Freitag, 31. Januar 2014
Farida Ramadani - Dhjetë poezi
1 - Emri yt
Sa herë dëshiroj të shkruaj një emër,
Shkronja yte vjen e para,
Dua ta largoj, por nuk di se si…?!
Sepse çdo fjalë fillon nga Ti.
Mundohem e mundohem...
Ndiej sytë, më tërbohen,
Sapo filloj sërish të shkruaj,
Shkronjat me emrin tënd luajnë.
Largoj fletën, marr një tjetër,
Përsëri ngjason e njëjta letër…
Kaq fort emri yt qenka ngulitur,
S’largohet prej letrës, dhe duke i bërtitur!
E detyruar fort i thërras,
Si e llastuar shprehet në gaz,
Nga e zhubrosur, letra drejtohet,
Të njëjtat shkronja, papritur, sistemohen!
Buzëgaz unë i mbledh,
Emrin tënd përsëri përcjell.
Hyj në kuptim, kërkojnë me zemër:
Këmbëngulës sytë të njëjtin emër!
2 - Shkruajmë me ndjenja
Sa më shumë të lexosh,
aq më shumë do të ndjesh.
Impulsi i ngrohtë,
prej thellësisë çel.
Por librin,
s’do të lë ta mbarosh,
se do të “mbërthej keqas”,
këtë vetë do e kuptosh.
Eh, të lexuar me ndjenja!
Librin me këtë stil
e çojmë në fund,
ashtu të dy në tundim,
prologojmë te bukurën lojë,
tërë gazmim...
3 - Përsëri kthehem
Përse, kur më prek,
zemra “thumbon” fort?
Ashtu rënë në naivitet,
s’normalizohet dot ?
Lëshuar, si një vegim,
në robim për një çast,
Ndjek emocionin tim,
në të gjithë trupin “plas”.
Si një ndjenjë e ngrirë,
si një lojë e vështirë,
Asqë e përfill ndryshimin,
refuzon kalkulimin...
Merre shpirtin tim,
vishe...
E ndiej thellë në deje...
Por, e di, s’të bën dot...
Do të hidhet në sulm
zhgënjimi,
S’qenka numri yt!...
Lodhesh në kotësi...
Ah, sa keq ndihet,
kjo fjalëzë “Lumturi”,
Përmblidhet në pak fjalë
dhe kur s’ndihet mirë,
Për pak, fare pak rri...
4 - Më ke lakmi
Kur flas,
Ti je aty.
Kur lexoj,
përbri të kam.
Kur nis këngën ,
këndojmë të dy.
Kur bëlbëzoj,
duke bëlbëzuar
dhe Ti “rri”...
Po kur bërtas,
përse bërtet dhe Ti?!
E kuptoj,
më ke lakmi.
Të padit,
ndriçimi në sy.
5 - Lot i lirë
Si ortek i vogël,
loti rrëshqet mbi faqe,
papushim,
si margaritar shkëlqen,
si e fshehka lumturinë!...
Një zemër e “sëmurë”,
me ngulm kërkon shërim,
Botë e mjegullt,
do të pastrojë vështrimin,
kërkon vezullimin...
Më vonë e ndiej, e ndiej,
do të niset në ndriçim...
Në rrugën diellore atje tej ...
Loti do të mbetet,
diku në një cep,
krejt si lot në harrim...
6 - Zëri yt
Si nga një orkestër fantastike,
tingujt tuaj vijnë,
shtyjnë njëri – tjetrin...
arrijnë shpejtësinë ...,
Vërshojnë me ton të lartë
tek unë, në çdo qelizë,
sa maja e e maleve të shpirtit,
ngelen në çudirë...
Herë i ndjej lehtë,
nën lëkurë më prekin totalisht.
Tashmë e mësuar
në këtë rrekëtim ...
Eh, kështu më ke formuar!
Simfoni plot melankoli...
Ndjenjë e dashuruar....
Spirancë e ankoruar
në shpirtin tim.
Vargje melodish derdhur...
Lloj, lloj ndjenjash përdredhur,
Vallëzojnë me violinë,
ashtu të freskëta rrinë ....
7 - Legjenda e reve
Vështrova qiellin,
veçova retë
Si ngjasonin:
ngjeshur fletë – fletë...
Përqëndrova sytë
atje lart, lart,
Aty ku ndjenjëhapur
më latë...
Shikoja Universin
e pafund,
sy mekur...,
sikundër në “gjumë”.
Eh, reja më dukej
aq origjinale,
Panoramë e “trishtë”
në detaje!...
Vështroj,
një karrocë me dre.
Një vashë,
po e nget nxitimas.
Asqë mendon
t’i vëjë fre.
Figuracioni i reve
prin buçimas...
Mendja e saj
vazhdoi të soditë,
por asgjë,
s’po kishte kuptim,
s´donte ,
aspak të priste:
Përqafimin
me lumturinë!
S’e ndieu
Dëshpërimin.
Papritur,
karrocën ndali,
zbriti, si shtojzovalle,
zbriti
me tonin e zbritjes:
hopa, hopa...
Rimblodhi retë
ngadalë, e lehtë - lehtë...
Magjepsur
prej bukurisë,
retë u aktivizuan
vezulluese,
nisën të gjitha
menjëherë,
në rol të damës,
në pistën vallëzuese ...
Ashtu të lehta
çliruar nga emocioni
s’lanë asnjë re,
jashtë pistës,
Shoqëruan
vashën e bukur
të pikëtakonte,
djalin e dritës ...
Duartrokitën retë,
tërë dashuri.
Me kënaqësi
shijuan skenën.
Para syve,
u shfaq një çudi .
Për një moment
heshtën....
në bëlbëzim ...
Ylberët lëshuan
tërësisht ngjyrat,
t’ju ndriçonin
“princeshave”
gjithë fytyrat ,
U shndërruan
në të bukura...
Rifilluan
me figura të reja...
Thurja e tyre
më me ëndërr,
më me finesë,
Dashuria
shpaloste sekuencat ,
si legjendë,
mbetur,
si një film i pambaruar
në të shfaqur,
plot fantazi në qiell...
8 - Me qiellin: katër
Nga larg
dëgjova zërin tënd,
kur një pupël
po vështroja ...
Fillova të fryj,
për ta mbajtur lart.
Sa më shikove,
erdhe me vrap...
Frymëruam së bashku të dy,
buzëqeshëm,
deri në marrëzi.
Ajo valëvitej,
lodronte me ne...
Përcillnim frymën, pa fre,
Kështu u bëmë tre!...
Qielli u mahnit,
me marrëzinë tonë,
Të katërt në melankoli,
qëndruam deri vonë.
9 - Kthej momentin e humbur
Buzët e lodhura lëndojnë,
Duan të fshijnë me gomë,
në gjumë dhe në meditim,
fjalën: “Shpirti im”...
Ndjenjat e bukura,
me të shëmtuarat,
përsëri rrinë bashkë,
herë futen brenda,
herë rrinë jashtë...
Ashtu..., e shpirti të fal.
A thua s´kupton?
Siç duket ke diçka,
që te ti ”rrezaton”.
Shijon buzëqeshjen,
Ëndrrat mbetën “pa u lyer”,
Të pashkruara në qiell,
si një tekst i pakryer.
Retë s’zunë vend,
me ritëm shkriftohen,
grinden,
përsëri ribashkohen...
Tashmë me gjithë mend,
të më lësh përsëri,
mua fare pa mend...
Nxitimthi marr guxim,
të jem përsëri e lumtur,
Ta kthej në magjik,
momentin e humbur.
10 - Të kërkoj
Nuk dua lumturia,
të jetë ai çast,
i zgjatur aq pak...
Kërkoj, edhe nëse humbas,
në frymën tënde të trokas,
të më shohësh drejt sytë,
të më thuash i çlirët:
“Jam miku yt!”
___________
Poezi nga libri i autorës Farida Ramadani, me titull "Pikturoj në Qiell"
Mittwoch, 29. Januar 2014
Arif Molliqi - Pesë poezi
PARAJA
Është vjeshtë e vonë
Të gjitha gjethet kanë ra
Të gjitha...
Po fajdexhijtë kur do bijnë
Ah, ta dish sa të urrej
Edhe ty moj para
E ashpër je
Shpirt nuk ke...
Njerëzve ua shkul ndjenjën
I bën trishtues
Ah, moj para
para...
Është vjeshtë e vonë
Të gjitha gjethet kanë ra
Të gjitha...
Po fajdexhijtë kur do bijnë
Ah, ta dish sa të urrej
Edhe ty moj para
E ashpër je
Shpirt nuk ke...
Njerëzve ua shkul ndjenjën
I bën trishtues
Ah, moj para
para...
PERSONAZHE TË LODHUR
Sot e takova një mik
më tha:
-E lexova librin tënd
s´është evërtetë...
Asnjë pikë
Përsonazhet e tu
S´dijnë të këndojnë
Nuk e kanë zërin e ashpër
Janë të lodhur
S´kanë protestë...
Në ketë kohë
O lum miku
Askush nuk i do
Kokëfortet..
