Donnerstag, 20. Juni 2019

Buqetë poetike nga Ton Zmali

Ton Zmali

REPLIKE IKJE

Atje
Ku
As zani
As fjala
Nuk te respektohen asnji dite
Leri te respektojne vetmite e vetvetes
Shkund pluherat 
Dhe ik!?...
Ik…
Ik…



IKJA E BLETEVE

Bletet leshuan  dhe iken larg
Hoje e zgjoje mbeten bosh
Ne syte e medhenj te bletrritesit plak
Pikoi qielli
Mjalte e lot !....

Therriste stineve, bjeshkeve, luginave
-Amza e bute, amza e bute hajde-hajde ne zgur te ri
Bletet e hupuna e te pakthyera
Mbi lule vyshket
Petalet, nektari….

Dimni vjell bore, rrebesh, ngrica e akull
Nen orteket e pameshirshem renkon mali
Sipas amanetit te tij te lene per se gjalli
Te zgjojet bosh
Ne lendine iu ba varri

Mjalte zemre gufon mermeri I bardhe
Dheu therret me zerat e luleve
-Kush rrit blete, rrit fat e jete
-Kush hup blete….
….hup shpirtin e qete!....




IDETE

Te kjo sobe e ftofte  dhe e fikun rri
Pa prush, gaca, hi as thengji
Bore e tufan nga jashte
Me ngulen ne rrashte
Soba e shuar
Egrasite ndryshkur
Ne palce me pervlojne idete
Se dikur ketu kishte zjarr
Idete ngrohese te stineve te papara kurr
Me ndezin furre!.....
-Mos lajmeroni zjarrfikese
-Me lerni te  bahem shkendia dashurie
Unor I vetetimave nen hije
Rrufeprites I fjales meteore
Qe djeg pameshire
Qiellin tim te mjegullimit 
Dritelypes….




LEPIRESAVE

Lepirsa gjuhefshesa, gjuhelima, gjuhegrryesa
Te kazanave, sahanave, pjatave, bjudave
                                 E bytheve te medhaja
Nga lepirjet tuaja ndonjimot papritur
-Do te soset
’’Himalaja’’!....




MALLI I SYVE

Malli i syve larg syve
Shpesh me ka ba te flas me vetveten
Andrra te trishtueme te shoh ne gjume
Thinja ne pasqyre
… te numeroj  ma shume.

Malli per syte larg syve
Hapi i pamatun qe lyp kthesat e fundit
Tejveshtrim i gjalle ne dylbi varresh
Sinqeritet femije
…. Mbi rrudha burri.

Malli per syte larg syve
Qetesine e shpirtit ma ka prishur perhere
Pa driten mahnitese te tyne
As syte e mi
… Nuk paskan vlere.




ARKIVOLE QIELLI

Sa afer
Sa larg….
Brenda ne shpine e andrrave
Kukuvajkat – hymne akullnajash kendojne
Harmoni te verbra antijete
Kode kockash anonym
Sa shume varre pa varreza….
Parazitet e andrrave
Fosfore nen kalbesina skeletesh
Me kamrat e syve
Frymemarrje te akullta astmatikesh
Mushkeri te betonuara
Ne arkivole
Qielli…



MESAZH RRUFEJE

Mesazhi yt ne cellular 
Te due perjete… te jeteve !...
Ne qiellin e shkrumuar te zemres se bardhe
Paprit mi ndezi rrufete e syve!...

Kesaj lloj rrufeje
As perendite 
Nuk I bakan dot prite !...



FALJA

Sot mesova 
Se u fal nji gjak
Ne amzat e jetes u mboll patretshmerisht
Nji peme jetegjate dashurie

Ne lekset e fjaleve
FALJA – mori vend kryefjale
Falja – ma e madherishmja
Fjale e fjaleve…



MALL

Mall prej zemre me paska zane
Per mrizat maje bjeshke
Per flladin nen hije ahu
Per kange maje krahu
Per gurren nen uji bore
Per ciu-ciun e zogjve 
Per te mbledh sherbel e lajthi
Per t’u rrok me sharraxhij
Per t’i rrotullue trupat me capine
Per t’i mprehur sharrat me lime
Per ta ftohur tamlin nen bore
Per te kuvend me minator
Per t’I percjell jehonen e mallit
Cdo qafe bjeshke
Cdo maje mali…



DILEMA E PETALEVE

Gjitha petalet e luleve
I numerova I humbur ne andrrime per ty
Dy petale buzepaputhuna
M’ u shuan meteor 
Pa sy….

