Sonntag, 12. April 2015
Faik Mustafa - Epigrame
BUKURI XHEPI
(Babë e bijë bisedojnë)
- Ç’të mirë gjete moj bijë te ai djalë balosh,
S’di t’i fshijë qyrrat e zgërdhihet si debil?
- Ke të drejtë babi, e pranoj, bile është kokëbosh
Ama xhepat i ka plotë, shkëlqen si xhevahir.
KOHË KARRIERISTËSH
Ec me kohën nëse do të të prijë e mbara
E mbarë është vetëm ajo që t’sjellë interes,
Interesi t’i hapë rrugët e t’shpie përpara
Përpara shkon ai që për karrierë vdes.
KOHA I HA PARIMET
Mos gënje, mos vjedh, n’punë kërko shpëtimin
Janë mësime që fëmijëve ua mbjellim n’kokë,
Por të gjorët shpejt në jetë përjetojnë zhgënjimin
Ngado sillen ballafaqohen me njerëz bërllok.
I MARRË A I MBARË
Ta lëpish atë që pështynë është bërë modë
Është stil i jetës që t’çon përpara, të nderon,
T’jesh parimor, t’mbrosh të drejtën, është punëkot
Të tregojnë me gisht, nga vetja t’marrin krijon.
KUNDËRSHTI
Më ke babe e të kam bir, topi nuk e luan
Po ç’e do se nuk durohemi, jemi n’kundërshtim,
Me këmbëngulje sjelljet tua ti vazhdon i ruan
Janë dy rrugë që nuk na shpiejnë në një vendtakim.
E VËRTETA N’POLITIKË
E vërteta është rrugë njëkahëshe e kemi të qartë
Për trasimin e saj shpenzohet shumë kohë e mund,
N’politikë , për çudi, shërben si fjalë e artë
Për t’na mbajtur të përgjumur e shpërlarë trutë.
KARPATOULKONJAT
Shërbyen gjatë si lakenjë për të mbijetuar
Kokën peng e linin kinse n’emër t’besnikërisë,
Kur askush nuk e priste, ja çasti i mallkuar
Karpatoulkonjat bëhen zotër të shtëpisë.
SHTETI SI ZEMRA
Shteti është si zemra përherë në funksionim
Duhet të kujdesemi mos ta ngarkojmë tepër,
Kur pëlcet aorta vështirë ka shpëtim
Ashtu pra dhe shteti mbetet emër n’letër.
FAJI I ËMBËL
Dashuria është dhembje t’mban përherë t’shqetësuar
Të përvetëson të tërin bëhesh rob i saj,
Me shpirt lutesh mos t’ketë të përfunduar
Është përjetim i këndshëm, e do këtë faj.
MERITOKRATI DËSHTAK
Erdhi t’qeverisë vendin i pastër si meritokrat
E pritën si shpëtimtar, thanë, tash fillon e mbara,
Rreth tij pahetueshëm u tubuan shumë servilokratë
E shtrinë keq përtoke, pa nam i treti fara.
VUAJTJA
Vuajtje do të thotë dhembje, mundim
E vogël a e madhe, të mban të shqetësuar,
Qoftë fizike a shpirtërore, kërkon durim
Është pjesë e jetës, atë duhet shijuar.
VAKSINA
Për një Paster* të ri kemi shumë nevojë
Ta zbulojë vaksinën kundër tërbimit politik,
Të zgjedhurit e popullit s’pritojnë të bëjnë plojë
Për apetite të sëmura, vendin e shtynë n’rrezik.
*Lui Paster, zbulues i vaksinës
FUNDI PO AFRON
Si erdha, jetova dhe fundi po afron
Këtë e ndjej gjithandej nga shenjat në trup,
Jam i qetë, buzëqeshi, kjo fare s’më shqetëson
Vertikal qëndrova e po shkoj pa turp.
DEMOKRACIA DHE ANARKIA
Demokraci do të thotë liri me ligj rregulluar
Aty ka rend, është e mirë që respektohet,
Edhe anarki nënkupton liri me dhunë ndërtuar
Kush pengon e mendon ndryshe asgjësohet.
UJQËR E KOJOTË
Ujqër e kojotë u bashkuan lidhën koalicion
Në zgjedhjet e radhës t’fitojnë me çdo kusht,
Nuk zgjodhën mjete, sipas tyre, bënë revolucion
Të gjithë kundërshtarët i shpërblyen me grusht.
FALJA DHE GABIMI
Po s’e fale veten, s’i falë dot të tjerët
Gabimet ndodhin, janë pjesë e jetës,
Për hakmarrje mendojnë zuzarët, të mjerët
Trimat, të urtit, konak i bëjnë t’vërtetës.
JO DHËMBËSUTË
I sinqertë jij, jo të bëhësh dhëmbësutë
Shurdhësia jote shfrytëzohet për kalërim,
Janë të pamëshirshëm, trupin ta bëjnë futë
Kur arrijnë qëllimin, ti mbetesh në harrim.
“SINQERITET” POLITIKANI
Doli prej nafataline i hyri garës n’politikë
I vojti gjeli, demagogjia i piu ujë,
Kur siguroi fitoren, u ulë në karrigë
Na e nxiu jetën më zi se një i huaj.
LIBËRVANDALËT
(Konfiskimit të abetares shqipe në Luginën e Preshevës)
Germat e gjuhës shqipe s’i duruan dot
Si të çmendur u sulën ta zhbëjnë këtë farë,
U pajtuan të quhen libërvandalë në botë
Se të lejonin një popull t’ketë rritë të mbarë.
GËRRYESI
Krimbi kur gjenë butë hiç pa u hetuar
Gërryen me kënaqësi, të ngirë nuk ka,
Rrënon çdo gjë përbrenda, ne si të tërbuar
E harrojmë gërryesin, luftojmë vëlla me vëlla.
KUSH MIK, KUSH ARMIK
Kush të vërtetën ta përplasë në fytyrë
Shtrëngoja dorën, konsideroje mik,
Ai që t’rreh supet kur vepron keq e mirë
Është pakurrizor, prej tij të kesh frikë.
QËLLIMI
Qëllimi në jetë është ushqim shpirtëror
Të jep forcë si lumë t’shpërthesh përpara,
Je i dobishëm për vete e rrethin shoqëror
Mbështetesh në vepra e jo në përralla.
MASLLAHAT DEMOKRACIA
I lumtë atij që shpiku këtë sistem masllahat
Edhe burrat më në zë i bëri pakurrizorë,
Kërcejnë si pleshtat prej njërës parti n’tjetrën, jo për inat
Sa për t’ia lënë njëri-tjetrit jadecin në dorë.
KATËRLOG
(Nga një bisedë liderësh partiakë)
-Parim mbi parimet është të hyshë në qeveri
-Vetëm atëherë të duan je njeri autoritar,
-Sa më shumë që popullit i qet hi në sy
-Aq më lehtë e mban në zgjedhë, e përdorë si kalë.
INTERESXHIU
Sheh nuk sheh, dëgjon nuk dëgjon
T’i përshtatesh rrethit është interes,
Vetëm i mençuri kështu vepron
Turbo ecë përpara si treni ekspres.
STRUCNJERIU
Vodhi, mashtroi sa mundi, u majmë si struc
Kur e diktuan, në shpirt ndjeu tërmet,
U bë si i çmendur duke kërkuar birucë
Për ta fshehur kokën e jo trupin e shkretë.
O GRUSHT, O NGUSHT
(Politikanëve shqiptarë në Maqedoni)
Vetëm të bashkuar jeni të fortë grusht
Vështirësitë më lehtë mund t’i përballoni,
Kështu si silleni do gjendeni edhe më ngusht
Fajtorin mos e kërkoni gjetkë, nënshtrimin e meritoni.
GJYKATA SPECIALE
Peshqit e mëdhenjë gëlltisin të vegjëlit s’japin përgjegjësi
Papërgjegjësia e solli vendin në gjendje katastrofale,
Katastrofat ndodhin aty ku nuk ka vesh e nuk ka sy
Për të pritur t’këqiat të na i zgjedhë Gjykata speciale.
INCEST
Aty ku ndodhë incest lindin fëmijë debila
Tregohen me gisht, përbuzen përjetë,
N’politikë të tillët quhen t’zotë, kopila
U lejojmë t’na prinë, të udhëheqin pushtet.
PUNËT E PISTA
Punët e pista shpesh janë me levërdi
Shumë burra nga lakmia pas tyre verbohen,
Fryhen si qyrana se punojnë për atdhetari
Zhyten në pëgatë, e kurrë nuk pendohen.
______
Solli për "AlbPlanet" z. Sylejman Aliu, shkrimtar
Sylejman Aliu - Poezi
BËNIN BE SE QEN ISHTE
Bënin be e rr’fe
e dinin
qen ishte
të lehurën moçalisht
këlbaz kishte
nën qiellin e përllomtë të heshtjes
memecëria binte si tunxh
në vese zvarranikësh
e shpirti i pabëzanisë gjëmonte
e pëshpëriste
se kishte diçka
që s'e kishte qeni
i pabesë e në gjirise rronte
lehte njerëzit e shtëpisë
të huajtë lëpinte.
Prishtinë, 1994
Urithët
Fshehin në sy bote
Barkqitjen e pangopësisë
Të mos tregojnë çfarë hanë
Hanë e hanë urithët
nën lëkurën tonë
Gjëmimi i dhembjes
Kosovës
Ajo ka fuqinë e tokës
unë varshmërinë
në varganin urtak të dashurisë
dhe flet e skuqur Kosova...
për ne
jemi dhe ishim ne
gjetheverdhë
në copa kohësh
as të vdekur
më pak në jetë
të mbyllur në thesin e shqyer të historisë
pa mend dhe me gojë
në prehërin e Saj shpjegimi
deri në imtësi
Po të mos heshtja,
do të flisja gënjeshtra
brenda një kënge mashtruese
ajo edhe e dergjur nga ne
më jep dashurinë
me frymëzim hyjnor
o, Zot, sa e fuqishme
brejtjen e duron nga ne
bëhem rob i kësaj lumturie të dhembshme
të mbjellë në djerrina këngësh
ia them të gjitha me heshtje
ia pranoj saktësinë e saj pemtare
dhe ik brenda një harrese të kujtueshme
dashuri nuk është ajo në një kohë copa-copa
brenda gjeografisë së përvuajtur banimi
në arën tonë kullosë mashtrimi
Në parajsën e dhembjeve të urta
bollat helmuese i hanë pranverën
Ferrin ngrehim në prehërin e saj!
Evropa
Të njihnim si nuse të vjetër
Shkrepëtimat t’i mblidhnim me dorë
Në verën tonë seç bënte dimër
Dimër i fortë
Prapë të njihnim si damë të vjetër
Jo një vit, një thes shekujsh,
E urtë, e mlleftë, e ftohtë
Kishe ato që kërkonin të tjerët
Një ëndërr të çliruar nga tmerret
Mburrja yte vilte e vjelë
Qiell e diell
Në prehrin tim mushkonja pjellë
2.