Sot e takova një mik
më tha:
-E lexova librin tënd
s´është evërtetë...
Asnjë pikë
Përsonazhet e tu
S´dijnë të këndojnë
Nuk e kanë zërin e ashpër
Janë të lodhur
S´kanë protestë...
Në ketë kohë
O lum miku
Askush nuk i do
Kokëfortet..
DASHURI E SHTJERRUR
Në natën e zezë të dhjetorit
Shetita gjatë
Nëpër një rrugë të trishtuar
Ah sa bënte ftohtë
Më andej
Një grua bënte poterë
Më vetveten
Sa fatkeqe ishte
Shiste trupin
N´vend të dashurisë
së shtjerrur
Unë qeshëm
Ta mbys trishtimin
Në mengjës e takoj përsëri
Kthehej në shtëpi
Kokulur ...
Mbas varrimit të dashurisë
Në natën e zezë të dhjetorit
Shetita gjatë
Nëpër një rrugë të trishtuar
Ah sa bënte ftohtë
Më andej
Një grua bënte poterë
Më vetveten
Sa fatkeqe ishte
Shiste trupin
N´vend të dashurisë
së shtjerrur
Unë qeshëm
Ta mbys trishtimin
Në mengjës e takoj përsëri
Kthehej në shtëpi
Kokulur ...
Mbas varrimit të dashurisë
PA TITULL
( e huazuar)
( e huazuar)
(.... I kam pas dy shokë
Njëri u vra në luftë
Tjetri..
Doli i sëmuar nga burgu
Dhe vdiç!...)
MIDIS DHIMBJEVE
S’kam shpresë,
a ...?!
Ndonëse s’kam shpresë
Mbase mbi Elbe
një pulëbardhë fluturonë
përskaj meje
padiktueshem...
As syri fërr nuk më bën...
kur aromë Lady
ma ndal frymën
midis dhimbjeve blu
Paskam ndryshue shumë...
S’kam shpresë,
a ...?!
Ndonëse s’kam shpresë
Mbase mbi Elbe
një pulëbardhë fluturonë
përskaj meje
padiktueshem...
As syri fërr nuk më bën...
kur aromë Lady
ma ndal frymën
midis dhimbjeve blu
Paskam ndryshue shumë...
(Hamburg, dhjetor, 2013)
Montag, 20. Januar 2014
Raimonda Moisiu - Malli për Korçën
Gjithmonë kam pasur optimizmin dhe besimin se përvojat jetësore indikojnë në mënyrën se si gjithkush nga ne mendon e vepron me cilësitë e virtytet që mbartim në vetvete. Situatat, ngjarjet, njerëzit e thjeshtë, qytetarët, intelektualët, njerëzit e letrave shqipe, elita e shquar e botës hyjnore të artit e kulturës, përballen e kontribuojnë gjatë jetës së tyre në forma e përmbajtje të ndryshme.
Ashtu si edhe unë, ata kanë qënë e janë optimistë, besojnë në ndryshimin dhe progresin duke dhënë nga forca e inteligjencës e qytetarisë, forcën e talentit të mëndjes së shëndoshë dhe krahëve të fortë, më të bukurën e të mundëshmen që mendimet dhe idetë e tyre të ndryshojnë zemrën e identitetit të vendlindjes, identitetit tonë. Ambiciozë për të kaluarën e të tashmen, cdo ditë që vjen na gjen më të rritur e të pjekur dhe ngadalë kuptojmë se duhet të punojmë e jetojmë për të njëjtat obligime e qëllime, për hir të gjeneratave që vijnë, të pergatisim rrugën e përjetësimit të veprës e qytetarisë, të njerëzve të shquar të cilët kanë lënë gjurmët e arta të progresit qytetar, social dhe krijues. Jo vetëm gjatë fëmijërisë e rinisë sime por edhe tani, unë kam qënë gjithmonë dhe e kam konsideruar veten time me “fat” që jam lindur, rritur dhe edukuar në një mjedis mondan e historik, me “fat” që jam qytetare pasardhëse e elitës së shquar qytetare korcare , simboleve të eposit shpirtëror, sfidës që kapërcen kufijtë etnikë të sublimes dhe aspiratës nëpër vite, në kohë e hapësirë, dlirësisë të kontributit njerëzor, talentit krijues, midis dy botëve; botës ku ne ndjehemi se i përkasim vazhdimisht në nivele të reja, momenteve të jetës së përditëshme dhe dimensionit të ri, ku pena ime bëhet analogji për të prezantuar imazhin e gjallë të njerëzve të shquar dhe subjektet në shumicën e tyre janë në dijeni të pavdekësisë. Sa herë vij në vendlindje, Korça më duket më e bukur, malli për të më shtohet akoma më shumë, dua të prek me dorë, mendje e shpirt gjithçka që mban brenda zemra e saj, të eci e shkujdesur në sokakët me gurë dhe pastërtinë e tyre, ashtu si dikur kur hodha hapat e para, apo belbëzova për herë të parë emrin e vendlindjes sime, që më bën të ndjehem krenare, që me themelimin e saj është mbartëse e bukurisë natyrore dhe mondane, traditës, historisë, dijes, kulturës, dashurisë, njerëzve të shquar që kanë bërë e bëjnë historinë e saj. Dua të prek e shijoj aromën e blireve, të ndjej melodinë fëshfëritëse të gjetheve e përzierë me melodinë e serenatave, të më puthë krahët, fytyrën, buzët, era e freskët e mëngjesit, ashtu sikundër “puth” shpatullat e Korçës sime mbështetur përjetësisht në malin e Moravës. Të prek e ndjej nga afër idealizmin e qytetarisë korçare për zhvillim, për ta pasuruar e zhvilluar Korçën në çdo aspekt. Çdo gjë që shoh, kudo që unë hedh sytë, shoh mendjet krijuese në forma të ndryshme; ndërtesa, libra, piktura, skulptura, monumente, lulishte me barin e blertë e aromën e luleve shumëngjyrëshe, qetësinë e qytetit, ecjen e njerëzve me kohën e për kohën, ndërtesat antike qindravjeçare mondane dhe historike, shtëpitë karakteristike, trashëgiminë kulturore, qytetare dhe intelektuale korçare, që në përfytyrimin tim janë si ato pikturat që kanë ardhur e të tjera presin të vijnë në jetë, piktura që komunikojnë mesazhe të thjeshtë e komplekse, një dialogim i së kaluarës, qartësi e së tashmes, udhë e së ardhmes, pa njohur moshë dhe flasin gjuhën e çdo kulture. Këto ndjenja të shpallura në forma të ndryshme janë shprehje e festës së jetës e përjetësisë. Ato mbartin në vetvete pasurimin me kulturë, art, bukuri, dinjitet dhe sigurojnë identitetin e qytetarisë korçare, sfidës, sepse ato kërkojnë kohë për të kuptuar dritën dhe bërë të njohur emrin e qytetit tim Korçës.Unë si bijë e lindur dhe e rritur në Korcë, i besoj shumë qytetarisë dhe inteligjencës së shpirtit korçar, që gjithmonë më frymëzon mua dhe që është gjithmonë në ecje, gjithmonë në ndryshim, kontributi i saj është kompleks, i gjallëruar, sepse edhe vetë dashuria për vendlindjen vjen nëpërmjet promovimit të vlerave të kësaj qytetarie, ndikimit të zhvillimit, progresit e begatisë të qytetit, si premisa bazë për enticitetin e botës të artit,kulturës e dijes, që e pasurojnë të tashmen tonë mes të bukurës e të përditshmes njerëzore.

Sonntag, 19. Januar 2014
Blerim Valla - Jo eksperimente dhe dilentantizëm në kulturë
Letër e hapur qeverisë së re komunale të Gjakovës dhe kryetares së posazgjedhur znj. Mimoza Kusari – Lila
Gjakova nuk ka kohë për eksperimente dhe për dilentantizëm në kulturë!
* Shkruan: Blerim Valla
Kultura dhe arti gjakovar sot – sfidat
Gjakova nuk ka kohë për eksperimente dhe për dilentantizëm në kulturë!
* Shkruan: Blerim Valla
Kultura dhe arti gjakovar sot – sfidat
dhe perspektivat kulturore të Gjakovës
“Kultura është baza fillestare dhe kushti primar për ndryshimin e shoqërisë shqiptare. Që një popull të fitojë fuqi politike duhet më parë të krijojë një kulturë të lartë“ - Branko Merxhani, shkrimtar dhe mendimtar i shquar shqiptar.
Nëse kultura përkufizohet si tërësi e arritjeve të një populli-kombi, në një etapë të caktuar të zhvillimit shoqëror, që përfshin krijimtarinë e gjithanshme të jetës shpirtërore të një populli–kombi, nëse kultura është përparësi dhe nevojë jetike e një kombi, dhe nëse kultura është dinjiteti e identiteti i një qyteti i një kombi dhe i
një shteti, lirisht mund të konstatohet se kultura dhe arti gjakovar(lexo:kultura e gjallë), sot paraqet një arritje të madhe dhe cilësore në kuadër të kompleksitetit të përgjithshëm të kulturës mbarëshqiptare, pra edhe të kulturës kosovare.