Petale te reja pyes perdite
Dilema… “me don apo nuk me don…”
Pse o dashuri me ban shekspirjen ?...
Thirrme; “emnin tim njirrokesh Ton!..”
Mbi nektarin e luleve gonxhet e tua
Vyshkesh… pa kuptue … e harruar
Petalet e kputuna… namhupuna
Enigma e puthjeve, buzeve

Magjite e fluturave ne qiejt e trishtuar
Bletet e lulet mbi token e vetmuar
Dilema petalesh
Mitra e pranveres.



KUR KAPERDIVA HANEN

Kur te putha te pojata
Desh me verbuen floket e gjata
Permes syve me shfaqej hana
Hana me njiqind zemra
Kupen e qiellit
Ta pash ne sy
Gjuhe e trup te bame nji
Ta pershkruaj nuk gjej magji…me besoni!
… U zhduken yjet me shpejtesi
Ca meteor u dogjen aty….
Hanen ta kappa mbi qerpik duke ikur…
…dhe e kaperdiva…papertypur

Ah… moj hane
Sa do te doja te ishe
Ne zmadhim!?...



GOMA HARRESASH

Kur gomat e harreses
Zaptojne cdo pore shprese
Trandafilat e lulet
Shperndajne arome varreze

Rasatet e dashurive
Thahen ne fidanishtet e zemres
Vellot e mashtrimeve
Veshin nuset e andrres

Shpendet pa fluturime
Tenjat brejne pishat
Nen predhat e harresave
Pellumbat e dashurive…




IKEN ANIJET E REFUGJATVE

Tek shpellat e piratve
Iken anijet e refugjatve
Me guackat e bregut flas
Neper dallge lexoj portretin shemtaraq
Maketet e shpresave mbi themele rere,
M’ I shemben baticat e zbaticat
Lavjerrsat e shpirtit
Skicojne hartate kufive te lire,
Ne faqet dyhemisfershe
Shtegtojne lumejt e lotit !...

Si Arbereshet dikur
Brigjet nuk I bashkova dot
Por zemren e bana ure…




AKULLNAJAT E PADUKSHME

Male te randa akullnajash
Akoma mbaj mbi supe
Te randa plumb e ndryshk
Por edhe te padukshme...
Nuk paska vere me i mpi
Nuk paska diell me i shkri...
Mardhjet e qelizave plot dregza
Gjithnji me rrine ne sy...?!
Mos valle jane te pashkrishme
Edhe ne furrnaltat me zjarr
Mos jane te patretshme
Si rrasat mbi varr...
Fle e zgjohem jeremit
Andrra fokash polare
Qiell nuk ndjej kurrkund
Nan maskat e djajve...
Trajtat ndrrojne paprite
Ajsberge kamaleoni
Akullnaja te padukshme
Shtresa te ngrime betoni
Mos ua falni kurr shpresat
Njerzve piramida pa krye
Se aty andrrat e jetes
Shuhen pa arsye...
Vdesin tuj urrye...




HESHTJA NUK KA ADN

Kerkova me ngulm gjithkund
ADN- ne e heshtjes
Por kudo me shfaqeshin
Gangrenat e vdekjes...
Heshtjet pa vorre askund
Pa za, kujtese, gjurme as fjale
Pa lagje, qytet, adrese as mahalle...
ADN-ja e padukshme
Lule e vet-thame
Arkivol i papame
Anonimat pa varr...
Shijen e hidhun xeher
Ku e mori valle ?!...
Jete e marrun peng
E vet-tredhun...
Deshira te zana mat...
Qiell gjithnji pa fat...
Nuk e di pse ?...
Heshtja flen pa emen
Pa ADN, arshive e pa zemer...
Heshtja pa qiell e pa drite
Heshtja nuk njeh mish as shpirt...