Kishim lënë gjeografinë
E trollit të përgjakur
Brenda harrimit tënd ndëshkues
Kur gurë spirrash ngulnin në ne
Herë kryqe bizantësh
Herë maskaradë e fe
Herë shpatë e gjak
Litarë gjymtyrësh
Edhe në amësi
Vrisnin Iliri
Gjymtonin Shqipëri
Hije Karpatesh t’mashtronin n’histori
Otomania hapëronte si gjarpër i zi
Të të prekte dhe ty
Por ne ishim aty
Të mbronim si nuse të vjetër
Shkrepëtimat t’i mblidhnim me dorë
Prapë në verën tonë dimër
Dimër i fortë
Grushti
Në grusht
Shtrëngojmë grushtin
Shkundim erën
Edhe verën
E gëzimit
Nisemi ndaras
Të mos arrijmë askund
Në gjuhë
Rrisim grushtin
Në arë kallinjsh egjre
Thithim vrerin
Edhe terrin
Zotit i vjedhim fuqinë
Në shtrat dergje
Truri grusht
Kurmëzon të tjerët
Shtetarët
Të sharët
Gatuajnë për vete
Në parajsën e derrkosjes
Bëhemi heronj shtrigash
Gjynah që flutura
Kërkon lulen
Që mungon
Koha jonë e harrueshme
Ishim vetëm
të parë e të lashtë
jemi plot:
ne
vetmia
dhe të huajt
Në kohën tonë të harrueshme
sall vdekje
sall heronj
me vdekjet rrojmë
kombi digjet
mes qiellit dhe vetes
rrimë ulur e të pagojë
të mos na kafshojë qeni i shtëpisë
me thonj nxjerrim eshtrat e karbonizuar
dhe me ta ndërtojmë kohën tonë
sall të ketë të tillë
t´i përmendim për vete
kombi duhet të rrojë i vdekur
dhe ne të dukemi të gjallë
ne që duam të udhëheqim
(Tetovë, shtator 1999)
Mantenuti
Mendonim të ishte diell
Mbi maja reshë
Të kërrusura mbi ne
Ishte krejtësisht tebdil
Mendonim të ishte njeri
Dhe mbante lëkurën tonë
Të regjur në stuhi
Tha një fjalë të mirë
Ne ia shtuam një mijë
Me zemrën tonë
I mori dhe iku lart
Mbi dashurinë
Të gatuante mërinë
Parajsën e ndoti ferri i tij
Shau e shanë heshtjen tonë
Të urtisë
U bë pëllumb i huaj
Tunxh i fjalës sonë
Si një zot ndëshkues
Nuk ishte më tebdil
Kur mbanë mjekër
Nuk duket burrë
Kur vishet grua
Duket mantenutë
Fermë e quan Kosovën
Qen e quan njeriun e saj
Prostitutë pjellën tonë
Me lehjen e vetë
Tiranë, 2009
Njeriu ynë refugjat
Njeriu jetuaka
me turpin, me fajet
me madhështinë e rrënuar
me folklorin e vdekur të mburrjes
njeriu vdiska
edhe në mikpritjen e madhe
Shqiptare
edhe në përbuzjen
maqedonase
edhe i rehatuar
edhe i pagjumë si hije
vdekja priste në Bllacë
në Jazhincë, në Morin, në botë
njeriu ynë përhumbet në kartonin e gjelbër
refugjat
dhe vdekja jep shpjegimin e vet…
(Kronika e dhembjes është e trishtueshme. Fillimin e saj nuk e njoha sa duhej në Kosovë. E njoha atë në dëbim-shkarkimin tim në Jazhincë. Para nesh u shfaq e madhja, qiellorja, engjëllusha – mikpritja shqiptare. E, çfarë i duhej një mikpritje e tillë njeriut që pikërisht në ato çaste dukej i vdekur? Krejtësisht i vdekur! Prapa, menjëherë aty ku përfundonin uniformat e lugetërve, rishtazi më mbillej dhembja, pas së cilës aq shumë kisha ngarendur. E leja prapa Kosovën, e braktisja dashurinë. Tash do të regjistrohesha në listën e të ndjekurve: refugjat! Vetëm loti mund të shpjegonte jetën time tashmë të vdekur. Pas nesh vinte edhe malli, edhe turpi. Pas nesh vinte edhe faji, i cili tash ka zënë vendin e gjumit.
Falënderimi për mikpritjen e pameritueshme është i çoroditur, i patakt, i nëpërdhëmbshëm dhe, sikur ngutemi në këto çaste të mos dukemi se frymojmë vetëm nga mëshira. Përpiqemi të fshehim mëkatet, fajet dhe prapë loti, tashmë krejtësisht i ftohtë, mbushë gropëzat e syve tanë, të cilët pa ndarë, pashkëputshëm na shikojnë malet e larta të Sharrit që të rilidhin gjeografinë tonë edhe të ikjes, edhe të vdekjes. Mjafton kjo?)
Jazhincë, 2 prill 1999
Krijime përjetësimi e përkushtimi
- Ajet Shala “Antologji për çlirimtarët Ilaz Kodra dhe Antigona Fazliu”, Prishtinë, 2014
Nga Bilall Maliqi
1.
Për të shkruar një Antologji poetike është një punë e mundimshme e autorit të saj si në tubimin e poezive, leximin e tyre, klasifikimin dhe vjeljen e krijimeve më të mira për ta bërë një përzgjedhje të arsyeshme.
Edhe më serioze dhe më me përgjegjësi është kur të filloj projekti për të bërë një Antologji me poezi dhe shkrime të tjera të karakterit përkushtues siç është kjo tani e autorit të njohur në letrat shqipe Ajet Shala me titull „Antologji për çlirimtarët Ilaz Kodra dhe Antigona Fazliu“, Prishtinë, 2014, sepse kemi të bëjmë me dy heronj dhe dy çlirimtar të cilët me heroizmin e tyre i nxitën këta krijues që t’u përkushtojnë poezi e shkrime të tjera, e përgjegjësia e autorit është që të nxjerr poezitë më të mira dhe më artistike në mënyrë që kjo përzgjedhje të jetë brenda kornizës së një Antologjie mirë të realizuar.
Hartuesi i kësaj përzgjedhjeje me poezi dhe shkrime të tjera përkushtuese për këta dy heronj të cilët me veprat e tyre heroike e ndryshuan rrënjësisht historinë tonë kombëtare, duke luftuar ballë për ballë me armikun dhanë atë më të shtrenjtën jetën për atdheun tonë i cili ishte i pushtuar nga ushtria, policia dhe paramilitarët serb.
Ideja a Ajetit për të bërë një punë modeste për këta dy heronj rezultoi në përgjigjen e shumë autorëve krijues shqiptar nga të gjitha trojet shqiptare për të dërguar poezi dhe shkrime të tjera në adresë të hartuesit e kësaj përzgjedhjeje të veçantë dhe për dy figura të veçanta të historisë sonë kombëtare siç janë Ilaz Kodra dhe Antigona Fazliu, pa i anashkaluar edhe heronjët e tjerë të cilët janë të shumtë, por këtu bëhet fjalë për këto dy figura emblematike dhe historike, të cilët duke u flijuar për liri fituan pavdekësi.
2.
Brenda kopertinave të librit krijimet e tyre poetike i kanë përcjellur 177 krijues nga mbarë etnikumi ynë dhe secila poezi është e karakterit përkushtues për protagonistët kryesor për të cilët poetët dhanë kontributin e tyre në forma dhe stile të ndryshme duke paraqitur vargërimet e tyre disa me poezi të drejtpërdrejta e disa edhe gjysëhermetike në të cilat jepet një përkushtim serioz, sepse poezia përkushtimore është paksa specifike, se për të shkruar për heronjtë e popullit duhet ditur shumë mirë veprimtarinë e tyre atdhetare në mënyrë që të del poezia e mirë dhe të jetë konform ligjit të poezisë.
Në 284 poezitë prezente brenda kopertinave të këtij libri mjaft voluminoz lexuesit gjejnë ide, shprehje të zgjedhura poetike, përdorin stilin, individualitetin e tyre në mënyrë që poezitë e tyre të jenë të arrira artistikisht, të kenë përmbajtjen e mirë, të kenë figuracionin e duhur poetik, të kenë forcën shprehëse dhe të kenë mesazhin, dhe si të tilla jenë të pranueshme edhe nga lexuesit edhe nga kritika letrare në përgjithësi.
3.
Dihet mirëfilli se motivit patriotik e atdhetar i kanë shkruar shumë poetë edhe më herët, i shkruajnë edhe tani, besoj që edhe në të ardhmen do ti shkruajnë përkushtime sepse heronjtë meritojnë të shkruajmë për ta vargje poetike dhe shkrime të të gjitha zhanreve letrare, meritojnë të shkruaj historia në mënyrë që gjeneratat e reja të dijnë për ta, të mësojnë poezitë e shkruar për ta dhe që poezitë e shkruara në këtë libër dhe në librat autorial ti bëjnë ballë kohës dhe situatave të ndryshme.
Së lexuari të poezive të poetëve të pranishëm vërejmë se kemi të bëjmë me poetë të dëshmuar dhe me disa të tjerë që kanë vlerën e kënaqshme artistike në poezitë e tyre në këtë libër dhe me disa emra të rinj krijuesish që sapo e kanë nisur rrugën e pambarimtë të poezisë.
Zatën edhe këta e kanë dhënë kontributin e tyre modest në këtë libër, e që e kanë përmbushur obligimin moral dhe përfaqësues nga vendet prej të cilave vijnë.
Vijën e barazpeshës artisitke në këtë libër e mbajnë poezitë e poetëve të dëshmuar të cilët jo vetëm në këtë libër antologjik, por edhe në librat e tyre kanë dëshmuar se të shkruash poezi nuk është edhe aq e lehtë, por lypset përgjegjësi e madhe ndaj lexuesit, kritikës letrare dhe tani në këtë rast ndaj këtyre dy figurave emblematike dhe historike.
4.
Populli ynë si në Kosovë ashtu edhe në troje të tjera të shkëputura shqiptare, kanë pasur fatin të jenë të përndjekur, të përbuzur, të nënshtruar, të keqtrajtuar, të vrarë, të dhunuar e të masakruar, andaj edhe poetët kanë pasur çka të shkruajnë, sepse u ka ndodhur në oborr, në prag të shtëpisë, kanë parë skena të tmerrshme dhe poezitë e tyre s’kanë si të jenë ndryshe, porse janë emocionale dhe kanë forcën shprehëse e guximin.
Vetë tematika e poezive të kësaj Antologjie është e përkufizuar për këta dy heronj, andaj edhe poezitë janë nga më të ndryshmet lidhur nyje me tematikën e lartpërmendur, prandaj shprehjet e zgjedhura të shumicës së poetëve brenda poezive të tyre dëshmojnë se kjo Antologji poetike e ka arritur qëllimin, sikurse që e ka arritur qëllimin e tij edhe autori i palodhshëm Ajet Shala, i cili nuk e kurseu asnjë pikë djerse deri në finalizimin e këtij projekti padyshim të madh dhe voluminoz siç është ky libër.