Krejt kjo falë traditës dhe përvojës së kulturës gjakovare në përgjithësi, por edhe në lëmi– fusha të veçanta të artit dhe kulturës të arealit të Gjakovës, që vazhdon të reflektohet falë emrave-personaliteteve të shquara nga fusha e artit dhe kulturës gjakovare, të cilët kanë lënë gjurmë të thella dhe po vazhdojnë ta bëjnë këtë, në pasurimin shpirtëror të qenies dhe kulturës sonë.
Gjakova padyshim se ka me çka të mburret dhe të prezantohet para opinionit(botës) sa i përket artit dhe kulturës. Gjakova është qyteti që ka dhëne më së shumti shkrimtarë, muzicientë, artistë, këngëtarë ... nga të gjitha viset shqiptare, nami i të cilëve tejkalon kufijtë nacional. E zhvilluar shumë ekonomikisht dikur, Gjakova është zhvilluar gati e mëvetësishme në art dhe kulturë duke u bërë e njohur me konceptin “Kultura Gjakovare” në përgjithësi, e sidomos në fushën e letërsisë,në veçanti, për çka është i njohur edhe koncepti "Qarku Letrar i Gjakovës" (Ali Podrimja, Besim Bokshi, Din Mehmeti, Agim Gjakova, Zekeria Rexha,Vehap Shita, Enver Gjerqeku, Rexhep Hoxha, Sitki Imami, Teki Dervishi, Jusuf Buxhovi, Murteza Nura, Sefedin Fetiu, etj).
Vlerat kulturore e artistike të Gjakovës i vetmi mall eksportues
Por rruga deri tek arti e kultura e lartë gjakovare, kuptohet se ka kaluar nëpër vështirësi dhe pengesa të shumta, më shumë politike dhe ideologjike. Gjersa sot ato po kalojnë nëpër sfida,vështirësi e pengesa tjera qoftë të natyrës materiale apo edhe të globalizmit kulturor, dukë bërë përpjekje të vazhdueshme drejt ikjes nga provincializmi,improvizimi dhe daljes nga izolimi, që ka kapluar jo vetëm artin e kulturën gjakovare, pra edhe kosovare, por edhe çdo fushë të jetës në Kosovë.
Duke marrë për bazë ngjarjet e shumta kulturore dhe artistike (ato elitare dhe me vlera të mirëfillta kulturore e artistike) që kanë ndodhur dhe po ndodhin pas luftës e këtej, mund të thuhet se për fat të keq tash për tash arti dhe kultura është i vetmi mall për eksport që ka Gjakova (lexo:edhe Kosova) .
Këtë e dëshmon tradita e pasur kulturore dhe artistike gjakovare dhe një brez i tërë krijuesish dhe artistësh elitar gjakovar tashmë të njohur jo vetëm jashtë kufijve të Kosovës por edhe më gjerë të cilët dikur, por edhe ata të rinj sot, apo siç quhet “kultura e gjallë“,të cilët po vazhdojnë ta përfaqësojnë me dinjitet dhe me vlera të larta, artin dhe kulturën gjakovare kudo qoftë.
Duke filluar nga të mëdhenjtë Selman Riza, Avni Mula, Ali Podrimja, Ymer Riza, Qamil Muhagjeri (Qamili i Vogël), Besim Bokshi, Agim Gjakova, Shyqeri Nimani, Rauf Dhomi, Muslim Mulliqi, Zeqeria Ballata, Anton Çetta, Besa Imami, Liza Vorfi, Abdurrahim Buza, pastaj Ismet Peja, Din Mehmeti, Shani Pallaska, Qamil Grezda, Mazllom Myezini, Hadi Shehu, Tahir Emra, Hysen Binaku, Luan Mulliqi, Teki Dërvishi, Fitim Domi, Esat Valla, Esat Bicurri, Masar Caka, Fatmir Krypa, Ibrahim Ponosheci, Halil Muhaxheri, Agim Byci, Halil Haxhosaj, Shkëlzen Rexha, Mazllum Saneja, Myrvete Kurtishi, Luan Jaha, Armond Morina, Fatmir Hoxha, Jahja Shehu, Kastriot Nura, Shkelzen Kabashi, Sevdai Radogoshi, Besim Dina, e shumë të tjerë, të cilët janë nderi i artit dhe kulturës jo vetëm gjakovare dhe kosovare, por edhe asaj mbarëshqiptare. Për të vazhduar me brezin e krijuesve dhe artistëve të rinj si Shkëlzen Doli, Florent Nushi, Flaka Krelani, Flaka Goranci, Leonard Berberi, Ilir Bokshi, Jeton Vorfi, Liman Cana, Alban Meka, Gembi Xërxa, Zana Hoxha, Valon Shehu, Vesa Smolica, Albi Xhepa, grupit "Na", Florent Abrashi, etj, të cilët çdo herë e më shumë po ai shtojnë namin dhe vlerat e mirëfillta artit dhe kulturës gjakovare dhe asaj kosovare.
Gjakova dhe gjakovarët mburren me punën dhe aktivitetet e institucioneve të artit e kulturës si Teatri Kombëtar i Gjakovës, Klubi Letrar “Gjon Nikollë Kazazi“, shoqëritë muzikore “Hajdar Dushi” e “Ymer Riza”, Institutit për Mbrojtjen e Monumenteve Kulturore, Muzeut Regjional dhe Etnografik , Teatrit Amator ( tani Teatri i qytetit) “Emin Duraku”, Bibliotekës së Qytetit ”Ibrahim Rugova”, pastaj shkollës së vallëzimit modern “Art Design”, agjencive të modës “Bora“ e “Kujta & Meri”, por edhe të manekineve dhe fotomodeleve tashmë të njohura edhe në arenën ndërkombëtare si Ema Hana, Blerina Brovina, Elza Marku, Artnesa Krasniqi, Orgesa Hoxha, Reshat Alija etj, e mbi të gjitha të bukuroshes së artit dhe kulturës gjakovare - Pallatit të Kulturës “Asim Vokshi”.
Sfidat dhe perspektivat kulturore e artistike të qytetit të Gjakovës - prioritetet dhe objektivat
Por, a duhet të mbetet vetëm me kaq dhe të vetëkënaqemi me këtë. Natyrisht se jo. Për të ardhmen e afërt duhet që secili personalitet i artit dhe kulturës gjakovare, çdo artist e krijues nga qyteti i Gjakovës, e më së shumti dhe më së pari, institucionet e artit e kulturës nga ky qytet, të punojnë në financimin më të madh të tyre, e më pas, të gjithë së bashku, duhet të jenë më agresiv në prezantimin e kulturës dhe artit tonë, por edhe të krijuesve e artistëve tanë, në veçanti në Evropë, tani nga bërja e Kosovës shtet.
Pra na duhet një propagandë agresive në prezantimin e vlerave kulturore e artistike gjakovare, në veçanti në Evropë, siç janë Mitingu i Poezisë, festivalet e këngës popullore, argëtuese dhe të këngës për fëmijë, festivalet teatrore për fëmijë dhe të rinj etj .
Perspektiva kulturore e artistike e qytetit të Gjakovës – me një fjalë si prioritete dhe objektiva qenësore duhet të jenë fuqizimi dhe financimi i teatrit të kukullave (i themeluar para ca vitesh në kuadër të Teatrit të Qytetit “Emin Duraku”), themelimi i festivalit rajonal të komedisë, i festivalit rajonal të teatrove për fëmijë dhe të rinj, pastaj ndërtimi i objektit të qendrës rinore, ndërtimi i objektit të galerisë(publike) të artit, pastaj themelimi i një gazete lokale dhe i një televizioni digjital lokal (lexo: të dyja të pavarura dhe apartiake) etj .
E gjithë kjo padyshim se do të shpinte jo vetëm në zhvillimin e artit e kulturës gjakovare, por edhe të shoqërisë gjakovare në tërësi.
Krahas kësaj në institucionet dhe organizmat e rëndësishme të artit e kulturës gjakovare, duhet të zgjidhen njerëzit e duhur, profesionist të dëshmuar, krijues të afirmuar, me ide dhe vizione të qarta dhe në hap me kohën, natyrisht edhe me aftësi të theksuara menaxhimi. E jo burokrat e zyrtarë anonim, aktivist partiak dhe mediokër të tjerë që s’marrin erë në art e kulturë, apo edhe matrapaz të artit e kulturës, të cilët do të thellonin krizën e kulturës dhe artit gjakovar dhe do ta ngulfatnin edhe më tepër atë, siç e kanë bëre deri tani .