KUSH NA PRISHI GJITHE KET' DASHNI ?...

(Namë e mallkime për prishsat e dashurive)...
Kush na prishi gjithë ketë dashni
Pa e mallkue gjallë nuk mun po rri...
Namtë e medha i mbishin në shpi
Ujku i preftë kopenë e tij...
- Preftja bisha lopë e shqerra
Tana bletët ia griftë teja
Krejt iu thafshin pemët e reja
Thaftju rrushi në ato kreva
Kulla e troje ia gjujtë reja
Nuse e çika i mbetshin veja
Pamje e sy ia verboftë lpeja
Kurr mos gzoftë ai lule të reja
Shpirti i daltë në nji shkreti
Ku të mos e shohë njeri me sy
Kush na e prishi gjithë ketë dashni
U shfarostë deri në kaun e zi
Qyqja i kndoftë përjetë mbi shtat
Zot i madh zgjoje lugat
- Zgjoje lugat...




PRENDOI HANA NDER OGRAJA
(Mozaik bashkekohsie)

Prendoi hana nder ograja
U mbush vendi
Krima e skrraja
Hana e bukur drapen fushe
Ndez e shkime 
Si sy arushe...
Si vale deti me shkume bregu
Po mi merr... yjet me veti..!?...
Fjalet e vrame
Brenga kurbeti 
Ku zjarr ndizet amaneti...
Soset hana
Bregut te prronit
Qiri ndezin fjalet e Tonit
Qiri shprese qe nuk din me u fike...
Ne logje te zemrave
Kall dashnite...
Hana e re permi ftue
Presin vajzat me u martue
Me djemt qe u kan premtue...
Hane e re
Hane e vjeter
Nisi puthjet ne bregun tjeter...
Preku hana ne shtek te oborrit
Nate e dite i lutna zotit
Me na i shtjerr
Prrojet e lotit...
Iku nata e shkrepi dielli
President na u ba ''mielli''
Ne korrupsion toka e qielli
Te vertetes i hupi filli
Ne korrupsion qielli e toka
Shit e blej
Shtetin me vota...?!
Prendoi dielli ne ograja
Ku e ka shpresen fukaraja
U mbush koha 
Krima e skrraja...!?
Ruajna zot... shpresat e mdhaja...




BUZQESHJA JOTE

Ti dhuron buzqeshje gjithnji
Per ata qe kan nevoje
Ti bahesh fjala sheruese
Per ata qe nuk kan goje
Ti din te bahesh qiell
Atje ku mungon shpirti
Ti din me u ba ndriqim
Atje ku nuk shikon syni...
Gjithe frymen hyjnore
Qe bartin perendite
Ti ja jep pranveres
Per te mbjell dashurite
Mbi gjitha brengat, plaget
Bota jote njerzore
Zemra qe jep drite
Si llampat prozhektore...
Fjala jote engjullore
Batice mbi zbatica
Shpirti sherbet i amel
Qokollate me pica...
Jeten e mbush shpresa
Shpresat i ban jete
Ah... buzqeshja jote
Asht parajsa vete...
Stinet e mosqenjes
Si polet e ngrira
Ne buzqeshjet tona
Lule cel natyra
Ah... buzqeshja jote
Gravitet i kesaj bote...




SHENIME PER AUTORIN

Ton Zmali lindi me 12 Tetor 1950 ne Kokodode te Iballes - Puke. Shkollen e mesme pedagogjike e kreu ne Shkoder, kurse  Akademine e  Arteve te  bukura ne Tirane. 
Perndjekjet biografike ne diktature, i prene te gjitha  pespektivat krijuese e botuese. 
Per disa vite ka sherbyer ne arsim e kulture.
Jeton ne Athine.