E këta dy heronj dhe heronjtë tjerë të kombit i dhanë shkak krijuesve që t’u shkruajnë poezi, tregime e drama, sepse ata e meritojnë, mbollën lavdi në tokat e lara me gjak dhe në këtë rast le të na kujtohet një aforizëm i qëlluar i Visar Zhitit:
„Heroizmi është si pemët, mund të mbjellësh kudo, por nuk zë kudo“
E heronjtë tanë e mbollën heroizmin e tyre, i cili mbiu dhe u ujit me gjak e lot të nënave për këta bij e bija më të mirë të kombit.
5.
Marrë në përgjithësi kjo përzgjedhje (Antologji) përkushtuese poetike për dy heronjtë Ilaz Kodra dhe Antigona Fazliu, me një numër të madh krijuesish me poezi të lloj-llojshme dhe me arritje të vlerave poetike poashtu të ndryshme e arrinë qëllimin, mesazhin, thirrjen e poetëve të pranishëm për t’i mos harruar kurrë ata që për lirinë e tyre luftuan dhe dhanë më të shtrnjtën jetën në njërën anë, dhe punën e lavdëruar të hartuesit të kësaj Antologjie përkushtuese Ajet Shala, i cili dha konributin e pashoq që nga fillimi i projektit të tillë e deri në përfundim, si përfundim të papërfunduar e që shpresojmë që edhe të tjerët të marrin hapa të tillë në mënyrë që të vazhdojnë projekte të tilla edhe për heronj të tjerë edhe nga autorë tjerë.
Preshevë, shkurt 2015
Sylejman Salihu dhe "Lindi udhëton për Kosovë"
- “LINDI NËPËR ILIRI”. Edhe ky titull do t´i flinte poemës së bukur të shkrimtarit Sylejman Salihu, "LINDI UDHËTON PËR KOSOVË".
Shkruan: Ragip Kçiku
Sylejman Salihu nuk është i panjohur për lexuesin. Ai më 1992 e ka botuar librin “Dhjetë vjet dhunë mbi arsimin shqip të Ferizajt”, 1995 “Hiperbola në epikën popullore legjendare shqipe” dhe tani 2007 kjo e fundit për momentin LINDI UDHËTON PËR KOSOVË.
Kjo poemë, lirshëm mund të quhet edhe Lindi nëpër Iliri. Fjala lindi mund të merret edhe si emër i përveçëm, edhe folje. Folja “lindë”, është kryefolja e foljeve së bashku me simbolike që mund të merret, lindje, fenomeni që e përtërinë botën, një fenomeni që i jep botës vazhdimësinë e kjo është shumë, kjo e mbanë botën njerëzore të jetë e tillë për ta shijuar njerëzia pa të cilën nuk do të kishte as njeri.
Rruga e kurbetit!
Ç´këngë mund të ketë më të dhimbshme se këngët e kurbetit?! Kjo plagë që ishte qysh nga lashtësia dhe vazhdon të jetë e tillë edhe sot e kësaj dite. Janë të rralla në letrat shqipe rrëfimet që realizohen në prapashikim (retrospektivë).
Është folur shumë për suksesin e romanit “Gjenerali...” të Kadaresë i cili është shkruar në këtë formë; dy rrëfime të përnjëhershme në një vepër. Si duket pikërisht kjo formë e të rrëfyerit, prapashikimi është shumë tërheqëse për lexuesit. Po në prapashikim janë të shtjelluara: PRINCESHA ARGHIRO e Kadaresë, romani KOMISARI MEMO i Dritëro Agollit dhe KËNGA E FUNDIT E BALËS nga Gavril Dara i Riu.
Kësaj radhe S. Salihu lexuesit shqiptar i ofroi një poemë tërheqëse për fëmijë ku përveç mësimeve historike gjen edhe mësime nga arti dhe edukata etj. Njihen pakë tituj për fëmijë në letërsinë shqipe që të jenë shkruar në formë poeme.
Poetika e poemës në këtë rast zhvillohet përmes dialogut; i cili është edhe ciceron i të birit dhe bashkëbisedues përmes pyetjeve të Lindit që dalin si rrjedhojë e rrëfimeve të babait dhe kureshtjeve që ngjallë dialogu, shpeshherë dhe i monologut të babait në heshtje. Babai është cicëroni me vaj në buzë. Vuajtja e babait gjatë rrëfimit është shkak i historisë sonë të dhimbshme sepse për shkakun se udhëtojnë në tokat e të parëve tanë të cilat dikur vlonin nga luftërat për mbrojtjen e atdheut. Shkëlqenin nga luftëtarë, tregtarë, lundërtarë dhe ushtarakë me nam.
Të rralla janë veprat me aq shumë porosi didaktike për fëmijë. “Lindi....” ma kujton “Veprën e iluministit të madh francez Zhan Zhak Ruso “Emili” por këtu në një rrafsh tjetër; në rrafshin nacional historik të rasës së cilës i takon autori së bashku me të birin.
Forma e rrëfimit është shumë i thjeshtë dhe e kapshme për moshën të cilës i përkushtohet.
Kur kemi parasysh këtë moshë pashkëputshëm më kujton poetin kombëtar Ali Podrimjen me poemën e shkruar në formën e monologut kushtuar gjithashtu të birit Lumit në poemën “LUM LUMI” sepse dihet mirëfilli që poema apo edhe çdo vepër e arritur në art, është një vepër që kalon cakun e autorit apo fatit të tij. Vepra të tilla i takojnë universit njerëzor.
Poema është e përbërë prej shtatë kapitujsh.
Në kapitullin e parë paraqitet Lindi dhe rritja e tij me gjithë uzdajën e tij fëmijërore.
Kapitujt e tjerë e përbëjnë udhëtimin dhe rrëfimin nëpër historinë gjeografinë ilire-arbërore-shqiptare.
Poeti ka ditur të zgjedhë nga përvoja e tij e madhe formën e poetizimit, mënyrën e mësimit të historisë dhe gjeografisë, bashkudhëtarit të vetë të vogël, historinë e hidhur të të parëve të tij. Histori me Pinin e me kreshnikë, me Kotorre, me Judbina e sot, pa to dhe e strukur në “Një cep të Ilirisë së poshtme” do të thoshte Mitrush Kuteli.
Është e vogël mezi duket
Në një qoshe rri e struket
........................................
Shekujt ikën
Erdhën tjerë
Iliri moj
Fatin sterrë
Gjëmë e zjarr
Dy mijë vjet
Iliri moj
Mbete shkret
Lindi...kap. III pjesa 9-10
Sot Lindi i hasë vetëm emrat e tyre dhe rrëfimet e dhimbshme të babait. Kjo ndodhë pa dëshirën e babait, kjo e lëndon prindin e Lindit aq shumë sa shpeshherë ofshamat e tij flasin vetë për dhimbjen e tragjedive kombëtare që mbanë në vete me të cilën nuk ka guxim ta lëndoi Lindin se Lindi duhet të rritet dhe është mirë të mos rritet me strese në shtalbësin e tij.
Autori S. Salihu me një vepër artistike arriti të ulet trimërisht në logun e shkrimtarëve për fëmijë në letërsinë shqipe. “Ta thurësh gardhin me një hu” do të thoshte Rexhep Hoxha i LUGJEVE TË VERDHA është punë shumë e vështirë por autori në fjalë kësaj here ia ka arritur. (Të kujtojmë se Autori ka botuar edhe veprat: Ëndërr e bukur, Lindi në Dardani, Një kuvend në Kelmend, Lumenjtë pa pasaportë dhe Gjyshja flet me metafore.
I tillë mbeti Gavril Dara i Riu, vetëm me poemën KËNGA E FUNDIT TÉ BALËS, Ishte dhe është model i poemës së bukur por, tek autori në fjalë ndryshon puna, sepse presim vepra të tjera të suksesshme të tij.
Autori i poemës në shqyrtim është aktiv dhe frytdhënës në publicistikë, shkencë dhe art.
Poema është e shkruar me një dinamikë që e rrëmben lexuesin. Dinamikë kjo që nuk mund të mos ndodhë sepse edhe kali i metaltë, ky kalë modern, me të cilin udhëtojnë at e bir është shumë i shpejtë madje shumë më i shpejtë se kuajt përrallor.
Si kalë i harbuar po ikte vetura
Linte pas qytete linte pas dhe ura
Vrulli që kish marrë, ish një vrull i ri
S´do ta ndalte vrapin deri n´Iliri
Lindi...... kap III
Ata udhëtojnë për atdhe, Kosovë e cila duket se gjithherë largohet. Këtë largim të atdheut, e bën pështjellimi i historisë shqiptare për të cilën ka marrë obligim babai patjetër t´ia mësoi të birit.
Duke udhëtuar me këtë kalë të shpejtë djali për n´atdhe babai për vendlindje m´i kujton vargjet e Mjedjës tek SHTEGTARI, se edhe Lindi me të atin është një shtegtar.
Nëpër male nëpër fusha,
pa pushu, pa xanun vend.
Përpin rrugën si arusha,
Njaj shtegtar pa gojë pa mend.
Mjedja: Shtegtari
Lindi është një viktimë e bardhë e bashkëkohësisë shqiptare në përgjithësi. Ai është i privuar të jetoi në atdhe. Ky privim në vetvete përmban një tragjedi, edhe udhëtimi i Lindit sot nëpër Ilirinë e zhbërë është gjithashtu një tragjedi.
Udhëtimi nëpër Iliri jep mundësinë e poetizimit në prapashikim dhe veprimi momental (udhëtimi nëpër atdhe).
E para, prapashikimi rrëfen të kaluarën e hidhur të Ilirisë dhe si rrjedhojë shkakton të tashmen e tillë pra, e tashme tragjike në shumë dimensione: me vend të vjedhur, të plaçkitur, copëza të ndara me kufij, me miliona mërgimtarë e tj.
Tema të cilën e ka trajtuar autori është reale, dhe ajo mund të jetë reale për gjithkënd por mënyra si e përshkruan rrëfimin autori, të bën të jetosh në dy kohëra; kohën e një kurbetçiu, edhe fatin tragjik të shqiptarëve. Sado që personazhi kthehet në atdhe, ai nuk kthehet në vendlindje se, vendlindje Lindi e ka Gjermaninë kësaj radhe si shumë të tjerë po në Gjermani dhe në vende të tjera të botës!
Kjo është tragjikja e nënkuptuar në poemë.
Lindi ende nuk mendon të shkoi në atdhe për gjithmonë sepse ai nuk i ka kushtet të kthehet prandaj ky është fat i dhimbshëm i të gjithë sivëllezërve të tij.
Historia e vendit nëpër të cilin kalon Lindi, është shumë histori e dhimbshme. Është kaq e dhimbshme sa që kur babai i rrëfen për të kaluarën shqiptare dhe brenda shqiptare, ngurron t´i tregoi për turpet ilire, arbërore, shqiptare të cilat fatkeqësisht ishin mbretër të fatit tragjik në çdo udhëkryq të saj historik.
Të rralla janë veprat që të provokojnë aq shumë sa me ta përfunduar leximin e parë, t´i kthehesh për së dyti!
Kjo ndodhë që të përsëritet shija, ajo shija që të mbetet pas ëmbëlsirës së parë dhe menjëherë kërkon të dytën.
Kështu ndodhë pas çdo libri të mire sikur është poema LINDI UDHËTON PËR KOSOVË.
