës! Si s’të vjen turp të vish këtu, dezertor i pabesë. Ik nga ke ardhur me gjithë surratin e ndyrësitë tuaja! I mallkuar!
Fytyra e çartur nga zemërimi rrethuar me blej flokësh të lagur lëngonte nga lodhja e hidhërimit të mbledhur kohëve që kishte pritur shpërthimin si një vullkan pas shumë shekujve. Pas disa çastesh çetësimi gruaja mblodhi vetën, u ngrit në këmbë dhe bashkë me dy përcjellës, që e mbanin për krahësh, u nis oborrit drejt shtëpisë. Me një të kthyer pas lëshoi zërin:
-Merre arkën, e ke porosi nga Ana!
Çdo gjë që kishte brenda arkës peshonte plumb, që rëndonte mbi një trup të dërmuar nga jeta.
“Gjithçka kujto nga unë, vetëm jetën time jo”- shkruante Ana në faqen e fundit të ditarit. “Në skajin perëndimor të Ishullit është shkruar “Ana Borini”-kujtonte Era, motra e saj e cila kishte mbetur e vetme nga familja.
Perëndimi i diellit të ditës së fundit ngjyrosi me rrezet e tij dy emra në shkëmbin ballë detit “Ana e Adani- amshim në takimin e përjetshëm”.
Durrës, 2014

Isa Baftiaj - Cikël poetik
Isa BAFTIAJ
NË KULLËN E SHPIRTIT TIM
Tokë ilire
je diell
në kullën
e shpirtit tim
je dritë drite
je zog zogu
ëndërr e gjatë
me shqiponjë zemre
që rigon për Ribashkim
NË KRAH ZEMRE
Krenaria
frymëmarrje ballëndritur
mburrja
buzëqeshje e lirë
dashuria
në lirikat e konaku tim
madhështia ka hyrë
dhe që nga ajo ditë
në krah zemre
është mbjellë me dritë
KËNGA E ZGJIMIT TIM
Kemi mësuar për dhimbjen
që mbeti pas ndarjes
në festën e luleve
kemi mësuar për kohën
dhe krismat
për kullat dhe zjarret
kemi mësuar për lindjet
e lindjeve
që ruajnë agimet e diellit
në sy dhe zemër
oh për gjakun e dritës
për këngën e zgjimit tim
KËNGË NË VETE
Kohë shqetësimi
kaltri e qiellit
nganjëherë rigon
vështrim
lag edhe vargun
në zgjim
përmbrenda nata
më vjen
e në shpirt
ty të kam
gjumë nuk kam
në sy
me ty këndoj
dhe vuaj
pjesë e zemrës jam
të iku rinia
dikush tha në shpat
e di na pret bardhësia
mua dhe ty në një fat
QIELL DHE DIELL
Në valët e qëndresës
në gjethet e zemrës
bardhësi bore
poeti i frymëzuar
është det i thellë
i mbushur prore
me ndjenja dashurie
jeton dhe digjet
në çdo varg
është qiell dhe diell
ardhmërie që sheh afër
dhe larg
NË QIELL
E DIELL BETOHET
Poeti vargun e ka margaritar
në vargje gjen pushim
në krahët e shqiponjave
merr frymë i mbushur galdim
çdo varg i poetit është ar
në qiell e diell betohet
prej artit kurrë s'ka të ndarë
edhe atëherë kur shqetësohet
çdo fjalë dhe shkronjë e tij
është metaforë e kulluar
në zemër ka prush dritë e zjarr
në rrugën e bardhë me diell të shtruar
PËR TY
Për ty kam shumë
vargje dhe dashuri
po e përsëris
për ty kam folje
të ëmbla
në udhëtimet e zanoreve
dhe të bashkëtingëlloreve
deri te zemra jote
kulla ime
të pres në heshtje
në veten time
dashuria ime
______
Ky cikël poetik është i shkëputur nga libri: "KRYEFJALË E DRITËS"

Jusuf Bislimi - Gjashtë poezi
1. AROMË PËR TË GJITHË
Duart e mia
në shërbim të shpirtit
mbjellin lule në një kënd
të sofrës
Edhe shiu më ndihmon
për t’i ujitur
e forca e krahut
mih për t’i shtrirë rrënjët thellë
Dikur lulet vehen në shërbim
të zemrës sime
Si unë
çelin lule plot nektar
dhe aq bujare bëhen
askujt nuk ia ndalojnë aromën
pranverë e verë
2. E UNË KU JAM
Me dritën e zgafellës
dua ta miklpj atë diçka
që shpirtin ma trazon
Më vlon ujë në ballë
e në trup më shkakton ethe
Po mërdhihem
në këtë përcëllimë vere
Mendimet I shpallin luftë veteëvetes
Pa log mejdaani
Pa spektatorë
Ku është rruga për në oborrin tim
ka humbur
ka mbetur e mbshtjellë
nga mjegulla
E Zoti në rezidencën e vet
merret me punë planetesh
E unë ku jam
ndoshta në zemër të burimit
ndoshta në dritën e zgafellës
3. RREBESHI ME RREBESH LUFTON
Rrebesh shiu i paparë
lumenjtë vërshojnë edhe detin
Gurë safir
ndërrojnë vend
për të mbetur me shkëlqim prore
Nuk avullohen
e ruajnë të qenit adhështor
as nuk shterrojnë
mbesin në lavdin e tyre
Nuk i friksohen zjarrit
as rrebeshit
Për safir
rrebeshi me rrebesh lufton
4. HESHTJA
Pak më shumë
se para një dekade
ti më flisje
e unë heshtja
Ti më ngacmoje
e unë heshja
Ti më torturoje
e unë prap sheshtja
Ajo heshtje
nuk ishte aprovim
ishte injorim
5. NË BIRUCËN E GJAKOSUR
Në birucën e gjakosur nr. 7
afër Mollës së Kuqe
kur më pushtonte mërzija
duart i futja
nëpër vrimat e xhepave
Vetëm aty
e gjeja
jetën time
Në xhepin e majtë
gëzimin dhe haren
në të djathtin
pikllimet, brengat
dhe vrerin
Dhembja e dhimbjeve
as nuk avullohej
as nuk tretej
6. KLITHMA E NJË FERISHTEJE
Kujtesës
m’i ra një perde e zezë
Tuneli u errësua
Lakuriqët e natës dolën
me forcë
përplasish mes veti
Unë vazhdoja rrugën
vrisja mendjen
si hyra në këtë tunel
mundem vallë të dal
nuk e di
në këtë fund tuneli të zi
pushon vetëtima e bubullima
Ndihen vetëm klithmat
e dhembjeve
klithma
e një ferishteje të pafajshme
Montag, 8. Dezember 2014
Ibrahim Rugova - Refuzimi estetik
1. Përkufizimi
Refuzim do të thotë të mos pranosh, të mos pranosh atë që të imponohet, e kjo varet nga qëndrimi personal dhe nga ai i përgjithshëm. Refuzimi më real është ai që mbështetet në bindjen, e bindja në argument, apo në temë thënë me terminologji antike greke. Gjithsesi do thënë se refuzimi realizohet në aporinë e pazgjidhshme të raportit trikotomik imponimi-pranimi-refuzimi. Njeriu, fundamentalisht është i lidhur, apo i mbërthyer në këtë apori, sepse vetë jeta dhe aktet e veprimit të tij përbehen nga këta anëtarë të raportit. Ne gjithnjë duhet të aprovojmë apo të refuzojmë diçka, e në suboardinacion këto dalin nga imponimi. Me fjalë të tjera, çështja e refuzimit mund të shtrohet e të kuptohet si gjest i përditshëm. Dhe jeta gjithnjë zhvillohet brenda kësaj aporie, apo kështu zhvillohet refuzimi në jetë. Duke e kuptuar si gjest individual, refuzimin e gjejmë edhe në sferat më intime të jetës së njeriut: në gëzim, në hidhërim, në dashuri. Nga ky fundus subjektiv filozofik bartet edhe në jetën kolektive, ku individi gjithnjë gjendet midis pranimit dhe refuzimitpersonal e kolektiv. Në procesin kolektiv vendos bindja e individit, formimi i tij familjar, shoqëror e intelektual. Si në planin individual, e më shumë në atë kolektiv, imponimi është një akt represiv, apo opresiv, sepse del nga një rend, sistem gjërash, siç konstaton. R. Jakobsoni. Dhe ne, përmes refuzimit, çlirohemi nga opresioni apo biem viktima të tij, bëhemi robër të tij. Njeriu në këtë plan ka vetë dy zgjidhje, thjesht e shkurt: po e jo, por rrugët e realizimit dalin të ndryshme. Refuzimi ngrihet kundër imponimit kur ai është represiv, kur insiston domosdo, pa bindje në pranimin e një diçkaje. Rëndom njeriut i ofrohen gjëra të ndryshme në planin individual dhe kolektiv: i imponohen nga grupet e ndryshme individuale, profesionale pastaj nga pushteti dhe nga sistemet e ndryshme të botës moderne. Këto janë imponime më të rënda, sepse bëhen në emër të një diçkaje të përgjithshme, sepse pushteti i grupeve, i individëve zakonisht përfaqëson të përgjithshmen, apo popullin, po të thuhej me zhargon politicist.