Veprat:
  1. Lulet  e Ksenit
  2. Dashuri te pashijuara
  3. Honeve te askundit
  4. Engjuj pa qiell
  5. Jeta e  Vjellagjolasve
  6. Oari qe mund shkretinat
  7. Shetitari i Buklisit (1)
  8. Shetitari i Buklisit (2)
  9. Shetitari i Buklisit (3)
  10. Astmat e pranveres

Dienstag, 18. Juni 2019

Buqetë poetike nga Mikel Gojani

Mikel Gojani

HIJA QË MË RRI VARUR

Ka kohë 
Një hije 
Që të trishton 
E mbaj mister

Enigmën e saj 
Nuk dëshiroj 
Ta shpalos dot

Ndryshku i kohës 
E pat mbuluar 
Në thellësinë e humnershme

Një hije e zezë skëterrë 
Pranë meje
Ka kohë 
Që më rri varur

Unë 
S'e kam zgjedhur rrugën saj

Trishtimi 
Për një kohë
Shkaktarit të saj
M’ia ka këputur degën

Në erë 
Çdo natë 
Me veloren e saj lundron 
Në thellësinë e liqenit

Sonte 
Ajo hije e zezë
Pranë meje rri
Me plot egërsi

19 dhjetor 2017



KËNGËTOJ KËNGËN E MALLIT PËR JUGUN,
KËNGË MALLI PËR VERIUN, KËNGËTOJ!

1.
Këngëtoj këngën e mallit për Jugun
Këngë malli për Veriun- 
Këndoj!

Diçka ngërthen në vete:
Drunjtë dridhen, dridhen, drithërohen...
Rënkojnë dhe përçartën
Shkëmbinjtë bëhen copë e grimë!

Nga dritarja e “Apollonisë”
Bëj një ëndërr shprese.

2.
Jam në qytetin më të bukur,
Edhe pse (s)jam mysafir i njoh të gjithë!
Janë njerëz të shpirtit tim,
Që lëviznin damarëve të kallur në heshtje.

Çdo gjë të botës sime pushtojnë,
Udhëtojnë nga Jugu në Veri, 
Nga Veriu në Jug,
Si zogjtë shtegtarë,
Që kërkojnë diellin
Ta zënë në përqafim!

Ylberin e Frymëzimit
E donim më së shumti;
Këngë për te këndonin 
Në Rozafë, në Adriatik, Apolloni...

3.
Çdo sëmundje m’u shërua
Kur në Shkodër
Me Luigjin u takova,
Bustin e shkollës sime.
Bëmë bisedë të gjatë me te
Më pyeti: 
Si vajnë punët në Prishtinë, në Klinë, Fushë – Kosovë, Mitrovië…
Ç’mungon akoma atje
Ai shpirt civilizues?!

Ne vriteshim dikur 
Në atë tokë arbërore,
Por sa herë vriteshim,
Rilindshim po aq herë!

Edhe me Migjenin, 
Bëmë bisedë të gjallë!

Gjatë folëm për tullumbat e Lulit,
Për Zenelin dhe shumë të tjerë.
Për shumë të tjerë,
Që jetën akoma 
Është duke ua kafshoi errësira!

Edhe në Fishtë
Atë Gjergj Fishta
Kërkon një copë diell.

Pak kanë ndryshuar kohërat vëlla- më tha Ai,
Të dëshmojnë sot Kadare, Kongoli Lera Zeqo 
Mato Londo Istrefaj Spahiu...
Akoma ekzistojnë gërmadhat e një Balade të Vjetër
S’u shemben për t’mos lënë gjurmë as varre!



ÇARJA E TOKËS SIME

1.

Toka ime
Ka dhimbje të mëdha,
Nga thatësitë e stinëve
I vijnë çarjet e saj.

Nën guallin e Tokës sime
Po psherëtin gjaku ,I ku, i zi...

Renkime të thella 
Dhe tepër të dhimbshme,
Ndjej,
Sikur vijnë 
Nga varri i Xhaxhait
I vrarë më 1948.

Janë psherëtimë
Që çajnë rrashtën e Tokës,
Edhe pse boll
Mundohet t'ua zë frymën.

2.

Toka ime
Këto thatësira të stinëve të çarta
Të tërën po e çajnë

Sa i dhimbshëm,
Sa tragjike,
Është fati i Tokës sime!

Gjithmone
Në kaptimin e saj,
Po i mungon qielli i kaltë,
Një qiell lirie.

Eklipsi errësues
Po i zë frymën...