Qeveria lokale dhe sidomos zonja e parë e Gjakovës, znj. Mimoza Kusari – Lila gjatë mandatit të vet duhet të caktoj dhe të ndaj një buxhet të dinjitetshëm për kulturë dhe art, vlera e të cilit duhet të jetë diku rreth 10 % nga buxheti total i komunës. E jo si ka qenë deri tash, kur kultura dhe arti zyrtar – institucional gjakovar “u mbajt dhe mbijetoi“ nga lëmosha e qeveritarëve lokal dhe anëtarëve të asamblesë komunale, të cilët paramendoni, për afër 95.000 banorët e Gjakovës me rrethinë, në këto katër vjetët e fundit kanë ndarë buxhet për art dhe kulturë, një shumë qesharake, e cila po të pjesëtohet me numrin e banorëve, del se për kokë banori të çdo gjakovari për t’u “kulturuar“ i ka takuar hiq më pak se 1, 22 cent !!! Vërtetë shumë kjo qesharake edhe për Librin e Ginisit.
Kur mendojmë të ardhmen e kombit tonë, na duket se politika më largpamëse dhe më jetëgjatë është ajo që vë kulturën në vend të parë. Duhet ta duam kulturën tonë, ta mbrojmë atë dhe të mendojmë për zhvillimin e saj. Ta duash kulturën, do të thotë të investosh për të ardhmen e kombit tënd. Një popull pa kulturë, është i destinuar të vdesë.
Një nga prioritetet e qytetit të Gjakovës duhet të jetë arti dhe kultura dhe pikërisht propaganda kulturore te libri, etnografia, trashëgimia materiale e shpirtërore, tek aftësitë komunikuese të kulturës, pra te projektimi i saj përtej hapësirës kosovare - shqiptare.
Gjakova dhe gjakovarët duhet të investojnë sidomos në turizmin kulturor, pasi në këtë fushë kanë se ç’ka t’i ofrojnë të tjerëve .
Duke parë sfidat nëpër të cilat po kalon momentalisht arti dhe kultura gjakovare dhe në përgjithësi komuniteti kulturor i Gjakovës, dalin disa objektiva kryesore për të ardhmen e artit dhe të kulturës gjakovare:
- Duhet përqendruar vëmendjen te rivlerësimi i librit si forcë e pashtershme në ringjalljen kulturore dhe si ushqim kryesor shpirtëror i një kombi, si element thelbësor i lidhjeve të individit me shoqërinë, sidomos të rinjve me librin.
- Duhet lehtësuar botimin e librit të autorëve gjakovar , duke mbështetur ata që të prezantohen sa më dinjitoz në panairet e librit, me qëllim njohjen por edhe përkthimin e librit shqip të krijuesve gjakovar në gjuhët e tjera.
- Të shikohet mundësia e themelimit të qendrës së artit dhe kulturës gjakovare e cila do të shërbejë si bazë për themelimin e instituteve dhe akademive të tjera kulturore më pastaj.
- Një pike tejet e rëndësishme përbën ruajtja,mbrojtja dhe propagandimi i trashëgimisë kulturore,dhe në veçanti i monumenteve të kulturës dhe historisë qytetare dhe kombëtare të Gjakovës, të cilat janë dëshmi të gjalla e së kaluarës sonë.
Kjo duhet të hyjë edhe në vizionin e turizmit kulturor të qytetit të Gjakovës, pasi kjo trashëgimi tejet e pasur kulturore nuk është vetëm një histori por edhe një mundësi për turizëm kulturor, si mundësi e drejtpërdrejtë për zhvillimin ekonomik të qytetit tonë, por dhe për vet vlerat e trashëgimisë kulturore të Gjakovës .
- Përgatitja-hartimi i një guide–harte kulturore të Gjakovës (për të cilën është duke punuar autori i këtij studimi) dhe një tjetër për të gjitha monumentet e kulturës në komunën e Gjakovës. Sikurse edhe përgatitje e albumit dhe ekspozitës fotografike "Gjakova nga Ajri".
- Çdo politikan gjakovar në nivel kosovar dhe jashtë saj duhet të jetë një ambasador i artit dhe kulturës gjakovare nëpër botë. Ata duhet së pari të jenë ambasador të vlerave kulturore të qytetit të tyre.
- Jo vetëm njerëzit e artit dhe të kulturës gjakovare por edhe rinia gjakovare duhet të jenë përçuesi kryesorë i kulturës gjakovare. Duhet që institucionet komunale të bëjnë që të rinjtë të duan dhe ta çojnë përpara kulturën, duke investuar tek të rinjtë, pasi të rinjtë pa kulturë janë si krijesa pa shpirt.
- Ky vit e sidomos viti 2015 duhet të jenë vite të promovimit të artit elitar gjakovar përmes aktiviteteve të ndryshme artistike dhe kulturore, si simpoziume e tryeza shkencore të ndryshme, pastaj organizimi dhe mbajtja sa më në nivel i mitingut të poezisë – më ndryshe nga edicionet e deritashëm, pse jo edhe me pjesëmarrjen e personaliteteve të shquara të letërsisë dhe poezisë botërore. Si dhe një sërë festivalesh ndërkombëtare si ai i teatrove për fëmije, ai i komedisë, pastaj ai i këngës për fëmijë, festivali për këngën qytetare gjakovare, organizimi i një panairi për artin pamor, me pjesëmarrjen e artistëve bashkëkohorë nga tërë rajoni dhe më gjerë.
- Emisione televizive, radiofonike, pastaj përdorimi i internetit ... etj, për marketing kulturor - për ruajtjen dhe promovimin e artit dhe kulturës gjakovare, të trashëgimisë së pasur kulturo-historike, të turizmit kulturor të Gjakovës etj, etj.
Unë, si njeri i kulturës, si prodhues, organizator dhe akterë i mijëra ngjarjeve kulturore dhe artistike në qytetin e Gjakovës, qe 25 vite, unë që kam dhënë dhe vazhdoj te jap kontributin tim modest në këtë fushë, kam mbetur i habitur dhe jam shtangur edhe me një fakt që flet për shkatërrimin e traditës kulturore të qytetit të Gjakovës. Nga burimet tona, të konfirmuara mirë, udhëheqësit e drejtorisë së deridjeshme komunale të kulturës, diku rreth 130.000 euro, ja kanë lënë borgj qeverisë së re në ardhje dhe drejtorit të ardhshëm komunal të kulturës !!! Kjo nuk do koment! Ja se cfarë dëmi i kanë sjellur të ashtuquajturit “Të parët e kulturës gjakovare” dhe qeveritarët komunal te deridjeshëm. Ja se si janë sjellur ata me paratë e taksapaguesve gjakovar! A e duron këtë kultura gjakovare dhe artdashësit e kulturës? Nuk e besoj dhe as që duhet. Pak është mallkimi…
Znj. Kryetare dhe ju anëtarë të qeverisë komunale ju lutemi veproni sa më shpejt, sa nuk është bërë vonë! Shpëtojeni kulturën dhe artin gjakovar nga antivlerat dhe nga matrapazët e kulturës, të fshehur nën petkun e pseudo-politikanëve dhe nga pseudo-krijuesit! Gjakova nuk ka kohë për eksperimente dhe për dilentantizëm në kulturë! Mjaftë ja kanë humbur dinjitetin dhe vlerat e artit dhe të kulturës gjakovare, gjatë këtyre 15 viteve të pasaluftës, të gjithë ata që kanë udhëhequr me kulturën e Gjakovës dhe ata që janë thirrur dhe kanë përfituar bajagi shumë në emër të saj, por që e kanë katandisur si mos më keq, dhe në fund, në ikje, e kanë lënë me faqe te zezë!
*(Autori është ish-gazetar shumëvjeqar per kulturë në të përditshmet e Kosovës dhe të Shqipërisë)
Nëse kultura përkufizohet si tërësi e arritjeve të një populli-kombi, në një etapë të caktuar të zhvillimit shoqëror, që përfshin krijimtarinë e gjithanshme të jetës shpirtërore të një populli–kombi, nëse kultura është përparësi dhe nevojë jetike e një kombi, dhe nëse kultura është dinjiteti e identiteti i një qyteti i një kombi dhe i
një shteti, lirisht mund të konstatohet se kultura dhe arti gjakovar(lexo:kultura e gjallë), sot paraqet një arritje të madhe dhe cilësore në kuadër të kompleksitetit të përgjithshëm të kulturës mbarëshqiptare, pra edhe të kulturës kosovare.
Krejt kjo falë traditës dhe përvojës së kulturës gjakovare në përgjithësi, por edhe në lëmi– fusha të veçanta të artit dhe kulturës të arealit të Gjakovës, që vazhdon të reflektohet falë emrave-personaliteteve të shquara nga fusha e artit dhe kulturës gjakovare, të cilët kanë lënë gjurmë të thella dhe po vazhdojnë ta bëjnë këtë, në pasurimin shpirtëror të qenies dhe kulturës sonë.
Gjakova padyshim se ka me çka të mburret dhe të prezantohet para opinionit(botës) sa i përket artit dhe kulturës. Gjakova është qyteti që ka dhëne më së shumti shkrimtarë, muzicientë, artistë, këngëtarë ... nga të gjitha viset shqiptare, nami i të cilëve tejkalon kufijtë nacional. E zhvilluar shumë ekonomikisht dikur, Gjakova është zhvilluar gati e mëvetësishme në art dhe kulturë duke u bërë e njohur me konceptin “Kultura Gjakovare” në përgjithësi, e sidomos në fushën e letërsisë,në veçanti, për çka është i njohur edhe koncepti "Qarku Letrar i Gjakovës" (Ali Podrimja, Besim Bokshi, Din Mehmeti, Agim Gjakova, Zekeria Rexha,Vehap Shita, Enver Gjerqeku, Rexhep Hoxha, Sitki Imami, Teki Dervishi, Jusuf Buxhovi, Murteza Nura, Sefedin Fetiu, etj).