Duke pasur këto parasysh, do konstatuar se njeriu në jetën e tij, në jetën kolektive gjithmonë gjendet midis përfaqësueses dhe ekzistueses. Dhe imponimi bëhet më i ndërlikuar kur gjendet në kuadër të përfaqësueses, sepse njeriut ekzistuesja i largohet për disa shkallë. Apo thënë me terma më konkretë dhe më të afërmë: raporti midis të vërtetës dhe të vërtetës së përfaqësuar. Mbi këto baza fundamentale ngrihet pushteti individual e kolektiv dhe kur realizohet më mirë apo në të mirë të njeriut ky raport, atëherë kemi një liri më të madhe apo thënë me terminologji filozofike e sociale, kemi një demokraci. E demokracia më e mirë është ajo kur nuk e imponon përfaqësuesen, po e ofron përfaqësuesen dhe ekzistuesen. Këtu lind edhe një faktor tjetër në zgjidhjen e aporisë imponim-pranim-refuzim, lind problemi mjaft human i zgjidhjes së lirë (fr. choix libre, ingl. Liberaly choice). Zgjedhja e lirë kupton përcaktimin e individit në formë të lirë, mundësinë që ai të zgjedhë midis të imponuares dhe refuzimit. E këtë njeriu e arrin përmes formës së plebishititindividual, referendumit individual dhe kolektiv. Në planin individual ky plebishit zhvillohet në vetë individin kurse në atë kolektiv del më i ndërlikuar dhe plebishiti mbi çështje të përgjithshme shoqërore, historike, politike e kulturore zhvillohet në formë më të ndërlikuar: mbi individin bëhen opresione të ndryshme nga grupet dhe nga pushteti të pranojë formën e imponuar, çfarë lidhen me interesa kombëtare, ideologjike, sociale, shtetërore e të tjera. Zakonisht, këtu mundësia e zgjedhjes së lirë, thuajse gjithmonë del e manipuluar, sepse interesat e ndryshme e mbysin zgjedhjen e lirë, pra individin, e pa individin nuk ka kolektivitet stabil e të drejtë. Pastaj për të arritur një pranim më të aprovueshëm, individi apo kolektiviteti deklarohet përmes consensusit, bashkëmendimit të palëve të kundërta e të ndryshme. Për të realizuar më mirë plebishitin, më parë duhet dhënë argumente të arsyeshme për të bindur apo për të refuzuar kundërshtarin siç thoshte Ciceroni, simbas ligjeve apo artit retorik. Pos plebishitit apo referendumit ku merret parasysh mendimi i shumicës, përmes consensusit arrihet një baraspeshë midis mendimit të të gjithë faktorëve të vendosjes së lirë, sepse ndonjëherë edhe mendimi i shumicës, nën faktorët manipulues mund të jetë i gabueshëm. Mundësinë më të madhe të manipulimit e largon consensusi, ku vërtetohet barazia e përbërësve të një strukture, sistemi, apo kolektiviteti.
2. Karakteri, natyra i/e letërsisë
Mbas këtyre mendimeve mbi aporinë e refuzimit në planin e ekzistencës njerëzore, të qenies së njeriut, të qeniesimit të tij dhe të formave të vendosjes, të përcaktimit në raportet kolektive e individuale, po e shikojmë këtë apori edhe në planin e artit, të letërsisë: si e zgjidh ajo këtë. Po së pari të themi diçka për karakterin e letërsisë. Me qenë se edhe letërsia si fryt i realitetit, siç thoshte R. Barti në ligjëratën e tij inaugurale në College de France në janar të vitit 1977, në prani të shumë intelektualëve frëngë si M. Fuko, Klod-Levi Stros e të tjerë gjendet në aporinë e imponimit-refuzimit. Karakteri apo natyra e letërsisë dihet që prej kohësh: ajo përmban në vete dhe realizon humanitetin në mënyrë më burimore, autoktone në raport me botën dhe me njeriun. Nëestetikë, në filozofi dhe në shkencën e letërsisë, është shfaqur teoria mbi autonominë, mvetësinë e letërsisë, artit, që ishte më shumë aktuale në vitet 50 dhe 60, në kohën e të ashtuquajturës “luftë e ftohtë” midis fuqive të mëdha dhe popujve të vegjël. Më vonë shfaqen problemet e heteronimisë, me vështrim se letërsia varet edhe nga raportet shoqërore e të tjera.
Teoria e autonomisë së letërsisë, historikisht, bazën e ka në teorinë mbi “kullën e fildishtë” të simbolizmit, si shenjë e veçimit të poetit nga jeta, nga shoqëria, që më vonë bëhet teori e pavarur estetike. Karakteri i letërsisë kupton realizimin e njeriut në gjendje burimore, po këtë e bën me mjete të veta. Çdo gjë e realizon me matjen e artit të vet siç janë paraqitja, formësimi i jetës me gjuhë të njeriut në nivel artistik, pa farë imponimi, vetvetiu, letërsia me qenien e saj i kundërvihet imponimit të çfarëdo lloji. Çështjen e refuzimittë letërsisë do shikuar në raportin letërsia-shoqëria apo politika.