________
Kumtesë e lexuar me rastin e promovimit të librit më 28 gusht 2008. në Seminarin mësuesve shqiptarë në mërgatë.
Samstag, 4. April 2015
Kacaridha
Tregim nga Murat Aliaj
Pas një kohe të paharrueshme, gati dy vjeçare, vendosëm të krijojmë familje me Merin. Masat i kishim marrë prej kohesh për këtë ditë dhe shpresuam që edhe pas martesës të vazhdonte ajo kohë e bukur si në fejesë. Morëm shtepi në një pallat të ri që e kishte fasadën nga një peisazh që do e kishte zili çdo piktor. E kompletuam me mobilje të modes së fundit dhe iu përkushtuam familjes.
Të gjitha shkuan si s’ka më mirë, po të përjashtojmë një brengë të cilën na e shkaktuan kacaridhat që papritur sulmuan pallatin tonë. Në fillim e morëm me të qeshur, të bindur se do e gjenim zgjidhjen për t’i laguar, por kur pamë se kjo gjë bëhej gjithnjë e më e pamundur, kuptuam se gjërat nuk ishin kaq të thjeshta. Aq më tepër kur Meri kishte mbet shtatzanë dhe barrën nuk e pati fort të lehtë. Dyndja e kacaridhave ia bëri edhe më të vështirë, pasi ajo i neveriste këto insekte zvarranike si djallin më të keq.
Kacaridhat e prishën harmoninë jo vetëm në familjen tonë. Gati në çdo kat ditët hapeshin me sherr dhe mbylleshin po ashtu. Kishte pat bukuri e harmoni jeta në pallatin tonë, para se atë ta pushtonin kacaridhat. Harmoni, gezime e këngë. Pa le si shkonin banorët me njeri tjetrin, njesoj si të ishin të së njejtës familje. Ndaheshin vetëm gjatë kohës së punëve të ditës dhe ato pak orë gjumi që u mbeteshin për të bërë. Duhet ta humbasish një gjë, për ti mësuar vlerën e vërtetë. Kështu erdhi papritur ajo ditë e zezë që të gjitha u përmbysën. Ajo ishte më keq se dita e një pushtimi kombëtar. Të tillë pushime vendi i kalonte të paktën një herë në pesëdhjet vjet. Pastaj vinte lufta për çlirim, që i afronte njerëzit e i bënte përsëri bashkë në të njejtën kauz të çlirimit. Po. Ai ishte vërtet një pushtim nga ata që s’do e bënte dot as armiku më i egër. Një pushtim që s’kishte patur as krisma topash dhe as fjalime të çfrenuara. Kishte patur vetëm një parakalim gjigand, që ndërsa dihej se kur kishte filluar, s’dihej se kur do përfundonte. Një parakalim kacaridhash horizontal dhe vertikal. Në tavan, në dysheme e në muret anësor. Ato depërtonin depërtonin në çdo kënd të qytetit e në çdo qoshe shtepie. Ky ishte një nga pushtimet më të tmerrshem që e gjeti qytetin të papërgatitur.
Se sa të neveritura janë kacaridhat, këtë e di vetëm ai që i ka pat pranë një jetë të tërë. Por është ndryshe të kesh nëpër këmbë një a dy dhe ndryshe të kesh përpara një lukuni që s’i bën dot derman. Në të vetmin rast statistikat bëheshin memece. Asnjëri s’mund të thoshte me afërsi se sa ishte numuri i forcave pushtuese. Hajde e numuroje këtë vargan miljona kacaridhash të cilat pasi e siguruan pushtimin, nisën të sillen mëndjemadhësisht si gjithë pushtuesit. Vërtet që ato s’kishin çuar në botën tjetër asnjë vëndas, por boll t’ju shikoje antenat e ngritura përpjetë, mund të kuptoje se sa shumë ato i urrenin vëndasit.
Asnjeri nuk e di nga erdhi e ç’i shumoi kaq shumë këtë lukuni insektesh. Sado papastërti të kishte pallati, ishte e pamundur që ato të mbinin me të tillë densitet. Që të ketë kaq shumë një pallat gjashtë katësh, ç’pret pastaj në një qytet të dendur si yni.
Ishte e qartë se numuri i kacaridhave e kishte kapërcyer numurin e popullsisë në qytet. Kjo bëri që qyteti atë verë të kthehej në një çmendi të vërtetë. Kudo flitej vetëm për këtë pushtues që ndryshonte nga gjithë të tjerët. Vetëm flitej gjithandej sepse askush nuk jepte një mënyrë për të luftuar kundër tyre e për t’i kthyer qytetit qetsinë e mëparshme.
Por përse ia vëmë këtë faj kaq të madh kacaridhave të cilat s’dihet asnjë rast që ato të kenë kafshuar njeri, apo të kenë sjellur kund ndonjë të keqe? Ato janë të urta si rrallë insekt tjetër. Ecin paqësisht nëpër dysheme duke vëzhguar vëmëndshëm gjithçka që ndodh rreth tyre. Aq të pakujdesura, sa ato të lejojnë që edhe ngapakujdesia t’i shkelish me këmbë. Se në një dëndësi të tillë, nuk bie në sy mungesa e njerës apo dhjetrave. Për më tepër duket sikur ato ndihen të kënaqura kur i shkel me këmbë dhe dëgjohet ajo zhurma e thyrjes së zhgunit të sipërm. Ndoshta këtë siguri ua jep domosdoshmëria e likujdimit të disave për të hapur vendin e miljona të tjerave, që presin të gëzojnë frutet e pushtimit. Në fund të fundit, ato nuk kërkojnë asgjë prej njerëzve që kanë nënështruar. Ato nuk janë si minjtë që të neveriten me atë zvarritjen e tyre duke lënë pas erën e keqe të gjirizeve. Megjithëse minjtë sado të neveritur s’kanë kryer ndonjë pushtim të tillë si ky i kacaridhave.
Mirëpo ato kanë të keqen që kapardisen ca si tepër dhe njeriu ka maninë të mos lejojë kënd tjetër të kapardiset, përveç tij. Ky është shkaku i kësaj armiqesie që s’e ndreqën dot shekujt. Sepse bota ka mijra lloje insektesh, por asnjeri s’ka tërhequr mbi vete këtë neveri që kanë tërhequr këto të bekuara. E kur kjo ndodhte me një insekt paqësor, ç’mund të mendohej për pleshtat e morrat që dikur kishin patur gjithashtu zotërimet e tyre të fituara me rrufitje gjaku? Ata ishin vdekjeprurës. Ata kishin përhapur sëmundje e kishin dërguar mijra në botën tjetër. Mes tyre e kacaridhave s’mund të bëhej asnjë krahasim.
Kështu ato u bënë të pranishme në çdo hap të jetës sonë dhe kurdoherë bisedohej vetëm për to. Ngriheshim në mëngjes dhe porsa vishnim pantoflat, do dëgjonim krrap−in e një morie kacaridhash që shtypeshin brenda tyre e na njomnin këmbën. Sikur të kishin gjak, puna do ishte më ndryshe, por ato kishin vetëm një masë xhelatinoze të bardhë, të padëmshme.
Shkonim në banjë dhe ato do i gjenim kudo. Në lavaman. Në rubinet. Ne pasqyrë duke u kapardisur me ato antenat e tyre që qëndronin gjithnjë lart, si për të kapur ndonjë sinjal prej qielli. Shkonim në bibliotekë për të marrë ndonjë libër, sa për të ndjellë gjumin dhe nga faqet e librave do vërshonte vargani. Ato nuk neverisnin asgjë. Madje gjurmët e tyre më të shumta i kishin lënë nëpër libra, me ato njollat e shemtuara që s’laheshin me asgjë. Kudo kacaridha... por në fund të fundit, në banjë le të rrinin se atje e kanë vëndin gjerat e neveritura. E keqja ishte se ato nuk e dinin vendin e tyre. Shkoje në dollap për të marrë ndonjë ushqim dhe ato të trembura merrnin vrapin djathtas e majtas. Kjo ishte e padurueshme. Edhe pse nuk e dinim se cilin ushqim preferonin më tepër, morëm një kothere buke e lyem me vaj e me djathë e mes tyre të ngjyer me atë helmin që do u merrte jetën dhe ua lamë në një vënd pas derës që të shuanin urinë dhe të mos futeshin më në dollapin e ushqimeve. Por ato nuk ishin llupëse. As iu afruan fare karremit tonë. Në dollapin e rrobave gjithashtu, ishin shpërndarë kudo. Ishin futur nëpër xhepat e pantallonave dhe xhaketave. Këtu unë nuk besoj se ato futeshin për t’u mbrojtur nga të ftohtit. Ishte korrik dhe temperaturat po shkonin rreth 40 gradë. Ato e sulmonin dollapin e rrobave për tjetër arsye. Për të na mërzitur neve, duke shpërndarë aromën e tyre të rëndë e për të na kujtuar që gjithçka të kësaj jete, e kishim bashkë.
Të pazotët për t’i larguar nga shtepia, vendosëm të mësonim veten për të bashkëjetuar me to. Ishim të detyruar. Çdo mënyrë që përdorëm për t’i shmangur, nuk dha frut. Ato i bënë ballë të gjitha medikamenteve që ne hodhëm poshtë krevatit në lavaman e nëpër xhepat e rrobave tona.
Mbrëmjeve kur bëheshim gati për të fjetur, shtriheshim në krevat dhe hapnim televizorin për të parë se ç’bëhej rreth e rrotull nesh. Kudo ishte temë e parë kacaridha. Ngjarje nga më fantastiket siç nuk kishim dëgjuar kurrë. Duke mos patur fuqi të vepronin kundër kacaridhave, njerëzit kishin nisur të shprehnin të tilla shenja dëshpërimi sa, diku nisën të vrisnin edhe veten. Ishte e pamundur që të pranohej bashkëjetesa me këtë insekt të paepur. Por kjo nuk ishte zgjidhje e mirë dhe më të mençurit e ekraneve nisën t’i bënin thirrje popullsisë që të bënin durim. Ta linim mënjanë arrogancën dhe të mësonim veten të bashkëjetonim me to. Nuk kishte rrugë tjetër. E si ta kuptonin këtë dëshpërim njerëzor, mbi televizor dilte një çift i kënaqur kacaridhash të cilat tundnin antenat gjithë kapadaillek. Pastaj ndiqnin njera tjetrën në ekran, si të donin të talleshin me gjith ç’thoshte spikeri për to. Kaq ishte e mjaftë për të na e prishur gjumin. Hall më të madh s’kishte patur kurrë qyteti ynë i cili sëpari humbi gjumin.
Kjo nuk ishte më e rënda. Duke ditur se kacaridhat ishin të kudondodhëshme, ato nisën të shkelnin nëpër ushqimet tona. Çdo gjë që hanim e shikonim me lupë mos shquanim ndonjë shenjë kacaridhe. I merrnim erë para se ta fusnim në gojë dhe pastaj përpiqeshim të kuptonim në kishte ndryshuar shija e ushqimeve tona. Sigurisht që kishte ndryshuar. Boll që të ushqehesh me këtë frikë dhe është e kuptueshme që ushqimi s’të shkon në bark. Kjo solli pasojën e dytë të rëndë. Qyteti nisi të vuaj pasojën e dytë: mungesën e oreksit.