Vlerat kulturore e artistike të Gjakovës i vetmi mall eksportues
Por rruga deri tek arti e kultura e lartë gjakovare, kuptohet se ka kaluar nëpër vështirësi dhe pengesa të shumta, më shumë politike dhe ideologjike. Gjersa sot ato po kalojnë nëpër sfida,vështirësi e pengesa tjera qoftë të natyrës materiale apo edhe të globalizmit kulturor, dukë bërë përpjekje të vazhdueshme drejt ikjes nga provincializmi,improvizimi
Duke marrë për bazë ngjarjet e shumta kulturore dhe artistike (ato elitare dhe me vlera të mirëfillta kulturore e artistike) që kanë ndodhur dhe po ndodhin pas luftës e këtej, mund të thuhet se për fat të keq tash për tash arti dhe kultura është i vetmi mall për eksport që ka Gjakova (lexo:edhe Kosova) .
Këtë e dëshmon tradita e pasur kulturore dhe artistike gjakovare dhe një brez i tërë krijuesish dhe artistësh elitar gjakovar tashmë të njohur jo vetëm jashtë kufijve të Kosovës por edhe më gjerë të cilët dikur, por edhe ata të rinj sot, apo siç quhet “kultura e gjallë“,të cilët po vazhdojnë ta përfaqësojnë me dinjitet dhe me vlera të larta, artin dhe kulturën gjakovare kudo qoftë.
Duke filluar nga të mëdhenjtë Selman Riza, Avni Mula, Ali Podrimja, Ymer Riza, Qamil Muhagjeri (Qamili i Vogël), Besim Bokshi, Agim Gjakova, Shyqeri Nimani, Rauf Dhomi, Muslim Mulliqi, Zeqeria Ballata, Anton Çetta, Besa Imami, Liza Vorfi, Abdurrahim Buza, pastaj Ismet Peja, Din Mehmeti, Shani Pallaska, Qamil Grezda, Mazllom Myezini, Hadi Shehu, Tahir Emra, Hysen Binaku, Luan Mulliqi, Teki Dërvishi, Fitim Domi, Esat Valla, Esat Bicurri, Masar Caka, Fatmir Krypa, Ibrahim Ponosheci, Halil Muhaxheri, Agim Byci, Halil Haxhosaj, Shkëlzen Rexha, Mazllum Saneja, Myrvete Kurtishi, Luan Jaha, Armond Morina, Fatmir Hoxha, Jahja Shehu, Kastriot Nura, Shkelzen Kabashi, Sevdai Radogoshi, Besim Dina, e shumë të tjerë, të cilët janë nderi i artit dhe kulturës jo vetëm gjakovare dhe kosovare, por edhe asaj mbarëshqiptare. Për të vazhduar me brezin e krijuesve dhe artistëve të rinj si Shkëlzen Doli, Florent Nushi, Flaka Krelani, Flaka Goranci, Leonard Berberi, Ilir Bokshi, Jeton Vorfi, Liman Cana, Alban Meka, Gembi Xërxa, Zana Hoxha, Valon Shehu, Vesa Smolica, Albi Xhepa, grupit "Na", Florent Abrashi, etj, të cilët çdo herë e më shumë po ai shtojnë namin dhe vlerat e mirëfillta artit dhe kulturës gjakovare dhe asaj kosovare.
Gjakova dhe gjakovarët mburren me punën dhe aktivitetet e institucioneve të artit e kulturës si Teatri Kombëtar i Gjakovës, Klubi Letrar “Gjon Nikollë Kazazi“, shoqëritë muzikore “Hajdar Dushi” e “Ymer Riza”, Institutit për Mbrojtjen e Monumenteve Kulturore, Muzeut Regjional dhe Etnografik , Teatrit Amator ( tani Teatri i qytetit) “Emin Duraku”, Bibliotekës së Qytetit ”Ibrahim Rugova”, pastaj shkollës së vallëzimit modern “Art Design”, agjencive të modës “Bora“ e “Kujta & Meri”, por edhe të manekineve dhe fotomodeleve tashmë të njohura edhe në arenën ndërkombëtare si Ema Hana, Blerina Brovina, Elza Marku, Artnesa Krasniqi, Orgesa Hoxha, Reshat Alija etj, e mbi të gjitha të bukuroshes së artit dhe kulturës gjakovare - Pallatit të Kulturës “Asim Vokshi”.
Sfidat dhe perspektivat kulturore e artistike të qytetit të Gjakovës - prioritetet dhe objektivat
Por, a duhet të mbetet vetëm me kaq dhe të vetëkënaqemi me këtë. Natyrisht se jo. Për të ardhmen e afërt duhet që secili personalitet i artit dhe kulturës gjakovare, çdo artist e krijues nga qyteti i Gjakovës, e më së shumti dhe më së pari, institucionet e artit e kulturës nga ky qytet, të punojnë në financimin më të madh të tyre, e më pas, të gjithë së bashku, duhet të jenë më agresiv në prezantimin e kulturës dhe artit tonë, por edhe të krijuesve e artistëve tanë, në veçanti në Evropë, tani nga bërja e Kosovës shtet.
Pra na duhet një propagandë agresive në prezantimin e vlerave kulturore e artistike gjakovare, në veçanti në Evropë, siç janë Mitingu i Poezisë, festivalet e këngës popullore, argëtuese dhe të këngës për fëmijë, festivalet teatrore për fëmijë dhe të rinj etj .
Perspektiva kulturore e artistike e qytetit të Gjakovës – me një fjalë si prioritete dhe objektiva qenësore duhet të jenë fuqizimi dhe financimi i teatrit të kukullave (i themeluar para ca vitesh në kuadër të Teatrit të Qytetit “Emin Duraku”), themelimi i festivalit rajonal të komedisë, i festivalit rajonal të teatrove për fëmijë dhe të rinj, pastaj ndërtimi i objektit të qendrës rinore, ndërtimi i objektit të galerisë(publike) të artit, pastaj themelimi i një gazete lokale dhe i një televizioni digjital lokal (lexo: të dyja të pavarura dhe apartiake) etj .
E gjithë kjo padyshim se do të shpinte jo vetëm në zhvillimin e artit e kulturës gjakovare, por edhe të shoqërisë gjakovare në tërësi.
Krahas kësaj në institucionet dhe organizmat e rëndësishme të artit e kulturës gjakovare, duhet të zgjidhen njerëzit e duhur, profesionist të dëshmuar, krijues të afirmuar, me ide dhe vizione të qarta dhe në hap me kohën, natyrisht edhe me aftësi të theksuara menaxhimi. E jo burokrat e zyrtarë anonim, aktivist partiak dhe mediokër të tjerë që s’marrin erë në art e kulturë, apo edhe matrapaz të artit e kulturës, të cilët do të thellonin krizën e kulturës dhe artit gjakovar dhe do ta ngulfatnin edhe më tepër atë, siç e kanë bëre deri tani .
Qeveria lokale dhe sidomos zonja e parë e Gjakovës, znj. Mimoza Kusari – Lila gjatë mandatit të vet duhet të caktoj dhe të ndaj një buxhet të dinjitetshëm për kulturë dhe art, vlera e të cilit duhet të jetë diku rreth 10 % nga buxheti total i komunës. E jo si ka qenë deri tash, kur kultura dhe arti zyrtar – institucional gjakovar “u mbajt dhe mbijetoi“ nga lëmosha e qeveritarëve lokal dhe anëtarëve të asamblesë komunale, të cilët paramendoni, për afër 95.000 banorët e Gjakovës me rrethinë, në këto katër vjetët e fundit kanë ndarë buxhet për art dhe kulturë, një shumë qesharake, e cila po të pjesëtohet me numrin e banorëve, del se për kokë banori të çdo gjakovari për t’u “kulturuar“ i ka takuar hiq më pak se 1, 22 cent !!! Vërtetë shumë kjo qesharake edhe për Librin e Ginisit.
Kur mendojmë të ardhmen e kombit tonë, na duket se politika më largpamëse dhe më jetëgjatë është ajo që vë kulturën në vend të parë. Duhet ta duam kulturën tonë, ta mbrojmë atë dhe të mendojmë për zhvillimin e saj. Ta duash kulturën, do të thotë të investosh për të ardhmen e kombit tënd. Një popull pa kulturë, është i destinuar të vdesë.
Një nga prioritetet e qytetit të Gjakovës duhet të jetë arti dhe kultura dhe pikërisht propaganda kulturore te libri, etnografia, trashëgimia materiale e shpirtërore, tek aftësitë komunikuese të kulturës, pra te projektimi i saj përtej hapësirës kosovare - shqiptare.