Kështu refuzimi del si njëri nga aktet e mundshme të letërsisë. Ajo jo vetëm që i kundërvihet imponimit, po edhe e refuzon atë, nuk e pranon atë. Kështu kemi refuzimin me heshtje dhe refuzimin aktiv në planin jetësor. Letërsia i ka këto dy forma, po refuzimi më i madh i saj është refuzimi me qenien, me karakterin e saj, që ne e quajtëm refuzim estetik. Për dallim nga refuzimipolitik, ideologjik e anatemist apo relegjioz, që ka pasoja konkrete në praktikën jetësore, e që realizohet me mjetet e pushtetit të çfarëdo forme, individual e kolektiv apo të atij individual që emblemohet si kolektiv thuajse gjithmonë ngjet kështu, refuzimi estetik realizohet me mjetet e letërsisë.Refuzimi estetik realizohet në formë të drejtpërdrejtë me mjete letrare që njihen prej kohësh, siç janë satira, sarkazmi, grotesku apo ironia e angazhimi në kohën moderne, e në formë tjetër fundamentale realizohet, kur letërsia me vetë praninë e realitetit në vete dhe të realitetit të vet refuzon imponimin. Në njëfarë dore ky mund të merret si refuzim filozofik apo ontologjik, sepse me vetë qenien e saj krijon kontemplime dhe konotime të shumta, që përgatisin vetëdijen, shpirtin dhe mendjen njerëzore në jetë për çështje të ndryshme. Përmes refuzimit estetik, pa deklamim të theksuar dhe pa mjete të shoqërisë, politikës, letërsia refuzon duke ignoruar dhe forcuar dignitetin, si kategori të përgjithshme.
Refuzimi hyn në kategorinë e estetikës negative, siç cilësohet estetika filozofike e Schellingut në kontekst tjetër që përmes dhënies, formësimit të kategorive të ndryshme, bën mohimin, negacionin e atyre kategorive që nuk mund të ngriten në dignitetin e njeriut dhe të jetës. Me një fjalë, bën shkëputjen e kategorive përmes qensimit, ekzistimit të vet. Edhe në planin sociologjik çështja e refuzimit letrar merret në formë më prakticiste, ku kërkohet të dëgjohet zëri i idesë shoqërore, de facto, të përfaqësuesit të shoqërisë, pushtetit, në veprën letrare. Ky zë, gjithnjë del i dështuar, sepse realizohet më shumë me mjete shoqërore qenësisht, kurse me ato letrare vetëm si formë e jashtme, vetëm për të kënaqur atë. Pra këtu do bërë dallimin e nevojshëm midis pushtetit, politikës si temë e letërsisë dhe pushtetit e politikës në letërsi, që ndryshe quhet politizim i saj. Si temë letrare pushteti e politika janë mjaft frytdhënëse për letërsinë, le të na kujtohen tragjeditë antike dhe ato të Shekspirit, e si politikë letrare, apo letërsi e politizuar shumë vepra të socializimit tradicional dogmatik dhe të shtresave primitive borgjeze të kohëve të mëparshme, apo të komercializmit modern. Me afirmimin erefuzimit estetik ne nuk kërkojmë absolutizimin e letërsisë, artit po vetëm për të forcuar një argument të arsyeshëm mbi vlerën e letërsisë dhe funksionin e saj si qenësi e jo si letërsi në funksion.
3. Estetika dhe Politika
Zhvillimi i tezës sonë mbi refuzimin estetik na shpie te raporti i njohur arti, apo estetika dhe politika. Pak histori për kthjellim. Duke u nisur nga tradita letrare evropiane, pra nga antika greke, e në formë më doktrinare nga vepra Politeja(Qyteti, Shteti) e Platonit, do shohim më mirë historinë e raporteve, apo të konflikteve midis artit dhe politikës, apo pushtetit. Etimologjia e fjalës Politikë vjen nga kuptimi i shtetit, si formë e pushtetit. Kështu, titullin e veprës së Platonit, herë e përkthejnë Shtet e herë Republikë me atë latine, në përkthimet moderne, pra me atë latine si res publica, si diçka e përgjithshme, si gjë publike, si gjë e hapur. Pos tjerash, edhe çështjen e artit Platoni e merrte si res publica, si gjë publike, si çështje apo interes të përgjithshëm, thënë me terminologji më moderne. Dhe duke ia shtruar artin interesit të gjësë së përgjithshme, në praktikën dhe në teorinë estetike u ngritën raportet më të precizuara arti-politika, arti-ideologjia, apo estetika-politika në planin teorik e filozofik.
Pos në këtë vepër, ku Platoni e vënte artin në shkallë më të ulët të botës së ideve duke e lidhur me konceptin e mimesisit, ai këtë e bënte edhe në dialogun për Ijonin, ku poetin omonim endacak nuk e çmonte si njeri të mendjes, po më shumë të ndjenjës, të ekstazës dhe boheminë e tij e lidhte me veprën e tij, me recitimet e tij, pra me artin oral të tij. De facto Platoni e gjykonte artin e tij në bazë të sjelljeve të autorit, të Ijonit. Mendojmë se këtu zë fill përzierja e raportit autori-vepra, që në shoqërinë bashkëkohore mori forma të pazgjidhshme, deri në kohën tonë. Kështu lind gjykimi i veprave për shkak të autorëve apo i autorëve për shkak të veprave, pra çështja e gjykimit të krijuesit. Pastaj Horaci kërkon nga arti të ketë edhe të këndshmen e edhe të dobishmen, dulcei et utilei.
Çdo shoqëri kërkon idenë e vet, madje edhe artin e vet, po çdo shoqëri nuk mund të bëjë artin e vet, sepse arti krijohet në të gjitha shoqëritë apo sistemet, apo në të gjitha politikat. Mund të themi se çdo shoqëri ka politikën e vet, e artin e vet jo, sepse arti është i të gjitha shoqërive, sepse ngrihet përmesrefuzimit dhe aprovimit estetik që përmban në vete.
Në vazhdën e këtij argumenti historik, mesjeta me ideocentralizmin e saj relegjioz, kryesisht përmes krishterimit e kufizoi zhvillimin e ideve dhe të mendimit të lirë, e madje toleroi vetëm atë tip të letërsisë që i përçonte idetë apo ideologjinë e saj, pra vetëm letërsinë religjioze dhe letërsinë kalorsiake. Dominonte utopia teiste pa përjashtim. Renesansa me decentralizimin e saj dhe me ringjalljen e kulturës antike e të gjuhëve dhe popujve të tjerë, pos latinitetit kristian, ngriti vetëdijen e kohëve moderne dhe çlirimin gradual të ideve dhe të artit në përgjithësi. Në frymën e Renesansës do shikuar edhe renesansën në kuptimin teologjik – reformën e Luterit. Thënë ndryshe Renesansa i ngriti në nivel kulturor gjuhët popullore në vetë vatrën e latinitetit, ku vepronte imperializmi i gjuhës latine dhe në viset e tjera të Evropës. Në këtë kohë të Renesansës dhe të reformave teologjike i kemi edhe veprat e para shqiptare nga Barleti dhe Buzuku dhe nga shkrimtarë të tjerë. Konflikti, apo mospajtimet midis artit dhe politikës vijuan edhe në shtetet borgjeze deri në kohën tonë dhe për këto të përmendim dënimin e veprës së Bolderit për shkak të përmbajtjes së saj dhe zhdukjen misterioze të Emil Zolas, si duket për arsye të mbrojtjes së Drajfusit e raste të tjera. Në shoqërinë socialiste që u konstitua pas Revolucionit të Tetorit (1917), me dëshirë që artin ta fusë nën kontrollin e vet sidomos në vitet ‘30 në BRSS u zhdukën dhe u dënuan shumë vepra e shumë shkrimtarë. Në formë tjetër të platformës nacionale-naziste në Gjermaninë e Hitlerit u persekutuan shumë shkrimtarë, dijetarë e filozofë dhe u detyruan të largohen nga vendi. Le ta përkujtojmë Tomas Manin me këtë rast. Do përmenduar se edhe pas Luftës së Dytë në shumë vende socialiste u persekutuan autorë dhe u anatemuan vepra të ndryshme.