Në se kushdo i përjetonte këto pasoja mekeqardhje, unë i përjetoja me një tmerr të parrëfyer. U thashë që Meri ishte shtazanë dhe prej kacaridhave mund të pësonte ndonjë dramë. I iku oreksi dhe u dobësua. Por kjo nuk ndodhte vetëm me të.
Sa më shumë dobësoheshin njerëzit, aq më shumë shendosheshin kacaridhat. Kështu erdhi ajo ditë që ne, çifti i lumtur, t’i hidhnim në plehra të gjitha ushqimet e pëgëra prej kacaridhave e të merrnim vendimin që derisa shtepinë ta mbanin të pushtuar kacaridhat, të hanim nëpër lokalet më të mira të qytetit. E bëmë këtë, jo për të shpëtuar veten, por për hir të pasardhësit tonë i cili po vinte në jetë në kohën më të papërshtatshme.
Kjo gjë ishte pak e mundimshëme, por u mësuam edhe me të. Nuk dinim sa do zgjaste kjo mënyrë e çorjentuar jetese.
Kur bie epidemia, nuk pyet më për të varfër e të pasur. I vë përpara njëherësh duke u nxirë jetën. Ne nuk ishim të pasur, por edhe zvarrë s’mund të them se hiqeshim. I kishim hequr mënjanë aq para, sa t’i bënim ballë kësaj të keqe.
S’vonoi shumë kohë kohë dhe shtepia mori një pamje të tmerrshme. Muret u nxinë dhe u bënë të frikshëm. Në dysheme kacaridhat krijuan dy tri shtresa dhe ecnin njera mbi tjetrën. Më ndryshe ishte puna në tavan dhe në muret anësorë që vetëm nxinin prej tyre. U shtuan kaq shumë frymorët sa shtepia po dukej si kuti shkrepseje dhe po na zihej fryma. Në pamundësi për ta vazhduar jetën në të tilla kushte e braktisëm edhe shtepinë. Zumë një dhomë hoteli me dritare nga deti e cila në vënd të kacaridhave, na kënaqte me fluturimin e tufave të pulëbardhave. Sa e bukur do ishte bota sikur në vënd të kacaridhave, të pushtohej nga pulëbardhat. Këta shpendë të bukur deti, ta shtonin oreksin dhe dashurinë për jetën, ndërsa me kacaridhat ndodhte e kundërta.
Kaluam disa ditë dhe nisëm të falënderonim kacaridhat, që na dhanë mundësinë të shijonim një copë jetë të ndryshme nga e përditshmja. Qysh kur ishim martuar, me përjashtim të pushimeve verore, nuk kishte ndodhur kurrë të largoheshim nga shtepia jonë. Vërtet që ky largim nuk ishte i lehtë, por ishte i domosdoshëm. Atë na e kishte rekomanduar mjeku gjinekolog.
Pas kësaj jete të re që kishim filluar, mëndja na shkonte herë pas here tek shtepia që kishim lënë pas. Sigurisht që atje duhej të ishte bërë mbytës rrethimi i kacaridhave. Ato duhej ta kishin shtrirë pushtimin e tyre nga dyshemeja e deri në tavan e me që hapësira do të ishte e pamjaftueshme për to, duhej të kishin vërsulur drejt ballkonit, prej ku do të synonin katin e më poshtëm dhe të mësipërm.
E pranoj se nuk kishte çaste më të trishtë kur kujtonim se ne që me vendosmëri kishim mposhtur qindra vështirësi jete, të ndodhur përpara një sulmi të tillë marrëzor, kishim ngritur duart përpjetë. Tani çdo gjë në shtepinë tonë do të kishte të stampuar vulën e pushtuesit të neveritur. Atë do e shihnim në parket e në tavan. Në rrobat tona e në dollapet tanë të ushqimeve. Në aparatet tanë elektronikë e në enët e guzhinës. Me një fjalë do e ndeshnim kudo. Një kthim i mundshëm në shtepinë tonë, do të thoshte që t’i ndërronim të gjitha pajisjet tona të mëparshëme. T’i bënim shtepisë një dizifektim rrënjësor ku të mos ngelej asnjë qoshe pa u mbushur me helm. Ja e zgjidhëm punën me shtepinë. E pastruam dhe e sollëm në gjendje për t’u banuar. Po me kujtimet e tmerrshme që kishim prej këtij puishtuesi të pështirë, si do ia bënim? Për t’i hequr ato nga mëndja nuk kishte asnjë ilac a medikament.
Pasi kaluam nja dhjetë ditë të këndëshme në hotel, vumë re që pas po na ndiqnin përsëri kacaridhat. E para më doli mua përpara, por duke mos dashur ta përhap shqetësimin, e vrava dhe nuk bëra fjalë për të. Si për inat timin, e dyta doli në kutinë e tualetit të sime shoqe. U llahtaris sikur të kishte parë vet djallin të mbledhur atje dhe e flaku çantën nga dritarja.
−Nuk duhet të shqetësohesh,− I thashë.-Ka mundësi ta kesh marrë pa dashje prej shtepisë sonë dhe ajo s’duroi dot e fshehur në çantën tënde.
− Është e pamundur. Kur u largova nga shtepia e përvëlova çantën me ujë të ngrohtë dhe e lashë për t’u tharë në diell.
−Atje e ke marrë edhe kacaridhën.- thashë unë i sigurt.
−Nuk ka mundësi. Kjo duhet të jetë kacaridhë hoteli, pasi është më e shendoshë se të zakonshmet.
Pas kësaj s’vonoi shumë kohë dhe dhoma jonë e hotelit u mbush plot kacaridha. U bë akoma më keq se shtepia që lamë në qytet. Kjo do të thoshte se po na përzinin edhe prej këtu. E dinim që pushtuesi ynë ishte i pamëshirshëm dhe ai do na ndiqte pas kudo që të shkonim, ndaj veç rrobave të trupit, nuk morëm asgjë me vete.
Menduam se s’do kishte vënd më të përshtatshëm për ne se sa ndonjë hotel buzë detit, ku kacaridhat akoma s’kishin shkelur.
Me që do largoheshim pa shkelur për një farë kohe në shtepinë tonë, vendosëm që atë ta dizifektonim që kur të ktheheshim të mos gjenim këmbë kacaridhe në të. Këtë punë e bëra me dorën time. Një ditë të tërë iu kushtova. Hodha poshtë mobiljet e ndyra prej tyre, rrobat e gjith ç’kishim në të. Pastaj mbylla hermetikisht dyer e dritare dhe dola. Do shkonim në plazh, ku do e harronim luftën e ndezur që kishim lënë pas. Veshëm nga një palë rroba të dizifektuara aq sa mezi durohej lehtë era e rëndë e ilaçit dhe morëm rrugën.
Të tensionuar nga mendimi se do u shpëtonim dot kacaridhave apo jo, të paktën edhe dy muaj sa të sillnim në jetë trashëgimtarin, na u desh të shkëputeshim pak nga qejfi. Kohën më të madhe e kalonim në rërë ku mbanim veshur vetëm rrobat e banjës. Pas dite ia këpusnim gjumit në rërë dhe në mbrëmje, kur niste të frynte puhiza, dilnim shetitje. Ishin shetitje të trembura ku pulëbardhat që zbukuronin qiellin dhe valët, na dukeshin si kacaridha. Nuk flisnim pothuajse fare për to, pasi na dukej sikur do na dëgjonin e do na përgjigjeshin ashtu siç dinin të bënin ato. Ne e dinim që ato ishin të kudogjendëshme.
Për të ngrënë zgjodhëm një lokal turistësh i cili shkëlqente nga pastertia e ku çdo klient ishte i detyruar të mos merrte me vete bagazhe e pajisje të tjera që mund të mbillnin kacaridha. Ushqimi ishte i paster sa më s’bëhej. Mëngjes, drekë dhe darkë këtu. Vërtet kushtonte pak, por ishim të sigurt se bënim një sakrificë e cila do na shpërblehej me djalin tonë i cili do vinte në jetë duke tundur këmbët.
Nuk kishte mbetur as një muaj nga data e lindjes së tij. I numuronim ditët si të burgosur që mezi e presin lirinë. Ndiheshim të kënaqur nga jeta që po bënim. Det, ajër i paster, klithma pulëbardhash e marramëndje muzikore e njerëzve të lumtur. Pikërisht në këtë kohë na ndodhi ajo më e rënda. E papritura e paimagjinueshme. Ajo së cilës i ishim ruajtur gjithë ato kohë.
Ishte mbrëmje dhe sa kishim zënë tavolinën tonë në mes të sallës. Kamarjeri na e dinte porosinë dhe s’vonoi të na e mbushte tavolinën. Ishim të tulatur nga dielli i fortë i ditës dhe shetitja që e kishim zgjatur pak më tepër se ditët e tjera.
Zakonisht si pije preferonim merlotin.
Ishim të uritur dhe Meri nuk e bëri të gjatë. Mori një copë bukë dhe e çkujdesur nisi ta përtypte. Kisha dëgjuar që grave me barrë, nuk u duhen vënë re marrëzitë, qoftë edhe kur ato kalonin normat e miresjelljes. Por s’munda ta çoj më tej mendimin tim, pasi u dëgjua një zhurmë, sikur po shkoqej një lëvozhgë veze. Ajo e nxorri kafshatën, e vuri në dorë dhe ma tregoi. Ishte një kacaridhë të cilën e kishte ndarë më dysh.
Kaq ishte e tëra dhe gjithë jeta jonë u rrokullis së prapthi. Ajo u ngrit dhe doli jashtë duke uluritur e mallëkuar këto lokale që s’i kushtonin rëndësi pastertisë. Iu gjenda pranë dhe u përpoqa ta qetsoja. Nuk i kushtova asnjë rëndësi sulmit të saj, se i gjithë gabimi paskej qënë imi që s’kisha ditur të mbroja fëmijën tonë. Por nuk ishte ky i vetmi gabim që paskesha bërë.
Atë natë e kaluam në breg të detit të pangushëlluar nga gjith ç’na kishte ndodhur. Të nesërmen Meri nuk u ndie mirë. Mora menjëherë mjekun i cili e vizitoi dhe mësova se nga shqetësimi i madh, ajo kishte humbur fëmijën. Kjo ishte një shuplakë e padurueshme për mua. Më dukej e pabesueshme. Meri nuk ma fali mospërfilljen dhe paaftësinë për ta shpëtuar. E ç’i duhet familja njeriut, kur nuk është i zoti të mbrojë nga kacaridhat pjellën e tij? Bëri padinë dhe lidhja jonë mori fund përgjithmonë. Tani sejcili jeton për hersap të vet.