Gjakova dhe gjakovarët duhet të investojnë sidomos në turizmin kulturor, pasi në këtë fushë kanë se ç’ka t’i ofrojnë të tjerëve .
Duke parë sfidat nëpër të cilat po kalon momentalisht arti dhe kultura gjakovare dhe në përgjithësi komuniteti kulturor i Gjakovës, dalin disa objektiva kryesore për të ardhmen e artit dhe të kulturës gjakovare:
- Duhet përqendruar vëmendjen te rivlerësimi i librit si forcë e pashtershme në ringjalljen kulturore dhe si ushqim kryesor shpirtëror i një kombi, si element thelbësor i lidhjeve të individit me shoqërinë, sidomos të rinjve me librin.
- Duhet lehtësuar botimin e librit të autorëve gjakovar , duke mbështetur ata që të prezantohen sa më dinjitoz në panairet e librit, me qëllim njohjen por edhe përkthimin e librit shqip të krijuesve gjakovar në gjuhët e tjera.
- Të shikohet mundësia e themelimit të qendrës së artit dhe kulturës gjakovare e cila do të shërbejë si bazë për themelimin e instituteve dhe akademive të tjera kulturore më pastaj.
- Një pike tejet e rëndësishme përbën ruajtja,mbrojtja dhe propagandimi i trashëgimisë kulturore,dhe në veçanti i monumenteve të kulturës dhe historisë qytetare dhe kombëtare të Gjakovës, të cilat janë dëshmi të gjalla e së kaluarës sonë.
Kjo duhet të hyjë edhe në vizionin e turizmit kulturor të qytetit të Gjakovës, pasi kjo trashëgimi tejet e pasur kulturore nuk është vetëm një histori por edhe një mundësi për turizëm kulturor, si mundësi e drejtpërdrejtë për zhvillimin ekonomik të qytetit tonë, por dhe për vet vlerat e trashëgimisë kulturore të Gjakovës .
- Përgatitja-hartimi i një guide–harte kulturore të Gjakovës (për të cilën është duke punuar autori i këtij studimi) dhe një tjetër për të gjitha monumentet e kulturës në komunën e Gjakovës. Sikurse edhe përgatitje e albumit dhe ekspozitës fotografike "Gjakova nga Ajri".
- Çdo politikan gjakovar në nivel kosovar dhe jashtë saj duhet të jetë një ambasador i artit dhe kulturës gjakovare nëpër botë. Ata duhet së pari të jenë ambasador të vlerave kulturore të qytetit të tyre.
- Jo vetëm njerëzit e artit dhe të kulturës gjakovare por edhe rinia gjakovare duhet të jenë përçuesi kryesorë i kulturës gjakovare. Duhet që institucionet komunale të bëjnë që të rinjtë të duan dhe ta çojnë përpara kulturën, duke investuar tek të rinjtë, pasi të rinjtë pa kulturë janë si krijesa pa shpirt.
- Ky vit e sidomos viti 2015 duhet të jenë vite të promovimit të artit elitar gjakovar përmes aktiviteteve të ndryshme artistike dhe kulturore, si simpoziume e tryeza shkencore të ndryshme, pastaj organizimi dhe mbajtja sa më në nivel i mitingut të poezisë – më ndryshe nga edicionet e deritashëm, pse jo edhe me pjesëmarrjen e personaliteteve të shquara të letërsisë dhe poezisë botërore. Si dhe një sërë festivalesh ndërkombëtare si ai i teatrove për fëmije, ai i komedisë, pastaj ai i këngës për fëmijë, festivali për këngën qytetare gjakovare, organizimi i një panairi për artin pamor, me pjesëmarrjen e artistëve bashkëkohorë nga tërë rajoni dhe më gjerë.
- Emisione televizive, radiofonike, pastaj përdorimi i internetit ... etj, për marketing kulturor - për ruajtjen dhe promovimin e artit dhe kulturës gjakovare, të trashëgimisë së pasur kulturo-historike, të turizmit kulturor të Gjakovës etj, etj.
Unë, si njeri i kulturës, si prodhues, organizator dhe akterë i mijëra ngjarjeve kulturore dhe artistike në qytetin e Gjakovës, qe 25 vite, unë që kam dhënë dhe vazhdoj te jap kontributin tim modest në këtë fushë, kam mbetur i habitur dhe jam shtangur edhe me një fakt që flet për shkatërrimin e traditës kulturore të qytetit të Gjakovës. Nga burimet tona, të konfirmuara mirë, udhëheqësit e drejtorisë së deridjeshme komunale të kulturës, diku rreth 130.000 euro, ja kanë lënë borgj qeverisë së re në ardhje dhe drejtorit të ardhshëm komunal të kulturës !!! Kjo nuk do koment! Ja se cfarë dëmi i kanë sjellur të ashtuquajturit “Të parët e kulturës gjakovare” dhe qeveritarët komunal te deridjeshëm. Ja se si janë sjellur ata me paratë e taksapaguesve gjakovar! A e duron këtë kultura gjakovare dhe artdashësit e kulturës? Nuk e besoj dhe as që duhet. Pak është mallkimi…
Znj. Kryetare dhe ju anëtarë të qeverisë komunale ju lutemi veproni sa më shpejt, sa nuk është bërë vonë! Shpëtojeni kulturën dhe artin gjakovar nga antivlerat dhe nga matrapazët e kulturës, të fshehur nën petkun e pseudo-politikanëve dhe nga pseudo-krijuesit! Gjakova nuk ka kohë për eksperimente dhe për dilentantizëm në kulturë! Mjaftë ja kanë humbur dinjitetin dhe vlerat e artit dhe të kulturës gjakovare, gjatë këtyre 15 viteve të pasaluftës, të gjithë ata që kanë udhëhequr me kulturën e Gjakovës dhe ata që janë thirrur dhe kanë përfituar bajagi shumë në emër të saj, por që e kanë katandisur si mos më keq, dhe në fund, në ikje, e kanë lënë me faqe te zezë!
*(Autori është ish-gazetar shumëvjeqar per kulturë në të përditshmet e Kosovës dhe të Shqipërisë)
Dienstag, 14. Januar 2014
Letër e hapur Rektorit të UP-së, dr. Ibrahim Gashit
MË NË FUND- SHPËRTHEU!
Dr. Qemajl Sokoli
I nderuari Rektor Gashi, siç po shihet, ajo që është grumbulluar me vite në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, më në fund- shpërtheu!
Arsyeja e shkrimit të kësaj letre të hapur është injoranca e Juaj si rektor, dhe e prorektorit dr. Nuri Bexhetit, në lidhje me Ankesën time për moszgjidhjen për mësimëdhënës në Fakultetin e Arteve (FA), dega e dramës.
Fjala është për atë se në Konkursin e shpallur, më 9.06.2011, për Mësimëdhës për lëndën Historia e Dramës dhe teatrit botëror, Komisioni vlerësues i përbërë nga: Akademiku Rexhep Qosja- albanolog, Dr. Hivzi Islami- albanolog, dhe Haqif Mulliqi- vetëm dramaturg, më ka refuzuar mua- doktorin e vetëm shqiptar të arteve të dramës në botë, me zbulime, krijime, realizime e publikime, kurse për mësimëdhënës e ka rizgjedhur studentin e pulenin e tyre dr. Besim Rexhaj- albanolog (!?).
Pra, ky Komision pos që s`ka qenë profesional, ka qenë anues dhe tendencioz. Turpësi!?
Që ironia të jetë edhe më e madhe, të kota ishin ankesat e mia të drejtuara Fakultetit, Senatit e Këshillit për studime. Bile-bile, rektori i atëhershëm dr. Mujë Rugova, prorektori dr. Bajram Berisha, dhe Dekani i FA-së Adem Rusinovci, përmes veprimeve të përçuditshme, të liga e autokratike, as që donin ta dinin për këtë gjë. Pandërgjegjëshmëri, apo jo?!
Në Kosovë, edhe përkundër kualifikimeve të rangut botëror, e të aftësive të verifikuara profesionale, po qe se s`i takon “Klanit Qosja”, vështirë se mund të inkuadrohesh në këtë institucion. Mjerim!
Ndonëse, Dega e artit dramatik e FA-së, asnjëherë deri më tash nuk e ka shpallur konkursin për mësimëdhënës të Produksionit të filmit, të Historisë së filmit, si dhe atë të Teatrologjisë, përmes lidhjeve klanore për ligjëruesë i angazhonte diletantët, siç është Gani Mehmeti, etj.
Fatkeqësisht, edhe tash ato po i ligjërojnë jo profesionalista, si: Jeton Kelmendi - dramaturg, i cili as që e di kuptimin e produksionit, Sulejman Kllokoqi- xhirues i gjorë e luftues i irredentizmit shqiptar, si dhe Emin HaliIi-regjisor i mjerë(!?).
Në degën e artit dramatik të FA-së, ka edhe shkeljet tjera të rënda profesionale e ligjore. Aty, falë një Rregulloreje të qoroditur, pos që ka individë të cilët vetëm me fakultet po ligjërojnë edhe në nivelin master, ka edhe të atillë që pa studjuar fare në ndonjë akademi të artit dramatik, janë profesora të skenarit të filmit, e të regjisë së teatrit (!?). Po kjo, me pas ndodh diku në Afrikë ka njëfarë arsyetim, por që po ndodh këtu midis Europës, është - njëmendësi!