Në historinë e kulturës dhe të letërsisë shqiptare kemi raste të këtij konflikti. Kështu në shek. XVII Budi zhduket në mënyrë misterioze nga Vatikani, meqë kërkonte konstituimin e inteligjencës kishtare shqiptare, pastaj Nezimi zhduket nga autoritetet turke, si duket për popullaritetin e tij dhe për veprën që e bënte në gjuhë të vet. Është sunjifikativ edhe rasti i S. Frashërit, i cili nga fundi i shekullit të kaluar po sillte kulturën evropiane në Turqi, por kur e shkroi veprën, “Shqipëria ç’ka qënë…”, u mbyll në burg shtëpiak. Këto të dhëna nga kultura jonë, flasin për konfliktin e intelektualëve shqiptarë me pushtetin pushtues. Në kohën e Monarkisë shqiptare të Zogut, intelektualët shqiptarë u ndeshën me pushtetin e brendshëm, pra të kombit të vet. Kështu një kohë u injoruan Çajupi, Asdreni, Grameno e të tjerë dhe në vitet ‘30 kemi edhe viktimën e parë fizike të këtij pushteti, ekzekutimin me vdekje të intelektualit të ri Ismet Totos, për shkak të pjesëmarrjes në kryengritjen e Delvinës më 1937. Për këtë raport në kohën pas luftës e këndej nuk po flasim në kulturën shqiptare në përgjithësi, por pati raste të mospajtimeve ideologjike dhe estetike, e në Jugosllavi edhe vetëm për shkak të ngritjes së letërsisë shqiptare, e cila para luftës nuk mund të krijohej në gjuhën amëtare.
4. Kontrollimi i veprave
Jo vetëm në autorët, të cilët si person publikë u përzien në lëvizjet ideore e kulturore të shoqërive të epokave të ndryshme, po pushteti në kohë të ndryshme, përpjekjen më të madhe e përqëndroi në kontrollimin e prodhimit shpirtëror e sidomos të letërsisë. Kështu për këtë qëllim ai shpiku censurën, metodën e kontrollimit dhe të ndalimit të veprave shkencore, filozofike e letrare. Shenjat e para të censurës në letërsinë evropiane i kemi që në antikë. Këshilli i qytetit të Atinës, vendosi ta përpunojë në shumë pjesë veprën e Homerit, madje t’ia ndryshojë edhe titullin. Vepra e Homerit “Zemërimi i Akilit” u titullua me titull të ri “Iliada” dhe u ndryshua koncepti themelor i saj, ku këndohej në të mirë të trojanëve e jo të grekëve. Këto pjesë u kthyen në të mirë të grekëve. Pastaj nuk u pranua që emri i Akilit të mbetej në titull, meqë ky ishte një trim jo i pastër grek, meqë ishte nga Epiri ilir, që po e paraqesim si tezë të mundshme interpretimi, e që e mbështesim në të dhënat historike për origjinën e Akilit siç njihen në historiografinë e antikës. Censura vazhdoi me të madhe në mesjetë, sa që u kurorëzua me inkuzicionin kishtar që u mor edhe me djegien dhe zhdukjen e veprave të mendimit shkencor e filozofik. Kështu sot, në kuadër të institucionit të censurës, inkuizicioni merret si forma më e lartë, që përfaqësohet nga tipet e sistemeve dhe nga pushtetet e ndryshme. Në epokën moderne, në përsosjen e veprimit të ideologjive dhe të sistemeve shoqërore e politike, nga veprimi i vazhdueshëm i censurës, pra i presionit të shtetit dhe të pushtetit u shfaq edhe autocensura, term i Sartrit, me të cilin kuptohet censurimi nga ana e vetë shkrimtarit. Pra ai vetë e bën kontrollimin e mendimeve dhe të veprës së vet. Kjo, mendojnë shumë studius të këtij fenomeni, është forma më e dëmshme në ngushtimin e lirisë së mendimit dhe të vetë letërsisë, meqë autocensura, siç konstatojnë historianët dhe sociologët e kulturës, madje edhe psikologët, është formë jolegale, e brendshme me një veprim të pakufizuar në personën e autorit, krijuesit.
5. Shkrimtarët e oborrit
Historia e kulturës vërteton se të gjitha pushtetet kanë pasur dëshirë dhe kanë bërë përpjekje që shkrimtarët dhe intelektualët t’i kenë për vete. Kështu Aleksandri i Madh që kishte një konsideratë ndaj intelektualëve, se kishte qenë nxënës i Aristotelit, kur takohet me Diogjenin filozof, e pyeti se ç’dëshironte prej tij, Diogjeni vetëm iu përgjegj në mënyrë figurative “Mos ma zë diellin”. Në mesjetë në kishë dhe më vonë në oborret mbretërore mbahen shkrimtarë për madhërimin e mbretërve dhe pushtetarëve të ndryshëm. Por do përmendur një të vërtetë historike, se shumë shkrimtarë e shfrytëzuan “oborrin”, pra pushtetin për të krijuar vepra jashtë porosive. Le të përkujtojmë me këtë rast Gëten, që jetoi e veproi kryesisht në Vajmar, pastaj piktorin Francisko Goja, i cili si piktor i parë i oborrit spanjoll në fillim të shekullit të kaluar, që porositë i bënte për të mbrojtur artin e vet, krijoi vepra me vlerë të pakalueshme. Kjo mund të shërbejë për një teori, se shkrimtarët që në oborr hyn për hir të oborrit apo thënë me terminologji më moderne, ata që shkruajnë për hir të pushtetit, mbeten shkrimtarë të oborrit, si faktografi e jo si letërsi, e shkrimtarët që janë shkrimtarë, ata edhe në oborr bëhen shkrimtarë. Problem që do thelluar më shumë.
Pos shembullit të Aleksandrit të Madh në Antikë, që ndaj filozofëve grekë u soll me tolerancë, nga historia moderne kemi shembullin e Napoleonit, i cili, ndërsa po pushtonte Gjermaninë në pushtimet e tij për në Lindje të Evropës kishte urdhëruar që shtëpia e kompozitorit Jozef Hajdni të mos bombardohej dhe kishte caktuar rojë. Ai madje ishte përkulur para tij. Rast i rrallë.

Në historinë e kulturës shqiptare, shkrimtarët tanë nuk patën mundësi të jenë brenda oborrit, meqë deri vonë nuk e patën oborrin e vet, megjithatë do përmendur rastin e Gjergj Fishtës, i cili gjendej me formim në oborrin kishtar, ai arriti të krijojë vepra me vlerë të rëndësishme që nuk përkojnë shumë me oborrin që i takonte, apo Naim Frashëri, i cili, edhe pse i përkiste sektës së bektashinjve, me veprën e vet u bë poet kombëtar në kohën e Rilindjas kombëtare, sepse vepra e tij kishte etikë edhe estetikë.