Gusht, 2018



IMAZH DRITERRESIRE

Stuhitë, deti, dielli...
Sërish:
Stuhitë, deti, dielli, stuhitë
Peshë çohen melankolitë!

Gjatë kësaj përsëritjeje
Dielli u shua në thellësi
Yjet nga horizonti i qilellit zbritën
Tokës i gllabëruan dritën!

Në këtë horizont të gjerë
Mbin një pemë e hidhur,
Me ca degë të saja
Nënqiellin e kapërtheu mortaja!

Më asnjëherë në jetë
Dritës që lind në këtë horizont, 
Dot nuk do t'i besoj -
Se jetën ma bëri lojë!

Zllakuqan, 9.9.2018



DRITHËRIMË

Deti, dielli, stuhia ...
Sërish,
Stuhia, dielli, deti...
Paralajmërojnë
Net të skëtrreshme!

Gjatë këtyre stuhive
Tepër të trandshme, 
Që drithërojnë një univers, 
Dielli humb shkëlqesinë
Në thellësinë e detit 
Te pafund.

Mbi këtë kohë të pakohë,
Mbin pema, 
Me shijen e hidhur të pelinit;
Gjethet e verdha 
I lëshon
Nga horizonti qiellor, 
Duke fundosur
Çdo shprese ne pritje...

Zllakuqan, 3.11.2018




MES KUKUDHËSH

1.
Keto kohë te pakohë,
Si kërpudhat pas shiut
Kanë krijuar 
Turma kukudhës!

Janë ziliqarë,
I vë në siklet inati i tyre,
Shpirtin ua trand
Virtyti i të tjerëve!

Nga ndjenjë shpirtligësie
Goja iu kundërmon
Aromë vjelljeje:
Janë të paduruar,
Fyejnë,
Ulërijnë…

2.
Kjo botë e larme
Është e vogël,
Me përpikëri kronisti
Njeh portretet e tyre.

Për ta
Gjithçka thonë perënditë
(Të vërtetat!!!),
Ndërsa Ata
Flasin me gjuhën e gënjeshtrave
Dhe të fantazisë së sëmurë -
Logjikën e kanë të tillë.

Kukudhët
Nuk shohin diellin
As rrezert e tij
Nuk i përjetojnë;
Eklipsi diellor
Mbi eter
Ua ka mbuluar 
Horizontin e qiellit!

3. 
Kukudhët
Si qente endacakë
Sorrollatën
Në kërkim të kohës së humbur!

Është e vështirë,
Jetën ta bësh të mbërthyer,
Mes kukudhësh, 
Të pamëshirë!

S’e njohin botën e lirë…

Zllakuqan, më 6.12.2018




EKLIPS, LËSHOMË HISEN E DIELLIT !

Deri në pafundësi
Në pritje të një ëndërrimi,
Gjakim jo vetëm imi.

Koha kapton në pritje:
Pres,
Pres, 
Hisen e Diellit tim;
Eklipsi qiellor
Frymën i ka zënë,
Edhe pse gjakimi
I Detit të gjerë 
E ka marrë dheun!

I ka zënë frymën,
Mbërthyer e ka,
Brenda harqeve të skëtrreshme,
Sikur hienat e djeshme!

Sa i pamëshirshëm,
Sa mizor,
Ky eklips qiellor?!

Diellin tim -
Nuk lejon të zbres në tokë,
Brenda rrethit të hekurt 
e ka zënë rob,
Dëshmon se jeton në kob!

Diellin tim,
Si një peng të trishtë,
E mban në harkun e hapësirës,
Në thellësitë e errësirës.

Eklips,
Ma lësho hisen e Diellit,
Kurrën e kurrës
Mëkatet nuk do t'i falin
Lartësitë e Qiellit!




KAPTOVA TRI RRUGË

Kaptova nëpër tri rrugë,
sa të vështira ishin.

Më zunë mugëtira, mugëtira të trishta.

Rrugëtimi i fundit 
Në fillim të epokës së re.

Dy rrugëtimet 
i tejkalova si mbi Rubikon.

Si ta mund këtë kohë që më ka zërë rrugën?