Kanë kaluar vite prej atij sherri që na ndau prej njeri tjetrit. Unë paskesha qënë i paaftë për të përballuar e mbrojtur martesën e familjen time. Unë kisha qënë vrasësi i fëmijës sim. Mbi mua binin kaq shumë akuza sa nuk u pa e udhës të merreshin të gjitha me radhë. Pa e bërë të gjatë u ndamë. Nuk e di si ka shkuar jeta e mëtejshme e sime shoqe, as si shkoi jeta e mëtejshme e bashkëqytetarëve të mi, por ama di mirë si shkoi jeta ime. Prej asaj kohe nuk e mblodha më veten. Për familje s’më shkonte mëndja më. Pata raste për tu martuar me femra të pasura e ta ktheja qeleshen mbi sy, por nuk ma mbajti, se sado i pasur që të jetë njeriu, edhe asaj mund t’i shkonte mendja për tu bërë nënë. Kurse unë kisha dhenë prova se nuk isha i zoti për t’ia plotësuar atë kërkesë.
Sigurisht që nuk solla në jetë ndonjë bir. Asnjëherë nuk pata siguri se s’do më sulmonin prapë kacaridhat. E vetmja gjë që më mundon për ta mësuar, është: Po ishi im a gjeti rehat më së fundi. Bëri paqë me kacaridhat, apo gjeti mënyrën për t’i luftuar?

Mittwoch, 1. April 2015
Buqetë me poezi nga Grigor Jovani
DIELLI IM
Ngaqë e qëlluan me tërbim,
gjithfarë zuzarësh, dielli im
u struk ndër vete, ...
u bë nga pak,
nga vijë e drejtë,
rrumbullak.
Nuk u mjaftoi, tentojnë me zor,
nga rrumbullak, ta bëjnë katror.
RRUGA E DIELLIT
Si prozhektor
në udhëtim,
rrugën më ndrin...
ky diell i pastër!
Kur zgjohet,
gjendem në Athinë,
kur fle ai:
në Gjirokastër.
Si prozhektor
në udhëtim,
rrugën më ndrin...
ky diell i pastër!
Kur zgjohet,
gjendem në Athinë,
kur fle ai:
në Gjirokastër.
LUFTA
Kush tha që ka mbaruar lufta në Kosovë?
Dhjetra të vrarë në pragjet e shtëpive,
i sheh kur kthehesh pasmesnate nga koncertet...
dhe ke frikë se mos i mbledhin padashur
makinat e plehrave çdo mëngjes,
që s'e kupton përse nxitohen....
Djem dhe vajza të bukura, që flejnë,
me nga një buzëqeshje
dhe nënat e tyre të shkreta, që rendnin t'u jepnin
nga një xhaketë, që të mos ftohen.
Ti, që viziton Kosovën, këtë mëngjes,
kujdes mos i shkel,
se mund të zgjohen....
(Prishtinë, gusht 2012)

MONOLOGU I HENES
Është aktorja më tragjike
hëna.
Përreth drita të shumëllojshme skene
ndizefiken. Ne lundrojmë në autostradën
anës detit.
Nuk i bie askujt ndërmend, se e vetmuar,
në një cep të skenës tjetër,
ajo luan
monologun e Hamletit.
Është një ngushëllim, në fund të fundit,
hëna. Deti hesht. Kokën drejt qiellit
kthejnë
të dashuruarit.
Doemos që u mungon. Se kur rishfaqet,
psherëtijnë nëpër limane
të trishtuarit.

ZOTI IM E DI
Zoti im e di,
që zemrës sime i pëlqejnë pyjet
dhe kujdeset të ma mbushë me pisha,...
më filtron gjakun.
Zoti im e di,
që mua më pëlqejnë në qiell yjet
dhe më ndez ndonjë mes errësirës,
më ndriçon pragun.
Njeh mirë ç’më lypset, zoti im,
më zbon çdo brengë e çdo trishtim. ..
Imzot,
më thuaj aty lart ç’nuk ke,
që të ta sjell këtej nga ne…
Zoti im e di,
që zemrës sime i pëlqejnë pyjet
dhe kujdeset të ma mbushë me pisha,...
më filtron gjakun.
Zoti im e di,
që mua më pëlqejnë në qiell yjet
dhe më ndez ndonjë mes errësirës,
më ndriçon pragun.
Njeh mirë ç’më lypset, zoti im,
më zbon çdo brengë e çdo trishtim. ..
Imzot,
më thuaj aty lart ç’nuk ke,
që të ta sjell këtej nga ne…
TE SHKRUASH VJERSHA
Kur shkruan vargje është sikurse bën dashuri,
të tendoset trupi dhe mendja, si brenda një qelie
të jepte shpirtin i vetmuar ...
një murg.
Domethënë, kur shkruan një vjershë, shfaqesh
në rrezik,
duart të dridhen, djersitesh, zverdhesh dhe
zemra të rreh,
si të të kenë zënë rob,
për të të syrgjynosur
në burg.
Kur e mbaron vjershën është sikur je ngritur
në këmbë
dhe pret të dëgjosh gjatë seancës së fundit
vendimin e Gjyqit.
Veçse për ty asnjë rëndësi më s'do të ketë,
ngaqë e ke ngjitur tashmë
Rrugën e Kryqit.

PROFETI
Do të vijë një kohë,
kur nuk do të shkruaj më vjersha.
Atëhere bota, doemos, do të jetë përmbysur....
Do të zbrazen detet, do të rishfaqen vaporët
e humbur, kapiteni Memo, me çibukun e ndezur,
me mjekrën e madhe dhe me mendjen e krisur.
Do të ringjallen prindërit e mi të vdekur.
Do të kenë moshë të re dhe do të presin tek pragu
birin tim, që e kanë me vete, tashmë të shkolluar.
Nuk do të kujtohet asnjë nga ata, që dikur
poet kam ekzistuar.
Edhe unë vetë do ta kem harruar.
Pra, do të vijë një kohë që nuk do të shkruaj më vjersha.
Por bota s’ka gjasë të kthehet përmbys. E di,
kam fantazi të sëmurë…
Atëhere do të më kujtohet im atë, profeti, që kur fillova
të shkruaja vjersha, më tha:
“Kur s'u bëre njeri, poet nuk do të bëhesh kurrë!”
HERA E FUNDIT
- babait -
E rregulluan dhe më thirrën
për ta parë. Ishim vetëm. Shtrirë,...
dukej se flinte.
Ngjante kaq i qetë. S’e kisha parë
veshur me kostum. Se si i rrinte...
Qe mëngjes. Ç'bënte në shtrat
kaq vonë! Ora kishte kohë që kishte rënë.
“Ngrehu! - desh i thashë. - S'ke tjetër punë!
Të djelë kishim dje,
sot është e hënë...”.
Dhe m'u duk se ndezi një cigare. “Mor baba!
Pi një kafe më parë!”
“Hajde, xhan, - më foli motra ime. -
Presin jashtë të tjerët për ta parë”.
NUK E DIJA
- nënës -
Gërmo, gërmo
edhe besoja,...
se më në fund do të takoja.
Por nuk të ndesha asnjëherë,
gjeja veç dhe,
ndeshja në gurë.
Se nuk e dija. Tani vonë,
e mora vesh:
nuk gjendesh kurrë!
Por unë gërmoj, gërmoj si kalë.
Kam humbur nënën!
Dhe jam djalë!
DIKUSH
Ç’është ky “dikush”? Më ndjek hap pas hapi.
Vret kohën si unë. Bën
të njëjtat gjëra....
Si të ketë hyrë ofsajt në jetën time. Dhe
pa më pyetur,
i ndan më dysh të tëra...
Unë askund s’e kam parë. Asnjëherë
s’i kam folur. Por as që i bëhet vonë,
të më bëjë me dije.
Siç duket, nga vise të largëta
ka ardhë. Me misionin e fshehtë:
të më bëhet hije.
(Sa më ke munguar! Ta dije...)
SHTEGTIME
Kur ke shëtitur zemrën time,
ç’i do të tjerat udhëtime?!
VJEN DHE ME SHFAQET NJE GRUA
Gjithnjë e më shpesh
vjen e më shfaqet në ëndrra një grua,
shumë e bukur. ...
Nuk bëj zë, ngaqë unë
nuk jam i pari tashmë,
në t’u dukur...
Më dhëmbin gjunjët. Nuk mund
t’i falem tani, vetëm
plagët e mia mund t’i dhuroj,
hiç gjë tjetër.
M’u vyshkën metaforat. Më mbetën
ca ëndrra, qysh në rini, veç
nuk shoh dhe kaq mirë,
t’i zë me dorë dhe t’i marr
nga kjo letër.
Kushdo qofsh, ti zonjë e bekuar,
që vjen e më shfaqesh si Vjershë, unë
do të të dua, nëse
më do edhe ti, natyrisht.
Kur jemi bashkë, kujtoj gjithmonë
veten time të vjetër... Dhe them:
kishte gjasë që Zoti,
të të sillte
tek unë gabimisht?!
PO TA MENDOSH
Ngado ta kthesh dhe ta mendosh,
s’është kaq e lehtë të dashurosh...
DESHMORET S'KANE VDEKJEN E TYRE
Dëshmorët nuk kanë gjumë. Ngrihen të parët,
kafe nuk pinë, çapitin rrugëve
dhe kolliten....
Sjellin në mendje miqtë. Të gjithë kanë vdekur,
tani janë fqinj. Rrojnë në të njejtën lagje
dhe nuk shqiten.
Dëshmorët jetojnë vetëm, siç rron deti.
Të heshtur janë si pyjet. Sillen ca çuditshëm,
përgjersa s’kanë, siç thonë,
vdekjen e tyre.
Vdesin për ne. Jetojnë brenda një ëndrre,
që e ndërrojnë çdo natë,
si maskë fytyre.
NE MORG
Më zbritën në morg herët në mëngjes,
pa e marrë vesh njeri, veç
të punësuarve.
Më zhveshën, më lanë, më veshën me kostum,
më rruajtën dhe më prenë
thonjtë e duarve.
Dhëndër më bënë. Më futën në një varkë.
U frynë bulçive dhe një erë e mbarë
më shpuri tej, në një tjetër qiell.
Këtu e njëjta hënë vjen vërdallë,
gjumi më zë
nën të njëjtin diell.
Gjithçka si më parë. Me një përjashtim:
më rriten thonjtë,
më shpejt se flokët.
S'do ta kisha problem, por këtu, për dreq,
s'kam ku t'i përdor. Mungojnë
shokët.
BAJAMJA
Kisha ngritur mure rreth avlisë,
kisha vënë një lloz nga prapa portës,
si të mos mjaftonte kjo, puthitur mirë...
mbaja dhe baxhuret, që shikonin
kopshtin, ku bajamja kishte veshur
veç të brendshmet, kaq të bardha,
kaq të linta, sa të zihej fryma...
Hera-herës, skandalozja erë,
merte degë bajamesh dhe trokiste
pas baxhuresh, si të ishin gishta
dhe më trembte, dhe më mbushte djersë,
si dikush, mbi trupin tim të djegur,
të më shuante kishte zbrazur gjyma...
Djegurshuar rrija. Dhe ç’të bëja? Vija syrin
në të çarë baxhuresh, për të parë bajamen
në të linta, poshtë ca yjesh, që ashtu,
paturpshëm, shihnin babëzitur, si të donin
superstaren hënë të xhelozonin...
GRUA
Dashuria jote më ndryshoi:
U bëra i thellë si deti,
u bëra i gjerë si fusha,...
u bëra i gjatë si mali.
Pse s’thua? Pothuajse
e bëre Zot,
këtë farë djali.