6. Prijës i popullit
Te popujt dhe kombet më të vogla që pavarësinë dhe lirinë kombëtare e fituan në kohë më të reja, sidomos brenda shekullit XIX dhe më vonë, që quhen periudha të rilindjes së tyre kombëtare, shumë poetë të stilit romantik u bën prijës të popullit në ato momente, e kjo ngjau me të madhe te popujt e Ballkanit, siç vërente Çabej, më 1938. Vërtet ata u bënë prijës të popullit, po mbetën shkrimtarë të mëdhenj edhe më pastaj vetëm ata që patën edhe mjaftestetikë në vepër. Mund të themi se me romantizmin në letërsinë evropiane u afirmua më shumë roli i shkrimtarit, e sidomos i poetit, siç ishin Hugoja në Francë, apo Bajroni e Shelli në Angli, Gëte e Shileri në Gjermani, e te popujt e vegjël, që luftonin për çlirimin kombëtar dhe për formimin e identitetit kombëtar, historik e kulturor, roli i poetëve u bë më i madh dhe më aktual. Kjo ngjau kështu, sepse te këta popuj shkrimtarët ishin intelektualët e parë që përgatitnin platformën për çlirim me veprat e tyre, meqë ishin të pakët apo mungonin fare intelektualët e profileve të tjera si dijetarët, shkencëtarët apo filozofët. Kështu do përmendur në këtë drejtim Mickijeviçin te polakët, Pëtefin te hungarezët, Emineskun te rumunët, Preshernin te sllovenët, Kranjçeviçin te kroatët, Zmajin te serbët e të tjerë. Ndërsa në letërsinë shqiptare këtë rol e barti në masë më të madhe thuajse kryesore Naim Frashëri, pastaj De Rada e të tjerë. Do theksuar se te popujt e vegjël edhe pas rilindjes kombëtare, mbeti ideali i shkrimtarit si prijës i popullit, ku letërsia dhe politika përziheshin, apo përkraheshin e ndihmoheshin në masë të madhe.
Duke pasur këtë parasysh në historinë e mendimit kritik shqiptar, çështjen e raportit letërsia-politika e shtruan edhe disa shkrimtarë e kritikë si Faik Konica, Asdreni e të tjerë. Konica nuk e pranonte vlerësimin alternativ të këtyre kategorive, kurse Asdreni ishte më fleksibil dhe më i arsyeshëm, i cili konstatonte se në momente të caktuara, për nevoja praktike letërsia dhe politika bashkëpunojnë kurse në situata normale ato zhvillohen pavarësisht, simbas qenësive të tyre.
7. Shkrimtari i angazhuar – letërsia e angazhuar
Në botën moderne, e sidomos mbas lindjes së socializmit, u aktualizua çështja e funksionit të shkrimtarit në shoqëri dhe në politikë. Në fillim kjo u bënë forma mjaft prakticiste dhe e tjetërsoi letërsinë dhe shkrimtarin. Mbas Luftës së Dytë ky problem u aktualizua edhe në Perëndim e sidomos në Francë, që është e njohur për zhvillimin e ideve sociale dhe kulturore. Kështu Sartri me një koncept më të zgjedhur kërkonte që shkrimtari të angazhohej në jetën e përditshme edhe si intelektual dhe të bënte një letërsi të angazhuar në kuptim më shumë filozofik e shpirtëror se sa praktik social. Ky koncept si duket e pasuroi këtë çështje. Pra angazhimi modern i shkrimtarit dhe i letërsisë mendojmë se i heq fillimet që nga romantizmi evropian sa që sot është bërë një problem i përgjithshëm. Përkundër kësaj në kohë të fundit sikur është bërë legjitim mendimi se shkrimtarët duhet të angazhohen në zgjidhjen e problemeve të përgjithshme dhe të mos mbeten indiferentë ndaj kohës së vet. Më shumë kërkohet angazhimi intelektual i shkrimtarëve se prakticizmi i tyre. Kështu Sartri, duke folur për tipet e intelektualit bashkëkohor flet për dy kategori intelektualësh: intelektualët e rastit (intellectuels par accident) dhe intelektualët burimorë (intellectuels pas essence). Në grupin e parë i fut intelektualët që vijnë nga fusha e specializimeve si nga shkenca dhe nga teknika, të cilët në një moment të caktuar zënë të mendojnë për çështjen e përgjithsheme humane. Këtë e ilustron me faktin se një shkencëtar që prodhon bombën atomike, është shkencëtar, por kur fillon të mendojë për qëllimin dhe pasojat e përdorimit të saj atëherë kapërcen në fushën e intelektualit. Shkrimtarët i merr si intelektualë burimorë, meqë ata gjithnjë merren me qëllimin dhe kërkesën e me dhënien e jetës dhe të problemeve të njeriut. Prandaj në botën moderne të specializimit dhe të përsosjes së shoqërive e të sistemeve shoqërore, dominon mendimi i përgjithshëm se shkrimtarët dhe intelektualët në ndarjen e punës brenda kombit apo shoqërisë së caktuar kanë vendin dhe zërin e vet, që e realizojnë me mjete të veprës së tyre.
8. Qenësia estetike
Vështrimi i çështjes së refuzimit estetik na detyroi ta vështrojmë këtë çështje në plan më të gjerë, me të gjithë ata faktorë që ndërlidhen me artin, me letërsinë. Nga kjo del se letërsia gjatë kohëve vazhdimisht është përpjekur të ruajë karakterin e vet dhe këtë e ka bërë përmes dy formash: përmes subjektit krijues, vetë shkrimtarit, që hyn në historinë e jetës letrare e kulturore të një kohe dhe përmes veprës si formë konkrete e saj. Vendimtare në të gjitha këto raporte mendojmë se ka qenë vepra dhe esenca e saj, qenësia estetike e saj. Kështu veprat që nuk kanë pasur qenësi të mjaftueshme estetike, edhe kanë ndikuar më pak e edhe autorëve të tyre, pra shkrimtarëve u ka dhënë më pak mundësi të ndikojnë në rrjedha e çështje, prandaj kanë mbetur anësorë. Kurse ato vepra dhe ata autorë që janë bazuar në qenësinë estetike e filozofike të veprave të tyre, kanë ndikuar më shumë.
Duke pasur këtë parasysh, po shtojmë se në bazë të përvojës midis raportit arti-politika, apo pushteti, në vetë politikën e kohës kanë ndikuar më shumë veprat me mvetësinë e tyre estetike dhe autorët e tyre, e madje do thënë se duke ditur këtë, pushteti i kohëve të ndryshme edhe është konfrontuar me ato vepra dhe me ata autorë, sepse nuk ka mundur të manipulojë me ato dhe me ata. Qenësia estetike është fryt i karakterit të lirë e të gjerë të letërsisë dhe garanci për veprimin më të madh dhe jetën më të gjatë të një vepre. Për shembull ndikimi i veprimit praktik i De Radës do të ishte më i vogël në opinionin e Rilindjes kombëtare, sikur vepra e tij të mos kishte qenësi të thellëestetike, apo ndikimi i Naim Frashërit. Por ndikimi i tyre, me qenësinë e tyre, është i pranishëm edhe sot në kontekste dhe në momente të ndryshme. Shkrimtarët e tjerë të Rilindjes, të cilët në veprat e tyre e patën qenësinëestetike më të dobët, ishin aktualë, po kishin ndikim më të vogël, e edhe për kohët e mëpastajme mbeten vetëm si dëshmi veprimi brenda aktualitetit të një kohe.