Klinë, 29 dhjetor 2018




KUJTIME TË BUKURA

(Nënës, në 13-vjetorin e vdekjes)

Në këtë histori jete
ka dhimbje dhe nostalgji,
ka gjurmë 
ka butësi
dhe vrazhdësi.

Ruajmë kujtime të bukura
dhe të trishta.
Nderim malli
për nënat tona.

Në këtë galeri
grash të përvuajtura
është dhe e shtrenjta
Nana ime.

Nana ime
që vuajti shumë
në një rrugëtim kalvari.

Nana ime...
Ky zjarr përcëllues
ma përvëlon shpirtin.

Nënat tona
burim frymëzimi, 
për çdo varg.
për çdo poezi,
për çdo libër,

Fletëza ditari 
ruhen në kujtime.

Asnjë kohë
s’ do të mund t’i shlyejë
rrudhat e ballit.

Nëna ime dhe simotrat e saj
si qiriri dritë bënë për të tjerët
duke tretur vetveten.

27 prill 2016



KUR DO TA ZË DIELLIN NË PËRQAFIM

1.
Diellin përcëllues
Do ta zë në përqafim, 
Kur eklipset trishtues 
Të lartësive mbiqiellor
Do të shpërndahen, 
Ndërsa dielli
Do të zbres në tokë.

Diellin
Do ta zë në përqafim,
Kur mbi bjeshkët e thepisura
Do të shkrihet dëbora
As fërfëllizë s'do të ketë,
Vitet e Brishta 
Do humbin kuptimin.

Diellin
Mund ta zë në përqafim,
Kur buzëqeshjet ironike, 
E hijenave të kohës, 
Që bëjnë lojë
Dhe sjellin stinë të stuhishme.

2.
Janë këto hiena 
Që sjellin re të zeza 
Mbi lulekuqet e gjakut,
Të të njëjtit mal,
Të të njëjtit det,
Të së njëjtës pemë,
Të së njëjtës degë, 
Të të njëjtit qiell,
Të të njëjte yje,
Lot, të të njëjtit sy,
Pashpresë 
Të së njëjtës kohë...

3.
Sa i pamëshirshëm
Qenka malli,
Për ta përqafuar një herë në jetë
Diellin përcëllues!

Se koha është armiku më i madh Njeriut,
Ajo ecën me shpejtësi të madhe.

Ky gjakim
Burimin e ka 
Nga miniera e hershme e lashtësisë
Dhe është mbëltuar
Në sy,
Në gjak,
Në ëndrra...

Kur kujtoj
Si të dal nga mbërthmi, 
I errësirës
Me plot ankth,
Ndjej dhimbje,
Dhimbje,
Dhimbje të pafund...

Zllakuqan, më 21 maj 2019



DËNESË E HESHTUR

1.
Nepërkat
Kanë helmuar njerëzit
Dhe si kope
Zvarrë i tërheqin 
Pas vetes.

I kanë helmuar
Të njëjtit
Të helmuar janë.

Do të mbesin në pafundësi...

Me njerëz
Bëjnë lojë,
Sikur të ishin ojë!

2.
Oh, sa e larme
Kjo botë!

Në mënyrë mëkatare 
Vërdallë
Sa sillet kjo kohë?!

Në horizont
Mund të dëgjosh 
Ndonjë zë, 
Zë eteri!

Botën e ka pushtuar
Psherëtima vrastare,
Apo
Ndonjë dënesë të heshtur!

Mund të lind
Edhe ndonjë varg, 
Hermetikisht
Të mbërthyer në metaforë.

3.
Kur ngurtësohet Ylberi
Vargjet, 
Nuk e lartësojnë tempullin.

Nga syri i kaltër
Pikon lot shekullor,
Lot dhe dhimbje
Që paralajmërojnë 
Buzëqeshje të vonuara...

18 qershor 2019




ZOGU QË KËRKON KROIN E HUMBUR

Zogu i buzëqeshjes
Dhe i shikimit
Kërkon kroin e humbur.

Zogu shtegtar,
Që shtegton për në Jug,
Shpreson
Do të kthehet në veri,
E vezët 
Do t’i bëjë
Në strofkën e Perëndimit!

Të gjitha varrosen
Në derdhjen e lumit,

Në det.