FATALE
Të kam dashuruar, gjithë jetën time të kam dashuruar,
si çilimi. Të kam dhembur,
as vetë nuk e di se sa të kam dhembur, një zot e di....
Dhe nuk pyeta... nuk e di si u bë që s’pyeta:
a më dhimbje ti...
Shqetësohesha në kishte ftohtë dashuria. Sarkën e ëmbël,
mos e gjente era dhe ta bënte kallkan.
Me tesha të ngrohta e vishja. I ndezja zjarr dhe e nanurisja.
Merakosesha,
si për një foshnje që qan...
Të Huajin e Panjohur kisha frikë, mbi të gjitha. Vigjëloja
si burrë egoist,
gjithë jetën, qyshkurse të gjeta.
Se ç’kishte thellë, ç’fshihte nën sarkë dashuria,
o zot, nuk pyeta!
DETI YNE
Nëse është det dashuria jonë,
këtë krevat ka për varkë, ku shtriheshim të dy,
nën këtë qiell me yje, ku hëna bën serenatë,...
për të argëtuar karavelat.
Lundërtarja më e bukur je ti. Dashuruar përjetësisht
me ujin e krypur
dhe velat.
Dhe unë? Një lopatë prej druri jam. Rrahur kaq vite
nga ujërat nëpër dete,
që e shkëputën dallgët nga varka një ditë,
për ta mbytur,
nën vete.
SHPERBLIMI
Ç'fitova një jetë,
nga poezia?
Zemër të dobët

LYPSARI
Ma do mendja, nuk do lypja kurrë,
do pranoja vetë
të zbres në varr.
Po atëhere, para Dashurisë,
Ma do mendja, nuk do lypja kurrë,
do pranoja vetë
të zbres në varr.
Po atëhere, para Dashurisë,
pse gjithë jetës sime
jam lypsar?
jam lypsar?
BAJAMJA
Kisha ngritur mure rreth avlisë,
kisha vënë një lloz nga prapa portës,
si të mos mjaftonte kjo, puthitur mirë...
mbaja dhe baxhuret, që shikonin
kopshtin, ku bajamja kishte veshur
veç të brendshmet, kaq të bardha,
kaq të linta, sa të zihej fryma...
Hera-herës, skandalozja erë,
merte degë bajamesh dhe trokiste
pas baxhuresh, si të ishin gishta
dhe më trembte, dhe më mbushte djersë,
si dikush, mbi trupin tim të djegur,
të më shuante kishte zbrazur gjyma...
Djegurshuar rrija. Dhe ç’të bëja? Vija syrin
në të çarë baxhuresh, për të parë bajamen
në të linta, poshtë ca yjesh, që ashtu,
paturpshëm, shihnin babëzitur, si të donin
superstaren hënë të xhelozonin...
GRUA
Dashuria jote më ndryshoi:
U bëra i thellë si deti,
u bëra i gjerë si fusha,...
u bëra i gjatë si mali.
Pse s’thua? Pothuajse
e bëre Zot,
këtë farë djali.
ME THUAJ NJE GENJESHTER
Thuamë akoma një gënjeshtër!
Po, jam budalla! Ç’të duhet ty?
Githë jetës sime, të vërtetat...
thika më janë ngulur, sy për sy!
Thuamë! Siç di ti t’i thuash.
Të të admiroj, si Nastradin!
Gjithë ata, që thoshin të vërteta,
tinëzisht më thurnin një qefin.
Thuamë patjetër një gënjeshtër!
Ti e di, unë çmendem për këto.
Kur m’i thua mua, gënjen Vdekjen!
Je në luftë me të, ngaqë më do.
Të më mbrosh, dërmuar ke çdo eshtër...
Por ç’e do! Dhe unë jam një gënjeshtër!
Thuamë akoma një gënjeshtër!
Po, jam budalla! Ç’të duhet ty?
Githë jetës sime, të vërtetat...
thika më janë ngulur, sy për sy!
Thuamë! Siç di ti t’i thuash.
Të të admiroj, si Nastradin!
Gjithë ata, që thoshin të vërteta,
tinëzisht më thurnin një qefin.
Thuamë patjetër një gënjeshtër!
Ti e di, unë çmendem për këto.
Kur m’i thua mua, gënjen Vdekjen!
Je në luftë me të, ngaqë më do.
Të më mbrosh, dërmuar ke çdo eshtër...
Por ç’e do! Dhe unë jam një gënjeshtër!
PIKA LOTI
Janë të dënuar sytë e mi,
me sytë e tu
të mos takohen.
Një pikëz loti kanë,
Janë të dënuar sytë e mi,
me sytë e tu
të mos takohen.
Një pikëz loti kanë,
kur zgjohen…
FATALE
Të kam dashuruar, gjithë jetën time të kam dashuruar,
si çilimi. Të kam dhembur,
as vetë nuk e di se sa të kam dhembur, një zot e di....
Dhe nuk pyeta... nuk e di si u bë që s’pyeta:
a më dhimbje ti...
Shqetësohesha në kishte ftohtë dashuria. Sarkën e ëmbël,
mos e gjente era dhe ta bënte kallkan.
Me tesha të ngrohta e vishja. I ndezja zjarr dhe e nanurisja.
Merakosesha,
si për një foshnje që qan...
Të Huajin e Panjohur kisha frikë, mbi të gjitha. Vigjëloja
si burrë egoist,
gjithë jetën, qyshkurse të gjeta.
Se ç’kishte thellë, ç’fshihte nën sarkë dashuria,
o zot, nuk pyeta!
KALORESI I FERRIT
Gëzimi juaj pikon vrer.
Unë rroj mbi re. Shfaqem
dhe zhdukem, si ylber.
Dëgjoj ca këngë, që era i mer.
Gëzimi juaj pikon vrer.
Unë rroj mbi re. Shfaqem
dhe zhdukem, si ylber.
Dëgjoj ca këngë, që era i mer.
Shaloj një Kryq, shtegtoj në ter.
Më kthen tek ju, një trill-mister:
Të marr pak dritë! Ta çoj në ferr!
Më kthen tek ju, një trill-mister:
Të marr pak dritë! Ta çoj në ferr!
VERE DHE MALL
Zbraz mallin tim
apo shishet e verës?
I fsheh poshtë tavolinës....
Nga këndi në kënd.
“I ke ngatërruar!”,
i them kamarierit.
Kujtoj trupin tënd!
Zbraz mallin tim
apo shishet e verës?
I fsheh poshtë tavolinës....
Nga këndi në kënd.
“I ke ngatërruar!”,
i them kamarierit.
Kujtoj trupin tënd!
QIELL I MBYLLUR
E mbaj dritaren gjysmë hapur,
për të mos parë gjithë të vërtetën,
ç’humba në jetë, për fajin tim.
Nuk ka më kohë për korrigjime,
E mbaj dritaren gjysmë hapur,
për të mos parë gjithë të vërtetën,
ç’humba në jetë, për fajin tim.
Nuk ka më kohë për korrigjime,
ka vetëm fund, nuk ka rikthim.
Edhe në gjumë në ardhtë një ëngjëll,
të më premtojë sërish gëzim.
Do ta përcjell me mirësjellje...
Tani është mbyllur qielli im.
Por mbaj dritaren gjysmë hapur,
mos hyn një shpresë, për ngushëllim.
Edhe në gjumë në ardhtë një ëngjëll,
të më premtojë sërish gëzim.
Do ta përcjell me mirësjellje...
Tani është mbyllur qielli im.
Por mbaj dritaren gjysmë hapur,
mos hyn një shpresë, për ngushëllim.
KLINIKISHT I SEMURE
Do të kthehesh prapë, por unë s’do të jem.
Do të ndalësh vrapin në klinikë.
Do bësh ca zhurmë, dhuratat duke lënë. ...
I mbyllur në vetmi, do ndjej pak frikë.
Do të të lutem heshtaz të më lësh,
përndryshe... do më fikësh.
Ndjehem më mirë, kur pres të vish,
se sa kur vjen
dhe s’di të ikësh.
Do të kthehesh prapë, por unë s’do të jem.
Do të ndalësh vrapin në klinikë.
Do bësh ca zhurmë, dhuratat duke lënë. ...
I mbyllur në vetmi, do ndjej pak frikë.
Do të të lutem heshtaz të më lësh,
përndryshe... do më fikësh.
Ndjehem më mirë, kur pres të vish,
se sa kur vjen
dhe s’di të ikësh.
DETI YNE
Nëse është det dashuria jonë,
këtë krevat ka për varkë, ku shtriheshim të dy,
nën këtë qiell me yje, ku hëna bën serenatë,...
për të argëtuar karavelat.
Lundërtarja më e bukur je ti. Dashuruar përjetësisht
me ujin e krypur
dhe velat.
Dhe unë? Një lopatë prej druri jam. Rrahur kaq vite
nga ujërat nëpër dete,
që e shkëputën dallgët nga varka një ditë,
për ta mbytur,
nën vete.
FAT I KEQ
Do të mbyll sytë
pa të parë, qoftë edhe një herë,
të zhveshur dhe të lagur krejt...
në vaskën time,
me vetullat e pubisit tënd
të ngritura lart,
si iriq.
Dhe ti, për dreq, do të vdesësh
pa parë me sytë e tua,
sa i shëmtuar jam
lakuriq.
Do të mbyll sytë
pa të parë, qoftë edhe një herë,
të zhveshur dhe të lagur krejt...
në vaskën time,
me vetullat e pubisit tënd
të ngritura lart,
si iriq.
Dhe ti, për dreq, do të vdesësh
pa parë me sytë e tua,
sa i shëmtuar jam
lakuriq.
ISHULLI I SIRINAVE
Më zgjidhni nga katarti i mesit. Pasi
lamë pas sterenë e kobshme, dëshpërimisht
ndjekim një yll... ...
Shpërndarë poshtë velave, të therur
ende të ngrohtë kurmet e miqve, veshët
e mbyllura me dyll.
Ua mbylla veshët qëllimisht. Përndryshe,
nuk shpëtonte kush, biles as unë,
që mora Trojën, sirinat
s'mund t'i mposhtja kurrë.
Më zgjidhni nga katarti i mesit. Të hedh
në det kurmet e miqve. Pasi jam mbret, pastaj
jam burrë.
Përreth një natë e qetë, si vdekja. Ndriçojnë
të therurit ca yje, ndezur në qiej si qirinj, shpërndarë
mjerisht përsipër detit.
Makar mos t'i dëgjoja dot. Do të më këndojnë
egërsisht, të njejtën këngë për jetë e mot:
- Duam prapë gjak, bir i Laertit!

DY KETRUSHE
NE ENDRRAT E MIA
Më dridhet shpirti, kur shikoj
nganjëherë, nëpër fotografi, vëndet ...
ku shkuam bashkë, hotelet,
nga të cilat kam ruajtur suvenir
pandoflet me gëzof, si
dy ketrushë të vegjëlth, që
më kërcejnë hop!-hop! pemë
ndër pemë, nga ëndrra
në ëndërr.
Oh, mos më thuaj të t'i jap
ndonjëherë, u kam vënë,
që të mos i grijë myku, naftalinë dhe
i kam rrasur diku thellë, në atë
depo vjetërsirash, që s'e di
pse e quajtëm zemër...