9. Përfundime
Qenësia estetika e veprës letrare apo e letërsisë është imanencë e vetë letërsisë, e që në rastet e imponimit të jashtëm, ajo e realizon këtë përmesrefuzimit. Njëherësh edhe refuzimin estetik e konsiderojmë si imanencë të letërsisë, sepse sipas ligjeve të natyrës, e madje edhe të atyre sociale, çdo gjë që krijohet duhet edhe të mbrohet dhe të mbahet në jetë. Në momentet e çrregullimeve të caktuara sociale e sistemore brenda një kombi a shoqërie, funksioni më i mirë i letërsisë, pos angazhimit të saj të drejtpërdrejtë, po më pak, realizohet përmes refuzimit estetik, si më efikas dhe më burimor.
Përmesrefuzimit estetik letërsia ndikon në vetëdijen kulturore të kohës, e kjo në vetëdijen dhe në aksionin politik, apo të pushtetit, duke krijuar inferioritetin e tij ndaj saj.
Si do që ta marrësh edhe në bazë të argumentit historik të raportit arti-politika, e edhe në bazë të teorisë si rezultat i këtij argumenti dhe si rezultat i të menduarit mbi mundësitë e realizimit, letërsia apo arti dhe politika janë dy karaktere apo dy fusha të kundërta, të ndara, sepse ndryshojnë mjetet e formimit dhe të veprimit. Dhe sa herë që politika e kufizon letërsinë, ajo përmes refuzimit estetik dhe realizimit të qenësisë së vet, e refuzon politikën. Dhe gjithmonë politikë apo pushtet më i mirë ka dalë ai pushtet që nuk e ka kufizuar dhe nuk i është mbivënë letërsisë, sepse dihet se letërsia, për nga natyra e vet, ka vlerë mbijetuese e politika vlerë aktuale dhe merret si dëshmi e veprimit në momente të caktuara historike.

Edhe një çështje praktike: te kombet e mëdha, ku rreziku politik është më i vogël, apo nuk është i pranishëm fare, refuzimi estetik i letërsisë është më i madh, më autonom dhe më veprues. Zatën këto kombe janë çliruar më parë nga kompleksi i rrezikut nga letërsia dhe arti. Kurse te kombet e vogla, ku rreziku politik i jashtëm është më i madh dhe ku bëhet identifikimi i të gjitha potencialeve kulturore me pushtetin, mundësia e refuzimit estetik del më e vogël, por në epokën moderne, kjo mundësi është ngritur më shumë te ata popuj që e kanë siguruar ekzistencën e vet më stabile. Në shtetet shumënacionale shfaqet rreziku tjetër, që nga apetiti i dominimit nacional të dalin tendenca të eleminimit të kulturave dhe të letërsive të tjera, sepse mbështeten në teoritë e kapërcyera të shekullit të kaluar mbi kombin shtetëror: një komb një shtet. Në botën bashkëkohore ku dominon vetëdija e të drejtës së zhvillimit kulturor e ekonomik të kombeve e të kombësive, kulturat e kombësive mbajnë integritetin e vet kulturor e nacional brenda kombit.
Do thënë, se edhe në kulturat e mëdha, e edhe në ato më të vogla, sot është bërë legjitime vetëdija se imponimit të jashtëm që i bëhet artit dhe letërsisë duhet kundërvënë me refuzimin estetik. Pra duhet krijuar letërsi të mirë, të qëndrueshme me qenësi të fortë estetike, në mënyrë që të mbahet zhvillimi i saj, se ky është rezultat më i rëndësishëm në aktualitetin e një kohe dhe në rendin historik kulturor. Ky do të ishte efekti praktik i refuzimit estetik kundër çdo veprimi dhe diskursi represiv. Vetëm kështu letërsia mbetet letërsi dhe ndikon në pushtet dhe në shoqëri. Çdo formë tjetër mbetet diçka tjetër, me veprim tjetër.
Prishtinë, shkurt 1987
Mittwoch, 3. Dezember 2014
Sylejman Aliu - Ne mbi gacën tonë
(Fragment nga romani “Muzgu i bardhë”)
Ishin ngritur dhe ishin ndarë. Ashtu të ndarë s'kishte kush t'i nxirrte më në udhë. Ishin varur në ca degë e në ca nëndegë dhe me to kishin grithur qiellin e ngrirë të asaj vere të mërzitshme. Gjithnjë kështu ata vazhdonin. Silleshin diku rreth zeros së vetmisë së ankthshme. Atje, brenda saj, rrinte vdekja si një zanë përrallash në prehrin e përbindshave. Sa më pak i frikësoheshin, aq më e rëndomtë bëhej, aq më e përditshme, aq... vdekje, më! Përtej saj shihej vetëm një qiell i përlotshëm dhe i mbushur me një gjegj të qullët.
Kronisti ishte munduar ta përshkruante këtë që po ngjante. Ai nuk e dinte ç'po ngjante vërtet. Kishte vënë majën e lapsit në buzën e poshtme sikur aty gjente gjithë përmbajtjen e kronikës së tij. Ngjante, siç do të shkruante më vonë në një nga kronikat e tij më të avullta dhe më të nëpërdukshme, që në gjithë Pasilirinë kishte nisur të shtrihej vdekja, të cilën, siç e kishte thënë, kishin dalë gjithë paria e saj ta mbillnin gjithandej nëpër fushën e mundur të Kosovës. Kishin bërë kështu, theksonte kronisti, në mënyrë që pastaj ata të kishin ku të huazonin pak jetë për vetveten. E kishte kusht kjo pari e Pasilirisë të bënte kështu, apo vërtet ata e bënin vetëm zejen e tyre të zakonshme për vdekjen e fushës së mundur. E fusha e saj e mundur, e bukur siç ishte, dukej e lodhur, e kafshuar, e grithur, e dhunuar, e mashtruar... Ajo dukej sikur kishte rënë të flinte aty, menjëherë pranë së bukurës vdekje. Ajo gjithnjë kishte rënë dhe gjithnjë ishte ngritur. Sa herë kishte hapur sytë e përlotur, kishte parë të binte përreth saj dhe mbi të një pluhur i dendur turpi, të cilin ishte munduar ta daraviste me ca flamuj, prej ku qe sa kohë po mundohej të ikte shkaba e zezë. E, lart, në qiellin e djegur nga një diell që rrinte si një gacë kërcënuese mbi parajsën e mlleftë e të vetmuar, po bëhej gati të zbriste stina e këndelljes, ose, siç do të thoshte Poeti, vetmia e zhurmshme e lindjes dhe e rilindjes.
Ata të huaj që ishin nisur të vinin, kishte shënuar kronisti, që më parë ishin ndier të lodhur: duhej të kaptonin terrene të pazakonta që t'i gjenin të humburit e kësaj toke nëpër degë e nëndegë; do t'u çirret zëri të huajve dhe, njerëzit e humbur të kësaj toke nuk do të kenë kohë të dëgjojnë: ata janë mësuar të rrojnë me zhurmën e tyre të mërzitshme dhe të trishtueshme; Do ta zënë më në fund parinë në njërën degë? Do ta gjejnë në degën e luhatshme dhe aty, po duke u luhatur, do ta lënë?