E, të mos flasë për përfshirjen në procesin mësimor të KOS-istëve e UDB-ashëve famëkëqinjë, dhe fëmijëve të tyre.
Pa dyshim, se pakuptimshmërit ka edhe në fakultet tjera, si në atë të Gazetarisë, në të cilin në vend të gazetarëve - zhurnalitëve të shkolluar, duke filluar nga dekani, mësimëdhënës janë deshtakët në profesionet e tyre, kryesisë të albanologjisë.
Ndaj, është për t`u çuditur fakti, se si Organet kompetente mbikëqyrëse të UP-së, dhe ato shtetërore të ndjekjes:policia dhe prokuroria, pse nuk i kanë shënjestruar, këto, dhe shkeljet tjera të rënda ligjore të cilat kanë, por edhe po ndodhin në këtë institucion!
Për fund, rektor i nderuar, në mënyrë që të mos i merrni në qaftë studentët dhe artin tonë, po ju sugjerojë që përkohësisht ta mbyllëni Degën e artit dramatik të FA-së, ta pastroni atë nga kursista e mediokra, dhe në bazë të kritereve profesionale ta përzgjedhni kuadrin e mirëfilltë arsimor.
Pra, urgjentisht duhet të ndërmerrni masat e duhura ligjore e t`i pastroni fëlliqësira që po gëlojnë e kundërmojnë. Në të kundërt, pos studentëve, do të ju mallkoj historia dhe ardhmëria.
Dr. Qemajl Sokoli, producent, filmolog dhe teatrolog
Mitrovicë, më 11. 01.2014
Montag, 13. Januar 2014
Bujar Salihu - Pesë poezi
ËNDRRA PËR ITAKEN
Po të shkruaj për natën e përmbysur nga yjet...
Peisazhin e këputur si degëz ulliri
Edhe ca shenja të harruara që po më rishfaqen
Si në një ëndërr të operuar
Vetëtima e vetmisë po bie si terr i kalbur
Ca trëndofile në një udhë të huaj
Nesër e dua Itaken time, varrin mbi Itakë e dua
SHI BIE MBI EMRIN TIM
Të enjtën rrokulliset vdekja, pastaj pushkatohet edhe një poet
Qafës së klithjes ceng lëkurash marimangë e shtatë fytyrës
Varrit të enciklopedisë hedhim krip dhe guralecë, ecim pa rrëshqit
Magjia e kafshimit prap mallkim për portretin e verdhë
Dhelpra dhe dhëmb të palarë, zi si koha dje më kafshojnë
Vegime të fjetura, mashtrim apo ëndërr e huaj
Imazh nga po ai burg, arkivol rudhash, thinjash dhe mërzi
Stoliset nisja jote e vonë, hija e zezë dhe prap je ti
Pezull, çast litari, sy të përshpirtshëm teh vetëtime
Kur e keni parë të thyer qiellin pse jeni ndier mirë
Nuk e di si keni mundur të putheni gojë me gojë
Në darken e të shtatve vishnit lëkura të huaja pa faj
Thatë është në këtë moqalishte harrimi të pistë
Ju shaheni sa herë ju është kujtuar emri juaj
Sipër mbrëmjesh terri nuk di kush rron
Shi bie mbi emrin tim, pastaj shqiptohet një denim…
KËNGA E SHTATË PËR QIELLIN
Nesër mund të më gjesh në vetminë e ngulfatur nga hija
Aty si gjithmonë jam ulur pranë njerëzve të huaj, në përpjekje për të përbirë fluide vreri
Si zakonisht në stinën time mund të fluturoj pa pyetur askënd
Po ti eja sepse edhe nesër nuk do të fluturoj,
Se vetëm edhe nesër pa atdhe jam...
Nesër mund të bëhet vonë, prandaj po nisem sot, sot ti mos eja
Ne vetëm një pikë të huaj, si kërthizë të lidhur ëndrre kemi
Në qoftë udha ime natë, unë vijë me kalin e bardhë,
Hirësi, nesër fillon ringjallja
E nesërmja fillon fiks në ora pesë e dy minuta, kur edhe lind dielli
Sa mirë është të kesh Atdheun tënd, dhe një diell që lind ekzakt
Sa shumë na ka dashur robëria dhe prap të lirë jemi, shpirti yt ndjesë pastë
O Faik Konica...
RROTULLIM
Në fundin e parë të rrotullimit tim
Rreth boshtit tënd
isha zog i plagosur lehtë
Në fillimin e rrotullimit të fundit
Me lëvizje somnabule
U bëra autor i vetëplagosjës së rëndë
Në fundin e rrotullimit të fundit
Jashtë gjendjës somnabule
U bëra autor i vetëvrasjës së parë
Tani pas çdo rrotullimi
Fillon një rrotullim i ri
Më shumë se somnabul, më pak se jetë
Më pak se jetë
Mund të (mos) jetë jetë
NDODH
Po të mos ndodhte
kështu si ndodhi
sigurisht
se do të ndodhte ndryshe
Ndryshe do të ndodhte
sikur të mos ndodhte
kështu si ndodhi
Ndodh të ndodhë kështu apo ashtu
Samstag, 11. Januar 2014
Rrok Berisha - "Kujtime të varura"
Recension
LIBËR ME VLERA
TË MIRËFILLAT IDEOARTISTIKE
Nga Mikel GOJANI
- Rrok Berisha: "Kujtime të varura", Bota sot, 10.1.2014
Krijimtaria e deritanishme poetike dhe publicistike e Rrok Berishës përfaqësohet me këta tituj të librave, si “Ti aty mbush ujë”, “Kërkimi i vetvetes”, “Vetmia e udhëtimit”, “Larg e Afër”, “Shpirti i dritës së amshuar” (poezi kushtuar Nënë Terezës (shqip – anglisht), “Akuarelet e Shpirtit”, “Kujtime të varura” (poezi); “Krimbi në mollë”, “Bardh e zi”, “Kukullat”, “Shitësit e Mjegullës”, “Argatët e Dreqit”, “Letër jo e zakonshme” (memoare dhe pjesë ditari nga koha e kaluar dhe periudha e luftës), “Anton Frrokaj - në piedestalin e përjetësisë” etj.
Kohë me parë krijuesi Rrok Berisha botoi librin e tij poetik të titulluar “Kujtime të varura”, që ngërthen në vete 88 poezi, me motive nga e kaluara dhe këtoditëshmëria jonë.
Libri është i konceptuar në këta kapituj: Fillimi a fundi, Matje e saktë, Krih të thyer e pupla të kallura, Murosje e fjalës, Madhështia, Homazh prindërve të mi dhe Ku është dashuria. Këta kapituj krijojnë një strukturë unikale përmbajtjesore.
Duhet potencuar në fillim të këtij shkrimi se autori Berisha besnikërisht i ka qëndruar rrugës së tij krijuese, duke ruajtur shkallën e avancimit të lirikës së tij në përgjithësi, apo edhe duke e shtuar nivelin e arrirë motivor e artistik. Përbërës kryesor i ka temat dhe motivet atdhedashurie, po ashtu edhe ato filozofike e sociale, të cilat shtresohen ideoartistikisht në relacione bisedore ndërmjet poetit dhe lexuesit, duke krijuar shpeshherë edhe një paralelizëm ideor, përmbajtjesor e stilistik me vargun tonë tradicional poetik.
Libri poetik “Kujtime të varura” të autorit Rr. Berisha, prezanton në vete larushi temash dhe motivesh që janë shprehje e fuqishme e një zëri të çiltër poetik, që në botën e tyre zihet shumëçka që ka të bëjë me kohën dhe realitetin. Vargjet e këtyre krijueseve i përshkon një natyrshmëri poetike, ku brenda subjektit të vargut poetik dominon frymëzimi mbi botën dhe realitetin. Ngjyrimet e kohërave dhe atmosfera e ndezur me esencat e saja të zjarrta, ku çdo gjë frymon nga ndjenja e thellësisë dhe gufon në rrafshin e përjetimit të realitetit, të përjetuar më ndryshe, kuptohet herë më bukurinë e saj, me ëndërrimet, mirëpo ndodh edhe me trishtimin e saj. Objekt frymëzimi dhe preokupimi për këto krijuese janë ngjarjet dhe momentet e ndryshme që prekin thellësinë e botës së tyre shpirtërore.
Vëllimit poetik “Kujtime të varura” të autorit Rrok Berisha, i prin një poezi mjaft të arrirë, si për nga aspekti motivor, po ashtu edhe artistik. Është kjo poezia e titulluar, Në aeroport, që prek realitetin tonë të trisht me esencat e saj mjaft tragjike, të zbrazjes së atdheut tonë dhe migrimit të popullatës sonë, sidomos të të rinjve, në vende të tjera të perëndimit dhe globit. Janë këta avion, “si zogj të hekurt që fluturojnë” duke bartur me vete shumë të rinj të këtij kombi dhe atdheu. Një realitet që edhe sot prek shpirtin e këtij populli, edhe përkundër mbërritjes së lirisë dhe pavarësisë së Kosovës: Zhurmë/ Zogj të hekurt fluturojnë/ Ulen, ngritën/ Avionë shkojnë e vijnë/ Përplot të ngarkuar/ Shumë zhurmë në aeroport/ Dhe/ Di t’i mashtrojë loti i ndarjes/ Shpresë e një takimi të ri/ Pritje dhe përcjellje/ Tërë koha rrugëtim...