NE ENDRRAT E MIA
Më dridhet shpirti, kur shikoj
nganjëherë, nëpër fotografi, vëndet ...
ku shkuam bashkë, hotelet,
nga të cilat kam ruajtur suvenir
pandoflet me gëzof, si
dy ketrushë të vegjëlth, që
më kërcejnë hop!-hop! pemë
ndër pemë, nga ëndrra
në ëndërr.
Oh, mos më thuaj të t'i jap
ndonjëherë, u kam vënë,
që të mos i grijë myku, naftalinë dhe
i kam rrasur diku thellë, në atë
depo vjetërsirash, që s'e di
pse e quajtëm zemër...
SHPERBLIMI
Ç'fitova një jetë,
nga poezia?
Zemër të dobët
dhe tension të lartë.
Nuk desha
ndonjë gjë të madhe!
Por as një flert,
dreqi e marrtë?!
. . .
MENDIME PËR POEZINË E GRIGOR JOVANIT
“Grigor Jovani ka lindur “Ditën e Gënjeshtrave”, për të thënë në poezi Të Vërtetën”.
NAUM PRIFTI
(Nju Jork)
“Është vështirë të gjesh gjetkë një pikëtakim të tillë, të cilin edhe Morrisey i Madh i lirikës do ta kishte zili. Është fjala për pikëtakimin tipik të poetit Grigor Jovani, i cili vjen mitik në poezinë e tij. Jovani del nga kuadraturat ballkanase dhe krijon anën pikëtakuese Perëndimore, duke sfiduar parësoren dhe duke i dhënë shans dytësores”.
FATMIR TERZIU
(Londër)
“Sjell vlera të mrekullueshme ky poet i vërtetë. I hoqa mënjanë, mezi kursehen në këto kohë. T’i kem aty, kur shpirti të ndjejë dimër...”.
FARUK MYRTAJ
(Toronto)
“Mund të them pa frikë se shtëpinë vjershave ua ke ndërtuar me gurë të skalitur, betonarme, që nuk e shembin dot as breshëri, as dëbora e tufani dhe as tërmeti me nëntë ballë. Shtëpia e vjershave të Grigor Jovanit qëndron e fortë dhe e patundur në mjedisin e poezisë më të arrirë shqipe”.
HYSKË BOROBOJKA
(Tiranë)
“Unë, që zakonisht ruhem nga superlativat, pasi lexoj poezitë e tua, them që je poet i mrekullueshëm, Grigor, gjithnjë befasues. Je poet i lindur, vllajo!”
ALBANA MËLYSHI-LIFSCHIN
(Bruklin)
“Poezia e Grigorit ka një qartësi që të habit me reflekset e dritëzave, nga përthyerjet në prizmat poetik dhe jetësor. Syri i hollë vëzhgues, depërtimi në labirinthet dhe të fshehtat e shpirtit të njeriut, veshja me një vello të butë hënore e motiveve jetësore, të ngritura në art, i japin poezisë së tij brishtësi, freski dhe veçanti”.
MYSLIM MASKA
(Athinë)
“Ndihem e respektuar dhe shumë e kënaqur me poezitë e Grigor Jovanit. Mundësisht, sa më shumë prej tyre, aq më ushqim për shpirtin. Më pëlqen, sepse shpesh ajo më ngjan me reflekset e asaj copëze kristali, që duke e vështruar, të krijohet përshtypja se brënda kësaj mase të magjishme do gjesh labirinthe pafund ndriçimesh.”.
LINDITA AGOLLI
(Tiranë)
“Vërtet të bukura poezitë e Grigor Jovanit. Të mrekullueshme! Më të koncetruara se vera që dehu Polifemin. Poezitë e tij, pa veçuar asnjerën, janë vërtet si një verë e vjetëruar, që sa më shumë të pish, aq më tepër do që ta ngresh gotën”.
NDUE LAZRI
(Bolonjë)
“Një poezi që të bëhet e dashur dhe të intrigon, aq sa ti, si lexues, ke njohur një poet jo të lodhshëm, por një bashkëbisedues të sinqertë dhe një mik të madh të njeriut”.
STEFAN MARTIKO
(Athinë)
“Jovani poet është tejet i çlirët, tejet i natyrshëm e komunikativ, tejet i ndjerë. Xixëllimi i poezisë së tij është në të përditshmen, pa asnjë lloj autocensure, por me një liri të habitshme. Në dukje të thjeshta, të gjitha poezitë kanë filozofinë, përjetimin e thellë, figuracionin e mjaftë për të shprehur me veshjen më të bukur mendimin”.
VAID HYZOTI
(Rixhvud)
“Ti fluturon me një kalë të magjishëm, miku im, me Pegasin. Ndaj krijon vargje të tilla. Dikur kisha bërë edhe unë një poezi, në qelinë e burgut: “Erdhi Pegasi në qelinë time”. Tani vjen tek unë ti, me kalin tënd fluturak. Me poezinë tënde të mrekullueshme”.
VISAR ZHITI
(Romë)
“Miku ynë, Grigor Jovani, është trajektore e spikatur në qiellin e poezisë së krijuesve jashtë Shqipërisë (ndoshta është ky qiell edhe më i kompletuari me yje). Kështu na vjen vlera e tij, duke u informuar me poezinë më të mirë që bëhet në Amerikë, Itali, Angli, Greqi e gjetkë”.
NOVRUZ ABILEKAJ
(Athinë)
“Poezi që botohen në vend të fjalëve të një urimi. I lexoj me një frymë, se ato dreqka janë një grimë, si sheqerkat e dashura të nënave korçare, përpihen menjëherë. Dhe më vjen të them, se ai që ka zemër të sëmurë, mund t’i kërkojë Grigor Jovanit një të re. Ai shejtan ka sa të duash”.
ROLAND GJOZA
(Nju Jork)
“Duke lexuar poezitë e Grigor Jovanit nuk mund të jesh indiferent, sepse ato të ngjiten pas shpirtit, si pjesëz e ndjesive të tua si lexues e kjo sepse ai është tepër i sinqertë në atë çfarë ka përjetuar e mishëruar në vargje, që në dukje mund të shfaqen të thjeshta, por gurgullojnë si burimet poshtë gurëve e fletëve, për t’u shfaqur më pas kristalore”.
KOLEC TRABOINI
(Boston)
“Këndo, Grigor Jovani, këndo këngën e bukur,/ atë këngë, që shpirti ta thotë,/ si dallgë, si valë, si e erë lehtë/ të bjerë zemrave tona, si puhizë e ngrohtë!”
PETRAQ J. PALI
(Virxhinia)
“Të shkurtra vërtet poezitë e Grigorit, por a s’janë të çmuar diamantët, pikërisht mes pakësisë së formës së tyre?”
THANAS BOÇI
(Athinë)
“Në radhë të parë të uroj për keto poezi, që më dhanë kënaqësi të veçantë. Jo vetëm që jeni PURE i pastër në poezinë që shkruani ( siç thotë për ju F.Terziu), por shumë i pastër dhe dashamirës në mendimin kritik ndaj miqve. Lum ata/ ato, që të kanë pranë!”
JULIA GJIKA
(Amerikë)
“Kjo poezi është një rrugëtim pa fund në botën e brendëshme të Grigor Jovanit, që rreket “të pushtojë” e të qetësojë shpirtrat tanë të munduar. Poezitë e Jovanit kanë një varg konciz, të lirë e bashkëkohor, ku të gjithë ne, miq e lexues të tij, e ndjejmë veten aq pranë, sikur të ishim pranë oxhakut të ngrohtë të shtëpisë së tij, në një ditë dimri”.
MIHO GJINI
Mjeshtër i Madh
“Na shtove bukën e kësaj vere, t’u shtoftë bereqeti! Të falenderoj për këto poezitë e bukura, secila sjell metaforisht një fabul, sa të këndshme, aq edhe mbreslënëse”.
AGIM BACELLI
(SHBA)
“Unë u përpoqa të të ndiqja në udhëtimin tënd brenda vetes, por nuk munda, u dorëzova, mbeta pas dhe kërkova gjirin tim, më të qetë, por nuk më linin ato dallgë, që më ngrite ti në mendje dhe në zemër, o Gole. Po me mua ç’pate?! Apo, ç’desha unë, që u ngatërrova me detin e shpirtit tënd?!”
LLAZAR VERO
(Filadekfia)
“Të bëj portretin poetik të Grigor Jovanit? Poet lirik i mrekullueshëm, ironik dhe i drejtpërsëdrejti, plot vezullime ngjyrash, ku në një pasqyrë të madhe sa bota sheh fytyrën e njeriut, nëpërmjet një vetvetjeje plot nerva, ndjenja e pasione të sinqerta...”
PIRRO LOLI
(Tiranë)
“Grigor Jovani luan me poezinë e tij, pse e ka nënshtruar plotësisht atë, vendos ai se në ç’monopate apo bulevarde do ta shpjerë, sa hapësirë do t’i lejojë, në ç’oktavë ta ngrejë apo ulë zërin. Poezia e mirë, si kjo që kemi në duar, detyrimisht është ngushëllim, shpresë, kurajë”.
ROBERT GORO
(Athinë)
“Të paça, o këngëtar, me shpirtin më fisnik,/ me ty sot derte qava, poezia jote mallet m’i ndezi,/ atje ku ti Greqisë, me fjalën e bukur shqipe i flet,/ porsi rrezja e dritës, në një bukuri mëngjezi!”
LLEMADEO
(Gjermani)
“Poezia jote të përkëdhel e të çjerr, të ngroh e të shkakton mornica, të mjegullon sytë e të dhuron një buzëqeshje. Je poet i vërtetë, Gole, e di apo jo? ”.
ZHANETA LAZRI
(Bolonjë)
“Kantina poetike e Grigor Jovanit, prodhon verë me cilësi të lartë. E di që e dini, por pse po e rikujtoj, nuk ka ndonjë të keqe...”
PILO ZYBA
(Monemvasia)
“Shpirti ma ka një maraz:/ do desha vargjet e mia/ të m’i çojë kali Pegas/ në Athinë, tek Gole miku,/ ku selinë ka poezia!”
PANO TAÇI
(Tiranë)
“Asnjë e shtënë tronditëse. Asgjë solemne. Magnetizim që të tërheq. Poezi sa rrënqethëse, aq dhe balsam qetësues. Një “sëmundje”, nga e cila nuk mund të shpëtosh, por infektohesh. Dhe që të duhet shumë mund, për të shpëtuar prej saj. Nëse dëshiron të shpëtosh, gjë që e konsideroj të pamundur”.
ALUSH AVDULI
(Sarandë)
“Mos, o Gole! Mos bëj vjersha të tilla, si ajo me titull '”Orë e çakordisur”, i dashur mik, se mirë ti je i “çakordisur” krejt, por na bën edhe ne të lëngojmë dhimbshëm për atë të shkretë... çakordisje”.
DILAVER BAXHAKU
(Tiranë)
“Usta” më është Grigor Jovani,/ Prej tij dua të vjedh ndonjë varg./ Sado që plasa nga “inati”,/ Mbeta pas tij, si çirak”.
PERPARIM HYSI

Abonnieren
Posts (Atom)