- Fusha e mundur e Kosovës është mbushur me urithë, do ta gjejë më vonë Kronisti të kenë thënë të huajt në raportin e tyre ndërkombëtar. - Është një sëmundje e tyre hemorragjike, e parrezikshme që të përhapet dhe, meqenëse është e tillë, ajo rrezikon që nga intensiteti i saj vdekjet këtu të bëhen të përditshme, kurse gjëma për këto ta lodhë Evropën... Një gjendje e tillë nuk është e re... Ka më shumë se dy mijë vjet të jetë e vjetër kjo sëmundje... Pikërisht kjo bëri që të binin perandoritë e këtij populli që rron me vdekjen më mirë se me lirinë... Është civilizim i tyre... Trepikëshat tanë të raportit janë lënë me qëllim, në mënyrë që qeveritë tona ta kenë parasysh këtë dhe të bëjnë ç'është e mundur që vdekjet e popujve tanë t'i vendosim, o Zot, t'i vendosim sa më shumë atje, ku ajo është më e dashur se liria...
Poeti bluan mllefin ndërmjet nofullave tashmë të buta. Shtrin duart, bën një lëvizje të shpejtë me to dhe pastaj qetësohet. Ai kështu mbledh flladin. Pas flladit, ai pastaj i sheh qartë, më qartë se gjithmonë, heronjtë e tij të gatshëm, që presin, ama... o zot! Sa të gatshëm janë dhe sa vigjilentë duken... Ritmi i internacionales... Ideologjia me mjekër e proletariatit... Këmbanat e mjera të kapitalit... çelin arkivolin e historisë dhe që andej rikthehen për të satën herë heronjtë e lodhur nga përdorimi i shpeshtë i Poetit... Rivista e tyre kumbon. Qielli dridhet dhe mjegullat shkunden. Shkundin shi dhe rrugët mbushen me baltë, tipike proletare, tipike balshoj... Bolshevike në asnjë mënyrë... Pasilire, Pasilire...! Ritmi është i njohur dhe nga pellazgishtja vjen... Vetveten dhe historinë e vet të lashtë njerëzit e kanë shënuar me gjuhët e përziera: të zotit me atë pellazgo-shqipe. Bota, vetëm nëpërmjet kësaj simbioze të lashtë dhe gjithnjë aktuale, arrin të komunikojë me fosilet e veta të respektueshme.
Ishte mesditë dhe muzgu i parë kish zënë të palohej pakuptueshëm. Nuk dihej saktësisht nëse ky ishte vërtet muzgu i parë. Ç'rëndësi kishte të dihej kjo? Dihej se posa binte muzgu, qoftë ky në mesditë a para kësaj, nisnin të zgjoheshin njerëzit... Edhe tash ishin zgjuar. Kishin dalë në rrugë. Kishin dalë në sheshe. Kishin dalë në udhëkryqe. Ishin fshehur prapa perdeve, prapa grilave. Të gjithë ishin zgjuar që të prisnin të huajt. Pasiliria ishte e njohur për mirëpritje. Për këtë e kishin mburrur edhe të huajt. Kishte hequr dorë nga të gjitha mburrjet e tjera dhe e kishte mbajtur vetëm këtë. Prandaj, kishin ndërruar edhe emrat... Donin kështu të dëshmonin se nuk çanin kokën për vetveten, por për të tjerët, të cilët duhet ta ndienin veten mirë. Gjithnjë mirë. Ata duhej të ndërronin dhe të sakrifikonin.
Duhej, sepse kështu shpalonin ndjenjën qiellore të mikpritjes.
- Ore, si të thonë tash?
- Kosta! Po ty?
- Koço, Koço Vladimiri!
- Mirë mor vëllaçko, nuk më thua se ç'bën ai i ziu Arbër që këmbëngul si mushka ta mbajë atë emër përralle? Ç'gjëmë kërkon ai t'i bëjë së sotmes me atë kokë mushke?
- E ka të kotë, or Koço Vladimiri, e ka të kotë... Po, si ta thoshin emrin përpara or Koço...?
- E, ç'të duhet, ore? Të shkuara, të harruara. Shikojmë ne përpara dhe nuk e shpenzojmë kohën kot...
- Vetëm pyeta, vetëm pyeta... për asgjë të keqe s'e kisha...
- E po, mirë, atëherë. Flamur më quanin. Flamur Shkabëziu. Më bënte të dallohesha nga të tjerët që kemi përreth. E kam sharë babanë, edhe mëmën... S'kishin të tjerë emra, por më bënë kaq balosh me këtë emër në mesin e fqinjëve tanë që kanë emra të njëjtë të gjithë ndërmjet vete.
- Erdhi çupëza e vogël e Alban Bushatit... si ia thoshin emrin...
- Njomëza?
- Jo!
- Blerina?
- Jo!
- Yllka?
- Jo, jo!
- Arta?
- Jo, more, jo!... Teutë, Teutë quhej.
- Dhe, çfarë që erdhi ajo?
- O, i them, Teutë! Si është Mali? Asaj i mori fytyra zjarr dhe sytë i picërriu. Unë jam Natasha, kurse babai im tash quhet Kiço Lidhatisi - tha me të sertë dhe iku pa mbaruar punë për të cilën mbase kishte ardhur.
- Punë e mbaruar është kjo. Punë e mirë. Flamur Shkabëziu, siç e ke pasur ti emrin dhe mbiemrin, ishte punë e tejkaluar dhe aty nuk mund të gjeje as kishën e as kryqin. Kishe vetëm një leckë dhe një shkabë të trazuar e të përgjakshme atje. I bartje gjithnjë me vete dhe i frikësoje edhe fqinjët... Nuk mund të të afroheshin dhe sa herë provonin sikur ndeshnin në një si ëndërr a ankth të trashë, në të cilën mund të hyje, por nuk dilje dot... Ky qull, me të cilin gatuhej dikur buka jonë e gjuhës, tashmë është trashur fare dhe nuk mund të shtrihet më shumë se deri te shuarja...
- Nuk mendoj kështu... Unë shihem në pasqyrë dhe them: Kush jam unë? Kush jemi ne? Kush jeni ju? Nëpër qiellin e turbullt të mendimit dhe të përjetimit, që po lyhet me një lëng të shumëngjyrtë gjirizesh, më bëhet se i shoh emrat dhe mbiemrat tanë duke ikur me përtesë nëpër qiellin e harrimit të përgjithmonshëm. Më bëhet se tej këtij qielli gjirizesh, kërkojnë të gjejnë një skutë të fshehur nga ndotja dhe të ruhen në muzetë tashmë të parëndësishëm kombëtarë, të cilët përditë vërshohen nga vreri dhe jargët që zgjaten nga një taim i turbullt lakmie.
- E, çfarë që pyet?
- Çfarë që pyes? Pa më thuaj atëherë, nëse kjo nuk është ëndërr dhe nëse njëmend nuk na prek asnjë befasi, cilët jemi ne? E di se nga këtu nuk jemi shkulur asnjëherë. E di se...
- Më mirë pyet se cili ishe deri sot, ku ishe, ç'bëre dhe nëpër ç'ferre gatove jetën tënde të ankthshme... Jemi sot ata që s'kemi qenë kurrë. Jemi ata që sot kemi dalë këtu të presim... bashkë me vdekjen e jetës sonë të deritashme, fqinjët, të cilët do të na sjellin stinë të reja plot behar të jetës së re... Posa të arrijnë ata, pikërisht atëherë, do të fillojmë të bëjmë jetë...
- Po, dhe me emra të tjerë. Me emra fqinjësh...
- Me kishë e me kryq bizantin.