(Poezia, Në aeroport, fq. 5)
Nga e njëjta frymë përshkohet edhe poezia, Nga toka e dhembjes, ku autori me një duf të vrullshëm shpirtëror shpreh që bregun që ka pllakosur këtë popull, sidomos pjesën me vitale të tij, të rinjtë, të cilët për nja kafshatë buke janë të detyruar të migrojnë jashtë atdheut: Zogjtë e hekurt – avionë/ kompozojnë melodinë e ndarjes/ Nëpër aeroporte të Prishtinës, Shkupit Tiranës.../ E porte – gjithandej mëmësisë.../ Bartin e largojnë/ Nga kjo tokë e dhembjes/ Të rinjtë plot freski/ plot ëndrra...(Poezia, Nga toka e dhembjes, fq. 9.)
Sikundër mund të vërehet edhe nga vetë titulli i këtij vëllimi poetik, autori i ka ofruar lexuesit një poezi me domethënie të caktuar. Në të çështje dhe probleme nga më të ndryshmet. Te poezitë e Berishës ngërthejnë në vete kryesisht metafora të tejdukshme, ndjehet kudo mjedisi rrethues, bashkë me njerëzit dhe natyrën që rrethon me trajtat e tyre të përditshme e të mugëta që nuk vepron tjetër veç trazon gjithnjë e më shumë shpirtin krijues. Brenda këtij subjekti ngërthehen edhe hidhërimi, edhe vetmia, edhe reagimi i një shpirti i cili gjen prehje vetëm në ëndrrat e veta. Në këtë varg po ashtu e gjejmë edhe trajtimin e temave që lidhen me problematikën sociale e psikologjike, si mëtim i hershëm për të ndjekur lëvizjet e reja të mendimit po ashtu edhe të alternimeve jetësore. Motivet që kanë ngjizur krijimtarinë e këtij autori shtysën e kanë në vëzhgimin e hollë e të vazhdueshëm të evoluimit e të transformimit të botës shpirtërore të individit dhe të kolektivitetit. Poezitë e këtij krijuesi merren me fatin e njeriut bashkëkohor. Fati, dashuria, dhimbja, dëshira, kujtimet, vetëdija, lotët, shpresa, ëndrra, errësira, humnera, drita, zjarri etj., janë lajtmotiv që i japin dritë dhe shkëlqim kësaj forme të të krijuarit: Secili ka një kornizë/ Si kafaz mbyll vetveten/ Rininë/ Dashurinë/ Dhembje/ Dëshirën/Trashëgiminë/ Kohën...(Poezia, Kornizë, fq. 19)
Frymëzimet që ngjizin në shumicën e vargjeve poetike të këtij krijuesi vijnë si lirika dhe përjetime trazimesh të erërave të shpirtit që bukurinë e kanë edhe në dhimbjen njerëzore të dashurisë. E vështruar me një kuptim të gjerë dashuria bëhet shkak i gëzimit dhe i trishtimit, i shpresës dhe zhgënjimit etj. Realiteti i fundit i okupimit në Kosovë shprehet përmes këtyre shprehjeve dhe ky sfond i errët pasqyrohet në mënyrë shumë origjinale, duke përçuar edhe mesazhin më të rëndësishëm dhe shumëdimensional. Ardhacakët na i kallën shtëpitë, bjeshkët/ Djepat na i thyen, pemët e vreshtat na i prenë/ Por dashurinë, për etninë/ Nëpër shekuj s’kanë mundur të na vrasin... (Poezia, Erdhi koha, fq. 25).
Një itinerar mjaft mallëngjyes dhe të shumëpritur autori e bën edhe nëpër atdhe, nëpër Mirditën historike dhe heroike, me të cilën pjesë një pjesë të madhe të kësaj popullate e lidhin shumë lidhje gjenealogjike dhe etnologjike, që deri dje ka munguar. Ai me zërin e tij kumbues thërret për një bashkim kombëtar, ëndërr e shumë brezave tanë. Autori përmes vargut të tij është optimist që kjo ndjenjë do të realizohet: në Luginën e Fanit/ Adriatikun e Kosovën/ Për tërë kombin – Shqipërinë/ Kalimashi ka hapë gjoksin/ Nëpër zemër të shkëmbit/ Aortë e bashkimit/ Furnizon gjithë etninë/ O, populli im/ Çmallu e thaj lotët/ Bjeshka ka hapur gjoksin.(Poezia, Kujtim trishtues, fq. 52).
Dashuria për atdheun, kombin, tokën arbërore dhe çdo gjë që lidhet me ashtin arbëror, janë tema mjaft të shfrytëzuara si frymëzim për poetët tanë, këtyre temave as kësaj radhe nuk ka mundur t’i shmanget as autori Berisha. Këtë frymë e ndjejmë te vargjet e poezive në vijim të librit, si E fjalët mungojnë (Për kombin tim), Në dritën e shpirtit, Kjo dashuri e tokës etj. Duke shfletuar vëmendshëm librin e Berishës, kam përshtypjen që ky libër është përplot përshkrime emocionale, rregulla stilistike, begati gjuhësore me shumë natyrshmëri e hedhur në vargje, e mesazhe të cilat të rikujtojnë që poezia realisht, është art i së bukurës dhe i mesazheve. Librin e veçon edhe një brumosje e arrirë në fushën artistike, që autorin e nxjerr në pah jo vetëm si njohës i fjalës së shkruar artistike, por edhe shumë sensuale ndaj botës shpirtërore të të individit dhe kolektivitetit të cilit i takon vetë krijuesi. Berisha, përpos larushi temave që trajton, ai vepron edhe me zemrën e madhe të prindërve, përkatësisht nënës (si hyjneshë e botës) dhe babait shumë për përvuajtur. Këto dy figura i gjemë të skalitura mjaft mprehtë te kapitulli i parafundit të librit, Homazh prindërve të mi. Këto figura i gjemë te poezitë, si Nëna, Urat, Kopsht bujarie, Ashti i fortë, Dhembja (homazhe për fëmijërinë pa fëmijëri të babait Canë), Këngë krenarie, Dy emra – lidhje e gjakut dhe e gjuhës, Kam dy varre etj: Në fshatin e lindjes të lojës dhe fëmijërisë/ Në kodrën e zabeleve/ Në atë lartësi madhështore/ Kam dy varre/ Tridhjetë e nëntë vjet e pesë muaj më parë/ Varrosem babanë/ Me njëzetë e pesë nëntor dymijë e nëntën/ Afër varrit të babait/ Pushon në paqe trupi i nënës... Poezia, Kam dy varre, fq. 111. Ose poezia tjetër me të njëjtin frymëzim:Zefi është Canë e Cana – Zef/ Pjesë e gjakut të njëjtë/ Askush nuk mund u shkuli rrënjët/ Askush nuk mund i ndau/ As t’ua helmojë dashurinë...(Poezia, Dy emra – lidhje e gjakut dhe gjuhës, fq. 105).
Poezitë e këtij orientimi tematik gjithsesi i shquan një ton i ngrohtë mallëngjyes. Prandaj, Berisha është një poet i cili i këndon gjithnjë e më shumë , dhe atëherë me mjete të njëjta poetike, lirisë shpirtërore e historike të njeriut dhe të truallit të tij.
Poezia e Berishës, siç u tha, sajohet më së shumti nga një tematikë e njëjtë. Në kapitullin e fundit, Ku është dashuria, ngërthehen poezi që kryesisht dominon ndjenja e dashurisë. Këtë frymë e gjejmë te poezitë, si Ajo ndjen ja që kishim, Të shpresosh kot, Ku është dashuria, Kënaqësi e trishtim, Gjinjtë e vashës të quar peshë, Poetët kanë mision të veçantë etj.
Në fund, thënë në mënyrë përgjithësuese, poezia e Berishës i sendërton synimet krijuese pikësëpari me qartësinë, komunikimin dhe përjetimin e saj të drejtpërdrejtë, po ashtu edhe me krijimin e një natyrshmërie poetike. Plasimi i tillë tradicional i ideve dhe motiveve, i kuptimit e i domethënieve dhe i gjithë përbërësve të vlerave poetike është gjithashtu një rrugë e mundshme e realizimit të saj tërësor. Kjo formë e të krijuarit të artit poetik, njëkohësisht njëherësh edhe e përcakton edhe vlerën ideoartistike e estetike të vargut
përgjithësisht. Vargu i Berishës është një varg mjaft i stabilizuar dhe me vlera të veçanta si në aspektin motivor, po ashtu edhe artistik.
Abonnieren
Posts (Atom)