- Dhe me Zotin, që ka ardhur edhe nëpër katundet tona të trazuara nga shkrepat e akullt, bashkë me hirësinë e tij Pallapallapos, që duket të ketë dalë kaq papritmas nga ankthi i antikës helene, ku e kishte ruajtur veten, që atëherë, në kalin e drunjtë, të cilit Ilirët e mashtruar nuk ia kishin njohur barkun e mbushur...
- Prandaj dhe ajo çupëza e Malit - Kiço Lidhatisit, nuk quhet më Teutë... E ka marrë emrin e bukur të Revolucionit rus...
- Jo vetëm atje... Edhe në librat e shkrimtarëve tanë, ka kaq shumë emra... Shkrimtarët e këtushëm kanë qenë që moti të kujdesshëm dhe largpamës... Personazhet e tyre, siç i shohim, duken sikur përpiqen me lehtësi të shqyejnë perden kuqezi, me të cilën mbulohej e konservuar mburrja kombëtare e prejardhjes... Emrat e këtyre personazheve komunikojnë me botën dhe s'ka lidhje se ata tingëllimën e kanë të huaj dhe e flasin shqipen... Gjuha mund të jetë lokale... është kjo më pak e rëndësishme. Emrat janë ata që krijojnë integrimin e përkatësisë së nesërme...
Pastaj Koço Vladimiri dhe Kosta Karputhisi u mbuluan nga një heshtje e muzgët. Në pluhurin e zverdhur të parakëmbëve të tyre bënin ca vija, të cilat përfundonin në jugun e tyre, vija këto që, siç më bëhej mua, flisnin një gjuhë ëndrre të zezë, aso çfarë mund të bëheshin vetëm me brumin e pezhkves... Në mesvetullat e tyre shtrihej e frikësuar një dhembje, që i përngjante kujtimit të ndaluar...
Koço Vladimirin dhe Kosta Karputhisin do t'i dergjte ende kjo heshtje e muzgët, që pllakoste bashkë me një lagështi pështyme, sikur nga prapa të mos vinte më shumë si hije Idiotisis Mehmeti, me të birin Panajotin...
- Keni dalë të prisni jetën?
- E presim, e presim...
- Thonë se do të vijnë me tre milionë jetë dhe vijnë t'i shkëmbejnë me vdekjen tonë...
- Nuk të marrim vesh...
- Sjellin tre milionë jetë për ne, të cilat i shkëmbejnë me tre milionë vdekje tonat... presim ne, që jemi të vdekur, të ringjallemi në tokën tonë, të cilën vijnë ta mbjellin me jetën e përnjëmendtë...
Idiotisis Mehmeti vazhdonte të fliste me një zë të llamarintë, edhe pse prapa tij Panajoti, kishte nisur të ngulfatej nga një shkumë jeshile që i gurgullonte nga brenda. Ai fliste. Me njërën dorë ia ledhatonte flokun qull të të birit.
- E ke të sëmurë djalin!
- Jo. Kështu e ka nga lindja...
- Po ai po mbytet, kurse ti po flet për jetën që duhet të vijë...
- Ashtu-ashtu ne duhet të vdesim. Përse të mos vdesë edhe Panajoti im? Përse të rrojë pa bërë fare jetë...
Kishte zënë të frynte jugu. Më bëhej se vdekja që vinte prej andej po hynte nëpër damarët e trazuar të veriut, i cili qe sa kohë po përgatitej të kremtonte pavdekësinë e pamëkatshme.
Koço Vladimiri kishte zgjatur dorën dhe po tirrte në ajër fijet e muzgut, i cili kishte nisur ngadalë ta përpinte dritën frikacake të ditës. Koço Vladimiri dorën tjetër e mbante nën shkeka dhe atje kërkonte diçka që duhej t'i përngjante emrit të tij të ri. Kështu, krejtësisht njësoj, bënte edhe Kosta Karputhisi, vetëm se ai ishte ngritur në këmbë dhe dukej sikur mblidhte mëshirën e qiellit për ta futur në grushtin e tij të djersitur. Edhe ballin mund ta kishte të djersitur. Po të kishte hënë dhe muzgu, edhe pse i parë, të mos ishte kaq i trashë dhe i lagësht, me siguri rrezet e saj do të shkisnin nëpër ballin e tij dhe do t'ia zbulonte djersën mëkatare të ballit. Ai nuk po gjente as mëshirën e qiellit të tij, as atë që do t'i përngjante emrit të Koços dhe mbiemrit të tij të zorshëm për t'u shqiptuar. I zorshëm, sepse ishte, jo vetëm i huaj, por edhe i ri. Atij dhe të tjerëve nuk u ishte mësuar ende gjuha me tingujt e shtrembër që duhej të aplikoheshin në shqiptimin e emrave të tillë. Ata sa herë ia thoshin emrin njëri-tjetrit, lakoheshin në njërën anë, rrinin shtrembër, sepse kështu sikur e kishin më lehtë të shqiptonin emrat e rinj. Idiotisis Mehmeti dhe i biri i tij Panajoti, që po ngulfatej nga një shkumë jeshile, ishin shtrirë përmbys mbi pluhurin e verdhë. Terri i qullët dhe qiell i zi i kësaj ditënate dukej se palohej mbi ta, sikur aty shtypnin vdekjen dhe nga ta thithnin gjirizin e jetës plot pështymë dhe jargë të huaj.
Kështu, kishte shkruar kronikani në një të premte mbrëma, i kërrusur krejtësisht mbi gjethet e verdha të një shprese gati të fishkur kombëtare.
Pasiliria po mbetej si një gërdhajë molle e kafshuar. Nga të gjitha anët e kishin kafshuar dhe tash të huajt ishin bërë gati t'ia binin vdekjen e përgjithmonshme. Gjatë ngrënies së kësaj molle, që dikur ishte shumë e shëndetshme, ngrënësit ishin kujdesur që të mos i hanin krimbat, që i kishin hyrë brenda dhe e kishin bërë të pikte në teposhëtzen më të rrëpijshme, që kishin të gjitha pemët e buta e të egra që kishte falur Perëndia. Krimbat, siç kishte shkruar kronikani në shkresurinat, që i mbaj tash unë në dorë, do ta hanin edhe këtë gërdhajë të mbetur të Pasilirisë...
Ardhja e tre milionë jetëve, që duhej të shkëmbeheshin me tre milionë vdekje të Pasilirisë, po vononte dhe njerëzit e kësaj Perandorie, të shqyer e të leckosur, të vetëshqyer e të vetëleckosur, nuk mund të prisnin më. Kishin humbur krejtësisht durimin. Më mirë, kishin thënë, të vdisnin dhe të vdekur të prisnin ardhjen e jetës që duhet ta sillnin fqinjët. Tash që kishin ndërruar emrat dhe tash që kishin prishur deri në palcë edhe ritmin e këngës, tash ishin mërzitur nga pritja, nuk duhej të jetonin. U ngritën. U ngritën me vrull. I vunë zjarrin heshtjes. E arnuan bukurinë me coha shëmtish dhe u bënë bashkë. Të gjithë u bënë bashkë dhe hodhën vallen e vdekjes përreth zjarrit në të cilën digjej ajo pjesë e mbetur si gërdhajë e Pasilirisë. Sa më shumë loznin këtë valle, njerëzve u bëhej se bënin punë krimbash në atdheun e tyre gërdhajë.

Abonnieren
Posts (Atom)